Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LETRA E SKĖNDERBEUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 66
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: LETRA E SKĖNDERBEUT   Sun Mar 25, 2012 6:26 pm

LETRA E SKĖNDERBEUT E 31 TETORIT 1460 DERGUAR PRINCIT TĖ TARENTIT, JOHAN ANTONI (JOHANES ANTONIUS DE URSINIS)

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

(LETRA BĖNĖ FJALĖ NĖ LIDHJE ME NDIHMĖN USHTARAKE QĖ I DHA SKĖNDERBEU MBRETIT TĖ NAPOLIT, FERDINANDIT)

''Fort i kthjellti princ e zotėri i nderuar, mora letrėn e zotėrisė tuaj, dhe mėnyra se si ju shkruani, mė shumė mė ēuditi se sa do tė mė hidhėronte. Thoni se, pasi mė njihni pėr njeri tė urtė dhe tė matur, nuk mundeni ti besoni lajmit se ne i paskemi dėrguar fjalė fort tė kthjelltit Madhėri, mbretit Ferrant (Ferdinand) se po tė na dėrgonte galera e anije, ne do tė kishim ngarkuar nė to njerėzit tanė qė tė shkonin e ti ndihmonin atij nė luftė kundėr jush dhe pėr ti dhėnė zjarr Brindizit dhe tė gjithė vendit tuaj.
Kur morėm vesh se ju kishit ngritur krye kundėr Madhėrisė sė tij, i ēuam fjalė qė tė na dėrgonte nė kėtė anė galera dhe anije tė tjera pėr tė marrė njerėz, kėmbėsorė e kalorės, sepse ne, aq sa tė donte ai, do ti kishim dėrguar njerėz pėr shėrbim tė Madhėrisė sė tij.
Po ta kishte bėrė kėtė dhe tė na kishte besuar, ne mbase Brindizin nuk do ta kishim djegur, por vendet qė u rebeluan kundėr tij nė Pulje, nuk do tė kishin mundur mė tė ngritnin krye. Ju, nė atė rast do ta kishit pasur tė vėshtirė tė mbronit gjėnė tuaj, dhe jo mė tė mendonit qė tė shtinit nė dorė shtetin e Madhėrisė sė Tij, i cili ėshtė zotėriu juaj dhe si tė tillė duhet ta njihni sepse jini betuar.
Nė qoftė se unė do tė thyhesha, Italia do ta ndjente atė dhe, si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė i juaji, do tė ishte i turqve……. Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit, sa nuk ėshtė as e juaja e as e zotėrisė qė pėrkrahni dhe, kur mė patė mbetur vetėm qyteti i Krujės, dhe kur u gjeta aty i rrethuar , unė e mbrojta kundėr gjithė asaj fuqie dhe e mbajta gjersa turqit, me dėm e me turp u hoqėn, dhe unė nė njė kohė tė shkurtėr e me pak veta, shtiva prapė nė dorė atė qė shumė armiq e nė shumė kohė kishin fituar.
Kėshtu qė aq mė tepėr duhet shpresuar pėr pėrtritjen e shtetit tė mbretit Ferrant, i cili edhe vetėm Napolin tė ketė, tė jeni tė sigurtė se do tė dalė ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni se me shqiptarėt unė nuk do tė mundem ta ndihmoj mbretin e as ta mbroj, as ti dėmtoj armiqtė e tij tė fuqishėm, po ju pėrgjigjem se ka ndryshuar puna, dhe se kronikat tona janė tė vėrteta dhe nuk gėnjejnė, dhe sipas atyre ne jemi epirotė, dhe duhet tė kini dijeni se nė kohė tė tjera, paraardhėsit tanė kaluan nė vendin qė ju mbani sot dhe patėn luftime tė mėdha me romakėt, dhe ne e dimė se nė tė shumtėn e rasteve u ndamė me nderė e fitore se sa me humbje e turp .
Unė do tė pėrdor tė gjitha fuqitė me cilsitė e mija, si edhe me tė gjithė miqtė e tė besėlidhurit qė kam, pėr tė ndihmuar e pėr ti dhėnė dorė zotėriut e shokut tim Ferrant, dhe po munda ta kryej detyrėn time pėr nderin tim, do tė bėj atė qė duhet tė bėj.
Kur ju mė nxitni dhe kėrkoni nga unė ti tėrheq njerzit e mi, dhe mė thoni se po pata dėshirė tė luftoj, ja ku i kam turqit, kundėr tė cilėve mund tė korrė lavdi e nder mė tė madh, po ju pėrgjigjem ; unė prej jush nuk dua nxitje as kėshilla; njerzit tanė nuk i kimi dėrguar qė tė kthehen kaq shpejt, por qė ti shėrbejnė mbretit Ferdinand, gjersa tė kenė bashkuar Mbretėrinė e tij. Dhe janė nga ata burra qė, po tė jetė nevoja, vullnetarisht pėrballojnė vdekjen nė shėrbim tė Madhėrisė sė Tij. Por ata qė kemi dėrguar s’janė hiē gjė kundrejt atyre qė kemi vullnetin tė dėrgojmė, nėse i pėlqen Madhėrisė sė tij, e po qe nevoja do tė vij unė personalisht me aq njerėz sa qė vetėm me ndihmėn e Zotit, besojmė se do ta shtiem nė dorė Puljen, dhe do tė mjaftonin ta popullonim tė gjithė mbasi ėshtė e shpopulluar.
Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.''

SKĖNDERBEU NĖ PROJEKTET EVROPJANE PĖR LUFTĖ TĖ PĖRBASHKĖT KUNDĖR OSMANĖVE

Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princėr e mbretėr gjermanė e hungarezė, emiri Ibrahim nė Azinė e Vogėl, etj.
Nė tė gjitha kėto projekte, njė vend qendror i jepet ushtrisė shqiptare tė Skėnderbeut. Kėshtu psh. nė projektin e papa Piut II parashikohej qė ushtria e pėrbashkėt evropiane tė ishte 40 mijė veta, gjysmėn e tyre do ta dėrgonin vendet evropiane dhe do tė shkarkonte bashkė me papėn nė Raguzė, pėr tu bashkuar me 20 mijė luftėtarė shqiptarė.
Kjo ushtri e fuqishme do tė formonte frontin qendror dhe do tė kishte si komandant tė pėrgjithshėm Skėnderbeun, tė cilin papa Piu II do ta kurorzonte mbret. Papa dhe Skėnderbeu vepruan energjikisht pėr realizimin e kėtij projekti.
Nė verė tė vitit 1464 papa Piu II shkoi nė Ankonė pėr tė pritur ushtritė evropjane qė do tė grumbulloheshin aty pėr tė kaluar nė Raguzė. Por mė 14 gusht 1464, papa vdiq nė Ankonė dhe bashkė me tė u varrosėn pėrfundimisht edhe pėrpjekjet e njė fushate antiosmane nė shkallė evropjane.

(Autori me tė dhėnat arkivale qė posedon pėr Skėnderbeun e qė i ka vjelur nė shumė arhiva tė ndryshme, ka marrė pjesė dhe e ka ndihmuar skenarin e filmit dokumentar pėr Kastriotin, film ky i bėrė nga TOP Chenel)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LETRA E SKĖNDERBEUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: