Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Po bien kambanat e alarmit për poezinë…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Po bien kambanat e alarmit për poezinë… Empty
MesazhTitulli: Po bien kambanat e alarmit për poezinë…   Po bien kambanat e alarmit për poezinë… EmptyThu Feb 14, 2013 5:30 am

Mendimi kritik profesional

Përtej shqetësimit: Prishja e fjalës

Po bien kambanat e alarmit për poezinë…
Dëshira për ta shkruar, larg të krijuarit “poezi”

Poezia “jargavitëse” e facebook…

Nga Kristaq F. Shabani



1.
Sot më dërguan një poezi pa emrin e krijuesit të saj, të shfaqja mendimin tim në lidhje me të, pasi , sikundër më thoshte dërguesi ,kjo poezi ishte quajtur “mahnitëse”, “magjepse”, “e paparë” dhe të tjera tipizime si këto, që rëndom në facebook i gjen me kuintalë! “Të lutem,- më tha, - shihe dhe jep mendimin tënd, pasi më duhet dhe kam polemizuar me njërin që e quante të tillë…”.
“Mirë , - i thashë -, dakort, unë do të shpreh mendimin tim profesional, por dije, pas kësaj, unë këto mendime kritike do t’i shfaq , me qëllim që poetët dhe poetet e reja , talentet të mësojnë sesi mund të bëhet një zbërthim dhe një lexim i tillë".
2.
E lexova krijimin dhe, të them të drejtën, asqë më emocionoi, pasi unë jam mësuar me poezi të nivelit. Asqë më vinte ndonjë ndjesi e veçantë të më përshtypëzonte. Një lexim i thjeshë pa stacione, pa emocione, gjëra të thëna dhe të stërthëna, të cilat i ndesh shpesh në rëndomtësinë ditore, pavarësisht se unë nuk tregoj shumë kujdes ndaj tyre dhe u hedh një shikim të shpejtë…
Sa vinte dhe nuk më duhej fare mirë nga kush ishte “përpiluar” ky shkrim, por mora vesh se dhe ai, i cili e kishte krijuar , po të ishte i kthjellët, do të gjykonte njësoj si unë dhe do t’ i rikthehej krijimit të tij, në këtë nivel, për ta ripunuar.
Pra ishte një krijim jargavitës …Kurioziteti më humbi komplet… Të pakta në këtë krijim ishin vargjet, por mbizotërim i frazave të shumta dhe me predomimacë të foljeve të rëndomta të përdorimit të përditshëm …
Ideja e kësaj paraqitjeje, që s’mund të quhet krijim, por tentim krijimi, është e mirë, por realizimi lë shumë për të dëshiruar … Në tërësi kjo “legjendë” vuan nga mungesa toale e legjendës, vuan nga proliksiteti, nga rëndomësia e prezencës së fjalës së ndeshur dhe të fjalorit të varfër…
Kjo tentativë, s’ka lidhje organike poetike, përzgjedhje fjalësh, të cilat i shkojnë për shtat poetikës… Shpesh herë ndesh në “arkitekturë” shumë të vjetër, e cila, sa ndërtohet vetërrëzohet , pa e tundur…
Krijime të tilla, u thënçin, rrokin celebralen dhe s’kanë prezent poetikën, në kuptimin e vërtetë , por thjesht janë ngjitje alternative. Poezia kërkon fjalën e bukur, të përpunuar, të ngulitur me art në varg; latimin, gdhendjen, dytrekahësinë dhe trajtën paraqitëse të aspektit dashuror, si qumësht blete… Është sikundër ndërton një mur poetik me “gurë të skalitur! … Këto formate paraqitëse dhe lëvduese nga të tjerët më duken, sikur fryhen dhe poezinë e mburrur e bëjnë më tej asmatike. Kjo vjen nga mospërvoja si dhe mungesa e talentit …
Çuditërisht nga ata që e kishin pëlqyer , apo kishin komentuar vetëm tre ishin poetë të mirëfilltë, ndërsa të tjerët , vinin nga drejtime të tjera, thjesht lexues të thjeshtë , të cilët bënin “elozhe”, pa ditur se bënin te tilla, thjesht ishin anëtarë në facebook…, të cilët marrin poza studiuesi!
3.
Kur më thanë emrin e krijuesit, rashe ne mendime ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Po bien kambanat e alarmit për poezinë…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: