Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Dëshmoret e kombit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
halime
Fillestar/e
Fillestar/e
halime

Female
Numri i postimeve : 2
Age : 26
Vendi : Bremen Germany
Registration date : 26/05/2012

Dëshmoret e kombit Empty
MesazhTitulli: Dëshmoret e kombit   Dëshmoret e kombit EmptySat May 26, 2012 11:47 am

Dëshmorët e Luftës Së Vitit 2001
E pashqyrtuar
1. Lefter Bicaj - Teli - Berat, Shqipëri.
2. Ndricim Hoxha - Librazhd, Shqipëri.
3. Pajtim Roci - Kukës, Shqipëri.
4. Tahir Sinani - Tropojë, Shqipëri.
5. Shpend Llagami - Shqipëri.
6. Fadil Nimani - Gergoc, Gjakove
7. Rrahim Beqiri - Roki- Dardane, ish Kamenicë.
8. Afrim Vehbi Kalanica - Jezercë, Ferizaj.
9. Visar Krasniqi - Malisheve.
10. Labinot Krasniqi - Malisheve.
11. Shefik Miftari - Gjilan.
12. Fikri Mursel Fejziu - Rahovec.
13. Skifter Milazim Arifi - Gjilan.
14. Ahmet Krasniqi - Prizren.
15. Elmi Bedri Kamberi - Recak, Shtimje.
16. Shpend Mazdrekaj - Prilep, Deçan.
17. Elmi Hoti - Malisheve.
18. Muzafer Veli Xhaferi - Tanushë, Shkup
19. Nijazi Mifti Sinani - Tanushë, Shkup.
20. Qemal Shaqiri - Hasanbeg, Shkup.
21. Gazmend Avdi Arifi - Tanushë, Shkup.
22. Elham Ismail Curri-Hani i Elezit.
23. Hajredin Arifi - Sellce, Tetove.
24. Zeqirija Nevaip Tahiri - Vejce, Tetove
25. Severt Shabani - Llace, Tetove.
26. Selvet Isa Hajredini - Tetove.
27. Fadil Halil Rufati - Lisec, Tetove.
28. Umer Vajadin Shabani - Sellce, Tetove.
29. Zaim Zeqiri - Vaksince, Kumanovë
30. Jetulla - Nikushtak, Kumanovë.
31. Agim Rufati - Slupcan, Kumanovë
32. Mexhid Hamidi - Runice, Kumanovë
33. Harun Shenasi Kasumi - Sllupcan, Kumanovë.
34. Arif Ibrahimi - Llopat, Kumanovë.
35. Sali Latifi - Hotel, Kumanovë.
36. Ismet Latifi - Mojance, Shkup.
37. Arsim Bajrami - Llopat, Kumanovë.
38. Llokman Neziri - Hotel, Kumanovë.
39. Ali Mahmuti - Hasanbeg, Shkup.
40. Isa Fadil Ahmeti - Hotel, Kumanovë.
41. Faik Ibrahimi, Kumanovë.
42. Shenasi Ibrahimi - Sllupcan, Kumanovë.
43. Agim Zenuni - Kumanovë.
44. Sahit Sejdi Serani - Tanushe, Shkup.
45. Avdi Milazim Mustafa - Haracine, Shkup.
46. Agim Bexhet Nebiu - Haracine, Shkup.
47. Nezir Avdi Demiri - Kumanovë.
48. Gjylsere Sahiti - Kumanovë.
49. Beqir Sadiku - Sllupcan, Kumanovë.
50. Mirsad Sali Abdyluli - Haracine, Shkup.
51. Zejadin Qani Zymberi - Haracine, Shkup.
52. Skender Matallari - Shkup.
53. Hasip Emurllahu - Hotel, Kumanovë.
54. Ilajsa Memeti - Matec, Kumanovë.
55. Mevludin Mehmeti - Matec, Kumanovë.
56. Zekirja Nebi Hasani - Shkup.
57. Fejzi Zija Sulisi - Hasanbeg, Shkup.
58. Mahir Kamberi - Gajre, Tetove.
59. Ramadan Halimi - Lubeten, Shkup.
60. Abdyl Mexhid Shahini - Sllupcan, Kumanovë (14 vjeçar)
61. Bedri Halimi - Neprioshten, Tetove.
62. Rametulla Miftar Ahmeti - Kapocindoll, Tetove.
63. Shaban Sahiti - Gjerme, Tetove.
64. Selman Nuhiu - Poroj, Tetove.
65. Nexhmedin Ismail Qemal Sulejmani - Poroj, Tetove.
66. Murtezan Merxhan Etemi - Sllatine, Tetove.
67. Burim Nijazi Hiseni - Sllatine, Tetove.
68. Haxhi Remzi Osmani - Sllupcan.
69. Ismet Neshat Bajrami - Breze, Shkup.
70. Arben Bajrami - Bojane, Shkup.
71. Abaz Lute Beqiri - Haracine, Shkup.
72. Adem Shefik Hasani - Hasanbeg, Shkup.
73. Ramiz Demiri - Sllupcan, Kumanovë.
74. Aqim Sulejmani - Jazhince, Tetove
75. Sulejman Rasim Limani - Bozovce, Tetove.
76. Ismet Fejzullahu - Reçic, Tetove.
77. Abdylmexhid Abdylrahmani - Shipkovice, Tetovë.
78. Refik Ilajzi - Kalishte, Tetove
79. Muzafer Agushi - Haracine, Shkup.
80. Ismail mehmeti - Drenoc, Tetove.
81. Muzafer Agushi - Haracine, Shkup.
82. Isa Fazliu - Ternove, Gostivar.
83. Naser Ademi - Negotina e Gostivarit.
84. Brahim Ademi - Ferizaj.
84. Hyra Emini - Ferizaj.
85. Nehat Curri - Hani i Elezit, Shkup
Lavdi të gjithë këtyre, zoti i shpërbleftë për veprën që kanë bërë për lirinë e këtij populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka

Male
Numri i postimeve : 50
Age : 68
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Dëshmoret e kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmoret e kombit   Dëshmoret e kombit EmptyTue Jul 17, 2012 5:25 pm

Po i shtoi kesaj liste ,qe ka ne themel lirine e komit tone,edhe nje deshmor tjeter qe moshen me te re ia kushtoi lirise e pavaresise se Kosoves se nderuar.Atij Halit Coka nga kukesi,deshmore vullnetar ,te zej nje vend me rendesi ne sofren e trimerise Kosovare.Gjaku i tij qendron ne themelet e lirise se kosoves dhe si i tille duhet te vihet ne piedestalin e lirise se Kosoves.

Eshte teper mallengjyese dhe shume krenare,qe te udhetosh per te shkuar ne vendlindjen e deshmorit te Kosoves,Halit Coka.Rruge e gjate qe gjarperon ne ato lugina te thella e plot pyje me lisa te gjate e te holle,ma male te larte e plot pyje te mrekullushme.Ai lindi ne kete fshat me 25 korrik 1974.fshat i cili shtrihet ne rreze malit te Zepes dhe duket tamam si nje fole dallendyshje …..
Ne kete fshat kane jetuar e punuar ne kushte te veshtira,mes debores e stuhive ,me toke te pakte e pak prodhuese.Ne kete vend kan lulezuar ne shekuj vetite me burrerore te n je malesori tipik…Eshte shquar gjithemone per trimeri ndaj çdo pushtuesi,besenikerine e madhe e te pa tunder.mikpritjen e bujarine shembullore.Ne mungese te shkollave ,dhomat Arnore, kan qene vendi ku u muaren kulture e dituri e u kultivua zgjuaresia….Ne keto dhoma u muar dhe u edukua atedhetaria e patriotizmi shembullor…
Ne nje ambjent te till lindi Halit Coka,ku pati fillimin e jetes se tij.Ai largohet nga ky fshat per te jetuar ne disa qytete te vendit tone, pasi atje punoj dhe jetoj i ati i tij ,Riza Coka,mjeshter i punes dhe i zanatit,novator i shkelqyer,punetore i palodhur,.Ishte fat i madh per Halitin pasi moshen me te mire dhe kritike per jeten e kaloj ne qytetin e Shkodres,vend dhe djepi i Kultures SHqipetare. Ai jo vetem mori arsimin baze ne kete qytet,por dhe u edukua me nje kulture te gjere qytetare. Ai u formua si djal i mrekullueshem,i urte i sjellshem me kedo,i dashur me te gjithe.
Nje nga vetite e tij me te spikatura ishte se ai punoi dhe luftoj per tu bere njeri i ditur,njohuri te cilat i merrte nepermj et leximit ne vijushmeri dhe sistematikishte…Ai kishte deshire te lexonte ato libra qe flisnin per trimeri,sic ishin :’kenget per kreshniket’,apo vepra te tjera plot trimeri……
Nje formim te gjere e mori nepermjet traditave te mrekullueshme te Shkodres, u pais me nje humor te mrekullueshem shkodran, qe trasmetoheshin brez pas brezi prej tyre,dhe kishin vlera te medha edukative…
Shpesh here ai shkruante dhe fliste me passion te madh:
--”Populli yne i mrekullueshem,pasi dhe ne kohen kur nuk kishte shtet,por pushtohej e shkaterrohej, ruajti ne zemer e ne mendje traditat me te mira qe iu deshen popullit
per te mbijetuar,si trimeria,atdhetaria e patriotizmi,…

Çdo gje u ruajt ne mendje e ne zemer te popullit tone ,te cilen e trasmetoje brez pas brezi pasi,nuk mund ta shkruante dot sepse vrastaret e armiqte i djegnin pa lindur akoma”….
E pra ky popull dhe paraardhesit tane kan qene te mrekullueshem e ta pamposhtur sepse na dhuruan ne trashgushmerine gojore, nepermjet te cileve mesuam atdheun,guximin, trimerine dhe ndershmerine kombetare, te cilat te pakte kombe e kane..
Shpirtin e flijimit per te ruajtur Atdhene,lirine e traditat tona,sa te bukura dhe madheshtore.
Do kisha deshire te kisha lindur ne ato kohera,kur burrat prodhuan burrerine,kur trimat dhane trimeri ne mbrojtjen e vendit tone sa te dashur dhe te mrekullueshem,--Thoshte Haliti,--ne bisedat e ngrohta qe ai bente me shoket dhe bashke moshataret etij.
Jo larg ne kohe,iu krijuan kushtet per te cilat ai enderronte.Te provoje burrerine pa u burrerua!. Te trimeroj pa u afirmue ne moshen qe duhej te reflektonte kete..
Mori rrugen plot sakrifica,ne shi e debore ,ne stuhi e furtuna dhe me ne fund u gjend ne rrjeshtat e ushtrise se uck,dhe u be luftetari me aktiv,me i pamposhtur,me trimi,per ti dal zot popullit vella te Kosoves,qe masakrohej,perdhunohej digjej e shkrumohej, dhe aq me keq largimi nga trojet e veta etnike.
Shpesh ne frontet e luftes ,Ai,thoshte fuqishem me ze te larte:
_”,_Ne qofte se kan uri –Le te vijne e te han gjoksin tim,te nxjerrin zemren time,qe nuk shuhet kurre!...
Askujte te mos i shkoi ne mendje,se une do te hap rruge!...
Kurre nuk do te zbrapsem qe te pranoj roberine,per te shpetuar jeten time!...
Jeten e dua shume ,si gjithe kush tjeter,por dashuria per te verteten triumfon mbi te gjtha dashurite!!,,,
Pra qendron mbi dashurine per nenen,mbi dashurine per baben, mbi dashurine vllazerore e miqesore!”…
Keto fjale filozofike qe byronin nga goja e tij,qe permbanin trimeri e vetemohim,ndiznin zemrat e i hidhnin ne sulm trimat dhe bashkeluftetaret,ne betejat me te pergjakshme….
---O vllezerit e mi,--Thoshte Haliti,--Perandoret hoqen nga fronti nje duzine mbreter , te forte e te fuqishem, por do te zhgenjehen kur nuk mposhtin dot nje grusht shqipetaresh,si puna jone,qe luftojme per Atdhe,per te mbrojtur jete te pa fajshme,te sulmuar nga armiqte me te eger e te pa shpirte…
Serbet nuk lan gje pa bere kundrejte fatezijve Kosovare.Forca mposht gjitheçka.Kosovaret edhe pse u larguan,flamurin e moren me vehte,e sa here ,kerciste pushka ai valvitej dhe rrezatonte shprese dhe vetem shprese…---vazhdonte Haliti!,,,
Mendja e ndritur e Halit Cokes ,shfaqte pervec ,trimerise,urtesise,kishte nevoje per ushqim,te cilin e merrte,nepermjet pervojes ne lufte,nepermjet leximit qe ai lexonte dhe ne frontin e luftes,,,
Fantazia e tij poetike,kalonte kufijte e diturise,duke e pare boten shume larg,ne kohe e hapesire,si dhe zhvillimet filozofike….
I pelqente te lexonte libra qe benin fjale per trimerit,per heroizmat te cilet I nxisnin dhe u ushqenin entuziazmin e tij ne lufte plot arritje.
Ai,Haliti,dhe ne kushtet me te veshtira shprehej:__”Si nuk pata fatin qe te lindja ne ato kohera te trimave e trimerive,ku ata me shpaten e tyre,shkaterruan cdo padrejtesi,e urrejte ndaj njerezve te mire e te pafajshem….
Nuk me harrohet dhe i kam te fresketa ne mendjen time fjalet e deshmorit ,pa u be deshmore,me thoshte me buzen plot gaz e harmoni:--- “Njeriu duhet te jete i vyrtytshem,--per te qen i dashur nga te tjere,!
--Shpirt madh e zemer gjere, per tu respektuar nga te tjeret!
--Guximtar e trim, per te qene i admiruar”!..
AI,shquhej per shpirte gjeresi,dhe sy hapur per te pare boten,e duke bere dallimin qarte e sakte,midis shpirtit te hipokritit e te tradhetarit, atij qe don lirine,dhe atij qe kerkon ta rrembeje ate.Fale zemerimit qe i ndezi ne shpirte e ne zemer ,sulmi misterioz i paramilitareve serb mbi popullin trim e te urte te Kosoves,Nuk arriti te mposhte durimin dhe emocionet therese ne zemren e tij,kur gjaku shkonte lume,loti shkonte rreke ne faqet e njerezve te pafajshem,te cilet kerkonin ndihme ,ndihme……
Deshira,padurimi,druajtja prinderore e vllazerore e nje mori lufte ndjenjash ne boten shpirterore ,ndezen nje flake dhe shendrit nje vendim i barabarte me shume jete.:





--Do.Luftoje per lirine e Kosoves,
Per vllezerite motrat e mia, qe torturohen e masakrohen ne menyren me makaber!…
Vendimi u muar,,,,zbatimi i padiskutushem!!..
Eshte kenaqesi te jap ne imagjinaten tuaj dhe disa cilesi fizike te spikatura ne portretin e tij.
I gjate e trup madh,me pamje te bukur e madheshtore,i hijshem e plot shkelqim.Me fetyre te qeshur e plot hieshi,me ato sy te zinje plot bukuri,qe ruanin veshtrim te thelle,te gjalle e depertues,plot rini e gjalleri,te frymezonte te jepte respekt,me ke qendronte e kuvendonte sado pak,,,
AI,te impononte nderim e konsiderate pa dallim moshe.Shquhej per fisnikeri e sjellje shembullore. Gjate kohes qe ai jetoj e punoj si mergimtare ne Greqine e larget,shquhej per pune te ndershme e voluminoze,per te siguruar te ardhura per familjen e per vehte.
Natyra i kishte dhene nje zgjuaresi te rralle.nje mendje te shendosh e te holle,kishte nje gjykim dhe nje arsyetim te thell duke dhene mendime te vlefshme per ke do dhe kurdo.
Ai kishte zemer te madhe,e te ndjeshme ndaj çdo vlere positive apo negative qofte ajo.
Ai kudo qe shkonte e luftonte rregullonte pozicionin per te qene i garantuar ne çdo lufte si ne mbrojtje dhe ne sulm..
Haliti ,Cdo dite qohej heret per te pare situaten e per te percaktuar luftimet e me pastajshme ,me pjekuri e vetemohim.
Ishte data tre pril 1999,Ai pa forca te shumta,ku kishin mbushur transhete.Tanke te shumte ne gadishmeri te plote gati per sulm,ndaj forcave te uck
Haliti menjehere shpejtoj per te dhene sinjalin e luftes qe minutat i ndajne..Duke shpejtuar ai pa befas,grykat e pushkeve te kryqezuar,grykat e topave qe gojen e kishin te hapur ….Menjehere krismat e bresheria hap zjarre,, tanket si te terbuar versulen ndaj forcave te uck.
Lufta filloi ,,,,Zjarr e flake ndezin token.nje mjergullnaje mbulon vendin. Bresheri e furtune e papare ne te kater anet,
NJe çete e vogel por me zemer te madhe luftetare,qendron e pa tunder ne kete traneshe.Trimeri e rralle ,guxim i madh,vetemohim i papare .Lufte e madhe e nje grupi te vogel te uck .me forca te shumta ne numer dhe ne armatim.
Lufta sa vinte e shtohej,vendi ushtonte nga zjerri i armeve…
Tymi dhe flaka mbuloj vendin….Koha kalon dhe njerezit po luftojne me vetemohin dhe kurajo duke patur besim ne fitore dhe te vendosur per te çare rrethimin me nje fitore madheshtore… Lufta arriti kulmin …moment teper kritike…Zjarri frontal me arme e me tanke filloi ofensiven per te shkelur me kembe dhe me tanke drejte traneshese ku luftonin Halit coka bashke me trimat e tjere. Erdhi moment kur dote vendosej vdekje me nder perball ketij sulmi qe marshonte si nje ortek qe nuk e ndalonte asgje!…..
Haliti,çohet ne kembe dhe me antitank qellon mbi tank qe versulej si nje bishe e çmendur!...predha godet zingjrin e majte ,e shkaterron ate,tym e flake ngrihet ne qiell…
Tanku fillon te rrotullohet mbi zingjirin tjeter merr flake.. .tymi i zi ngrihet larte,ekipi e ushtaret serb u mbyten ne flake…
Pa pritmas nje snajper godet Halitin,i cili nuk pushonte goditjen ndaj brezit ne luftim..AI ra per te mos vdek kurre!!...Tymi filloj te hapet,pushket ndaluan zjarrin,çdo gje nje beteje e pergjkshme…..Aty ne transhe ,qendronte Haliti me ato sy qe nuk iu mbyllen kurre,dora i kishte ngrire mbi pushke ,e syri mbi flamur!..........
Nje jete e shuar,mijera zemra te helmuar…Nje arme e nje trim me pak ne uck!?...
E nga zemra ime e helmuar ,por dhe krenare,burojne fjalet me te lavdishme: ---Lavdi vepres suaj legjendare Halit Coka!
---Lavdi trimerise,patriotizmit e atedhetarise,!
--Lavdi familjes qe lindi ,rriti dhe edukoj nje trim te till,nje atedhetare te flakte dhe nje deshmore lirije!...

“ E shume rende eshte flamuri
Po peshon me rende se guri.
Ne front te luftes ,ne prag te lirise
Ka ra trimi I Shqiperise!,,,”
Nga ky moment mua me vijne ne mendje ,kujtimet e gjata dhe mesazhet qe ,Ai, me dergonte nga fronti i luftes e midis te tjerave ai me shkruante:
--”Luftra te medha behen ne keto ane,keto luftra behen pa pushim,ne kushte jo te barabatre ne forca njerezore e municione.” Keto luftra jane te tmerrshme dhe paraqesin rrezikshmeri te madhe,dhe vdekja e çdo njerit nga ne eshte shume afer….Kjo mund te jete edhe vdekja ime!...Por dhe ne rast se …jam krenar ,se kjo eshte nje detyrim,e obligim i imi per te cilin kam marre guximin te futem ne lufte per nje qellim te madh!....Ne qofte se vdes me denon padrejtesia e regjimit serb…qe per realizimin e masakrave nuk pyet asnje,ai regjim mund te parandalohet vetem me force dhe me pushke!....
Marshojne ndaj nesh me mijera pushke e mijera tanke te cilat pa meshire e urrejtje na sulmojne ne te gjitha anet,diten e naten e panderprere.
Shume shoke dhe bashkeluftetare te mije kan rene ne fushen e luftes si trima dhe si u ka hije … Kjo eshte e munder dhe shume e dukshme qe do te me pershendes dhe mua!...Per kete do te jem krenar e mendje larte…Do me vij keq qe ndoshta nuk do te shoh me syte e mi Kosoven e lire,per ate liri qe do te qendiset me pushken time qe vazhdon te kendoj me krenari,dhe te shokeve te mi qe nuk i shoh me ne front te lufte…..
Nenes Fatmire mi thuaj me guxim e force qe ,per mu te mos merzitet,te mos leshoj asnje pike loti,bile te jete shume krenare se ka rrit nje trim qe nuk i trembet syri kurre perpara tankut e topit armik!..Po shkoj te takohem me shoket e mi qe luftuam se bashku dhe u deshem shume njeri tjetrin! Me ke kujdes baben,pasi ai te don shume,…
i thuaj kete fat e rruge zgjodha vete ,dhe ndoshta derdh gjakun,per vllezerit e mi Kosovare. E kjo do te behet ne fushen e nderit ,ne beteje dhe vetem ne beteje..
Mua me lendon zemren,por me jep shume fuqi ne kushtet me te veshtira,dashuria prinderore,dashuria vllazerore, dashuria shoqerore e miqesore ,qe i kam dashur aq shume dhe me kane dashur po aq shume!..
Mi thuaj ne emrin tim se kete dashuri dhe respekt qe na mungon per momentin ,do u a shperblej vetem me nder e burreri ne front e ne paqe nese do jemi prap bashke!..
Gjaku yne do te vadis kete toke te lashte,nuk do te shuhet kurre, dhe nga kjo vaditje ,ky vend dote prodhoje gjithmone trima e heronje te medhenje per kombin!...
Kuredohere,dhe sa te kem shpirte prej luftetari,ne minutat e fundit do te buroje fuqishem urimi para vehtes e zotit te madh:
--”O zot i madh ju lutem me dashurine e zemres sime,per Kosove te kesh shume meshire,ta ndihmosh te fitoje lirine e humbur e te rrembyer nga gjakpires te pangopur,..Ti fale asaj drejtesi,dhe ti heq nga qafa zgjedhen e rende prej nje shekulli te mallkuar per Kosoven.”!......





----”Le ta mare vesh kushdo ,dhe zoti do ta thote me mallkim, se njerez te tille te masakrojne,perdhunojne te vrasin e te djegin!........Eke vall?.!!....Nje vend me plot histori……qe lind kurdohere trima e heronje per kete atdhe te mrekullueshem!
Zoti nuk ka vendos kurre,qe per Kosove te mos bjere diell!”… Zeri I ndergjegjes ne momentet me te veshtira e me te rrezikshme,do ju le mesazhin :
“Liria e popujve eshte si lule mali,qe per tu rritur e hapur ere lirie, ka nevoje te vaditet pa reshtur me gjak te paster fisnikerie”!.....
_E pranevera erdhi,,plot drite e diell ….Idealet ,urimet shpresat filluan te thinjen,,nje bote e trazuar ne shpirte e ne zemren time.Ato hapin nje fole ku te prehet dashuria,atje ku patriotizmi shkelqen ,ne zemren dhe mendjen time udhetojne urimet e mija ,qe hapen plage te pa sherueshme ne cdo hapesire …
Ku jeta shkelqen me miresite dhe krenarine e kombit e te familjes sone te lavdishme!..PO Halit Coka!...








Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëshmoret e kombit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: