Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:07 pm

16 korrik 2012
Magjite e qytetit tone GJIROKASTRES
(ILUSTRIMI ME FOTO: GJIROKASTRA)

VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI

*
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË VEPRIMTARINË E MADHE PEGASIANE “Ç‘ËSHTË LUMTURIA “ NË KUADRIN “ SHTATË DITËT E BUKUR ATË JAVËS” QË DO TË ZHVILLOHET NË GJIROKASTËR MË DATËN 25 KORRIK
, KU DO TË MARRIN PJESË EDHE POETË NGA TIRANA DO TË EVIDENTOJË E SHPALOSË VEPRIMTARINË SHUMËPLANSHE TË POETES GJIROKASTRITE VITORI KOTONI, ANËTARE E LIDHJES…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:07 pm

Sentenca poetike te Vitori Kotonit, poeteshes gjirokastrite

Të puth ty nënë, të puth ty prag,
Unë zemrën lë te ti,
Në kurbet do të iki larg,
por pritmë, se prapë do të vij!


*
Veç një herë buzët e mia,
po t'i kishe prekur,
Në pjalm e nektar
do të kishe vdekur...


*
Ndaj ti, o njeri,
është mirë ta dish:
po më preke emrin
unë e mbroj si bishë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:08 pm

VITORI KOTONI, GJIROKASTËR
Nje cekje e veprimtarise se saj

Një femër përfaqësuese, e cila shkruan poezi me ndjenjë, duke kërkuar dhe fanitur mandej çuditë e magjisë gjirokastrite... Kundron me një shikim shumë dinamik , por edhe të menduar ... Një grua me një botë madhore, e cila me objeksionet e saj ka zanafilluar në Gjirokastër turizmin familjar, ka nxitur pasqyrimin real të traditës së punimit ornamental me grep, dru dhe ekspozesë së librit në një kënd –ekspoze në shtëpinë Kotoni; ku me art pasqyrohet tradita gjirokastrite në jetesë, në artin kulinar, në traditën e sjelljes dhe të veshjes... Dhe kjo përforcon atë bukurim dhe stil aq të pëlqyer të turistëve të huaj dhe vendas, që vizitojnë Gjirokastrën, të cilët kanë lënë shënime të këtij kohëqëndrimi në libra impresionesh vizitorësh, që, pothuajse, janë nga i gjithë Globi... Janë mbi tre të tillë, të cilët do të shërbejnë nesër për të nismuar shkrimin e një historie të turizmit familjar, me dëshmi okulare. Në këto libra pasqyrohet këndvështrimi i turistëve, emocionet që kanë ndjerë në kontakt me qytetin, përshtypjet e jetesës dhe kujdesit maksimal tërë etikë dhe të rregullit e disiplinës në këtë shtëpi karakteristike , e cila pret e përcjell njerëz me nivel të lartë kulturor... Në këtë shtëpi kanë “hyrë” gjuhët e Botës... Dhe atje me një shërbesë niveli, Vitoria , siç i thërrasin shkurt Vita dhe bashkëshorti i saj i palodhur Haxhiu flasin “anglisht” dhe s’rreshtin, duke u treguar çuditë gjirokastrite..., shpalosin vlerat e mëdha të “perandorisë arkitekturore “gjirokastrite...
Kaq të shumtë turistët... kaq të shumta impresionet, kaq të shumta objektivat, kaq të shumta përgëzimet...
Një album i bukur që në substratin e tij përmban një punë pasionante të Vitorisë, Haxhiut dhe të fëmijëve të tyre, të cilët së toku me dy piktorë të ardhur nga bota lanë me penelin e tyre piktura murale në shkollën 9 vjeçare “URANI RUMBO” në Gjirokastër...
Vitoria është një AMBASADORE E PAQES reale , e cila propagandon realitetin , bukurinë, mrekullinë dhe aftësinë gjirokastrite të spikatur. E zonja dhe për të shkruar, për të pasqyruar këtë realitet dhe dinjitet , VITORIA poete, grua, artiste , publiciste spikat jo vetëm në Gjirokastër , por shumë më gjerë.
Fatkeqësisht ne nuk i kundrojmë arritjet tona dhe nuk i shikojmë me syrin që duhet, kur të aftët i kemi në gjirin tonë dhe hedhin vështrimin larg, duke e minimizuar prezencën aktive... të huajt e kanë vërejtur këtë dhe madje kanë shkruar deri në vendet nordike për punën dhe talentin e saj. Një Tv fancez, kohët e fundit, ka marrë një intervistë në kontekstin turistik nga Vitoria, e cila me shumë profesionalizëm ka paraqitur ecurinë, detajet dhe objektivat e së ardhmes...
A s’duhet të fokusohet veprimtaria e kësaj gruaje dhe të jepen emisione, jo vetëm në TV e Gjirokastrës, por edhe më gjerë?!...
Heshtjes duhet t'i jepet fund... Pegasi nuk te "fal"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:09 pm

Fragment nga revista norvegjeze

Hello,
After we visited you last October, I wrote an article in a Norwegian Magasin called "Vi Menn" (that means "We Men").

As you will see you are mentioned on page 2: "For overnatting anbefales f.eks Kotoni House ....." That means:
For bed and breakfast we recommend Kotoni House in one of the houses that have got grants from EU for
taking care of one of the oldes houses in Gjirokastra.
The host Haxhi and the hostess Vittori Kotoni have a fantastic way of receiving guests. You will immediately be invited in for coffee and cakes and will be guided around the city in the best possible way.

To morrow we are going once again to Albania and Vlora and will stay there until June 18.2011.

We hope you are well and that we will meet also this year.

Best wishes from Annhild and Ivar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:09 pm

PUTHJA JOTE MË VDES, MË NGJALL….
Nga Kristaq F. Shabani

Fanitja e poeteshës gjirokastrite Vitori Kotoni nuk është e tanishme dhe rastësishme. Ajo, pas botimit të librit të parë poetik, sprovoi në korsi poetike me librin e saj të dytë " Kënga dhe loti im" me një substrat më dinamik, pasi përndritjet, frymëmarrjet, gjallimi, përshtypëzimet, largësia ndaj vendlindjes, përmallimi e mbartën në krahërim ëndrre dhe ëndërrimi dhe përvijuan këtë poetizëm mbështetur në tabanin e ndritshëM popullor të trevës, duke fituar një poezi të kultivuar, të ndjeshme, tërë efekte përcjelljeje, ngrohtësie dhe reflektimi, mesazhuese që të detyron të ndalesh dhe të shpalosësh një mori raportesh dinamike, ku kryefjala e tyre është raporti i ngrohtë dashuror, i cili nxjerr në pah, pa u lodhur e tunduar, ardhmërinë duke u kujdesur për gjelbërim të saj e diellëzim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:10 pm

Në këtë vëllim poetik ndjenja merr trajtë hapësirëgjerë, e ndikuar nga çuditësia dhe magjizmi i qytetit lindës dhe befasues, ku magjia prodhohet kudo në çdo materie, madje dhe të gurtë që shpirtëzon, thur, qendis, rrëfen, pikturon dhe që është pjesë materiale po e shpirt e kalasë dhe e princeshës së saj trimëreshë, Argjiro dhe të gjitha femrat e këtij qyteti janë të tilla; malli është fluturues, lëvizës, sa në një skaj në tjetrin dhe dy pronorët "Unë dhe Ti" lëvizin në fushën e busullës me ndjesitë e prezencës sensibilizuese, sensibile të zhivës "ndjenjë"... , e cila kurrë nuk rri në gjendje qetësie, por ngacmon, markon dhe përcjell ngacmime malli, ndjenjë, dashurimi, afrimiteti, humanizmi, qëndrimi, virtyti, tradite, këngërimi, lotimi, mallimi, krenimi, qëndrimi..., marrim puthërimi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:10 pm

Stilistika mundohet të qendise dhe te vesh me penj muline ngjyrore poetikën e këtij vëllimi kënge dhe lotimi, digjen ndjenjat flakë e zjarr, kur gjumi flë mbi qerpik, porsi rrezja fshehtas erdhe, terri i natës përvëlim, vuajta magjinë, më ngrohin shpirtin, si vera e vjetër..., gërshetgjarpërushe, çika dielli larë, kur shkon te burimi, shtatë fshatra ndez zjarr..., të vdekurit në ëndërr, të gjallët në jetë.., pa ty jeta ferr më është dukur, Ti je gabimi më bukur..., yjet i ndezëm, hënën e zbritëm, lule çeli moti nga buzëqeshja e saj, si dy copëza meteori të shuar, me vetëtimën e syve të tu.., strall që ndez flakë prushin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:10 pm

Hyni në këto vargje te prushta … të këtij vëllimi poetik i kahjes lirike…


1. Nëpër natën e paanë

Nëpër natën e paanë,
kur gjumi flë mbi qerpik,
Hajde ngadalë e më rri pranë,
më shtrëngo e mos ik.

Nëpër natën rozë pa fund,
digjen ndjenjat flakë ë zjarr,
Nëpër puthje le të humb,
herë si llavë, herë si nektar.

Nëpër ëndërr botën kam ,
kur me duar m'i prek gjinjtë,
Në u zgjofsha e s'të kam pranë,
mos i hapsha kurrë më sytë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:10 pm

2. Ç'do të doja këtë natë ...

Fjalët e tua më të ëmbla se mjalti,
ma ngrohin shpirtin si vera e vjetër,
e çdo të doja unë i ngrati
buzën ... gjoksin... dhe ... asgjë më tepër!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:11 pm

3. Në ëndërr

Më puthe zjarr e vetëtimë
e ike si në valle,
Të ndoqa pas me përgjërim,
por hapin nuk e ndale....

Më thërret, vrapon , të ndjek nga pas,
lëndinave pa fund,
Jam e lumtur, tërë gaz...
Kush qenka vallë si unë?


Vrapoj, kërcej nëpër korije,
mbi lule e mbi bar,
Me një kurorë nusërie,
gjithë margaritar.

Në altar nuse yll e dritë,
Ti më i bukuri dhëndër...
Por troket mëngjesi i pashpirt,
më zgjoi nga e bukura ëndërr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:11 pm

4. Do të doja

Do të doja, shpirti im,
të ishte rreze,
Të të puth me adhurim,
syçkat në mëngjese.

Doja të isha, shpirti im,
Zogu këngëtar,
Të të zgjoja çdo agim,
me yllin polar.

Doja të isha, shpirti im,
të isha fllad e erë,
Të lozja pa pushim
me flokun e verdhë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:11 pm

5. I thashë jetës

I thashë jetës:" Të dua, të dua!"
Ajo buzëgaz ma ktheu:" Qëndro me mua!..."
I thashë vdekjes:" Ik të urrej!"
Tërë inat më tha: "Prapë do të të gjej..."
Unë e di jeta me vdekjen dhe ndënë gurë
bashkëjetojnë, çdo ditë, çdo çast,
por unë s'do të vdes kurrë,
pa lënë emrin pas!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:11 pm

6. Heshtje

Heshtjes ia vodha fjalët,
për të thënë "Lamtumirë",
por përsëri heshta...
Sa e vështirë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:12 pm

7. Nata

Nata zuri të gdhihet,
syri kërkon gjumë,
Po ty nuk të flihet,
s'mund të flë as unë..

Seç e lodhëm natën,
në dhomën e vjetër,
Sa fikim një zjarr ,
"fap" ndezim një tjetër...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:12 pm


8. Armiku

Fjalën e armikut
për bazë mos e merr,
Po s'ta çau me kthetra,
do të grisë si ferrë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:12 pm

9. Jam..jam, sepse jam nënë

Unë jam këngë, jam melodi,
jam melhem e qetësi,
Fjalë e ëmbël, si sherbet,
zemër e madhe, sa një det.

Në katër stinët jam behar,
jam mësuesja më e parë
Jam shërim, kur plaga dhëmb,
gjoks -jastëk për hallin tënd.

Jam bërthamë e së vërtetës,
jam burim i vetë jetës
Jam e butë si delja rudë
Luaneshë, kush më pret rrugë.

Jam buzëqeshja mirësia,
Urtësia , dlirësia,
jam urrejtja, dashuria,
Une jam rrezja, unë jam dritë
Dashuri mbi dashuritë.

Jam familja, jam unë vatra,
unë jam lufta , unë jam paqja
Univers , Diell...
Jam, jam... jam , sepse jam Nënë...


Hënë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:12 pm

10. Mall

O rreze e diellit,
më merr në krahët e tua,
Të shoh Gjirokastrën
dhe njerëzit që dua.

Një çast do të ndalem,
në syrin e hënës,
Të më shpjerë larg
në krahët e Nënës.

Yll më yll do të shkoj,
nëpër Yllësi,
Rrugën t'u ndriçoj
fëmijëve të mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:13 pm

11. Dallga

T'i moj dallgë, që puth shkëmbinjtë, pa pushim,
çoma këngën, çoma lotin, larg në vendin tim...
Moj dallgë lozonjare, dallgë mal
çoma larg në bregun tim gjithë këtë mall.
dallgët e mallit dot s'i mbaj, nuk jam det,
Jam njeri malli më mbyt, malli po më vret.
Kur të puthësh bregun atje në Shqipëri.
Merrmë në shpinë, si pulëbardhë, dhe lermë aty.
Oh, moj dallgë qofsh bekuar, dallgë e pa anë,
ti i ndan dhe i bashkon tërë brigjet tanë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:13 pm

12. Kënga dhe loti im

O vendlindja ime, Gjirokastra plakë,
e dua çdo gur të kalldrëmit tënd...
I dua anetë buzëmbrmjeve në prag
dhe mikpritjen tënde që të lë pa mend.

Gjirokastra ime, o fisnikja ime,
mrekulli në botë, si ty s'ka të tjerë,
me kurorë dafine, lavdi e nderime,
mbretëreshë stolisur mbi malin e Gjerë.

Gjirokastra ime, mjalt, vendlindja ime,
me njerëz punëtorë si bletët në zgjua,
vij e përmalluar dhe mijëra kujtime,
rrjedhin të kristalta si krojet e tua.

Në ato kalldrëme, takoj fëmininë,
herë çamarroke e herë qengj në shpat,
Me borë nga Çajupi ti ma lave synë,
nëpër djepe këngësh ne hodhëm shtat.

Gjirokastra ime, larg teje jam sot,
zemrën ma djeg zjarr, malli në mërgim,
Me ty brenda shpirtit refugjat në botë
o vendlindja ime, kënga dhe loti im!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:13 pm

13. Të na tretë balta jote

Pse t'u shter buzëqeshja,
kënga në buzë mbeti,
Shqipëri, moj nënë,
të vrau kurbeti!

Bijtë e tu me halle,
të hapën shumë plagë,
Ca mbetën në male,
ca humbën në dallgë.

Malet ngrenë pickama,
Dita qan me bote,
Për të mbjetuar
humbën nëpër botë.

Por zemra tek ty,
Shqipëri na mbeti,
se ti je vetë mjalti,
kripa dhe lezeti!

Rrugë pa rrugë kurbetit,
mall e yll na ndoqe,
Shqipëri, moj nënë,
na treti balta jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyTue Jul 17, 2012 12:14 pm

http://www.phillipmartin.info/webpage/travel/europe/text_albania_gjiro4.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 60
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyFri Feb 15, 2013 10:17 am

[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 60
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyFri Feb 15, 2013 10:18 am

[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 60
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyWed Mar 06, 2013 8:40 am

shpresa


kam shumë shpresë
te perendia
se kosova kedhtu mos tmbes
te ndertohet te lulzohet
me gjithë shpresë

ndoshta do te vij nji ditë
qe tna qiti ne dritë
te na sjell nji bashkim
mos te mbesin femijet jetim

se bashkimi e vllaznimi
do na sjellin fatbardhsi
ajo ditë do te vij
por na skemi per ta mbrri

qe kosova do te ndertohet
edhe ndarja do tmergohet
do bashkohemi me shqiperi
ta gezojm nji ardhmeri

te mirat do te vijn
do largohet erresira
lum ai qe do ta arrij
ta perjetoi ketë lumturi

me shekuj kemi prit
bashkim me Shqiperi
do bashkojm kombin ton
do bashkojm trojet tona
do bashkojm gjuhen tonë
do i bashkojm te gjitha shkronjat

kjo ditë do te arrij
do largohej erresira
dielli ma fort do rrezoi
lum ai qe do ta perjetoi
Begishe Gashi



PRILLI NE KRIZMA

ditë zie e mallkim
ne atë vend plot me brigje
burra gra e femij
te rrethuar nga armiqet

qdo te behet ne ketë vend
a do te vdesim a kemi shpetim
na fillun me na rreshtu
burra te ndar e gra nvazhdim

filluam rrugen ne qetesi
disa gra me disa femijë
shumë burra po i ndajn
per femijë nënat po qajnë

pas dhjetë metrash qe kaluam
krizma te mdha u ndegjuan
filluan gratë te lotojnë
se trupi i tyre aty pushon


ah ju krizma qe po ndiheni
djemt e ri sot po i vrani
skemi armë e fuqi
mu ndal hakun me ja u kthy

ata u vran mu ne këtë vend
trupi i tyre per jetë pushoi
por duhet te mbahemi
mos derdhim lot
atdheut ti dalim zot

kudo atë tokë qe e shkelem
kujtonim per gjithë shqipetar
mendja qdo herë na rrinte
per ata te vrar. Begishe Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 60
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI EmptyWed Mar 06, 2013 8:59 am

UQK eja NE FLAK BARUTI

pyje te larta e qufrra shumë
prej Drenice ne Junik
po kercasin po shkon flakë
UQKeja pa u ndal

Ne Prekaz lufton ADEMI
edhe rojet anemban
i rrethuar me tenka e topa
vdekja e tij nuk shuhej kurr

Prej JUNIKU e ne LLapushnik
luftojnë trima me trimeresha
jeta e tyre qe qelik
sikur shiu me breshera

trimi i madh ishte Ramushi
nuk u lodh duke luftue
brez pas brezi vepra e tij
ka me u shkru ne histori

ne Likoc gjejnë strehim
bejn pregatitje per luftim
Fehmi Rama trim i madh
me armikun luftoi per ball

po gjemojnë bjeshket ne LLapushnik
trimat fare nuk frigohen
Fehmiu e GJeva po luftojn
pa u lodh e pa u frigue
armet prej dore nuk i lshojn
te gjithë me vdek e me u farue
Begishe Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI   LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: