Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 66
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT   Mon Sep 03, 2012 7:35 pm



Isa Boletini (1864- 1916), lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės.Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr osmanėve, pėrkrahu Haxhi Zekėn nė themelimin e Lidhjes sė Pejės(1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė.

Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndreses kunder Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės.

Iu kundėrvu politikės reaksionare eantishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912.

Gjatė LuftėsBallkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.
Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nėVlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės.

Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Dukee kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor.

Isa Boletini e lidhi jetėn e tij dhe tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė.

Pėr familjen e Boletinėve nuk do tė mjaftonin vetėm mizoritė e masakrat serbe por ato do tė pasoheshin edhe nga persekutimi komunist nė Shqipėri. Dhe ishte pikėrisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrės qė i bėn atentat tė birit te Isės, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinė ushtarake dhe kishte qenė Komandant i Njėsive qė mbrojtėn Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bė me urdhėr nga jashte nė bashkėpunim me komunistėt shqiptar.

Nė vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston tė shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzėn pėr veprimtari armiqėsore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj nė hetuesi ku u torturua ēnjerėzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dėnohet me 5 vjet heqje lirie, vite kėto qė i kreu plotėsisht. Nė vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isės, mbasi ngre flamurin shqiptar nė trenin Mitrovicė-Beograd, arratiset pėr Shqipėri, por kėtu dėnohet me 8 vjet burgim dhe vuan dėnimin nė burgun e Spaēit. Tafil Boletini, i nipi, bashkėluftėtar i Isės, megjithėse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorėzohet jugosllavėve.

Nė Kosovė, i biri i Isės, Asllani vritet, (kinse e ka vare veten nė burgjet titiste), ndėrsa djemtė e tjerė duke luftuar me armė nė dorė kundėr serbo-malazezėve, vriten dhe ekspozohen nė mes tė Mitrovicės, kurse Skėnderi pushkatohet nė Tivar. Nė vitin 1943 pushkatohet pa gjyq nė Prizren i riu Rasim Dajēi, nip i Isės, nga forcat sllavo-komuniste me nė krye Shefqet Peēin, edhe ky ushtarak i lartė, akademist.

Njė tjeter nip i Isa Boletinit, qė dėnohet nga diktatura komuniste nė Shqipėri, ėshtė edhe shkollari akademist Enver Dajēi, zotėrues i gjashtė gjuhėve tė huaja dhe si njė ndėr firmėtaret e parė qė nėnshkruan Rezolucionin pėr Pavarėsinė e Kosovės nė dhjetor tė vitit 1943.

Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti njė nip tjetėr i Isės, dėnohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dėnohen me nga 20 vjet nė burgjet serbe. Nje nip tjetėr vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit nė Mitrovicė. Ali Boletini, nip i Isės, dėnohet me 20 vjet burgim dhe mė pas arratiset pėr Shqiperi.

Kėto vrasje e persekutime ndėr breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe tė qindra e mijra shqiptarėve nga dora makabėr e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri nė ditėt e sotme janė fakte e dokumenta rrėqethėse tė popullit tonė, qė pėrveē vuajtjes dhe dhimbjes qė kanė brenda, kanė lėnė gjurmė tė thella nė historinė e saj.

Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė krahas patriotėve tė tjerė doemos duhet te pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė madh kombėtar Isa Boletini.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 37
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

MesazhTitulli: Re: ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT   Tue Sep 04, 2012 10:37 am

Per Ilmi Veliun

Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė krahas patriotėve tė tjerė doemos duhet te pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė madh kombėtar Isa Boletini.




Zotri i miri;
Po deshiroja tju parashtroi pyetje se sa nuk e di por mundohem shkurte.

Mire e thua se ne ēdo pervjetor duhet ti permendet emri Isa Boletinit.
Hee
A e dinit ju zotri kjo uēk qe shitet si ēlirimtarja dhe na zyret,a ia varrosen Isa Boletinit eshtrat qe i rrinin ende neper strajcat e najllonta ?

O lalo

PO djemt e nipat ja paskan vrare enveristet gjubrat e shqiptarise,e ne kosove udbashet qe e udheheqen luften.
O njerez e ceka diku se Adem Jashari si komandant vdiq e u masakrue pa i ndihmue as nje ushtar i uēk §Hej a jeni ne mend dhe luftetaret krenohen duke u lavedrue se kam ndejt me Ademin.

Pergjigju
A ja kan rivarosur eshtrat Ises
Pse nuk i ndihmuan te uēk Adem Jasharit dhe pse ne emer te gjakut te tij fastojn pervjetorin e ramjes ,per ēfare arsyesh ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 66
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: ADEM JASHARI   Wed Sep 05, 2012 12:44 am

I nderuar drenicak,ju kini te drejte ne ate qe thuani dhe une nuk kame pergjigje. Kam qene ne Baicė, Damanek, Prekaz e shume fshatra tjera tė Drenicės nė vitin 1970-75 ku kame pasur shumė shokė studimesh. Kam qene edhe mė vonė nė Prekaz. Unė jam historian dhe i shkruaj ngjarjet ashtu si kanė ndodhur dhe ne baze te dokumenteve. Eshte gabim nese politikanėt e sotėm nuk i respektojne heronjėt qė kanė dhanė jetnė pėr lirinė e ketyre trojeve.
Pėr hatrin tend, ne vend te pergjigjes, ja nje shkrim per Adem Jasahrin.

Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e posa tė lindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė krisėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t'i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė. Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė.
Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor. Ai pa ndonjė kundėrshti vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe.

Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė bėme e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave tė qartur tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari tė luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė.

A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945 A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė cilėsi e nė sasi numrin e luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur cilėsin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shndėrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim magjik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori ndodh edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare.

Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj sinēerisht e vendosmėrisht nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t'iu trokaste nė porta. Ai do t'iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t'ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit".

Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t'i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij.

Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t'i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri.

Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku.

Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn.

Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 5 prillit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė me armatim tė rėndė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr.

Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 37
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

MesazhTitulli: Re: ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT   Wed Sep 05, 2012 11:56 am


Ilmi mi ikish temes une flasi per dushkun e ti me flasish per goglen

Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr.

Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.

................................................................................
Nderkombetaret me kan thene se jeni popull i veqant ne bote,qe nje kur u vritet juve shqiptareve ju menihere neper qifteli dhe permendore.
Me than se me nis me ndertue permendore tan njerezia skishte me pas pellembe tokes me jetue popujt !!!!

Komandanti o Ilmi a ke ndegjue qe lufton vetem apo jep urdhera nga shtabi kryesor ?Pse bre burr nuk pergjigjesh,por del ne tjeter muhabet,sikurse politikajt e qeverise.Me fale nese po te rendoj ?

Une te kerkova pergjigje ndryshe e ti zotri ma tregon historin e Jezusit

Edhe Jezusin e paten bere komandant legjendar dhe te gjithe Hoxhallaret dhe Prifterit e dynjas jetoin nga kjo perkrahje.
Kush e perkrahin Adem Jasharin ?Tradhetaret,e atdhetaret nuk i lene ta perkrahin ,pos atdhetaret i etiketoin spiuna e veten larte e larte.

Une te bera shume mire pyetje ,Kush ja pergaditi rrethimin Ademit a ka emer spiuni ?

A i doli ne ndihme Adem Jasharit nje ushtar i uēk_es o zotra yte,a e njeh nje dhe shkruaj emrin e mbiemrin e mos u frigo se ne kosove mła se kemi shkaun.


Mbeq me shendet zotri Ilmiu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ISA BOLETINI NĖ 100 VJETORIN E FLAMURIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: