Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi

Male
Numri i postimeve : 429
Age : 69
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty
MesazhTitulli: "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis   "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis EmptyFri Oct 05, 2012 10:32 pm



“Meshari” i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë



Sipas Radio Vatikanit, 4 tetor 2012, Kryeministri Sali Berisha deklaroi të mërkurën më 3 tetor në mbledhjen e radhës të qeverisë se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, do vijnë në Shqipëri, jo vetëm armët e Skënderbeut, por edhe kopja origjinale e librit "Meshari" i dom Gjon Buzukut.Sipas kryeministrit të Shqipërisë dr. Sali Berishës, po në kudër të festimeve për 100- vjetorin të Vendit, në Romë të Italisë më datën 20 nëntor do hapet një ekspozitë e thesareve kulturore të Shqipërisë, ndërsa në Moskë do hapet ekspozitë e 18 ikonave, kryevepra të muzeut të artit mesjetar të qytetit të Korçës."Meshari", libri i parë shqip (1555) ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit .Dimë se më datën 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e përfundoi së shkruari Mesharin e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.Vetë autori, don Gjon Buzuku shkruan në parathënien e Mesharit se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555.Siç pohuam, deri më sot nuk njihet një tjetër libër më i vjetër, i shtypur, në gjuhën shqipe, veç kësaj vepre, shkruar e botuar në rrethana që ende sot janë mjaft të diskutueshme. Sidoqoftë vepra e Mesharit mbetet monument i përpjekjes së klerit të krishterë shqiptar për ta shpëtuar popullin nga rreziku i tjetërsimit e humbjes së identitetit kombëtar e shpirtëror, për ta mbajtur të lidhur fort me dritën e Shëlbimit të Krishtit dhe me dritën e qytetërimit perëndimor. Meshari i Buzukut, siç thekson vetë autori, u botua sepse “gjuha jonë nukë kish gjaa të endigluem en sëh shkruomit shenjtë” - nuk kishte, pra asnjë përkthim të Shkrimit Shenjt, por kryesisht “en sëh dashunit së botës sënë” - nga dashuria për popullin e vet. Kështu, dom Gjon Buzuku na jep të dhëna për kohën e tij se në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e popullit, ndjehej mungesa e shkrimeve, libra e shkrimeve nga Bibla e mbi fenë e krishterë, për ta njohur e edukuar popullin në fenë e vet.Prandaj, i nxitur nga nevoja e madhe baritore dhe i frymëzuar nga llojet e librave liturgjike që qarkullonin në kohën e tij, dom Gjon Buzuku bën një përgatitje dhe përpilon një libër me pjesë të ndryshme të liturgjisë e të biblës, që shërbenin në rend të parë për priftërinjtë për kremtimin e Meshës e të Sakramenteve tjera apo për lutjet e tyre të përditshme. Siç dihet, mjerisht, kësaj vepre, Mesharit, i mungojnë disa faqe: atë të fillimit e disa tjer aty këty brenda vetë librit.Meshari i Buzukut është kryesisht përkthim por ka edhe pjesë autentike të shkruara personalisht nga dom Gjon Buzuku si dhe nga priftërinjtë tjerë shqiptarë si dom Gjergji, dom Marku, dom Pjetri e tjerë, siç dëshmohet brenda disa faqeve të kësaj vepre.

Meshari i Buzuku është libër liturgjik të cilin mund ta krahasojmë e këndej quajmë COMES, apo Epistolar, Leksionar siç i quanin liturgjistët e mesjetës librat që përmbanin pjesë të Biblës e lutje të ndryshme për t’u lexuar në kremtime të Meshës gjatë vitit liturgjik kishtar, gjatë kremtimit të Sakramenteve e tjera momente fetare, çka përmban edhe Meshari i Buzukut. Në të vërtet në këtë vepër COMES kemi: Oficen e Zojës, Shtatë Psalmet pendestare, Litanitë e Shenjtorëve, disa pjesë të Ritualit (mbi Sakramentin e Martesës), Urdhërimet e Zotit dhe pjesë tjera të katekizmit e Meshët, për tërë vitin e liturgjisë kishtare, ndër festa të luajtshme e të paluajtshme. Kemi pra fjali dhe tekste të vetësajuara me një vlerë të madhe demo-etno- antropologjike, dhe, mbi të gjitha sekuenca po thuaj se e plotë e pjesëve të Letrave dhe Ungjijve të Meshëve të të dielave dhe të festave të vitit liturgjik të ritit katoliko-romak, me vëmendje të veçantë ndaj Meshëve kushtuar shenjtorëve të urdhrit françeskan dhe të atyre më popullorë në botën shqiptare.Vështirë të përmbledhësh në pak rreshta vlerën e një libri me histori e vlerë të veçantë, prej të cilit ka mbetur vetëm një kopje, që ruhet në bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Studiues të shumtë i kanë kushtuar gjurmimet e studimet e tyre si Atë Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli , , E. Çabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj ,E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani e tjerë.Po nënvizojmë edhe faktin se vepra e ‘Mesharit’ të Buzukut është zbuluar për herë të parë më 1740 në Kongregatën e Propagandës së Fesë në Vatikan nga një tjetër prift katolikë shqiptar, dom Gjon Kazazi, i biri i Nikollë Kazazit nga Gjakova. E sivjet, në kuadrin e kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nëntorin e ardhshëm, ‘Meshari’ i Buzukut do të shkojë për herë të parë nga Vatikani në Vendlindje, e pikërisht në Tiranë ku do të ekspozohet për dy-tri javë për publikun shqiptar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 38
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty
MesazhTitulli: Re: "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis   "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis EmptyTue Oct 09, 2012 4:29 pm

Sa per Mesharin a te flasim se eshte dokumenti i pare shqip,marre eshte ta pranojm para njerezise se behemi qesharak para botes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhulian tota
Fillestar/e
Fillestar/e
xhulian tota

Male
Numri i postimeve : 1
Age : 21
Vendi : durres,qerret.
Registration date : 07/01/2013

"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty
MesazhTitulli: Re: "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis   "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis EmptyMon Jan 07, 2013 7:30 pm

Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
Dreni Drenova

Male
Numri i postimeve : 58
Age : 51
Vendi : Pejë
Registration date : 14/12/2012

"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty
MesazhTitulli: Re: "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis   "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis EmptyWed Jan 09, 2013 1:40 pm


Ti kujtojmë këtij farë shefqetit se gjuha shqipe është rrënja e të gjitha gjuhëve botërore.Po me duket se ky shefqeti po u trishtoka nga çdo gjë që është shqiptare.na trego kush je more shefqet a mos je farë gabeli qe je largu nga gjuha dhe gjaku shqiptar.

Lexo shkrimin e botuar në gazta SHQIP për Mesharin e gjeniut tonë shqiptar Gjon Buzukut.

LIBRI I PARë SHQIP - MESHARI I BUZUKUT - Në DRITëN E HULUMTIMEVE Më Të FUNDIT

Meshari i Gjon Buzukut, është meshar i plotë, sipas zakonit të kishës romane me përmbajtje, renditje, manifestime dhe infiltrime të njëjta, të Kishës Universale. Është i ndërtuar sipas mjedisit ku është krijuar, pra bart shumë elemente regjionale e kombëtare shqiptare, të cilat vërehen hapur në kultin e shenjtorëve lokalë e regjionalë, zakonet vendase dhe traditën e pasur fetare shekullore. Në qoftë se Mesharin e Buzukut e studiojmë me vëmendje, do të bindemi se ai, jo vetëm që është përfaqësuesi më i denjë dhe më tipik i tendencave letrare e fetare të kontinentit evropian të kohës, po ai është edhe pjesë përbërëse e kontributit shqiptar në rrjedhat krijuese letrare evropiane. Mungesa e të dhënave dhe dokumenteve të kohës, na e vështirëson punën për të dhënë gjykime të sakta dhe përfundimtare, por shpresojmë se në të ardhmen, edhe kjo çështje do të ketë zgjidhje të favorshme. Meshari i Gjon Buzukut hap një faqe të re në historinë e letërsisë shqiptare. Me të fillon historia e librit të botuar, (të njohur deri sot) në gjuhën shqipe. Andaj është e natyrshme që ky libër të tërheqë vazhdimisht vëmendjen e studiuesve dhe çdoherë t‘i provokojë ata, t‘i matin forcat intelektuale që të kontribuojnë, për zgjidhjen e shumë çështjeve të pazgjidhura, që dalin prej tij. Është e natyrshme, që, si i tillë, ta nxisë çdo studiues të merret me të, por jo çdonjëri ka fat të shënojë kthesë të rëndësishme, në studimet buzukiane. Kur nga perspektiva e sotme u hedhim një vështrim studimeve buzukiane, nuk ka si të mos befasohemi me këmbënguljen e studiuesve për t‘i ndriçuar çështjet e pazbërthyera që nxit ky libër. Gjuha popullore, në kishat nacionale, me kohë filloi të përdoret jo vetëm në shërbimet kishtare dhe ceremoni të ndryshme, por edhe në takime me besimtarët, si dhe në komunikimin e klerit dhe të rendeve kishtare. Kjo gjë është dëshmuar dhe argumentuar jo vetëm me dokumentet arkivore, por edhe me ruajtjen e teksteve të shumta, disa nga të cilat janë më të hershme se shekulli XIV. Kështu që nga periudhat më të hershme, u zhvillua një letërsi [krijimtari] kishtare në gjuhë të ndryshme popullore, e cila, si pjesë përbërëse e nevojës së përhapjes së besimit të krishterë, më parë u dëshmua te popujt, gjuha e të cilëve largohej më shumë nga latinishtja, pastaj edhe te popujt romanë dhe në letërsinë e tyre kombëtare. Kjo letërsi kishtare, sipas dëshmive të ruajtura në dorëshkrimet e shumta, ka qenë e përfaqësuar në disa forma: krijime mësimore për klerin (manuale - doracak - me karakter të ndryshëm), breviarë, leksionarë, libra lutjesh e lavdesh, mesharë, psalterë, ungjij, pastaj libra të mësimit fetar për të gjithë besimtarët, të njohura si katekizma, tekste të thjeshta letrare, rrëfime për shenjtorët, krijime letrare si: himne, lutje, lavde, tekste të ndryshme skenike etj., të cilat kanë shërbyer për nevojat e përhapjes dhe ruajtjes së besimit të krishterë.

Rrugëtimi i Mesharit nëpër shekuj

Fati i Mesharit të Gjon Buzukut, që nga botimi e deri në ditët e sotme, është shumë interesant! Në vete mban një histori të çuditshme, për rrugën e mundimshme dhe tepër të vështirë, për t‘i përballuar: kohës, shkatërrimit fizik, pakujdesisë, humbjes etj. Si libër, për herë të parë e përmend shkrimtari shqiptar, Pjetër Bogdani, gjë kjo, që na bën të konsiderojmë, se deri atëherë, nuk ishte i humbur; përkundrazi konsultohej dhe shfrytëzohej nga prelatët shqiptarë, duke kaluar nga një dorë në tjetrën; këtë gjë më së miri na e ilustrojnë shënimet e shumta në margjinat e faqeve të ekzemplarit origjinal. Gjurmët Mesharit, pastaj i humbin deri në vitin 1743 kur imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, njofton at Gjergj Guzetën, themeluesin e Seminarit arbëresh të Palermos, për ekzistimin e një ekzemplari të vetëm, duke i dërguar atij, një fragment të kopjuar të këtij: "Antichissimo Missale per antichita tutto straciato", me shënimin se ruhet në Bibliotekën e Kolegjit të "Propaganda Fide" [Kolegji për Ungjillizimin e popujve] në Romë. Në shkrimet e tyre, Mesharin e përmendin edhe rektorët e Seminarit të Palermos, Pal Parrino /1710-1765/ dhe Sepë Krispi /1781-1859/. Mesharit prapë i humbin gjurmët deri në vitin 1898. Në vitin 1898, Meshari, nga biblioteka e Kolegjit të Propagandës Fide, dërgohet në koleksionin e librave orientalë, të kardinalit Stefano Borgja. Disa vite më vonë, së bashku me koleksionin oriental, të kardinal Borgjës, bëhet pronë e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, në Vatikan. Fillimisht regjistrohet në signaturën: R(accolta) G(enerale) Liturgia. III. 194., /R. G. Liturgia. III. 194./, që disa vite më vonë të regjistrohet në signaturë të re, në të cilën ruhet edhe sot: Ed. Prop. IV. 244. Në vitin 1909, imzot Pal Skiroi ishte i pari që nxori fotografinë komplete të Mesharit. Pas një pune këmbëngulëse, shumëvjeçare, Skiroi bëri transliterimin, transkriptimin fonetik dhe një studim të veçantë për gjuhën e Mesharit, duke e krahasuar atë me shkrimtarët tjerë të Veriut, veçanërisht me Pjetër Budin. Vepra e Skiroit është edhe sot e kësaj dite në dorëshkrim dhe e pabotuar. Me këtë dorëshkrim janë shërbyer: N. Resuli, E. Çabej dhe ne, gjatë hulumtimeve të bëra në Vatikan. Justin Rrota, në vitin 1929, nxori tri kopje të filmuara të Mesharit, të cilat u depozituan në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku ruhen edhe sot. Më vonë, në vitet ‘50 të shek. XX, dy studiues të shquar shqiptarë, E. Çabej dhe N. Resuli, secili në mënyrë të pavarur nga tjetri, përgatitën për botim, Mesharin, duke vënë në përdorim, kriteret e shkencës bashkëkohore, si dhe tri mënyra të riprodhimit të ekzemplarit origjinal, transkriptimin fonetik, transliterimin dhe fototipinë, të përcjella me analiza të thukëta kritike shkencore. N. Resuli, studimin e tij e botoi në Vatikan në vitin 1958, në një numër të kufizuar ekzemplarësh, në kolanën e njohur "Studi e Testi" nr. 199; derisa E. Çabej, e botoi në Tiranë në vitin 1968. Edhe pas këtyre botimeve, libri njihej vetëm nga rrethe të caktuara specialistësh dhe shkencëtarësh. Në fund të viteve ‘90, Meshari depërtoi te masa e gjerë e lexuesve dhe u bë i mundshëm studimi i tij i shumanshëm. Ishte viti 1987, kur shtëpia botuese "Rilindja" e Prishtinës, bëri ribotimin integral të tekstit të E. Çabejt, nga viti 1968. Vëmë në pah se, studimet e deritashme, qoftë ai i Skiorit, apo këto të Resulit, Çabejt e Camajt dhe ky i yni së fundi etj., kanë disa dallime, që kanë të bëjnë sidomos me interpretimin e vlerave fonologjike të grafemave, të përdorura nga Buzuku, ngase gjuha arkaike, alfabeti i veçantë (grafemat sllave), përdorimi i të njëjtës grafemë me vlera të ndryshme etj., lënë vend për një studim të ri, të mbështetur në metoda të reja shkencore fonologjike, semiotike, analogjike, gjithsesi edhe informatike. Përkundër shumë studimeve, nga specialistë të shumtë, ende shumë gjëra rreth Mesharit kanë mbetur të pasqaruara.

Koncepti zhanror dhe përmbajtja e librit

Çështjet kryesore për diskutim rreth Mesharit janë: përmbajtja e librit dhe koncepti zhanror i tij. Me zbërthimin eventual të këtyre dy çështjeve dominuese, do të zgjidheshin edhe disa të tjera, të cilat janë ngushtë të lidhura me dy të lartcekurat, sidomos personaliteti i autorit, koha e krijimit të veprës, vendin dhe vitin e saktë të botimit, si dhe titullin e plotë të librit. Nga këndvështrimi i studimeve të deritashme buzukiane, jemi në gjendje të diskutojmë për shumë çështje të hapura, një pjesë e të cilave janë zgjidhur, kurse një pjesë tjetër pritet në të ardhmen të zgjidhen. Problemi i parë, i cili meriton kujdes të veçantë, është vetë Meshari dhe përmbajtja e tij; analiza dhe studimi i tij, si në rrafshin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, si dhe krahasimi analogjik me veprat e ngjashme, të botuara para dhe pas kohës kur u botua Meshari, mund të ndihmojnë në zgjidhjen tërësore ose të pjesshme, të çështjeve të mbetura. Mesharit i mungojnë së paku 8 fletët e para. Së bashku me këto fletë, fatkeqësisht, mungojnë edhe: titulli i vërtetë i librit, viti i botimit, vendi i botimit, emri i saktë i autorit ose i përkthyesit, titulli i origjinalit, nga ku janë marrë pjesët që janë përkthyer, leja e botimit, pastaj parathënia, hyrja dhe ndonjë poezi, në formë lavdi, që ishte gjë e zakonshme e kohës, për botime të tilla. Mungesa e këtyre të dhënave u ka hapur rrugë studiuesve të shumtë, që të sjellin ide dhe argumente të reja, që nga ato të natyrës tipografike, e deri tek ato gjuhësore, me të cilat dëshirohet të zgjidhen çështjet shumë të diskutuara, të shkaktuara nga mungesa e të dhënave, të cilat do të duhej të ishin në faqet e para të librit. Natyrisht, zgjidhja e problemit të vendit të botimit, do të ndihmonte të zbërtheheshin edhe shumë çështje të tjera të panjohura.

Dy teza për vendin e botimit të Mesharit të Buzukut

Studiues të shumtë sjellin argumente dhe të dhëna shkencore me të cilat dëshmojnë se Meshari mund të jetë botuar në këtë apo atë shtypshkronjë, respektivisht, në këtë apo atë qytet, duke u mbështetur kryesisht në fakte që nxirren nga Pasthënia e Mesharit, si e vetmja dëshmi e sigurt deri më sot, e cila na sjell të dhëna biografike për autorin e veprës dhe kohën kur u shkrua vepra. Shkak për një gjë të tillë është pohimi i vetë Buzukut se: "ata qi shtanponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, për-se për-herrë ëndaj ‘ta nukë mundë jeshe, u tue ënbajtunë një klishë, ënbë të dy anët më duhee me sherbyem". Këto argumente pastaj ndahen në dysh: fillimisht pohohet se libri është botuar në brigjet lindore të Adriatikut. Këtë ide e përfaqësojnë: F. Fishta, M. Domi, J. Rrota, N. Jokli, Dh. Shuteriqi, P. Janura, A. Stipçeviqi, A. Kovaçeci, R. Katiçiqi, etj. Të gjithë këta, marrin si argument ekzistimin e shtypshkronjave të ndryshme dhe botimin e librave, qoftë në gjuhën latine apo në atë sllave p.sh. Shkodër, ku botohet Triodi sllavisht i vitit 1563; në Durrës në vitin 1584; Ulqin ose Tivar etj., ngase me siguri mund të dëshmohet, se në këto qytete, në atë kohë, kishte shtypshkronja lëvizëse, pastaj mundësia e shërbimit të Buzukut, në ndonjërën nga famullitë e afërta ose edhe faktori gjuhë, e cila është e afërt me të folmen e Krajës dhe Shestanit, respektivisht, mund të bëhet një lokalizim i përafërt, që nga rrethi i Liqenit të Shkodrës, me një pjesë të Malësisë së Madhe deri në detin Adriatik; ndërsa mendimi tjetër, i cili botimin e Mesharit e vendos në brigjet perëndimore të Adriatikut, përfaqësohet nga: M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj, E. Çabej, I. Zamputi, E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani etj., të cilët mendojnë se libri është shtypur në Venedik; dhe i J. Tomiqit që mendon se libri u shtyp në Napoli. Prof. E. Çabej, në botimin kritik të Mesharit në vitin 1969, tërheq vëmendjen: se libri dhe autori e tij, duhej vlerësuar, në kontekst të rrethanave favorizuese, për botimin e këtij libri. Si e rëndësishme mund të llogaritet, çështja e botuesit, kush mund të ishte mecena /sponsori/ i librit? Ky fakt hap një çështje të re, e cila domosdo ndihmon të zbërthehet përmbajtja e librit, vendi i botimit, por edhe çështje të tjera, që janë drejtpërdrejt të lidhura me librin, historinë e tij dhe autorin. Duke analizuar nga ky kënd këtë çështje, atëherë kemi dy mundësi favorizuese për botimin e librit, respektivisht, dy mecenë të mundshëm: a) Vatikani apo ndonjëri nga kongregacionet e tij dhe b) ndonjëri nga bujarët shqiptarë, të cilët ishin të shumtë në Itali, si p.sh. Albanët, Engjëllorët, Muzakajt, Kastriotët, Spanët, Matrangët etj., të cilët edhe më parë, janë kujdesur dhe kanë financuar botime të ndryshme, të humanistëve shqiptarë, në Itali. Sa i takon kohës së botimit, është i pamohuar fakti se Meshari, nuk ka mundur të botohet para vitit 1555! Këtë gjë na e dëshmon vetë Buzuku, në pasthënien e librit kur pohon: "Ëndë vietët M.D.L.IV., një-et dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor V. dit".

Biografia e Buzukut, me shumë të panjohura

Për biografinë e autorit të Mesharit, disponojmë shumë pak të dhëna. Kryesisht kemi vetëm ato që na i ofron vetë Buzuku në pasthënien e librit, ku pohon se: është i biri i Bdek Buzukut, e asgjë më shumë. Pra mbeten të pandriçuara viti i lindjes, viti i vdekjes, vendlindja, shkollimi dhe shërbimi kishtar në një apo më shumë vende. Përkundër hulumtimeve të shumta të bëra në arkiva dhe biblioteka të ndryshme evropiane, nuk kemi arritur të gjejmë as edhe një të dhënë të vetme, për Gjon Buzukun. Përjashtohet mundësia që të ketë studiuar në ndonjërin nga kolegjet ekzistuese të kohës, në Itali, ngase asnjëri nga librat amzë të studentëve, që u shkolluan atje, nuk përmban të dhëna për një student, me emër të tillë. Nuk mund të themi asgjë të sigurt, as për pozitën e tij kishtare! Një gjë e themi me siguri, se emri i Gjon Buzukut nuk figuron në emrat e relatorëve të kohës; po gjithashtu nuk gjendet as në regjistrat e Arkivit Sekret të Vatikanit, si ipeshkëv apo kryeipeshkëv. Këto i kemi konsultuar e shfrytëzuar me vëmendje të veçantë, me shpresë se do të gjenim ndonjë shënim, por përpjekjet tona ishin të kota. Studimet gjuhësore, duke u mbështetur në gjuhën e Mesharit, kanë ndihmuar deri diku për lokalizimin e vendlindjes ose vendshërbimit të Buzukut! Kjo kërkohet në zonat veriperëndimore gege, që do të ishte: rrethi i Liqenit të Shkodrës, me një pjesë të Malësisë së Madhe deri në detin Adriatik. Mirëpo, gjuha e veprës, jo gjithmonë është shprehje e gjuhës së vendlindjes së autorit, sepse ajo, gjuha e veprës, mund të ishte edhe gjuhë e shërbimit. Kështu, edhe mbështetja në gjuhën e Mesharit, nuk mund të llogaritet si argument shumë i sigurt, për zgjidhjen e problemit të vendlindjes ose vendshërbimit të Buzukut! Libri në gjendjen ekzistuese është i lidhur me kopertina lëkure, por është shumë i dëmtuar, ka 94 fletë ose 188 faqe; nga 110 fletë ose 220 faqe sa duhej të kishte, kur është botuar, pra kanë humbur 16 fletë ose 32 faqe, të paginuara me numra romakë! Ka format: 20 x 14 cm. Të humbura llogariten, pos faqes së parë [frontespicit] edhe fletët 1-8; 27-29; 33-36; dhe 63, që duhej të ishte 73. Pos kësaj, kemi edhe disa gabime te paginimi i faqeve, psh. f. 49 është shënuar si 39; f. 61 është shënuar si 59, pastaj f. 65 është shënuar në vend të f. 55; i njëjti gabim përsëritet edhe në f. 89 që shënohet si 79 dhe e fundit f. 90 duhet të ishte 110. Në margina të faqeve ka të shënuara me dorë, emra, përshëndetje dhe fjalë të tjera në gjuhën shqipe, që i kanë bërë lexuesit e librit. Libri është i shkruar në dy shtylla, me alfabet latin, të tipit gotik dhe ka pesë grafema të tipit sllav, të bosançicës. Botimi i Mesharit të Buzukut u realizua me qëllime të caktuara. Si pohon G. Schiro, ai duhej të përmbushte tri kërkesa: a) nevojën e përditshme për shërbime fetare; b) përgatitjen dhe thellimin e njohurive liturgjike të prelatëve shqiptarë; dhe c) edukimin fetar masiv, të masës së besimtarëve që ndodhej në kufij me Perandorinë Osmane. Këtë qëllim të Mesharit na e pohon edhe vetë Buzuku: "u lus ënbas sodi ma shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t‘inë Zot; e ate në ënbarofshi Zot‘ynë të ketë mishërier ënbi ju", duke dëshiruar që kështu të luftonte disa dukuri të këqija, që u kanoseshin besimtarëve shqiptarë, "lëkundjes nga besimi i moçëm" me anë të reformës dhe islamizimit, që siç pohon E. Çabej: "Po bënte përparimet e para në vend". Nëse përjashtojmë reformacionin, kisha romane që në shek. XIII, kishte lejuar përdorimin e gjuhëve kombëtare (nacionale). Mund të sillen të dhëna të shumta, që nga Papa Inocenti IV, i cili në vitin 1248 u kishte lejuar kroatëve, të ishujve të Kvarnerit dhe të Dalmacisë ushtrimin e liturgjisë, në gjuhën e tyre kombëtare, në gjuhën kroate, por edhe botimin e librave fetare me alfabet glagolik. Të dhëna të tërthorta flasin se Vatikani me këtë libër, ka dashur të forcojë besimin e lëkundur te shqiptarët, si nga lëvizja reformiste e heretike, (bogumile) gjithashtu edhe nga konflikti i ashpër kishtar ndërmjet dy kishave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit, që ishte mjaft i theksuar në atë kohë, në Ballkan, e gjithashtu edhe nga përhapja e islamizmit, përhapje kjo mjaftë shqetësuese për Vatikanin.

Meshari i Buzukut - korelacione me botime të ngjashme të kohës

Në studimin e tij, E. Çabej pohon se: "Meshari, veç ndonjë fraze vetiake t‘autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, është fund e krye përkthim"! Duke anashkaluar punën e M. Rokut, i cili kishte bërë krahasime me libra të ngjashëm boshnjakë, duke nxjerrë përfundime se Meshari ishte një kombinim i një Meshari me elemente të një horologu; me pjesë të një katekizmi, e të një rituali françeskan analog, me një horolog sllavisht, libër oficiesh e uratash, që ishte në përdorim në Bosnjë, nga viti 1512, Çabej u thellua në analizën e tekstit të Mesharit shqip, duke e krahasuar atë me botime të ngjashme latine e italiane, p.sh. me botimin e Venedikut nga viti 1598, por edhe botime të mëvonshme të ritit lindor, të të dy besëlidhjeve. Çabej thekson se për të arritur rezultate të dëshiruara, është e domosdoshme të konsultohen edhe botime më të hershme se Meshari shqip, sidomos ato që ishin në përdorim "para Koncilit Tridentin", të arealit gjuhësor gjeografik të Bosnjës, Kroacisë e Dalmacisë, pastaj përmend edhe recensionet e M. Reshetarit, por edhe botimin e F. Fancevit të lutësorëve e psalterëve kroatë, nga shek. XIV dhe XV, të Raguzës, me të cilët, mund të afrohet Meshari shqip. Ne fillimisht krahasuam Mesharin shqip me "Lutësorin kroat të Vatikanit", origjinali i të cilit, në dorëshkrim, ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, (ne kemi shfrytëzuar për konsultim origjinalin, por edhe botimin e mëvonshëm), dhe "Psalterin dubrovnikas" në origjinal. (Origjinali ruhet në Bibliotekën e Kuvendit Françeskan, /OFM/, në Dubrovnik). Pas krahasimit, erdhëm në përfundim se, pjesët e para të Mesharit, të Buzukut, janë plotësisht identike me tekstin e "Lutësorit kroat të Vatikanit", deri në fund të kapitullit VII, të "Shtatë psallmeve pendëstare"; ndërsa pjesa tjetër e Mesharit shqip, është deri diku, identike me "Officium Beatae Mariae Virginis". Pos këtyre, krahasuam Mesharin shqip edhe me dy mesharë tjerë kroatë, nga vitet: 1483 dhe 1494, si dhe me "Leksionarin e Bernardinit" të vitit 1495; më në fund, duke pasur parasysh traditën e pasur humaniste të shqiptarëve në bregdetin dalmat, si një rezultat i një procesi të gjatë kohor, në raportet kulturore shqiptaro-kroate, që daton shumë më herët se shekulli XIV, konsultuam edhe "Mesharin e Verbnikut", që ishte botuar me urdhër të kryeipeshkëvit shqiptar të Senjit, Ndreut nga Durrësi, nga viti 1458. Prandaj mund të pohojmë se tradita e shkrimit shqip para Buzukut, është në vazhdimësi, gjithnjë duke pasur parasysh edhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë prelatët shqiptarë të bregdetit të Adriatikut, qoftë në qytetet shqiptare, qoftë në ato dalmate. Nga këto krahasime nxorëm përfundimin se Meshari i Buzukut, aq sa ndjek tekstet e ngjashme liturgjike të kohës, aq edhe largohet prej tyre.

Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty
MesazhTitulli: Re: "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis   "Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Meshari" i Buzukut në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësis
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: