Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ali Podrimja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 1:24 pm

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 10:52 pm

shpirti rahmet i pas kurr se njeva diq per vatani perpos do cicirrima, sa mej shit do libra me e siguru ekzistence,por nuk esht i vetum ne ket drejtim,po thuaj te rrall jan shkrimtar e akademik qe flasin apo prononcohen per vatan.

Ndesa shkiet rreshtohen neper pozicione gjithfaresh dhe gjithkah per atedheun e te mirat per popull te vet,vetum ktyne toneve sja nin zanin veq kur desin i shohim ne telivizion, duhet ta kuptojn shqiptart njiher e per gjithmon se :
Ndesh hyn ne valle dhe luj,ose rri ne nji qosh e vuj,vdekjen e ke te sigurt ashtu keshtu.

per deri sa se kuptojm ket, dot kem koké qareje, ngjitha aspektet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 10:54 pm

Me falni por nuk pajtohem fare me ju.....

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Ali Podrimja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 11:03 pm

Po ku i gjete kto vargje, me shkru ky ka vepra shum te mdha pajtohem me ty por problemi qe shqiptart jan nji nder popujt nr nji ne evrop qe nuk lexojm, ktu esht defekti se ky ka len vepra,por kush nuk i lexon, vetum nese e shofim dhe e ndegjon ne TV apo media te shkruara,ktu esht problemi..

Per ket po tham duhet te dalin ne TV e gazeta,librat shtrejt shum...!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 11:09 pm

Aha,jo ketu mire e ke mire e ke.......Libren mund ta kap me dy gishtrinje edhe nje tre vjeqar dhe ta mbaj ne duar,por kur nje i rritur ta lexoj nuk mund ta mbaj mbi supe peshen qe ka ai........Njeriu gjithemon famen me te madhe e fiton pas vdekjes.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptySun Jul 22, 2012 11:10 pm

ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

Ali POdrimja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptyMon Jul 23, 2012 9:10 am

Me e varfer poezia shqiptare, ngushellime familjareve dhe gjith lexuesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptyMon Jul 23, 2012 1:54 pm

Mëngjesi

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Kaltria jote
botën
zgjoi.

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Êndrra jote
dritaret e jetës
m`i hapi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja EmptyFri Aug 03, 2012 9:00 pm







Publikuar: 03.08.2012 - 15:34
Ali Podrimja është poeti ballkanas që më bukur se kushdo – si një Naim – fatin kolektiv e bëri këngë të veten dhe brengat e veta, goditjet që i dha fati, i universalizoi. Me lëkurën e vet, siç thotë në një poezi, arnoi lëkurën e atdheut. Është poeti më instiktiv që kemi, spontan dhe sfidues i së përkryerjes teorike duke mbetur vetëm i natyrshëm, duke e bërë poezinë natyrë, pra përkryerje. Aq sa parake, po kaq dhe moderne. Askush si Ai nuk i bashkoi këto skaje. Thirri si poet qysh i ri, u bë kushtrimtar. Dhe zërin e Tij e vuri në gojën e fisit, të popullit. Donte lirinë të ishte si e erërave, e ujrave, ku dallgët e joshnin si përqafimet, si e gjakut kur del nga plaga, lirinë, e cila nga e egër, të ishte madhërim i arsyes dhe i dëshirave, por që të egrit e shekullit XX ia kishin shkelur ato duke e shndërruar në liri të së keqes dhe të dhunës.



Prandaj dhe ai u rreshtua me lëvizjen letrare që do të njihet me emrin “Vox”, e cila ngriti krye për të nxjerrë letërsinë nga kthetrat e realizmit socialist, ndersa më vonë do të shkruante dhe Himnin e UÇK-së duke qenë vetë pjestar i një UÇK-je tjetër, asaj kulturore, pa vetëdijën e së cilës nuk mund të arrihej ajo që u arrit, të mblidheshin ushtritë e botës së përparuar për t’i dhënë Kosovës lirinë dhe pavarësinë.



Presidenti i parë i Kosovës, Gandi i Ballkanit, Ibrahim Rugova, mik me Poetin, që i kushtoi dhe një poezi, zbuloi në vargjet e tij pajtueshmërinë e idealitetit me realitetin, që kur nuk përputhen në jetë, lindin tragjiken. Poezia e Podrimjes, sipas tij, është “rrëfim i pambyllur”, që vazhdon në ardhmëri.


Podrimja është poet i mungesave që duhen përmbushur, të atyre që duan shpirt dhe drejtësi. Pikërisht për këtë ai ndihej si vendi i tij, pa gjysmën.



Ndërkaq poezia e Podrimjes dikur, ashtu si Ai vetë, mezi futeshin këtej kufirit, rrallë dhe pak. Andej kufirit ishte e vështirë të ishe shqiptar, këtej ishte e vështirë të ishe njeri. Kujtoj se si dikur lexonim ilegalisht librin e Tij “Hija e Tokës” dhe ç’gjenim nga Kosova i kalonim dorë më dorë, pa e ditur se si qenë arratisur për këtej. Se kur i botonin këtu, për qëllime të tjera, ishin tejet të masakruara nga ata që burgosnin poetë edhe për fajin pse kishin lexuar poezi nga Kosova, ku Podrimja ishte majë e veçantë, hijerëndë dhe madhështore, me borë dhe dritë marramëndëse, që i bashkohej qiellit, perëndive tona. Dhe e kuptuam se edhe shqiptarët dinë ta bëjnë poezinë e madhe përtej metodës vrastare të socrealizmit.



Kur ra perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri, Ali Podrimja po vinte shpesh e më shpesh në Tiranë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Butrint, Berat, Lezhë, kudo, në panaire librash, në përurime veprash apo thjesht vinte dhe -bashkë me lirinë – shihte se këtu shtoheshin dhe librat e tij, lexuesit e tij, miqtë. Tekstet e Tij u bënë literaturë shkollore.



Ali Podrimja ishte shndërruar tashmë në emblemë të kombit duke qenë dhe poeti shqiptar më i përkthyeri në botë.



E pashë së pari në një takim në Gostivar, rreth 20 vjet më parë, më i thjeshti dhe më i natyrshmi, sportiv, kur po shkonim të vizitonim rrënojat ku besohej se kishte qenë shtëpia e nënës së Skënderbeut dhe ai në një copë letër shkroi poezinë për vajtojsat e Rekës, të cilat vetëm të dielën qanin shqip. Në fakt ishte elegjia e Podrimjes për tkurrjen e atdheut. Pastaj vizituam një tempull feje. Arkitekturë moderne. Aní, bukur fort, tha Aliu, ta gëzoni, tani të bëni dhe një bibliotekë kështu. Tek ai ishte e fuqishme feja e dijes.



Për herë të fundit e pashë në Prizren, para nja 20 ditësh. Kishte ardhur me mikun e tij gazetarin Smajl Smaka dhe me zv/ministrin e kultures, Ajdin Abazi. Prapë Aliu më i thjeshti ndër ne dhe më i natyrshmi. Pasi mbaroi diskutimin e Tij, me zë të ngrohtë dhe familjar, kërkoi të lexonte dhe një poezi, që dukej sikur dilte jashtë asaj veprimtarie, si trill. Poezi për aktorin Bekim Fehmiu. Por ishim në Prizrenin e tij, në kryevendin. Vizituam dhe Shtëpinë e Lidhjes. Aliu dinte të bashkonte dhe të nderonte.



Kujtuam Sarandën, takimin e pakmëparshëm të poetëve jonianë. Në Butrint Podrimja në Portat e Eneut, si një dardan modern.



Sa herë bunte në Tiranë, sillte gjithmonë libra nga Kosova, më shumë të të tjerëve, sidomos të dëshmorëve, për të na i dhuruar dhe kërkonte të takonte miqtë kudo, në kafene, në shtëpi, në holle, donte Fatos Arapin dhe Xhevahir Spahiun, Pano Taçin, engjëllin plak që u nda nga jeta para një muaji, donte Kadarenë, Dritëroin, Bardhyl London, Bashkim Kuçukun, Sadik Bejkon, më të rinjtë, Arian Lekën, Agron Tufën, Gentian. Çoçolin, etj, botues të ndryshëm dhe fare thjesht, çiltër fare kërkonte të ndalej në zyrën e Berishës.



A ke lënë takim, baca Ali, e pyesja. Jo, pse bre, më pret mua ai, jemi miq, dua ta përshëndes. Ose kishte dhe ndonjë porosi. Kurrë punë vetiake a kërkesë, por çështje ideale, mbarëkombëtare. Biseda vazhdonte e gëzuar dhe e mënçur, pa protokoll, flitej dhe për poezinë edhe gjatë drekës.



Aliu i shikonte njerëzit në sy barabar, politika për atë ishte veprimtari e hapur, që, kur i dukej mirë, e mbështeste, përndryshe e shprehte obsionin e vet. Me urtësi. Gjithçka në dobi të kombit. Ashtu si Poezia. Sepse edhe kombi për atë ishte intim dhe poetik. Dhe absolutisht qe e pritshme dhe e duhur që politikanët e lartë, burrat e dy shteteve shqiptare të flisnin dhe ta vlerësonin Podrimjen, se Ai kurorën e Poetit parësor e kishte marrë me kohë nga vetë populli që lipset të kërkojë të bëhet më shumë për kulturën dhe kujtesë historike. Me të drejtë Berisha e quajti Podrimjen “Princin e letrave shqipe”.



Poet buzë brigjeve homerike, poezia e tij ngjan dhe me ortekët e Homerit më të fundit në Ballkan, me Gjergj Fishtën, gjithsesi me të kundërtën e tij, se poemat e Podrimjes janë dramatikisht me pak vargje. Është hermetik po aq sa dhe kraharori i njeriut. I mjafton plaga për të parë brenda. Dhe na duket sikur shohim më shumë me plagët, se sa me sytë.



Ali Podrimja i përket një populli martir, që ndërsa i kishte dhënë botës një kryetrim të civilizimit perëndimor, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, shtoi dhe një Nënë Terezë, e cila bëri profesion dashurinë ndaj gjithë njerëzimit, prandaj dhe poezia e tij ka fortësinë e shpatës dhe përdëllimin e lutjeve të shenjtores. Dhe është në veprim.



Para një jave ka nisur pavdekësia e Tij…



 



*Fjala, me shkurtime, mbajtur në ceremoninë mortore të poetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Podrimja   Ali Podrimja Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ali Podrimja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: