Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:27 pm

Një çast më vonë ndjeu t’i thahej pështyma në grykë. Një forcë e errët i tërhiqte së brendshmi gjuhën. Në thellësi të barkut ndjeu thyerjen e ekuilibrit të brendshëm. Pesha e subjekjteve iracionale i paralizoi vetëdijen, ndaj hije të zymta, që i turbulluan rrjedhën e mendimeve, nisën ta joshin. Befas iu fanit një shkretëtirë me duna majëmprehta me lëmim ndjellës, që gëlltisnin një oaz. Herë pas herë, në skaj të vetvetes, ndiente turbull një botë hijesh, që lëshonte rrezatime të shkurtra, duke pritur me ankth temperaturën normale, për t’u shprehur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:27 pm

Arkeologu kishte një kujtesë të magjishme që kishte aftësi të analizonte në mënyrë të pavetëdijshme gjithë shkaqet e seleksionuara dhe të transmetonte në momentin kritik një rezultat të saktë, që kurrsesi nuk arrinte kufijtë e ndërgjegjësimit. Ky mekanizëm funksiononte për mrekulli, ndaj ai ndjeu një armiqësi të dyfishtë. Mbi trup i ushtrohej një presion i përgjithshëm shtypës, që ngadalë e shtynte në greminën e pafund të një gjumi të thellë. Një rrymë e ftohtë, që iu ngjit nëpër kocka, i kumtoi se diçka e përditshme për të cilën kureshtjen e kishte pasur të shpërndarë, po i dilte jashtë kontrollit. Flutura të errta nisën të fryheshin, duke pirë me ngut çiltërsinë e dritës. Si retë e zeza në prag të shtrëngatës mbi trup, po i ulej pesha e huaj e një fuqie të panjohur. Humbi ndjeshmërinë. Me shpejtësinë e ngritjes së zhivës në aparatin e tensionit e përshkonte deri në mushkëri, një rrymë e hollë ajri. Mungesa e fatit i kishte grumbulluar rreth vetes një liqen ankthi, që e mbante nën presion të përhershëm. Një gjëmim i shurdhër erdhi prej thellësisë së ndërgjegjes dhe nga buzët plasi me gllënjka, vrer i verdhë, me shije tejet të hidhur.
Çliruar krejtësisht prej komplekseve, lëshuar në sfungjerin e një lehtësimi magjik: flatra të buta i përshkuan grykën, duke i lënë në fytyrë një hir të rrallë mirënjohjeje.
Si një re e dendur, e zgjatur pafundësisht mbi park, ulej ngathtësisht, paqësore me një farë ankthi të fshehur heshtja. E dyfishtë, e rëndë, në prag të kontraktimit gjigand, ajo thithte gjithë zhurmat e gjalla. Në horizontin e rrafshët të shtrirë tej e fund, ku heshtja e gjallë, e plotëfuqishme shtypte çdo mendim, sado të pakapshëm, përgatitej të mbinte qetësisht vdekja. Binte shi. Korniza e hapësirës ngushtohej e shtypur nën presionin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:27 pm

pandërprerë. Oshëtima e mbytur endej si zog pa krahë, ndërfutej nëpër fijet e flokëve, veshëve dhe rrëshqiste poshtë faqeve drejt gushës, duke e mbështjellë me mjegullën e izolimit. Jehona e jetës vinte e mugët, e zbrazët nga përtej shpresës, duke çarë me vështirësi perden e huaj të mjegullës izoluese; tejzgjatej në një fluturim pa krye, ndërsa fizionomia i shkrihej në një zbehje të padeshifrueshme, që krijonte tallaze stuhish rrotull veshëve të tij. Ajo rrëshqiste e vdekur mbi lëkurë pa u thithur, pa marrë përgjigje nga kontraktorët lidhës jetësorë, duke varrosur, pa patur faj, ndjenjat e vërteta shpirtërore. Ato i kumbonin të zbrazëta me një fluturim fallso, pranë syve të graduar larg çdo realiteti. Organet i ishin strukur të dërmuara prej shtypjes së pasivitetit, të stakuara nga çdo lloj funksioni. Fërshëllima e zhurmave të harruara endeshin në ajër. Midis ajrit të lirë dhe fisnnik të mushkërive rritej pema e ankthit, gjethet e së cilës shkërmoqeshin thatë nga shqetësimi i vazhdueshëm. Zgavra e thellë, elektrizuar nga zemërngrirja, thithte zhurmat e jetës dhe mendimet e prekëshme, duke i fundosur tej në mosqenie. Në horizontin e pragkobshëm shtrihej e rrafshët heshtja, mbi të cilën kalëronte një humbëtirë që verbon ndërgjegjen. Skicat e kujtimeve të zverdhura, të gdhendura prej daltës së lumturisë, që rrëzoheshin parreshtur, si ëngjëj të ngordhur lanë një shije të athët pluhuri të xhamtë, që avullohej, ndërsa u shkarkuan shtëllunga të dendura të grimcave, që gjatë shpërndarjes formuan struktura të gjymtuara fantazmash, të cilat lëviznin si të gjalla.


*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:28 pm

Fantazia kthjellët i ndërtonte një tempull të fildishtë me ditët e qelqëta, ku shembëlltyra e diellit shpërndahej e barabartë mbi sipërfaqen e detit duke e rrudhosur qetësisht me ngjyra që depertonin në thellësi. Për hir të instikteve të trashëguara, në dhomat anësore të trurit nguliteshin momente fragmentare, që nguroseshin menjëherë pa jetë. Kërcyej mendimesh degëzoheshin prej sistemit qendror të trurit dhe, në pak kohë, eksploronin hapësira intuitive të pashkelura, në mes të tufaneve të ëndërrimit dhe rrymave atmosferike, që ndiznin dallgë gërryese sistematike, duke lagur me acid brigjet e indeve të pambrojtura dhe gërvishur lëkurën e kaltëryer. Skeletet e brishta të ëndrrave dhe dëshirave vërviteshin të shqetësuara dhe plot ankthe. Imagjinata e ndezur frelëshuar mbushte me mendime të njëpasnjëshme çastet e marramendjes. Duke përjashtuar ndjenjën në origjinën e nguimit rastësor, kishte mundur të shihte një perspektivë shpëtimtare. Po me ngadalësi vrasëse portreti i shpresës zhdukej përtej murit dhe vetëm hija e pluhurit të saj shihej zbehtë. Ërrësira fryhej rrathë- rrathë të mëdha duke maskuar me shtëllunga të zeza një tmerr kërcënues, që e kapiste. Një mjegull tmerri e mbarsur me errësirën fryhej në vorbulla, që lundronin rrotull duke i mbështjellë me fasho shpirtin e plagosur. Erërat e akullta shoqëruar nga ankthi i përhershëm rrihnin egërsisht shpirtin e pamësuar, ku ishte skalitur deri në imtësi të parëndësishme vula e vuajtjes. Vizitorët e shpeshtë, fantazmat, gjymtyrët e prekshëm të të cilave ndrinin si radiografitë e zemrës, rrinin pezull.
Pasqyrohej lakuriq e shpërndarë pjesë -pjesë, diku me doza të tepëruara, diku me doza të reduktuara, përmasat e vdekjes, që kishte gjetur një mjedis për t’u zhvilluar me shpejtësi. Errësira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:28 pm

ndizte hijet e vizatuara turbull midis kaosit, të cilat mblidheshin tok, sulmonin me guxim pluhurin e verdhë të dritës, duke sajuar reflekse të një bote misterioze. Për një çast vetja iu duk i balsamosur, i ardhur nga mbretëria e vdekjes për vëzhgim. Pa veten tek çaprashitej me fytyrën e mbuluar nga maska e akullt e hipokrite e një manekini dhe u përpoq të shqiptonte një tingull, po pa rezultat. Kishte harruar thjeshtësinë e lëvizjes, qoftë dhe asaj mekanike, kishte ngelur pa dramë diku, ku s’njihte askënd. Gjuha, kjo veshje dikur e domosdoshme, e kishte braktisur duke e lënë lakuriq fjalën. Po humbiste konceptin e formave të mjedisit të jashtëm. Fantazma elastike, lakonin trupin e sfungjertë, hynin të paftuara, zgjeronin përmasat, shumëfishoheshin padrejtësisht duke i kallur një tmerr të pafund. Në zemër i pikonte dëshira për të thithur ajrin e mëngjesit. Regëtima e jetës e ngjirur dëgjohej tek përplasej me vdekjen. Zhurmat e gjalla, me mendimet e pakapshme fundoseshin në honin e padepertueshëm midis dhe mbi zemërgrirjen e pafundme zvarrisej një humbëtirë e shkretë. Ishte pështjellë i gjithi nga arterie dhe damarë të qullët, ku gjaku i kthyer në ujë e kishte gjithnjë e më të vështirë të rridhte. Bulëza djersësh të ftohta i lëngëzonin ballin. Ngushtohej korniza e errësirës, që shtypej nën presionin e jashtëm, grumbulluar me dëndësi të madhe, i vishte sytë, gllabëronte duart, ndërkohë që shiu, që binte papushim nuk e ndiente fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:28 pm

Ajri thithej nga mushkëritë e objekteve të pajeta rrotull, të cilat zmadhoheshin në dëm të hapësirës. Damarë të ujshëm i përshkuan trupin dhe, në një çast kënaqësie në shpirt, i shkrinë kristalet e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:28 pm

kulluara të dëborës. U mbështoll krejt prej lumturisë dhe një lirshmëri dehëse mendimesh, si vrull i ujërave të lumit në pranverë, çlironte aromën ngrohëse të zjarrit të ndezur. Pas pak ndjeu t’i ndahej trupi në miza të panumërta dhe kockat t’i thërmoheshin në pluhur. Përmasat e trupit u përmblodhën të masakruara në kufijtë e një molekule shpërthyese, që përmbante dëndësinë e gjithë qenies së tij. Ra perdja e vdekjes, që i mbuloi sytë dhe shpirti iu derdh i lëngshëm për t’u njehësuar me atë masë uji që ndizte shkëndija të kaltra drite. Bashkë me humbjen e peshës së trupit u zhduk e shkuara, e ardhmja, realiteti u zgjerua në masë, dhe shpirti nisi të fluturojë i lire; ndihej i gjerë, i pakufizuar, i distancuar prej çdo implikimi, ndërkohë që zhurmat e jetës të krijonin përshtypjen se ishin mbledhur në flluska ajri, që çahen brenda ujit, me gjëmim të shurdhër. Muskujt po shkëputeshin, gjaku ujiste tokën e freskët mëngjesore dhe në vend të mishit dhe të kockave kishte tashmë copa akulli. Ra një heshtje e dyshimtë, që shtrihej e mbledhur kotullac përtej grimcave të errësirës, si re e dendur e zgjatur pafundësisht mbi park. Prej andej, në formë shiu, pikonte një ankth shpues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:29 pm

Heshtja kishte depertuar thellë nën dhe, ndërkohë që errësira i shpalosej sipër e veshur me rrobat e gjumit të thellë, i shtjellohej rrotull vale - valë, duke mbytur në masën ngjitëse të saj, gjithçka, ndaj sipërfaqja e tokës lëshonte fëshfërima të trazuara hijesh të çrregullta.
Në llotarinë e jetës i rënë nën kurthin e zilisë, egoizmit dhe nën optikën e mëndjemadhësisë të shoqërisë, ndahesh nga njerëzit i shndërruar në manjak të vetvetes dhe vullnetit, po vjen një ditë që
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:29 pm

ndërgjegjësohesh dhe reflekton, por atëherë gjithçka është e kotë, ndaj nëm dhe mallkon gjithë mllef sistemin, paranë, vdekjen që të pret, ndërsa ëndrrën sesi jeta mund të ishte krejt ndryshe ta vendosin si stoli në arkivol. Rreth kufomës shpërndahej një si shkumë, i lagte gushën, buzët dhe i fërkohej nëpër mollëza. Drita e zverdhur shpërndahej ftohtë mbi objekte nën shi. E pafuqishme për të vendosur harmoninë, e humbur shkërmoqej në boshllëk, e mbytur nga enigma, e cila ndizte hije që shpaloseshin turbull në lartësi me gulshe ulërimash, që nguleshin në hapësirë. Drita ishte varrosur nën sipërfaqe të shkrifët toke, prej nga rrezatonte dritëhije të shtrëmbra, që grisnin ajrin. Reflekset e një bote të humbur, ngjizeshin zbehtë, zinin vallen, shndërroheshin në tufë mjegulle, duke krijuar rrjeta të ngatërruara. Thelbi amorf, që flinte në heshtjen e squllët, rrezatonte në ajrin moçalor trajta përbindshash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:29 pm

A është kjo vdekje përdhunimi i së bukurës, shterim rezervash, fund i aksionit të strukturës të së Drejtës?
Gjithë energjitë krijuese, gjendeshin të materializuara në luks marramendës, që tashmë nuk ndodhej më në funksion. Për herë e më shumë, shpërndahej plot triumf, deri në skajet më të errëta, një sfidë e pakundërshtueshme kërcënimi. Me konstruksion të prishur trupor, që i ngjante së tepërmi një paraziti, prej energjive të fituara pa sakrifica, të cilat kalbeshin, pa u shfrytëzuar, humbën edhe shumë cilësi karakteristike. Të ngathëta u sulën në tufa, duke u ngatërruar shpesh herë me ngjyrat dhe përplasur pareshtur me tejdukshmërinë ironike, e cila dukej sikur po shqyhej gazit. Në atë kacafytje me vdekjen, sakrifikuan gjithë shpresën e gjallë, duke kujtuar kështu se po rigjenin vetveten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:29 pm

Një forcë e pakuptimtë instiktive i shtynte që të harronin vetveten, dhe të turreshin me kujdes të shpërdoruar, qoftë edhe duke flijuar diçka, drejt lirisë. Atëherë, kur rifituan disa nga vetitë e vërteta, ideali udhëheqës bashkë me shqetësimin e qëllimit u veshën me një kotësi të njëtrajtëshme, që i fundoste në thellësi shtypëse ndërgjegjien dhe mpinte instiktet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:29 pm

Kur u zbrazën plotësisht prej gjithçkaje, humbën në peshë dhe nuk e ndjenë rënien. Era e lehte, që frynte i trazonte dhe të ngjallnin përshtypjen se do të fluturonin dhe një herë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:30 pm

Dielli rilindi i vdekur. Me rrezet e tij zbuloi në hapësirë, një lloj sikur të ishte ngjallur përsëri prej baltës pamja krenare prej heroi e Arkeologut, këtë herë e stampuar në një skulpturë madhështore. Tiparet luftarake vizatuar me mjeshtëri, vështrimi largpamës dhe gjithë ato cilësi, që kishte zotëruar për së gjalli, ishin skalitur bukur dhe me fantazi. Skulptura paraqiste një personalitet të ndërtuar nga lufta me fatin, që, megjithëse nuk kishte buzëqeshur, kishte arritur ta nënshtronte, dhe të ngadhënjente mbi vdekjen.
Krismat thyen njerëzit mëdysh,
Të përulura perënditë binin në gjunjë,
Ajri dhe tmerri kishin një ngjyrë,
Të vetme skulpturat rronin në hapësirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:30 pm

Në lulishten aty pranë, përhapej ëmbëlsia e erës së trëndafilave, që me trandjen e lehtë plotësonte, gjithë humbjet e shkaktuara në të shkuarën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:30 pm


Vesë mëngjesore dhe cicërima zogjsh. Jeta është inspirim.
Atëherë kur idetë qoftë shkencore, qoftë artistike, u vjen fundi kemi pasqyrimin e dramës njerëzore, nëpërmjet muzikës, pikturës, filmit, fotografisë.
Kinematografia ka për të shprehur realizmin, që jep vrasja dhe ruajtjen nga deformimi. E keqja është besnike dhe krijon gjithmonë aleanca. Ky është hidhërimi i materies, një aksion i sinqertë, një zë, që humbet mendjen dhe që e ka seriozisht. Ky ngushëllim tallandisës e gjen vetveten nëpërmjet një ulërimë tronditëse.
Gjithë sekreti i shoqërisë përfshihet te rinia, e cila ka në dorë aksionin dhe femra. Ky aksion duhet të jetë nën kontroll. Nëse një sistem drejtësie rrëzohet, atëherë kemi anarki. Që të gjithë njerëzit duan të rrisin fëmijë, duan të gjenden në punë, të merren me diçka. Po mësuan të vërtetën do të zgjohen nga ëndrra.
Bota është pushtuar prej kotësisë dhe vetëm të rinjtë, që dashurojnë nuk e kuptojnë këtë. Por me të vërtetë, çfarë shohin këta të rinj, një horizont të kufizuar mali, lugine, metropoli, qyteze, deti. Lëvizja është jetë dhe, nëse udhëton, ikën dhe mërzia. Ata kanë ëndrra, shpresa, ambicie, besojnë te demokracia, toleranca, po sa rezultative janë këto me të panjohurën.
Po a është e nevojshme të kuptojnë, kur kjo ide, që nuk e njeh mund të shkatërrojë. Është mirë kur s’di gjë, por të sulmon vakumi.
Gjithë ky investim i njeriut në spektakle shoë, në industrinë e seksit e ka bërë njeriun tepër të brishtë. Harresa e ka bërë njeriun të mos e kuptojë situatën para së cilës ndodhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:30 pm

Duhet kontribuar për një zgjidhje.
Pikërisht ky instikt harrese duhet rivlerësuar.
Kur praktika të njehësohet me teorinë, do të kemi zhdukjen e sëmundjeve. Në këtë moment del pyetja: “Cili do të jetë problemi i njeriut: Mosdekompozimi i dashurisë, energjisë”.
Kur të shohësh veten në pasqyrë mund të mallëngjehesh, por asaj mund t’i drejtohesh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Të shoh në sy”.
Në pasqyrë, ashtu sikundër edhe në sy, thyhen rrezet e dritës duke dhënë një tablo të gjallë riprodhuese të mjedisit përreth.
Aty shprehet aftësia e pasqyrimit të ndërgjegjes si shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme.
Zëri mund të shprehet vetëm nëpërmjet mpiksjes së lotit.
Bulëza uji si xhevahirë vezullues nën një veshje të tejdukshme.
Çmim i paçmuar, drithërimë perlë.
Sigurisht jo një pasion i fuqishëm, që përditë humbet diçka, por një model konstant i njëtrajtshëm. Këta janë sytë e vetvetes.
Kjo është kënga e dialogut me vetveten, që duhet kthyer në korin e logjikës.
Fotografia, muzika janë frymëmarrje e idealit. Frymëmarrja ngurtësohet nganjëherë në një zë të shenjtë dashurie. Ky zë dëgjohet edhe në verbëri. Verbëria është provë e dashurisë. Kur je i verbër interesohesh për imazhin nëpërmjet zbërthimit të zërit.
Afeksion i tmerrshëm, mall i pakufishëm, dashuri e pafundme.
Drejtësia është inspirim. Zëri i thellë i vetdijes. Ky zë është i lehtë, i tejdukshëm dhe rezistent. Rrymë fluide pa dridhje. Ky është zëri i së bukurës, formula e shpresës, fenomeni i miklimit. Jeta është një fiksim tepër i ndërlikuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:31 pm

Që të kesh respekt për vetveten duhet të kesh respekt, ndjenjë përgjegjësie për shoqërinë.
Kur ndërgjegjësohet një burrë?
Nëse udhëhiqesh nga instikti dhe ndjenja, arsyeja ndodhet në gjendje somnambuli. Pikërisht, atëherë, kur instikti dhe ndjenja ndodhen në gjendje të fjetur, përfiton arsyen, që është rezultat i një akumulimi të gjatë.
Në shqip tjetër kuptim ka fjala “mashkull”, tjetër fjala “ burrë”, e cila përmban dy “rr”.
Rrënja e fjalës “burg” vjen prej fjalës “burrë” ose anasjelltas.

Çfarë të bësh me jetën? Pikësëpari nuk duhet menduar se gjithë bota është e jotja. Duhet hapur rrugë ndaj ideve të reja. Çfarë sjell e reja mbetet gjithnjë surprizë.
Në Shqipëri ekziston shprehja: “Kam bërë Universitetin me të “, që nënkupton burgun.
Sa më gjatë të rrosh, aq më shumë të pushton misteri i vdekjes, nëse nuk zotëron nocionin e ekuilibrit.

Përditë e sotmja kthehet në të djeshme
dhe në të varros me dhimbje shpresën
dhe pashmangëshërisht e ardhmja kthehet në të sotme,
derisa një ditë gjithçka kthehet në njollë të verbër.

Gabimet e meshkujve ndreqen prej femrës.
Pritja ka të bëjë me mërzinë, pakënaqësinë. Kur pritja bëhet e padurueshme dhe jeta e humbet kuptimin. Por kur bën durim, je
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:31 pm

dhe i përgatitur për të ardhmen. Jeta është kotësi dhe një pritje e gjatë, durimi është i vlefshëm. Nuk duhet kaluar në hije ky fakt.

Fiksimet e forta, pasi realizohen, prodhojnë zhgënjime të fuqishme, prandaj Pritja dhe Durimi janë aksioma që tejkalojnë krizën.
Nuk duhet anashkaluar pritja, e cila një ditë shpërbëhet në thelbin e jetës. Në pritje duhet rivlerësuar respekti për jetën. Pritje e qetë.
Tri gërmat e para të fjalës “pritje” në shqip janë “pri” që do të thotë “pri”na .
Një variacion i fjalës “pritje” është dhe fjala “pres”, të cilës, nëse i shton gërmën “sh” përpara, bëhet “shpresë”.
Shpresa njihet, eksplorohet, akumulohet në vetmi. Nëse nuk eksploron dhe jeton plot pasion në liri të tepëruar, shpresa shpërdorohet.
Kur të urrejnë të gjithë rezultantja është: paqëndrueshmëria. Është më mirë të mos dish gjë. Megjithatë është ndjeshmëria, që gris maskën e izolimit.
Dashuria nëpërmjet vegimeve të jep fuqi që ndryshon karakterin.
Timbri melodioz i thellë i zërit, që përhap ëmbëlsinë, injoron frymëmarrjen, fiton hapësirë, kohë, materie.
Gjithmonë brezi i ri kërkon të ecë përpara, por rruga është e bllokuar. Vendet janë të zëna prej interesaxhinjve, burokratëve.
Atëherë duhet revolucion.
Inspirimi ka tiparet e një background të mistershëm.
Shpresa shndërrohet në inspirim.
Inspirimi është shpresa e kthyer në trashëgimi.
Prova e së Vërtetës gjatë evolucionit të Arsyes në Univers.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:31 pm

Evolucioni i trurit vazhdon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:31 pm


Modeli
ose Domosdoshmëria

Shoqëria ishte e sëmurë dhe njerëzit dashuronin të keqen, e cila ishte shëndërruar në Institucion dhe trashëguar në Dinasti.
Nëqoftëse në jetën e përditshme të njerëzimit, gjithçka shkon keq, atëherë ai do të dashurojë artin, ku dhe predikohet e mira. Po kur e mira zhvishet prej kultit, pra nuk ekziston, atëherë a duhet predikuar e keqja?
Kombit, që i pëlqen vetja, nuk është i aftë të qeverisë vetveten, ndaj për të kuptuar deri në thellësi se ç’dimensione ka e keqja u stimulua një luftë midis forcave antagoniste në shoqëri në të mirë të një sistemi vlerash. Krimi ekziston në shoqëri si rezultat i prejardhjes së njeiut, ndaj në një shoqëri moderne ai duhet shfrytëzuar në mënyrë të tillë që të shkatërrojë të Vjetrën.
Logjika e përfshin vrasjen. Epoka e legalizimit të krimit ka një fund: harmoninë e njeriut me të Drejtën. Zhvillimi arrihet nëpërmjet vrasjes, po në pikëtakimin me të Drejtën, vrasja duhet të eliminojë të vjetrën. Nga e keqja lind e MIRA dhe e MIRA lind prej vuajtjes dhe formon një karakter të ri, që njeh vetveten dhe Botën, sipas një këndvështrimi po të ri.
Nën varësinë e ndërgjegjes u ngrit kulti i familjes si institucioni, që kontrollonte dashurinë dhe seksin në bazë të dhembshurisë për tjetrin, gjë që sjell edhe eliminimin e krimit në shoqëri.
Qëllimi i operacionit: investim gjenetik në ndërgjegjen e njeriut, për të modifikuar të vjetrën, që do të ekzekutohej prej një klase intelektualësh, të cilët bazohen te vlerat dhe sakrificat. Si rezultat i kësaj kemi të bëjmë me krijimin e shtresës së moralistëve, që kanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:31 pm

transformuan vetveten, si pasojë e ndërgjegjësimit, i cili është vdekje e pasionit dhe fillimi i strategjisë së sigurisë.
Në një konflikt sistemesh E DREJTA kalon sa tek njëri protagonist tek tjetri, ndërkohë që njëri sistem përfaqëson Diktaturën dhe tjetri Demokracinë. E Drejta, kur përfaqësohet me Diktaturën përbën Domosdoshmërinë dhe kur përfaqësohet me Demokracinë përbën Lirinë. Ndërkaq harmonia e Domosdoshmërisë me Lirinë e kthen të Drejtën në Absolute, duke njehësuar njëkohësisht edhe Diktaturën me Lirinë.
Gjeniu ndodhet në qendrën e një sistemi vlerash dhe jeta e tij pasqyrohet edhe në art, ku i ngrihet përmendore thjeshtësisë së Jetës. Jeta e njeriut ka për qëllim lumturinë, që është harmonia e energjive pozitive me familjen, përvojën , ndryshimin që vjen nga të lexuarit, zbulimin e së Drejtës dhe predikimin e së MIRËS.


Modeli më i keq i dashurisë është spontaniteti dhe zëri i brendshëm.
Por këto janë momente me të vërtetë të bukura, sepse në moshë të re dashuria materializohet me një instikt shumë të fuqishëm që të udhëheq drejt femrës. Në emër të këtij pasioni edhe vret, bën luftë. Mbas vdekjes së pasionit, nëse karakteri nuk i bindet zakoneve, jeta kthehet në biznes. Kjo është lodra e marrëzisë, e cila arrin në një pikë pa kthim prapa, që përshtatet me një fjalor të pasur, humor.
Po nëse kësaj teorie i vëmë përballë idealen.
Një martesë monotone, që në kuadrin e një vështrimi sipërfaqësor të jep përshtypjen e verbër dhe të gabuar se nuk disponon atë që
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:32 pm

do, por ka një virtyt, që buzëqesh, kotësi të bukur që qendis ëndrrat, virgjërinë, bukurinë, besnikërinë, pjekurinë të shprehura këto në fustanin e nusërisë, përzier kjo me erën e mirë.
Femra duhet të përkrahë burrin në çdo vendim dhe konflikti të jetë brenda kornizës së respektit reciprok. Ky është dhe roli i femrës moderne.
Fati i fëmijëve gjendet në duart e burrit, i cili i trajton ata në mënyrë që ta gjejnë vetë rrugën, të ruajnë mendimin dhe veprimin në situata jashtëzakonisht të vështira dhe të mos ecin nën ombrellën e prindërve.
Pas mbrëmjeve të kuqa të perëndimit të diellit, ndizen dritat e mekura deri në brishtësi, e cila pasqyrohet te perdet. Avullon prej gjoksit të fëmijëve fryma e dashurisë, e cila njom xhamat. Flaka e oxhakut ndriçon pushin e butë dhe të trashë të sixhadeve, duke shmangur të ftohtit që pllakos së bashku me ërrësirën.
Tantella prej mjegullnaje transparente të ndërthurura prej duarsh, që transmetojnë tiparet e karakterit të njeriut.
Kjo martesë është një skulpturë kryevepër, një arritje e thjeshtë e duarve të florinjta të gruas. Ky përkushtim, ky model duhet ngritur në një shkallë superiore: në përmendore, ku të skalitet aleanca e përjetshme me kujtimet. Në këtë kontrast bardhë e zi shndrit trëndafili i kuq.
Monotonia, pasi eksplorohet deri në thellësi, duhet kryqëzuar brenda vetes. Jeta duhet furnizuar me qëllimin, idealin e së Drejtës dhe kështu realizon misionin e paracaktuar prej Zotit.
Kur vuan bie në kotësi, boshllëk, atëherë në kontakt me përvojën, librin do të gjesh edhe të drejtën, e cila është pasioni që përmbys kotësinë. Kur arrin një moshë të konsiderueshme, hedh vështrimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:32 pm

pas dhe pyet veten: “ Pse jetoj?” Sepse vazhdoj të luftoj. Dhe kështu përvijohet tragjedia, dalëngadalë.
Jeta matet nga veprat dhe shprehja: “Ku ishim , asgjëkundi. Ku vemi, po aty” është tashmë e kryqëzuar.
Fjala shqipe “pagëzoj”, e cila shpreh një akt që kryhet në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, nëse zbërthehet tregon që do të jetosh, por pa-gëzuar .
Nganjëherë jeta të mpleks në situata, të cilat vetëm serioziteti dhe sinqeriteti i zgjidh me sukses. Liria e mendimit në stacionet e kujtesës sjell qëndrueshmëri, kënaqësinë e jetës. Pastaj të pushton qetësia, paqja në vetvete.
Që të arrish ngjyrat e vlerës me të gjitha nuancat e saj e nis gjithmonë nga shumë poshtë. Kjo është rrugë e gjatë me shumë pikëpyetje, të formatizuara si institucione. Kjo rrugë është franksion i gabimit, ku mund të eci kushdo, por pakkush mund të njohë perspektivën e saj.
Veprat e së Mirës duhen instaluar në këtë rrugë të huazuara nga bota e ideve.
Të luftosh fort me frymëzim, pa kompromis me këmbëngulje për të drejtën, dashurinë duke harruar veten, krejt në zbrazëtirë, është bukur.
Nëse në jetë ka perspektivë, atëherë hapen portat e punës dhe dashurisë.
Asnjëherë pikënisja nuk përputhet me këndvështrimin e fundit. Mirëpo fundi gjithmonë presupozon fillimin e diçkaje tjetër: të re.
Njerëzit e vetmuar vështrojnë qiellin dhe presin të shfaqet atje boshti i së drejtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:32 pm

Ëndrrat e natës s’janë gjë tjetër veçse shfaqe e Idealit, një farë burgu ky, i cili për t’u materializuar pret lindjen e dritës. Idealet e fillimit shenjtërohen me gjak dhe, nëpërmjet përfytyrimit, hapen themelet e vazhdimësisë.
Nëse Ideali ndodhet në burg, do të thotë se atje ka rregull.
Po jashtë çfarë ka?
Gjithçka varet prej amnistisë.
Ndoshta kjo është fitorja e arsyes: fitorja e vetvetes.

Materia është në harmoni me ndërgjegjen. Dihet që njeriu është pluhur yjor, ndërsa ndërgjegja si forma më e lartë e arsyes. Është bashkuar pra pluhuri yjor me ndërgjegjen dhe kanë formuar arsyen. Gjithashtu gjithësia përbëhet prej ligjeve të arsyes.

Nënat janë potencial kryesor i sistemit, të përkushtuara mendërisht, moralisht dhe fizikisht në rritjen e fëmijëve dhe qëndrimi dinjitoz krah bashkëshortit. Ekzistonte me bollëk baza materiale, të cilën njeriu e vinte në funksion të ndërtimit të shtëpisë së tij, në gjirin e natyrës, pranë lumenjve, deteve e liqeneve, si një vatër edukuese me vlera, që jepte qetësi dhe që sillte edhe ndalimin e lëvizjes së popullsisë, e cila bazohej tek ekskursionet, pikniket, aksionet vullnetare dhe vizitat nëpër qendra historike. Shembulli i jetës së heronjve shndërrohej në simbol frymëzues për brezat e rinj. Industria e veshjes bazohej tek teknologjia e formimit të yjeve.
Yjet më të vjetër janë ata me neutron, që është një grimcë pa ngarkesë elektrike, e cila bën pjesë në bërthamën e atomit - me përjashtim të bërthamës së atomit të hidrogjenit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 EmptyThu Aug 02, 2012 11:32 pm

Dielli ynë përbëhet prej hidrogjenit dhe heliumit. Që të ndryshojë njeriu duhet të ndryshojë edhe ylli.
Ndërmejt fjalës “neutron” dhe “neutral” në shqip ka ngjashmëri. Këto neutrone janë vazhdimisht në lëvizje.
Planeti tokë konsiderohet si “veza” dhe është i krahasueshëm me të. Veza e shpendëve është e bardhë me të verdhë.
Qëllimi ëhstë realiteti i së Vërtetës, një mundësi që sigurohet nga ligjet e arsyes.

Dalë nga dalë prej satelitëve bij, fillon mërzitja me të mirën, shkel masën pak nga pak, derisa arrin gjer atje sa adhuron të keqen, dhe kjo si rezultat i mosnjohjes të së keqes, gjë që sjell shembjen graduale të familjes.
Kur rinia është vetvetja dhe përfaqëson një sistem vlerash, atëhere arsyeja me ndenjën janë në një front të përbashkët dhe në këtë moment kemi rrezatim shpërthyes të unitetit ideal të materies. Në këtë moment kemi eliminimin e ligjit të xhunglës, dhe zëvendësimin e tij me arsyen.

Arsyeja s’është gjë tjetër veçse nënshtrimi i ideve dhe përfaqësimi i modelit më të mirë.
Përmendorja e Dijes do të jetë një fotografi e gëzuar, që do të ndriçojë tokën dhe ndoshta Universin.
Pikërisht, kur nis dyshimi ndaj idealit, atëherë kthehesh në skllav të idesë dhe nis denigrimi i femrës dhe rinisë, që janë e ardhmja e shoqërisë. Brezat njerëzorë, që përfaqësohen denjësisht me Lirinë dhe Veprimin, duan pambarimisht fëmijë dhe kjo bën që ata të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi    UDHËTIMI         DREJT          VETVETES nga Ardian Dedi  - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: