Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë Empty
MesazhTitulli: Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë   Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë EmptySun Apr 28, 2013 4:18 am

27 prill 2013
Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë

SULEJMAN MATO, poet, shkrimtar, studiues i njohur jo vetëm në Shqipëri , por edhe me gjërë : “Juve mund ta qani me lot këtë punë, pasi kishit një organizim të shkëlqyer të aktiviteve tuaja dhe të anëtarëve të "Pegasit" . Po të mos isha aty dhe ta shihja me sytë e mi mënyrën e organizimit dhe aftësitë e tua organizuese, do të kisha një mendim tjetër për këtë veprimtari”.



Kristaq F. Shabani
Pershendetje , i nderuar , ju falenderoj per pjesemarrjen në veprimtarinë tonë pegasiane ... Do t'ju lutesha, në rast se e keni të shkruar materialin, të cilin referuat ma dergoni këtu , pasi do të botohet në librat tanë të posaçëm “Pegasiada”2, 3 ...
Punimi juaj është vlerësuar maksimalisht nga pjesëmarrësit...
Dhe për aq sa patë, ndjetë dhe prekët në atë ditë të 21 prillit në konferencën shkencore “Pegasi dhe gjinia e romanit” do të dëshironim një mendim Tuaj profesionist...
Sulejman Mato
z. Kristaq! E morët librin që ju dhurova “Arti i të shkruarit?”

Kristaq F. Shabani
“Po e mora, po e lexoj me kujdes maksimal dhe kemi ndërmend që në Tirane të organizojmë një veprimtari të qenësishme për mendimin kritik shqiptar në fushën e letersisë dhe të artit dhe natyrisht libri juaj, i cili buron nga nje përvojë shumë dekadshe të shkruari dhe, madje të suksesshme, të evidentohet dhe te mundësojmë njohjen dhe “pronësimin’ e tij nga të gjithë krijuesit tanë …”.

Sulejman Mato
“Po ju kuptova drejt , me pëlqen kjo ide juaja dhe e respektoj .
Shkrimin për shkrimtarin Faik Islami e kam dhe në kompjuter, ia dhashë dhe Faikut…”.
Kristaq F. Shabani
Atë shkrim unë e kam …
do të dëshiroja të ma dërgonit sikundër e keni në komp[juter, për të lehtësuar punën e paraqitjes”.

Sulejman Mato
“S’diskutohet. Përsa i përket "Artit të të shkruarit":
Libri fillimisht është bërë me porosi për t'u bërë lëndë në Universitet. Varianti i parë është botuar në vitin 2002.Mirëpo atë lënde e jep një pedag Jakllari, "Esseja"përkthim nga botime të huaja , kryesisht nga Todorovski. Libri im është një libër me përvojë e shkrimtarëve shqiptarë dhe nobelistëve botërorë. Libri im është një rezultat i një pune të hollësishme, një libër tipologjik. Nga botimi i dytë mua më kanë mbetur dhe pesëdhjetë kopje.Nëse keni dhe ju ndonjë mendim për t'ia dhënë letrarëve të rinj këto kopje, ose t'i bëjmë një botim të ri...Lastrat i kemi ruajtur.Juve mund ta qani me lot këtë punë, pasi kishit një organizim të shkëlqyer të aktiviteve tuaja dhe të anëtarëve të "Pegasit" . Po të mos isha aty dhe ta shihja me sytë e mi mënyrën e organizimit dhe aftësitë e tua organizuese, do të kisha një mendim tjtër për këtë veprimtari.
I dashur Kristaq,unë kam shumë libra që duhet t'i botoj, veçanërisht librin e madh studimor "Në kërkim të rrënjëve", por ky libër që ju dhashë ju është për letrarët e rinj dhe për shkrimtarët, është shumë i pranueshëm dhe kam bindjen se çdo letrar dhe çdo shkrimtar mund të përfitojë diçka prej tij. Nuk e di ç’mendim keni ju dhe a mund të bashkëpunojmë? “
Kristaq F. Shabani
“Natyrisht ne bashkëpunojmë me studiues tipikë si jupoetë e shkrimtarë si ju… Ne respektojmë vlerën dhe jemi kundër antivlerave. Do të bashkëpunojmë dhe do të ulemi seriozisht . Mua më pëlqejne njerëzit realë, me diapazon dhe me vullnet ... Ne do të bëjmë një zberthim analitik kumtues të ketij libri në seancën 2 të veprimtarisë “Poleart Pegasi Internacional” i cili do të vijojë në Tiranë dhe do ta rekomadojme këtë libër, jo vetëm për talentet, por edhe për shkrimtarët. ..”.
Sulejman Mato
“Ju falënderoj për fjalët e përzemërta dhe për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Përfitoj nga rasti t'ju shpreh dhe unë konsideratat e mia për punën tuaj të palodhur dhe për arritjen në krijimtari, e veçanërisht në aktivitetet e Lidhjes së poetëvë dhe shkrimtarëve mbarëshqiptarë "Pegasi" “.
Kristaq F. Shabani
“Ju falenderoj dhe unë juve për sinqeritetin profesional dhe për fillimin e bashkëpunimit tonë serioz… Mirupafshim , i nderuar!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Bisedë me nivel i dy krijuesve bashkëkohorë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: