Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT

Shko poshtë 
+3
Gryka e Kaçanikut
xhema
Leka i Madh
7 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyThu Mar 22, 2012 4:41 pm

"RUGOVIZIMI" I ALBIN KURTIT

Salih Mehmeti (Prishtinë, 21. 03. 2012) - Konfliktualiteti i shtirur midis Qeverisë dhe VV-së në mjaft raste i ngjan më tepër një marrëveshjeje kontraktuale, prej të cilës kanë leverdi të ndërsjellë të dyja palët. Qeveria sakaq vesh petkun e shërbëtores të parimeve evropiane, duke pranuar madje edhe kompromiset më të dhimbshme. Në anën tjetër, VV shfrytëzon situatën duke iu qepur një diskursi mjaft apokaliptik, që në fund të fundit asaj i sjell një bereqet jo të paktë politik Prandaj e quaj të nevojshme të ravijëzoj pak a shumë pjesën e pavërejtur të protestave të sotme, aty ku VV kompenson vizionin e saj gjysmak. Këto protesta janë zvetënuar në mënyrë të pështirë në një mekanizëm i cili pakënaqësinë disidente e përpunon për ta shndërruar në lëndë ushqyese për ambiciet makute të Kurtit.

‘Rugovizimi’ i protestave

Gjykuar nga historia jonë më e re, e shënuar me protesta e demonstrata të pareshtura, termi më i përshtatshëm për të konceptualizuar këtë dukuri do të ishte ‘rugovizimi’ i protestave. Gjatë tërë viteve 90’ta, LDK e zaptonte tërë hapësirën publike të të shprehurit të pakënaqësisë ndaj robërimit duke organizuar dofarë protestash surrogate, të cilat i shërbenin për amortizimin e revoltës gjithë-popullore. Kjo praktikë e frikshme e asimilimit të zërit disident duket se është shartuar edhe me metodat e reja të shteteve përbërëse të misioneve të huaja në Kosovë. Së këndejmi, autoritetet ndërkombëtare në Kosovë si dhe institucionet vendore (që asnjëherë nuk u bënë plotësisht sovrane) e kanë katandisur protestën ose tubimin qytetar në një mekanizëm të frytshëm të shpërbërjes së pakënaqësisë politike e sociale të shqiptarëve. Ngjitja e partive politike apo politikanëve të caktuar në pushtet, njëfarë mënyre, është e lidhur pashkoqitshëm edhe me posedimin e atributeve të mjaftueshme për të kontrolluar turmën. Albin Kurti duket se i përgjigjet përsosmërisht këtij modeli ideal, për të cilin autoritetet ndërkombëtare kanë aq shumë nevojë. I pajisur me dhuntinë e fjalimeve filipike, ai është politikani i shumëkërkuar, përparimi në pushtet i të cilit është i kushtëzuar me dhënien e shërbimeve për kontrollin e pakënaqësisë qytetare dhe asimilimit të saj përmes mekanizimit të protestës. Edhe pse Kurti i është shmangur rreptësisht fytyrëzimit ideologjik, ai gjithnjë i është referuar gjendjes së rëndë sociale. Problematizimi i saj nuk është bërë ngaqë Kurti ndjen vërtetë keqardhje, porse autoritetet ndërkombëtare pakënaqësinë sociale e ndjesojnë si një rrezik të përhershëm për praninë e tyre të padrejtë në Kosovë. Prandaj, ylli i karrierës do t’i shndrit atij për aq kohë sa autoritetet ndërkombëtare frikësohen nga shpërthimet e mundshme sociale në Kosovë, të cilat natyrshëm do ta rimodelonin praninë ndërkombëtare në Kosovë duke u dhënë fund atyre.

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Albin-kurti-flet

Kontrolli i mendjeve dhe zemrave

Perëndimi asnjëherë nuk ka qenë i interesuar në zgjidhjen e burimeve të vërteta të problemeve: paradigma e tij e të vepruarit është stabiliteti. Për aq kohë sa në sipërfaqe nuk vërehen trazira, gjendja lajthitshëm vlerësohet të jetë stabile. Prandaj s’është edhe aq e çuditshme qasja aq e mefshtë e Perëndimit kundruall veriut të Kosovës: as strukturat paralele, as kartelet e krimit të organizuar dhe as barrikadat e shumta nuk konsiderohen të rrezikshme, përderisa sipërfaqësisht sundon njëfarë ‘stabiliteti’. Barometri i Perëndimit me kohë ka pikasur pezmin që vlon ndër shqiptarë si pasojë e raporteve thellësisht të pabarabarta midis Serbisë dhe Kosovës. Veçmas mungesa e zbatimit të përpiktë të reciprocitetit ndaj Serbisë ka krijuar një valë pakënaqësie të përgjithshme popullore. Pikërisht në këto momente sikleti për qarqe të caktuara perëndimore, del në skenë një njeri, gjakimi i të cilit është kontrolli dhe menaxhimi i turmave. I argasur me përvojën e organizimit të dhjetëra demonstratave, talenti i tij është pikasur edhe nga vetë ambasada amerikane (selia e forcës së vërtetë politike në Kosovë). Me 3 mars 2007 në Prishtinë u mbajt protesta e dytë kundër përmbajtjes së Pakos së Ahtisaarit, të cilës iu përgjigjen disa mijëra qytetarë nga mbarë vendi. Edhe pse vetë Kurti nuk ishte i pranishëm në demonstratën në fjalë (për shkak se mbahej në burg nga UNMIK-u), mekanizimi i modeluar nga ai bëri punë, aq sa demonstrata në fjalë të futej në hullinë e kontrollit. Në kabllogramin tronditës që mban datën 5 mars 2007 të zbardhur nga rrjeti Wikileaks mund të vërehen vlerësimet e larta që Tina Kajdanow i bënte mekanizmit të vetë-kontrollit të sajuar nga Kurti. Në këtë raport të lëçitur si ‘konfidencial’ theksohet se: “marshallët e VV me fanelat e tyre të bardha kontrolluan masën, përmes formimit të një kordoni njerëzor përreth protestuesve” (origjinali: SDM "marshalls" in their signature white t-shirts controlled the crowd by forming a human cordon around the group). Më pas kabllogrami vërente se: “marshallët e VV kryen një punë të paçme në kontrollimin e turmës; gjatë tërë kohës ata ishin midis protestuesve dhe policisë”(the SDM marshalls did a good job of controlling the crowd; they were between protestors and police at all times). Nuk do mend se organizuesit e një proteste synojnë që ajo të jetë konsekuente ndaj qëllimit parësor: çdo shmangie apo provokim mund të çojë deri të zhbërja e karakterit politik të protestës, meqë pushteti ose regjimi përballë është i gatshëm që përmes kriminalizimit të saj t’i delegjitimojë kërkesat, sado të ligjshme qofshin ato. Duke qenë vetë aktivist i kësaj lëvizjeje, shpreh bindjen time se mekanizmat e tillë (p.sh, kordonet me trupa aktivistësh si dhe fjalimet me patos që i mbanin demagogët tanë) nuk motivoheshin edhe aq nga dëshira për mbarëvajtje apo rregull: masat e tilla nuk ishin tjetër veçse një mekanizëm i diktuar nga ndërkombëtarët, nëpërmjet të cilit synohej veçse neutralizimi i protestuesve dhe zbutja e kërkesave të tyre. Zbatimi i praktikave të tilla mbase edhe mund të numërohet si një triumf i përkohshëm i perëndimorëve, porse ato nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se ndjellin shpërthime edhe më të rrezikshme, të cilat zhvendosen në kuadrin e së ardhmes. Stabiliteti, për të cilin aq shumë flasin ata, nuk mund të prodhohet nga shterpëzimi i të pakënaqurve dhe mbajtja me çdo çmim e një stabiliteti të brishtë. Ai mund të përftohet vetëm nga zhdukja e burimit të problemit.

VV mbijeton përmes të keqes

Protestat janë mediume përmes të cilave afirmohen kërkesat e ligjshme e qytetarëve, të cilat si të tilla nuk duhet as të fshihen nën rrogoz dhe as të shterpëzohen duke u bërë politikisht korrekte. Organizimi i tri protestave nga Kurti gjatë këtij viti vetëm sa dëshmoi përsosmërinë e mekanizimit të shpërbërjes së pakënaqësisë kolektive dhe manipulimit të rafinuar të të pakënaqurve. Do të ishte e pahijshme nëse nuk do të honepsnim faktin e hidhur se vetë drejtuesit e VV nuk janë asnjë fije të interesuar në jetësimin e qëllimeve të protestave. Ata duket se më tepër parapëlqejnë që kërkesat e tyre të mos jetësohen asnjëherë, por të mbahen pezull në mënyrë që sa më gjatë të imponohen politikisht egot e tyre të etura për pushtet. Numrin skajshmërisht të vogël të protestuesve, VV pëlqen ta shpjegojë si pasojë e komploteve të errëta, ku në të njëjtën kohë ka gisht gjithkush dhe askush. Ende i freskët është rasti kur pas përfundimit të padenjë të protestës së 22 janarit (fillimisht te Dheu i Bardhë dhe më pas edhe në Merdar), drejtuesit e VV-së përmes kumteve për medie me mllefin më të madh vikasnin se ndërprerja u bë si pasojë e mungesës së logjistikës, për të cilën bënin fajtore policinë e cila gjatë ditës ua kishte konfiskuar atë. Këtij arsyetimi nuk i ecën kungulli mbi ujë as sot e kësaj dite, ngase çdo protestë që pretendon të zgjasë me ditë apo javë të tëra kërkon një sakrificë të komoditetit të përditshëm. Me gjasmë, një sakrificë të tillë nuk ishin në gjendje ta bënin drejtuesit e protestës, të cilët dhanë urdhrin për tërheqje.

Mekanizmi i Foucalt-it

Një shpjegim tjetër për numrin e papërfillshëm të qytetarëve që i bashkëngjitën një proteste të thirrur nga Kurti mund të qëmtohet në vetë faktin e kontrollit të dyfishtë të protestës, hem nga falangat e hekurta të policisë, hem nga kordonët e policisë së brendshme të përbërë nga vetë militantët e Kurtit. Në librin e shkëlqyeshëm “Shutting Down the Streets: Political Violence and Social Control in the Global Era” të autorëve Amory Starr, Luis Fernandez dhe Christian Scholl jepet një pasqyrë thjeshtësisht e qartë e funksionimit të praktikave bashkëkohore të kontrollit të protestave. Autorët e këtij libri duke u mbështetur në përvojat e larmishme të lëvizjeve kundër-globaliste gjatë samiteve të mbajtura në kryeqendrat evropiane, vënë në pah se “Taktikat hapësinore të protestuesve mbështetën në shembullin e procesit të de-territorializimit. Aksionet e drejtpërdrejta gjatë protestave kundër samiteve mbështeten në modelin e decentralizuar, duke u dhënë grupeve të ndryshme mundësinë për t’i zbatuar taktikat e tyre të pëlqyera një vend të caktuar…”. Një mënyrë e tillë e të protestuarit përkon me atë që Deleuze dhe Guattari e kanë quajtur ‘de-territorializim’. Prandaj, shpjegojnë autorët, autoritetet e ‘samiteve’ orvaten që të ri-territorializojnë konfliktet sociale me qëllim që pakënaqësia të bëhet e menaxhueshme. Autoritetet përçapen që të rimarrin kontrollin e hapësirës përmes vendimeve për vendin e protestës, ndarjen e hapësirës ku do të mbahet protesta, kontrollet e rregullta të individëve si dhe praninë e një militarizmi të theksuar. Mekanizmat e kontrollit social nuk synojnë edhe aq shumë vetëm në shmangien e protestës. Sipas autorëve të librit “ata synojnë që të kanalizojnë protestën në hapësira të paracaktuara me qëllim që të përjashtojnë mundësinë e trazimit të hapësirës ku do të mbahet samiti. Kurse, kapaciteti shpërthyes i lëvizjes protestuese paaftësohet përmes eliminimit të hapësirave të panjohura nga ku do të kryheshin aksione të paparashikuara. Qytete dhe fshatra të tëra manipulohen në kuptimin hapësinor në mënyrë që ta garantojnë një funksionim të patrazuar të personave të përfshirë në samit, rrjedhimisht duke i mbajtur protestuesit në largësi”. Filozofi i shquar Foucault i cilësonte mekanizmat e tillë të kufizimit hapësinor si një lloj kontrolli shoqëror. Ai vërente se si institucionet ‘moderne’ si burgjet, shkollat dhe spitalet mbështeten në përsosjen e vazhdueshme të teknikave të rrethimit, segmentimit, nën-ndarjeve të njësive të lidhura dhe radhitjen e tyre. Kontrolli mbi aktivitetet arrihet përmes teknikave të orareve të përditshme, konstruktimit të përkohshëm të veprimeve, bashkërendimit midis trupit dhe veprimit si dhe instrumentalizimit të trupit, i cili përfundimisht shpie drejt shfrytëzimit maksimal të atyre qe qëndrojnë brenda këtyre institucioneve. Këta mekanizma, sipas Foucault-it, e organizojnë hapësirën komplekse asisoj që jo vetëm fiksohet lëvizja sipas një rregulli të përcaktuar por edhe lejohet qarkullimi i saj. Kjo është ‘Fuqia’ që organizon rrjedhën dhe qarkullimin e trupave dhe prodhimeve. Kësisoj, kontrolli nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin, por mbi të gjitha me kanalizimin e rrjedhës në drejtime të përshtatshme. Protestat efektive cytin diskurs publik duke iu drejtuar autoriteteve dhe bashkë-qytetarëve. Më e frytshme prej protestave është ajo e cila ndërprenë rrjedhën zyrtare. Për të mënjanuar një rrezik të tillë, autoritetet praktikojnë ‘kontrollet hapësinore’ e cila e shndërron rrjedhën e protestës në kanale të urdhëruara e të kufizuara, duke i bërë ato më të volitshme e më pak trazuese për samitet, nënvizojnë autorët në fjalë. Këto kontrolle përqendrohen në shmangien e atyre që Foucault i ka quajtur ‘ngjarje të padëshiruara’. Gilham dhe Noakes sqarojnë se policia në mënyrë strategjike paaftëson lëvizjen e disa protestuesve, ndërsa në të njëjtën kohë ua lejon protestuesve të tjerë lëvizjen e lirë. Policitë kanë zhvilluar një arsenal të tërë teknikash për të organizuar hapësirën kontestuese midis ‘globalistëve’ dhe ‘kundër-globalistëve’.

Duke i marrë parasysh vërejtjet e sipërtheksuara vërejmë se protestat e organizuara nga VV i janë përmbajtur me përpikmëri aritmetikore një mekanizmi të tillë të ngjashëm me atë të Foucault, me ç’rast është ndarë ose ri-territorializuar hapësira asisoj që protestuesit e pakënaqur të jenë më kollaj të kontrollueshëm e që rrjedha e protestës të jetë tërësisht e parashikuar. Kjo, padyshim, e ka shndërruar protestën në një demonstrim solemn të aftësive “foucultiane” të Kurtit për të kanalizuar pakënaqësinë e protestuesve në drejtime të paracaktuara. Këtu vjen në spikamë, aftësia e tij i cili në sëndërgjimet makute për t’u bërë kryeministër i vendit, protestat i shndërron magjishëm në kapitale të vyeshme të cilat deponohen sakaq në llogarinë e tij politike.

Korrektimi i protestave

Takimet e dyshimta me ambasadorë të huaj e përfaqësues të institucioneve të sigurisë, VV-së gjithherë i kanë lënë këmbët e ariut në dorë. Përgjegjësit e vërtetë të dhunës zhvendosnin fajin mbi zverkun e vetë protestuesve paqësorë. Krijohet përshtypja e gënjeshtërt sikur ‘dhuna’ e protestuesve mund të jetë plotësisht e shmangshme nëse ka komunikim reciprok. Sipas John Williams “në kontekstin e një aksioni protestues, kontrolli shoqëror ka të bëjë me procesin e damkosjes dhe trajtimit të të pakënaqurve si devijantë. Ky proces do të mund të quhej si kriminalizim....një mohim i statusit politik të aksioneve si dhe theksim i karakterit të devijuar të tyre”. Në fund të viteve 60’të, agjenda politike dhe teorike në mesin e sociologëve ishte që të flakej trajtimi i vjetruar i lëvizjeve shoqërore, i cili i damkoste ato si forma ‘devijante’. Në kuadër të këtyre debateve mbi kuptimin e trazirave të zezakëve në SHBA, shumë sociologë tërhoqën vërejtjen se ato nuk duhej të kuptoheshin as si kriminalitet dhe as si shfryrje të marra emocionale, por si shprehje të skajshme të ankesave politike. Autoritetet policore me qëllim të kontrollit të protestave e kanë bërë shprehi që fillimisht të përcaktojnë jo vetëm rrugën e lejuar për marshin protestues, por edhe vendin e nisjes dhe atë të përfundimit, përmbajtjet e parullave dhe nganjëherë edhe numrin e pjesëmarrësve. Nëse protestuesit ngurrojnë të tumirin kushtet e imponuara, atëherë aktiviteti i tyre damkoset si i paligjshëm, duke i hapur shtegun ndjekjeve e reperkusioneve ndëshkimore. Ndërkohë, policia përcakton parimet që përcaktojnë nëse demonstrata ose tubimi është duke u sjellë ‘mirë’ ose ‘keq’. Nëse protestuesit i bishtnojnë rrugës së paracaktuar nga autoritetet policore ose mbajnë parulla të caktuara politike, atëherë policisë i jepet drita jeshile e ndërhyrjes e madje edhe e ndalimit të tubimit. Ato tubime të cilat janë të ‘negociueshme’ dhe që i përmbahen kushteve të përcaktuara cilësohen si të ‘mira’, ndërkaq, tubimet të cilat janë spontane dhe për më tepër nuk i honepsin rregullat e negociuara cilësohen si të ‘këqija’ e madje edhe të ‘dhunshme’ dhe kësisoj kriminalizohen më lehtë. Kriminalizimi i demonstratës i lehtëson policisë ndërmarrjen e masave ndëshkimore e sulmuese ndaj protestuesve. Në rastin konkret, policia nuk e përdor forcën e saj mujshare jo falë komunikimit, por pse VV vullnetshëm heq dorë nga protesta.

*Autori është ish-aktivist i Vetëvendosjes!

Burimi: http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=171
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptySat Mar 24, 2012 11:29 am

Nuk ka kurrfar lidhje dhe as kurrfar te perbashket veprimtaria e Albinit me at te Rugoves,dhe jan te ndryshmme si nata me dit.
Kur Albini fton popullin ne protest me vite e RUGOVA kur nuk ka ber ket,dhe mos ja futni koti,se populli ska interesim dhe atdhetarizim ne shpirt e dojn pacifizmin, dhe jem pa shtet keshtu siq jemi.
Albini nuk mundet me dal mej rraf njerz per me perkrah menyren e politikberjes siq mendon Albini,qka un mendoj se ka te drejt dhe esht superior,por kur nuk ke me kend ske qka ben,me frigacak nuk shkohet as ne WC.
Po te ishim ma atdhetar dhe trima siq pretendojm,sdot na mungonte as shteti e as BASHKIMI KOMBETAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gryka e Kaçanikut
Fillestar/e
Fillestar/e
Gryka e Kaçanikut


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 56
Vendi : Kosovë
Registration date : 16/04/2012

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Rugovizmi e Albin Kurti kanë dallim si nata me ditën..   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyMon Apr 16, 2012 5:19 am

Rugovizmi ka pasur politikë mosnënshtrimin me fjalë e nënshtrim total në vepër. Rinia kërkonte protesta ai ngihej kundër këtyre protestave... Policia drozoi armët, nxënësit e studentët lëshuan shkollat e fakultetet puntorët lëshuan fabrikat se kështu e donte pacifizmi rugovist. Ca arrijnë edhe në ate shkallë sa ta quajn GANDIZËM këtë rezistencë pasivo-nënshtruese. Vetëm ata që kurrë nuk kanë lexuar për Gandin mund ta bëjnë këtë. Gandi bënte thirrje për rezistencë ndërsa ky i yni për nënshtrim ("se brenda 24 ore na shkatrron")Rezistenca e pashoq e AKTIVE e Gandit cliroi një popull, ndërsa rezistenca pasive e rugovës desh e shkatrroi një popull. Sa që u detyrua Gilbart ti thotë "Po ti je ka kërkon Supermen të ta clirojë kosovën. Prandaj mos bëni krahasime të pakripura se po ky Albin Kurt që i udhëhoqi demostratat e studentëve në 97-tën ai rugova ishte kundra tyre prandaj edhe dallimi i tyre është si nata me ditë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MotherAlbania
Fillestar/e
Fillestar/e
MotherAlbania


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 44
Vendi : Kosove
Registration date : 03/07/2010

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptySat Aug 31, 2013 5:02 pm

SALIH M.-uTI edhe ty ta paska mbri 'Ymri' me shkrujt kunder VV! Sa po paguesh prej Hashim Shatit i njohur si Gullashi i Madh i Serbise,pra sa paguhesh per kete artikull,apo vetem t'japin gullasha t'serbise dhe asgje me teper...E ti lekaivogel mos sill shkaravina ne forumin BashkimiKombtar nga ata qe jane armiq te Bashkimit Kombtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptySat Aug 31, 2013 5:38 pm

Leka i madh edhe emnin e ka marr sipas tradhtarit leka i madh
edhe ky leka perkrah pacifistet si dikur leken e madh e perkrahshin okupatoret.
Teflasesh per rugoven asht sikur te flasesh per Millosheviqin rrahman Morinen ali shukrin e Shum tradhtare e sahan lepirsa shqiptar.
Rugoven e perkrahin njerzit si Millosheviqi ,tradhtaret ,komunistet dhe dezertoret e luftes!
Te flasesh per kete njeri asht aq bajate sa te dhimet shkrimi per te! ka njerez te semur qe hala mendojne se te vdekurit qohen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyMon Sep 23, 2013 9:15 am

Nuk dijë pse po sa herë që përmendet VV alias Albin Kurti, më bie ndërmend ai tregimi pr njerin që gjithmonë përdorte slloganin "S'është ashtu ! " E kur e pyesnin "Si është ?" Përgjigjej " S'e di si është po qashtu s'është!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyThu Sep 26, 2013 5:46 pm

Stabili që më ke shti të qesh me ket thanje ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyThu Oct 03, 2013 5:00 pm

Si e ndaluan SHBA-të planin Millosheviq – Rugova kundër shqiptarëve të Kosovës?

Publikuar më 28 korrik, 2012 në orën 02:24 ( ) Isa Mulaj | Histori |  
Rrit madhësinë e shkronjave  



Sigurisht se i keni dëgjuar shpesh fanatikët e vërbër të Ibrahim Rugovës duke thënë se ai ka ndikuar që SHBA të intervenojnë ushtarakisht kundër Serbisë në Kosovë. Në çka e bazojnë ata këtë pohim të tyre? Në trillime dhe asgjë tjetër. Duke e ditur se në këtë botë jetojnë më shumë njerëz të arsyeshëm që i shohin dhe kuptojnë gjërat nga kënvështrimi real, në vijim do t’u sjellim disa nga faktet për rrjedhen e raporteve Rugova-SHBA. Pra, e kemi në dispozicion bashkëveprimin e të dyja palëve dhe vetëm duhet t’i analizojmë ato. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë pjellat imagjinare të rugovistëve se çfarë roli ka luajtur Rugova në intervenimin ushtarak të SHBA-ve në Kosovë, ose të kundërshtarëve të tyre se merita i përket tjetërkujt. Po ashtu, nuk do të jemi aq të tërthortë në analizën krahasuese të qëndrimeve nga njëra palë (SHBA) e pastaj të kalojmë në tjetrën (Rugova). Do të jemi të drejtpërdrejtë vetëm në analizën e bashkëveprimit të tyre, sepse puna e të dyja palëve më së miri na tregon dhe nuk lë dyshim për kurrfarë trillimi qoftë në favor apo kundër Rugovës. Meqenëse disa gjëra për Kosovën mbeten në CIA (Agjencia Amerikane e Zbulimit) si të klasifikuara për t’u zbuluar më vonë, po u sjellim ato që janë bërë publike të cilat çdo kush mund t’i vërtetojë.




Vëmendja e SHBA-ve për problemin e Kosovës nisi të shpërfaqet në fillim të vitit 1998 kur rehatinë e pushtetit të Rugovës me regjimin e Millosheviqit kishte filluar ta trazoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Mirëpo, popaganda serbe e kombinuar me atë të Rugovës ishte e pamëshirshme dhe efikase. Derisa për regjimin e Millosheviqit qarqet ndërkombëtare shprehnin dyshime duke e ditur gjendjen në Kosovë dhe të bëmat e tij në vise tjera të ish-Jugosllavisë, goditjen e madhe përpjekjeve për liri të shqiptarëve ia jepnin shpifjet dhe denigrimet e egra të Ibrahim Rugovës nëpër qendrat kryesore vendim marrëse kurdoherë që i jepej rasti. Aq e fortë ishte urrejtja patologjike e Rugovës kundër UÇK-së dhe çdo forme të rezistencës ndaj terrorit të padurueshëm serb sa që do të ndikojnë tek ambasadori amerikan Robert Gelbard ta kualifikoj UÇK-në si grup terrorist. Publiku ishte njohur vetëm sipërfaqësisht me këtë deklaratë të ambasadorit Gelbard. Kryesorja, ishte shumë dëshpëruese që Amerika të dal me qëndrim zyrtar për UÇK-së si organizatë terroriste. Tandemit Rugova-Millosheviq u bëhej zemra mal për të vazhduar me pushtetin e tyre për degjenerimin në përmasa shtazarake të shqiptarëve nëpërmjet respresionit dhe terrorit sistematik serb. Asnjë organizatë kriminale dhe terroriste në botë, e aq më pak terrorin e egër serb, SHBA-të nuk e ishte dënuar publikisht më ashpër se UÇK-në.
CNN është transmetuesi më i madh në botë i lajmeve me seli në SHBA. Nga superfuqia e vetme përmes ‘superfuqisë’ mediale, me 23 shkurt 1998 ambasadori Gelbard i tregon botës në formë alarmi se çka është UÇK-ja. [b]“...ne [Amerikanët] jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, e poashtu i denojmë shumë fuqishëm dhunën e papranueshme të kryer nga grupet terroriste në Kosovë, e sidomos nga UÇK-ja – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo [UÇK-ja] pa fije dyshimi është grup terrorist
http://www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/jul_12/5060.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyTue Oct 15, 2013 12:53 am

Detektiv besoj se tash lexohet mirë me zmadhimit e shkronjave, klm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT EmptyTue Oct 15, 2013 1:02 pm

Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovës në
adresë të UÇK-së?!

Shkruan: Sheradin Berisha
______________________
Çka i thotë Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,
për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?!


Ndonëse takimi i Ibrahim Rugovës me varrmihësin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatë të thellë te populli shqiptar në Kosovë e gjetiu, diplomacia amerikane për ta relaksuar këtë gjendje të krijuar, bëri një hap diplomatik në favor të Rugovës.



Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?



Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin në Beograd (më 15 maj 1998, dhe takimit të radhës Prishtinë - Beograd më 22 maj në Prishtinë), më 29 maj 1998, Rugovës ia kishte aranzhuar një takim me presidentin amerikan Bill Klinton në Washington.



Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton pret një delegacion nga Kosova të përbërë nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Në këtë takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bën një varg akuzash në adresë të Qeverisë së Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rugova me këtë rast z. Klinton i thotë se Qeveria e shqipërisë „është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura (UÇK-së - vërejtja ime). Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndërsa për UÇK-në thotë se janë: „Grupet e armatosura në Kosovë”,”kanë pikëpamje të majta“ dhe „drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist“.



Për më tepër, ky njeri që veten e quante ”president” të Republikës së Kosovës, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipërinë edhe për radikalizimin e gjendjes në Kosovë!“Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.“ i ka thënë me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe këto akuza ndjellakeqe Rugova po i bënte pikërisht në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po fuqizohej me ushtarë të rinjë e armatim të sjellur nga Shqipëria, duke kaluar me rreziqe të mëdha nëpër kufirin shqiptaro - shqiptar.



Më 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetërore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisë së Shërbimit Informativ të UÇK-së, ka publikuar një pjesë të bisedës Rugova-Klinton, të zvilluar në datë 29 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë në Washnigton.


( Washington - 29.05.98 )
Pjesë nga biseda Klinton - Rugova




Prishtinë, 2 Shkurt (Kosovapress),

Nga Drejtoria e Shërbimit Informativ e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na erdhi ky lajm të cilin po e botojmë në tërësi.




Klinton: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.

Rugova: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastra, pikërisht në krahun serb. Ndërsa e vërteta, për mendimin tonë, është krejt tjetër.



Klinton: Si është tjetër? Pra është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë.

Rugova: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.



Klinton: Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë.


Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithçkaje që po ndodh sot në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilët ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri.



Klinton: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes?

Rugova: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.



Klinton: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.

Bukoshi: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviçin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.



Klinton: Mendimi është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri - tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.

Bukoshi: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.

Surroi: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.



Klinton: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.

Rugova: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.



Klinton: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.

Rugova: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.

Klinton: Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…
(…).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
» Reagim Albin Kurti - LDSH
» Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin
» Piratët e Kosovës - Albin Kurti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: