Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Letersi Pegasi Skicim në vend të parathënies

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letersi Pegasi  Skicim në vend të parathënies  Empty
MesazhTitulli: Letersi Pegasi Skicim në vend të parathënies    Letersi Pegasi  Skicim në vend të parathënies  EmptyMon Jan 16, 2012 9:15 pm



Skicim në vend të parathënies
Rritja është një proces sa i bukur, por edhe sa vështirë… Që të rritesh e të përmastosh degët e “trungut tënd”, ka një vështirësi të dukshme dhe të padukshme… Jeta e një njeriu ngjason me një pemë të fuqishme, e cila rritet lart, duke u puthëruar e lumturuar me qiellin, por edhe shtrin krahët - degë anash, duke shpërndarë trajtësisht me dashuri prindërore lëngun limfatik jetësor, që i ngjan trajtësisht dhe patjetërsueshmërisht gjakut jetësor, i cili, në mënyrë fantastike, kryen procese lëvizjeje çuditbërëse dhe mban në këmbë origjinalisht një trup me mendje të kthjellët, duke e klorofilizuar nëpërmjet një organi magjik, zemrës së palodhur…
Po kështu ky trung i kësaj “peme jeshillore” brezive, kujdeset për të hedhur rrënjë në vendlindjen e saj dhe rrënjët i rrënjëzon thellë- thellë, aqsa nuk mund të përfytyrohet… Pra, një lëvizje në të gjitha pikat dhe në pikat e horizontit… Dhe kështu ky trung bëhet tepër i fuqishëm!… Krijuesi parajsor e kundon nga larg dhe ndien dhe ai madhështinë e krijesave të tija…
Dhe kështu jeta jetohet mirë e bukur, me lumturi, gëzim dhe gjithçka të mirë e të arsyetuar…
Jeta e këtij trungu ka dhe kundërtinë e vet, që vepron ndaj tij për t’i ulur prezencën bukurore dhe lumturore, duke i sjellë hidhëresën , brengën, stresin dhe lotimin…. Pra jetësisë së lumtur, dikur, befasisht, i pret një pjesë të trungut, apo një degë të rëndë!… Dhe ndodh gjëma, ndodh që kundërtia e mosjetimit, e mosklorofilizmit, e humbjes së një pjese të lëngut limfatik jetësor dhe shkohet drejt paralizimit …, i cili kërkon ndërhyrje të shpejtë kurative…
Me një figurim të tillë mund të simbolizohet jeta e trungut “Kalemi...”. Një humbje e një dege të rëndë jetësore, s ë cilës, ende, s’i kishin shpërthyer sythet e rinimit, që, ende, nuk kishte treguar aftësinë e saj përmbajtëse, sulmohet nga kundërtia , fenomeni djallëzor, nga Nëma, nga procesi Keqësor dhe ndodh kataklizma e trungut, tharja e degës me emrin e bukur, mbajtmendës , por të brishtë “Fatos“, një degë e parritur pritet, një ëndër për t’u rritur, këputet në mes.... “Fatos, të prenë mendësitë!... Keqësitë! Ata, që eliminojnë qenie, nuk kanë zemër dhe duan që të përdorin gijotinën, trrikëmbshin, plumbin e asgjësimit... Kundërnjeriu vrau Njeriun krahun e pemës gjeanologjike “ISLAM KALEMI”… Dhe loti vrau syrin, ujëvaroi syri lotin, drithëroi bronket e zemrës… Pema jetësore humbi krahun, të gjitha degët e kësaj peme të jeshiltë mbetën tëshokuara.... Një Pemë e gjithë në vaj dhe një pjesë e trungut ”prindëror” u zhyt në dhimbjen e madhe. Qan nëna për një bir! Qan Pema për një Degë! ....
Dhe një ditë, kur dega do të shpërthente sërish sythimet e saj, gjysma e trungut prindëror u tha ... “Metulla, Metulla!...“
Një dhimbje e madhe kjo për mëmën qëlindi “degët”, një dhimbje e madhe kjo për Njeriun që ia vunë e emrin “Islam” , “Paqe” ... Si ndodhi kështu? Dyfishim lotësh, dyfishim dhimbjesh, dyfishim brengash! Ajo pemë, aq e bukur aq e lumturuar, ndihej tani në situata kritike, ndihej sikur një sy i ishte verbuar, sikur një krah ishte prerë, sikur, sikur, sikur!...
Qau,… Loti plot dënesje… Shpesh herë i shkuan në kokë ”pjesës së mbetur të trungut“ të thahej dhe ai, por jo, ai mori forca, u mbush me shpresa, se kishte shumë degë për t’i ushqyer e për t’i mënçuruar!... Atje tej prehen ata dhe lule të freskëta ....të përkujtuar gjithmonë nga Krijuesi i dhimbjeve njerëzore....
”Baba, gjysh, ke ne! .....” përsëritin ritualin e jetës të gjithë …
Dhe një ditë, pas disa vjetësh, lindi Fatosi i ri!... Në trungun e pemës u duk filizi, si vazhdueshmëri e bukur jetësore e vijueshmërisë së jetës Fatosi i ri, shpresë!... Pas tij shumë filiza të tjerë.... Metullaja “gazmohej“ dhe i ndriste portreti në mermer, i shfaqej në ëndrra... dhe i jepte forcë trungut... për vijuesmërinë e të jetuarit deh solidimin e tij...
Pa shiheni sot këtë trung “Islam Kalemi“.... Ne miqtë e tij, kudo që ndodhemi, gazmohemi për mikun tonë që „ shtrydh“ mendjen dhe produkton kujtesën , dhuratat, lë amanetin me shkronjat e bukura të alfabetit shqip dhe duket sikur, në Pemën përsëri të lulëzuar të “Kalemajve” shkruhet me fjalë të florizuara, një nunëzimi im : “NË VIJIM TË JETËS!“
Sa herë shkoj në Tepelenë, Pema e Lartë e Gjelbëruar, e shpirtë dedegëzime të shumta, më përqafon, si mik, me të gjitha degëtë e saj dhe plot etikë më thotë: “ Të faleminderit Krist...!” Dhe unë e ndiej botëne saj të madhe dhe kundroj me aftësinë time se sa përmastive dhe gjalluese qenka vërtet Shpresa...
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Gjirokastër , janar 2012






























Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Letersi Pegasi Skicim në vend të parathënies
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: