Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri   Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri EmptyMon Apr 09, 2012 10:53 pm

Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri

Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri



Tiranë, 5 qershor – Një ilaç që kuron kancerin dhe jo vetëm atë por edhe një varg sëmundjesh të tjera, pa bujë, por plot efekt pozitiv dhe pa asnjë efekt anësor, po shitet në Shqipëri, duke mbledhur qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së. Janë me qindra njerëz që po zbarkojnë në Shqipëri, duke mbërritur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku i është dhënë edhe adresa e një qendre mjekësore, ku tregtohet nën rregulla strikte ilaçi çudibërës.
Medikamenti e ka origjinën nga Kuba dhe ai është Vitadox, ose i njohur edhe si Escoglu. Ky medikament që nga vitet ’80 njihet vetëm në Kubë si ilaç që shëron të sëmurët me lloje të ndryshme kanceri, si femra ashtu dhe meshkuj. Po ashtu, ky ilaç ka veti kurative edhe për sëmundje të tjera që shkaktojnë vdekjen e njerëzve apo i stërmundojnë ata në vuajtje kronike.
Në Tiranë këto ditë kanë mbërritur dy shtetas italianë, intelektualë të njohur në Itali, njëri prej tyre vite më parë gazetar. Aldo Di Tomassi dhe Francesco Angeleri, duke folur me agjencinë e lajmeve NOA, treguan se këtë fillimjavë mbërritën me dy qëllime në Tiranë, së pari për të blerë ilaçin e famshëm Vitadox, që në Itali dhe asnjë vend tjetër të Evropës nuk tregtohet dhe, së dyti, për turizëm dentar. Të ftuar në kryeqytetin shqiptar nga Viaggiare e Sorridere, Di Tomassi dhe Angeleri pohojnë se udhëtimi i tyre, në fakt, ishte i destinuar për në Kubë, por në minutën e fundit ndryshoi për në Shqipëri.
Kështu dy italianët kanë arritur të gjejnë në Tiranë ilaçin e shumëkërkuar dhe këto ditë po bëjnë edhe kurim të dhëmbëve në një klinikë në kryeqytet, duke kaluar edhe disa ditë pushimi në zonat më piktoreske të Tiranës, Durrësit, etj.
“Ne kemi njerëz të afërm që vuajnë nga tumori dhe duke mësuar para disa kohësh se ekziston një ilaç i cili shëron këtë sëmundje të tmerrshme që po vret përditë shumë njerëz, filluam ta blejmë duke e porositur me miq italianë që lëvizin enkas në Kubë për ta blerë atë. Ky ilaç e ka dhënë efektin e vet”, tha Aldo Di Tomassi, i cili ka vjehrrin që vuan nga tumori, por edhe sëmundje të tjera.
“Imagjinoni, vjehrri im vuante nga tumori dhe që kur nisi të marrë këtë ilaç me origjinë kubaneze, është përmirësuar shumë. Madje ai vuante nga astma dhe mbante flakonin në çdo moment e tani e ka hequr. Në këto kushte, kur ilaçi po i shkaktonte përmirësim, vendosa të nisem bashkë me mikun tim Francesco për në Kubë. Por, në çastet e fundit mësuam përmes internetit se në Shqipëri, në Tiranë, ndodhej përfaqësia evropiane e tregtimit të këtij ilaçi”, pohoi Aldo.
Ndërkohë, një ditë më parë, së bashku me mikun e tij, ata kanë shkuar në klinikë dhe kanë blerë 18 flakonë me kosto secili 118 euro, duke sqaruar se i blenë jo vetëm për vjehrrin e tij dhe gruan e mikut të tij por edhe për disa miq e fqinjë që gjithashtu vuajnë nga kanceri.
Sakaq, edhe media italiane është duke i kushtuar një jehonë të gjerë faktit se ilaçi që vjen nga helmi i akrepit po dynd italianë dhe evropianë të tjerë drejt Shqipërisë.
Nën titullin “Italianët me kancer, pelegrinazh në Shqipëri për helmin e akrepit që i shëron”, e përditshmja italiane Il Quotidiano shkruan se “italianët, pacientë me kancer, janë nisur për gjueti në Shqipëri në lidhje me mjekësinë natyrore, konkretisht për të gjetur ilaçin shërues që rrjedh nga helmi i akrepit blu”.
Ky ilaç ende nuk është testuar apo miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Evropian.
“Janë së paku 25 njerëz të sëmurë që kanë mbërritur në Shqipëri vetë si persona, ndërsa shumë të tjerë, kanë kontaktuar me miqtë dhe të njohurit, të gatshëm për të vepruar si ndërmjetës”, tha për mediet italiane, një italian i cili jeton dhe punon në Shqipëri, por dëshiron të mbetet anonim.
Sipas mjekëve, fjala është për një substancë natyrore, të nxjerrë pikërisht nga një helm i akrepit, i cili na qenka serum kundër një serie tumoresh.
Dëshmitë e pacientëve që tregojnë për kurën e tij janë të shumta, e megjithatë ka ende një lloj dyshimi rreth kësaj substance, e cila ende nuk është miratuar nga “Food and Drug Administration” (FDA amerikane), apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (Ema).
“Shtegtimi” i italianëve në Shqipëri filloi pasi kompania farmaceutike kubaneze, “’Labiofam”, prodhuese e substancës Escozul, e gjetur nga biologu Kuban Bordier, i cili në vitet ‘80 zbuloi “pronësinë” anti-tumoriale të toksinës së akrepit, nuk e shpërndan më falas ‘Vidatox C-30” ndaj të huajve, të cilët prej vitesh udhëtojnë në Kubë për ta marrë atë.
Dhe “Labiofam”, në fakt, ka hyrë në një marrëveshje me “Pharma-Matrix” në Shqipëri.
Kjo kompani, e cila në faqen e saj të internetit shfaqet si përfaqësues zyrtar i “Labiofam” në Shqipëri, shet produktin në 30 ml për 118 €.
Për këtë arsye, zgjedhja e Shqipërisë prej pacientëve italianë me kancer nuk duket të jetë e rastit, pasi Shqipëria ende nuk është pjesë e BE-së dhe nuk i nënshtrohet ligjeve evropiane.
“Pharma-Matrix” është e regjistruar më 23 shkurt 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), me qendër në Tiranë, dhe ka filluar të kryejë marketingun e produktit në fjalë.
Përfaqësues i vetëm i kompanisë figuron Francesco Matteucci, ndërsa përfaqësuesi ligjor do të jetë shtetasi shqiptar, Thoma Janco.
“Rekomandohet marrja e 20 pikave në ditë, të ndara në dy doza me pesë pika dhe 1 me 6”, sqaroi ai.
Nga e gjithë kjo histori, pritet një fluks i mijëra italianëve në Shqipëri në muajt e ardhshëm, shkruan agjencia shqiptare NOA, e cila në fund jep edhe një fusnotë.

Shënim: NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve, duke publikuar këtë raport, ka për qëllim vetëm të informojë publikun shqiptar mbi ekzistencën e një medikamenti që kuron një sëmundje të rëndë siç është kanceri.
NOA nuk nxit askënd që të blejë medikamentin në fjalë, në të kundërt këshillon që të interesuarit të konsultohen me mjekët specialistë dhe të marrë informacione më të gjera rreth medikamentit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri   Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri EmptyMon Apr 09, 2012 10:55 pm

Per ata qe kane nevoj mund te kontaktojne ketu :

https://www.facebook.com/people/Pharma-Matrix-Albania/100002270643407?sk=wall

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Helmi i akrepit, italianët zbarkojnë në Shqipëri

Panorama

e Mërkurë, Qershor 8th, 2011


Mediat italiane i kanë bërë jo pak jehonë ditët e fundit. Rrugëtimi i shpresës që çdo vit dërgonte në Kubë 35 mijë italianë të sëmurë me kancer, tashmë është transferuar në Tiranë.Ka rreth një muaj që dhjetëra pacientë vijnë personalisht për të marrë produktin “çudibërës”. Quhet Vidatox-30 CH dhe prodhohet vetëm në Kubë. Bëhet fjalë për një substancë 100% natyrale të nxjerrë nga helmi i akrepit të kaltër. Mjekët kubanezë që kanë zbuluar formulën, japin garancinë për efikasitetin e tij kundër një sërë tumoresh. Dëshmitë e pacientëve flasin për rezultate pozitive, reduktim të masës tumorale, ndalim të metastazave apo lehtësim të dhimbjeve. Por, pavarësisht studimeve në mbi 20 mijë pacientë, të kryera në shtetin kubanez, Europa ka qenë skeptike ndaj këtij produkti. Ndoshta për shkak të origjinës së tij komuniste dhe embargos së vendosur ndaj këtij shteti. Në BE Vidatox-30 CH nuk ka arritur të marrë certifikimet që e lejojnë të shitet lirshëm në farmaci. Kuadri ligjor e burokracitë nuk lejojnë regjistrimin e këtij produkti në kontinentin e vjetër.

Pelegrinazhi nga Kuba në Shqipëri
Në këto kushte, mijëra persona të sëmurë me kancer, kryesisht italianë, të këshilluar nga mjekët onkologë, apo të informuar për preparatin, kanë udhëtuar drejt Kubës për ta siguruar. Për shkak të distancës, udhëtime të tilla kanë kosto jo të vogël. Shpenzimet e rrugës zakonisht i kapërcejnë 1500-2000 euro, çka për shumë persona që vuajnë nga tumoret është një shumë jo e vogël parash. Aq më shumë po të mendosh që duhet të ktheheshin sërish për të marrë dozat e reja të trajtimit. Disa, madje, nuk kanë arritur t’ia dalin. Duke parë interesin në rritje për antihelmin çudibërës të akrepit të kaltër, është menduar një zgjidhje e zgjuar. Shqipëria ka marrë ekskluzivitetin për të gjithë Europën. Ligji nuk e pengon hedhjen në treg të këtij produkti homeopatik (i përket mjekësisë alternative, ose, siç quhet te ne, popullore). Vidatoxi është i tillë. Në këtë mënyrë, vendi ynë prej një muaji po përjeton një turizëm të vërtetë shëndetësor. Pelegrinazhi i italianëve në kërkim të shpresës për të lehtësuar sëmundjen sa vjen e shtohet. Kërkesat dhe porositë nuk kanë të ndalur. Nëse zgjerohet edhe më, mund t’i sjellë shtetit shqiptar miliona euro fitime, pasi kompania që e sjell i paguan shtetit TVSH-në. Por gjithmonë, aty ku bëhet shumë zhurmë, nisin edhe problemet. E, këto ditë, për “Pharma-Matrix”, kompaninë që sjell Vidatoxin në Shqipëri, nuk kanë qenë fort të qeta. Megjithatë, përfaqësuesit e kësaj kompanie duket se zotërojnë të gjitha argumentet ligjore për t’i hapur rrugën tregtimit të ilaçit që lufton tumoret. Ata e quajnë këtë ilaç një pasuri kombëtare jo vetëm në nivel human, por edhe material.Por skepticizmi tek ne bëhet edhe më i madh se gjetkë.

Nipi i Fidel Kastros zgjedh Tiranën
“Labiofam” është kompania farmaceutike kubaneze që prodhon Vidatoxin. Në krye të saj është nipi i kreut të shtetit kubanez, Fidel Kastro, i cili prej 12 vitesh e konsumon vetë këtë substancë. Ajo u pagëzua si “Escozul” nga biologu kubanez Misael Bordier, që në vitet ’80 pikasi aftësinë antitumorale të helmit të akrepit dhe realizoi eksperimente mbi kafshët përpara se ta bënte me pacientët. Në fillim Vidatox C-30 u shpërnda falas dhe pasi informacioni për vetitë e tij kuruese u shpërnda vrullshëm, të huajt nisën t’i drejtohen Kubës për ta siguruar. Prej pak muajsh “Labiofam” ka nënshkruar një marrëveshje me “Pharma-Matrix” në Shqipëri. Kjo kompani, përfaqësuesja zyrtare e “Labiofam” në vendin tonë, e shet produktin Vidatox-30 ml rreth 118 euro. Nga sa bëjnë me dije krerët e kompanisë, nëse dikush do ta blejë të njëjtin produkt në Kubë, do të paguajë më shtrenjtë. Ai kushton 156 euro në Havana. Zgjedhja e Shqipërisë nuk është e rastësishme, pasi jemi ende jashtë bashkësisë europiane e, për rrjedhojë, nuk kemi rregullat strikte të vendosura prej tyre. Vidatox është është regjistruar nga Enti Rregullator kuban për kontrollin e cilësisë së ilaçeve, por jo nga agjencitë amerikane apo europiane. (Ndoshta edhe për shkak të embargos ndaj Kubës). Në certifikatën lëshuar për eksportin dokumentohet se produktet janë 100% natyrale dhe janë të përshtatshme për t’u konsumuar nga njerëzit. “Pharma-Matrix” ka nisur punën prej një muaji, ndërsa kompania është regjistruar në QKR më 23 shkurt të këtij viti. Po kështu, janë kryer analizat nga Qendra e Kontrollit të Barnave, e cila, duke u mbështetur në Ligjin Nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, argumenton se produktet homeopatike, ose siç quhen ndryshe, alternativa natyrale apo popullore, nuk kanë nevojë të regjistrohen. Deri këtu është gjithçka në rregull. Por, pas publikimit të lajmit në media, autoritetet shqiptare të Shëndetësisë janë bërë pak konfuzë. Pasi për mjekësinë homeopatike (popullore) ekziston një vakum ligjor e, përpos kësaj, nuk ka mjekë të mirëfilltë të certifikuar.

Ministria dhe Urdhri i Mjekut
Nga drejtori i Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, Ahmed Hysa, është dhënë dy ditë më parë një deklaratë, e cila, sipas përfaqësuesve të “Pharma-Matrix”, është kontradiktore. Sipas tij, barnat homeopatike qytetarët janë të lirë t’i përdorin. Ligji nuk kërkon regjistrimin e tyre. Por, ndërkaq, Hysa është shprehur se doganat nuk duhet të lejonin hyrjen e produktit. Përfaqësuesit e kompanisë i kanë cilësuar absurde këto deklarata dhe të pabazuara në ligj. Dje, në ambientet e kompanisë “Pharma-Matrix” kanë kryer inspektimet edhe përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut. Ata kanë kërkuar licencimin e mjekëve të specializuar në homeopati, ndërkohë që përfaqësuesit e “Pharma-Matrix” sqarojnë se ata nuk japin receta për pacientët, por vetëm tregtojnë produktin. “Receta që këshillon përdorimin e tij jepet nga mjekët onkologë kryesisht italianë dhe ne thjesht shohim kartelën klinike dhe shesim produktin, prandaj këto pengesa janë krejtësisht burokratike”, thanë përfaqësuesit e “Pharma-Matrix”. Sipas tyre, nuk ka asnjë klauzolë ligjore që të pengojë aktivitetin e nisur, mbi të gjitha, kur garancia për produktet është maksimale.

Studimet ndërkombëtare

Sipas mjekëve të huaj, janë rreth 176 vepra të botuara nga institucione ndërkombëtare, të cilat jo vetëm kanë studiuar efektet e helmit të akrepit në tumoret e trurit, por edhe për dhimbjen në përgjithësi. Punimet janë botuar të gjitha në revista biologjike, farmakologji molekulare me vlerë të madhe shkencore. Nga sa theksohet në sajtin zyrtar të “Pharma-matrix”, studimet e kryera tek pacientët dëshmojnë se niveli i qelizave kancerogjene është reduktuar ndjeshëm tek pacientët të cilët e kanë përdorur preparatin. Mjekë të njohur italianë u japin receta pacientëve, të cilët tashmë nuk duhet të udhëtojnë deri në Kubë.

Faqet on-line

“Vidatox” është protagonist i faqeve të shumta të internetit në gjuhën spanjolle, italiane dhe angleze. Ajo gëzon disa grupe në “Facebook”, me mijëra anëtarësime dhe dëshmi familjare të klientëve që e kanë marrë këtë ilaç jashtë çdo protokolli. Mjafton të lexosh dëshmi on-line, për të shikuar se e kanë përdorur persona me tumor në gjak, në mushkri apo në veshkë. Sipas asaj që thuhet, helmi duhet të ketë efekte pozitive. Fjala është përhapur vrullshëm edhe falë internetit. Nga ditët e para të majit, janë të shumtë italianët e mbërritur në Tiranë për të siguruar “Vidatox”. Nëpër grupet e “Facebook”-ut apo “Twitter”-it janë mbledhur mijëra anëtarë.

Ligji Shqiptar

Sipas ligjit shqiptar, të gjitha barnat homeopatike nuk kërkojnë regjistrim për t’u futur në Shqipëri. Këtë përmbajnë edhe rregulloret e ndryshme të Qendrës së Kontrollit të Barnave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ato paguajnë tatime dhe taksa më të larta se barnat e tjera të regjistruara, por nuk ka asnjë klauzolë ligjore që ta ndalojë importin e tyre. Kjo është edhe një nga arsyet pse për shkak të embargos europiane Shqipëria është zgjedhur si vendi që ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së produktit.

Si përdoret produkti

Në recetat që tregojnë pacientët, zakonisht mjekët përshkruajnë marrjen e 20-30 pikave në ditë për të sëmurët me tumore. Ato ndahen në dy faza, ku pacienti merr 5 pika dhe një të tretë prej 6 pikash. Por, ky preparat mund të merret edhe si parandalues me 3-4 pika në ditë, nga qytetarët që janë të shëndetshëm. Jo të gjitha pikat mund të merren në një kohë. Nuk duhet të hash 30 minuta përpara dhe 30 minuta pasi merr këtë preparat. Është një preparat 100 % natyral, i cili ka në përmbajtje një dozë fare të vogël të helmit të akrepit të kaltër. Kjo dozë është sa 1/30 milionta e sasisë së preparatit. Produkti merret nga pacienti për një periudhë 4-mujorë gjatë një viti. Pastaj kura mund të ripërsëritet

Çfarë është preparati me helmin e akrepit

Në Kubë, helmi i akrepit të kaltër (Rhopalurus junceus) është përdorur për qëllime terapeutike që prej shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur ajo krijoi të ashtuquajturin “vaj i akrepit”, i cili përdorej për trajtimin e problemeve urinare. Pas viteve ’80, nisi studimi i përbërjes së helmit të akrepit dhe ndikimit të tij mbi qelizat e tumorit. “Labiofam” (kompani shtetërore farmaceutike kubane) zbuloi formulën dhe preparati fillimisht u pagëzua si “Escozul”, nga biologu kubanez Misael Bordier. Ishte ai që në vitet ’80 pikasi aftësinë antitumoriale të helmit të akrepit dhe realizoi eksperimente mbi kafshët, përpara se ta bënte me pacientët. Ai është i ambalazhuar në shishe 30 ml dhe kushton 118 euro në Shqipëri dhe 156 euro në Kubë. Në fillim, “Vidatox C-30″ u shpërnda falas dhe, pasi informacioni për vetitë e tij kuruese u shpërnda vrullshëm, të huajt nisën t’i drejtohen Kubës për ta siguruar. Produkti i prodhuar në vitet ‘80 tashmë ka dalë nga tregu dhe është zëvendësuar nga një i ri. Por, sipas burimeve jo zyrtare, trafikantë të ndryshëm e blejnë atë në Kubë dhe e sheshin për 800-1000 euro në vendet europiane, kryesisht në Itali. “Vidatox C-30″ është një produkt 100 % natyral dhe i certifikuar nga shteti kubanez për përdorim të lirë nga qytetarët, pasi nuk ka efekte anësore. Në studimin e kryer me mbi 10 mijë persona, ka rezultuar se ky preparat lufton qelizat kancerogjene duke çuar deri në zvogëlimin e masës tumorale.



ZIRINA LLAMBRO

http://www.panorama.com.al/sociale/h...ne-ne-shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri   Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri EmptyMon Apr 09, 2012 11:00 pm

Rr. Irfan Tomini Nr. 30/1
Tirana
Albania
1019
(0039)3935992323 (ITALIA)
00355(0)692415842
http://www.pharmamatrix.net/en/


==========================================

Shum e vertet me kryetarin e Kubes :
Fidel Kastros te cilin ky ilaç e ka bere te pavdekshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri   Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilaçi për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: