Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:31 pm


”PEGASI”
BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
Organ i LNPSHA” PEGASI” ALBANIA
Viti i parë i botimit Nr. 1 (001) muaji Maj 2012 Çmimi 200 lekë , Euro 2 e-mail pegasi2003@yahoo.com
Drejtor dhe botues :Kristaq F. Shabani e mail pegasi2003@yahoo.com, http://kristaqshabani-iwa-wps.webs.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:32 pm

Në vend të editorialit

Revista e bukurimit të jetës
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

Del në arenën mediatike revista me fytyrë bukurore, e cila merr përsipër të shpërndajë mesazhe të mëdha për shëndetin, për bukurinë, një njohje thellësisht të prezencës së bimëve mjekësore në Shqipëri, vetitë, karakteristikat dhe mënyrën e përgatitjes dhe përdorimit të tyre për kurimin e sëmundjeve të shumta prezente.
Në këtë revistë, herë pas herë, do të gjeni zbërthime analitike të bimëve të veçanta medicinale.... Po kështu do të jepen këshilla dhe receta përdorimi të karakterit terapiutik. Do të sillen shëmbulla praktike nga shërimi prej sëmundjeve të ndryshme nga përvoja praktike e përfaqësuesve të profilizuar të Mjekësisë alternative. Revista do të japë dhe këshilla për mirëruajtjen e shëndetit, të bukurisë prezente, fragmente nga jeta përkushtuese e njerëzve të mëdhenj të botës, të Shqipërisë e tjerë, por edhe të kontribuesve të mjekësisë alternative, botimet e tyre … Me qëllim që revista të jetë sa më afër jush, do të ketë shumë rubrika, që do të tërheqin vëmendjen si dhe skicime letrare, të cilat kanë të bëjnë me këto synime (shëndetin, bukurinë, kurimin dhe përdorimin e bimëve mjekësore)… Herë pas here revista do të botojë një faqe koncize letrare nga krijuesit me emër sot të letërsisë moderne shqiptare dhe poetë nga bota, të cilët janë edhe anëtarë të LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA. Po kështu do të rekomandohen vende të bukura, perla të viseve shqiptare, ku mund të kalohet bukur dhe të influencojnë për shëndetin…
Është një revistë me tematikë të gjerë, të larmishme, e cila shumë shpejt do të gjallërojë jetën dhe do të japë ndihmesën e saj në bukurimin e shpirtit, të shëndetit dhe në shfrytëzimin e resurseve mendimore dhe prezencën e bimëve, që sjellin këtë aftësi mbajtëse dhe gjeneruese dhe rigjeneruese që të thuhet me plot gojën: “Sa bukur po e jetojmë jetën!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:32 pm

Lulja e Balsamit, princesha Aloe Vera
e bimëve medicinale produkt kryesor bimor,ndihmon shendetin dhe kujdesin për lekurën
Lulja e balsamit
Që në vitet e lashta është e përdorur për lulet dhe gjethet e saj me vlerë. Nga lulet e balsamit janë bërë shumë prova edhe në kohën e sotme kundër sëmundjes së AIDS. Mjekësia alternative e përdor si antibotik antiflegmonodhes, kundër bakterieve dhe kundër dhimbjeve të stomakut. Në një enë me gjysmë kile ujë përdorim 300 gr bimë gjethe dhe lule. E lëmë të ziejë 5 minuta. Ky çaj ndihmon për kurim të kolitit, në qelizat e mëlçisë. Ndihmon edhe eliminim të krimbat e zorrëve. Po ky çaj përdoret si qetësues para gjumit dhe problemeve të kanaleve urinale.
Vaji i ullirit, i hedhur në një vazo qelqi, që përmban 200 gr lule dhe gjethe balsami, i lënë në diell 40 ditë, është ilaçi më i mirë për djegien e lëkurës, për ulçerën e stomakut. Çaji i përftuar nga lulja si dhe gjethja e balsamit përdoret edhe kundër diabetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:32 pm

BABΑΙ I I MJEKËSISE, HIPOKRATI
Ky jetoi mbi 100 vjeç. Lindi në qytetin Meropi, te ishullit Kos në vitin 460 ose 459 para erës sonë dhe vdiq në Larisë të Thesalisë, rreth viteve 375-351• Vepra e tij përmblidhet në “Corput Hipocraticum” dhe ka 72 libra.
Aty gjen libra mbi dietën, aforizma për mjetet e punës së mjekut, mbi plagët dhe ulçerën, prognozën, sëmundjet kirurgjikale, prognozën, sëmundjet kirurgjike, mjekësinë e lashtë, libër mbi ajrin, ujin dhe vendct.
Në shkrimet etike përmendet dhe "Betimi i Hipokratit", i cili recitohej nga mjekët në prag të fillimit të punës.
Vepra iu botua së pari arabisht dhe, më pas, në Romë (1525). Krijoi shumë tcrma sëmundjesh si: pneumonia, epilepsia, apopleksia etj. Mësimet e Hipokratit janë mjaft të rëndësishme dhe në themel të shkencës mjekësore; madje disa sosh edhe sot e kësaj dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:32 pm

*
Bukuria shpirtërore është esencialja, mandej pas kësaj, padyshesë, vend tjetër konkurrues, por dytësor ka dhe bukuria fizike, pasi ka dhe një shkak afektësor ndryshon detyrimisht gjatë viteve ...
Po çfarë ndodh me shpirtin? Ai ka një karakteristikë kryesore: Nuk plaket kurrë, ndaj në praktikën jetësore shpesh themi: “Ka një shpirt të ri,.. Pra bukuria shpirtërore është kryefjala...”.
E kush nuk i këndoi bukurisë në fushë dyplanshe... Cili poet nuk thuri vargje dhe skicoi...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:33 pm


BUKURIA NE FOKUS

( Shkrim i shkurtër për bukurinë femërore dhe mendore, interesat, synimet)


Vlora Kozhani, Universiteti i Prishtinës

Bukuria është koncept shumë i gjerë, i larmishëm dhe zgjon interesim shumë të madh. Bukuria ka zënë vend në çdo epokë, çdo shoqëri, ka qenë, është dhe do mbetet mbretëreshë e çdo kohe, forcë në vete.
Të flasësh për bukurinë, duhet t’i vëjmë në një paralele bukurinë mendore me bukurinë femërore, kanë një lidhmëri magjike, ngase bukuria femërore që të reflektojë fuqishëm, bindshëm, paluhatshëm jashtë, duhet të ngrihet mbi bukurinë dhe filozofinë mendore. E bukura duhet ditur si të shprehet, në ç’mënyrë, në ç’kohë, e kjo arrihet përmes bukurisë mendore.
Femra si krijesë e veçantë, si sinonim i së bukurës, si qenie mitike, mjaft delikate, nga vet natyra ka kërkuar një kujdes të shtuar, një vëmendje të madhe, dhe një trajtim të veçantë ndaj saj. Interesat e saj kanë qenë dhe mbeten kujdesi reciprokë, me një butësi mëndafshi, një botë magjike, përplotë ngyra, në mes saj dhe botës që e rrethon.
Synimet që ka një femër, përveç që të reflektojë bukuri, ajo dëshiron të jep kujdes, dashuri amnore, përmes një misioni të shenjtë që mund ta kryej vetëm qenia e quajtur femër.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:33 pm

Të pamata janë shembujt e një performance të jashtëzakonshme bukurore... kaq shumë saqë nuk mund të përzgjedhesh në kete "album" racor plot ngjyrim të racës "superiore" shqiptare .... Po paraqes një fizionomi Kryefjalë... , që, edhe pse tashmë kanë kaluar vitet, ruan kufijtë e një bukurie predominuese... Duhet të jemi krenarë me fizionominë tonë, por duhet ...të bëjmë çmos që në krye të vendit të kemi gjithmonë lider i kombinimit të bukurisë shpirtërore primare dhe te bukurisë pamore... Kur do ta arrijmë atë dite?! Të bukurit e këtyre rangjeve gjithmonë përpiqen për Kombin e tyre, por kanë kaluar dhe në kalvar persekutor për idetë e tyre të mëdha , për veprimtarinë e tyre... . E tillë është dhe kjo personalitete bukurie...Por ne do ta lemë sot në anonimat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:33 pm

Yllka Filipi, Poete e gjeturisë abstrakte, fantaste dhe e kërkurisë inteligjente... Sfilon me penelata figurative origjinale, befasuese, një talent shumë premtues i letërsisë shqiptare dhe me objeksion e synim konkurrim në shkëmbimin e vlerave universale.... Pa e teperuar: një "organ " i lindur për letërsi...e sfilatim të saj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:33 pm

Një album poetik dhe fantazor...Albumi i Besire Cenës është me të vërtetë një gjetje e bukur nga një mendje e bukur dhe inteligjente. Nuk është vetëm ekspresioni dhe dinamizmi portretizues, por Besirja reflekton dituri dhe modernitet... Një protagoniste dinjitoze e feninilitetit shqiptar dhe përfaqësuese po dinjitoze... Një artiste e lindur, e cila do të "thithet" patjetër nga LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, kjo është e ndërvarur nga dëshira e saj.. Syri i poetit gabon me koeficent shume të ulët, si në këtë rast...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:33 pm

Bukuria e të famshmeve





Ç’ESHTË BUKURIA ??

NJË DIALOG:

Sokrati: Gjërat e bukura, a nuk janë të bukura për shkak të Bukurisë?
Ippia: Po, për shkak të Bukurisë.
Sokrati: Të Bukurisë, e cila është diçka e vërtetë..
Ippia: Shumë e vërtetë. Nuk shikoj ku ekziston vështirësia.
Sokrati: Atëherë më thuaj çfarë është Bukuria ?
Ippia: Me pak fjale me pyet çfare është e Bukur..!!!
Sokrati: Jo pra, Ippia, po të pyes çfarë është Bukuria ?
Ippia: Po këtu nuk ka asnjë ndryshim.. !!??

Fjala e bukur është një etiketë e ngjitur në shumë gjëra, një etiketë, e cila nuk është despotike, sepse në gjithçka ekziston një njohje e përbashkët, si psh mënyra sesi na zgjon një ndjenjë, një mallëngjim etj...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:34 pm

Kush mund t’i ndalojë rrudhat e fytyrës?
Bëni kujdes që t’i zbatoni këto këshilla, pasi do të ndiheni mirë ..Disa ushqime që ndihmojnë për ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave: Qumështi dhe kosi, Frutat dhe perimet, Ullinjtë dhe vaji i ullirit, Bishtajat, Çaji, Drithërat, Farërat e thata, bajame, arra, kikirikë, lajthi etj Peshku....
Cilat janë disa këshilla që mund t’ju shmangemi rrudhave të fytyrës?
•T’i shmangeni diellit.
•Të vini kremëra kundra diellit.
•Të flini mjaftueshëm.
•Mos pini duhan.
•Të mos i mbani sytë gjysmë të mbyllur, por të përdorni syze.
•Në pijet tuaja përzgjidhni dhe preferoni i më mirë kakao, sesa kafe.
•Duhet t’i shmangni pijet e gazuara, të cilat çrregullojnë proceset metaboluese.
•Përdorni produkte ushqyese dhe freskuese për fytyrën tuaj.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:34 pm

Sentece nga teoria e puthologëve

Puthjes ndoshta i janë kushtuar vargjet më diamante, të të shndritshmë dhe më mbajtmendëse... A dimë ne të puthemi... Teknikat e puthjes... Ndryshesat nga puthja e zakonshme, por që dhe kjo e ka zjarrminë brenda dhe është shpërthyese... Puthja që mbahet mend.... Poezi për të puthurën? A ka mbetur ndonjëpoet pa thurrur vargje për këtë akt madhor bashkim dhe zjarrmim buzësh? Ndenjëzimi puthës dhe zjarrmimi puthës. Puthja çel portëzimre shpirti... Kodi i të puthurës dhe ligjet e saj.. Puthja që mban gjallërimin dhe rinimin...Efekti puthërues... Cila është puthja më efekt prurëse dhe kuruese? Një mori pyetjesh... duhet të përgatiten “buzët” për procesin puthërues? Puthja përfshin gjithësinë gjallore dhe bimore... Lulet a puthen?

KUR PUTHEN...KUR PUTHEMI
Të dashuruarit puthen me kënaqësi në çdo kohë. E puthura e mëngjesit përcakton humorin e ditës. Ajo pakëson stresin, forcon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor, në arterie deperton me tepër oksigjen dhe njerëzit jetojnë më gjatë (sipas anglezëve: 5 vjet më shumë). Në një akt puthjeje lëvizin 29 muskuj të fytyrës (duke parandaluar rrudhjen).
Puthja e parë është shkëmbyer rreth 8 milionë vjet më parë. Ka shkolla puthjesh në SHBA, Suedi, Itali, etj. Ka 28 lloje puthjesh, sipas nje enciklopedie për puthologët.
Në Indonezi, një puthje në publik dhe bashkëjetesa dënohen, gjer në 10 vjet burgim e me gjobitje mbi 30.000 dollarë. Edhe kinezet e urrejnë puthjen (edhe për fëmijët).
Po të flasësh me gjuhën e buzëve...! Ajo është art dhe është delikate, shoqërore, e trishtueshme, domethënëse, simpatike, edukuese, ftuese, pasionante, shkatërruese dhe ndarëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:34 pm

Dyfytyrëzimi



Urtime nga njerëz të mençur

i përgatitit Nertila Toska

“Që t’i kuptosh të sëmurët dhe të varfërit duhet të qëndrosh për tyre”
Nënë Tereza
“Mjeku ndikon, natyra shëron. Ushqimi duhet të jetë shërimi juaj”
Hipokrati
“Sytë janë stolia me e bukur e njeriut”
Platon

‘’Kur kokë e zëmër të gjëmon
Më mirë ç’të ka ënda…’’
Kush më s’gabon, më s’dashuron,
në varr të hyjë brenda…
Gete

“Truri është selia e të kuptuarit, zemra është e pasioneve”.
Volter
“Jeta e shpenzuar mirë, është e gjatë”
Darvin
“Hudhra është një erëz, që s’ka të sharë”
Ferdinandi i Spanjës
“Nuk mund të mjekosh trupin, pa mjekuar shpirtin”
Sokrati
“Shëndeti është lumturi”
Gjirokastër
“Shtëpia me diell, nuk sheh kurrë mjekun”
Libaneze
“Rininë dhe shëndetin i çmon vetëm, kur i ke”
Turke
“Inati të plak, e qeshura të rinon”
Angleze
“Mendimet e mira, janë gjysma e shëndetit?
Persiane
“Dita më e humbur kot, është ajo në të cilën nuk qeshet”
Franceze
“Kënaqësia për një orë: një gotë verë, kënaqësia për një vit: martesë; kënaqësi për gjithë jetën: një kopsht.
Kineze

“Kush ka sherebelë në kopshtin e tij, s’ka nevojë për mjek”.
Franceze

“Dëshirat e tepëruara, jetën e bëjnë të mjerë”.
Latine
Kush gëzon shëndet të mirë është i pasur.
Latine
“Seksi është një mënyrë për të larguar një trishtim. Është droga më e mirë në botë. Unë vetë jam shëruar nga depresioni duke bërë sa më shumë seks”.
Kim Basinger
“Jeta në qejf është pleqëri e parakohëshme”
J. V. Gete
“S’mund të rrojë trupi pa diell, shpirti pa këngë”
Anna Ahmatova*1889-1966

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:34 pm

Kuriozitete
ÇAJI APO KAFEJA
Kafeja në këtë skicim triumfon mbi çajin... Po të pini kafe jetoni më shumë se kur pini Çaj!

Kafeja u përhap në të gjithë botën, për efektin e saj nxitës për organizmin, por lindën dhe diskutime rreth dëmit të saj. Po kish dhe nga ata, të cilët mendonin se çaji ishte më i rrezikshëm.
Në Suedi, në shekullin e 18, u ndez debat i zjarrtë.
Mbreti Gustav III urdhëroi dy vëllezër binjakë, të dënuar me vdekje, të mos ekzekutoheshin, por t'u kthehej në burgim të përjetshëm. Gjithashtu dha urdhër që t'u krijonin kushte jetese normale të njëjta, po njerit t'i jepej përditë një sasi e fortë me kafe, tjetrit, me çaj. U caktuan edhe dy profesorë mjekë për të mbikqyrur vdekjen e tyre nga kafeja dhe çaji.
Kaluan e fluturuan muaj e vite dhe vdiq njëri nga profesorët, mandej dhe tjetri. Më në fund, në luftë u vra dhe mbreti. Binjakët u plakën dhe vdiq ai, që pinte çaj, në moshën 83 vjeçe.Vëllai tjetër, ai i kafesë, vdiq disa vite më vonë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:35 pm

Humor
NË VEND TE VEZES...
Njutoni, gjithnjë në kërkim të dukurive të reja, ishte shtrirë një ditë e po mendonte. Befas u ngrit dhe, duke dashur të përcaktojë sesa sekonda duhej për të zier një vezë, vuri re, mbas një minute, që vezën e kishte në dorë dhe pa se, në vend te saj, ishte sahati, i vendosur për të zier.Hutimtarë si gjithnjë shkencëtaret e mëdhenj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:35 pm


"ME ANEN Ε MATJES SE PULSIT"
Mjeku i njohur parisian, Antuan Portel (1742-1832), kur vizitoi një të sëmurë, të cilit i kishte caktuar të mbante dietë të rreptë, sapo i preku pulsin, i tha se kishte prishur pehrizin, duke ngrenë vezë rrufka.
-Si është e mundur ta gjeni me anën e pulsit?
e pyeti pacienti.
-Sepse veza përmbn squfur dhe fosfor, që ndikojnë në puls, - u përgjigj mjeku.
Kur hipën në karrocë, ndihmësi i tij, i mahnitur, i thotë:
-Je megjithë mend një mjek i mrekullueshëm, gjersa me anën e pulsit gjeni se i sëmurë ka ngrënë vezë.
- Hajvan!- ia ktheu Antuan Porteli, - nuk e pe mëngën, që e kishte bërë me të verdhën e vezës?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:35 pm

Psikologji
Femrat dhe “natyra e tyre e vërtetë”

Nga Lindita Ramushi, psikologe
“Kanë ngelur pak femra, sot, ”' u shpreh i dëshpëruar një mik i imi, njeri me shije të hollë, adhurues i brishtësisë femërore. Nuk e kishte fjalën për numrin e tyre në strukturën e popullsisë, sepse në shoqërinë kosovare numri i femrave është mbase dyfish, në raport me meshkujt. Ai po fliste, siç u shpreh, për natyrën e vërtetë të femrës. “E, cila është natyra e vërtetë e femrës, e pyeta unë?” - Natyra e vërtetë e femrës? Kur flasim për natyrën njerëzore ne gjithmonë u referohemi virtyteve dhe formave të të reaguarit në situata të ndryshme me një laramani rrjedhash të veprimeve të caktuara. Personalitetit dhe tipareve të veçanta të natyrës njerëzore. Do të mundohem të vë në dukje një tjetër element, kur po flas për natyrën njerëzore, në këtë rast natyrën femërore, apo ndryshe e ashtuquajtura “gjini e butë”. Duke krahasuar konstruktin femëror me atë mashkullor, është frytdhënëse dhe pamja e parë, që tregon për një ndërtim më të specifikuar forcën fizike, të cilën mund të paraqesë një mashkull për nga natyra dhe atë të femrës, që njihet si e brishtë. Njohuritë tona nga historia e njerëzimit që nga hordhitë janë të llojeve dhe natyrave, që ka rrjedhur shoqëria njerëzore nëpër kohë, deri te modernizmi. Një dilemë ose një dukuri, e cila është shumë në dukje në kohën e jetës moderne, është “agresiviteti” femëror. Humbja e natyrës së saj të vërtetë për të cilën njihet si qenie e butë. Në shoqëritë patriarkale, femra, në atë kohë, ka qenë liderja e familjes, ajo ka udhëhequr familjen dhe ka vënë rregullat e saj. Por, nëpër histori, gjatë zhvillimit njerëzor, femra pozicionohet në një vend më të butë, ta quajmë kështu, në krahasim me detyrat dhe përgjegjësitë e saj në kohën e matriarkatit. Gjithsesi se gjithmonë jemi në mbështetje të idesë se femra është natyra e butë, ngaqë femra është nënë e të vegjëlve të porsalindur, kjo ngrohtësi e marrë nga të vegjëlit, që kërkohet dhe nga çdo qenie tjetër e gjallë është instiktive (dashuria amnore është diçka e lindur, këtë e shpjegon shumë mirë psikologjia e llojit), jepet nga pjellorja, d.m.th. merret nga gjinia e butë. Femrat njihen si emocionale dhe të ngrohta, ngaqë ato falin më shumë dashuri objekteve përkujdesje. Pse meshkujt preferojnë që në jetët e tyre të jetë një femër me natyrë të butë të të shprehurit të botës së saj të brendshme në relacion më botën e jashtme dhe ndërveprimi me meshkujt. Së pari, ata i referohen balancimit shpirtëror. Njëra nga arsyet e këtij pretendimi, u shpjegua më herët, që femra nga pamja, konstrukti fizik, por edhe që femra është nëna, që lind dhe kujdeset për rritjen, e dashura, personi i dëshiruar po ashtu gruaja e jetës, e cila do t’i shoqëronte ata gjatë rrugëtimit jetësor. Në kohën moderne, natyra e vërtetë femërore mendoj që është në zhdukje, arketipi është shumë pak trashëgues në gjinitë e reja. Për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Këtu patjetër do të më duhet të ndalem edhe te barazia gjinore për të përmendur pastaj edhe këtë si një indikator për zhvillimin dhe krijimin e një natyre tjetër të femrës. Vite me radhë pozita e një femre në shoqëri ka qenë e ulur dhe e varur nga mashkulli, ka pasur shumë cenime në mënyrën e tyre të jetuarit dhe të ndërtimit të jetës, p.sh., mospunësimi i saj. Kjo luftë mes femrës dhe shoqërisë në përgjithësi për të fituar barazi, ka ndikuar mendoj në rritjen e një mënyre të reagimit ndryshe. Ka reaguar që ky rebelizëm për të vënë vendin e saj në shoqëri në një pozitë më të lakmueshme. Mbetjet arkaike barten nga geni në gen, dhe, nëse i referohemi gjenetikës, kjo e shpjegon rritjen e një mundësie të madhe për ndryshime në sjellje. Rrethi dhe hapësira vepruese gjithmonë përcaktojnë dhe indikojnë forma dhe ndërtime të virtyteve e sjelljeve njerëzore në përgjithësi. Dallimi gjinor subjektiv mes mashkullit dhe femrës është pikërisht natyra e tyre subjektive, që reflektohet në forma të caktuara në botën e jashtme. “Në botë kanë ngelur pak femra”, kjo sipas tyre tregon se natyra e vërtetë femërore është butësia e saj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:35 pm

RUBRIKA
TË NJOHIM BIMËT MEDICINALE ME VEPRIM KURUES NË TRUPIN E NJERIUT nga Lefteri Sema



PRODUKTE NATYRALE

Vaji Natyral-Nigella Sativa
Vaji Nigella Sativa është përgatitur me metodën e ftohtë dhe sipas kushteve të rrepta laboratorike shëndetësore gjermane, me qëllim që të ruajë elementet e saj natyralë, pa ndonjë ndryshim në strukturën e saj kimike.
Çfarë është fara e zezë?
Eshtë farë e një bime shumëvjeçare, emri shkencor i së cilës është Nigella Sativa. Persianët e njihnin si Shuniz, Egjiptianët e lashtë e njihnin si Bar gjumi , ndërsa arabët e njihnin si Fara e Zezë e Bekuar.
Historia e Farës së Zezë:
Përdorimi i Farës së Zezë ka më shumë se 2500 vjet. Është i përmendur në sistemin mjekësor grek, veçanërisht tek egjiptianët e lashtë.
Përdorimet e vajit Nigella Sativa:
Vaji Nigella Sativa është përdorur si stimulues dhe mbrojtës natyral ndaj sistemeve imunopneumatike, duke qenë një trajtues natyral ndaj shumë sëmundjeve, veçanërisht prej atyre, që burojnë prej dobësisë së sistemit imunitar (hipodinamia). Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i Nidella Sativës në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohet kur merret i kombinuar me vajra të tjerë si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i kamomilit, vaji i karrotës, vaji i farës se kungullit, etj. Efekte shumë të mira si plotësues ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes arrihen, duke e kombinuar vajin Nigela Sativa me mjaltin. Imunitare si: mjalti, hudhra, gjithashtu marrja e vajit Nigella Sativa me lëng karrote (antioksidant ) ndalon qelizat radikale dhe parandalon përhapjen e tyre në trup, duke e mbrojtur nga infektimi prej sëmundjeve të rënda.
ANALIZAT LABORATORIKE TË VAJIT NIGELLA SATIVA:
Nigella Sativa përmban një përqindje te madhe te aminoacideve jo të njoma, acide, që kane shumë dobi të ndërthurura në sa vijojnë:
Ί. Stimulimin e sistemit imunitar dhe shtimin e kapacitetit të rezistencës ndaj dhimbjeve.
2.Shtimin e efektit të fibrinës dhe qelizave nervore.
3.Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet shtimit sekrecional të saj me jashqitje dhe rishpërndarjen prej gjakut në hide.
4.Shtimin e spermës dhe kohëzgjatjen e dëshirës seksualc.
Përveç kësaj këto aminoacide konvertohen brenda trupit neëpërmjet fermenteve të caktuara në vijim:
1.Gjendrës së prostaglandins PGE1, përgjegjëse për kontrollin e pezmatimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare si :qelizat T, qelizat Β dhe aktivizimin e veprimit të imunoglobinës, si dhe rolin e saj në uljen e sekrecionit të lendëve të histaminës alergjike fillestare.
2.Gjendrës së prostaglandinës PGE2, e cila luan një rol të rëndësishëm ne kontrollin e pezmatimeve pneumonale dhe sëmundjeve të sistemit pneumatik dhe ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkostasias (bronkes së fryrë dhe stabilizimit të presionit të gjakut (të tensionit).
Shënim: Rezultati i gjendrave të prostates prej vajrave ushqyes si: Vaji Nigella Satives, ka një funksion krejt ndryshe prej atyre të prodhuara nga qelizat pezmatuese, si ato të shkaktuara nga alergjia, veç kësaj i kontrollon dhe i kufizon ato. Gjithashtu, Vaji Nigella Sativa është i pasur në vlera ushqyese, dhe përmban proteinë dhe elementë të ndryshëm mineral.
Vaji Nigella Sativa, fenomenal i përgatitur me metodën e ftohjes me mënyrat e përdorimit:
Doza që duhet marrë:
-Vaji Nigella Sativa (leng): një lugë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje. - Kapsulat e Vajit Nigella Sativa: 2-3 kapsula në ditë. Fëmijët nën 8 vjeç gjysmë doze.

Vijon në numrin tjeter

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:36 pm

HUDHRA (thelpinj)
(Allium Bulbus)

përdoret koka (thelpinjtë) e hudhrës (Allium satiium L., (familja Liliaceae), e cila kultivohet në shkallë të gjerë në vendin tonë.

VETITË:
Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide, që përbëhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicine, aliine, etj), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet, ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla; hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitamina A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, eazime të ndryshme, si dhe lënde radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjer në semundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërcet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike, që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kunder aksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Ne sajë të jodit që permban hudhra
përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim te artereve të mëdha e mesatare, që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës.
Hudhra përdoret dhe në sëmundje të aparatit të' frymëmarrjes. Vajrat eterike, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat, që ndodhen, në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve, që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara; rekomandohet si ndihmëse edhe në sëmundjet infektive, si kundër gripit, tifos, difterisë, dizanterisë edhe kollës së mire (kollë e bardhë, pertussis). Hudhra përdoret si kundërhelm në helmimet me nikotinë.

PËRGATITJA Ε PËRDORIMI:

Për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme mund të përdoren disa thelpinj hudhre në ditë.
Nga hudhra mund të përgatitet një alkoolaturë si vijon: merren 200 gr hudhra, pastrohen, copëtohen dhe lihen të zhytura në 1 liter alkool 60% për l0 ditë rresht, duke e tundur herë pas herë. Përgatitja bëhet në enë prej qelqi, porcelani ose të zinguara. Pas 10 ditësh lëngu kullohet dhe përdoret 2-4 herë në ditë 20 deri 40 pika në sëmundjet e ndryshme të brendshme.
Me hudhër mundd të përgatitet edhe shurupi i hudhrës në këtë mënyrë: merret një pjesë hudhër dhe lihet e zhytur në dy pjesë ujë të vakët (37°) për 1 orë, duke shtuar edhe disa pika uthull të fortë, pastaj përzierja kullohet; në këtë të fundit shtohen dy pjesë sheqer, i cili tretet me ngrohje të lehtë. Nga ky shurup përdoren 2-3 lugë supë në ditë.
Kundër parazitëve hudhra përdoret në formë klizmë në këtë mënyre: merren 10 gr hudhra, shtypen dhe zhyten në 1/4 litër ujë ose qumësht, ku lihen 12 orë, pastaj lëngu i fituar kullohet dhe përdoret në dy kura.
Për mjekimin e plagëve përgatitet qull hudhre, duke shtypur disa thelpinj, të cilët përzihen me gjalpë dhe vaj.

Gjethja e dellit
Ka fletë të gjerë, në formën e zemrës; është e njohur që në kohët e lashta për çajin e saj, që përdoret dhe për zbutjen e rrugëve të frymëmarrjes. Është bimë, e cila gjendet në Shqipëri. E kanë përdorur me efikasitet shumë mjekë grekë dhe italianë. Ka vitaninë në përbajtjen e saj. Ndikon në zbutjen e kollës. Ka dhënë rezultate të mira ky lloj çaji edhe në përdorimin e klizmës. Është bimë, që e ruan aftësinë e saj tharëse në periudhë prej 18 muaj.
Si procedohet për tharjen e saj? Lihet në hije, mandej merret dhe trajtohet në këtë mënyrë :
1.E përzier me lulen e balsamit per të kuruar stomahun, thartësirat;
2.Për fërkime të variçeve, damarët e fryrë.
3.E përzier me çajin e marrë nga gjethja e ferrës për të kuruar kollën e thatë.
4.Përdoret bashkë me hithrën dhe e përzier me vaj ulliri dhe kjo ka efekt kundër kolitit.
5.Ky çaj i përftuar vetëm nga gjethja e dellit, duke i hedhur limon e përdorim për dhimbjet e mëlçisë së zezë.
6. Çaji i përzier me të bardhën e vezës përdoret për kurimin e djegies së lëkurës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:36 pm

ELBI (frute)
(Hordei Fructus)

Doza përbëhet nga frytet e elbit (Hordeum vulgare L, familja Graminaceae), i cili kultivohet në vendin tonë.
VETITË: Embrioni i elbit është i pasur në vitamina (E dhe Bl), kurse pjesa tjetër me amidon, yndyrna, proteina dhe enzima. Elbi i mbirë, në rrënjëzën e tij përmban alkaloidin hordeninë, i cili ka veti të ngushtojë enët periferike të gjakut (të rrisë presionin e gjakut, sikundër adrenalina) dhe të zgjerojë bronket (sikundër efedrina). Në sajë të substancave mucilagjinoze, elbi është përdorur që në kohët e vjetra për të mjekuar sëmundjet inflamatore të sistemit të tretjes. Elbi rekomandohet si mjet, që pakëson inflamacionin e indeve të acaruara të lëkurës dhe të mukozave, si mjet zbutës.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Zihen 20 gr elb në 1 litër ujë; çaji që përftohet përdoret për gargarë në mahisjen e bajameve dhe inflamacionin e fytit; përdoret gjithashtu si freskues dhe si mjet i lehtë kundër heqjes së barkut.
Mjalti, që përbëhet nga elbi i mbirë jo plotësisht (në mënyrë artificiale), përveç përgatitjes së birrës, përdoret edhe në forme pluhuri në dozat 5 deri 20 gr në ditë, si ushqyes te fëmijët, që kanë të dobët muskulaturën e stomakut dhe të zorrëve, te të moshuarit dhe në rastet e urthit (hiperkloridrisë) te të rriturit.
Në rastet e enteritit mund të përgatitet ky çaj: zihen në 3 litra ujë nga 2 lugë me grurë, elb, tërshërë, misër, thekër dhe krunde, derisa të ngelet 1 litër; lihet të ftohet, pastaj lëngu kalohet nëpër një napë të hollë; pihet brenda 24 orëve ashtu siç është ose i holluar me qumësht dhe i ëmbëlsuar me sheqer.

HITHRA (gjethe)
(Urticae Folium)
Doza përbëhet nga gjethet e thara të hithrës (Urtica dioica L., familja Urticaceae), e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme te ne. Bima ka kërcell të drejtë, gjethe të kundërtuara, vezake të thepëta, me buzë të sharruara, të mbuluara ashtu sikundër kërcelli, me qime djegëse; lulet i ka të gjelbra, pa bisht e të rrumbulluara në vile të degëzuara, më të gjata se bishti i gjethes; lulëzon në pranverë -vjeshtë.
VETITË:
Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat acid të amonit, tanine, acid formik, glukokinina, fîtoncide, klorofil, karotina, vitamine B2, A, C dhe K, acid pantotenik, kripëra të potasit, silicium etj., si dhe acetilkolinë, histaminë dhe serotoninë (ndikimi i acetilkolinës dhe histaminës në veprimin e drogës është i pakët); ato përdoren për ndalimin e hemoragjisë, kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, si mjet, që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit etj. Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema, në pezmatime të rrugëve të urinës dhe në reumatizëm. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në forme çaji, kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Ky përftues përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.
Shënim: Vetitë djegëse i atribuohen një përbërësi pa azot, i paavullueshëm dhe me natyrë rrëshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe, kur ndodhet në sasi shumë të vogla. Hithra e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që nxitohen nga bima e freskët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:36 pm

LULE LEPURI (bar)
(Pulmonariae Herba)

Doza, që përdoret për kurim, përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e lulelepurit (Pulmonaria officinalis L., familja Boraginaceae), e cila është një bimë barishtore shumëvjeçare, e rrallë deri e zakonshme te ne nëpër pyje e shkurre të zonës alpine e subalpine. Bima e ka kërcellin 20-30 cm. të lartë, gjethet me qime, vezake, me bisht të gjatë e me njolla të bardha, lulet ngjyra rozë, që bëhen blu; lulëzon në mars, maj.
VETITË:
Doza përmban kryesisht acid sicilik, saponine, substanca muci-lagjinoze, tanine etj. Ajo ka veti kundërpezmatuese, qetëson kollën e rrit aftësinë koaguluese të gjakut; ndihmon nxjerrjen (sekretimin) e lëngjeve nga organizmi. Në sajë të këtyre vetive, bari i lulelepurit përdoret si ekspektorant kundër kollës, në rastet e pezmatimit të bronkeve, në sëmundje të mushkërive dhe në menstruacione të vështira. Në sajë të kripërave të kaliumit, lulelepuri përdoret edhe si diuretik në sëmundjet e veshkave e të fshikëzës urinare, kurse në sajë të alantoinës doza e përgatitur ka veti të ripërtërijë indet e humbura, prandaj përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Një deri dy lugë supe me drogë të grimcuar hidhen në një enë, ku shtohet 1/2 litër me ujë që zien; ena lihet të qëndrojë 15 minuta, pastaj lëngu kullohet, ëmbëlsohet, sipas dëshirës me mjaltë ose me sheqer dhe pihet gjatë ditës.

RUAJTJA:
Në vende të thata droga ruan veprimin për 2 vjet.

ULLIRI (gjethe)
(Oleae Folium)

Droga përbëhet nga gjethet e thara të ullirit (Olea europea L., familja Oleaceae), që kultivohet gati në të gjitha krahinat me klimë mesdhetare të vendit tonë.

VETITË:
Në sajë të heterozideve (oleuropeozid dhe oleosid), të acidit glikolik etj., doza e përgatitur vepron shumë shpejt dhe drejtpërdrejt në hipertension, sidomos në fazën fillestare (në hipertoninë esenciale dhe aterosklerozë); efekti hipotensiv vjen nga veprimi i menjëhershëm i oleozidit dhe nga veprimi i vonuar dhe i tërthortë i acidit glikolik (diuretik).
Droga ka dhe veti të ulë ethet e të pakësojë sasinë e sheqerit në gjak (hipoglicemizuese).

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Njëzetë copë gjethe të thara zihen në 300 ml. Ujë, derisa ky i fundit të shterojë në 200 ml., pastaj çaji ëmbëlsohet (sipas dëshirës) dhe pihet i ngrohtë; gjysma e sasisë pihet në mëngjes esëll dhe gjysma tjetër në mbrëmje para gjumit. Kura mund të vazhdojë 15-25 ditë dhe mund të përsëritet pas një pushimi prej disa ditësh.
RUAJTJA:
Në vende të thata përgatitja ruan veprimin për 18 muaj.

GRAMI (rizoma)
(Graminis Rhizoma)

Dozat e përgatitura përbëhen nga rizoma e tharë, e grimcuar e gramit zvarranik (Cynodon dactylon Pers, familja Graminaceae), i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, që takohet te ne si bar i keq i kulturave bujqësore. Grami ka një rizomë zvarritëse, gjethe të sheshta 2-5 mm të gjera, lulesë të përbërë nga një melth i gishtëzuar me 4-7 kallinj të shtrirë, shpesh me ngjyrë vjollce; lulëzon në korrik, shtator.

VETITË:
Në sajë të glucideve, esencës etj., materiali urues nxit urinimin, duke ndihmuar veprimtarinë e veshkave dhe përdoret si mjet pastrues për organizmin. Këshillohet përdorimi në pezmatimin e pjesëve të poshtme të rrugëve urinare, në reumatizëm dhe sëmundje të lëkurës. Krahas këtyre veprimeve, rizoma e gramit ndihmon në mjekimin e hipertensionit arterial dhe mund të përdoret me dobi si vetëm, ashtu dhe e kombinuar me gjethe ulliri, me gjethe rozmarine, me degë vjeshtulli etj. Në sajë të triticinës së ngjashme me inulinën, përbërja e përftuar kuruese përdoret si ndihmëse në sëmundjen e diabetit.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Një lugë supë me drogë të thërmuar (5 gr) futet në një enë, ku shtohet një gotë me ujë (150-200 ml) dhe zihet 10 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Gjatë ditës merren 2 ose 3 doza të tilla.

RUAJTJA:
Në vende të thata kura e përftuar ruan veprimin për 18 muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:36 pm

Polikombi (Nyja)
Ka vlera të mëdha mjekuese dhe përdoret në formë çaji. E tharë në hije e ruan vlerën deri në 18 muaj. Nyja është një bimë që rritet më shumë në vendet me lagështi (në vende moçalore). Çaji i marrë nga bima e nyjes ka vlera kuruese kundër diaresë, kundër flegmave. Bimën e ziejmë në ujë jo më tepër se pesë minuta. 300 gr bimë e tharë apo e njomë në gjysmë kg ujë. E përdorim shumë kundër infeksioneve në kanalet urinale. Kjo lloj bime ndihmon kundër djersitjes së tepërt. Ndihmon në qarkullimin e gjakut. Në infeksionet e lëkurës bëhet shplarja me këtë lloj çaji, mbasi lëkura të jetë e pastruar (e larë) nga djersa me ujë të pastër. Në moshën e tretë (të moshuar) e përdorin më tepër edhe kundër prostatit. Çaji nga nyja përdoret kundër astmës dhe në pastrimin e rrugëve të mushkërive. Gjithashtu përdoret edhe për “ftohje” si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. Lëngun e marrë nga bima e freskët, duke e shtypur në blender përdoret kundër hemoragjisë. Në mjekësinë gjinekologjike përdoret kundër gjakderdhjes. Përdoret kundër gjakderdhjes, në puçrat e lëkurës, për egzemën, për kruarjet e lëkurës nga arsye të ndryshme. Për bajamet përdoret lëngu nga bima e freskët. Për pastrimin e kanalizimeve të veshkave ndihmon shumë kundër mikrobeve. Në banjë çaji i përdorur në 500 gr me dy litra ujë mund të vendosim këmbët 5 minuta në temperaturën 38 gradë celcius 10 deri në 15 minuta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:36 pm

Sílvon (gjembi i gomarit)
Është i njohur në shumë vite për vlerat mjekuese si gjethet, rrënjët, lulet, farat. Gjethet të freskëta i përdorim në formë çaji kundër diaresë dhe kundër infeksioneve të kanaleve urinale. Kjo lloj bime gjendet kudo, si në vendet e thata, ashtu edhe në vendet me lagështi. Shpesh njerëzia merr lulet e thara për të përdorur farat në periudhën e dimrit. Farat kanë pak hidhërim dhe vlera të vetë veçanta kuruese ndaj dobësisë së qelizave. Shumë mjekë alternativë e përdorin kundër helmimit të kafshëve nga kërpudhat helmuese. Çaji nga gjethet përdoret kundër diaresë. Dyqind gr gjethe, 600 gr ujë, 5 minuta të ziejë e lëmë të ftohet dhe e përdorim të ëmbëlsuar, sipas dëshirës. Ky lloj çaji përdoret dhe për klizma kundër hemoroidheve , ka vlerë kundër flevitit. Lulet i përdorim të thara. Gjatë dimrit i ziejmë dhe çaji i përfituar prej tyre shërben për larjen e syve, përdoret kundër mikrobeve. Po ky çaj nga lulet e thara përdoret kundër puçrave të lëkurës apo kruajtjeve të lëkurës. Kundër plagëve dhe vendeve të enjtura (të fryra) apo të plasaritura. Është shumë efikas, i vlefshëm kundër mikrobeve. E përdorim të përzier me miell, duke e bërë brumin si hapje të vogla dhe i marrim 4,5 herë në ditë nga një kokërr sa kafeja. Farat i përdorim të shtypura si pluhur kundër psoriasit (morthit) të lëkurës. Rrënjët janë alkolate. I përdorim të mbuluara me një basëm të lagur me vodkë në vendet ku kemi dhëmbje.


Selino
Përdoret kryesisht për rrënjët dhe gjethet me vlerë aromatike sa lakra; për vlera të mëdha ushqyese dhe kuruese. Gjethet janë afërsisht në një formë me gjethet e majdanozit, por të mëdha. Janë të pasura me vitamina, konsiderohet me plot të drejtë si bimë që përdoret shpesh në guzhinjeret tona. Ndihmon në rregullimin e oreksit dhe, më tepër, në funksionimin e mëlçisë së zezë. Përdoret kundër thartirave të stomakut. Përdoret me vaj ulliri si sallatë në sallatën e lakrës. Është qetësuese në dhimbjet gjinekologjike. Ndihmon në astmën dhe kundër hipertensionin.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:37 pm



Sherebeli,dhjosma, grami, gjethe dellit te thara




Dorëzonja lule kamomili



Mente e egër luleshtrydhe farae zezë


Qepa
Laborator për pastrimin e gjakut Aspirina




Gentiana (sanza)
Kjo bimë medicinale e ka marrë emrin e saj nga mbreti Genti, pasi ai ishte i dhënë pas saj për probleme oreksi .



hudhra lule shtogu


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) EmptySat May 19, 2012 1:37 pm

Si duhet të shtojmë njohuritë dhe të mjekohemi me bimë mjeksore
Mjekësi alternative
Nga Lefteri Sema

Përvoja ime jetësore e gjatë , dashuria për bimët mjekësore, transmetimi i njohurive nga të parët tanë .


Sëmundjet nervore
Neuroza , Neurastenia, Histeria dhe Pagjumësia

Për të kuruar këto sëmundje dhe gjendjet, midis barërave, që jepen për të siguruar qetësimin e njerëzve të prekur, ose që shfaqen siptoma të kësaj natyre, përdoren rrënjë valeriane (odolen) në një sasi prej 200 gr rrënjë valeriane.
Si përdoret kjo, apo si përgatitet për ta përdorur? Merret një enë prej alumini, e cila është me kapak dhe rrënjët e valerianes copëzohen deri në imtësi. Kjo imtësirë futet në enën prej alumini, hidhet në të një litër uji. Pastaj realizohet mbulimi i enës dhe kjo përgatitje lihet për tetë ditë, duke iu kushtuar përditshëm përzierjes 2 herë në ditë. Pas rreth 20 ditësh kjo përzierje kullohet me kujdes. Për të kuruar jepet një recetë e tillë përdorimi: Marrja e kësaj përgatitje realizohet nëpërmjet të pirit 20 pika, duke e pirë me kokërra sheqeri të bardhësuar. Kjo realizohet intesivisht disa herë.
Si procedohet në përdorim? Pas çdo ngrënie të një kokërr sheqeri pihet me një gotë uji të përzier, e këshilueshme është përdorimi me mjaltë. Kjo pije ka tashmë formën e një “ilaçi” të sprovuar, i cili mund të përdoret nga të gjithë, por është i këshillueshëm me shumë aftësi përdoruese dhe kuruese ka për grate, të cilat kanë nerva të dobta ose stres edhe depresione mendore. Duhet theksuar se në të njëjtën formë, si ilaçi i mësipërm, ndikojnë në sistemin nervor dhe kurimin e gjendjeve të lartpërmenduar: sumbullareja, hudhra, bari i bletës, nança, zhubrica (dushk), çaji i malit, rozmarina, kreni, ndyrësi, anisi, marraja, majdanozi, kamomili. Në vendet e tjera në farmacitë kuruese gjendet shpesh herë çaj me këtë përzjereje: pesë lugë nantë, dy lugë bar blete, një lugë valerinë, ose edhe në një trajtë ndryshe një dorëz me valerinë, sumbullare, bar blete, rrënjë kufilme. Mund të ketë dhe përzjerje të tilal: 6 lugë bar blete, katër lugë nane, tre lugë kamomil si dhe një lugë sumbullare dhe valerinë. Për të parandaluar pagjumësinë jepet kjo recetë, e cila është shumë e këshillueshme; nga sumbullorja: 2 lugë sumbullore përvëllohen në 2 dy deciliter ujë të posavluar, që lihet e mbuluar për një orë, pastaj kalon në proces kullimi dhe pihet nga përdoruesi i mjaltësuar. Duhet theksuar se për gratë me menstraucione jo të rregullta si dhe për gratë histerike, mund të përdoren: çaj i përzier: kamomil, valerianë, bar blete, majdanoz.
Kryesorja duhet thënë se, për të shëruar shumë prej sëmundjeve me shkak nervor duhet të përdoren këto bimë mjekuese:
Nga 25 gr. bar blete, sumbullare nga10 gr. valerianë, zhumbrica - lisna (majk, dushk) kamomil, lule trëndafili si dhe kalendulë. Pasi realizohet kjo përzjerje merren katër lugë, të cilat përvlohen në një litër ujë të sapovluar. Lihet 2 orë, pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, e ëmbëlsuar me pak mjaltë, në mëngjes esëll dhe pihet në mbrëmje vonë, duke vazhduar kështu 3-4 ditë.
2. Nga 30 gr. sumbullare, valerianë, bar blete, si dhe 5 gr. tërfil kuq dhe gjethe rozmarinë, pastaj vijohet si në porositësin një.
3. Nga 15 gr. bar blete, sumbullare, valerianë, nane, lulebalsami (kantarion), gjethe manaferre si dhe 5 gr kalendulë dhe mandej vijohet si një 1.
4. Nga 20 gr. bar blete, bar ethesh, çaj mali- rigon, nane, valerianë. Mandej vijohet si në 1.
5. Nga 50 gr. mentole, 10 gr. sumbullare, bar blete, nane si dhe glakomë, mandej vijohet si n ë 1.

6. Nga 20 gr. bar blete, glekomë, nane, borzilok dhe sumbullare. Mandej vijohet si 1.
7. Nga 30 gr. valeriane, bar blete dhe nane, 10 gr. lule kandule. Mandej si në 1.
8. Nga 50 gr. kamomil, bar pezm, lule ruzhe, 10 gr. bar blete. Mandej si në Nr 1.


Pagjumësia (INSOMNIA)
Receta:
1.Nga 60 gr, valelerianë dhe sumbullare. Nga përzirja merren 3 lugë dhe përvëlohen në 40ml ujë të posavluaur. Mbulohet dhe lihet 2 orë, mandej kullohet dhe ëmbëlsohet me pak mjaltë. Pihet nga një gotë e vogël uji, në mëngjes ësëll dhe në mbrëmje vonë. Kështu veprohet 3 ditë me radhë.
2.Nga 50 gram valerianë, 20gr bar blete, kamomil, pelin, në gjyra zhubrica - lisna. Të gjitha imtësohen e përzihen mirë, mandej vazhdohet si në Nr 1. 3.
3. Nga 30 gr,. Valerianë, bar blete 10 gr. Të gjitha imtësohen mirë dhe përzihen , mandej vijohet si në Nr 1.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: