Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11560
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty
MesazhTitulli: DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT    DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  EmptySat Jul 27, 2013 9:24 am

Natyrshëm, dalja e një vepre është ditëlindja e një krijese…
Intervistë e shkurtër dhënë poetit dhe gazetarit Fredi S. Mërkuri
1. Si e prisni daljen e një vepre të tillë të këtij sfondi dhe karakteri, sikundër është neoromani juaj “LODRIMI I MADH I VDEKJES”, i cili pritet me shumë kuriozitet nga sferat letrare e sidomos nga ajo intelektuale ?
Përkimi i koincidimit të daljes së veprës sime “LODRIMI I MADH I VDEKJES”, në ditën e madhe të Ditëlindjes së Pegasit, më 23 korrik, është për mua si shkrimtar një ngjarje e madhe e botës sime shkrimore…, ose sikundër motivohet një “event”.
Më janë bërë shumë pyetje për këtë vepër , pasi unë kam një objektiv interesant , të natyrshëm: Të thyej “formate” , të dalë në linjat e mia, në pëlqesat e mia në trajtimin e temave si dhe në arkitekturimin e tyre me format “ndryshe” . Kjo është forma ime e parapëlqyer . S’ke ç’i bën kështu jam “ndërtuar”! Shpesh kjo më ka dalluar edhe te lexuesi im i sferës intelektuale…, për arsye se kjo trajtesë, ky stil, sikundër është vërtetuar, tërheq të “përzgjedhurit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11560
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty
MesazhTitulli: Re: DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT    DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  EmptySat Jul 27, 2013 9:24 am

2. A mund të na tregoni diçka nga ky neoroman – dramë, sikundër e keni përkufizuar ju?
Ky neoroman –dramë është një roman jetësor real i karakterit të fortë, karakter i cili realizon pasqyrimin e një terapie aktive. Në këtë kontekst është një “mozaik” gjinish prezente, është një aktrim real dramatik i një ngjasie jetëgjatë për fat të keq, ku aktorët interpretojnë në këtë TMERRADË, e cila është ndërtuar e ndërthurur me pjesëza të lidhura me nyjëza simbolike; duke siguruar kështu një partiturë kompozicionale me një stil ndryshe, me trajtesë me objekt të përpunuar me drejtime, me kërkim dhe fokusim objektivash të eliminuara dramatikisht dhe rrymim personazhesh që rrëfejnë, objeksojnë, monologojnë, dialogojnë, përshfaqen simbolikisht, nxjerrin deduksione logjike, parakalojnë shpejtësisht, zezojnë, vënë në shërbesë të eliminimit fizik, karakteristika dhe cilësi të egra të rrjedhuara nga etja e përftimit dhe e okupimit …. mbajtjen në zgjedhë dhe spastrimit etnik…
Kjo vepër është një vepër pamfletike me ndërthurje dhe prezencë të gjinive: publicistikë, prozë, prozë poetike, poezi, proemë, madje spikat edhe prezenca e të shkruarit “qiellor” nëpërmjet ravijizimeve dhe ngjyrimeve të përshfaqura të peizazhit dykahësh, si dhe buisja e lëngut limfatik me prezencë klorofilë jetësore dhe dashurim për vijim jete. Vërehet një prezencë analitike e veprimtarive drastike dhe e etjes për të mbijetuar, prania e veprimeve reflektuese te përmasave të vogla dhe të mëdha. Prezenca e personazheve reale të kontekstit të njohur historik, të cilat të gjitha frymojnë në një frymëmarrje reale plot nota, ku shquhet edhe nota e fortë “sol” në një ditar tragjik jete , por edhe i përsjelljes së një kthese të madhe në një pentagram jetësor notash të ëmbla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11560
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty
MesazhTitulli: Re: DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT    DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  EmptySat Jul 27, 2013 9:25 am

3. Për kuriozitet paraprak të lexuesve mund të na shpalosni një paraqitje të shpejtë të lindjes se mendimit për këtë vepër… Cila ishte shtysa e arkitekturimit të saj?…
Shtysa ka qenë shumë e efektshme : “Toka e ndarë e kombit tim. Përballjet e këtyre pjesëzave ndaj njera- tjetrës dhe ndaj tokës amë në pozicione të tilla të vendosura nga planet diplomatike të Fuqive të mëdha.. Kryetema : KOSOVA…
Në hyrësinë e veprës pasqyrohet ky “nerv” shtysës , e cila vijon mandej me pasprologim inskenim i qiellor, ku lëviz një qenie e çuditshme gjysmëtrajtë, frymore dhe një gjysmë zog me tejpendëngjyrore,te cilat ruajnë hapësirën qiellore, simbolizime këto , të cilat kalojnë në një mbrojtje të fuqishme ndaj sulmeve historike të “tokëngrënësve”… Kështu realizohet përvijimi i mbrotjes dhe i rezistencës historike. Personazhet simbolike e përshkojnë gjithë neromanin të ndërlidhur me personazhet veprues realë dhe me Profetin, poetin dhe me personazhen “kryefjalë” Luljeta Sharanin (Morinën), një shqiptare , e cila e ngrë veten në një stad të lartë, duke përfaqësuar personalitetin e femrës së fortë shqiptare, por edhe me studiuesin e madh Aristidh Kolja, ish Presidentin Klinton e tjerë aktorë politikë shqiptarë, kosovarë dhe evropianë, pjesëmarrës në transformimin fytyror të Kosovës… Në këtë vepër preket dhe trajtohet etja copëtuese dhe planet e përpunuara në tavolinat diplomatike, tendencat anti “tokë”. Nëpërmjet kapitullizimeve: “Kryemallkimi”; “Ç’profil tjetër ka kasaphana?!” “Fillim gjaku e pikim loti në këtë fillimrruge”; “Kur do të na pushojë qarja e syrit?” dhe “Frymim” del në pah eposi, heroikja , trillimi, etja, prangosja, eliminimi, realja , bindësja, përpjekja, ndihmesa, triumfi dhe nisja per në rrugën e dëshiruar ….
Është një veprër komplekse , e cila kërkon kohë leximi , pasi dhe duhet të çkodifikohet .
Studiuesit dhe lexuesit do të thonë fjalën e tyre, por orientimi është i nevojshëm …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11560
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty
MesazhTitulli: Re: DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT    DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  EmptySat Jul 27, 2013 9:25 am

4. Si e shikoni ecurinë e kontaktit të lexuesve me këtë libër?
Dua të them se edhe kopertina e tij është reflektuese e pikturuar mjeshtërisht nga piktori akademik Idriz Berisha, e cila ka tërhequr vëmendjen, por gjithashtu edhe tema edhe trajtesa ka shërbyer që, pa dalë ende nga botimi ky neoroman, të jetë shumë i kërkuar ! Ndaj shpresoj në suksesin e tij…
5. Pas këtij neoromani për kuriozitet kush e ka radhën ?
Pas këtij vijon një kolanë romanesh , e cila është gati për botim. Mund të zbuloj romanin psikologjik “Planeti mental” , “Vilat e formacioneve”, e tjerë,
Ju faleminderit !
Gjirokastër, 23 korrik 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty
MesazhTitulli: Re: DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT    DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: