Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

  Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut  Empty
MesazhTitulli: Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut     Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut  EmptyFri Jun 07, 2013 5:15 am

Penetrimet e fillestarizmit kritik në gazetat shqiptare , janë bërë të modës…
Pegasi , mund të mposhtet nga kjo “JARGAVADË” ?!

Nga Kristaq F. Shabani

Duke shfrytëzuar njohjen, nuk kontrollohen shkrime të tilla diletante dhe, si rrjedhojë, u lihet hapësirë botimi, si në këtë rast …, ku “pre” ka rënë gazeta “TIRANA OBSERVER”, paçka se ne e dhamë një sinjal ndëshkimi të “kartës së kuqe jashtëloje”…
Semaforët mëndjelehtë, nuk respektojnë “ngjyrimet”!

Sot ne komunikuam me Kryeredaktorin e gazetës “TIRANA OBSERVER”, z. ALTIN SINANI, i cili na dha shpjegimet e nevojshme, që nuk kemi ndërmend t’i shfaqim këtu dhe kërkoi të falur për shkrimin amatoresk të ditës së sotme në gazetën “Tirana Observer” dhe që ka shërbyer si “trampoline” për të shfryrë dufin meskin të një të përkëdhelure, e cila sajon me trurin e saj të paqenurën dhe thurr “përralla gjysheje”! …

Po mbeti letërsia shqiptare të analizohet nga Raimonda Moisiu, një krijuese e lehtë, do të çuditeshin dhe shënjat ortografike!,?;:. … dhe jo më titanët, korifejtë dhe mendjeplotët!… Do të gëzoheshin vetëm: kalliboshët, kokëboshët, boshësia dhe monomendimi…

“Sakatëria nuk është sakatëri, kur diçka në trup të mungon, Sakatëria është sakatëri, kur Truri ka lëvizur nga vendi i tij”, shprehje kjo parabolike imja, e cila përkufizon sërish këtë lajthitje…të radhës të shkruarëses së paformuar, e cila is hembellen ndërtueses fantazuese te Kështjellël me …bazament prej rëre … Një “kalimtare” aludon me titujt dhe gradat shkencore!… Si ia paskeni rritur mendjen keshtu kësaj “trimëreshe”?!

Mund të vijoj më tej me krijimin tim të famshëm ilustrues :
“ Rivrasja e Profetit,
kacavirrja e Majmunit,
Ringjallja e Profetit,
Ditën e lexoj për sëmbari”… Në momentin, kur fillestarët opinionistë , apo fillestarët, që sapo hedhin hapat për të produktuar mendimin, fillestarët letrarë, të ashquajturit krijuesë, të cilët nuk mund të barazohen as me pegaistin më të fundit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, si në rastin e shkruarëses sonë, e cila ka marrë përsipër, mbi supet e saj, për të shkruar përsëprapthi “analizën”, e cila me mbajtjen e “lapsit” do të habiste dhe shpikësin e tij FABERIN!…
Të shkruash mendim kritik apo të japësh mendime për letërsinë e mirëfilltë, pa patur kriterin profesional, apo pa u specializuar, është një marramendje apo marrarendje; i ngjan, sikundër shprehem unë simbolikisht, në librin tim “EOL, TË FALEM “

2.
Pelivani qëndron kokëprerë.
P (I pëlqen kokëprerja e tij)
Ë Më shumë vëmendje tërheq,
L se sa me kokë në vend!
Q Simbolika shndërrohet në tellall!
E
S
Ë

Një pelivanllëk i tillë në emërore, si në këtë rast …

3.

Rrathët mistikë vërtiten
L si rrathë eliptikë,
A Misteri i trukeve shket
J në përdredhjen e lajthitur
TH me kokë dhije:
I Daullja ka kohë që bie!
T
J
E

“Teto “ Monda tregoi “përrallën “ dhe i gëzohet si fëmi asaj …
4. Përralla habitet me vetveten:
S Refleks i artë,
T Flakë e zjarrtë.
I
L Përralla ndez veten si qiri:
Stili është njeriu me komb!

Pegasi , a mund të mposhtet nga kjo “JARGAVADË” ?!
Dikur, që kujtohet dhe sot, “Koroboçkës “ së Gogolit i vareshin qurrat si lëng kastraveci!…

Eh, moj Tesi i Tomas Hardy … Kue gjeti R.M të fantazojë për gjenitë? (Si shkruan Monda kemi një krijuese të vogël ne Pegas dhe me kujtoi atë… )

9. I faleminderit atij që sajoi Jambet,
gjallërinë e tyre e pëlqej…
L Në kronikën skandal
A hedh valle karrikatura,…
G “Alpet” më lagen nga të qeshurat
I e njëpasnjëshme…
E

Për dashamirësit e fillestares së mendimit kritik , që kërkon të japë mend , kur nuk e gëzon këtë të drejtë :

13. Hipokrizia lëshoi
zagarin e dytë
H dhe vjedh faqas duartrokitjet e babushëve,
I Të pranishmit rrëmbehen dhe ndizen,
P Zagari lëshohet të kapë
. gjahun luleshqerrë…,
.
. Hipokrizia ndez, fërkon
unazën e florinjtë,
dhuruar në martesën jeramadë
nga prindërit e bashkëshortit QEN race
Afrike…
Nga kulla “Ejfel”
“Parisi” trembet!

Problemi me vetveten është i vështirë: Pegasi ka flamur me ngjyrim qielli të kaltër shqiptar… !

Epilog…
Ekuilibri çekuilibrohet,
I merren tërësisht mendt,
Paraliza shtrin krahë kockorë.

TIRANE, 15.09.2012
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: