Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:11 pm

RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI PERIKLI SHULI, TIRANE

Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës
Nga Kristaq F. Shabani

S’ka sesi, në një botë tërësisht të bukur, plot fantazi, me shpërthesë ndjenjësisht idesh dhe kërkim të krijimit të lulnajave, të mos ketë në shpirt “oazin” e ëmbëlsisë, të humanizmit, të urtësisë dhe të synimit qiellor; të demonstrojë një shpirt dinamik dhe të ujëvarojë nga kataraktë qiellorë “embëlsi derdhje figuracionale” , të cilat përplotojnë dhe krahërojnë pulëbardhat, bilbilojnë frazën, këngërojnë në koncertin e ansamblit poetik pegasian “nota shumë ëmbëlsisht ...
Perikli Shuli u shfaq në teatrin poetik me këtë burbuqësi , me këtë prani dhe me sentencën domethënese, metaforike “Vrite Lotin”, për të mbetur në kujtesën e shkruar dhe të transmetuar të “PEGASIT”.
Treshkëputjet e tij, të ardhura nga krijimi i lidhësisë lirike, aktrojnë në tokë, qiell dhe përtej qiell, në hapësirë fatlume, ku bredhon ëndrra lirike me fytyrë të çuditshme: sy-yje, buzëputhërime, përfytyrime tejkulmore dhe fantazi të bardha, si vetë shpirti poetik dhe bota, që i mbart ...
Përveç kësaj Perikliu bën zbërthim psikoanalitik të vetvetes, duke e paraqitur dyportretizmin e tij e duke i mëshuar portretizimit brendor, ëndor,ëndërror, mendimor, që, në këtë këndvështrim, mund ta quaja një ofrim i një partneriteti, i cili i mungon më së shumti kohës sonë, që ka nevojë, në këtë teatrim, ku “dhelpra krifëverdhë “ luan me lajmëditësin “lafshflori” ..., ku ”këmbëshpejti” mundohet të shmanget nga procesi dhimbës i “saçmës”..., ku ‘njeriu” humbet reflekset, virtytëzimet dhe “profesionon” veset ... Krijimi “Jam jetëgjatë i tillë...” është një skanim poetik, apo një “radioskopi” njerëzore e nevojshme. Një shëmbëlltyrë e krahasimit dhe ballafaqimit njerëzor spikatës...
“Univers i qëndrimit logjik” sentencon pasurinë eruditive të poetit dhe flet qartë për objeksionin e tij, për finesën dhe trajtesën e aspektit psikoanalitik... dhe dhe shijen e hollë të vrojtimit...
Shpesh ne ndeshim në cektina dhe paraqitje krijimesh, që nuk të ngjallin interes të stacionohesh... Por krijimi talentor kërkon edhe një teknikë ndërhyrjeje, e cila frymon dhe shumë krijuesve, që e heqin veten të afirmuar, kjo u mungon, fatkeqësisht, dhe pastaj këngëron proliksiteti, rakitizmi kreativ, mungesa e spontaneitetit në krijim, humbja e melodiocizitetit poetik, e “çekiçit” pneumatik e tjerë...
Libri poetik në tri gjuhë(shqip, anglisht, italisht) i poetit Perikli Shuli, është një demonstrim i talentit dhe i krijuesit me mentalitet modern...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:13 pm

9 KRIJIME NGA PERIKLI SHULI
1. Vezulluesja e saj:Vetëm ti..!
Përtërijë’ mendimi ballit tënd,
Vija meridianesh kodra skanuar,
Sytë shqiponjë përçojnë errësirën,
Largësi, kilometra fantazuar!

Selvi shtatgjelbërim përherë,
Stinët për ty ngjajnë bezdi,
Nata sonte yjet gjoksit ka fshehur….
Vezulluesja e saj:Vetëm ti..!

Melankoli sjelljesh ylberuar,
buzëtrëndafili qeshurazi rri,
Të kuqet faqe, meteorizuar...
Zemër, s’gabohem: “Kjo je ti..!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:14 pm

2. Univers i qëndrimit logjik

Ngrohtësi shpirtërore,
shkrin akujt,
Brymëzuar,
degë trimërore magji,
E para rreze dielli
e ardhur
Përthyhet rrëzë malit
”Aferditë” - Perendi!
“Pitagorë” e vështira
teoremë,
Boshti numerik
pa limit,
Mendësi,
dëshirë,
shpresë ,
Univers
i qëndrimit logjik.

Udhëkryqe,
gërshetë idesh,
Qartësinë
shikimi ma vret,
Eleganca e trupave
të ngrirë,
Trumcakë
qenkan në të vërtet’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:15 pm

3. Kodet e pashkruara
Vërtitem i vetëm hapësirave të kaltërisë,
Ngjasoj me zog të trembur, të hutuar...
Prita në mungesë arsyeja të rinis,
Zë fortësisht, jo e belbëzuar!

Në ke pak mëshire, falje kërkoj, o Zot!
Rëndomtë dalloj ngjarje “jete” në rrugë,
Mendja vërtitet e prej andej s’del dot,
dhe "kala" do kisha bërë, (nëse do të mblidhja gurë!)...

Nëse grushtin e fortë të kisha vërtet,
të përmbysja këtë botë egërmizore,
e guximshëm të ngrihesha lartësisht mbi retë,
Drejtësia popullore të himnizonte...
Kthehu, o njeri, në rrugën e dashurisë,
për Njerëzimin Mirësia është ligj i pashkruar,
Shtrëmbërimi, dihet është çnjerëzim:
Padrejtësi e “leverdisur” në kode të pashkruar...

Dëshiroj të marr rrugën pa kthim,
E të jem skllav i këtij lëngimi,
Të vendos shtyllat e arta të Drejtësisë,
E drejtësi të quhet, natyrisht, vetë Njerëzimi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:15 pm

4. Jam jetëgjatë i tillë...
S’ jam qiell kaltërues
as diell rrezatues,
hënë të lëshojë dritimin,
as shi të vijojë pikimin...
as borë të sjell
zbardhëllimin...
Jam njeri,
dëshiroj ta shijoj jetën
të peshoj Dashurinë,
ta ngrë në Altar
respekti e çmimi
Miqësinë,
Me mirësjellje miq
të përfitoj së shumti...
jam fatlumtur
dhe fatbardhë
çdokujt i ofroj
ndihmën time
Te miren askujt
s’ia lë në harrim.
A mund ta duroj
unë Padrejtesinë
me këto “prerje” që kam?
Askënd në jetë
dhe askund
s’përdor injorimin.
Nga mua larg
qëndron vesi.
Më mësoi jeta:
Me ata, të mirët,
që më duan
bie në përqafim njerëzor...
Jam jetëgjatë i tillë...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:16 pm

5. Pritja

Meteori ra nga qielli
Ndriçoi tokën
dhe u zhduk!!!
Po ku vajti .....?
Pres nje tjeter Nëntor
............ S'ka pafundësi.....,
kjo më qetëson

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:17 pm

6. PEISAZH

Koha u prish,
Mali u rerua ,
Temperaturat u ulën,
Ndoshta do të bjerë shi,
Kjo kohë , o zot , s’paska faj…
Do të fryjë erë,
Sinoptika -acar
Por prapë kam mosbesim:
S’është kjo stinë ”koha” e saj!
Ky rrapi i madh,
më zë dritaren
po m’i tund degët,
per të më thenë:
Para meje dhe era,
dhe shiu
dhe gjithçka ndalet…
do të të mbroj ty ,
o mik i mirë!

Hedh vështrimin lart,
ja filloi të bier shi...
Ah, ç’shi i butë, të lag menjëherë
dhe lagien s’ta thotë në sy...
pres i menduar ky shi të pushojë,
shiu nuk pyet stinë..
Rrapi i kënaqur
më ofron kurorën
dhe më shkel synë...
dhe e pranoj ofrimin e tij,
por ky shi qenka majë hollë
përsëri pikët dhe nën kurorë...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:17 pm

7. Zjarrtësisht, përkëdhelje e mallshme...
Në këtë çast i ngrysur mbeta,
Më pas... s’di sesi, s’di sesi,
”Kurora” thurja mes reve të qeta,
Shiu i tyre shndërrohej në flori!

Sa do të dëshiroja sonte,
Te lagesha i tëri, në këtë “shi”,
Vetëm të ndjeja kendshëm
“Lule“ të thurura zjarrtësisht për ty!

Të pathënat ndonjeherë,
T’i mbledh e t’i thur magjikshëm poezi .
Në çaste të madhërishme të kundroj,
S’e di sa bëjnë Dy plus Dy!

Me valët e detit tek dridhen lehtë
Me profilin tënd karshi profilit tim,
Me dhjetra syqeshura notojnë “blertë”,
Detit kaltërosh…, ku ende bie vrullshëm shi.

Eh, kjo kryembrëmje Pranvere tani,
Të përkëdhelka përmallshëm, po , ty!
U shndërrova mbi gjethe të fëshfëris,
Flokëlagurit dhe bukurorin sy…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:18 pm

8. Si qenka
ky Planeti im!


Gjuhët e zjarrit
të përpijnë
“Erërat diellore”
më mërzitën mua ,
Një dush ngjyrimi
në fytyrë
Ardhëri jetësore
të them, drejtësisht, dua …


Dhe ngjitem lart
ofroj sakrificë
tejskajeve të mi,
Shpirtin tim të hapur
në horizonte me “vija” ,
Eh, këtu lart
qenka e vertetë liria,
Në tokë e kthyer
kokëposhtë! ...


*
Si qenka
ky Planeti im!

Yje,
Kometa,
Meteorë
Hëna të vogla,
Diej,
Globe ,...
të pavarur ...
me krahë të hapur
çuditërisht ...
Ky Univers im
kaq enigmatik!

Rrezja e parë
e këtij shpirti
të hapur në flatrim
më ngrohu
në këtë trishtim
e drithërim,
njëkohësisht...
Të falëminderit,
o shpirti im i hapur
më dhe dritë ....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      EmptySun Feb 05, 2012 5:18 pm

9. Në një ëndërr të bardhë .....

Nga dritarja
nata ujëvar qetësinë,

dhe shiu ndaluar
s’ rrugëton litarshëm më.
Qiellit të errët
dy sy shkrepëtuar
”Frenojnë“ te unë,
shndërrohen në një ….
Ç‘mbretërim qetësie?!
Ngadalësisht mbyllen dy sy vegjël.
një buzëqeshezë e embëltuar si sihariq vjen
Vjedhazi këkron në konturin e saj
të më mjaltojë
në trajtë të dyanshme…
Nata humbet
në buzëtakime
Përqafime plot afsh e zjarr...
orët e pafajshme…
Dua të përmbahem ngadalë,
të lundroj në Detin e paanë
Dallga ngrihet fluturimthi në qiell
pikë referimi:
Dy sy shkëlqejnë si yje atje lart...
E kini parë buzëqesjen e plotë të flasë?
Në dritaren time troket i hutuar Dielli
Po heshtja është kryefjalë...
Askush s’më beson:
Jam në një ëndërr të bardhë .....
Sa lart jam ngjitur , s a lart!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli    LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli      Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LNPSHA "PEGASI"Një notatim lirik i poetit Perikli Shuli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: