Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Pozim i Altarit buzëqeshës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pozim i Altarit buzëqeshës Empty
MesazhTitulli: Pozim i Altarit buzëqeshës   Pozim i Altarit buzëqeshës EmptySat Jul 27, 2013 10:05 am

Pozim i Altarit buzëqeshës

"J" , një gërme (shkronjë),
fonemë interesante e alfabetit shqip,
produkton natyrshëm të qeshurën...

Në çdo çast jetësor
e kërkojmë buzëqeshjen
si Dhiogjeni lashtësor...
tek shfaqet në partiturën orkestrale
buzqeshja e shpirtë
me një "mbinotë" pentagrami...

Buzë+qeshje,
një kompozitë plot ngjyrim,
e pranverësuar si "stinë"
në shqipen e begatë...
çel vrullshëm pesëtete qershish ...

Personazhe etikë:
Syri , Buza, konturi plotor
i shkrirë harmonisht me botë diellore:
Janete ...

I shkel shtojzovallërisht
nojmë Qiellit,
Ulur në fron perëndish
vetë e princëzuara...,
spërkat me buzëqeshje
Qeniet Perëndorë...

Agmi e bardhëruar
del nga shtatzani qielli,
krijesë e artëzuar
e kthyer në ikonë...

"Parabola"të ndritshme
qarkullojnë për buzëqeshjen,
përdoren nga të mençuruarit...
të mençuruarat,
mbeten si presje ...
mposhtin në "arenë"
habitoret...

"Kryefjala" e thënieve,
e urtive
lidhet me produktimin
e jetëgjatësisë...

Ç'shpërthim
ka kjo buzëqeshje "Janete"
entuziazmon dhe gurin ,
krenon baltën,
Hënën e mban përherë
në trajtë pesëmbëdhjetshe...
Dielli qarkon në kaqësi supreme
në rrugëtimin përditësor
Lindje -perëndim...
me ëndërr
për t'u kthyer me të njëjtën trajtë
të NESËRMEN!


Në këtë pozim fotozhenik, bukuror
përcillet e qeshura e lumturuar,
... niset pëllumbshëm me flatra
në qiej po lumturor ,
ku përgatitet
e qeshura e neserme ...

Interpretuesja e natyrshme
e këtij akti madhor :
Kryebuzëqeshja e ditës:
Janeta Jana...

A ka sfilim më elegant
se ky i kryebuzëqeshjes,
produktuar nga shpirti i pasur
i Kryeqiellores
në dritë Ëngjëlli?!...

Moxartët shpërthejnë tinguj "supersticiozë"
Damë e parë : Janeta Jana...

Gjirokastër, 24 korrik 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Pozim i Altarit buzëqeshës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: