Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 coptimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: coptimi   coptimi EmptySat Jul 21, 2012 11:56 am

Coptimin e ka bâ Kosova e Shqipnija çi e ka prênua gjeverin e Kosoves e jo populli por politika,prîsat e Shqiptarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptySat Jul 21, 2012 12:03 pm

Tungjatjeta o burri i Malsis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptySat Jul 21, 2012 1:42 pm




Kuvendi i Berlinit
Deh! oj Zânë, tý t' kjosha true!
A thue din ti me m'kallxue,
Se ç'ká ndêjë tue bumbullue
Andej larg kah Rumelija,
Ka' ajo Plevna e Bulgarija?
A kjenë topa a veç kjenë gjâmë,
Qi u dridh toka ashtû nên kâmë?
Besa,jo, pra nuk kjenë gjâmë
Qi u dridh toka ashtu nên kâmë;
Por kjenë topat e Rusís,
Kjenë havanet e Turkís
Qi bumbulluen fushës s' Rumelís,
Nâtë e ditë tue rrahë pá dá,
Rumelín t' tânë n' gjak tue e lá
Kah na u pré Turku me Shkjá,
Me Miskov Turku ka' u pré.
Rrëmej gjaku shkulm mbí dhé:
Si mjerë Zêmra e atyne nânave,
Qi i pa'n djelmt atyne âneve,
Perse kryet nên grykë t' havanave,
Kur të rrahin kta batare,
S' i bân nierit, jo nji pare.
Bre mâ zí 'dhe pat per t' ndollë,
Pse tue u rrasë kje Shkjau n'Stambollë,
Me zhbî Mbretin m' post te vet;
Veç se u rán Krajlat ndermjet,
Edhe pushka tashti prâni.
Sod t'shtatët Krajlit e Sulltani
N' at Berlin na jânë bashkue,
Na kan nise me e bisedue
Se si pûnen me e vendue,
Per ma vû paq edhe besë,
Per me shue luftë e ngatrresë,
Zêmer t' keqe, mní e resë,
Tue ngulë gúr, tue ngulë kufí,
Per gjith vend, per gjith mbretní,
Giatë Balkanit m' Dét te Zí.
Por tue kênë se besë e fé
Nuk po kisht', jo, sod mbi dhé,
E se forti, n' armë merthye,
Aj po kisht' gjithmonë arsye,
Un tue e pasë jam ktû do frigë
Ser na bîn ndo' i pûnë e ligë
Per Shqypní e per Shqyptarë:
Ke kta s' kan miq as kumarë,
Qi me e folë per ta nji fjalë,
Qi me hî atyýzot me u dalë,
Pse, edhe qe, qaj Knjaz Nikolla,
Lshue dollamen pola-pola,
E me 'i strugë të gjânë dý pllàmë,
Me ' kosh rrethe neper kâmë,
Shkye shallvarësh mbî kupë te giûnit
Me ju dhimët gurit e drunit:
Aj po u del Krajlave para,
E me fjalë e dokrra t' mara
Po ja nisë atý me kjá,
Se aj tokë buke nuk po ká,
Bjeshkë e vrrî se atî i jânë thá:
I jânë tha e i jânë shkrumue,
Te tânë shkam e rrasë e lmue,
Pa nji kallzë, pa nji shkop drûje,
Sa qi poplli, rreshkun ûje,
Asht ka' i del prej Cernagore,
Po s' i u lshue nji tokë gratçore,
Si, bjen fjala, toka arbnore.
Toka arbnore,tokë me nâm
(Blé me pash e shitë me pllâmë,
Pashi argjand, pllâma florî,)
N' daç per bjeshkë e n' daç per vrrî,
N' daç per dhên e n' daç per dhí,
Si per bukë, si per tagjí
Si per pûnë, si per tregtí.
Edhe Krajlat po e ndigionin,
Po e ndigiojn- as s'po e qortojn;
Veç se bashkë me Mbret t' Stambollës,
Po na i napin dorë Nikollës,
Me mârrë Plavë, me mârrë Guci,
Me mârrë Shkodren me Malci,
Dér kû dán vendi me Drî:
Si atë Zoti m' a marroftë,
Mbret,a Krajl, a kushdo kjoftë,
Qi vû dorë m'leter mâ i pari
Vendit t' vet me dalë Shqyptari,
Ase rob me ndêjë nen Shkjá,
Pagë e t' dheta atij tue i lá!
Se, per Zotin- kjoftë levdue!-
Per pa u bâ gjaku der m' giû,
Kurr Shqypnín a'kem' per t'a lshue.
Se kur t' mêrret, vall, Shqypnija,
Flakë do t' ndezet rrokullija,
E do t' binden fiset t' tâna
Kah bjen dielli e kah mêrr hâna.
Gjaku i jonë, po, ká me vlue,
Nama e jonë, po, ká me ushtue,
Ka me i shkue m' vesh Perendís,
Edhe i lumi, n'frymë t' idhnís,
M' vend Europian ká me e vrá:
Te tânë n' gjak ká per t' a lá.
Kúr ka ndie qaj Knjaz Nikolla,
Se atí Europa edhe Stambolla
Dorë i dhânkan mbî Shqypnî,
Me dale cubi nji zotni:
Vû kapicen m'njanin sý,
Se ç' â hjedhë e ç' ká lodrue,
Se ' dhe kangës ç' i a ká fillue,
Porsi krushku tue Vallzue!
Lum e lum, po, i biri i Shkinës,
Se nder ksolla te Cetinës,
N' ato kohë qi kan me ardhë,
Ká me ngrânë aj bukë të bardhë,
Ká me zí aj mish taroçit,
Ká me pí, po vênë prej poçit,
N' të dý faqet me i plasë gjaku,
Kacadrê me i ndêjë mustaku.
Në Cetinë mandej ká dalë,
Pál Milanit ká çue fjalë:
More Pál, more yi djalë,
Nji sahat mos t' bâjsh me u ndalë,
Por fluturo si gjeraçina,
Edhe peja ke Cetina;
Pse due t' ap un t'ý nji ushtrí:
Pêsë taborre djelm të rí,
T 'tânë Sokola lé n' Mal t' Zí,
Per me i qitë un n' at Shqypní:
N' Hot e n' Grudë, n' Plavë e n'Gucí
E ato vende me m'i shtrue,
Se ato Krajlat m' i dhanë mue,
Me shkelë m' to gjith si të due.
E mandej, si per nji javë
T' m'i keshë shtrue Gucí e Plavë,
M'beh t'm 'i bijsh Lekve t' Malcís,
Si njaj ujku prej pusís,
E me shpatë e me konop.
Të m'i bâjsh mue Lekët per Shkop,
Edhè vendin, gjânë e giatë,
T'm'a pushtojsh der m'Prrue te Thát.
Pse, si shtrue t'a kem' Malcín,
T' kem' mârrë Plaven e Gucín,
At herë na po t' rrasna n' Shkoder,
Tue lujtë valle e tue kcye loder,
Si ata mâzat neper lâmë,
Pa na hî kund ferrë në kâmë.
Pál Milani thotë nji fjalë:
Njeksaj pûnë â vshtirë me i dalë;
Se p'r 'i javë s' shtrohet Malcija,
Se as me pushkë s' mêrret Shqypnija.
Vênu shêj. po, fjalve t' mija,
E mos nguc grênzat me krande,
Perse ngucë te zezen t' ande,
Pse edhe jashtë n' ket pûnë ké marrë:
Per pá t' pasë kush gjak as varrë,
Nuk thotë Zoti, as s'e ep kanûni
Në vend t' huej me hî perdhûni.
Jo, po, m' thuej në zjarm me rrânë,
Me i rá - detit ânë e m' ânë,
Se n' fjalë t' ande atje do t' veta;
Por n'Shqypní, besa, s'mund t' veta.
Qeshi Knjazi vesh e m' vesh,
Se ti kênke-o burrë prej nesh:
Kênke burrë veç me ngrânë pshesh,
Q' se i a nisë me m' predikue,
Thue se 'i grue vetë kam qillue
Qi me u trêmë prej fjalve t' ueja,
Per çka m' flet, per vende t' hueja
Jo, po, mirë do t' isht' per tý
Kamelef me vû ti n' krye,
Me lshue mjekren dér nen gjí,
E me dalë Pop ti n' Mal t' Zí
Per n' mos daç ti n' shpí me shkue
Me njitë furken porsi grue,
E aty n' derë, ndêjë mbî ndo'i krroqe,
Me tjerrë m'bosht me t'ande shoqe,
Tuj u zé me tê n' shullâ:
Se per luftë s'u dashtke gjâ.
Sa per luftë âsht Mark Milani
Burrë si motit, trim si luani,
Qi edhè ushtrís ka per t' m' i prî,
Per me shtrue Plavë e Gucí,
Per me shkelë Lekë e Malcí.
Edhe Shkoders mrendë me i hî;
Me i hî mrenda me bajrak:
Me bâ Shkodren Karadak.
Kshtû tha Knjazi e lshoi kushtrimin,
Per me mledhë n'ushtrí burrnimin.
Pingroi Zâna neper molla:
Hajde! hajde! or, Knjaz Nikolla,
Se pak giatë jé shtý me fjalë:
Se vjen moti per kadalë:
Se s' din nieri kû mund t' dalë,
Po kje 'imend se lshon aj vrapin
Mâ të madh se t' a két hapin:
Si, me giasë, ti don m' e lshue,
Q' se nder mend ty t' âsht ngujue
Ne Gucí nji ushtrí me e çue,
Shqyptarín nji herë pa e pvetë:
A thue e lshon Gucín e shkretë,
A thue e lshon Malcín e ngratë,
Per pa i shprazë dý pushkë m' te thatë.
Me Shqyptarë, more Nikollë,
Mundet nieri ngusht me ndollë,
Po s'u shkoi aj mrendë per mik;
Se ata lé kishin çelik,
E vû sý kishin me dekë,
M'erz a m' tokë me pasë me i prekë,
S' ka shka bân nder ta i huej'!
Se ata gjallë s' i shtrohen kuej,
N' dashtë t'jét Knjaz, a n'dashtë t'jét Mbret;
Se atà Mbret po ishin n' dhé t' vet:
Fort gabon kush i gerget!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyMon Jul 23, 2012 9:15 am

Tijesha mir për ty e t'lumt goja e lapisi.Falemineres çi e shkrove n'dialektin e Malësis se rrall po tokon me kûvêt jektû Malësorçen.Falemineres për jekto vijerça.Vizitoje Blogun e Dodgjekës:>gurraelecit.blogspot.com<
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyMon Jul 23, 2012 1:50 pm

Me nder qofsh.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyMon Jul 23, 2012 2:43 pm

A po me mire te them thuaj faleminderit Gjergj Fishtes qe e ka shkruajtur Lahuten e Malcis ne dialektin tuaj......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyWed Aug 01, 2012 11:31 pm

ai coptimin ja paskemi gatu vetes tash po shifet kjart se qfar budall tek jemi po e tham prej zemrimi por shkie e maqedon e grek nuk paskan edhe shum faj,qysh kum mendu gjer me tani.
Ruje zot shqiprin prej shqiptarve se prej hasmit ruhet ve...! kjo qenka me domethanje te madhe.....i madhi KONICA.......)))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyThu Aug 02, 2012 9:19 am

Kapa tha i Malsor i urt:Gjithmon ja kem vu fajin dikuj tjeter,per me blua fajin e vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyFri Aug 03, 2012 11:13 am

N´baz gjith prametrave te tanishem dhe konkludimeve vendore dhe nderkombetare se qeshtja shqitare te zgjidhet me dialog e dplomaci esht e kot,sepse gjith kto lufta ne per shtetet arabe,me siguri dhe Ruset dot ta bejn mundsisht nji gje te till me aletet e vet per teju hakmarre Amerikes e Evroper keshtu qe fati po na rrok ne shqiptarve.
Ose duhet te i falim tok shkive, siq po shifet se politikualt tan e kan sgjedh tkurrjen e trojeve tona, qe mos tia prishin rahatin vetes dhe femijve te vet milionerve te rinj.

Slav e grek e maqedon kurr ma ligsht sjan kan per kthimin e trojeve tona, po mvaret prej prijsve tan se si dhe ka dot ta trasoj qeshtejen shqiptare....))

Nese met vertet besojm vetum pak ne zot dhe dojm dhe at pak atdheun metvertet koha ka ardh, qka un mendoj se potencial kem apo ma mir te them se mjafton per riberjen e Shqipris komplet me trojet veta. mbetet te shifet ne nji koh te shkurter se si dot rrjedhin gjerat per me sakt...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi EmptyFri Aug 03, 2012 3:01 pm

Nuk besoj n'shtringa i neruoshimi Xhema
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Sponsored content




coptimi Empty
MesazhTitulli: Re: coptimi   coptimi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
coptimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: