Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:40 am

Kapedan çullë zhulatka
kishe poture dhe vraka
su bënte gjë shiu dhe vapa
300 trima kishje mbrapa
që në Janinë e përpjetë
vure nam sa deshe vet
oficer dhe zabitllar
I shkove të gjithë në kamë
mori mbesa janinjote
mbete si simbol me shoqe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:40 am

Lëvizjet popullore kundër
regjimit turk,

Kapitulli II

Kuvendi i parë i Senicës 1770

Në mars të vitit 1770 për herë të parë u mblodh kuvendi i Senicës. Kuvend jugor me pjesëmarrjen e burrave që nga lumi i Vlorës deri në Çamëri. Midis tyre morën pjesë burra nga Fushëbardha, të cilët treguan vullnetin dhe trimërinë e tyre. Kuvendi shërbeu në vendosjen dhe organizimin e kryengritjeve popullore kundra ligjeve të egrra turke për nizam , taksa të rënda etj. Populli pjesëmarësit e këtij kuvendi i ka goditur e kundërshtuar ligjet e egrra e barbare të atij regjimi, edhe me vargjet e këngëve të krijuara e kënduara vetë kushtuar atyre viteve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:41 am

Dëgjuar e parë kini
në Senicë u bë pajtimi
Fshatra e kaza u mblodhë
pleqësia e anës tonë
Të krishterë e muslimanë
ca me mushka e ca me kalë
Te perrallet në lëndinë
flet Idrizi me të mirë
Mbani vesh o kapedanë
të madhe ju bëj rixhanë
Të mencur e pleq me radhë
të lidhemi besë e fjalë
Se të gjithë trimat u vranë
mbetën shkretë këto anë
Vritet shoqi me vëllanë
bëhet qejfi hasmit tanë
S’jemi turq e mercenarë
jemi thjesht shqipëtarë
jemi një gjak e një farë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:41 am

Me ardhjen e Turqisë në vendin tonë ajo që në fillim filloi dhunën , dogji kishat, mblodhi priftërinjtë në qafën e priftërve Fushëbardhë dhe i egzekutoi. E bëri këtë veprim për të kthyer neve në muslimanë. Turqia sundoi në Shqipëri 500 vjet rrjesht. Ai regjim i egër nuk e linte popullin këtu që të hapte shkolla shqip. Ai regjim i merrte njerëzit dhe i dërgonte redif vite me radhë. Në atë periudhë rreth viteve 1770 – 1775 e në vazhdim Idriz Sulli ishte i pari burrë trim dhe i mençur që i doli për zot vendit dhe mbronte popullin, krahinën. Ai ishte nga Fushëbardha nga fisi Prodaj ( Proto ) po kështu edhe Halil Sullua. Këta i kundërshtonin organet me qeverinë turke për ligjet e padrejta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:41 am

Kuvendi dytë i Taroninës 1773,
pas atij të Senicës

Te rrepet, uji i ftohtë në Taroninë u mblodh kuvendi i dytë ku morën pjesë krerët patriotë të Labërisë, Vlorës, Bregdetit, Gjirokastrës, Muzinë, Delvinës deri në Çamëri. Qëllimi i atij kuvendi ishte bashkimi i popullit në kryengritje të armatosur kundër masave shtypëse të ushtrisë turke. Në këtë kuvend Idriz Sulli midis të tjerash dha disa mendime, vuri disa zakone me shumë vlerë për banorët, për popullin, për krahinën jugore. Disa nga këto zakone mbajnë vlerë njerëzore edhe sot. Idriz Sulli bashkëpunonte me Çobo Golemin, Çelo Picarin dhe Zenel Gjolekën. Pra këtë burra e mobilizuan popullin në kryengritje të armatosur kundër rregjimit otoman turk.
Ja disa nga zakonet që mbetën të vendosura nga kuvendi i Idriz Sullit: Kur një fis me fisin tjetër binin në hasmëri fisi fajtor ikën dhe shkon me banim të përhershëm në një fshat ose krahinë tjetër, lidhur me martesat kur një djalë ndante gruan e tij babai i vajzës së ndarë e vriste djalin. Këtë zakon e ndaloi Idizi dhe duke bërë shembull vajzën e tij ndarja e gruas mbeti e lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:41 am

Një palë që ndante nusen i jipte si hakë 49 lekë ezolloit si edhe një tagër drithë buke vendim ky që vajza e ndarë të përballonte të jetuarit sa të martohej përsëri. Një tjetër ishte që turpi të lahej me turp dhe jo me gjak, përshembull po ti hiqje shaminë ose fustanin një vajze atë duhet ti heqë edhe hakmarrësi dhe jo gjë më tepër. Pra, Idriz Sulli shkroi shumë zakone që u pëlqyen dhe u mbështetën nga opinioni publik por ne përmendëm vetëm këto duke formuar edhe bindjen se ky person ishte burrë i mençur dhe i madh i asaj kohe, ishte nga Fushëbardha dhe e drejtonte dhe e përkrahte popullin në çdo moment.
Ashtu si tërë kurveleshasit edhe Fushëbardha administrohej nga Himara, ajo ishte qendra. Ashtu siç përmendëm edhe më lart se Turqia nuk na linte të hapnim shkolla shqipe veç turqisht. Nga e keqja pranuan dhe u hap një shkollë turke të hauri i Jupe Bahos, te kroi Kërpaçe, viti 1800. Që nga koha e Pap Zhulit dhe Turqisë, deri vonë mbeti si zakon që kur vdisnin njerëz sinjali i parë në lajmërim ishte ulërima e grave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:42 am

Populli i kësaj krahine, delegatët e Kuvendit të Taroninës me vendosmëri e trimëri për të mbrojtur interesat dhe trojet e veta ka kënduar këto vargje kënge.

Gjëmon vendi nga oshëtima
tunden malet, tunden brima
vijnë trimat nga Smokthina
nga Himara e Çamëria
nga Delvina e Muzina
u feks palla e vetëtima
i mblidh lumi e Taronina
kapedanë e pleq të tjerë
Idriz Sulli i madhë në krerë
foli e tha shumë fjalë
për bashkim e gjaksi
dhe disa punë të tjera

për betim e për krushqi
burrë e grua të punojnë
vjedhja ka kanosi
foli edhe Idrizi vetë
për bashkim e për fuqi
të mos jemi të përndarë
të na hajë i huaji
fjalët që thamë këtunë
të mos vënë në sheri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:42 am

Për të mbrojtur trojet e tij populli shqiptar ka bërë luftra të përgjakshme, si ajo me Turqinë, grekun disa herë me Italinë dhe Gjermaninë. Në vitin 1854 nga fshati ynë u vra Bajo Kazo dhe Habip Xhuvani ndërsa në betejën përmbi Janinë janë vrarë edhe të tjerë. Në 1878 shqiptarët bënë një mbledhje për një Shqipëri etnike në Prizren. Në atë luftë do të vendosej organizimi i popullit në luftë kundër grekut dhe Turqisë. Në atë kohë i kërkoi greku Turqisë që të futej në shqipëri me 2 mijë ushtarë të armatosur nga Korfuzi me qëllim kryesor që të prishte edhe Kuvendin e Prizrenit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:42 am

Menjëherë Labëria i bëri thirrje gjithë popullit për tu mobilizuar kundër Turqisë e Greqisë. Pra i foli Labëria Labërisë u ngrenë në kryengritje dhe me këngë në gojë:

Çu çkulë që në Rradhimë
kaptuan shuvasinë
dhe Nivic Bubarinë
luftë grekut dhe Turqisë.
Në këto vite filloi edhe lufta e Lëkurësit. Rakip Delvina kishte 4 çeta dhe Idriz Alidhima 7 çeta, të mobilizuar shqiptarët si asnjëherë tjetër e hodhën në det grekun dhe Kuvendi i Prizrenit nuk u prish por ia arriti qëllimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:43 am


Kryengritjet e tjera fshatare shekulli i 17-18 dhe këtej

Shumica e kryengritjeve ishin nga Kurveleshi deri edhe nga malet e Shkodrës. Këto kryengritje vazhduan në 1830-1847 kundër Tanzimatit të Delvinës. Me besnikëri dhe trimëri të rrallë kryengritësit e jugut me besa-besë ndaj njeri-tjetrit vazhduan luftrat në vitet 1830-1878 të udhëhequr edhe nga Zenel Gjoleka kuçjot dhe Çelo Picari, luftra kundër ushtrisë turke. Në këto luftra, në këto beteja morën pjesë edhe nga burrat e Fushëbardhës, në Skërfi, Senic e sidomos në betejën e Palavlisë, afër Delvinës. Atje u vra edhe Sadik Memushi nga fshati ynë. Ja edhe kënga e kënduar nga shokët dhe bashkëfshatarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:43 am

Kush u hodh proto i pari
Sadik Memush bajraktari
topçitë me top ia dhanë
flaka i mori fustanë
fora e bëri jataganë
për vatanë o të vdekur, o të gjallë
Në atë betejë luftarake u dalluan burrat e fshatit Fushëbardhë të komanduar nga Osman Kuçi. Kënga tjetër po në atë betejë

Ra topi në Palavli,
Ra topi në keqinovë
Palavli 7-të taborë
Ra topi në Palavli
i shkreti Hodo Ali
i shkreti Hodo Nivica
bëre poshtë nga Babica
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:43 am

Një rol të rëndësishëm luajti në këtë betejë edhe topi i gorictë i Hito Kongocit. Hitua me mjeshtërinë e tij e përdori si panik 200 vjet rresht topin e gorictë. Ai e përdori këtë për të frikësuar ushtritë e huaja dhe për ti larguar ato nga trojet e vendit tonë.Tjetër këngë:

Kushe e njeh Hito Fushëbardhë
Ngrehu topin e kalanë
Në kuti ia hodhi zjarrë
E dogji su dha i gjallë

Në kala, në koqinovë
Hito Kongoci me kordhë
Bën dyfek ruan sinorë
Me venedikt e arhonë

Në luftë me Turqinë në Bradhomë të Rrëzomës u vranë edhe këta fushëbardhas : Skëndo Xhuvani, Mirteza Sulli dhe Musa Robi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:43 am

Lufta e Lëkurësit 12 shkurt 1878,

Kapitulli III

Në këtë vit u pushtua qyteti i Sarandës nga ushtria greke. Kryengritës të ardhur nga të gjitha anët e Kurveleshit dhe Delvinës bënë një luftë të paparë dhe korrën fitore mbi ushtrinë greke. Kryengritësit komandoheshin nga Idriz Alidhima. Në luftën e Lëkurësit morën pjesë shumë fushëbardhas dhe u vranë 10 burra nga bandat greke. Ata janë dëshmorë kombi sot dhe kujtohen e respektohen nga gjithë populli dhe bashkëfshatarët Hair Idriz Sitefani, Idriz Ymer Alidhima, Mato Asllani, Sali Sabri Isufi, Kasëm Xhafer Gjoni, Osman Jaho Deçka, Shahin Muhamet Veliu, Abedin Balil Muho, Seit Selman Dobro, Shahin Shaban Memo.Ja vargjet e këngës që buronte nga populli në luftën e Lëkurësit për të zhdukur nga trojet e veta ushtrinë greke:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:44 am

Gjithë armiqtë le ta dine
të shikojnë historinë
vet koha e ka treguar
se kushdo që na ka pushtuar
me lëkurë e ka paguar.

Tjetër këngë që i përket viti 1800 e më pas
Ca burra, ca djem astritë
me asqerët e Turqisë
gjyle nga bradhoma nisnë
ndizej flakë gur e lirisë
flet Mehmeti me Rakipnë
që në Livadh e Delvinë
nga Fushëbardha u grinë
dhanë jetën për Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:44 am

Lufta e Lëkurësit kundër shovinistëve grekë ishte një luftë e tmerrshme. Në vitin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qeveria shoviniste e Athinës e nxitur nga lakmia për ti shtrirë kufijtë në trevat shqiptare i braktisi veprimet dredharake e mashtruese në bisedimet e bëra me parë për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me shqiptarët kundër pushtuesve osmanë. Poeti ynë i madh Naim Frashëri i zemëruar nga dredhia e tyre shpërtheu me zemërim kundër grekërve : Nëse keni kundrejt nesh qëllime për pushtime nuk është vdekja fundi i njeriut? Zjarr pra !
Idriz Alidhima i Fushëbardhës ato ditë shkurti me shira të forta qëndronte në banesën e tij majë bregut të Alidhimë. Kishte disa ditë që binte shi i pandërprerë. Lumi i Gurës buçiste, shkulte rrepe nga rrënjët, vërshonte e nuk guxonte të kalonte njeri nga njeri breg në tjetrin. Idriz Agai (Alidhima) sodiste gurën që vërshonte me tërsëllimë, por atje para tokave të Alidhimë, atje ku mbaronte korija me rrepe të Alidhimë, atje gura mbytej në shtratin e lumit ujëshumë të Kalasës. Këto ditë me shira të rrëmbyer në fushë dhe dëborë në male dikush guxoi të kalojë lumin dhe trokiti në portën e kullës. Ishte bashkëfshatari, moshatari i vegjëlisë i Idriz agës. Ardhja e tij e gëzoi të zotin e kullës. Idriz agai i Alidhimës e çmontë shkathtësinë dhe vrullin e papërmbajtur të Shahin Muhametit. E pyet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:44 am

-Ç’e keqe të ka zënë që të udhëtosh në këto kohë me shi o miku ynë? Shahini hodhi dorën te xhepi i brendshëm i xhaketës dhe nxori një letër. Idriz agai e lëçiti me dhëmbë letrën. Mësohet se ato ditë të shkurtit në ishullin e Korfuzit një trupë ekspedite u vu në gadishmëri dhe përgatitej për një mision të veçantë. Të ngarkuar nga ish kryeministri Harrilla Trikupi. Misioni mbahej sekret por ajo që po ndodhte në Korfuz nuk ishte diçka e zakonshme. Njeri nga konsujt e akredituar në Korfuz vihet në gjurmë, zbulon misionin e trupekspeditës dhe përcjell në brigjet shqiptare një letër që dha sinjalin dhe ngjarja zuri vend në këngë:

Në Korfuz një konsullatë
Shkruan e dërgon një kartë
Kush është djalë në këmbë
Të dalë e të zërë vend
Se del greku në Sarandë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:45 am

Kur mësoi lajmin ai dha sinjalin që vendasit të bëheshin gati për të përballuar rrezikun. Nga fundi i javës së parë të shkurtit shirat u ndërprenë. Idiz Alidhima burrë me autoritet i nderuar e i respektuar nga bashkatdhetarët e tij e mbante veshin në përgjim e dorën tek arma. Siç tregon kronisti grek M. Lejzonis pjesmarrës në ngjarje më 12 shkurt 1878 me urdhër të kryetarit të qeverisë greke Haridha Trikupi, një rregjiment me rreth 800 ushtarë të komanduar nga oficeri Tritaqis ngarkohet në tre anije lufte dhe kalon ngushticën e Korfuzit, u drejtohet brigjeve të Shqipërisë, për të zbarkuar në Lëkurës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:45 am

Ndërsa poeti popullor i rregjistron këto ngjarje në vargje:

Një vapor me tre gjemi
Përdridhet si gjarpëri
Nëpër det si mal i zi
Vështon vendin me dylbi
Ku bie Lëkurësi
Do ta djeg, do ta bëj hi.

Mbas goditjeve nga deti me artileri zbarkimi, çobani Elmaz Haxhi ishte i pari që i goditi me martinë por një pushkë ishte tepër pak për të zbrapsur një rregjiment. Edhe disa çobanë të tjerë që u ndodhën atje afër i pritën me pushkë pushtuesit por nuk mund të ndalej zbarkimi. U dha sinjali i kushtrimit: Erdhi greku në Sarandë ! Çobanëria rrëmbyen të gjithë armët fshatarët e Labërisë, Konispoli, zona e Çamërisë, qyteti i Delvinës u organizuan në çeta dhe drejtoheshin nga një shtab i përbashkët dhe hynë në luftime. Ditën e parë të luftës, më 12 shkurt pushtuesit grek zbarkuan te gjiri në jug të Sarandëës, afër fshati Çukë, zunë pozicion luftimi dhekrijuan një plasdarm nga ku më parë do të ndërmerrnin veprime për të shtrirë në dorë lartësi e pika të tjera zotëruese, që do të lehtësonte përparimin në thellësi të tokave shqiptare drejt qytetit të Delvinës. Ditën tjetër më 13 shkurt forcat pushtuese të mbështetura nga artileria detare e tokësore dhanë dy goditje. Njerën në drejtim të fshatit Çukë dhe tjetrën në drejtim të Sarandës.
Ata mundën të zënë robër 25 nëpunës të doganës. Nga kjo datë luftimet në çetat e Fushëbardhës, Zhulatit tre ditë rresht bëhen në Qafën e Gjashtës, në afërsi të Sarandës. Me një sulm të papërmbajtur këto çeta u morën pushtuesve lartësinë në krahun e djathtë të Qafës së Gjashtës. Në 17 shkurt forcat greke ndërmorrën një sulm tjetër në drejtim të fshatit Karalibej dhe Gjashtë. Luftimet vazhduan deri në 23 shkurt gjithsej 11 ditë. Ato shpesh ishin të ashpra në drejtim ku vepronin çetat e zhulatit dhe Fushëbardhës e Delvinës. Pushtuesit grekë ngulmuan të përparojnë. Bënë disa herë sulme por asnjë shqiptar nga çetat e Delvinës dhe Konispolit nuk po luante nga pozicioni sado që dridhej vendi nga shpërthimet e artilerisë detare. Në këto luftime u shquan shume luftëtarë, ne veçanti komandanti i 7 çetave të Fushëbardhës dhe Zhulatit, Idriz Alidhima. Komandanti e flamurtari i çetës së Delvinës, Rakip Demo, Rakip Delvina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:46 am

Në 17 shkurt kur 7 çetat e Fushëbardhës dhe Zhulatit kacafyteshin për të thyer sulmet e armikut në Qafën e Gjashtës forcat e tjera greke çajnë përpara për tu dalë shqiptarëve në shpinë. Rreziku për çetat e Zhulatit të tejm e të këtejm ishte i madh. Delvinjotët ende ishin në përleshje dhe në kacafytje në pozicionet e tyre kur dëgjojnë thirjen e Idriz Alidhimnës : Priti o Rakip Delvina, priti. Rakip Demoja i qetë në gjykim dhe i guximshëm në veprim kur pa që çetat e zhulatasve u rrezikuan nga krahët i kaloi forcat e tij nga qendra në sulm. Ishte sulmi i dytë ai që bëri brenda asaj ditë çeta e Delvinës. Ndeshja përfundoi me sukses për delvinjotët dhe i dha zë Rakip Demos. Poeti popullor rregjistroi zërin e llogores : Dhe Rakipi mirë i priti, mu në ballë i goditi. Rakip Demoja ky djalë 30 vjeçar i pashëm, i shkathët dhe i zoti në përdorimin e pushkës dhe i papërmbajtur në guxim bashkë me luftëtarët delvinjotë vazhduan sulmin.
Dhe aty majë shkëmbit dhe përballë deti lartohet me këngë portreti i tij :

Kush u hodh proto i pari
Rakip demo bajraktari
kush u ngjit majës me gurë
Rakip Demua furtunë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:46 am

Periudha e Shpalljes së Pavarësisë

Kapitulli i IV

Ashtu si të gjithë shqiptarët që pritën Pavarësinë e Shqipërisë edhe fushëbardhasit pritën me padurim ngritjen e flamurit në Vlorë nga plaku Ismail Qemali. Edhe në këtë periudhë burrat dhe gratë e këtij fshati kanë dhënë kontiburin e tyre. Në 1913 u vranë ga Fushëbardha katër veta. Rustem Shalari, Muho Camo, Resul Peçi dhe Islam Kondi. Këta u vranë në Bejlaj të Janinës në luftë me grekun. Në këtë vit erdhën komitët grekë të zaptonin Kurveleshin. Ata qëndruan në Fushëbardhë, mblodhën burrat e fshatit dhe i futën në katua, në shtëpinë e Ferik Shalarit dhe i ngopën me të rrahur. Në qershor të vitit 1914 greku mori renvansh që të digjte të gjithë Kurveleshin. Lufta filloi në Qafë të Skërficës.
Fushëbardha iu bëri thirrje të gjithë fshatrave të Kurveleshit por nuk doli asnjë. Fshati Fushëbardhë mobilizoi 200 bura dhe luftuan 7 ditë dhe 7 netë saqë edhe populli të largohej nga fshati dhe të shkonte për në Vlorë. Fshatarët u nisën dhe shkuan nga shkëmbi i Gjoke, Panjë, Vale drejt e në Vlorë. Gjatë udhëtimit për në Vlorë në Vale lindi Ferjat zani. Në këtë luftë me grekun për të mbrojtur fshatin dhe trojet e tij u vranë këta burra në Qafë të Skërficës nga 22- 26 qershor1914 Halil Sullo, Halil Nora, Dalip Kondi, Sejdi Baho, Riza Muho, Surja Tefa dhe Mete Jonuzi. Pra në 1914 të gjithë fushbardhasit ikën për emigrim në Vlorë, aty qëndruan familjarisht rreth 3 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:46 am

Kur erdhën nga Vlora i gjetën shtëpitë të djegura dhe njerëzit nxjerrin gozhdë të vjetra dhe përkohësisht ndërtuan nga një kasoile për të banuar. Në Vlorë populli vuajti shumë nga uria. Arritën në atë gjendje sa morën krunde druri dhe e trazuan me miell për të shtuar volumin e bukës. Greku kërkonte Vorio-epirin deri te guri i Linecit, Sevaster. Në këto vite që populli u kthye ishte i ligështuar, i vuajtur e telendisur nga uria. Në atë periudhë vdiqën shumë njerëz sidomos nga fisi i Kuçe. Në këtë kohë dolën vaporët me drithë në sarandë. Një djalë nga fshati se i kujt qe nuk dihet i foli Habip Maçit tek dergjej në diell, gajasur për bukë dhe i thotë qe duall vaporët në Sarandë me drithë. Habipi iu përgjigj merr dogranë dhe krisë të ikë fshati të marrë bereqet. Ashtu u veprua fshatarët ikën e morën drithë për të ngrënë në Sarandë.
Në vitin 1918-1919 fshati u afrua prej shtëpive të tyre por i gjeti të djegura. Me përpjekje e vuajtje të mëdha iu dolën për zot trojeve, ndërtuan banesa të reja, dhe me punë e mundime filluan të prodhonin edhe bukën dhe të krijonin kushte fillestare por të pranueshme për të jetuar. Në 1920 Shqipëria etnike organizoi Kongresin e Lushnjës. Në atë kongres mori pjesë nga fshati ynë Feim Çarçani dhe Manxhar Shalari e Lufto Kondi. Po këtë vit u hap Lufta e Vlorës me italinë fashiste. Në Luftën e Vlorës 1920 morën pjesë këta burra: Dervish Kërpaçi, Haxhi Nora, Manxhar Muho, Nebi Muho, Neshat Çarçani, Avdul Çarçani, Xhelo Baho, Manxhar Shalari, Rrapo Veliu, Myftar Veliu, Medi Uzeiri, Kasëm Golemi,Duro Zani, Murat Camo, Novruz Bello, Shaban Mema, Laze Caca, Zenel Onjea, Belul Onjea, Jupe Proda, Lufti Kondi dhe në krye Ismail Nora etj. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh kryeministër Sulejman Delvina i cili që atëherë caktoi edhe Tiranën kryeqytet. Në këtë periudhë Zogu ishte ministër i Brendshëm. Në 1924 Zogu u bë kryeministër pas Zogut erdhi në fuqi Fan Noli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:47 am

Edhe ky qëndroi 6 muaj dhe përsëri u rikthye Zogu i cili qëndroi rreth 20 vjet domethënë që nga vitit 1924-1939. Nga fshati ynë antizogist doli buri me trimëri të rrallë Ismail Nora të cilin e vranë në Gjirokastër më 1928. Në rregjimin e zogur fshati ynë kishte këta nëpunës: Feim Çarçani, Bejer Proda, Tefik Mullai, Medi Shalari, Mahmut Nora, Gazi Kondi, Kamber Proda, Bajo Kazo dhe Fuart Muho. Regjimin e Zogut ashtu si të gjithë shqiptarët edhe fushëbardhasit e urrenin nga ligjet dhe taksat e egra dhe të larta. Në revoltat që organizoi Hetem Totua kundër rregjimit të Zogut nga fshati ynë morën pjesë këta burra: Ameni Tefa dhe Fuat Muho. Gjatë kësaj kohe banorët e fshatit Fushëbardhë punonin duke shfrytëzuar atë pak tokë që kishte dhe si destinacion kryesor kishin blektorinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:47 am

Viti 1939

Në këtë vit janë rrëzuar nga makina Bajo Kazo e Bejet Proda të dy veshur xhandar me Zogun. Nga urrejtja për rregjimin e fashizmit italian për ligje të papërshtatshme për mirëqënien e popullit edhe fushëbardhasit ishin pjesë e demostratave për të mbrojtur trojet, flamurin kombëtar. Në 1939 të gjithë ata fushëbardhas që ishin larguar si antizogist erdhën përsëri në Shqipëri siç janë : Feim Çarçani, Fuat Muho etj. Në demostrata kundër Italisë në Shkodër nga Fushëbardha ishte pjesëmarrës: Kalem Golemi.Qeveria fashiste italiane emëroi qeverinë kukull me në krye Shefqet Verlacin. Edhe këtë qeveri e urrenin shqiptarët. Në vitin 1939 u formua partia ilegale Nacionaliste me në krye Mit’hat Frashërin. Nga fshati ynë morën pjesë Njazi Çarçani, Medi Shalari dhe Daut Çarçani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:47 am

Kontributi i fshati tonë, pjesmarrja e tij në Luftën Antifashistë Nacional Çlirimtare 7 prill 1939 deri në 9 mars 1945 kundër pushtuesve nazifashistë.

Kapitulli i V

Që fshati ynë u lidh me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare kanë meritë bijtë e këtij fshati siç janë Adil Çarçani, Siri Çarçani, Dilaver Poçi, Haris Shalari, Karafil Bello etj. Komanda e vendit u krijua me 15 janar 1944 ndërsa komanda e grupit Vlorë-Gjirokastër, komisar Hysni kapo, komandant Bedri Spahiu. Në vitin 1940 Italia sulmoi Greqinë për të marrë e zaptuar trojet shqiptare të vendosura në 1913. Në këtë luftë morën pjesë edhe shumë shqiptarë sëbashku me italianët. Nga fshati ynë ishin: Baço Muho, Vexhir Dobro, Xhezo Proda, Maksut Muho, Fido Veliu etj. Në nëntor 1940 u kthye nga greku Italia dhe shkuan të dy fuqitë në tokën shqiptare sigurisht pa përjashtuar edhe tokën e Fushëbardhës. U vendos dhe filloi lufta Italo-Greke në Kurvelesh. Ajo lufë rëndoi mbi këtë zonë dhe vazhdoi gjashtë muaj që nga shtatori deri në prill.
Në këtë luftë u vranë nga bombardimet nga fshati ynë këta persona: Çeno Maçi, Jupe Baho, Pronjo Nora, Hekuran Cama dhe Fadil Shalari, ky i fundit djalë 8 vjeçar. Me ardhjen e Italisë dhe grekut në tokën shqiptare Fushbardha u largua nga fshati dhe shkuan në strehim në shpellën e Zhulit, pra e liruan fshatin se u mbush me grekë dhe italianë., shkuan atje për tu mbrojtur nga forcat armike. Në shpellë lindi edhe Zhuli Tefa që është edhe sot. Gjenerali grek i asaj lufte shkoi në shtëpinë e Beshir Veliut ku vendosi artopalantin dhe foli me të : Ushtarë grekë ! Të mos bëni asnjë dëm si në njerëz ashtu edhe në bagëti, ndryshe do të mbani përgjegjësi !
Në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Komunistët e parë nga Fushëbardha ishin Adil Çarçani, Dilaver Poçi ndërsa në vitin 1943 ishin Karafil Bello, Neshat Kondi, Nimet Veliu, Haris Shalari, Elmas Zerva dhe Islam Poçi. Në vitin 1942 me organizimin dhe drejtimin e PKSH që u formua në 8 nëntor 1941 i tërë populli shqiptar u ngrit në luftë kundër fashizmit dhe nazismit. Në 16 shtator 1942 në Pezë u mblodh gjithë inteligjenca shqiptare në presidium u zgjodh Enver Hoxha dhe Abaz Kupi. Në këtë konferencë morën pjesë nga fshati ynë Adil Çarçani, Dilaver Poçi. Në vitin 1942 dy oficerë të mësuar me Zogun, Bedri Spahiu e Ismail Golemi filluan takimet e konferenca me popullin në teren që nga fshatrat e Vlorës deri në Fushëbardhë. Në fshatin tonë ata erdhën të dy, i pari foli Bedri Spahiu. Ai foli në mbështetje të interesave të popullit, me premtime, bërje reforma, do ndihmojmë popullin për të përmirësuar jetën etj premtime. Këta ishin me pikëpamje të ndryshme, Ismaili nacionalist dhe Bedriu komunist. Pas Bedriut e mori fjalën Ismaili dhe iu tha: Popull i Fushëbardhës, Bedriu ua shtroi me vlezhnga karpuzi dhe alternativa e tij do të fitojë, jona jo por ta dini mirë se ç’gjarpër u mpleks Bedriu sot juve me këto lajka, ju do të venit të mbyteshit në lumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2013 4:47 am

Po në vitin 1942 u formua në Fushëbardhë çeta “Çerçiz Topulli” me përbërje nga burra dhe gra të krahinës së Kardhiqit. Në këtë çetë morën pjesë nga Fushëbardha këta persona: Dilaver Poçi, komandant çete me pseudonimin Çakalli, Adil Çarçani, Siri Çarçani, Elmaz Zeruoi, Fido Veliu, Emro Kondi, Islam poçi, Bexhet Shalari, Lulo Nora, Muho Duka, Nishat Kondi, Nimet Veliu, Hariz shalari, Karafil Bello. Pllaka e krijimit të çetës “Çerçiz Topulli” u bë në Fushëbardhë por u mor dhe u vendos në Prongji. Çeta nisi aktivitetin e saj prej krahinës së Kardhiqit deri në Theollogo, Sarandë, duke prishur postat e Italisë. Kjo luftë u bë kundër ushtrisë italiane me hapje depo drithi si në Senic, Bajkaj, Aliko, Markat etj. Ai bereqet iu shpërnda popullit, çeta çarmatosi postën e karabinierisë në Zminec. Atje realizoi shumë aksione kundër pushtuesve italianë. Në fund çeta “Çerçiz Topulli” inkuadrohet në batalionin “Asim Zeneli” dhe më vonë në brigadën e 6-të Sulmuese dhe në formacione të tjera. Këshilli i Gruas Antifashiste u krijua më 17 janar 1943. Përbëhej nga këto këshilltare Rahmeni Çarçani kryetare, Salihe Kondi, Hadë Shalari, Kali Kërpaçi, Bajame Çarçani dhe më vonë deri në vitin 1946 nga Hane Çarçani, Feko Nora, Feko Golemi dhe Emine Kondi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: