Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:05 pm


2. Potenca e Fjalës

Fjala është diamanti i të folurës dhe të të shkruarit. “E para është fjala!” përkufizon Bibla. Ky përkufizim total ka treguar epërsinë e vet që nga krijimi i botës dhe që kur filloi predominimi i fjalës ndaj sinjaleve. Nuk po zgjatemi me gjëra të njohura si të folurit e fjalës, intonacioni i saj, të shkruarit, sepse këto janë të njohura. Do të ndalemi te potenca (forca) e fjalës. Po kështu këtë forcë do ta zbërthejmë në fushën që na intereson Letërsinë.
Sot shfrytëzohet së tepërmi potenca e artit të fjalës. Një vepër potente s’diskutohet, ka tërësi fjalës të ndërthurura, të pleksura, të ngjyruara, të dritëzuara, të hijezuara, të veshura me emocione dykahësh me prezencë të tharmit, por në sipërfaqen e “të shkruarit” ka dhe fjalë meite, të verdhura,në prag ikjeje, fjalë në pragardhjeje që janë sythime të veçanta e të nevojshme… Fjalët e stilizuara nuk mund të kuptohen pa prezencën e gjithë ngjyrymeve sepse vetëm kështu kuptohet universializmi i fjalës, shkëmbimi i vlerës, kjo e ndërlidhur me semantikën (anën kuptimore) si dhe me rolin që lujnë fjalët në fraza, periudha, kapituj, akte, pjesë,…
Në një vepër letrare që plotëson këtë kontekst në kuptimin e vërtetë jo të fluturimit dhe të retushimit fjala zgjidhet, përsëri zgjidhet dhe kalon në një proces të rëndësishëm që quhet përzgjedhje. Një gjuhë që ka pasuri fjalësh, pasuri kualitative që sundojnë figurat, simbolet që kanë përdorim elastik siguron një përdorim kursimtativ dhe kualitativ të fjalës, e cila varet nga aftësia e shkrimtarit, poetit për t’i dhënë kualitetin dhe gjallërinë në dy kahjet e përdorimit si edhe në kahjen e qëndrimit të vetë autorit ndaj përmbajtjes së veprës.
Vepra me përzgjedhje të tillë fjalësh ka shkëlqim dhe lexuesit apo vetë studiuesit gjejnë fushë të gjerë veprimi plot nerv ku binden dhe kënaqen estetikisht. Që të arrihet në këto vepra kërkohet që vetë përfaqësuesit e botës shkrimore, ata që kërkojnë të lënë diçka, duhet të përpiqen shumë. E drejtë është se guximi apo të guxuarit në letërsi është diçka serioze, por e shton seriozitetin bukuria tërësore e veprës. Tashmë ka shumë vepra të sforcuara për të cilat autorët nuk konsultohen me njerëzit e letrave, specialistët për të dhënë dhe ata mendime. Nuk mund të rimëzojë kushdo, nuk mund të thurë vargje të shndritshme kushdo që ka dëshirë e pasion për të bërë emër… Nuk mund të bëhen vargje me fjalë të thata, prolikse në të gjitha strofat. Kësaj i thonë të ngjitësh vetëm fjalë. Kësaj praktike duhet t’i jepet fund dhe të operohet me vargje poetike plot ngjyrim për të cilët duhet të rrish gjatë që t’i provosh në rast se ke atë që quhet talent, apo dhunti! Sa e hijshme është parabola e mëposhtme: “Një bujkeshë kishte mbjellë një lloj gruri të quajtur Kutruvel që zogu ia dinte anën si ta boshatiste kallirin. Bujkesha e mbolli grurin, por kur shkoi për ta vjelë nuk gjeti asnjë kokërr gruri në kalli dhe filloi të thoshte: “Ah, more Kutruvel, ç’më bërë!” “
Ne poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave duhet të prodhojmë vepra të bukura, që të mbeten dhe jo të na i marrë si grurin Kutruvel zogu i çuditshëm i zhdukjes së farës. Pra, një vepër me fjalë të përzgjedhur, me forcë të madhe fjale hyjnore që këtë e jep vetëm fjala figurative, e bukur, dinamike e kukll që i flet syri e buza e bukur mund të bëjë plotimin e kësaj dëshire që e kanë gjithë shkrimtarët. Por nuk mund ta harrijnë gjithmonë se dhe potenca e fjalës ka probabilitetin e saj goditës. Nga ne kërkohet latimi i fjalës, ose siç thuhet gdhendja e saj, përllogaritja në vendosje në arkitekturën e të shkruarit ë sidomos në poezi që është gjinia më e vështirë… Shëmbëlltyrë pozitive e kësaj është përvoja e shkrimtarëve të mëdhenj, e nobelistëve.
Duhet të hiqet dorë nga dhënia apo stimulimi me çmime i veprave mediokre që ndodh shumë rëndom tek ne dhe aplikohet shpesh për të kënaqur miqësi dhe që paracaktohet qysh më parë pa filluar konkurimi i vlerës.
Shembull i pozitivitetit është juria e madhe e dhënies së çmimit “NOBEL”, e cila po të shikosh se kujt ua jep çmimet befasohesh se përcaktuese është dhe kjo që parashtruam ne më sipër: Potenca e fjalës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:05 pm

3. Këshillimi moral
Fjalëformimi, studiuesit dhe Universiteti

Shpesh ndodh, që njerëz që hiqen si studiues dhe madje kanë marrë edhe tituj të lartë në Tiranë në fusha të tilla të kërkimit si: “kokëqyp, kokëbosh, kokëlëmsh, kokëgdhë, kokëmollë, ... (vijon refreni i hulumtimit të kokëve deri te kokëderr) duan të krijojnë “ndërprerje”, të tregojnë se dikush është futur në “fushën e e tyre studimore” pa të drejtë, përdorin autorizmin “leksikologjik” dhe pronësinë e lëvrimit e të krijimit të fjlalëformimeve të reja. (Jashtë vendit thonë që sa shpejt merret titulli në Shqipëri!) Më e keqja është se këta studiues pa prodhimtari studimore mund të jenë kampionë të “pronësimit të departamenteve gjuhësore” që drejtojnë apo që japin leksione në Shkolla “ të larta” të vendit. Kur dalin në emisione televizive dhe i dëgjon teleshikuesi, tashmë me vizion, krijohet akt komik për përgatitjen e tyre. Vetëkuptohet që nuk janë të gjithë në të njëjtën gjendje, sepse ka kuadro specialistë të zotë, të mirëfilltë dhe që shkëlqejnë në profesionin e tyre. Këtë fakt e përmendim, sepse është bota shkrimore ajo që pasuron përditë dhe me mjaft vullnet gjuhën e pasur shqipe. Me këtë gjuhë mund të bësh çudira, sepse “rrënjëzimi” i saj, thellësia e rrënjëve të saj është e pushtetshme. Studiuesit e mirëfilltë dhe jo ata që janë “spaletizuar” dhe që s’kanë “punuar” në arën e gjuhës me shatë. Shqipëria ka mjaft gjuhëtarë të zotë, të spikatur, të cilët i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe. E, mbi të gjithë, Gjirokastra ndien krenari legjitime për Profesor Eqrem Çabej. Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar sesion shkencor për këtë korife të gjuhës shqipe me pjesëmarrje edhe të albanologëve nga vendet e tjera dhe nga trevat shqiptare, por nismat e ndërmarra s’duhet të fiken. Studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Gjirokastrës duhet të ndihen krenarë që do të “profilizohen” në këtë Universitet me një emër të madh, por edhe “trupa akademike” që ka marrë përgjegjësinë për të mbajtur të gjallë Universitetin duhet të jetë në nivelin e lartë.
Mendojmë se është e pamjaftueshme puna që bëhet për të njohur letërsinë e pas viteteve ’90, letërsinë pluraliste, të mendimit të lirë, pa “klishe” e “ganxha”, sepse edhe pedagogët nuk kanë përgatitje të mjaftueshme dhe autoritare për të analizuar këtë letërsi që po buis vrullshëm në Shqipëri. Nuk mund të shkohet më me praktika të vjetra të “kritiçizmit” dhe mbi baza sipërfaqësore e metodologji, që kanë dalë nga “moda” . Universiteti duhet të lidhet me krijuesit e fjalës, ata që japin kontribut në letërsi dhe mandej studiuesit e mirëfilltë (flasim për të mirëfilltët) të angazhohen me metodën efikase për të hulumtuar dhe për të propozuar e për të pasuruar Fjalorin e Gjuhës shqipe. Konstatojmë se nuk evidentohen fjalëformimet e reja të theksit të figurshëm, të cilat të emoncionojnë.
Është kohë që katedrat dhe departamentet të lëvizin dhe jo të “mjekërzohen” për të dhënë shembuj të kulmeve gjuhësore, apo të shëmbullëzojnë “figura të lëmit gjuhësor”, të cilët kanë qenë të ditur! Pamja e jashtme e tyre nuk shpreh “thelbin”
Ne shkojmë drejt përmirësimit të gjendjes dhe ky vend kërkon studiues të afirmuar dhe një bashkëpunim të frytshëm studiues, shkrimtar, mësimdhënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:06 pm

4. Poezia është sentencë figurative
Flitet shpesh për poezinë, vlerën e saj, por përgjithësimi është mbizotërues ndaj detajit dhe dhënies së kontributit në këtë “pistë figuracioni”, ku mendimi duhet të jetë i një shkalle të lartë. Thuhet që poezia shkruhet, por mendoj se poezia është një “akt i dhuruar” në çaste magjie, ndaj shkallinat e saj të larta nuk arrihen nga të gjithë, që e provojnë “startimin “ poetik, një nga “tentimet” më të vështira. Rëndom thuhet shpesh: “Shkruaj poezi…” Kjo është një shprehje që pohon diçka, por nuk tregon “cilësinë” poetike.
Poezia është ngacmim i realitetit, i qiellit, i mendimit, i pamjes , i konturimit, i të dukurës, i prurjes dhe i arkitekturimit, lidhjes, ngjyrimit, eklipsit, ylberit, tallazitjes…
Një nga elementët më pikantë të poezisë është fjala e figurshme, e ndritshme , e cila kalon në një proces “kategorizimi e përzgjedhje” të detyruar. Kështu mund të flitet për konceptimin dhe shtrirjen në linja të asaj që të ka përshtypëzuar dhe të ka barrëzuar mendërisht për të hedhurit në pentagramin poetik të ndjenjës ( apo lindja me konturim), me spontaneitet për rikthimin e detyruar për të marrë ndjesitë dhe aprovimin e shqisave pjesëmarrëse të organizimit, jo vetëm të jashtme, por të brendshme! Kjo do të thotë që poezia të mbajë një “dietë” figurative…
Poezia është sentencë. Ajo nuk pranon stërgjatime, shtrirje pa intuitë, me tjerrje të panevojshme. Kërkon metodën e kërkimit në hapësirën mendimore për të gjetur yllësinë… Mesazhi nuk jepet fare zbuluar , por ai duhet të ketë aftësi të tillë paraqitëse si një “kriptogram” që kërkon zgjidhje me gjimnastikë mendore. Poezia, duke patur në brendësi “arteriet” e figurës së zgjedhur të fituar me konkurrimin latim, mbart me vete emocionin e autorit si dhe sjell shpërthimin pasthirrmor të të dashuruarit me poezinë. Aftësia përcjellëse duhet të “sfilojë” me pamjen e saj magjepse të demonstrimit.
Poezia ka në dejet e veta të papriturën e këndshme të krijuar pa sforco dhe jo me një konceptim të standartizuar kompozicional, por me ritëm, bindje, seleksionim, mbetje… dhe pozicionim të së bukurës mbresalënëse. Ajo varion dhe fanitet me fizionominë individuale pa provuar huazimin apo krijimin mbi gjeturinë e tjetrit, duke lënë hapësirën e origjinalitetit. Zbulesa e një objekti në tërësinë e tij qysh në zanafillë të asaj që e motivon poezi, do të thotë që nervi poetik fillon dhe mbaron në një PIKË NISJE rrafshuese e vlerës. Të shkruash poezi do të thotë të reflektosh në kualitetin tënd. Poezia me forcën e saj emocionale, që shpesh e fsheh dhe tregohet e “ftohtë”, kur ndalesh në stacione moskuptimi e tregon “enigmën” me rikuptim pak të vonët, por të të freskon, pra të ngroh. Ky është një qëllim i zbuluar me inteligjencë…
Jo pa qëllim rreshtova këto mendime individuale dhe “precipitime” përvoje poetike për të treguar se poezia nuk është lojë “kukafshehti. Ajo kërkon zbërthimin e figurës nëpërmjet vendosjes në provë të intelektit “të dyfishtë”. Të ndjesh poezinë do të thotë të respektosh kualitetin… Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe me shtrirje tashmë të gjerë dhe me njohje jashtë shtetit ka bërë punë të programuar për zbulimin e talenteve dhe impulsimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:06 pm

Problemore që u diskutua në seancë të veçantë të LNPSHA :PEGASI"
5. Kërkohet ngritje e zërit të të gjithëve krijuesve dhe përgjegjshmëri të madhe të tyre

TË BËJMË TERAPI TË SËMUNDJES SË “MOSVLERËSIMIT TË LETËRSISË “

Kristaq F. Shabani

Krijuesit në “kënetën” e mosvlerësimit shtetëror

Krijuesit shqiptarë, kudo ku ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë po përjetojnë një mostrajtim të vërtetë në kontekstin financiar. Një papërgjegjshmëri qeverish ndaj krijuesve, të cilët janë në zbulesë të përhershme të fakteve historike, të shkruarjes së historisë së këtij kombi të vjetër, të pasurimit tonalitativ të poezisë dhe të prozës shqipe, të kontributit në fjalësin shqiptar në krijesën e qindra dhe mijërave neologjizmave pasuruese të gjuhës… Kërkesa dhe projekte të bukur, fitimprurëse në aspektin moral, letrar, shoqëror të shoqërisë, hartohen dhe paraqiten në Ministritë e Kulturës të vendeve të ndryshme, por këto projekte shihen me syrin e NJERKËS dhe fitojnë miniprojekte nga këshilllat artistike të këtyre Ministrive, të cilët hapin “buxhetime “ për minin… veprimtari të vockëla, fare të vockëla dhe fitojnë miliona…, të cilat dirigjohen nga mjeshtra “të artit”… TRE SIMPOZIUME NDËRKOMBËTARE PËRMASTIVE TË LNSHPA”PEGASI” ALBANIA DHE ASNJË CENT, KUR NË KËTO VEPRIMTARI MARRIN PJESË POETË PËRMASTIVË… Sa mirë veprojnë shtete të tjera (institucione, ku janë punësuar disa nga poetët pjesëmarrës në këto evente tonat), të cilët kërkojnë ftesat dhe programet e veprimtarive. Kur shikojnë seriozitet dhe programe niveli paguajnë të gjitha shpenzimet e Simpoziumeve të poetëve pjesëmarrës. Kështu ndodhi vjet me Qipron, Anglinë , Turqinë, Greqinë e tjerë…
Vlerësimi i këtyre veprimtarive nga LSHAN OHAJO SHBA (I.Ë.A) kontribut në letërsinë moderne botërore, por çfarë thonë këshillat artistike të miratimit të projekteve….

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:06 pm

Krijuesit japin dhurata si “babagjyshët”

Krijuesit të detyruar të japin dhurata si babagjyshët e VITIT TË RI… Deri kur kështu ma…?(Pyetësi migjeniane).
Po ne? Ne jemi “babagjyshë”, që duhet të japin falas librin, të cilin e kemi arkitekturuar me mendje dhe me financime private. Duhet të çojmë libra në Biblioteka Kombëtare dhe ato të qyteteve, duhet të dhurojmë libra në institucione e tjera... Gjithmonë krijuesi i dëmtuar.

A ka shtëpi botuese të vërteta me identitet në Shqipëri?

Shënjat ortografike drejt shpartallimti të plotë. Po gjuhëtarët ku janë ?! Janë tulatur apo fshehur?
Po shtëpitë botuese, mund të quhen të tilla në Shqipëri? Asqë mund të quhen të tilla. Shtëpi botuese me “redaktorë dhe punonjës të vjetër”, drejtorë të ashquajtur të Shtëpive botuese, që përflakim korrektorët letrarë, të cilët, për shkak të modernizmit, po heqin shënjat ortografike të gjuhës… Një çmenduri e përmasave drastike, një torturim gjuhësor, një mani me pirueta të helmëta! Ky fantazim dhe veprim mediokër duhet të ndalohet. Bashkohësia nuk thotë: “Hiqni shenjat e pikësimit dhe t’u mësoni shtrembër gjuhën pasardhësve… Gjuhëtarët, të cilët po mungojnë, apo po friken të thonë fjalën e tyre për këto ndodhi, janë të tulatur dhe mbajnë vetëm “spaletat” profesoriale, doktoriale në fushën gjuhësore… që t’i përdorin nesër për shtesë pensionare për kontribut gjuhësor (ky motivimi), apo për kontribut shkatërresë gjuhësore! Ky Motivimi i vërtetë!
Ç’ndodh kështu me këta të tulatur, që thonë kërkojnë mineral në pasurinë gjuhësore dhe nuk munden…

(Eksperimente të tilla mund të bëhen, por të shkruhet “Ndalohet leximi i këtyre librave nga nxënësit dhe studentët). Lejohet leximi nga ata që kanë njohuri të forta gjuhësore e sidomos njohuri të mira drejtshkrimore të gjuhës!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:07 pm

Panaire gjysmake dhe distribuim i keq i librit

Panaire gjysmake, ku marrin pjesë dhe krijuesit, që nuk kanë të bëjnë fare me krijimin. Detyrimisht letërsia e madhe e ka prejardhjne nga mediokriteti. Pa mediokritet në letërsi nuk ka zhvillim të letërsisë dhe konkurrim vlerash. Të gjithë duan të bëjnë poezi, të gjithë “pozojnë”, por varet si pozojnë… Pozimi kërkon krehje të bukur…

A ka distribuim të librit, a ka vlerësim të vlerave të vërteta të librit? A ka konkurrim vlerash? Shumë krijues të vjetër hiqen specialist ë të mirëfilltë. Po janë të tillë, por të asaj që kaloi… Kushedi sa krijues të rinj janë marrë në qafë nga këta krijues të “vjetër”, që veprojnë me pjesën e vjetër të kokës, sepse mekanizmi lëvizës për të renë nuk u ka ardhur ende…
Ka botues me nivel të dobët kulturor, pa arsim përkatës, por që kanë marrë liçenca aktiviteti...!!!

Ekzistenca e përkthyesve e papërligjur

Në Shqipëri ka përkthyes të talentuar në disa gjuhë , potencialë, të cilët përpiqen të kenë dypozicionimin, që është i nevojshëm për të realizuar përkthime niveli të njohës në mëyrë saktike të dy gjuhët që do të ndërvaren dhe do të transmetohen dhe që përkthyesi të jetë mjeshtër edhe si poet e shkrimtar. Raste të tilla ka patur letërsia shqiptare dhe më parë. Por këta përkthyes duan ndihmë për të krijuar përvojën e tyre.

Fryrje të mëdha dhe mentalitete të gabuara

Ekzistenaca e mentalitetit se unë jam i madh, unë jam poet apo shkrimtar niveli është e hapur dhe e përshfaqur si mentalitet dhe, çuditërisht, këtë e thonë ata, që mezi njihen nga qyteti apo “lagjja” e tyre, kur nuk kanë konceptim e shkëmbimit universal të vlerave dhe lënie e shenjave në këtë shkëmb!…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:07 pm

Fryrje të mëdha
Një mani, që po vuajmë të gjithë, në shërbesë të impulsimit apo të nxitjes… Flitet me mendime dhe
sugjestionime” personale”, duke përdorur mendime të karakterit sipëror, (i)e shkëlqyer, risi e re në letërsi, me një vepër “krijues dhe krijuese qe i përket të ardhmes”, kontribut në fushën e letërsisë shqipe… e të tjera të tjera profka si këto lavde me këmbë prej rëre… Marrja e pozicionit apo e bërjes së poezisë së Madhështisë, duke sulmuar ata që kanë kokrra… për të ngjitur ndonjë shkallë. Profka, sajime meskine në dëm të letërsisë…. Për poezi të shkallesës sipërore diskutohet dhe Kadareja, pa le të tjerët, të cilët kanë bluajtur “frazime” në ato që a mundtë quhen apo motivohen si vepra letrare. Është koha të bëjmë kujdes se mos vrasim letersinë tonë dhe të përdorim selektivitetin e nevojshëm, por kjo nuk do të thotë që të ndalohet e shkruara, por vepra e mire duhet të “triorohet”.


• Përftesa e librashitësve mbi krijuesin

Keqsjellje e librarive me krijuesit është e ekzagjeruar. Librashitësit, kur krijojnë lidhësitë me krijuesit për distribuimin, tregtimin e librit, kërkojnë me insistim të rritin artificialisht çmimin ose të përftojnë shumë më tepër ata, se krijuesi i tyre… Ky është anormalitet dhe meskinitet dhe vjedhje faqas në dëm të krijuesit dhe në favor të një tregtari , ndoshta dhe të rëndomtë!

Ekzistenca e mendimit negative të pasurimit të fondeve librove…

Ekzistenca e mendimit se bibliotekat le t’i pasurojnë vetë krijuesit, në rast se dëshirojnë, që “produktet” e tyre letrare t’u jetojnë gjatë, është një mentalitet meskin dhe vrasës. Shteti duhet të blejë këtë produkt mendimor letrar, historik e tjerë dhe t’i vendosë në pasurinë e tij, thesarin e trasmetimit të dijeve pasardhësve... Është bërë një sëmundje e përgjithshme, që nuk akordohen fonde për trurin dhe fondi libror i bibliotekave ngelet në vend , stepet e tjerë… Nëpërmjet internetit sot ka lidhësi dhe gjallëri të madhe.

Vetëm në vitin 2009 -2010 janë dhuruar mbi shumë libra të gjinive të ndryshme.
Është koha kur duhet të bëjmë kujdes dhe të tregojmë se ne krijuesit e vërtetë jemi vitalë dhe synojmë progresivitetin e shoqërisë dhezhvillimin tërësor të vendit. Ndaj kërkohet nëj bashkëpunim serioz dhe një veprimtari e gjerë dhe me nerv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:09 pm

Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij studiuese asnjëherë

Simpoziumin ndërkombëtar më datën 18 prill e përshëndeti Prof. Dr. Zymer Neziri
Instituti Albanologjik Prishtinë

Të nderuar shkrimtarë, poetë, studiues , artistë pjesëmarrës në këtë Simpozium Ndërkombëtar të Pegas Internacional nga të gjitha viset e Atdheut, mërgata dhe deri nga SHBA. Kam nderin t’ju përshëndes për praninë tuaj këtu në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në mënyrë të veçantë poetin dhe shkrimtarin Kristaq F. Shabani, Presidentin e Pegas Internacional.
Për ata që vinë për herë të parë këtu do të dëshiroja t’ju jepja një informacion të shkurtë për historikun dhe veprimtarinë e këtij Instituti. Në këtë institut studiohet letërsia, poezia lirike , epike dhe ajo gojore. Kjo dhe ju duhet t’ju gëzojë. Sipas organizimit ne kemi degë të veçanta të studimit: Degën e Folklorit dhe të Etimologjisë, Degën e Letërsisë dhe të Historisë. Gjithashtu brenda këtyre degëve ka sektorë të specializuar të studimit. Instituti ynë Albanologjik është një ndër më të vjetërit në Botë në këtë cep të Ballkanit. Ai është krijuar në vitin 1953, por kaloi në peripeci dhe në vitin 1955 u mbyll, për t’u rihapur sërish në vitin 1957, për t’u mbyllur sërish në vitet 1980 , përsëri u rihap, përsëri u mbyll në vitin 1994 dhe duke u rihapur në vitin 1999 e duke vijuar veprimtarinë e tij të gjithanshme të studimit të jetës, traditës së popullit tonë. Pavarësisht nga ndërprerjet, hapjet dhe rihapjet të ndodhura për arsye historike, studimi i jetës, traditës dhe gjithçka je të popullit tonë nuk është ndalur kurrë. Studiuesit kanë punuar me përkushtim në fushat e tyre. Pra punan ë këtë Institut Albanologjik nuk është ndërprerë asnjëherë. Në këtë institut kanë punuar mjaft studiues të talentuar dhe të zotë. Janë realizuar studime të profilizuara në fushat e ndryshme, sipas degëve që parashtruam më lart. Në këtë kuadër është realizaur me profesionalizëm edhe studimi i letërsisë, zhvillimet e saj sipas etapave. Në këtë kuadër që nga krijimi ka mbi 400 vëllime të publikuar në libra të veçantë studimorë, monografikë. Dua t’ju gëzoj duke ju thënë që janë botuar deri tashmë 40 “Gjurmime Albanologjike“ dhe 20 prej tyre që nga viti 1971. Kjo është realizuar nga puna përkushtuese e studiuesve, të cilët gjithmonë janë “prodhuar” dhe vijojnë të dalin shumë të aftë në fusha studiuese që janë studiues të rinj që kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës, që shumë prej syresh ndodhen dhe këtu në sallë.
Dua t’u them se Instituti, në këto momente, ka probleme në aspektin finaciar për të realizuar projektet e tij në fushën studimore, por shpresojmë që këto probleme me ndihmesën e Qeverisë të kalohen.
Ju përshendes dhe njëherë dhe ju falenderoj që përzgjodhët sot Institutin tonë për të zhvilluar punimet e këtij Simpoziumi të rëndësishëm që pasqyron edhe veprimtarinë e letersisë sonë kombëtare për Lirizmin në Letërsi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:10 pm


Universiteti “Vitrina” universitet moderator dhe me pikësynime të larta ecurie dhe progresi në një binom harmonik

Bashkëpunimi i frytshëm në realizimin e sipërmarrjeve të tilla përmastive

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi për të realizuar një Simpozium të këtij niveli me një programim të saktë, të qartë dhe modern është padyshesë edhe merita e padiskutueshme e Universitetit “VITRINA”, e cila u shpreh:
- në bashkërendimin dhe koordinimin e programit të përbashkët, në futjen e mjaft elementëve dinamikë profesionalë, koncertalë, interpretues, intervistues, dancues, ekspozues;
- në pjesëmarrjen direkte me kumtime profesionalë dhe ndjekje profesionale të seancave të Simpoziumit gjatë gjithë punimeve duke evlerësuar totalisht;
interesim për nëj pjesëmarrje akademike, të stafit akademik të Universitetit si dhe angazhimit të studentëve në përpikmërinë e zhvillimit të opunimeve të Simpoziumit dhe gërshetimin e gjallesës së mjedisit , ambienteve;
në përgatitjen e ekspozitave dinjitoze dhe demonstrimit të yre si dhe pjesëmarrjes intelektuale nëkëto ekspozime:
në vënien në eficencë të krijimeve moderator etë grupeve dhe të këngëve popullor etë tarditës popullore si dhe të një disiplinimi dhe harmonizimi të koincizitetit të punimeve ;
- në përgatitjen e mjediseve, rekuizimin e sallave dhe organizimin e pritjeve spektakolare ;
- në asistencën fonike, filmike, fotografike, reklamuese;
në realizimin e etikës mirësjellore ;
- në organizmin me nivel të Panairit Ekspoze, duke i dhnë parësi librit letrar dhe universitar;
- në një paraqitje progresive të rritjes dinamike të niveleve letrare...
- Në përgatitjen e një entuziazmi në pritjen e krijuesve
- Një mbështetje logjistike e veprimtarisë në të gjitha komponetet, duke përfshirë reklamimet, kancelarinë etjera, udhëtimet gjatë katër ditëve të veprimtarisë Tiranë Prishtinë;
- në sipërmarrjen e botimit të librave : “Pegasiada” 2 (botimi përbashkët) me kumtet e Simpoziumit Ndërkombëtar, “Rrugëtim Profil Pegasi Internaciona”, ‘Refleksione letrare” , “Sfilatë e mendimit kritik modern” dhe “Teresinka Pereira flet shqip” , të cilatdo të paraprijnëëprgatitjet për Kongresin 1 Ndërkombëtar”Muza Poetike Pegasi Internacional prill 2012”
Një kontribu të madh me mendim të moderuar dhe protagonizëm profesional dhanë z. Edmond Vlashaj, Drejtori i përgjithshëm i Universitetit “Vitrina”, rektori i Universitetit “Vitrina” Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektori Dr. Teki Kuri, Drejtori i Veprimtarive Kulturore të Universitetit “Vitrina” z. Leonard Vlashaj, zonja Elona Hasimllari dhe koordinatorja e Universitetit “Vitrina “ në Kosovë zj. Yllka Xerxa.

Për këtë profesionalizëm dhe ndihmesë kualifikuese z. EDMOND VLASHAJ U NDERUA ME TITULLIN E LARTË “NDERI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA SI DHE ZGJODH NË STRUKTURAT E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË KONFERENCËN E JASHTËZAKONSHME TË LNPSHA A “PEGASI” ALBANIA ZHVILLUAR NË DATËN 18 PRILL 2011 NË PRISHTINË.
-

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:10 pm

Deklarata për Paqen Universale e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Mbajtur në Simpoziumin Ndërkombëtar në Tiranë dhe Prishtinë nga poetja Kozeta Zavalani, Tiranë

Ne krijuesit, që përfaqësojmë kombe të ndryshme, duke kapërcyer te gjitha prejardhjet fetare, kulturore, politike, profesionale dhe ato shoqërore, duhet të behemi një pjese thelbësore e udhëheqjes së procesit te paqes, me aftësitë artdashëse e krijuese që na karakterizojnë, si ushqyes dhe moderatorë të të bukurës e progresives, kudo në botë.
Ne krijuesit, të bindur se këndveshtrimet e ashpra politike, te pazbutura e me zemra false, nuk lqne vend per lëvizjet per paqe aq urgjentisht te nevojshme; deklarojme se:
1. Vendosim të bëhemi shembull me një dashuri që fal, duke u lejuar atyre jetëve që ne prekim çdo ditë - në shtëpi dhe komunitetet tona dhe në botë - të përfshihen nga një dashuri e tillë; dhe
2. Angazhohemi të bëhemi paqebërës, sepse vetëm nëpërmjet zemrës joegoiste të njeriut, që kujdeset thellë për të gjithë, paqja mund te shfaqet; dhe
3. Nxisim të gjithë udheheqësit në rajon dhe botë të mbështeten mbi forcën e faljes dhe mjetet e pajtimit, dhe të punojnë me kurajo, për të zgjidhur konfliktet dhe të ndërtojnë paqen botërore; dhe
4. Vendosim të zgjerojmë "Urën e Paqes" dhe të ndërtojmë partneritete për paqen, lirinë, barazinë dhe bollëkun; dhe
kërkojmë të bashkohemi si motra e vëllezër dhe të mbështesim qeveritë që të punojnë së bashku me kurajë për të ndërtuar familje, komunitete dhe kombe të paqes, kudo në Botë.
Ndaj për këtë: Bëni sot ndryshimin e mundshëm që të përfitojnë të gjithë.
Behuni pjesë e fuqisë që shtrin krahët dhe krijon një botë të re.
Hiqni dorë nga rinumërimi i padrejtësive të kaluara.
Ndaloni kërkesën ndaj të tjerëve për të fituar pushtet.
Bëhuni të fuqishëm, duke i dhënë fund nëpërkëmbjes.
Pushoni së mbajturi kryqin e rëndë, pasi Jezusi vuajti për të lehtësuar barrën tuaj. Ngrihuni dhe lehtësoni ngarkesën tuaj!
Hiqni dorë nga gjykimi që i bën të tjerët përgjegjës për ju.
Pushoni së vajtuari për fatin tuaj.
Hiqni dorë nga zemërimet dhe brengosjet e kaluara dhe shërojini plagët e vjetra duke falur.Çdo kohë që ju i vini gishtin e fajësimit, jeni duke i mohuar vetes vetë fuqinë dhe pushtetin tuaj.
Ju nuk jeni i shtypuri; perveçse kur e zgjidhni vetë këtë.
Hiqni dorë nga e kaluara dhe jetoni në të tashmen.
Zotëroni madhështine tuaj të brendshme shpirtërore.
Vlerësoni trashëgiminë tuaj, por mos e mbani atë si një flamur vuajtje.
Jini krenarë për trashëgiminë tuaj, por mos jetoni në betejat e së kaluarës shumë të largët.
Përgatitni rrugën për brezin e ri.
Ky kalim kohe, ky pasazh, do t’u sjellë të tjerëve një fillim të ri të realitetit – një fillim në të cilin ne i shohim bashkëqeniet tona njerëzore si thelbe shpirtërore dhe qenie të dashura që ata janë. Ne do t’i shohim si vëllezër dhe motra - bashkëshpirtrat tanë të dashur, të cilët gabimisht i patëm identifikuar si armiq. Çfarë ditë e shenjtë do të jetë, kur ne t’i flakim tutje brengat tona, t’i hedhim shpatat dhe të përqafohemi. Ne jemi një familje, nga i njëjti burim, me të njëjtin fat.
Atëhere pse ne nuk dëshirojmë ta shohim këtë?
Është koha që të heqim dorë nga ndarjet e të gjitha llojeve: fetare, politike, raciale dhe nga të gjitha pozicionet që i bëjnë njerëzit të marrin anë të ndryshme. Është koha për të lëvizur drejt një niveli të ri global, pikërisht për atë çka ne jemi: një planet, një botë, një familje diversiteti, krijimtarie plot bukuri e shkëlqim.
E kudo mes nesh të mbretërojë dashuria e paqja!
Ne krijuesit me krijimtarinë tonë do të vijojmë të japim mesazhe të mëdha paqeje dhe respektim të të drejtave njerëzore për ecuri sa më të shpejtë në paqen universale , pasi njerëzimi e meriton këtë “dhuratë “ qiellore”.
Kështu dhe vetëm kështu midis nesh do të mbretërojë Dashuria dhe Paqja Universale...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:10 pm

Postimpozium
Ndërsa në sfera të jetës flitet për rolin e femrës në shoqëri, pjesëmarrjen e saj dinamike në Simpoziumin Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI” iu dha përparësi këtij roli në sfonin teoriko-praktik
Evidente
Roli i gruas në letërsi
N ë këtë simpozium kumtuan krijuese të sferave të ndryshme dhe krijuese potente të përgatitura, një gjetje edukshme e lementit dhe nëj ëprzgjedhje e saj
Nga Jozefina Traboini, Sekretare e Presidences LNPSHA “PEGASI” ALBANIA per etikën letrare

Në Simpoziumin e madh të letërsisë i zhvilluar gjatë 13-18 prill 2011(Gjirokastër, Tiranë , Prishtinë) dhe sidomos te Universiteti “Vitrina”, në lidhje me objektin “Lirizmi në Letërsi dhe Profil Pegasi Internacional” u manifestua katërcipërisht prezenca, sharmi poetik dhe femëror i krijueseve poetente në të gjitha aspektet . U shprehen mesazhe të plota me vlera rreth asaj veprimtarie përmastive, me nëj pamje mjaft ceremoniale cilësore, ku spikatën në parje dhe dëgjim merita komunikuese, ndjenja të mëdha poetike, figuracione stilistike të përshkruara me një mjeshtri nga krijimtaritë e ndryshme origjinale që u paraqitën me finesë në atë “Simpozium”, sidomos në lidhje me krijimtarinë e femrës shqiptare në letërsi.
“Struktura” poetike dhe etika e gruas në letërsi besoj se ka synime të mëdha, duke ofruar një rol të madh në emancipimin e shoqërisë, duke plotësuar një kontribut të çmuar në historinë tonë kombëtare. Në Simpoziumin Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi 2011”e objekt “Lrizmi në Lëtërsi dhe Rrugëtim Profil Pegasi Internacional” u paraqitën vlerësime reale në rolin letrar të femrës, duke treguar dhe një herë barazimin mendor të shquar. Duhet theksuar se ishte bërë një parapregatitje publikimi për krijimtarinë e femrës krijuese në rrugëtimin profil Pegasi Internacional, një gjetje e bukur e Presidencës së LNPSHA “PEGASI” Albania. Veprimtaria krijuese e femrës krijuese shfaqi tendencat në zbulimin e anëve të pazbuluar të feminilitetit që është nëj proces sa i vështirë dhe i bukur. Ky “rrugëtim “ i bukur profili kaloi nëpërmjet paraqitjeve në forume, media dhe filmime të posaçme...
Duke dëgjuar e ndjekur kumtet e atyre krijueseve vitale, të cilat recitonin e ligjëronin në kumtesat e tyre rreth letersisë botërore dha asaj shqiptare ndjeje një krenari të ligjshme. Do të me pëlqente shumë që femra si një “prijëse e mendimit” të frymëzojnë njerëzimin, që shoqëria jonë të ndërtojë një pasqyrim dashuror ashtu si ajo ka për femijën, prindërit për njerëzit.
Në përgjithësi të shndërrohet në vullnet, në dëshminë për të respektuar vlerat e saja kudo, dhe që në atë “Simpozium” u paraqitën me modesti, elitarizëm dhe rafinatesë nga të gjithë ato pjesmarrëse.
“Simpoziumi Pegasi 2011” shpalosi aspektin material letrar duke e zbukuruar me protagoniste që ispiruan artin letrar si “mitin e kohës”.
Krijueset letrare në atë Simpozium i dhanë një krenari, një domethënie një argument më shumë rëndësi mbrojtjes së intelektit dhe talentit që ka gruaja jonë e kohës së sotme bashkëkohore, e cila është protagoniste eprogresivitetit social dhe mendor. U tregua i frymëmarrë me të dy bronket aspekti shpirtëror për statusin e civilizuar, fitimii një liri të madhe i gruas dhe sidomos asaj që krijon dhe kontribuon, sepse të shkruarit, sipas meje duhet të jetë i lirë, sepse është i” shenjtë” dhe frymëzues. Krijuesja ka nëj cilësi të dukshme dhe të spikatur pasi ajo ka një këndvështrim të mprehtë ëpr të pasqyruar realitetin dhe për të ëprcaktuar ardhmërinë. Për këtë që them ka faktë të shumtë ilustrues....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:11 pm

Fenomeni krijuese dhe fenomeni “grua” ka shumë stade që duhet të veprojnë në përputhje me ndërgjegjen dhe që më shkathtësi ngjit shkallët . Diskriminimi i saj në kohë të sotme duhet të jetë i largët, i paimagjinueshëm, nuk duhet të jetë një subjektivizëm, sepse arsyeja, që ajo mbart mbijeton gjithmonë. Qytetërimi i saj ka ecur me kohën dhe madje avancues me të. Ajo është shumëkonkurruese në krijimtarinë e saj dhe në vlerën krijimtare.
Gruaja sot në demokraci ka programin e saj. Ajo respekton një kategori të jetës prandaj dhe kjo “Muze poetike “që u zhvillua hodhi parametra, një bazë themelore do ta quaja “Europiane “ në zhvillimin e saj gjinore.
Ku gërshëtimi prefesional evidenton edhe një herë integrimin e femrës krijuese reale si kompetente në të gjitha sferat e jetës dhe prurëse e mendimit të avancuar për kohën.
Admirova dhe ishte një kënaqësi e madhe për mua, dukë dëgjuar zërin e papërsëritshëm të poetes sonë të madhe tek fliste për “lirizmin në lerërsi” duke paraqitur një raport historik të mrekullueshëm të Kozeta Zavalanit., apo shkrimtares nga Bostoni të Ledi Stilos, dhe poetës së ardhur nga Gjermania Seveme Fetiqit, si dhe Miradije Ramiqit, Violeta Allmuçës, Majlinda Ramës, Enrieta Sinës, Flutura Maççit, Hasije Selishtës, Shefqete Gosalcit, Rezarta Podes, Anis Velaj, Yllka Filipit, Shqipe Hasanit, Aleksandra Shabanit, Irena Gjonit, të cilat me përformancën e tyre për artin letrar treguan se femra krijuese si një shtyllë në shoqëri, lufton gjithnjë për të mirën e njerëzimit dhe shpërndan mesazhe paqeje përjetuese.
Femra krijuese në apsektin botëror ka arritur lartësi të ëmdha dhe kjo mudntë faktohet edhe me prezencën e fjalës së shkruar cilësore dhe të kumtuar të Presidentes së I.Ë.A
Teresinka Pereira, poetes rumune Nadia Cella Popp, poetes zelandeze Prime , poeteve greke Leta Kucohera, Vasiliki Kalahani, Jota Fotiadhi e tjerë.
Duhet theksuar se femr akrijuese e shpreh gjenialitetine saj aktiv në pjesëmarrjen e saj të lëvri it në shumë gjini.
Gjeneraliteti i gruas, femrës krijuese është bota që plotësohet me mendjen dhë veprën e saj.
Dhe natyrisht madhështia dhe merita më e madhe shkon për Presidentin e e LNPSHA “PEGASI” Albania, drejtuesin dhe organizatorin e këtij Simpoziumi poetin, shkrimtarin, mendjendriturin, njeriun shumë të kulturuar Kristaq F. Shabani. Më këto kategori njerëzish të ditur shoqëria jonë do ecë gjithnjë përpara duke i treguar asaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të gruas që ka në botën tonë të madhe

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:11 pm

Kush fajësohet për INTEGRIMIN E VONUAR?

nga KRISTAQ F. SHABANI

Integrimi në kuptimin semantik është një fjalëz e bukur që shumkush e ka dëgjuar dhe e dëgjon, por që ka edhe moskuptimin e saj. Duke qenë përfaqësues ligjitim i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” si dhe përfaqësues i botës shkrimore, dua të evidentoj se Letërsia, Arti, muzika, futbolli magjik janë integruar në Evropë, por politika “stonon”. Ne kemi një karakteristikë që më e profilizuar është tek politikanët me të bërit e tyre “politikë”. Mosavancimi në procesin integrues mund të ciklohet me fenomenin e “PENGIMIT TË VETVETES”. Ne kemi aftësi të çuditshme të jemi të profilizuar për të vënë “stërkëmbthe” vetvetes, ndërsa te vendet e tjera ne të impulsojmë. Çuditërisht kështu ndodhin këto akte me aktrime politike! Jo pa qëllim, që në fillesë bëra një pyetje për INSITUTIN E STUDIMEVE NDËRKOMBËTARE dhe plan programet e tij, duke evidentuar atë që çfarë roli ka kryer në realitetin “planin tonë kombëtar” duke dhënë efektivitetin. Është shëmbëlltyrë fakti evident që shqiptarët e emigruar janë futur në procesin integrues në vendet e BE në mënyrë shumë normale dhe të menduar.
Ne vijojmë të sfilojmë në podiume: Kryqëzim dijeje (në auditoret e Universiteteve), në qeverisjen vendore, në ushtrimin në kahje negativiteti të kompentencave qeverisëse dhe ato përfaqësuese, në moszbatimin e ligjësisë juridike, në gllabërimin e fondeve të akorduara, duke realizuar “privatizimin” e funksioneve shtetëror. Elementët “malformues” për integrim evropian. Kjo ndodh se nuk merren mendimet e inteligjencës reale, por ata që “formojnë” qeverisjet dhe rotacionet. I njëjti fenomen ndodh edhe me Shoqërinë Civile, ku merren mendime të një shoqërie të krijuar në mënyrë artifice, apo të krijuar artificialisht për të shërbyer shtetarëve.
Një karakteristikë tjetër e veçantë është se ne varemi dhe e tregojmë haptas hierarkinë vartëse, duke humbur pavarësinë që duhet ta kemi, kjo siguron dhe inferioritetin shumëplanësh, duke evidentuar se nuk shfaqim aftësinë, që në Piramidën tonë shoqërore intelektuale e gjen me bollëk. Edhe në organizmat vendore si në qytet apo qark, prefekturë nuk vendosen njerëz të plotformuar, por që shpërblehen dhe nuk kanë arsim përkatës e si rrjedhojë edhe listat për zgjedhjet hartohen të mangëta! Kjo është për t’u çuditur. Ku janë organizmat e zgjedhura apo të emëruara, me çfarë merren, duke mos justifikuar edhe shpërblesën e taksambledhësve shqiptarë. Pra integrimin nuk e ka vetëm Evropa në dorë, por edhe ne, që nuk realizojmë dot përfaqësimin. Sot u hap një horizont i vogël, i cili do të zgjerohet edhe me substratin që mbart kjo gazetë e re e Institutit, kur shumë shoqata apo lidhje këtu në Gjirokastër kanë gazeta që tash 10 vjet? Po Bashkia?! Qarku?! Prefektura si komunikojnë me popullin?! Ne shpesh kënaqemi me emigrantët tanë që punojnë në vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritin ç’potencial financiar na sjellin! Kjo është fare pak për zhvillimin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 EmptyMon May 07, 2012 7:11 pm

LËVRIMI I PROEMËS NË PËRGJITHËSI DHE ASAJ LIRILKE NË VEçANTII NJË MODUL, PREFERENCË POETIKE HAPËSIRËGJERË”

Nga Kristaq Shabani I.Ë.A, Ë.P.S LNPSHA “PEGASI”

Në vëllimet poetike të kohëve të fundit një nga dukuritë fanitëse është ndeshja e proemës si një gjini e veçantë poetike. Nuk kemi ndërmend të bëjmë historik për proemat, kohën e lëvrimit të tyre nga shumë krijues gjatë kohrave, por të evidentojmë praninë e tyre në vëllimet ebotuara gjayë plurimendimit. Veçse është e nevojshme të dimë që proema si gjini është shumë e vjetër. Ajo gjen përdorim sidomos në letërsinë franceze e tjerë.
“Për mua, thelbi i poezisë nuk është muzikaliteti metrik, - thotë Pierre Alferi, - por është poeticiteti, mendimi dhe ndjenja me intesitet të lartë, imazhi shkrepëtitës, befasues”.
Jean Orizet ka shkruar: “Veç kësaj vallë a do ta dimë ndonjëherë ç’është poezia? Prej kohësh, janë rrekur ta përkufizojnë shumë veta. Ata kanë kapur veç një shkëndijë nga ky zjarr i madh, i gjallë. Si mund ta përkufizosh zjarrin? Poezia, ajo e vërteta, ngaherë ka qenë thelbi i njeriut.”.
Njohësit e letërsisë e dinë se proema në prozë është më e hershme se krijimtaria e Ponge-it. Në kuadër të letërsisë sonë, proema në prozë ka shkruar qysh në shekullin XIX miku i Guillaume Apollinaire-it, Faik Konica. Këtë formë poetike, e ndeshim edhe në krijimtarinë e Fan Nolit, Hil Mosit, Gjikami-t. Kemi bindjen se shkëlqimin më të madh proemat në prozë e ka arritur te “Drania” Martin Canaj, njëherësh një kryevepër e këtij poeti dhe e letërsisë shqiptare.
Kryeneçësia për ta detyruar poezinë tonë të ecte me hap rreshtor, na kujton një varg të Paul Morand-it “Nuk duhet t’i vësh fjalët në kolonë për katër…” Me substancën dhe fakturën e saj epike, proema ka përparërsi ndaj lirizmit narcistik apo minimalist. Pra proema është një formë e veçantë poezie që ka të drejtën e saj të qytetërimit të ekzistojë edhe në letërsinë tonë.
Proema s’është gjë tjetër veçse poezi në prozë, që ka vijë melodike, ritëm, rimim të padukshëm dhe intonacion të brendshëm dhe i shkon më së miri interpretimit dramatik.
Edhe gjatë periudhës që shkoi pak poetë e kanë përdorur proemën, pasi konsiderohej si të shkruar “tabu”, e pakonceptuar mirë, si prozaizëm, prolikse, e tjerë, por më e theksuar kjo vërehet në letërsinë shqipe tek veprat e botuara kohët e fundit me titull “Proema” të Andon Paplekës. Si rrejdhojë e privilegjit dhe ekontaktimit të kahershëm me gjininë letrare proemë uën e kam lëvruar atë te “Virtyt i gënjyer” Gjashtëtip, Antologji vetiake, si dhe te romani “Kryefjala e Fatales”, duke e ravijëzuar ndjeshëm edhe nëveprat e tjera të kohëvetë fundit. Duhet theksuar se në të kaluarën tipëzime të tilla gjinish konsideroheshin moderniste dhe të pakuptueshme duke sulmuar haptaz autorët e ndryshëm, të cilët nuk i lejonin të krijonin sipas linjës së sponteitetit, duke i bindur për të ecur në korsi të programuara. Këto forma quheshin të sforcuara dhe aspak bindëse dhe të pabotueshme. Tashmë shfaqet ka shfaqëri të proemës lirike , ku poeti shprehet lirshëm dhe “ thotë çka i ndjen shpirti në “lidhatimin” rrugimor lirik...Siç e shprehëm dhenmë lart në këtë radhitje të menduar , proema kërkon aftësi lëvruese dhe nuk është aq e thjeshte sa mund të mendohet, për të shprehur substancën letrare me një gjuhë koncize dhe figuracion të pranishëm, e punuar tërësisht me një stil të gjetur
Duke u nisur nga fakti që në auditorin e nderuar ka edhe të tillë, që nuk kanë informacion për proemat,por ka edhe prej syresh që në kreaturën e tyre kanë prezenca të proemave , është një nga pikësynimet e këtij Simpoziumi që të zhvillohet debat për proemën lirike dhe pse në veprimtaritë e tjera madhore të organizohet dhe miting i madh poetik për këtë gjini të bukur , të kahershme letrare.
Vijimi i lëvrimit të proemave, mendoj se do të bëhet një dukuri prezente e krijuesve të Lidhjes sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR    GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR  - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTER LNPSHA PEGASI ALBANIA SIMPOZIUM IV NDERKOMBETAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: