Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Enver Hoxha dhe partizanet e tij....

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 38
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Mon Jan 30, 2012 12:11 pm

O dedektiv ,po Shqiperine nuk e beri enver-emershuari shtet ore,ē'po na shkruan ketu budallalleqe,ngaqe ta kene lare e shperlare trurin mire e emire sa nuk ke as sy dhe as mendjen me lexu nga HISTORIA E SHQIPERISE.lexoje kete e nxorra nga WIKIPEDIA(faqe zyrtare)


Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė
Kopje e aktit tė pavarsisė e bėrė nga Lef NosiFitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri. Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja. Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mit'hat Frashėri, Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Bej Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės. Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 38
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Mon Jan 30, 2012 12:12 pm

Pra edhe nje here SHQIPERIA ESHTE SHPALLUR SHTETE QE NE 28 NENTOR 1912.
KJO ISHTE PER TY O DEDEKTIV DHE MOS GABO KAQ TRASHE. Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shqiptaria
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 1
Age : 50
Vendi : itali
Registration date : 04/02/2012

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Feb 05, 2012 4:23 pm

ca njerzve duhet me u a bč tč ditur se enveri mardhčniet me jugoslavčt i prishi nč vitin 1948 po nga 1941 deri nč 1948 jan 7 vite qe aj bashkpunoj me armikun numčr 1 tč shqipris kur haroj ai se kush e vrau Is Boletinin e Shpend Dragobin po ai vet me jugoslavčt vrao partizant e vet si SHaban Polluzhčn vetčm pse nuk pranoj tč shkoj nč srem o detektiv shko piete ramis alin se ka i kalun jugoslavčt njerzit qč i vran nč tivar vet e ka pranu se nčpčr teritoret e shqipris sč lir tč kontrolluara nga xhaxhi enver emčrshuari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 09, 2012 7:29 am

Nuk ia velen debati me deteketivin. I duhet akoma kohe per tu zgjua nga hipenotizimi propogandes envero-titisto-staliniste. deteketivi nuk ashte fajetori kryesore per kete.
Fajetore jan historianet qe i kan sherbye oborrit te shpifejeve, genjeshetrave dhe krimeve. Deteketivi duhet te venedos, a ne ti pres gjjenat ti serevohen hazer nga parti e ideologji te ndrysheme, ose ne fillon te perdore logjiken e vete! kete e bene vetem vetedijesimi, vetedijesimi nuk te len te biesh vieketim e cdo lloji prpogande, sa e persosun te jete ajo. Vetedija Kombetare nuk zhvillohet me imeponime. Ajo vete kupetohet, ndjehet ne shpirete e ne zemer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 09, 2012 10:10 am

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralė tė Titos

25/05/2009 - 07:32


AFRIM IMAJ

Yjet e para “Heroi i Kombit” pėr gjeneralėt e Titos! Fill pas luftės Enver Hoxha dekoron emisarėt e Beogradit. Madje me urdhrin mė tė lartė tė kohės.Nė njė dokument tė panjohur tė vitit 1945 zbulohet lista me emrat e 22 ushtarakėve dhe politikanėve tė lartė tė Jugosllavisė tė dekoruar nga lidershipi komunist i Tiranės. Vendimi i ideuar nga “Kryeministri dhe komandanti i Pėrgjithshėm gjeneral kolonel Enver Hoxha”, bėn tė ditur nderimet e larta pėr “personalitete tė huaj dhe tė vendeve aleate” nė emėr “tė mirėnjohjes sė qeverisė dhe popullit shqiptar pėr kontributin nė luftėn antifashiste nacionalēlirimtare”. I shpallur me bujė dhe solemnitet nė periudhėn e dashurisė me Beogradin, akti i dekorimit, u harrua e burgos nė kasafortat sekrete menjėherė pas divorcit me Titon. Madje, nė vitin ‘49 dikush nė kupolėn e lartė u kujtua pėr ta shfuqizuar ligjėrisht me vendim zyrtar. Po nė ē’rrethana u dekoruan gjeneralėt e Jugosllavisė, cili ishte kontributi real i tyre, kush e krijoi listėn me emrat pėrkatės dhe pse u futėn nė tė disa nga atdhetarėt shqiptarė. Studiuesi Filip Rrumbullaku, ish-sekretari i pėrgjithshėm i Presidencės, autor i monografis pėr historikun e dekorimeve tė shtetit shqiptar, argumenton pėr gazetėn “Panorama” tė vėrtetat e kėtij gjesti nėnshtrimi dhe servilizmi, tė cilin e ndoqi fati i njė metamorfoze…

Zoti Filip! Kemi mėsuar se jeni duke pėrfunduar njė studim mbi historinė e dekorimeve nė Shqipėri, qė ėshtė i pari i kėtij lloji. Gazeta ka zbuluar njė dokument, sipas tė cilit, nė shkurt tė vitit 1945 me dekret tė veēantė janė dekoruar rreth 20 gjeneralė jugosllavė. Cila ėshtė e vėrteta dhe nė ēfarė rrethanash Tirana u ka dhėnė yjet e heroit tė kombit zyrtarėve tė Titos?

Sė pari, mė lejoni tė bėj disa saktėsime tė vogla. Informacioni tė cilit ju i referoheni, nuk ka tė bėjė me njė dekret, por me njė vendim tė kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar, i cili kishte atribute legjislative deri nė krijimin e kuvendit pas zgjedhjeve tė para nė fund tė dhjetorit 1945. Ky vendim nuk ėshtė marrė nė shkurt, por nė shtator tė atij viti. Ai ka numrin 117, ėshtė i datės 5 shtator 1945 dhe ėshtė botuar nė fletoren zyrtare me datė 20 shtator 1945.

Pra, bėhet fjalė pėr dekoratat pas ēlirimit…

Kriteret dhe procedurat e reja pėr dekorimet janė ndėr vendimet e para tė organeve mė tė larta tė shtetit shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kuptohet qė shteti i ri nuk mund tė operonte me dekoratat e mėparshme, me urdhrat kalorėsiakė tė mbretėrisė shqiptare. Nė kushtet e reja diktohej institucionalizimi i dekoratave tė reja, tashmė jo si urdhra kalorėsiakė, por si urdhra merite. Sipas dokumenteve tė kohės vendimet pėr dekoratat e reja janė marrė nė muajin korrik tė vitit 1945. Me anėn e tyre u krijuan katėr urdhra dhe njė medalje: urdhri i Heroit Kombėtar, i Flamurit, i Yllit Partizan, i Trimėrisė dhe medalja e Kujtimit. Dy prej kėtyre urdhrave, i Yllit Partizan dhe i Skėnderbeut ishin me tre klasė, kurse urdhri i Trimėrisė shoqėrohej edhe nga medalja me tė njėjtin emėr. Urdhrat dhe medaljet e tjera u krijuan mė vonė.

Ju keni studiuar tė gjithė dokumentacionin zyrtar tė dekorimeve. A mund tė na thoni kush ishin tė dekoruarit e parė tė shtetit komunist shqiptar?

Vendimi i parė i Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar ėshtė nėnshkruar nė gusht tė vitit ‘45. Nė tė zyrtarizohet dekorimi i Kryeministrit dhe Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Gjeneral, kolonel Enver Hoxhės me tre dekorata tė larta: urdhrin “Ylli Partizan” i klasit tė parė, Urdhri i Flamurit dhe Medalja e Kujtimit. Kjo e fundit ka qenė njė medalje shumė e rėndėsishme me anėn e tė cilės vėrtetohet pjesėmarrja dhe kontributi nė luftėn Antifashiste NĒl. Nė tė njėjtin dokument janė dhe dy vendimet e tjera, qė pėrmbajnė listėn e dekorimit tė rreth 200 personaliteteve tė luftės me Urdhrin e Flamurit dhe Medaljen e Kujtimit…

A janė nė kėtė listė emrat e gjeneralėve tė Titos?

Dokumenti tė cilit i referoheni ju, ka tė bėjė me njė vendim tjetėr, qė mund quhet edhe vendimi i katėrt nė serinė e vendimeve pėr dekorime. Ai siē e sqarova mė lart, i pėrket shtatorit tė vitit 1945.

Pra ka pasur njė vendim tė veēantė pėr dekorimin e zyrtarėve jugosllavė…

Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė kėtė vendim nuk pėrfshihet vetėm dekorimi i figurave tė njohura jugosllave, por edhe i disa personaliteteve tė tjera. Kjo duket nga motivacioni, sipas tė cilit, kryesia e kėshillit tė pėrgjithshėm antifashist nacionalēlirimtar vendosi tė dekorojė “shumė personalitete tė huaja tė vendeve aleate”, tė cilat gjatė LANĒ-it tė popullit tonė “kanė kontribuar dhe ndihmuar me tė gjitha mjetet nė luftėn e popullit shqiptar - qoftė brenda nė Shqipėri krah pėr krah me ushtrinė tonė, qoftė jashtė Shqipėrisė - pėr tė shfaqur mirėnjohjen dhe pėr ta shpėrblyer e nderuar veprimtarinė e tyre nė dobi tė atdheut e tė popullit shqiptar”. Pra, nė motivacionin e vendimit bėhet fjalė pėr dekorimin e “Shumė personaliteteve tė huaja tė vendeve aleate”, ēka duket qartė edhe nga lista emėrore ku bėjnė pjesė 55 persona. Analiza e kėsaj liste emėrore lejon mundėsi pėr interpretim. Kėtu ju kini tė drejtė.

Sidoqoftė, “bashin” e vendit tė kėsaj liste e zėnė emisarėt e Beogradit…

Sikurse shihet nga lista dhe kėtu e kam fjalėn sidomos pėr ata qė e njohin sadopak historinė e luftės dhe tė marrėdhėnieve tė ngushta shqiptaro-jugosllave tė asaj kohe, me anėn e kėtij vendimi ėshtė dekoruar thuajse e tėrė udhėheqja jugosllave, ose, ajo pjesė e saj, e cila mbante lidhje tė ngushta me udhėheqjen komuniste shqiptare. Eduard Kardel, Aleksandėr Rankoviē, Milovan Gjilas, Vukmanoviē Tempo, pa folur pėr Miladin Popoviēin, Dushan Mugoshėn, Velimir Stoiniēin, Njazi Dizdareviēin etj., bėnin pjesė nė rrethin mė tė ngushtė tė udhėheqėsit jugosllav Tito jo vetėm nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, por edhe pėr shumė vjet tė tjera mė pas. Nė listėn me 55 persona janė 22 emra tė zyrtarėve jugosllavė, apo rreth 40 pėr qind e tėrė tė dekoruarve; 16 emra ose 30 pėr qind e listės u pėrkasin oficerėve tė misioneve angleze dhe amerikane, fare pak janė rusė. Pra, nga mėnyra e listimit dhe e vendit qė zėnė emrat nė kėtė listė mund tė nxjerrim edhe pėrfundimin se deri nė mesin e vitit 1945, vendi i parė aleat ishte Jugosllavia, pastaj vinin Anglia, SHBA e mė pas Rusia. Por, ėshtė disi e pashpjegueshme, e papritur, dhe nuk mund tė mos na bėjė pėrshtypje fakti qė bashkė me personalitetet e huaja jugosllave, angleze, amerikane dhe ruse tė renditen edhe 16 emra tė personaliteteve kosovare tė atyre viteve. Ēuditėrisht midis tyre ndodhet edhe emri i Bije Vokshit, e cila jetonte nė mes tė qytetit tė Tiranės..

Tė ndalojmė pak te ky moment: A mendoni se njė fakt i tillė ėshtė shprehje e nėnshtrimit politik, apo…

Shqyrtimi i kėtij argumenti ėshtė shumė kompleks. Mendoj se ka nevojė tė shihen dokumentet edhe mė tej, duke filluar qė nga ideja fillestare pėr kėto dekorime, koha kur ėshtė bėrė ky propozim nga Enver Hoxha, “rekomandimet” apo “sugjerimet” qė mund tė ketė pasur nga ambasadori “mik”, nga kush e si ėshtė hartuar motivacioni dhe lista e tė dekoruarve, ē’dekoratė do t’i jepet njėrit apo tjetrit, etj. Sepse nuk mund tė mos pyesėsh: pėrse janė dekoruar me urdhrin e Heroit Kombėtar dy gjeneralė jugosllavė? Kanė pasur kontribute apo dekoratat janė dhėnė vetėm pėr hir tė miqėsisė midis dy vendeve? A duhet tė kesh merita tė veēanta nė shėrbim tė popullit pėr tė merituar kėto dekorata apo ato mund tė jepen edhe pėr tė nderuar njė mik? Mund tė shtrohen edhe pyetje tė tjera. Megjithatė, tani pėr tani njė gjė mund tė thuhet jo pa siguri: ne nuk tregohemi rigorozė nė respektimin e procedurave, nxitohemi, e kam fjalėn jo vetėm pėr atė kohė, por edhe sot dhe ky nxitim, ky mosrespektim procedurash, krijon hapėsira pėr ndikime politike, klanore, qėndrime subjektive e interesa personale. Dhe, nėse kthehemi te vendimi dhe lista e mėsipėrme, mund tė thuhet se vendosja nė tė njėjtėn listė me personalitetet e huaja edhe e emrave tė personaliteteve shqiptare nga Kosova ėshtė njė absurditet i madh.

Meqė ėshtė rasti, a ka pasur absurditete tė tilla nė tė kaluarėn nė dekorimet ndaj tė huajve?

Ka ndodhur jo rrallė qė dekoratat e akorduara figurave zyrtare pėr shkak tė miqėsisė politike mes dy vendeve tė jenė hequr kur janė prishur kėto marrėdhėnie e kjo miqėsi; por nuk ka ndodhur ndonjėherė anulimi i dekorimeve tė personaliteteve intelektuale kur ato janė bėrė pėr merita e vlera nė fusha tė caktuara. Pėrkundrazi, ka ndodhur qė njė personalitetet i shquar tė kthejė dekoratėn, qė i ėshtė akorduar nga njė kryetar shteti. Pėrmend kėtu Edit Durhamin, e cila i ktheu dekoratėn mbretit tė Malit tė Zi shumė shpejt pasi e kishte marrė atė, me arsyetimin se, “unė vetė isha habitur shpesh me ata persona qė kishin pranuar dekorata nga Abdyl Hamiti dhe, tani qė unė mėsova se ai ishte mė mizor se Sulltani turk, unė nuk mund tė mbaja mė medaljen e tij”.
Dhe, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes suaj, mund tė thuhet se, ka pasur edhe absurditete nga mė tė ndryshmet. P.sh., nė fund tė vitit 1930, sikurse del nga libri “Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri”, ėshtė dekoruar njė mashtrues i njohur ndėrkombėtar me kombėsi amerikane, njėfarė John Dekay, i cili hiqej si filantropist i madh. Ai mbėrriti nė Tiranė me njė rekomandim tė konsullit shqiptar Saraēi, i shoqėruar prej njė sekretari privat dhe e paraqiti veten si njė pėrfaqėsues tė njė sindikate tė fuqishme, qė i kishte ngarkuar atij si mision tė bisedonte me qeverinė shqiptare pėr marrjen e koncesioneve nė fushėn e ndėrtimeve publike. Ai fitoi shumė shpejt simpatinė e shqiptarėve, duke i dhėnė Kryqit tė Kuq shqiptar njė ēek prej katėr mijė sterlinash e duke deklaruar njėkohėsisht se ishte i gatshėm t’i ēlironte shqiptarėt prej detyrimeve financiare ndaj Italisė.
Sipas studiuesit Bernd Fisher, me gjithė paralajmėrimet e shumta tė ministrit fuqiplotė amerikan nė Tiranė, Dekay u hyri nė zemėr shqiptarėve, veēanėrisht Mehdi Bej Frashėrit, ministrit tė Punėve Botėrore, i cili ra krejtėsisht nėn magjepsjen e tij. Dekay u prit madje edhe nga mbreti Zog, i cili e dekoroi atė me Urdhrin e Skėnderbeut. Pas disa ditėsh qėndrimi nė Tiranė, ai u nis pėr nė Durrės, pasi kishte futur nė xhep njė marrėveshje pėr kryerjen e njė liste tė gjatė ndėrtimesh publike nė Shqipėri. Largimi i tij nga Shqipėria, pas njė dehjeje tė fortė gjatė njė orgjie nė njė restorant tė Durrėsit, koincidoi me marrjen e informacionit prej qeverisė shqiptare se John Dekay ishte kokė e kėmbė njė mashtrues. Nėse heqim paralele mes kėtij fakti tė tetėdhjetė viteve mė parė me kohėn tonė, se si priten nga shteti shqiptar disa tė huaj qė medemek paraqiten se do tė bėjnė investime tė mėdha nė Shqipėri dhe nuk bėjnė asgjė, atėherė mund tė thuhet se “saga” John Dekay vazhdon. Por ka edhe absurde tė tjera.

Meqė pėrmendėt punimin qė kini nė dorė, edhe njė pyetje: Kur kanė filluar dekorimet e para nga shteti shqiptar pas luftės?

Mė sipėr kemi pėrmendur dekretin e muajit shtator 1945 pėr dekorimin e disa zyrtarėve tė lartė politikė e ushtarakė jugosllavė. Njė vit mė pas, maj e korrik 1946, me propozimin e kryetarit tė qeverisė, d.m.th., tė Enver Hoxhės, presidiumi i Kuvendit popullor nxjerr dy dekrete, me nr. 58 e 93. Me dekretin e parė dekorohen 10 ushtarakė jugosllavė me Urdhrin Ylli Partizan tė klasit tė parė, tė dytė e tė tretė; me dekretin tjetėr tė muajit korrik 1946, dekorohen rreth 60 funksionarė mė tė lartė ushtarakė e politikė jugosllavė me urdhrat e Lirisė, tė Yllit Partizan, tė Flamurit dhe tė Trimėrisė. Midis tyre janė mbi 12 gjeneralė si Svetkozar Vukmanoviē, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina, Danilo Lekiē, Hamoviē, Juriē, Rade Zhigiē, Mihal Kupreshan, Boshko Ligeguviē, Velko Kovaēeviē, Gjeorgjie Jovanoviē, Save Oroviē, Vuko Lepetiē, Koēa Popoviē etj.

Gjeneralėt e dekoruar me dekretin e vitit ‘46, janė dekoruar edhe me vendimin e Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė shtatorit ‘45. Cila ėshtė domethėnia e njė veprimi tė tillė?

Ėshtė e vėrtetė qė njė pjesė e madhe e gjeneralėve dhe udhėheqėsve jugosllave, tė cilėt u dekoruan me dekretin e presidiumit tė Kuvendit Popullor tė korrikut ‘46, ishin dekoruar edhe nė shtator 1945 me vendim tė veēantė tė kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar. Paradoksale, por gjithsesi vėrtetė. Cila ishte domethėnia e njė marrėzie tė tillė. Servilizmi politik dhe asgjė tjetėr. Politika shqiptare e atyre momenteve nuk mund tė shikonte pėrtej syzeve tė Titos. Kjo deri sa tė mbaronte periudha e mjaltit. Do tė vinte mė tej divorci dhe ēdo gjė do tė rrokullisej nė kahun tjetėr…

Si u operua me gjeneralėt e dekoruar pas prishjes sė marrėdhėnieve me Titon dhe Jugosllavinė?

Nė dokumentet e kohės dėshmohet se tė gjitha dekoratat e pėrmendura nė vendimin e mėsipėrm pėr zyrtarėt dhe autoritetet jugosllave, janė hequr me njė vendim tjetėr tė presidiumit tė Kuvendit popullor nė vitin 1949. Nga ky moment nuk bėhej mė fjalė pėr Heronj tė Kombit, por pėr tradhtarė e agjentė, pėr kriminelė dhe genocidistė etj. E njėjta histori ndodhi edhe aleatėt sovjetikė e mė vonė edhe me ata kinezė. Nė njė farė kuptimi linja e dekorimit zbulon fizionominė dhe fytyrėn e shtetit…

Lista e dekorimeve

VENDIM

Nr. 117, datė 5-9-1945

Mbi dhėnie dekoratash

DEKORATA PĖR PERSONALITETE TĖ HUAJA

Nė bazė tė propozimit tė kryetarit tė Qeverisė Demokratike dhe komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Kombėtare.
Duke marrė parasysh se shumė personalitete tė huaja tė vendeve aleate, gjatė Luftės NĒl tė popullit tonė kanė kontribuar dhe ndihmuar me tė gjitha mjetet dhe pėr tė shfaqur mirėnjohjen e pėr ta shpėrblyer e nderuar veprimtarinė e tyre nė dobi tė atdheut e tė popullit shqiptar,

Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar

Vendosi:

Tė dekorohen me dekoratat, personat qė pėrmenden nė listėn qė vijon:
1. Gjeneral Ivan Milutinoviē, me Urdhrin “Hero Kombėtar”
2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombėtar”
3. “Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombėtar”
4. “Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”
5. “Eduard Kardjel, me Urdhrin e “Flamurit”
6. Bllazho Jovanoviē, me Urdhrin e “Flamurit”
7. Radovan Zogoviē, me Urdhrin e “Flamurit”
8. Dėshmori Miladin Popoviē, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Aleksandėr Rankoviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
13.Gjen. Lt. Peko Dapēeviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviē, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”
21.Gjen. Terziē Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
22. Kolonel Vojo Todoroviē me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimėrisė” dhe “Medaljen e Kujtimit”
23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”
24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
26. N/kol. Mijat Vuletiē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
30. “Ė. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II
31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
40. Kapiten Niazi Dizdareviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimėrisė”.
44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimėrisė”
45. Hajdar Dusha, me urdhrin e “Trimėrisė”
46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimėrisė”
47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimėrisė”
48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimėrisė”
49. Michel Popoviē, me urdhrin e “Trimėrisė”
50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”
51. Elhami Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
52. Xhavid Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”
55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

Pėr Kryesinė e Kėshillit Antifashist N. Ēl

SEKRETARI: KRYETARI:

Koēo Tashko d.v. Dr. Omer Nishani d.v

Tiranė, mė 5-9-1945.



Dekorata Jugosllave:


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 09, 2012 10:15 am



http://historia.ballikombetar.org/images/istoriandryshe2.gif


Parti komuniste apo parti terroriste

Akuza

Partia Komuniste ka ca ditė qė na nxori edhe njė gazetė tjetėr "Bashkimi", fotografi e gjallė e rivistės sė riorganizuar " Zėri i Popullit". Ishte e natyrshme, pra, qė edhe "Bashkimi" tė ndiqte programin e ri : "Luftė tė pa prerė Ballit Kombėtar", armikut nr. 1 tė Partisė Komuniste.

S'ka lėnė pa mėrrė nė gojė edhe disa emra tė antarėve tė Ballit. Por neve pikėrisht kėtu e gjejmė mė tepėr vogėlsinė, meksinėrinė sa dhe Makjavelizmin e tyre. Sha njerin sha tjetrin; diskredito djathtas, diskredito majtas; krijo tė pa qėna dhe tė pa thėna lart e posht. Nga tė gjitha kėto diēka do tė mbetet. Pa dyshim do tė ketė ndonjė sylesh qė t'i besojė, ose ndonjė tregtar, kapitalist, dallkauk a hipokrit, qė t'i a pėrsėrisi sekretarit, arkėtarit dhe shėrbėtorit tė tij, dhe kėta ndonjė tjetri, dhe kėshtu tė formohet opinioni publik nė favor tė nacional-Clirimtarėve.

Po ajo qė ne s'kuptojmė dot ėsht: pse gjithė kjo luftė nasionalizmit shqiptar? A nuk janė nasionalistat qė i kanė ndihmuar komunistat dhe i kanė mbrojtur pėrherė me rrezik tė vetin dhe tė fėmijės sė tyre? Ku janė strehosur komunistat t'onė tė persekutuar nga fashizmi dhe Mustafa Krujė krimineli? Kush i ka ndihmuar materialisht dhe moralisht?

Qė nė numrin e parė tė rivistės sė tij kryesore, Balli Kombėtar u ka zgjatur dorėn komunistėve, duke lajmėruar bishėn e tėrbuar tė Krujės se neve jemi tė gjithė vėllezėr - nacionalista dhe komunista - dhe kot mundohet Mustafai tė ndajė. Dhe kjo dashamirėsi, ky qėndrim sa i urtė dhe i sinqertė, ka vzhduar deri sot. Nga ana tjetėr komunistėt s'kanė lenė nė asnjė trakt tė tyren pa u hedhur shigjeta nacionalistėve.

Neve i kemi kėshilluar se si tė pėrmirėsonin veprimtarin'e tyre, kaq e kaq antarė t'onė u thoshnin komunistave qė nė traktet - sidomos n'ata tė parėt - tė mos thoshin 10 herė mė parė "Rroftė Rusija, Komunizmi, Timoshenkua, krahinat e lulėzuara tė Ukrainės, etj. etj." dhe pastaj mė nė fund, ashtu si pėr tė bėrė qejfin, "Rroftė Shqipėrija!". Jemi neve ata qė u thoshnim qė s'ka lezet tė qajnė aq tepėr tokėn e bekuar ruse, kurse s'kishin derdhur asnjė lot pėr krahinat t'ona tė begatėshme tė Korēės e tė Gjirokastrės qė i shkretoi furtuna e luftės sė pa dashur dhe tė pa provokuar nga Shqiptari.

Prova qė komunistat t'anė nuk i dėgjuan fare kėto kėshilla, na i jep fakti i grisjes sė lajmėrimeve tė vdekjes nė fushėn e nderit tė Heroit Kombėtar Hysni Lepenica, qė neve relatuem nė traktin t'onė mė datė 4 tetor. Po e pėrsėrisim edhe kėtu sepse kjo punė ka indinjuar dhe zėmėruar gjithė nacionalistat shqiptarė.

Neve po luftojmė; e kemi thėnė gjithmonė, pėrbri Aleatėve t'onė tė mėdhenj, dhe kemi admirimin mė tė madh pėr ushtrinė kombėtare ruse, gėzohemi shumė qė u shlirua Smolensku, por si do qė tė jetė, Atdheu ėsht Atdhe dhe aleati aleat. Duhet qė mė parė tė nderojmė kujtimin e Heroit t'onė kombėtar Hysni Lepenica, qė ra pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, dhe pastaj tė ēfaqim kėnaqėsin t'onė pėr shlirimin e Smolenskut. Rusija vetė do tė kundėrshtonte kėtė gjest t'uaj kaq tė shėmtuar. Dhe prap nė kėtė rast u pėrsėrisim dhe njė herė se neve si demokratė dhe pra tė lirė tė ēfaqim tė tėra idetė t'ona, po u themi se jemi kundra ēdo diktature, e ēfardo ngjyre qoftė. Diktatura staliniane mund tė jetė shum e frytėshme pėr popullin rus, gjė qė u provua, por jo pėr popullin shqiptar.

Nė se komunistėt dėgjojnė lart e poshtė ndonjė akuzė kundėr tyre, s'jemi neve ata qė i kemi thėnė. Janė vetė komunistat e Gjormit, ata qė dikur ishin pionierėt e parė tė Ndėrkombėtares sė Tretė nė Shqipėri.

Janė komunistat e Gjormit ata qė, faqe 1000 burrave tė mbledhur nė Mesaplik, me rastin e lirimit tė Ali Kėlcyrės nga ēetat komuniste, deklaruan se ishin ndarė nga partija sepse nuk donin qė kryetarėt e komunizmit nė Shqipėri tė ishin serbėt Dushan dhe Milodin. Janė ata qė banė se u ndanė nga partija se thoshnin qė nė njė vend tradicional si Shqipėria, me zakone tė rrepta dhe konservatore, nuk ishte me vend qė vajzat tė delnin maleve. Janė komunistat e Gjormit ata qė thanė se u ndanė nga partija sepse kjo, mbasi i shtyri pėr t'a vrarė Sezai Qemalin, spiun e bir spiuni i Vlorės, erdhi nė marėveshje me tė dhe e futi ne parti. Janė komunistat e Gjormit - dhe jo Kryeveterani i Shqipėrisė Lumo Skėndua - qė thanė se disa vajza kishin pjellė malit.

Jo komunista t'anė tė dashur, tė gjitha kėto tė palara, kėto bakėre, nuk jemi neve qė u a zbuluam, por juve vetė. Byrekut komunist nė Shqipėri i hoqnė petėt vetė adeptėt tuaj. Jeni ju vetė, me veprimtarinė t'uaj shkaketarėt e fjalėve qė dėgjoni lart e posht. Jeni juve vetė qė keni deklaruar qė nė krye se duke luftuar Italjanėt nė Shqipėri juve, si komunista e pra internasionalista, ndihmonit ushtrinė ruse. Programi i luftės s'uaj qe luftė (natyrisht pa front) nė tė tėra anėt, nė mėnyrė qė fuqitė e Boshtit tė shpėrndaheshin nė viset e tjera dhe kėshtu tė lehtėsohej fronti rus.

Jeni juve qė mbyllėt shkollat nė Tiranė nė shenjė zije sepse fashizmi vari disa sėrbėr nė Tiranė. Dhe njė antarit t'onėnjė i juaji i spjegoi konfidencialisht: «per neve ēdo komunist ėshtė vėlla; ne duam mė tepėr njė komunist sėrb, gjerman, italjanė, ēinez a neozelandez, se sa njė Shqiptar qė nuk ėsht komunist".

S'jemi neve ata qė nė tė vetmen ditė tė shenjtė qė kemi sė bashku, ditėn e 28 Nėndorit, tė kemi pėrshėndetur me grusht gjatė rrugėve, duke thirur Rroftė Rusija, Timoshenkua, etj.

S'jemi neve ata qė mbas aq e aq zhurmėsh mbasi u hoqėn sėpatat nga flamuri i ynė, i zėvėndėsuan me yll tė kuq.

Jeni juve qė tė thoshnit, sė paku atėhere, se nuk mund tė flisnit dot pėr Kosovėn, sepse Rusija kishte njohur statu quo-n e shtetit mozaik jugosllav tė para kėsaj lufte, e pra nuk mund tė flisnit dot, mbasi ju kishit letėr njoftimet Shqiptare. Kosovėn, nė se ėsht Shqiptare (dhe kėtė dyshim nė se Ajo ėsht apo jo shqiptare juve e keni akoma, ndonse ndonjė nga juve ka vajtur dhe ka parė e pra konstatuar se atje janė minimum 90% shqiptarė), po thoshnim, pra, juve afirmonit qė nė se Kosova ėsht shqiptare, do tė na e japin vetė... komunistat serbė.

Neve nuk do tė pushojmė sė lodhuri, pėr t'a thėnė dhe pėrsėritur, se Ajo ėsht Shqiptare, se e banuar prej shekujsh prej Shqiptarėsh. Juve s'e thoni se s'jeni independentė. Dikush u ndalon. Dhe nė fletėn t'uaj tė fundit vinit rreth e rrotull mbi emrin Kosovė, por nuk thatė se ėsht shqiptare. Do tė fitojė lirinė Kosova ? Po ē'liri ? Ndofta lirinė pėr t'u vėnė rishtas nėn thundrėn e Sllavėve ? Pėr ē'liri kosovare flisni juve ? Pse s'i a u thotė goja?

Neve s'e kėrkojmė Kosovėn pėr t'a shitur - se pėr t'a shitur atė e keni bėrė juve, qė kur i keni njohur serbit tė drejtėn mbi tė - por pėr t'a bashkuar me pjesėn tjetėr shqiptare, nė mėnyrė qė edhe ajo t'a heqi zgjedhėn sėrbe dhe neve tė mos mbetemi aq mikroskopikė sa tė detyrohemi t'i zgjatim dorėn njė fuqije extra-ballkanike. Neve luftojmė pėr indipendencėn shqiptare totale dhe integrale, dhe eksperienca e njėzet e ca vjetėve na mėsoi se njė Shqipėri pa Kosovė s'rron dot e pamvarur. Jo, nuk na trubullon aspak thėnija e juej se kėshtu si flasim neve ka folur edhe Mustafai i Mer Likės a ndonjė anėtar i Komitetit tė tanishėm. Neve s'jemi imperialista dhe s'kėrkojmė tė pushtojmė Beligradin dhe Cetinjėn. Ne duam vetėm vėndet t'ona, s'duam ato tė tė tjerėve. Por, nuk lejojmė qė vėndet t'ona tė na i marrin tė tjerėt. Neve nuk bėjmė politikė antiballkanike; pėrkundrazi. Duam drejtėsi, se kėshtu do tė mbretėrojė harmonija midis Ballkansve dhe shtetet e Mėdhenj ziliqarė s'do tė mundin tė na ndėrsejnė mė njeri kundra tjetrit. Kėrkojmė drejtėsi nė bazė tė Kartės sė Atlantikut. Njė nen i saj thotė: "Tokat e njė shteti nuk mund t'i jepen njė shteti tjetėr" : tamam, edhe neve pikėrisht atė duam, vetėm drejtėsi. E gjithė bota e di, bile edhe vetė sėrbėt, (vetėm ju s'doni t'a dini) se Kosova ėsht shqiptare. Na e grabiti sėrbi pėr gati 30 vjet, por s'mundi t'a sėrbėzonte. Neve i kemi mbėshtetur shpresat t'ona te Aleatėt qė ashtu siē janė betuar pėrpara njerėzisė dhe historisė, kanė pėr tė bėrė njė paqė tė drejtė dhe tė ndershme qė tė mos provokohen me luftat shkatėrronjėse.

Juve komunistat qė hiqeni si idealista mė tė mėdhenj, pse nuk i ipni Qezarit ē'ėsht e Qezarit? Jeni tė bindur a jo se Kosova banohet nga Shqiptarė? Atėherė Kosova ėsht Shqipėri. Po pse s'e thoni ?

* * *

Si duket puna, po pregatitet opinioni publik pėr vėllavrasje. Duhet tė ndriēohen pra tė gjithė Shqiptarėt, tė mėsojnė se cilėt janė shkaqet qė na ndajnė dhe kėshtu tė dijmė se cilin tė akuzojnė nesėr pėr vėllavrasje. S'jemi neve provokatorėt, bile me atė farė soj pasiviteti t'onė u keq kuptuam. Na pandehėn tė dobėt, tė frikshėm. Po s'ėsht ashtu. Nė se kemi heshtur, nė se nuk jemi pėrgjigjur, shkaku ėsht se nuk na pėlqen grindja. Dhe shkaku i shkaqeve ėsht se neve nuk duam tė vėrtetohet ajo qė na ka ngjethur mishtė e na ka ngrirė gjakun: v ė ll a v r a s j a !

Po, o vėllezėr tė gabuar - dėgjoni? Ju themi akoma vėllezėr - ejani nė vehte. Kujtohuni se jemi tė gjithė Shqiptarė dhe kemi tė gjithė njė hall. Duam tė gjithė njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė dhe demokratikė; ku bujku dhe beu tė kenė njė soj tė drejtė, ku patroni dhė shėrbėtori i tij tė jenė baras pėrpara ligjit. Pse tė grindemi? Pse tė dehemi nga ideologjitė e pa asimiluara. Kėto hesape i gjejmė mė vonė. Ejani tė bashkohemi, tė gjejmė dhe tė kuptojmė njeri tjetrin. Flasim tė gjithė, bashkė me Kosovarėt, shqip. Kemi tė gjithė njė Atdhe. Sot pėr sot tė pėrpiqemi tė zbėrthejmė problemin numur 1: tė ekzistencės sė Shqipėrisė.

Ndryshe kėnaqim armiqtė dhe lumi qė na mori!

Tiranė 7 tetor 1943


Partia Komuniste nė luftė me Ballin Kombėtar

ĒĖSHTJE TĖ DITĖS

Edukata Politike e Nacionalistėve tė tėrhequr nga Partia e Kuqe Me rastin e krizės kombėtaro-shoqėrore qė vuan Shqipėria pėr shkak tė turbullimevet politikė, vihen re ca fenomene me rėndėsi, qė duhen vėnė nė dukje. Sot po shėnojmė kėta tė dy qė janė mė tė rėndėsishmit: Mungesa e mirėgjykimit dhe ajo e edukatės politike. Prej kėtyre dy tė metave, sot qė rasti ishte mė i mirė, njė pjesė e nacionalistėvet Shqiptarė i ėshtė shmangur detyrės sepse njė shumicė e tė rinjve u-hoth nė komunizmė. Ky fakt ka ngjarė nė tė gjithė shtetet Ballkanikė. Prandaj nuk duhet tė na dėshpėrojė edhe aq shumė sepse kjo gjė ka ndodhur jo vetėm nė popujt e vegjėl si ata tė Ballkanit, por edhe nė Spanjė. Ajo qė na dėshpėron mė shumė ėshtė mungesa e dy sendeve qė pėrmendėm mė lart, domethėnė e edukatės politike dhe e mirė-gjykimit qė mbretėron nė njė pjesė intelektualėsh qė vetė-quhen nacionalistė, tė cilėt janė mbrapa-reshtuar nė radhėt e tė ashtu-quajturės Nacional-Clirimtare.

Ėshtė e ditur botėrisht se ē'ėshtė Nacional-Clirimtarja, kush e drejton dhe qė kėta nacionalistė qė bėjnė pjesė nė tė nuk janė veē se jallan shahitė.

Si tė vetė-thėnurvet nacionalistė, ashtu dhe pjesės mė tė madhe tė komunistėvet t'anė u mungon bon sens-i politik (mirė-gjykimi), sa nuk e ndjejnė helmin qė u ka hedhur komunizmi internacional me sloganėt e tij tė njohur nė tėrė shtypin botės.

Shtypi komunist shqiptar ka ca veēorira tė pėrsosura, tė cilat janė: Shpifja, diskretitimi, dinakėria, hypokrizia, trathėtia, keq-pėrdorim besimi dhe sidomos terrori. Tė gjitha kėto tė trumbetuara dhe tė futura nė kallėp tė stilizuar tė propagandės komuniste.

Tė hypnotizuar kėta nacionalistė si edhe neofitėt (besimtarėt e rij) komunistė shkojnė si turmė me sy mbyllur mbas karros komuniste, pa ditur se ku venė dhe se ku do tė mbarojnė.

Systemet Komuniste. -- Duke analizuar mirė taktikėn djallėzore, shohim se komunizmi nė Shqipėri mbassi dėshtoi me propagandėn e ditėvet tė tij, me trakte nė favor tė Timoshenko-s, tė Stalinit, tė Ushtėris sė kuqe dhe tė Komisarėvet Politikė, filloi me njė propagandė tė fortė nacionaliste pėr tė ekzaltuar ndjenjat kombėtare nė zėmrat e tė rinjvet, duke vėnė kėshtu nė gjumė nasionalisitėt e vėrtetė dhe tė nderėshmė. Mbassi hodhi mirė nė dorė forcėn e rinisė si dhe sympathinė e nacionalistėvet, Partia e Kuqe me njė herė ndėrroi fletė dhe u fut nė propagandėn e sajė komuniste.

Pėr tė shėmbur nacionalizmin e vėrtetė qė njė ditė o tjetrėn munt t'a pengonte, hodhi farėn e pėrēarjes nė radhėn e forcavet kombėtare duke pėrdorur si vegėl diskretitimin dhe shpifjen.

Ay element nacionalist qė kishte njė kulturė tė shėndoshė si edhe njė edukatė politike tė mirė, qėndroi i patundur pėrpara kėtij sulmi dhe me njė herė, sa e pa rrezikun qė e kėrcėnonte, i vuri gjoksin dallgės sė kuqe duke ia prerė hovin e tėrbuar qė kishte marrė. Nga ana tjetėr, ajo pjesė e shqiptarėvet e pa formuar mirė nė gjėrat politike, ajo pjesė e tė rinjvet pa eksperiencė dhe ata njerės me njė kulture tė cektė, ranė nė kėthetrat e komunizmit. Kėta tė mjerė u-krodhnė gjėr nė fyt nė baltėn e kuqe pa patur mundėsinė tė shpėtojnė pėr arėsye tė shumta, njėra prej tė cilave ėshtė edhe mungesa e kurajos ose frika e terrorit komunist. Kėta Shqiptarė janė kaq tė mpirė dhe tė morfinizuar sa nuk janė mė nė gjendje tė mbrojnė thezėn e tyre, pėrsėritin si papagallo tė gjitha pretendimet e pėrdorura prej propagandės komuniste. Nė kėtė mėnyrė kėta tė verbėr vėnė nė shėrbim tė komunizmit tė tėra energjitė e tyre duke patur si shkak se gjoja nė Organizatėn Nacionaliste BALLI KOMBĖTAR bėn pjesė ndonjė njeri qė atyre nuk u pėlqen ; pa menduar se vetė ata janė gati tė bashkohen jo vetėm me ata njerėz qė janė ndodhur nė pozita tė kėqija mė 1940, por edhe me qelbėsirat e 1943-sė. Ay pretekst pra ėshtė pa themel dhe foshnjarak.

Disa anėtarė tė Nacional-Ēlirimtares. -- Me kėtė rast ata atakojnė Isa Manastirlinė dhe Hamit Matjanin. Deklarojmė kategorikisht se kėta dy burra jo vetėm qė s'kanė berė kurrė ndonjė trathėti, por kanė qėndruar tė patundur nė ftesat e ndryshme qė i bėnte herė pas here Gjenerali d'Agostino i Fierit dhe Partia Komuniste vetė; por edhe sikur tė kishin gabuar rrugė gjithėnjė mundet qė njė analfabet t' i gjykojė sendet politike nė mėnyrė tė pėrciptė dhe tė bjerė nė grackė, por s'i lejohet kur njė intelektuali si major, doktor, profesor tė bėjnė politikė oportunizmi dhe tė hidhet nga njė parti nė tjetrėn.

Ne nuk begendisim t'i krahasojmė kurrėsesi me aventurjerė kamaleonta, pleshta akrobatė si doktor Ymer Nishani, si spiuni tradhėtar Myqerem Hamzaraj si avokat Sulo Bogdua, qė kanė qenė gjithėnjė nė shėrbim tė Kuesturės sė Romės e tė Barit, ( a po jo vallė, Zoti doktor Ymer Nishani, drejtor i gazetės "Liria Kombėtare" ? C'thua zotrote ? Nė se s'ke ndonjė gjė pėr tė thėnė, t'a themi ne : kėsaj pune i thonė "bir Selman i nėnės, ē'tė tė qaj mė parė !" ) ; si kėshillėtari fashist, pioner i sotmė i komunizmit nė Berat Pasho Bej Hysi Vėrzhezha, qė priti sa u-mbyll Dhoma Fashiste gjer sa mori rrogėn e fundit pėr tė ndėrruar me njė herė shėnjat e liktorit me yllin sovietik. Jo, Isa Manastirlinė dhe Hamit Matjanin qė kanė gjetur rrugėn e drejtė, nuk munt t'i krahasojmė kurrė me njė vagabondė hypokrit si profesor Myrteza Krasta qė ka derdhur aq lotė pėr ushtarėt e Duēes sė thyer nga Grekėrit, dhe qė hyri nė Partinė Komuniste sepse "Balli" ia mbylli dyert. Partia Komuniste ka si kryetar tė Shtabit Spiro Mojsinė. Pėr ata qė s'e dinė, po iu themi ne se, ky zambak i kuq ka qėnė komandant i burgjevet nė Fier gjatė shtypjes sė lėvizjes mė 1935. Gjithė bota revolucionare e atėherėshme e di se nė ē'mėnyrė ėshtė sjellur Spirua gjatė atij shėrbimi. Ay ka qėnė xhelati i burgjeve qė kanė bėrė torturat morale e trupore mė tė tmerrėshme. Ka qėnė Spirua ai qė hapte nė mėngjes herėt dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtazė tė dėnuarit me vdekje qė pritnin nga njė minutė nė tjetrėn t'i shpinin nė litar. A po jo o Mustafa Gjinishi, o Mustafa Kaēaēi edhe ti o Namik Cakrani ? Spirua ka qenė ay o Xhelal Staravecka qė tė shtėrngonte or' e ēast zinxhirat aq shumė sa tė qenė anjtur duar e kėmbėt :

E pra ay Spiro, xhelat i tė martirizuarvet tė Fierit, sot paradon me juve, nė krye tė brigatėvet qė do t' i japin liri popullit. O ironi e fatit !!!

Po pėr Ibrahim Dervishin, njė nga drejtonjėsit e Partis Komuniste nė Vlorė, ē'thoni ju vallė kur t'ju kujtojmė se ky ish-fashist fanatik i ka bėrė lutje Komandės Italiane pėr tė luftuar nė Abisini si edhe nė Spanjė, krah pėr krah me kėmishat e zeza glorioze tė Duēes? Ē' thua ti pėr kėtė punė z. Mehmet Shehu ?

Gjer mė sot s'kemi marrė nė gojė emėrin e njėrit e tė tjetrit qė ndodhet nė radhėt t'uaja, sepse s'kemi zakon tė shajmė, mbassi sharja dhe fyerja nuk janė argumenta pėr tė mprojtur njė thezė. - Por jeni ju vetė qė na bėtė tė dalim jashtė njerzillėkut dhe na detyruat t'ju kujtojmė njė pjesė fare, por fare tė vogėl tė vepravet tė ca anėtarėvet t'uaj.

Marrėveshtja e Mukajt. - Gjithė sa u-shkrua mė lart, u-shkakėtua tamam nga ajo fletushka me emėrin "Ēėshtje tė ditės", me anėn e pėrmbajtjes tė sė cilės Partia Komuniste pretendon t'i pėrgjegjet traktit t'onė qė relatonte marrėveshjen e Mukajt dhe kėrkonte spjegime pėr prishjen e sajė. Me fjalė popullore kėsaj i thonė "hane Shan hane Bagdad". Po kėtu qėndroni, mos kėrkoni tė shpėtoni me lodra fjalėsh dhe me pallavra demagogjike : Ju, qė i thoni vehtes nacionalistė, kėrkoni spjegime nga komunistėt, kėrkoni spjegime nga komunistėt pėrse nuk u-respektua marrėveshja e Mukajt nėn shkruar lirisht. Nga erdhi urdhėri pėr mos-respektimin e saj ?

Gėnjeshtra shpifje dhe skjarime. - Ēpif, ēpif, se diēka do te mbetet, ėshtė parimi i gjezuitizmės, qė ju e zbatoni aq mirė. Nė fletushkėn "Ēėshtje tė ditės" thoni se lufėrat e Gjormit, Mallakastrės dhe tė Beratit kanė qėnė t'uajat. Gėnjeshtarė komunista! Po e themi ne si ėshtė e vėrteta:

1. Lufta e Gjormit. - Kjo luftė qė filloi mė 28 Dhjetor 1942 vazhdoi katėr ditė me 1600 vetė nga ana e jonė, tė ndarė nė tre grupe nėn komandėn e Hysni Lepenicės. Ēeta partizane nė kėtė luftė la frontin nė mbas drekėn e 1 Kallnorit, kurse fuqit e Ballit u-tėrhoqnė nga lufta mė 2 Kallnor mbas dreke dhe Hysni Lepenica 36 orė mė vonė. Veē ne do t'i kujtojmė popullit shqiptar diēka tjetėr : ēeta partizane e la frontin e luftės pa lajmėruar duke lėnė nė pozitė shumė tė keqe Hysni Lepenicėn vetė. Kjo ikje trimėrore demoralizoi popullin luftonjės, i cili nėn Komandėn e Hysni Lepėnicės , do t'a kishte zėnė gjithė ushtėrinė bashibozuke rob. Ah gėnjėshtarė komunista!

2. Lufta e Greshicės (Mallakastėr) - Nė kėtė luftė, nė ditėn 5 Fruer 1943 muarrnė pjesė vetėm ēetat e BALLIT KOMBĖTAR nėn urdhėrat e Hysni Lepenicės; dhe - nga 93 italianė - 42 vetė mbetnė tė vrarė. Nė kėtė luftė ka marrė pjesė vetėm njė partizan : Gjon Banushi. Ah, gėnjeshtarė komunista !

3. Lufta e Selenicės. - Kėtė luftė e filloi vetėm njė ēetė e BALLIT KOMBĖTAR nėn komandėn e Jusuf Luzajt nė orėn 1 pa pesė minuta tė ditės 1 Prill 1943. Nė orė 4 po tė asaj dite u-plotėsua rrethimi i 136 karabinierėvet dhe 116 bersalierėve. Nė orėn 4.20 kur ishin dorėzuar afro 50 vetė, arrijti ēeta partizane nėnė urdhėrin e Neki Ymerit (Vangjua), qė ju nė kohėt e fundit e vratė tradhėtisht duke e gjykuar si trathėtar. Tė gjithė italianėt qė shpėtuan nga vdekja u-zunė rob, pjesa mė e madhe, u ēarmatos prej Ballit dhe njė pjesė e vogėl prej partizanėvet. Simbas parimit tė Ballit, robėrit e ēarmėtosur u liruan, kurse robėrit e ēarmatosur nga partizanėt nuk dihet akoma se ku gjėnden. Nė kėtė luftė mbeti i plagosur nėn-komandanti i ēetės sė Ballit, Hasan Lepenica. Ah, gėnjeshtarė komunista!

4. Lufta e Ruzhdijes (Mallakastrė). - Kundra mė shumė se 3000 italianėve. Muarrnė pjesė nė kėtė luftė ēetat e Ballit Kombėtar tė Vlorės nėn komandėn e Hysni Lepenicės, ēetat e Mallakastrės tė Kadri Cakranit, Besim Belishovės, Eqrem Peshkėpise, Jashar Cakranit dhe Se1fo Hekalit, tė gjitha nėn kontrollin e Teufik Sfirit. E vetmja ēetė partizane qė u-ndoth nė kėtė luftė ka qėnė ajo e Xhelal Staraveckės, e cila pas 5(pesė) minuta pushkė (dhe jo mė teper) u-tėrhoq nga lufta tamam... alla partizanēe, nė drejtim tė paditur, pa lajmėruar njeri, duke rrezikuar gjithė frontin dhe duke shkaktuar vrasjen e Jashar Cakranit, sepse kur ky sulmoi trimėrisht, ishte gjithėnjė i bindur se krahu i majtė qe i mprojtur nga Xhelal Staravecka. Sa pėr Teufik Sfirin, pėr tė cilin thoni se ndodhej 2 orė larg duke u-dredhur, kėtė shpifje tė ndyrė tė veni t'ia tregoni mullixhiut, sepse populli i Mallakastrės e di vetė se Teufiku e ka ngritur me duart e veta trimin e paharruar kur u-plagos pėr vdekje. Po njė gjė na gėzon: Mallakastriotėt patriotė do t'a kuptojnė dhe ata tė paktė, qė ju thoni se i keni me vehte, se sa mashtruese janė thėniet t'uaja. Ah, gėnjeshtarė komunista !

5. Lufta e Gjinoqarit. - Mė 18 Qershor trimi i trimavet, partizani Mehmet Shehu deshi tė vriste Isa Toskėn, po siē ėshtė zakoni partizan, Mehmet Shehu hodhi nė ajr qė nga larg ca pushkė, duke i dhėnė shkak armikut me njė fuqi tė pėrbėrė prej 2 batalionesh milicėsh shqipėtarė, njė batalioni bersalierėsh dhe njė batalioni kėmbėsorėsh, tė djegė Gjinoqarin, Lofkendin, njė pjesė tė Panahorit, Dardhėn e Bukur si dhe shumė katunde tė tjerė. Nė kėtė operacion shtazor italian, i erdhnė nė ndihmė popullatės kėto ēeta tė Ballit Kombėtar: Ajo e Kadri Cakranit e pagėzuar me emėrin "Jashar Cakrani", ajo e Eqrem Peshkėpisė dhe ajo e Besim Belishovės, tė gjitha nėn komandėn e Teufik Sfirit. Ditėn e dytė mbrritnė atje dhe ēetat e Vlorės, nėn komandėn e Hysni Lepenicės. Mbassi u-ndanė sektorėt, u-vėndos tė sulmohej armiku nė ora 7 tė mėngjesit. Fatkeqėsisht edhe nė kėtė rast, si Xhelal Staravecka, trimi i trimave Mehmet Shehu, i mungoi detyrės dhe nė kėtė mėnyrė mbeti i haptė krahu i djathtė i fuqivet t'ona. Ajo i dha kurajo armikut dhe rasti bėri qė nga ky shkak, prapė si pėr Jashar Cakranin, pėr faj tė komunistėvet trathėtarė, mbeti i vrarė Selfo Hekali. Ah gėnjeshtarė komunistė !

6. Lufta e Beratit. -- Atė natė qė profesorė Abaz Ermenji do t'i binte Beratit me 1500 vullnetarė, komunistėt i kėrkuan njė bisedim mbassi deshnė tė merrnin pjesė edhe ata nė kėtė luftė. Bisedimi nė fjalė zgjati pėr shumė e shumė orė gjatė tė cilavet nuk u-fol veē se pėr dokrra, pėr gjėra qė s'kishin tė bėnim me planin e luftės. Shumė vonė Abaz Ermenji e kupėtoi se bisedimi i kėrkuar qe njė dinakėri djallėzore e pregatitur nga komunistėt, qė donin t'a vononin Abazin nė mėnyrė qė ky ta sulmonte qytetin jo nė orėn qė kishte caktuar. I mėrzitur profesor Abaz Ermėnji e kuptoi djallėzinė dhe u-nda duke rendur me shpejtėsi drejt objektivit. Mirė po para se t'i afėrohej Beratit,dėgjoi njė rėnie mitrolozi dhe ca bomba afėr qytetit. Pas pak takoi njė patrullė tė vogėl prej 5-6 partizanėsh tė cilėt kėthehshin nga Berati. Tradhėtarėt kishin vajtur pėr t'u dhėnė alarmin italianėvet. Sa mbrrijtnė forcat e Ballit nė llogoret e para tė Beratit, u-pritnė me njė breshėr predhash prej italianėvet qė kishin marrė pozicion; me gjithė kėtė Abazi sulmoi me gjithė fuqinė trime tė Skraparit, Tomoricės dhe gjithė Nahijes. Cetat hynė nė lagjet e para tė Beratit, sulmuen portėn e kalasė dhe vranė tė gjitha rojet. Plani i Abazit kishte qėnė tė sulmonte aty nga ora 3 e mėngjezit me ēetat e tij nga ana e Huznovės dhe e kalasė, dhe do tė ndihmohej prej Muharrem Kapllanit nga ana e lumit, Goricės dhe Murat Ēelepisė. Por mbassi Abazi sulmoi kur qe gėdhirė mirė, Muharrem Kapllani nuk mundi tė sulmonte mbassi rrihej mė me lehtėsi nga kalaja. Natyrisht partizanėt s'kishin qėllim tė merrnin pjesė nė kėtė luftė por deshnė vetėm e vetmė tė pengonin Abazin. Ah jo vetėm gėnjėshtarė po edhe trathėtarė komunista!

Kompromise. - C'ndodhi nė Berat. Por e mira ėshtė qė Partia e Kuqe tė mos pėrmėndė mė luftėrat e bėra kundėr italianevet, sepse nė kohė tė sotme populli i jonė - me ēudinė dhe indignasionin mė tė mathė po sheh me syt e veta se si ēetat komuniste paturpėsisht po perqafohen me po ata ushtarė italianė qė zhytnė nė gjak popullin shqiptar, qė shkretuan dhe dogjnė gjysmėn e Shqipėrisė, qė vranė Qemal Stafėn, Perlat Rexhepin, Margaritė Tutulanin, etj. etj. Siē thoni ju vetė, sikur tė ngrihėshin nga varri kėta martyrė, nuk dihet se cilėt do tė mallkonin kur tė shihnin tė pėrqafuar kolonelat mizorė tė karabinierisė italiane me partizanėt !!!

Komunistėt u-vėllazėruan sot me italianėt, nesėr do tė vėllazėrohen kush e di me cilėt. Kėtu jemi : sa do tė na shohin syte e sa do tė na dėgjojnė veshėt akoma !

Populli mbase nuk e di akoma ē'ka ndodhur nė Berat; po ia themi ne. Cetat partizane mbasi hynė tė armatosura nė kėtė qytet, jo vetėm qė nuk ranė nė konflikt me gjermanėt, por krah pėr krah me ta shėtitnin rrugave. Ēuditemi se si partizanėt nuk u- armiqėsuan me gjermanėt, sidomos kur kėta i a u hoqnė yjet me zorr dhe arrestuan bile Xhemalin, tė birin e komandantit tė shquar Mestan Ujaniku. Pėrkundrazi, pėrkundrazi. Nė prefekturė, krerėt partizanė i pritnė Gjermanėt me pėrshėndetje alla hitlerēe, dhe mbas bisedimevet qė patnė me ta nė sallonin e prefekturės, partizanėt i vunė pėrsėri yjet nė kėsulat e tyre; u-lirua edhe Xhemal Ujaniku, dhe tani tė pa-shqetėsuar trimat partizanė vazhdojnė tė shetitin lirisht, tė armatosur gjer nė dhėmbė, duke patur nė sup edhe mitroloza gjermanė. Prej kėtij kompromizi partizanėt e shtrinė aktivitetin e tyre nga Kuēova gjer nė Lushnjė, nė vėllazėrim tė plotė me gjermanėt.

Dhe mbas kėsaj keni sy e faqe tė akuzoni Ballistėt pėr kompromis. Ah, gėnjeshtarė partizanė.

Duket qė ju i shtrini dorėn tė gjithėvet, siē e thoni edhe nė artikullin t'uaj "Ēėshtje tė ditės".

O burra pra o Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Hilmi Leka, Nush Bushati, Kol Bib Mirakaj, Terenc Toēi, Ernest Koliqi, dhe ju o Djevat Kortsha, Jakov Milaj, Vasil Alarupi, vraponi te Nacional-Ēlirimtarja se Muharrem Vllamasi, Sekretar i pėrgjithėshėm i Partisė Fashiste Shqiptare, me Ymer Nishanin dhe me Sulo Bogdon ju presin me krahė tė hapta, edhe sepse "Lėvizja Nacional- Ēlirimtare" i ka shtrirė dorėn jo vetėm atyre qė ishin nė pozita tė kėqia nė 1940, por edhe atyre qė janė nė pozitė tė keqe nė 1943: domethėnė edhe Papalilos.

Thirrje atyre qė u ka mbetur pak ndėrgjegje Kombėtare. Po themi tani fjalėn e fundit pėr ju tė gjithė qė i thoni vehtes nacionalistė dhe qė jeni futur nė radhėt e Partisė Komuniste. Nė qoftė se Shqipėria ndodhet sot e dizorientuar, e ēakėrdisur dhe nė pragun e njė shkatėrrimi kombėtar dhe shoqėror, faji ėshtė i juaji dhe jo i Partisė Komuniste, sepse ajo ka "direktiva" tė themeluara mirė nė "Kapitalin" e Karl Marx-it nė tė cilėn ligji i vetmė ėshtė doktrinal dhe ideologjik.

Shqiptari i vėrtetė e kundėrshton njė gjė tė tillė sepse ėshtė xheloz pėr tokėn e vet, pėr traditat e veta shekullore qė instiktivisht i ka mbrojtur, i mbron dhe do t' i mbrojė kundėr ēdo rryme ideologjike qė s'ka frymė kombėtare.

Po ju a themi edhe mė qartė : Partia komuniste e mbaroi qėllimin e vet, qė qe ay i luftės kundėr
fashizmit; ju pėrdori nė mėnyrė shumė tė bukur, por tani ajo nuk ju pyet mė dhe i ka kėthyer armėt nacionalizmit shqipėtar, qė ėshtė dhe ideali i juaj.

Pėr hir t'Atdheut duhet qė ju tė vini nė vehte, tė ktheheni nė rrugėn e drejtė, sepse Shqipėria ndodhet nė rrezik nga kjo martesė kundra natyrė qė keni bėrė ju. Ju themi se shpėtimi i Shqipėrisė ndodhet nė ēfrytėzimin tėrėsor tė vlerave tė nasionalizmit shqiptar me njė ēfrytėzim tė vlerave tė njė rryme qoftė edhe ideologjike, me konditė qė kėto tė dyja tė jenė tė pa mvarura njera nga tjetra, tė shquara dhe tė qarta, nė mėnyrė qė edhe idet' e Shqiptarėve tė jenė tė qarta dhe tė konkretizuara, qė tė mos i japim rast asnjė armiku tė na shkakėtojė, pėrveē mjerimeve fizike, edhe ndonjė krizė morale mė tė tmerrėshme akoma se ajo qė po pėsojmė.

11 Tetor 1943


Dy thirrje

I.

Thirrje Rinisė Komuniste Shqiptare

Rini Komuniste !

Rinija nacionaliste, nė kėto ēaste tragjike dhe vendimtare pėr Kombin t'onė, po u drejtohet juve tė rinjve komunista dhe ju fton pėr tė ēkoqitur disa mosmarrėveshje qė janė ēfaqur dhe vazhdojne tė ēfaqen nė njė mėnyrė tė rrėmbyer.
Tensioni i nervozizmit nė mes t'onė ka arrijtur kulmin.
Nuk ka ditė qė tė mos konstatohen fyerje reciproke. Marrėveshja e Mukajt u prish !?
Lidhja qė u bė nė prendverėn e kaluar nė mes t'instituteve shkollorė nuk ekziston fare !?
Me njė fjalė nuk ka asnjė bashkėpunim !
Ne ja u kemi thanė haptaz gjithmonė, se nuk bėjmė Luftė ideologjike, dhe se nuk jemi njė parti, por jemi lidhur me njė organizatė e cila lufton vetėm pėr shpėtimin e Atdheut.

Rini Komuniste!

Qė tė gjithė jemi bijt e kėtij vendi dhe si tė tillė e kemi pėr detyrė tė pėrpiqemi pėr t'a shpėtuar. Nuk ėsht e drejtė t'a shohėsh nasionalistin si njė armik, bile, siē thonė disa prej jush, si armikun nr. 1.

Rini Komuniste !

Sot po ju njoftojmė ju tė gjithėve tė rinjve komunista se mosmarrėveshja e jonė ka filluar tė shkakėtojė vėllavrasjen e njėkohėsisht po kėnaq okupatorin gjerman, i cili duke pėrfituar nga kjo grindje do tė shtojė ditėt e qėndrimit tė tij n'Atdheun t'onė.
Ejani, o tė rinj komunista, tė bėjmė njė blok tė vetėm, tė bėjmė njė roje tė pėrbashkėt qoftė nė katund, qoftė nė qytet. Ejani t'i bashkojmė forcat. Tė heqim dorė nga grindjet qė tė mos mundi tė na thyej asnjė armik.
Kėrkoni marrėveshjen e Mukajt qė ėsht shprehja mė ideale e bashkimit tė popullit Shqiptar; atė marrėveshje qė kemi dėshiruar tė gjithė ne tė rinjtė dhe qė shtytja dhe kėmbėngulja e jonė e shpejtoi !
Shpejtohuni, sepse siē po shihet, kėtu do tė ndodhin gjėra tė tmerrėshme dhe tragjike!

Nga malet e Shqipėrisė sė Lirė
12 Tetor 1943

RINIJA E BALLIT KOMBĖTAR


II.

Thirrje Nacional-Ēlirimtares

Armėt qi dikuėr i muerėm nė dorė dhe qi deri dje i pėrdorėm kaq bukur anmikut, fatkeqėsisht, sot i kemi tė kthyeme njani kundra tjetrit. Tani qi na erdhi Gjermani, nė vend qi t'ishim tė bashkuem ma shumė se kurrė pėr me luftue ushtrin' e tij, qi asht shum ma e fortė dhe shum ma e egėr se ajo e Italisė, na ndodhemi tė pėrēamė dhe, ēka asht ma zi, nė luftė civile!

Po kush e ka fajin? Balli Kombėtar qė nė fillim tė krijimit tė tij ka konsiderue si nji parim tė shejtė mos derdhjen e asnji pike gjaku Shqiptar prej dore Shqiptare. Balli Kombėtar e ka konsiderue vehten e tij si ajo Nana qi kap kordhėn e Profetit Salomon pėr me shpėtue foshnjėn e saj. Prova qi Balli Kombėtar e ka dashun dhe predikue Bashkimin asht Lidhja e Mukajt dhe thirrja e vazhdueshme dhe e njimbasnjishme qė ai ka bamun pėr me respektue atė Lidhje. Mjerisht Nacional-Clirimtarja nuk ka dashė t'u pėrgjigjet ndjenjave t'ona, dhe sot realiteti i hidhun, i dhimbshėm, i mynxyrshėm asht se vllavrasja jo ka me fillue, vllavrasja jo po fillon, porse

Vllavrasja ka fillue!
Vllavrasja ka fillue!!
Vllavrasja ka fillue !!!

Nė Vlonė, nė Myzeqe, nė Mallakastėr, nė Berat, n'Elbasan, nė Korēė e nė Dibėr, Shqiptari po vret Shqiptarin. Nė kėtė luftė tė tmerrshme vllavrasėse tė vramit janė shum ma tepėr se sa nė luftat kundra armiqve.

Na tė Ballit Kombėtar besojmė me kambėngulje se ka ende kohė pėr me u marrė vesh pėrsėri dhe pėr kėte arsye po ftojmė botnisht Nacional Ēlirimtaren me na dėrgue pėrfaqėsuesit e sajė mbrenda 15 (pesmbėdhjetė) ditve nga data e sotme, ose me na thirrė mbrenda po kėtij afati pėr me shqyrtuė me gjakftoftėsi dhe Shqiptarisht hallet e Atdheut t'onė tė shum vuejtun.

Kjo asht thirrja e fundit qi Balli Kombėtar i ban Nacional-Clirimtares. Njėkohėsisht ftohet mbare populli qi tė na ndihmojė tue bamė ēmos qi kjo thirrje tė mos mbetet pa pėrgjigje.

Prej maleve tė Shqipėrisė sė Lirė
20 Tetuer 1943


Njė dokument

Popull Shqiptar!
Kėtu poshtė po botojmė disa pjesė tė qarkores sė Komitetit Qendruer tė Partisė Komuniste qi i asht shpėrnda ēdo prefekture nga nji kopje e firmueme dhe e vulosun me vulėn e Kryesisė sė Partisė Komuniste. Ma shumė se nji qarkore, asht programi anti-kombėtar e anti-shqiptar qi Komunistat kanė shpallė pėr veprimtarinė e tyne e pėr marjen nė dorė tė fuqisė. Janė direktivat e xhveshuna prenj ndjenjave kombtare qi i janė dhanė tė gjitha fuqinave t'armatosuna Komuniste nė Shqipni, pėr zhdukjen e Ballit Kombėtar e ēfarosjen e Nasionalizmit Shqiptar. Lexojeni e do t'a shifni vetė tė vėrtetėn e hidhun ; keni me e gjetė kush asht shkaktari i vllavrasjes e i luftės civile.

Titulli i saj asht:

Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Shqiptare gjithė Komiteteve Qarkorė tė Partisė
9-9-1943 ora 22

(Frazat me gėrma korsive dhe ato me gėrma tė trasha janė marrė tekstualisht prej qarkores nė fjalė)

Shkresa mbasi fillon me nji lavdėrim tė posaēėm pėr Ushtrin' e Kuqe lavdi-plote, e cila, e udhėhequn prej Partisė bolshevike tė U.R.S.S.-it po pregatit lirimin e shpejtė tė popujve tė robnuem, vazhdon me kėto pika kryesore :

Gjendja n'Itali. - Italija dorzohet; Badoglio, "reaksionari" mer qeverrinė, por Radio Londra nuk pėrmend fare se shkaktarėt e falimentimit tė fashizmit janė Komunistat Italjanė e grevat madhėshtore tė puntorve tė Veriut. Londra qi mshef e mshifet, asht veē Aleatja e jonė e dashun nė sinqeritetin e sė cilės nuk duhet tė dyshojmė !!!

Antitez' e ēuditshme e nji partije mashtruese si P.K. nė Shqipni, e cila paraqet dy fytyra ; njenėn pėr t'a puthė e tjetrėn pėr t'a beshtye, d.m.th, nji fytyrė pėr drejtuesit dhe nji fytyrė pėr popullin-bagėti :

Nji nga shkaqet kryesore qi detyruen rrėzimin e qeverisė sė Badoglios asht zhvillimi i lėvizjes sė Popullit Italjan, grevat madhėshtore tė puntorve (proletariatit) tė Veriut tė drejtueme prej Partisė Komuniste Italjane heroike dhe nga Partit e tjera pėrparim dashėse. Shenojmė se Radio Londra nuk pėrmend fare Partinė Komuniste Italjane, ē'ka ėshtė karakteristike, por Partinė socialiste italjane si udhėheqėse tė kėsaj lėvizjeje, ashtu si bėnė pėr Partinė Socialiste Po!oneze dhe pėr tė tjera Partira pėrparim-dashėse, "socialė-demokrate",, "agrare" etj. Si , injeksion i jashtėm pėr tė krijuar edhe nė vende tė tjera partira tė kėtij tipi, me qėllim qė tė pėrēajė forcat popullore nė luftėn e tyre ēlirimtare dhe pėr t' i shmangur nga objektivi i luftės sė tyre. Nė kėtė mėnyrė rrėzimi i Hitlerit dhe i Mussolinit tė mos ketė konseguenca tė rėnda pėr reaksionarėt dhe kapitalistat e Londrės dhe tė New-Yorkut duke shkakėtuar shpėrndarjen e proletariatit nė radhė tė parė dhe tė forcave popullore, dhe tė ngjallė mos besim nė turmat ; Po nė kėtė mėnyrė kanė vepruar edhe nė luftėn e parė me Partinė Social-Demokrate, Social-Shoveniste tė kryesueme prej Kautsky, Scheiderman, Tserotelli, Cernav, Legin, etj. (Por Partitė komuniste e kanė eksperiencėn e luftės sė parė dhe do tė dijnė tė orientohen nė kėtė situatė).

Vėllaznit Italjanė. - Mbas dorėzimit pa kushte tė Italisė ėsht krijuar njė situatė e re jo vetėm nė Itali por edhe tek ne. Gjermanėt mundohen me marrė krejt fuqinė nė dorė dhe kėshtu tė okupojnė Shqipėrin' e okupuar. Nė njė situatė tė kėtillė paraqitet kundėrshtimi nė mes t'ushtarve Italjanė dhe Gjermanė. Ndėrsa qėndrimi i ynė tashti po ndryshon nė mes tė ushtrisė Italjane tė cilėn ne tani e shohim me sy tjetėr, duhet tė qėndrojmė nė shfrytėzimin e kundėrshtimeve tė cilat po paraqiten dita-ditės mė thellė.

Kush mund tė mendonte se ju do tė harrojshit kaq shpejt herojt e lavdishėm tė kėtij truelli t'onė qi ranė dėshmorė prej dorės mizore tė Italjanve tė Mussolinit e tė Badoljos ! Kush mund tė mendonte se qysh tash ju filluet me i harrue katundet e djegun, varret e ēelun, zemrat e helmueme, vatrat e shueme, dhe vllan t'a queni anmik e anmikun vlla !

Qeveritė nė Londėr. - Aleanca ndėrmjet Anglo-Amerikanėve nė nji anė dhe Bashkimit Sovjetik n'anė tjetėr asht e sinqertė, me gjithė kėtė : "Nė vetė qeverinė Engleze ka elementa reaksionarė tė cilėt duen tė vendosin elementat reaksionarė nė vendet e shtypuna" :

Tash pėr kėto arėsye, janė formue dhe tentojnė tė formojnė qeverira reaksionare nė Londėr tė vendeve tė shtypur mbas rėnies sė Hiterit. Po kėto rrethe qė e kishin prurė Hiterin dhe Mussolinin nė fuqi, pėrpiqen pėr me e ndrue rrymėn e luftės sė sotme kundra Hiterit dhe Mussolinit nė drejtimin e gjoja tė nji veprimi tė ri qė d.m.th. njė Versaies e re. Nė kėtė mėnyrė ata kanė krijue qeverina reaksionare nė Londėr tė popujve tė shtypur me pretensionin se ato qeverira pėrfaqėsojnė kėta popuj por qė nė tė vėrtetėn nuk janė veēse rreguat e kėtij reaksioni, pėr tė shtypur lėvizjen Nacional-Ēlirimtare tė kėtyre popujve.

Qeverija Shqiptare. - Nuk pėrjashtohet mundėsija e formimit tė nji qeverije tė tillė Shqiptare nė Londėr ose tė ndihmojė pėr t'a krijuar nė vend, prandaj shokėve u drejtohemi qė nė njė rast tė tillė tė dijnė me marrė qėndrim tė caktuar.

Partija Komuniste nji qeveri qi mund tė formohet jashtė gjinit tė saj e quen tė huej dhe tė rrezikshme ! Pėr komunistat t'onė s'do me thanė gja se prej mungesės sė nji autoriteti kombėtar tė njohur internasionalisht, tė huejt mund tė luejnė me kalem tė kuq mbi kufijt t'onė tė lakmuem ! Ambicja e nji partije kalon mbi interesin kombtar !

Paraqitja te Aleatėt. - Puna nuk asht ma pėr me vra Gjermanėt e pėr me ēlirue Atdheun, por pėr me u pregatitė me marre fuqinė nė dorė, mbasi tė kenė thye nė duel fuqit' e Ballit, tė cilat mund tė preferohen prej Anglo-Amerikanėve.

Zbarkimi i Aleatėve nė Ballkan ose edhe nė Shqipni nuk asht nji prospektiv shum i largėt. Prandaj organizatat t'ona duhet tė punojnė pėr tė pėrballuar si situatė tė tillė. Duhet qė nė rastin e zbarkimit tė Aleatėve kėshillat Nacional-Ēlirimtare te jenė me tė vėrtetė pushteti i popullit, tė mobilizojnė gjithė popullin rreth tyre dhe tė mos lejojnė forca tė tjera si Balli Kombėtar qė tė kenė njė influencė nė popull. Duhet qė ushtrija nacional ēlirimtare tė jetė shum e fortė, tė ketė gjithė popullin nga mbrapa dhe tė mos lejojė qė tė ketė grumbullime tė tjera ushtarake kundėrshtare tė sajė si p.sh. tė Ballit Kombėtar. Duhet tė dini se fuqitė Aleate tė zbarkimit do tė pėrkrahin tė gjitha forcat Shqiptare dhe do tė gjejnė pėrpara pa preferencė pėr ato tė lėvizjes Nacional- Clirimtare dhe bile, po tė marrim parasysh ēėshtjen e Darlanit, me preferencė pėr ato reaksionarėt. Qė tė mund tė evitohet njė gjė e tillė fuqitė Nacional- Ēlirimtare duhet tė fillojnė t'impozohen qė tani kudo dhe nė rastin e zbarkimit t'u paraqiten Aleatėve ku me anėn e kėshillave Nacional-Ēlirimtare si i vetmi pushtet i popullit shqiptar. Aleatėt duhet tė jenė nė Shqipėri vetėm me ushtrin' e tyre pėr tė thyer Gjermaninė me klyshėt e sajė, por qeverimi i Shqipėrisė duhet tė jetė plotėsisht nė duart e Nacional Clirimtarėve dhe kėtė gjė Aleatėt duhet t'a njohin. Prandaj pra qysh sot tė gjitha organizatat me tė gjitha forcat e tyre duhet tė punojnė nė kėtė drejtim.

Marrėveshja e Mukajt. - Mbi kėtė pikė Balli e tha fjalėn e vet, ndigjoni tani se ē'thonė komunistat patriotė:

"Ju e dini se marrėveshja e arrijtur me Ballin Kombėtar, me krijimin e Komitetit pėr shpėtimin e Shqipėrisė ka qenė nė dėm tė lėvizjes Nacional-Ēlirimtare dhe tė Partisė s'onė dhe si e tillė ėsht dizaprovuar nga Komiteti Qendror. Mbi kėtė gjė, ju kemi vėnė me kohė nė dijeni. Kjo marrėveshje na ka futur nė pozita tė vėshtira. Nė momentin kur Balli duhesh vue me shpatullat nė mur pėr aktivitetin e tij nė favor tė fashizmit okupator, nė momentin kur Balli duhesh paraqitė para popullit Shqiptar si nji Organizatė pėrēarėse qė saboton sistematikisht tė gjitha projektet t'ona, neve i dhamė nė dorė kartėn e marrėveshjes, e njė marrėveshjeje siē donte ai pėr me intrigue mė mire nė popull. Ishte momenti pėr tė shpejtue diferencimin nė rradhėt e Ballit, pėr me u nda populli nga Balli, pėr me e nda elementin e ndershėm qė kish shkuar viktimė nga krerėt reaksionarė, nga rruga oportuniste antipopullore e antipatrike e politikės sė Ballit. Me kėtė marrėveshje neve lejuam qė Balli tė lidhet mė ngushtė me elementėt qė i bėnin presion brenda radhėve tė tij pėr njė marrėveshje me neve ; lejuam qė Balli t'i shtrėngojė dhe t'i forcojė rradhėt e tija e tė mbahet akoma i lidhur mirė me turmat, qė tė gėnjyera prej tij dhe tė paskjarueme politikisht vazhdojnė t'a ndjekin.

Lufta kundra Ballit. - A mund t'a besojė njeri qi po ata burra qi firmuen vullnetisht marrėveshjen e Mukajt tė jenė po ata qi dekretojnė luftėn kundra Ballit? Por urdhni vjen prej jashtė; prej atyne qi duen tė bajnė sikur s'e dijnė qi neve jemi vėllazėn :

"Qėndrimi i ynė karshi Ballit duhet tė jetė i rreptė dhe i drejtė. Duhet tė demaskohet pa mėshirė politika aportuniste e tij, tė luftohet fushata e tij demagogjike pėr bashkim dhe tė spjegohet mirė se pėr bashkimin e vėrtetė tė popullit Shqiptar ka punuar me tė tėra forcat e saja vetėm lėvizja Nacional- ēlirimtare ; se bashkimi ėsht njė gjė qė i intereson mė tepėr se kujdo atyre qė janė pėr luftėn e lirinė e popullit, se bashkimi nuk mund tė bėhet ku njėri shkon nė njė rrugė dhe tjetri nė rrugėn e kundėrt."

Tash i keni ra nė te: asht krejt e vėrtetė se rrugėt nuk i kemi tė njėjta : neve jemi t'udhėhequn prej patriotėsh tė vjetėr si Mid-hat Frashėri, e prej edukatorėsh tė rij si Vasil Andoni ; qė tė gjithė Shqiptarė tė njoftun e tė nderuem, kurse ju, as ju vetė nuk e dini se kush ju udhėheq. Ose pėr tė thanė ma mire : na punojmė pėr Shqipni e ju punoni pėr parti !

"Me anėn e nji demaskimi tė squet e tė njė pune tė palodhėshme me Ballin nė popull, me ja shkėputė popullin dhe me e lidhė me neve, me shkaktue divergjenca nė rradhėt e Ballit, me krijue situata tė pėrshtatėshme pėr tė shkaktue dhe shpejtue diferencimin nė rradhėt e Ballit dhe me i ra kresė me squetėsi dhe nė mėnyrė gjithmonė ma vendimtare krenėve reaksionarė tė tij ; me e paraqitė mirė nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vllavrasjeje, me e ba qi populli t'a shofi se politika e Ballit do tė na ēojė nė pėrpjekje me armė, me e ba qi populli i gjithė tė revoltohet pėr kėtė gja dhe kėshtu pėrgjegjėsit historike tė mos bashkimit tė popullit Shqiptar dhe tė pėrpjekjes, me armė tė bienė, siē ėsht e vėrteta, dhe kjo gjė tė jetė e qartė pėr tė gjithė nė Shqipėri, pėrmbi Ballin Kombėtar; tė pregatisim, tė tėrė ata tė Nacional-Ēlirimtares, tė pregatisim popullin nė njė pėrpjekje me Ballin ; Balli po e pregatit atė perpjekje qė nuk duhet tė na gjejė me duar lidhur ; nuk duhet nė asnjė mėnyrė t'i lejojmė Ballit tė pregatitet dhe tė na godasi nė kondita mė tė favorėshme pėr atė, duhet t'a vemė me shpatullat nė mur dhe t'a shtrėngojmė qė t'i qesi sheshit kartat e tij dhe kėshtu tė mund t'a godisim neve kur tė jetė mė e favorėshme pėr ne, kur t'a ketė kuptuar populli vendin e tij dhe kur tė bashkohet me ne kundra tij."

Edhe mbas kėsaj kini sy e faqe tė thoni se Balli asht shkakėtari i vllavrasjes !

"Si merret fuqija. Situata na shtrėngon qė tė veprojmė, por qė tė veprojmė duhet tė jemi tė pregatitur sidomos ushtarakisht. Organizimi dhe forcimi i njisive nė qytete shtrohet sot si njė problem urgjent dhe me shumė rėndėsi. Njėsitė duhet tė jenė tė pajosura mirė me revolvera dhe me bomba dore dhe mundėsisht me pushkė automatike (me ba ē'mos me ble dhe me u marrė Italjanėve me ēdo mjet dhe me pare kėto armė, dhe mos me pritė asnji ditė qė tė na i dėrgojnė tė tjerėt) ; njisitė me u vue nėn komandėn e njerit nga shokėt mė tė mirė, mė tė zotin dhe mė tė pėrshtatshmin e Partisė. Me studjue mėnyrat e sulmit tė qendrave mė me rėndėsi tė qytetit dhe veēanėrisht t'atyre ku ka armė... Me pasė kurdoherė parasysh qė nė raste sulmi kundra qyteteve nga ana e jonė, tė kombinohen veprimet e guerilave tė brendėshme me ato tė ēetave. Mos tė harrohet rėndėsija e dokumentave nė zyrat sekrete t'armikut, tė cilat duhet tė bijen nė duart t'ona. Gjithė organizatat e Partisė tash duhet tė jenė tė mobilizuara pėr ēdo eveniment dhe tė jenė gati pėr tė pėrballuar ēdo tė papritur. Celulat e Partisė do tė jenė motori i cili do tė verė nė lėvizje tėrė popullin e qyteteve e tė katundeve, duhet tė spastrohen nga gjithė elementat qė nuk do t'i kryejnė detyrat me kaq rėndėsi. T'u thuhet shokėve tė Partisė se sot ėsht koha qė ata tė tregohen me tė vėrtetė prisat e sigurtė dhe guximtarė tė popullit dhė tė kuptojnė momentin vendimtar drejt marrjes sė pushtetit. Celulat tė jenė motori i grupeve simpatizantash dhe miqsh tė Partisė, tė cilėve t'u thohet se sot duhet tė japin ēdo gjė pėr ēlirimin e Atdheut dhe naltėsimin e forcimin e Partisė Komuniste. Teknika e Partisė duhet tė jetė e mobilizuar dhe tė punojė dit` e natė pėr tė skjaruar popullin me trakte e proklamata pėr situatat e ndryshme qė krijohen dhe evenimentet qė rrukullisen duke i treguar kurdoherė rrugėn qė duhet tė ndjeki. Nė ēdo moment duhet tė mbani qėndrimin politik tė kjartė nė bazė tė direktivave tė Komitetit Qendror. Me mobilizimin e gjithė organizatės duhet tė lidhni mobilizimin dhe pregatitjen e popullit pėr kryengritjen e pėrgjithėshme.

Populli Shqiptar, na e thrrasim ende shqiptar, qi gjindet sot nė rradhėt e Partisė sė Kuqe s'duhet me ba tjetėr veēse tė zbatojė urdhnat e Partisė :

"V.O. Kėto direktiva, pa qenė nevoja qė tė kėndohen, duhet tė punohen nė tė gjitha celulat e Partisė dhe, nė bazė tė kėtyre direktivave t' u jepen udhėzime gjithė organizatave tė Partisė deri nė grupe simpatizantash. Veēanėrisht tė punohen nė tė gjitha celulat e ēetave dhe katundeve tė qarkut t'uaj."

Asht dokument shum i randėsishėm ky - qi na ka ra nė dorė - me tė cilin Partija Komuniste nxit ēetat e veta, krejt ushtrinė e saj pėr t'i hapė luftė t'egėr e tė pamėshirėshme Ballit Kombėtar pėr me marrė kėshtu nė dorė fuqinė popullore qi t'a pėrdori nesėr pėr qėllimet e veta, qi tashma i din e i njef fare mire populli Shqiptar.

Dokumenta si ky janė njė provė e gjallė pėr me i tregue botės shqiptare e tė jashtme se kush asht shkaktar i vllavrasjes e i kėsaj pėrleshjeje tė ēmendun ndėrmjet forcave e vlerave arbnore.

E fajtorėt do tė dėnohen pa tjetėr !


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 09, 2012 10:17 am




"Demaskim i squet"

Urdhnat e Partisė Komuniste janė : "...Me anėn e nji demaskimi tė squet e tė njė pune tė palodhėshme me e diskreditue Ballin nė popullin, me i a shkėputė popullin dhe me e lidhė me neve..." Mussolini dikur thonte : "s' bahet lufta pa e urrejtė anmikun". Komunistat s'bajnė gja tjetėr veēse po zbatojnė atė parim fashist. Tė tanė e dijmė se nė ē' fatkeqsi shoqnore ka ra gjithė populli i jonė prej atij "demaskimi tė squet" tė tė kuqve.

I biri urren t' atin, baba tė birin, vllau vllanė, djali t'amėn edhe e ama tė birin ; shokėt dikuer rrojshin me pėrzemersi dhe vllaznim tė plotė kurse sot Partija Komuniste jo q'i ka nda por, me anėn e atij "demaskimi tė squet" i ka prue n'atė pikė sa t'urrejnė e tė shajnė njani tjetrin.

Kur Mussolini thonte : "S'bahet lufta pa e urrejtė anmikun", fjalėn e kishte pėr Anglinė, anmike e tij e huej. Por Partija Komuniste kėtė e zbaton pėr anmikun e saj jo te huej, por tė nji gjaku e tė nji gjuhe, sepse simbas parimit komunist me tė huejt tė Kuqt pajtohen me nji herė. E diftuen me fashistat italjanė. Nesėr do t'a diftojnė me siguri nie ndonji tė huej tjetėr. Veēse me vlleznit nuk pajtohen !

Demaskim pėr komunistat, por nė realitet luftė e pa nderėshme diskreditimi. Nji herė nė nji kohė Partija Komuniste mundohej me e diskreditue Ballin tue propagandue nė popull se Balli ishte i bejlerve, se nė Ball ndodhej filani, etj. Si pa se kjo nuk pat efekt, ma vonė filloi me thanė se Balli bante kompromis me Italjanėt. Mirpo koha e diftoi se kush ishte nė marrėveshje me ta. Kur Italija kapitulloi pa kushte kėmishat e zeza dhe gjeneral Azzi gjetėn strehė te komunistat, tė cilėt tani po i pėrdorin kundra shqiptarėve. Nė kohė tė sotme, nė Vlonė, mė 8 tetuer vritet djaloshi nacionalist antar i Ballit, Aziz Sharra, nip i Ceno Sharrės. Ditėn 10 tetuer ushtrija gjermane bani nji operacion nė Vlonė tue rreshtue 104 vetė qi i internoi nuk dihet se ku. Partija Komuniste akuzon Ballin si bashkėpunues tė gjermanve nė kėt veprim. E vėrteta asht: Gjermanėt, jo vetėm qi nuk banė asnji dallim, por damin ma tė madh mė kėt mes e pati vetė Balli sepse materiali ushtarak dhe landa ushqimore qi u kap prej Gjermanve ka qenė ma e shumta e Ballit, pa marrė parasysh se midis 104 tė rreshtuemve, pėrveē 30 komunistash, ma tė shumtit kanė qenė tė Ballit dhe kusuri asnjanės.

Deri dje kur Berati e Lushnja qenė nė duert e komunistave qi rrojshin nė pėrzemėrsi perfekte me Gjermanėt, nuk kishte randėsi as qi quhej kompromis; kurse sot qi Balli asht n'ato vende, kjo quhet trathti. Kur nji vepėr kryhet prej komunistave, ajo asht n'interes tė popullit ; kur po kjo vepėr kryhet prej Ballit, quhet trathti. Ky asht mentaliteti dhe "demaskimi i squet" komunist. Veēse Ballistat nuk shetisin krah pėr krah me Gjermanėt e as qi u kanė dhanė ndonji pikė benzinė prej asaj tė Kuēovės.

Kur Isa Manastirliu bante aksione me Xhevdet Petrelėn, Isa Manastirliu pėr komunistėt ishte patriot, atdhetar i flakėt ; sot qi Isa Manastirliu ndodhet nė rrugėn e drejtė nė rreshtat e Ballit, ai quhet trathtar.

Nė qoftė se Jakup Deliallisi vret njerzit qi i rrėmbejnė dhent, tue qenė se rrėmbyesit janė kumunista Jakup Deliallisi, simbas llogjikės komuniste, duhet me qenė medoemes i Ballit.

Kur ushtrija gjermane u bie komunistave nė Pezė, katundarėt e atij rrethi, me qenė se do tė kenė dhanė informata, simbas ligjit komunist, ata katundarė janė Ballista, prandaj Balli bashkpunon me Gjermanėt.

Pa len tash qi me anėn e "demaskimit tė squet" na nxuerėn nė shesh tė famshmin Irfan Ohrin. Ky, me qenė se dikuer ishte agjent i S.I.M.-it dhe tash i Gestapos, simbas komunistave, ai asht i Ballit Kombėtar.

Nė qoftė se e gjithė Dibra ngrehet nė kėmbė pėr me luftue ēetat maqedhonase e serbe, qi nė bashkpunim me komunistat shqiptarė, i kanė plasė buzėn tė gjithė asaj krahine, tė gjithė Dibranėt janė trathtarė dhe Halil Alija me Selim Koloshin, simbas llogjikės komuniste, janė tė Ballit. Kėta tė dy katila, jo vetėm qė s'janė t'onėt, porse nė gjurmėt e tyne po ecėn sot Partija Kornuniste vetė : gjysmėn e Gjormit dhe katunde si Velēa, Lepenica etj. qi ata i kursyen prej djegėjes, i shkretuen dhe i pėrvėluen tė Kuqt.

Mund Tė vazhdojmė edhe ma. Por na u lodhėm dhe druejmė se mos mėrziten edhe lexuesit t'onė. Shkurt : ēdo vepėr qi bahet prej komunistave ka vulėn e patriotizmės (s'ka randėsi se ata kanė marrė tė huejt dhe vrasin Shqiptarėt ) dhe kushdo qi u del pėrpara komunistave, po qenė Shqiptarė tė shitun, si Irfan Ohri me shokė, llogjika komuniste e do qi tė jenė tė Ballit ; dhe kur ndjekėsit e komunistave janė vetė gjermanėt, pak sė paku Ballistat janė bashkėveprues.

Qe pra, o Shqiptarė, mentaliteti, llogjika dhe "demaskimi i squet" !

* * *

Por, o shokė (!) komunista ; Shqiptari u zgjue, ka hapun sytė dhe me tmerr po shef veprėn t'uej nacional-ēkatrrimtare. Ju kot mundoheni me "demaskimin e squet" me nda popullin prej Ballit. Nuk ndahet mishi prej kocit! Populli, qi nuk i ha ma pallavrat t'ueja, po shton ēdo ditė ma tepėr rreshtat t'ona. Vetė militantėt t'uej po u ikin nga radhėt e po vijnė me ne. Ky sulmi i juej asht sheji se ju jeni tue u rrokullisė e po pėrplaseni si zogu i plagosun. Ju thoni se e keni popullin me vehte. Po tė qe ashtu, s'do tė kishte qenė nevoja qi ju tė mershit n'ushtrinė t'uej Italjanė, Grekė, Serbė e Maqedhonas. Ushtrija e juej duhet t'ishte krejt Shqiptare. Por kush ju vjen mbrapa? Asht e afėrt dita kur kanė me u mbetė vetėm katilat e popullit si Mehmet Shehu me shokė dhe tė huejt.

RROFTĖ SHQIPNIJA!
24 nanduer 1943

Tradhėtija e Kuēovės

Mė datė 19 shtatuer 1943, komandanti i ēetės sė Sulovės Z. Halil Hoxha urdhnohej tė hynte nė Kuēovė me nji fuqi prej 500 vetėsh. Komunistat i janė lutė qi tė hynin sė bashku, nė qofte se do t'u a lejonte komanda e tyne dhe kėrkuen nji orė leje me qėllim qi tė hyjshin vetė ma parė, mbasi fuqit' e tyne ende nuk kishin mbrrijtė. Fuqitė nasionaliste, tue kuptue dredhin' e tyne nuk e pranuen propozimin dhe marshuen mbi qytet nėn komandėn e Halil Hoxhės tue ngulė Flamurin e lirisė pėr tė parėn herė mbi ēatin' e ndėrtesės sė ish karabinierisė italjane, mbasi kapėrxyen tė gjitha pengesat e nxjerruna prej komunistave tė vendit.

Mbasi u krye ceremonija e ngritjes sė Flamurit, u mbajtėn fjalimet e rastit pėrpara popullit, qė i priti me brohoritje e enthusiazėm. Mbas 4 orėsh arrijtėn edhe ēetat nacional-ēlirimtare, tė cilat, me qėllim qi tė pėrfitojshin prej materialit tė zanun italjanėve, kėrkuen qi tė jenė nė bashkėpunim si nė ruejtjen e qytetit ashtu edhe nė ndamjen e patrullave, gja kjo qi u pranue edhe nga Fuqitė Nasionaliste tė Ballit Kombėtar.

Mbas dreke mbasi fuqit' e tyne u shtuen nė nji sasi superiore nga ajo e Ballit, partizanėt drodhėn fjalėn e dhanun tue i parashtrue Komandantit Nasionalist propozimin pėr me marrė pjesė nė Shtabin e tyne, i cili do tė formohej prej tre komunistash e njė nasionalisti, qi natyrisht nuk u pranue prej nasionalistave, mbasi nuk kishte barazim.

Tė nesėrmen, tue pamė se mbėrrijtėn fuqina tė mėdhaja nasionaliste, prap, simbas taktikės sė tyne dredharake, u tėrhoqėn dhe erdhėn nė konditat e para tė barasisė. Ma vonė, mbasi iu mbrrijtėn ndihma prej ēetės sė Rahman Uruēit, filluen prap manevrėn e dredhisė, tue veprue nė kundėrshtim me pikat e marrėveshtjes dhe tue ba nji kompromis me Gjermanėt, tė cilėve u dhanė gjith naftin, benzinėn, gazin etj. qi ndodheshin nė depot e Kuēovės.

Nuk mjaftuan vetėm kėto veprime dredharake tė komunistave, por vjen shtohet edhe nji turp tjetėr kundra vėllezėnve tė tyne :

Tue pėrfitue nga largimi i nji pjese tė madhe ushtarėsh nasionalistė me rastin e festės sė Bajramit, komunistėt, simbas zakonit tė tyne, kryen sulmin burracak e poshtėr, tue sulmue me armė nji automobil qi po i furnizonte mish ushtarėve tė Ballit qi ndodheshin nė Kuēovė dhe tue fillue luftė kundra fuqive tė Ballit, tė cilat ishin nė numur shum ma tė vogel (60 me 600) e kjo u ba pikėrisht nė natėn e parė tė Bajramit. Pėrpjekja zgjati ma se 3 orė dhe fuqit' e Ballit tue qenė nė pakicė tė ndieshme nė krahasim me anėn tjetėr, per t'i u shmangė nji vllavrasjeje, e cila ndoshta mund tė pėrhapej nė tė gjithė Shqipėrinė, u tėrhoq, tue lanė nji tė vramė dhe nji tė plagosun. Gjykoni o Shqiptarė mbi veprat e nacional-ēlirimtarėve !!!... Ky qe fillimi i vėllavrasjes!!!...

Le tė marin vesht mirė shoket t'one se si mund tė bahen lidhjet me t'ashtuquejtunit nacional-ēlirimtarė dhe nė rast se u takon tė bajnė ndonji marrėveshtje me ta, duhet tė kenė mendjen nė djallėzitė e nė tradhėtit' e tyne.

Shqiptarė tė ndershėm ! Lutemi tė merni shėnim per kėto vepra tė turpėshme tė komunistave, qi pretendojnė luftė kundra anmikut dhe m'anė tjetėr i kthejnė arrnėt kundėr vėllezėnve tė tyne tė ndershėm, tue i lye duert me gjak vllai tė pafajshėm, tue ba e prishė marrėveshje, simbas shtimit a pakėsimit tė fuqive, pėr t' i a mbrrijtė qėllimeve tė tyne ambicioze.

30 Shtatuer 1943


Trathėti mbas trathėtie

Tė shtunėn mė 25 shtatuer, ēetat e Ballit Kombėtar tė Qarkorit tė Lushnjės, tė thirruna prej Qarkorit tė Beratit, nisėn drejt Kuēovės pėr tė marrė nė dorzim nji pjesė tė materialit tė lanun atje. Me tė mbrrijtun nė vėndin e caktuem, ēetat t'ona lajmėrohen qė tė tėrhiqen me njiherė s'andejmi mbasi njisinat partizane nėn komandėn e Sul Hidrit e tė Rahman Uruēit, do t'i vinin zjarrin atij vendi.

Pa vonesė, ushtrija e jonė nėn komandėn e Isa Manastirliut, tė Hamit Matjanit e tė Xhaferr Balit, marin udhėn e katundit Thanė pėr me pritė urdhnin e ri. Ndėrkaq nji lajm me urgjencė prej Lushnje lajmėronte se pėr nevoja tė ngutėshme e tanė ēeta duhej t'i afrohej sa ma parė qytetit nė fjalė. Tue pasė lajmėrue ma parė Beratin, kryetarėt e njisivet t'ona vėnė lėvizje ushtrinė dhe marrin udhėn e kthimit. Pa as ma tė voglin dyshim se do tė sulmoheshin prej ndokujt, mbasi vendi ishte i kontrolluem vetėm prej popullit e prej ēetave tė tė dy anėve, ushtarėt dhe kryetarėt e tyne u nisėn, pa u shkue nga mendja se vlleznit e tyne u kishin vu pritėn pikėrisht n'atė vend ku ata ishin tė siguruem prej ēdo tė papritune. Pa mbrrijtė mirė te katundi Thanė, nji krizėm pushkėsh e nji batare mitralozash i ven nė mes dy zjarresh ushtarėt e popullit e tė Shqipnisė. Njisinat partizane, tė komanduem prej tė mirėnjoftunit Rahman Uruēit e prej Sulė Hidrit, pa as ma tė voglėn pėrgjegjėsi shqiptare e kombėtare, pa as ma tė voglėn ndjenjė shoqnore e njerzore, thue se andej po kalojshin italjanė, gjermanė, grekė a serbė, lėshohen nė shpinė tė popullit t'armatosun pėr mbrojtjen e vendit e tė Flamurit Kuq e Zi dhe, pa pyetė se cilin vrasin e plagosin, pa mendue se nė besė Shqiptari nuk pret jo mikun por as anmikun, pa u kujtue se me kėtė vepėr veshin nė zi nana e motra, nuse e tė reja shqiptare, mbi tė gjitha, pa u kujtue se kėshtu mund t' i hapin vendit varrin e pėrjetshėm tė gjakderdhjes e tė fatkeqėsisė, derdhin plumbat e pushkėt tradhėtare mbi djemt e Arbėnisė, mbi Vullnetarėt e Lirisė.

Dy duer pėr nji krye janė. Dhe nė minutė, burrat e futun pabesisht ndėrmjet dy zjarreve, shpėrndahen, zanė pozisionet e rastit dhe fillojnė tė mbrojnė vehten e Flamurin pėr tė cilin ishin betue me i dalė zot. Lufta fillon, e ngadalėshme nė fillim prej nesh pėr me kursye vlleznit e mshefun nė pritė. Njizet minuta ma vonė, pikėrisht n'orėn katėr, zjarri bahet aq i dendur, plumbat shtohen aq shumė sa i tanė vendi mer nji pamje me tė vėrtetė lufte. Nė kėtė pėrleshje vlla me vlla, nė kėtė ndeshje ndėrmjet bijve tė nji nane e tė nji vendi, qi zgjati gadi pesė orė, ēetat lanė nji tė vramė e katėr tė plagosun. Lajmet e ma vonėshme dhanė kėtė pėrfundim: partizanėt kishin lanė katėr tė vramė e shtatė tė plagosun.

Nga ora tetė e mbramjes njisinat t'ona marrin udhėn e kthimit. Por pėr ēudi, nji prit' e dytė, ma e vogėl se e para, u hap zjarr afėr katundit Bide. Fuqitė me nji herė marrin masat e mbrojtjes dhe i vėnė n'ikje sulmuesit, tė cilėt lanė rob dy veta. Njerzit e zanun, si u pyetėn dhe u banė hetimet e rastit u liruen tė shkojnė nė punėn e tyne, t'armatosun.

Ashte e dijtun se me kėto veprime kryekėput ēkombtarizuese, pėrgjegjėsija asht e atyne qi nė kėto kohėt e fundit janė ba sulmues kundra asaj pjese shqiptarėsh qi zgjodhi pėr shok lufte vetėm Flamurin e Shqipnisė. Por ēasti fatal i vllavrasjes, qi po tingllon aty kėtu ndėr disa vise t'Atdheut t'onė, do tė jetė njiherit edhe ēasti i gjyqit e i denimit pėr ate klikė qi pėr hatėr tė nji ideje po i ven thikėn nė grykė popullit e shqiptarismės mijėvjeēare.

RROFTĖ SHQIPNIJA!
30 Shtatuer 1943


Vazhdon t r a t h ė t i a

Popull' i Beratit. - E famėshmja Nacional-Ēmėndimtare, e cila nė trimėrin' e luftrave me daulle kapėrxen edhe Don Kishotin, i dha mbrėmė popullit tė Beratit sihariqin se ushtrit' e saj trime kishin vrarė nė Lapardha 11 Shqiptarė nasionalistė. Dhe pikėrisht kėtė lajm gazmor i a dha popullit nė kohė mbrėmjeje qė t'i hapte oreksin e bukės me disa pika gjak Shqiptari !

Tė themi qė shokėt t'anė tė Nacional Ēmendimtares gėnjejnė, ėshtė banale, se tani edhe pulat e morėn vesh qė ata gėnjejnė mė shumė nga gėnjeshtra vetė. Por gjer tani gėnjenin pėr gjėra qė zhvilloheshin pak larg, kurse mbrėmė dhanė njė gėnjeshtėr qė u pėrgėnjeshtrua mbas dy orėve. Si qėndron e vėrteta ?

Popull' i Beratit ! E vėrteta qėndron kėshtu : disa dit mė parė njė kamjon i ynė me ushtarė vente te shokėt nė Kuēovė. Nė post-blokun e Kuēovės roja partizane i preu udhėn dhe s'deshi t'a linte tė kalojė nė asnjė mėnyrė; mė nė fund, duke pėrfituar nga numuri shum i pakėt i tanėve, Niazi Ēepani me guxim luani !!! hap zjarr. Ushtarėt t'anė tė shkretėt, tė cilėt s'kanė pasur kurrė pėr qėllim tė zbrazin nė gjak vėllai, tė goditur, tė paktė nga numuri, tė rrethuar nga tė gjitha anėt, u shtrėnguan tė pėrgjegjen edhe ata me armė. Lufta vazhdoi tėrė natėn dhe pėrfundimi qe ky : njė i vrarė dhe njė i plagosur nga t'anėt, 7 tė vrarė dhe s' dimė se sa tė plagosun nga partizanėt ; d.m.th mbas thėnies sė partizanėve neve duallėm trimfonjės se vramė mė shumė!! O tmerr! O gjė e shėmtuar ! Sado qė shkaktarėt qenė partizanėt, ne as qė deshėm t'a zinim me gojė kėtė vėllavrasje tė dobėt dhe e kaluam nė heshtje. Ky qe episod' i parė i kėsaj epopeje partizane !

Episod' i dytė : Bataljoni partizan paska marrė urdhėr tė marshojė nė Lapardha kundra ushtarėve t' onė. Tani muarėm vesh se kėta urdhėra pėr vėllavrasje ja u dhėnka qendra e Beratit ; kurse kjo qendėr neve na thotė qė i bėn komanda e Kuēovės me kokėn e saj. Bataljoni partizan, pra, merr urdhėr tė marshojė mbi Lapardha kundra t' anėve, e pėrse? Sepse t' anėt janė Nasionalistė Shqiptarė dhe s'kanė hyrė nė kuadrin e Shokut Stalin.

Tani po e kupton edhe bufi se Nacional-Cmendimtarja paska pėr qėllim tė luftojė Nasionalizmin Shqiptar dhe jo armikun okupator, siē na lodh veshėt dit' e natė. Kėshtu, me urdhėr tė qendrės bataljoni partizan lėshohet mbi Lapardha me hov dragoi ashtu siē lėshohet kur vret ndonjė arixhi udhėve. Mirė po s'mendoi i shkreti bataljon partizan se nė Lapardha kishte burra dhe jo pula. Ushtarėt t'anė qė ndodhen atje, njė batare ju apin dhe partizanėt s'e panė njeri tjetrin. Tani partizanėt e shohin Lapardhanė pėr sė largu, nga bregu i Sheqezes, kur guxojnė tė nxjerrin sytė fshehtazi nga ndonjė vrimė. Tė vrarėt nga an' e t'onėve janė : Njė grua nė Lapardha dhe njė lopė; nga ana e partizanėve nuk dijmė as qė dėshėrojmė tė vriten dhe urojmė tė mos kenė as njė dėm.

Ku janė, o shokė tė Nacional-Ēmendimtares 11 tė vrarėt t' anė dhe 33 robėrit ? Nga i nxorėt kėta ? Nga ėndėrat Don Kishjoteske? Pėrse na goditėt nė Lapardha? Apo edhe atje ju provokuam me anėn e ajrit ?

Dėgjoni: Ne s' kemi zakon tė flasim shumė, prandaj ju a presim shkurt: Nuk kemi menduar, as qė mendojmė kurrė tė bėhemi ne shkaktarėt e njė vėllavrasjeje dhe pėr kėtė kemi duruar sa jemi lodhur nga dėngėlat dhe provokimet t'uaja. Me gjithė kėtė, ju s'po pushoni sė lozuri me zjarr; pra, n'e keni pėr tė zbrazur, zbrazeni njė orė e mė parė dhe do t'a shifni se ē' pėrgjegje jep baruti i ynė.

Berat 10 Tetor 1943


Vrasja e Azis Sharrės

N'orėn 16 tė ditės sė 8 Tetorit 1943 nė njė rrugė tė Vlorės, dora tradhėtare e Komunistave, tradhėtisht mbas shpine, me gjashtė plumba shtriu tė vdekur pėr tokė Vullnetarin Nasionalist, qė militonte nė rradhėt e "Ballit Kombėtar", Aziz Sharrėn, nga familja e mirėnjohur patriote Sharra e Vlorės.

Edhe kėtė herė Komunistat-anarshista me anė tė terrorizmės, qė ėshtė mjeti i tyre kryesor, deshnin tė shėmbnin fuqin' e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli.

Aziz Sharra ishte njė nga tė rinjtė mė tė fortė, mė tė vendosur dhe mė trim tė Vlorės. Vullnetar qysh nga ditėt e para tė aksioneve kundra armikut pushtonjės, kishte lėnė shtėpinė dhe tė dashurit e tij, kishte hedhur pushkėn nė krah dhe nėpėr malet kreshnike tė qarkut t'onė kishte luftuar trimėrisht kundra ushtrisė italjane. Nė Mifol, nė aksionin e madh qė ēeta e Ballit Kombėtar e Topalltisė kreu pėr ēarmatimin e armikut, luftoi si luan nė vijėn e zjarrit pėr nėndė orė rresht.

Zemėr pastėr, sy patrėmbur, Azizi kishte pėrqafuar idealin kombėtar me dashuri pėrvėlonjėse. Komunistat, duke njohur cilėsit' e kėtij trimi nasionalist, Komunistat, qė kanė vendosur nė shpirtin katran tė tyre ēfarrosjen e popullit Shqiptar, Komunistat, qė kanė ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinė pa mėshirė dhe e vranė kur ishte bashkė me vullnetarin tjetėr nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi i aksioneve tė Greshisės dhe Selenicės, i cili mbeti i plagosur lehtė nė kėtė atentat.

Mė 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhėtarė nė Durrės; me 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistė nė Vlorė. Nasionalizmi Shqiptar gjunjėzohet sot pėrpara gjakut tė dėshmorit Aziz Sharra, sot mė tepėr se kurdoherė, mė i fortė, mė i bashkuar dhe mė i vendosur pėr ēfarosjen e anarshisė dhe pėr shpėtimin e Atdheut.

Ne apelohemi pėrpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazėnimin e tė gjithė Shqiptarėve ; i kemi treguar vazhdimisht popullit Vlonjat qėllimet satanike tė komunistave, qė kėrkojnė shėmbjen e Shqipėrisė. Komunistat thirrjes s'onė vllazėrore i u pėrgjegjėn me plumb e me gjak.

Popull i Vlorės mendo : durimi i ynė sot mori fund : tmerrit i pėrgjigjemi me tmerr !

RROFTĖ SHQIPĖRIJA!
10 Tetor 1943.


Njė barbarizėm pa shėmbėll qė ngjeth mishtė!

Muajin e kaluar nė rrethet e Korēės, nė njė pritė tradhėtare, mbetėn tė masakruar nga njė ēetė Komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė Toger ZIJA GASHIN, Kryetar ēete dhe djaloshin HADI KASIMATI, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se HADI KASIMATIT Komunistat i prenė kokėn me thikė !

Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur t'a shpallim botėrisht pėr mos t'u gjetur nė Historinė Shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethi mishtė. Zėmrat t'ona qė pikojnė gjak, qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerz kriminelė qė duhet tė damkosen nė Historinė t'onė Kombėtare, me vulėn e njė barbarizme, qė kalon edhe atė tė Gjengjis Khanit !

Nė tė gdhirė tė ditės sė mėrkurė, 13 Tetor 1943, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi nė Melēan tė Korēės BEXHET dhe XHEVDET BULGAREĒIN, i pari Kryetar dhe i dyti pjestar i Ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nasionalistė shqiptarė, u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashėmbėlltė, duke i u prerė hundėn dhe veshėt, duke i u nxjerrė sytė, duke i u thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale!

Ky krim qė kalon edhe masakrimet e fashistėve n' Abisini dhe tė Sėrbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga Shqiptarė tė pashpirt kundra Shqiptarėve tė pafajshėm dhe idealistė tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr shlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, JOSIF FRASHĖRI, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqen' e Melēanit, u rrėmbye prej Komunistave. Fati i tyre akoma nuk dihet !

Vini duart nė krye dhe vajtoni, o Shqiptarė!

26 Tetor 1943


Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen nė personin e Mehmet Shehut

Shpesh prej nji lufte tė tmerrshme nji popull mundet me dalė me forcat e veta morale e materiale tė ringjalluna krejt, ose tė rigjenerueme. Herė tė tjera populli del i kėputun, i vramė, i coptuem, apathik; me nji fjalė me forcat e veta morale tė vdekuna.

Po t'a gjykojmė punėn me gjakftoftėsi, do tė bindemi se Shqipėria e jonė ka me dalė, po tė vazhdojmė kėshtu, si nė rastin e dytė, ose dhe ma keq. Ajo qi po i ndodh popullit t'onė sot, ajo qi po pėson sot Shqipnija, s'e ka pėsue dhe s'pe e pėson asnji shtet tjetėr nė botė !

Nė vėndin t'onė lufta civile ka plasė pikėrisht atėherė kur nuk duhej tė pėlciste n'asnji mėnyrė : lufta civile ka plasė kur i hueji ndodhet nė Shqipni!

Shqiptari po vret Shqiptarin dhe pushtuesi gjerman qi ka shkelun tokėn t'onė po vren me duer kryq e me buzė nė gaz!

Po thue se gėzohet vetėm gjermani ? Jo !

Ē'asht ma e tmerrshme, po na ban sehir dhe fėrkon duert me kėnaqėsi Italija vetė, me anė tė ushtarve tė sajė qi, nė rradhėt e partizanėve, vazhdojnė luftėn kundra Shqipnisė, me anėn e gjeneral Azzi-t qi ze vendin e gjeneral Zaninit, me anėn e Mehmet Shehut qi ze vendin e Isa Toskės!

Mbas dy ngjarjeve nė rrethin e Korēės qi Balli Kombėtar pruni nė dijeni tė popullit me traktin datė 26 tetuer, d.m.th. mbas vrasjes barbare tė Hadi Kasimatit e tė Zija Gashit bashkė me 4 shokė tė cilėt janė : Kutbi Velisha, Dilo Stropani, Feti Verleni e Hilmi Suli, d.m.th. krejt komiteti krahinor i Ballit Kombėtar tė Devollit, dhe coptimit ēnjerėzor tė kufomave tė Xhevdet dhe Bexhet Bulgerecit, vjen tani t'i shtohet popullit shqiptar edhe nji fatkeqėsi ma e madhe :

Ditėn 21 tetuer 1943, brigata partizane e komandueme prej Mehmet Shehut, sulmon ēetat e Ballit Kombėtar dhe, mbas nji lufte tė tmerrshme nė kodrėn e Cen Hasanit dhe malit Hajdaranjit, mundi me kapė 63 veta robėr. Sejcilit prej kėtyne 63 robėrve Mehmet Shehu, i bani kėtė pyetje : a do luftojsh pėrsėri nė radhėt e Ballit apo do tė luftojsh nė radhėt tona?

Prej 63 robėrve vetėm njeni pranoi me u futė nė brigatėn e tij. Tė 62 tė tjerėt refuzuen kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruen se janė me Ballin Kombėtar, sepse janė tė bindun se Balli lufton pėr lirimin e Shqipnisė. Mehmet Shehu dha urdhėn atėhere qi tė pushkatoheshin tė 62 vetat, kundra ēdo rregulli dhe ndjenje njerėzore. Dhe ē'asht me tė vėrtetė ma e pabesueshme, ndaloi ekzekutuesit t'u ipshin atė qi quhet , "colpo di grazia" me revolver atyne qi s'u kishte dalė ende shpirti por i detyroi t'i thershin me thikė!

Kėta njerz, viktima tė nji egėrsije jashtėnjerzore dhe Martira tė Kombit, u varrosėn nė katundin Gjyras nė Darsi nė dy gropa tė ndryshme njena afėr vorrezave dhe tjetra afėr Teqes. Balli zotnon tė gjitha dokumentat qi vėrtetojnė me saktėsi sa u tha ma nalt, dhe dėshmues janė tė gjithė kryepleqt e katundeve, qi kanė dhanė informatat ma t'imta.

Dhe qe tani emnat e 43 viktimave qi kemi deri sot : prej katundit Remas: 1) Rako Nako ; 2) Bani Lika; 3) Ram Koēi ; 4) Prof Gjata ; 5) Qazim Pina. Prej katundit Kryekuq : 6) Murat Malsori, 7) Hysen Ismaili ; Cool Osman Plaku; 9) Hamdi Ēoku ; 10) Shyqri Leka. Prej katundit Shenkollas : 11) Tafil Doka ; 12) Daut Gjata; 13) Haxhi Dedej. Prej katundit Grabian : 14) Ndin Ndoni; 15) Gaq Ndoni. Prej katundit Ciflik: 16) Beqir Cani ; 17) Sabri Bullori. Prej katundit Shenapremte : 18) Haxhi Murrizi; 19) Kadri Murrizi; 20) Avni Murrizi ; 21) Hysen Murrizi ; 22) Ismail Murrizi. Prej katundit Sulzotaj : 23) Trifon Gjeko ; 24) Lush Kasemi ; 25) Met Kasemi ; 26) Skender Arapi. Prej katundit Biēak: 27) Asllan Vrapi ; 28) Elmas Xhepa ; 29) Arif Muēa; 30) Kip Xhepa; 31) Bajram Agushi ; 32) Shaqir Sula; 33) Ēaush Xhepa ; 34) Shaban Sina. Prej katundit Ciflik 35) Tafil Llusha; 36) Roē Llusha ; 37) Ymer Bullori ; 38) Haxhi Sina 39) Arif Halili. Prej katundit Kalosh : 40) Cen Arapi 41) Nazif Qylafi. Prej katundit Gur : 42 Selim Kuqi ; 43) Til Bello

Nė kėtė luftė Mehmet Shehu ka pėrdorun nji shumicė italjanėsh topēij dhe mitralozēij, si edhe shumė grekė; njeni prej tė cilėve u vra nė nji luftė me datė 1 nanduer. N'anė tjetėr, po nė Tragjas tė Vlonės, ditėn 24 tetuer, siē u shkrue nė traktin e djeshėm, pėrsėri nė pėrpjekjen e ēetave komuniste kundra ushtrisė sė Ballit, gjendet i vramė nji mitralozēi italjan.

Mbas kėtyne fakteve Balli Kombėtar ka dhanė urdhėr ushtėrisė sė tij qi tė pushkatojė menjiherė ēdo tė huej qi do tė kapet me armė nė dore ne radhėt e Partisė Komuniste.

POPULL SHQIPTAR !

Momentet janė ma se kritike. Durimi ka marrė fund ! Koha nuk asht ma pėr fjalė e pėr pallavra.

Balli Kombėtar po shef sot se Italjani i Mussolinit ndodhet ende kėtu nė Shqipni me armė nė dorė dhe po lufton krah pėr krah me Komunistat kundra Ushtrisė Shqiptare. Ēetat greke dhe maqedhonase po veprojnė nė vendin t'onė kundra nesh, gjermani po vazhdon tė bjeri fuqina me shumicė, pėr me na tregue se sa randon shpata e eger dhe e pamėshirshme e tij; me nji fjalė : Shqipnija asht sot e shkelun prej anmiqve.

Kemi kėrkue me ēdo menyrė tė merremi vesht me komunistat t'onė ! Kėta na kanė kthye armėt !

Sot Balli Kombėtar asht i vendosun me kambėngulje tė pėrdori mjetet ma tė rrepta kombėtare, pėr me e ēue anijen Shqiptare nė skelen e shpėtimit.

RROFTĖ SHQIPNIJA!

6 Nanduer 1943


Njė barbarizėm pa shembėll qė ngjeth mishtė ! (vazhdim)

Me kėtė titull Balli Kombėtar, me 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anėn e tė cilit vehej nė dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi tė dy Ballista tė njohun nė tė gjithė prefekturėn e Korēės, u vranė barbarisht nė Mėlēan prej nji ēete komuniste tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Trupat e tyne u gjetėn tė sakatuem : pa sy, pa veshė, pa hundė, pa dhambė, me krahėt dhe gjunjėt e thyem dhe me organet seksuale tė preme.

Katėr ditė ma parė, me tė njėjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anėn e tė cilit pretendon me iu pėrgjegjė akuzave tė Ballit. Partija Komuniste nė kėtė rast bahet si ngjalė, me ēdo mėnyrė ajo mundohet me rrėshqitė prej duerve : problemi si do qi tė shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. Nė traktin e vet, tė kuqtė ngatėrrojnė punėn me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Mussolinin, me shtypin e 1917- ės, me tė Kuqt e Spajės, me qenllėqe, me kalemxhij, me Mehdi benė, e me tė tjera fjalė qi kush i kendon, harron punėn e vėllazėnve Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare.

Populli i jonė kėto dokrra nuk i han ma ! Na tė Ballit themi se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se nė kohėn e Gjengjis Kanit, prej ēetės partizane tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Ju tė Partisė Komuniste na pėrgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vetėm ata qi nuk kanė fakte, prova dhe argumenta, shajnė. Nė tė tillė gjendje jeni edhe ju.

Para se me ardhė pėrsėri nė themė, duem edhe na t'i pėrgjegjemi kėtyne pikave qi na duket se vlejnė tė pėrmenden.

1) Ju doni me dijtė emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Ballit Kombėtar. Emni i tij asht Balli Kombėtar. Po emni i kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllos sė Partisė Komuniste, cili asht ? Gjithė bota e din ; emni i tij asht... gėnjeshtar dhe mashtrues !

2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmė se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji ēete komuniste; si ai ashtu edhe tė gjithė pjestarėt e ēetės sė tij si shejė dalluese mbajnė yllin e kuq sovjetik.

3) Ju thoni se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci kanė qenė spiunė t'Italianve. Kjo gja nuk asht e vėrtetė , asht rrenė me bisht dhe ju e dini fort mirė sepse nuk jeni si na qi s'e kemi mėsue ende mirė zanatin. Ju jo vetėm qi e dini mirė zanatin, por keni edhe nji rreth spiunazhi mjaft tė mirė. Djemt Shqiptarė qi ndodhen sot nė rradhėt t'ueja, gjithė bota e din, janė tė detyruem tė spiunojnė jo vetėm tė gjithė antarėt e Ballit, por shokėt, vlleznit, motrat, prindėt e vet ! Rregjimi i juej s'ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist : qi tė gjithė kėta rregjime janė tė bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Siē ra rregjimi fashist, siē do tė bjerė rregjimi nazist, ashtu do tė rrėzohet pėr sė shpejti edhe rregjimi i juej kėtu nė Shqipni !

Por le tė kthehemi nė themė. Kėta dy martira jo vetėm qė s'kanė qenė kurrė nė lidhje me qeverinė italjane, por deri ne fruer 1943 ata ishin pjestarė tė nji ēete t'uej. Ata u ndanė prej jush vetėm atėhere kur ju i detyruat tė vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik ! A e shifni tash qi kemi tė drejtė qi themi se jeni rrenacakė e mashtrues ?

Tash, mbas kėtij digresioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar asht fatkeqėsisht i vėrtetė. Njerzit qi erdhėn prej rrethėve tė Korēės ditėn 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtėm se s'na besohej qi nė vėndin t'onė, me tradita dhe zakone aq tė bukura dhe fisnike sa qi na i kanė cmir bota, tė ndodheshin njerz qi mund tė bajshin monstruozitet tė tillė. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonė zyrtar, atėhere u bindėm sepse ēdo dyshim u zhduk. Dhe qe bile hollėsitė :

Ditėn 13 tetuer 1943 ēeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicės kėrkoi strehim nė katundin nasionalist Melēan ku ndodhej edhe nji ēet' e Ballit. Njerzit t'onė i pritėn partizanėt miqsisht dhe sinqerisht, tue u lirue bile shumė shtėpi dhe tue ba vetė roje. Aty kah mesi i natės u ndigjuen dy krisma pushkė tė cilave asnjeni s'u dha randėsi. Mbas ndonjė ore Agush Gjergjevica lajmėron partizanėt e vet, shtėpi pėr shtėpi, qi tė mblidheshin, se kishin me u nisė pėr nji vend tė pa caktuem. Dhe ēeta e Ballit duel dhe i pėrcuell shokėt, bashkėluftuesit partizanė tue, ju urue udhėn e mbarė. Mbasi partizanėt u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte thanė nji shokut tė vet : "shpejt shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithėve". Pėr kėtė punė ēeta jonė u mėrzit shumė, se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim nė tė. Me komentet e zakonshėm tė rastit, luftėtarėt t'onė u kthyen nėpėr shtėpija pėr me u shtri. Ma vonė, afėr agimit, disa katundarė prunė nė Melēan trupat e dy viktimave tė mjerė, dhe atėhere u-muer vesh pse Agushi ishte nisė ashtu pa pritun nėn nji shi tė rreptė me njerzit e vet, dhe se ē'kishte dashė tė thonte me fjalėt "shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithve".

Trupat e coptuem tė Behxhedit dhe tė Xhevdetit mbetėn tė ekspozuem atė mėngjes dhe popullsija e Melēanit, e Bulgarecit dhe e gjithė katundeve rreth e pėrqark erdhi pėr me pamė me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetėm tė vegjlit, gratė, pleqt' e plakat vajtojshin pa rreshtė, por edhe tė gjithė burrat, trima tė provuem nė sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj !

Nė vorrimin qi u ba nė teqe, muerėn pjesė ma shumė se njimijė burra.

***

Puna e zezė e kryeme mbi trupat e dy vllezenve , Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, dhe ajo e ekzekutimit tė 62 robve tė zanun prej Mehmet Shehut ditėn 21 tetuer 1943 ne katundet e Lushnjes, nuk mund tė lehen nė heshtje ose vetėm ne letėr.

Populli Shqiptar lyp prej jush komunista tė kėtij vendi, nė qoftė se ju ka mbetė ende ndopak ndjenjė burrnije, qi tė formohet nji komision pėr me konstatue vėrtetėsinė ose rrenėn e fakteve. Ju a lėjmė juve nė dorė t'a formoni komisjonin si tė doni : Komisjon asnjanės ose komisjon fetar ; komisjon i pėrbamė prej dy, ose me sa veta qi tė doni ju prej anės s'uej dhe aq veta ose edhe ma pak prej Ballit; komisjon me antarė tė Kryqit tė Kuq ose jo. Me anėn e mjekve nekropsija mund tė kryhet lehtė edhe me pėrpikni.

Kjo punė duhet medoemos tė bahet, sepse ky vend i Skanderbeut sot nuk kėrkon ma tė dijė nė se ju jeni o s'jeni Shqiptarė, sot ai don me dijtė nė se ju jeni a jo njerėz.

8 Nanduer 1943.

enver hoxha miladin popoviqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 09, 2012 10:20 am




Masakra e Tivarit, Enver Hoxha: Tė arrestuarit, pėr jugosllavėt
e Martė, Janar 24th, 2012




Zbulohen dokumentet qė implikojnė shtetin shqiptar nė masakėr
Tė tjera dėshmi se Divizionet V dhe VI nė Kosovė drejtoheshin nga Ramiz Alia e Rahman Parllaku
Nė masakrėn e Tivarit, ku gjetėn vdekjen mbi 3 mijė kosovarė, nuk ka qenė i implikuar vetėm Ramiz Alia, i cili nė atė kohė ishte nė krye tė njė prej divizioneve qė ndodheshin nė Kosovė. Nė librin e tij “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka sjell njė sėrė dokumentesh, qė jo vetėm mbajnė firmėn e Alisė, por edhe tė vetė Enver Hoxhės. Me urdhėr tė tij, tė gjithė kosovarėt qė arratiseshin nga ushtritė jugosllave, qė kapeshin apo dorėzoheshin me dėshirė pranė forcave shqiptare, u dėrgoheshin divizioneve jugosllave, edhe pse e dinin shumė mirė se ata i priste vdekja. Gjatė rrugės pėr nė Frontin e Perėndimit, rreth 1000 kosovarė gjetėn vdekjen brenda kufijve shqiptarė. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė, kjo masakėr iu faturua Koci Xoxes, i cili edhe u akuzua si agjent i Titos. Pėr kėtė flasin njė sėrė dokumentesh dhe dėshmish tė kohės, mes tė cilave dhe ajo e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes sė Popullit tė krahinės III (Shkodėr). al.mi
Komandantėt dhe komisarėt politikė tė divizioneve e tė brigadave shqiptare zbatonin urdhrat e shtabit jugosllav, por vinin nė dijeni dhe merrnin formalisht edhe pėlqimin e Komandės sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė e tė komandantit Enver Hoxha. Kjo nuk ndryshonte asgjė, sepse edhe politika, edhe ekonomia, edhe ushtria, edhe lufta ishin nė atė kohė tė unifikuara ndėrmjet Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, Titos dhe Enver Hoxhės, por, gjithnjė nėn dominancėn e Jugosllavisė sė Titos.
Ja disa dokumente:
Nr. 146
Divizioni V, mė 29.04.1945
Komandės sė Pėrgjithshme
Nė bazė tė urdhrit nr.93, datė 28.04.1945, tė Shtabit Operativ tė Kosmetit, Divizioni V dhe VI lėvizin pėr nė zonat Ferizaj-Gilan. Divizioni ynė me qendėr Gilan.
Komandanti i Divizionit V
Nėnkolonel Rahman Parllaku
Nr. Extra
Divizioni V, 21.05.1945
Tepėr urgjent
Komandės sė Pėrgjithshme
Partizanėt e Kosmetit qė janė nė brigadat e Ushtrisė Jugosllave, kanė dezertuar nga ato deri mė sot, janė kapur e dorėzuar nė repartet tona nė kėto ditė, po ia dorėzojmė Shtabit Operativ tė Kosmetit. Ky ėshtė mejtimi ynė, ju ē’mendoni? Na lajmėroni me lidhjen e parė.
Gafur Ēuēi
Nr. 541/32
Divizioni V, 30.05.1945
Komandės sė pėrgjithshme
Shtabi operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit, qė sot janė nė Divizionin tonė, t’ia dorėzojmė Divizionit 52…
Enver Hoxha, Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė, i pėrgjigjet me radiogram komandės sė Divizionit V nė Kosovė:
Nr. 138/1 Res
Tiranė. Mė 30 maj 1945
Radiogram (shifėr)
Divizionit V
Na lajmėroni sa bėhet numri i t’arratisurve qė janė dorėzuar nė Divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren.
Enver
Komandės sė Pėrgjithshme
Gjegje e tel.nr.51 res, datė 30.05 1945
Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona, arrin deri 155 aproksimativisht, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ja kemi dorėzuar M.P. simbas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398.
Gafur Ēuēi
Ja dhe pėrgjigjja e Enver Hoxhės:
Nr.38/III Res
5.06.1945
Radiograme
Divizionit V. Shifėr
Gjegje telit tuaj ne 135 Res datė 1.06 1945
T’arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52.
Enver
Nga kėto radiograme, por edhe nga tė tjerė, qė ndodhen nė Arkivin Qendror tė Shtetit, konkludojmė:
-Tė arratisurit shqiptarė nga njėsitė ushtarake jugosllave, qė kapeshin e arrestoheshin nga forcat e Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė nė Kosovė, apo vetėdorėzoheshin tek njėsitė e Divizioneve V dhe VI tė Shqipėrisė pėr shkak tė keqtrajtimit, dhunės e masakrave qė kishin nisur nė stil tė gjerė aradhet serbo-ēetnike ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės, por edhe pėr shkak se i kishin rekrutuar pėr t’i larguar nga trevat e tyre, duhet t’i dallojmė nga tė mobilizuarit (vullnetarėt) shqiptarė, qė vullnetarisht, apo mbi bazėn e thirrjes e propagandės sė shtabeve tė divizioneve, brigadave e batalioneve tė UNĒSH nė Kosovė, bashkoheshin me divizionet e Shqipėrisė, me besimin se kishin bėrė gjėnė e duhur apo kishin gjetur mbrojtjen e duhur te vėllezėrit e tyre tė njė gjaku e tė njė gjuhe dhe i shihnin si shpėtimtarė. Sipas dokumentit 135/Res, numri i tė arratisurve nga ushtria jugosllave deri nė atė ēast, ishte 155, ndėrsa numri i tė mobilizuarve nga ushtria shqiptare (div. V dhe VI) ishte 1389. Tė gjithė kėta tė arratisur e tė kapur dhe vullnetarėt shqiptarė tė Kosovės u dorėzoheshin udb-ashėbe jugosllavė.
-Divizionet V dhe VI, respektivisht dhe brigadat dhe batalionet e tyre, udhėhiqeshin e komandoheshin realisht nga komitetet e partisė dhe komisarėt politikė: Ramiz Alia, Gafur Ēuēi, Reis Malile, Njazi Islami etj. Bindesh pėr kėtė po tė lexosh raportet e tyre drejtuar KQ tė PKSH dhe Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė. Edhe nga ana formale mund tė dallosh lehtėsisht, nė fund tė raporteve, pėrparėsinė Ramiz/Brahman; Ramiz Alia/Gjin Marku e kėshtu me radhė. Komisarėt politikė, Ramiz Alia, Gafur Ēuēi etj. u drejtoheshin jo vetėm KQ tė PKSH (sipas linjės partiake), por edhe Komandės sė Pėrgjithshme, tė cilėn realisht duhet ta informonin komandantėt. Nė urdhėresėn e Koci Xoxes, atėherė sekretar Organizativ i PKSH, drejtuar komisarėve e zv.komisarėve tė korpuseve e tė divizioneve tė Ushtrisė NĒSH, ndėr tė tjera thuhej: “KQ i PKSH ėshtė koka udhėheqėse e Partisė, qė kėtej drejtohen nė punėt e ndryshme tė gjitha organizatat si nė pushtet, ashtu edhe nė ushtri”.
Ishte koha e komisarėve. Kuptohej qė, pėr gjithēka, komandėn e kishte Partia Komuniste Shqiptare, vegėl e PK

Kopertina e librit “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar” nga historiani Uran Butka
jugosllave, kuptohet, gjithashtu, se ē’dėm tė madh dhe ē’tragjedi kombėtare i pruri kjo politikė Shqipėrisė dhe Kosovės, sidomos nė vitin 1945, vitin e kthesės vendimtare drejt perandorisė sė Lindjes komuniste.
-Tė gjitha veprimet e divizioneve shqiptare nė Kosovė miratoheshin edhe nga komandanti i Pėrgjithshėm i UNĒ tė Shqipėrisė, Enver Hoxha. Ai, pasi kėrkonte shifrėn e tė arratisurve dhe tė vullnetarėve tė mobilizuar, urdhėronte shtabet e Divizioneve V dhe VI: “T’arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52″.
Ndėrkohė, luftėtarėt e lirisė, tė ashtuquajtur “kriminelė”, u dorėzoheshin reparteve tė OZN-sė dhe tė Mbrojtjes sė Popullit, qė i ndėshkonin dhe asgjėsonin. Pėr tė gjitha kėto veprime antishqiptare dhe antinjerėzore mban pėrgjegjėsi direkte Shtabi Operativ i Divizioneve V dhe VI, me komisar politik Ramiz Alinė dhe komandant Gjin Markun, qė i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe i zbatonin ato pėrpikėrisht. Po e japim tė plotė radiogramin e tyre drejtuar Komandės sė pėrgjithshme tė Armatės Jugosllave nė Beograd:
Nr.70/Res
1.04.1945
Radiogram
Komandės sė Pėrgjithshme tė Armatės Jugosllave
Beograd
Brigadat e Divizioneve tona vazhdojnė tė jenė tė vendosura nė vendet e mėparshme tė Kosmetit stop Brigadat janė duke bėrė ndjekje e rrethime tė bandave gjithnjė me sukses stop Elementet e arratisur e sidomos ata qė kanė ma pak faje, po dorėzohen stop Repartet tona janė duke bėrė dhe konferenca e metingje politike nė popull stop
Tė gjitha kėto veprime bėhen duke iu pėrgjegjur edhe karantinės sė tifos, nė tė cilėn ndodhen forcat tona stop
Pėr Shtabin Operativ tė Divizionit V dhe VI
Komisari Politik
N/kolonel Ramiz Alia
Komandanti
N/kolonel Gjin Marku
Nė kėtė radiogram dėshmohet edhe njė herė tjetėr pėr operacionet ushtarake tė Divizioneve V dhe VI tė Ushtrisė NĒ nė Kosovė….
Sipas raportit tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore tė Jugosllavisė, datė 12 shkurt 1945, nė Divizionin e 52-tė jugosllav janė dorėzuar 662 shqiptarė. Nė luftime, ky divizion ka zėnė robėr 99 persona. Divizioni 46 ka zėnė robėr 52 vetė, ka vrarė 32 dhe janė dorėzuar 37. Numri i pėrgjithshėm i robėrve, i tė dorėzuarve dhe i tė vrarėve nga ky divizion, ėshtė 882. Divizioni i 41-tė ka zėnė robėr ose janė dorėzuar 107 shqiptarė gjatė muajit mars 1945, plagosur e vrarė 19 “banditė” shqiptarė.
Sipas raportimeve tė komandave tė brigadave dhe divizioneve tė UNĒSH, nė rajonet e Mitrovicės e tė Vushtrisė ishin vetėdorėzuar te Brigada III shqiptare 250 vullnetarė shqiptarė, nė rajonin e Drenicės ishin bashkuar me repartet e ushtrisė shqiptare 980 vetė tė armatosur, ndėrsa nė Divizionin VI ishin inkuadruar 200 tė arratisur nga brigadat jugosllave.
Radiogrami i datės 1 prill 1945 provon se Ramiz Alia dhe Divizioni V gjendeshin nė Kosovė, jo vetėm pėrgjatė muajit mars 1945 kur u mobilizuan dhe u dėrguan tri kolonat e para me rekrutė shqiptarė pėr nė Frontin e Triestes, por edhe gjatė muajit prill 1945 (siē e dėshmojnė edhe dokumentet e tjerė arkivorė), kur u mobilizuan dhe u dėrguan pėr nė Tivar tri kolonat e tjera me rekrutė kosovarė. Njė ditė pas masakrės sė pėrgjakshme nė Tivar, Ramiz Alia i shprehte Beogradit se “divizionet tona vazhdojnė tė jenė tė vendosura nė vendet e mėparshme tė Kosmetit, janė duke bėrė ndjekje e rrethime tė bandave gjithnjė me sukses dhe se tė arratisurit po dorėzohen”, pėr tė mbushur brigadat me shqiptarė qė dėrgoheshin nė Tivar e gjetkė. Fakti qė ai kishte dijeni pėr masakrėn e 31 marsit 1945 nė Tivar, vėrtetohet nga informacioni qė na jep ish-shifranti i KQ tė PKSH, Islam Kadeshi:
“Atė ditė erdhi njė telegram-shifėr nga komisari i Divizionit V, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herėt nė mėngjes, njė turmė e madhe, disa mijėra shqiptarė tė Kosovės, pasi u grumbulluan nė mes tė dy kodrave, nė njė luginė, u pushkatuan dhe u likuiduan tė gjithė. Nė momentin qė unė e dorėzova kėtė telegram, nė zyrė gjeta Koci Xoxen dhe Enver Hoxhėn, ua dhashė telegramin nė shifėr tė pėrkthyer”.
Shtabet e Divizionet V dhe VI, por edhe shtabet e brigadave, qė pėrcillnin urdhrat e tyre gjatė muajve mars-prill 1945, kur bėhej mobilizimi ushtarak i shqiptarėve dhe dėrgoheshin nė Frontin e Triestes, dorėzonin tek autoritetet ushtarake jugosllave, tė arratisurit nga Ushtria jugosllave, por edhe vullnetarėt kosovarė qė hidheshin nė ushtrinė shqiptare, pėr tė gjetur shpėtim…
…
Bashkėpunimi komunist jugosllavo-shqiptar pėr masakrimin e rekrutėve shqiptarė tė Kosovės pėrgjatė rrugės Kukės-Shkodėr, pra nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė pasqyruar nė disa dokumente arkivore. Mė sė pari nė notėn e Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė drejtuar Legatės sė Jugosllavisė, datė 22.11.1949: “Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar nė masė, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-sė gjatė luftės dhe pas luftės. Nė kėto masakra tė pashembullta ndaj popullsisė sė Kosovės ka marrė pjesė dhe agjenti i qeverisė jugosllave nė gjirin e qeverisė shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, nė fillim tė vitit 1945, kur nė cilėsinė si ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė, ai autorizoi oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, nė tokėn shqiptare, mė tepėr se 1000 kosovarė”.
Fajin pėr kėtė kasaphanė qeveria shqiptare u pėrpoq t’ia hidhte, pas prishjes sė marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave, Koci Xoxes, i cili gjithashtu ishte kriminel, si gjithė komunistėt e klikės hoxhiste, por nuk ishte nė atė kohė ministėr i Brendshėm. Nė tė vėrtetė, ministėr i Brendshėm nė atė kohė, pra, nga viti 1944 e deri nė maj tė vitit 1946, ishte Haxhi Lleshi… Ėshtė absurde tė mendosh se njė ministėr i Punėve tė Brendshme, sidomos i njė qeverie komuniste, pushteti i sė cilės ishte pėrqendruar nė njė dorė tė vetme, tė lejonte hyrjen e njė ushtrie tė huaj nė territorin e shtetit shqiptar, tė autorizonte vrasjen pa gjyq e pa faj tė njė mijė shqiptarėve tė Kosovės nga njė ushtri e huaj, brenda territorit tė Shqipėrisė, pa dijeninė e qeverisė shqiptare dhe tė kryeministrit Enver Hoxha, i cili mbante njėherėsh postet e kryetarit tė PKSH, tė kryetarit tė Frontit Demokratik, tė komandantit tė Ushtrisė dhe tė ministrit tė Jashtėm?!
…Kėtė masakėr perfide brenda kufijve tė Shqipėrisė, ku janė vrarė me qindra rekrutė tė thjeshtė kosovarė ndėrmjet rrugės prej kufirit tonė nė Kukės e deri nė Tivar, e konfirmon edhe prokurori i Pėrgjithshėm ushtarak, Bedri Spahiu, nė gjyqin kundėr Koci Xoxes:
“Xhelatėt e Rankoviēit, qė janė shquar pėr krimet e tyre alla-fashiste kundėr popullit tė thjeshtė tė Kosovės, i kanė vazhduar kėto masakra kundėr tyre nėpėrmjet rrugės prej kufirit tonė nė Kukės e deri nė Ulqin, duke vrarė qindra prej tyre.. Ishte kjo njė rrugė e pėrgjakshme e fshatarėve tė thjeshtė kosovarė brenda dhe jashtė tokės sonė deri nė Ulqin”…
Ėshtė e paprecedentė dhe e paimagjinueshme, ndoshta e pashembullt nė tėrė historinė botėrore, qė qeveria e njė vendi tė pavarur tė autorizojė tė huajt qė tė vrasin ilegalisht dhe pa gjyq, nė territorin e saj, bashkėkombėsit e vet, madje tė bėhet edhe vetė palė nė kėtė krim. Kėtė na e dėshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes sė Popullit tė krahinės III (Shkodėr):
“Nga mesi i vitit 1945, jugosllavėt duke shoqėruar njė numėr kosovarėsh tė mobilizuar pėr nė Mal tė Zi, i vrisnin nė masė rrugės, pa pasur faj dhe nga ky veprim, disa nga kėta kosovarė, duke shpėtuar nga plumbat e tyre, mundėn tė iknin dhe tė dorėzoheshin tek organet tona, duke kėrkuar mėshirė dhe mbrojtje pėr tė shpėtuar kokėn. Ne, duke parė kėto veprime antinjerėzore, qė bėheshin tek njerėzit e rekrutuar nga Kosova, kemi vėnė nė dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinė e Sigurimit dhe kemi sugjeruar qė kėta njerėz, tė cilėt kanė shpėtuar dhe na janė dorėzuar neve, tė mos u jepeshin nė atė kohė jugosllavėve, se do t’i vrisnin. Njėkohėsisht, kemi pėrmendur qė pėr kėto vrasje tė vihej nė dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bėheshin pa dijeninė e saj. Mirėpo Koci Xoxe, siē dihet, ishte bashkėpunėtor me kėta (jugosllavėt) dhe nė shėrbim tė tyre, mbas disa ditėve na urdhėroi qė kosovarėt e dorėzuar ose tė kapur t’u dorėzoheshin jugosllavėve. Ne, nė atė kohė, kėtė urdhėr nuk e pritėm hiē mirė, mbasi e dinim qė porsa t’i dorėzonim, jeta e tyre ishte nė rrezik dhe, me sa jemi informuar, disa nga kėta gjetėn vdekjen”.
URAN BUTKA


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sat Feb 11, 2012 6:12 pm

Uran Butka: Ju rrėfej klikėn e Enver Hoxhės qė ndihmoi nė masakrėn e Tivarit
Publikuar te Shtunen, 11 Shkurt 2012 Shkruar nga SOT NEWS


Libri “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”, nė faqet e tij pėrshkruan njė realitet tronditės qė nuk ėshtė zbardhur ende edhe sot. Sipas autorit Uran Butka, pas 68 vjetėsh nga kjo masakėr e tmerrshme ėshtė hera e parė qė kjo ngjarje merret nė konsideratė. Historiani dhe studiuesi Butka pohon se ky libėr ėshtė njė sprovė pėr tė ndriēuar kėtė masakėr, jo vetėm pėr tė zbuluar tė vėrtetėn por edhe se akti i parė i kėsaj tragjedie ku u masakruan me mijėra shqiptarė u luajt nė territorin shqiptar.

Autori, i cili e promovoi studimin e tij mbi kėtė masakėr, flet dhe pėr pėrgjegjėsinė e shtetit shqiptar tė kohės, duke e bėrė bashkėfajtor nė krim. Studiuesi Uran Butka tregon se pėr tė shkruar kėtė libėr ėshtė mbėshtetur nė dokumentacionet e shumė arkivave si tė ish Jugosllavisė, Maqedonisė, arkivėn e shtetit dhe arkivėn e ushtrisė, si dhe nė dėshminė e tė mbijetuarve. Nė librin e tij “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka sjell njė sėrė dokumentesh, qė jo vetėm mbajnė firmėn e Ramiz Alisė, por edhe tė Enver Hoxhės.

-Libri “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”, sipas jush vjen pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, pėr fatin e mijėra shqiptarėve. Ku jeni mbėshtetur pėr kėtė botim?

Pėr librin “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar” unė jam mbėshtetur nė dokumente tė ndryshme. Kėto dokumente janė marrė nė arkiva tė ndryshme, si nga arkiva jugosllave, arkiva e Institutit tė Historisė apo dhe nga arkiva e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Jugosllave, kam marrė dokumente nga arkivi i Kosovės, arkivi shqiptar i Ministrisė sė Brendshme. Mbi bazė tė gjithė kėtyre arkivave ėshtė bėrė njė interpretim rigorozisht shkencor, i paanshėm i kėsaj masakre tė pashembullt nė historinė e kombit shqiptar. Masakra e Tivarit ishte nė bashkėpunim tė plotė me shtetin shqiptar, me klikėn e Enver Hoxhės, i cili thotė: “Ne nuk mund ta mbajmė pushtetin asnjė ēast pa Jugosllavinė”. Pra pėr tė mbajtur pushtetin ai duhet tė bėnte ēdo gjė qė do ti thoshin jugosllavėt, qoftė edhe duke vrarė bashkėkombėsit e vet.

-Sa i takon arkivave jugosllave, a kanė qenė shumė problematike pėr dokumentet historike?

Asnjėherė arkivat shqiptare nuk kanė qenė tė hapura, pėrjashto kėto vitet e fundit, pasi arkivat kanė qenė mbyllura, ndėrsa sa i takon arkivave jugosllave unė kam arritur tė kem nė dorė nėpėrmes Kosovės libra tė historianėve kosovarė, pasi ato nuk janė akoma tė hapura pėr ne. Ēdo gjė ėshtė e vėrtetė nė kėtė libėr, ēdo gjė ėshtė e saktė dhe nė ēdo paragraf ka njė citim dokumenti dhe nuk ka asnjė dilemė. Ėshtė njė e vėrtetė e madhe jo vetėm mbi kėtė masakėr, por dhe se ēfarė ka ndodhur nė vitin 1945, nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Si u bė pushtimi jugosllav nė Kosovė duke u bashkuar me Shqipėrinė. Masakrat qė u bėnė brenda nė Kosovė, qė u bėnė nė bashkėpunim edhe me divizionet e Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė qė ishin atje edhe mė pas erdhi masakra e Tivarit.

-Ju pėrmendni pėr kėtė masakėr Ramiz Alinė, por a ka dhe emra tė tjerė?

Janė edhe emra tė tjerė. Ėshtė komandanti i brigadės sė divizionit tė pestė Rrahman Parllaku, ėshtė Gjin Marku komandant shtabi qė merrte urdhrat, si dhe emra tė tjerė qė kanė pėrgjegjėsi pėr kėtė masakėr. Ramiz Alia nė 3 mars ka qenė nė Mitrovicė dhe mė pas janė zhvendosur nė tėrė Kosovėn. Janė dokumentet, ai ka qenė pėrgjegjės pėr kėtė masakėr qė ka ndodhur. Haxhi Lleshi si ministėr i brendshėm ka autorizuar kolonat qė tė kalojnė nė Shqipėri, por dhe qė tė vrasin shqiptarėt brenda territorit shqiptar, dhe me urdhrin e tij u vranė rreth 1 mijė kosovarė, gjė qė e ka bėrė nė bashkėpunim me forcat jugosllave, ngjarje qė ka ndodhur nė 1945.

-Ju u shprehėt se pėr kėtė ngjarje kanė frikė tė flasin. Ēfarė keni parasysh kur thoni kėtė?

Kur isha nė Mal tė Zi dhe i pyeta pėr varret, nuk tregonin, kanė frikė tė flasin sepse akoma nuk ėshtė sqaruar se ēfarė ėshtė kjo, ēfarė ka ndodhur, nuk ėshtė sqaruar nga shteti. Dhe ky ėshtė hapi i parė pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn, nėse janė kolaboracionistė, tradhtarė, kriminelė apo janė njerėz tė thjeshtė qė luftonin pėr lirinė e kombit.

-Ju bėni pėrgjegjės pėr kėtė masakėr disa emra, por cilat janė dokumentet qė ju keni paraqitur nė libėr?

Nė librin “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar” janė disa dokumente tė firmosura nga Ramiz Alia, Gjin Marku, Enver Hoxha, qė donte ta mbante pushtetin vetėm me ndihmėn e Jugosllavisė, duke bėrė ēmos qė ta ruante kėtė miqėsi duke vrarė edhe shqiptarėt. Tė gjitha kėto janė dokumente tė paraqitura nė kėtė libėr, dhe veē dokumenteve janė edhe dėshmitė e tė mbijetuarve, tė cilat gėrshetohen pėr tė treguar tė vėrtetėn. Nė masakrėn e Tivarit janė 3347 shqiptarė tė vrarė sipas dokumenteve jugosllave dhe shqiptare, ndėrsa edhe sipas dėshmive arrin njė numėr mbi 4 mijė. Nė kėtė libėr tregohet se ēfarė ėshtė viti 1945, ėshtė viti i vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por nė Kosovė ėshtė dhe viti i pushtimit jugosllav tė Kosovės me ndihmėn e divizioneve tė Shqipėrisė rreth spastrimit etnik, sepse kjo masakėr ėshtė pjesė e spastrimit etnik, dhe e bashkimit tė Kosovės me pjesė tė tjera tė Serbisė.

-Sa kohė keni punuar pėr kėtė libėr?

Nė vitin 1995 unė kam botuar studimin e parė “Masakra e Tivarit”, dhe mė pas puna ime vijoi deri sa mbėrrita tek ky libėr.
-Libri “Masakra e Tivarit” nuk do tė kalojė pa debate...
Unė jam i gatshėm pėr tė polemizuar me kėdo.

Promovimi i librit “Masakra e Tivarit”
Me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dje u promovua libri “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar” me autor historianin Uran Butka. I pranishėm nė aktivitet Ministri i TKRS-sė, z. Aldo Bumēi ndėr tė tjera u shpreh se masakra e Tivarit ėshtė njė masakėr e pėrmasave tė frikshme, ėshtė dėshmi pėr nevojėn qė ka vendi ynė pėr rishikimin e historisė. “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka, pėrmban nė vetvete jo vetėm njė realitet tronditės, por edhe njė tė vėrtetė qė cilido prej nesh e ka tė vėshtirė ta shohė nė sy dhe kėtė 100-vjetor tė shtetit shqiptar duhet hedhur dritė mbi gjithēka. Autori i veprės z. Uran Butka pas falenderimeve tė rastit u shpreh se, pas 68 vjetėsh tė kėsaj masakre tė tmerrshme ėshtė hera e parė qė kjo ngjarje merret nė konsideratė. Ky libėr tha ai, ėshtė njė sprovė pėr tė ndriēuar kėtė masakėr, jo vetėm pėr tė zbuluar tė vėrtetėn por edhe se akti i parė i kėsaj tragjedie ku u masakruan me mijėra shqiptarė, u luajt nė territorin shqiptar. Nė aktivitet folėn edhe studiuesit e njohur Beqir Meta, Agron Tufa dhe Enver Bytyēi. Nė fjalėn e tij studiuesi Agron Tufa u shpreh se: “Akti i pabesė i PKSH-sė ndaj bashkėkombėsve tė vet, edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit nė kėtė krim kurrė nuk u vunė para drejtėsisė dhe shteti shqiptar i paskomunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi”. Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta, deklaroi se drejtuesit e Shqipėrisė sė asaj kohe vendosėn interesat e pushtetit pėrpara interesave kombėtare. I pranishėm nė kėtė promovim libri, studiuesi Enver Bytyēi theksoi se ky libėr u tregon shqiptarėve atė pjesė tė errėt tė historisė sė tyre, tė cilėn ende nuk e kanė njohur edhe pse kanė kaluar 67 vjet. Sipas tij, studimi i Uran Butkės ėshtė mė i ploti dhe mė domethėnėsi pėr ndriēimin e ngjarjes mė tė rėndė qė kanė njohur shqiptarėt gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1998. Intervistoi: Julia Vrapi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: U promovua libri i Uran Butkės, “Masakra e Tivarit”   Sat Feb 11, 2012 11:56 pm



Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarėt janė reaksionarė
e Shtunė, Shkurt 11th, 2012



U promovua libri i Uran Butkės, “Masakra e Tivarit”

Historiani tregon bisedėn me ish-ministrin e Brendshėm nė kohėn e masakrės sė Tivarit.

“Nuk jam penduar, po tė kthehej e njėjta situatė, do tė veproja po ashtu”.

Kėshtu do t’i thoshte pak kohė para se tė ndahej nga kjo jetė Haxhi Lleshi, historianit Uran Butka, nė lidhje me masakrėn e Tivarit. Nuk kishte pendesė, deri nė fund. Dje, nė ambientet e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, historiani Uran Butka promovoi librin e tij “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”. I pranishėm ministri i MTKRS-sė, Aldo Bumēi, historianė e njerėz tė letrave. Sipas shkrimtarit Agron Tufa, masakra e Tivarit ngre njė mori pyetjesh para historianėve, tė cilat nuk marrin dot pėrgjigje, ndėrkohė qė asnjė prej pėrgjegjėsve tė saj nga pala shqiptare nuk ka dalė para pėrgjegjėsisė, madje nuk u janė hequr as dekoratat qė kanė marra nga Shqipėria e Jugosllavia, njėkohėsisht. “Akti i pabesė i PKSH-sė ndaj bashkėkombėsve tė vet, edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit nė kėtė krim kurrė nuk u vunė para drejtėsisė dhe shteti shqiptar i paskomunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi”, tha Tufa. Nė lidhje me kėtė qė tha shkrimtari Tufa, historiani Butka rrėfeu njė episod, qė i kishte ndodhur me njė nga pushtetarėt mė tė lartė gjatė viteve tė diktaturės. Bėhet fjalė pėr Haxhi Lleshin, i cili nė kohėn kur ndodhi masakra e Tivarit, ishte nė pozicionin e ministrit tė Brendshėm. “Kam shumė vite qė merrem me zbardhjen e kėsaj ngjarjeje dhe, teksa kėrkoja nėpėr arkiva, mė ra nė dorė njė dokument i firmosur nga Haxhi Lleshi. Ishte njė autorizim, qė lejonte kalimin e forcave jugosllave nėpėr Shqipėri dhe pėr vrasjen e dezertorėve. Haxhi Lleshi ishte ende gjallė, e marr nė telefon dhe i them se kisha gjetur njė dokument tė tillė, pasoja e tė cilit ishte rreth 1000 tė vrarė. I thashė se kėrkoja njė konfirmim nė lidhje me kėtė dokument dhe nė tė njėjtėn kohė ky ishte njė shans i mirė qė ai tė shprehte pendesėn e tij nė lidhje me kėtė ngjarje. I thashė: tashmė jeni i moshuar dhe do tė ishte nė nderin e tij tė ikte nga kjo botė me njė pendesė. Mė nė fund pranoi dhe unė i nisa njė gazetar pėr t’i bėrė njė intervistė. Ai e pyeti nėse firma poshtė dokumentit ishte e tija dhe ai u pėrgjigj: Po. Mė tej gazetari e pyeti se si kishte mundėsi qė u lejuan qė tė huajt tė kalonin pėrmes territorit shqiptar dhe ai u pėrgjigj se nė atė kohė “ne dhe Jugosllavia ishim njė dhe ndiqnim tė njėjtėn politikė”. Pyetjes se a ndiente ai pendesė nė lidhje me kėtė ngjarje, iu pėrgjigj: “Jo, nuk jam penduar, sepse po tė ndodhesha sėrish nė tė njėjtėn situatė, do tė veproja po kėshtu, sepse kosovarėt janė reaksionarė”. Kjo ishte biseda me Haxhi Lleshin, i cili deri nė fund nuk u pendua pėr veprimet e tij”, tha Butka. Sipas tij, fakti qė MTKRS u bė mbėshtetėsja e realizimit tė kėtij libri, do tė thotė se mė nė fund, pas 70 vjetėsh, shteti e konsideron kėtė ngjarje, ku pushteti i asaj kohe u bė bashkėpunėtor.

Libri
Libri i historianit Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar” sjell njė material tė bollshėm arkivor. Janė kabllograme tė dėrguara nga krerėt mė tė lartė tė shtetit apo dėshmi tė dėshmitarėve okularė, tė cilėt ndėrtojnė pazėllin e shpėrndarė nė vite. Por pėrveē fakteve historike, nuk mungon edhe analiza e fakteve. Pėr gjithė tė pranishmit nė promovimin e djeshėm, ky libėr, i realizuar me shumė profesionalizėm, hedh dritė mbi njė nga ngjarjet mė tė shėmtuara tė ndodhura gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Sipas ministrit tė MTKRS-sė, Aldo Bumēi, “Masakra e Tivarit ėshtė dėshmi pėr nevojėn qė ka vendi ynė pėr rishikimin e historisė”. Pėr historianin Beqir Meta, ky libėr sjell pėrmes dokumentesh, kabllogramesh tė asaj kohe se sa ėshtė pėrfshirė nė kėtė ngjarje Ushtria Shqiptare Nacionalēlirimtare. Sipas tij, ky libėr na tregon qartė se po tė krahasosh numrin e viktimave tė luftės kundėr pushtuesve italianė e gjermanė me ato tė masakrės sė Tivarit, kupton se ka pasur luftė civile, por kjo fatkeqėsisht u shtri mes pushtetit komunist shqiptar dhe kosovarėve. Sipas tij, ky ėshtė njė fakt historik. Meta u shpreh se libri tregon qartė se pushtetarėt shqiptarė ishin nė dijeni tė plotė mbi masakrėn dhe po kėshtu edhe drejtuesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me nė krye Fadil Hoxhėn. Ndėrsa sa i takon ēėshtjes kosovare, pushteti komunist shqiptar nuk bėri asgjė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Historiani Meta, drejtor i Institutit tė Historisė, u shpreh se Arkivat e Beogradit mund tė hedhin edhe mė dritė mbi kėtė ngjarje dhe njė nga arsyet pse ajo rri e mbyllur pėr historianėt shqiptarė, ėshtė pikėrisht zbardhja e historisė.
Panorama

Haxhi LLeshi dhe Mehehmet Shu






















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Feb 12, 2012 5:32 am




Masakra e Tivarit, flet i mbijetuari




Bajram Hajdari i mbijetuari nė masakren e Tivarit Mirash Vushtrri





MASAKRA E TIVARIT-URAN BUTKA TENTON ZBARDHJEN E MASAKRES NE NJE LIBER
https://www.youtube.com/watch?v=RDPngTxU_iQ




Uran Butka, masakra e Tivarit.mpg
https://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&NR=1&v=fqrVFHBEOpM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Feb 12, 2012 5:40 am



Uran Butka, masakra e Tivarit.mpg







MASAKRA E TIVARIT-URAN BUTKA TENTON ZBARDHJEN E MASAKRES NE NJE LIBER










Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Feb 12, 2012 5:41 am

Uran Butka, masakra e Tivarit.mpg







MASAKRA E TIVARIT-URAN BUTKA TENTON ZBARDHJEN E MASAKRES NE NJE LIBER










Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Feb 12, 2012 12:50 pm

Ne krye te shqiptarve prijn dhe vendosin disa sharllatan e debil, qe pasojat dot i vuajn populli e jo politikualt...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Nderi i atyre qė ēnderuan njė komb   Tue Feb 14, 2012 10:13 pm




Nga : Agron TUFA

Libri i Uran Butkės “Masakra e Tivarit”, na risjell, pas 67 vitesh tė meditojmė mbi krimin mė tė llahtarshėm qė PKSH kreu nė bashkėpunim me PKJ mbi shqiptarėt e Kosovės. Ishte ndoshta rrėkeja mė e madhe e gjakut shqiptar qė u derdh pėr tė pagėzuar utopinė perverse tė “vėllazėrim-bashkimit”, sipas parimit qė parapėlqente ta artikulonte shpesh pėr shqiptarėt emisari i PKJ nė Shqipėri – Dushan Mugosha: parimi i “sėpatės nė kokė tė qenit”. Kjo ka qenė dhe ngjarja e parė e madhe qė hapi njė tė ēarė tė pariparueshme nė kujtesėn tonė kombėtare, duke hipotekuar njė ndėr krimet mė tė shėmtuara nė kujtesėn e pėrbashkėt tė etnisė sonė, ēarje tė cilėn komunistėt shqiptarė e pėrthelluan pėrgjatė sundimit stalinist gjysėmshekullor nė pėrmasat e njė gremine, pa ia arritur ta bėjnė atė definitive.
Kompleksi i thellė i gjithanshėm i bashkėfajėsisė sė komunistėve shqiptarė e jugosllavė, e ka mbajtur tė fshehur e tė pazbardhur deri mė sot kėtė hekatombė flijimi, tė pashoqe nė gjithė historinė e Ballkanit. Edhe pas rėnies formale tė komunizmit, shkenca e historiografisė komuniste qė u trashėgua kompaktėsisht nga po ata skribė, nuk e mori mundimin tė bėnte publikisht tė njohur pėr ēfarė ka ngjarė.Sot, shqiptarėt e kanė mundėsinė tė njihen me pėrmasat, kulisat dhe zellin internacionalist me tė cilėn u zbatua kjo masakėr qė mori jetėn e mbi 3000 partizanėve shqiptarė tė pafajshėm. Libri i Uran Butkės jo vetėm e rrėfen kėtė, por ai e dėshmon hap pas hapi me dėshmi tė palėkundshme, nėpėrmjet dokumentave, kabllogrameve dhe epistolirit zyrtar tė kohės, nėpėrmjet arkivave dhe ballafaqimeve tė tyre me dėshmitė e gjalla. Nuk ėshtė fjala pėr legjendė, por pėr zbatimin e njė elaborati gjenocidial akademik e politik, pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė trashėgimi e lėnė nga akademiku famėkeq Vasa Ēubrilloviē.Akti i pabesisė sė PKSH ndaj bashkėkombasve tė vet edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit qė bashkėpunuan nė krim kurrė nuk u vunė pėrpara drejtėsisė dhe shteti shqiptar i pas komunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi. Indiferenca ndaj kėtyre mijėra martirėve ėshtė nė fakt njė thellim edhe mė i dhimbshėm i krimit.Shteti shqiptar vazhdon ende tė mos njohė pėrgjegjėsinė e aktorėve direkt e indirekt tė masakrės. Pėr turpin tonė, ende nuk u janė hequr dekoratat e “heronjve tė popullit” pėrgjegjėsve kryesorė tė kėsaj masakre – paradoksalisht vazhdojnė t’i mbajnė kėto dekorata e tituj nderi Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Shefqet Peēi, Koēi Xoxe etj., madje disa prej tyre kėto tituj nderi i kanė tė dubluara nga tė dyja udhėheqjet komuniste – tė Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė.Libri i Uran Butkės, “Maskra e Tivarit” e thekson kėtė kontradiktė dhe absurditet tė turpshėm, pasojė e indiferencės sė skajshme ndaj tė shkuarės kriminale tė komunizmit. Ėshtė njė libėr qė vė nė siklet jo vetėm tė shkuarėn me pėrgjegjėsit direkt tė krimit, por edhe tė sotmen nga shkenca e historisė deri tek memecėria e politikės shqiptare, pa pėrjashtuar marrėdhėniet tona, tė ēdo qytetari nė raport me historinė. Ndonėse librit nuk i ėshtė bėrė jehonė e merituar, fjala vjen, siē u ėshtė bėrė librushkave sensacionale e ekzotike tė disave figurave qendrore tė spektaklit politik e mediatik, libri e meritonte disa dhjetėra herė njė vėmendje tė tillė, thjesht pėr tė pėrcjellė tė vėrtetėn e varrosur nga diktatura dhe ndihmėsit e saj nė tė dy shtetet. Tashmė librin e kemi tė hapur pėr meditim, me faktet kokėforta, me gjurmėt dhe peizazhin e plotė sipas gjithė trajektorės sė asaj thertoreje etnike. Dhe pėr shtetin shqiptar, ndonėse vonė, nuk ėshtė kurrė e kotė tė ndėrmarrė mė nė fund gjestin simbolik tė dėnimit tė pėrgjegjėsve, pėr tė vėnė sado vagullt pak drejtėsi, si shenjė e pėrkujtimit tė martirėve qė u flijuan pėr tė spėrkatur themelet e perandorisė sė tė keqes me emrin romantik tė “bashkim-vėllazėrimit”. Dhe mendoj edhe nė emėr tė Institutit tė Studimeve tė Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit, se ky reflektim duhet tė nisė menjėherė prej institucioneve ligjvėnėse tė shtetit shqiptar nga heqja e titujve dhe ndereve tė atyre qė ēnderuan njė komb tė tėrė.
Ky artikull eshte postuar me Friday, 10/02/2012 ne oren 8:07 pm tek kategoria HISTORIA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Historiografia enveriste nė zvetėnim tėrėsor   Tue Feb 14, 2012 10:16 pm



Nga : Kostaq XOXA

Dihet sesi “Veprat” e Enverit kanė pasur ribotime tė njėpasnjėshme pėr arsyen e thjeshtė se heronjtė e punės, si edhe ata tė rangjeve tė larta tė n.ēlirimtares, e kanė humbur befasisht titullin e heroit tė popullit, pėr t’u shpallur aty pėr aty, armiq. Mullarė letrash kanė pėrfunduar nė brumatriēet pėr letėr e karton. Njė mori zanatēinjsh tė falsifikimeve tė fotove, kanė shndėrruar brenda ditės fotot me personalitete pranė diktatorit, me krah pėr krah, pėr “meritat” nė punė dhe nė luftė, me fotografi „tė reja“ tė cilat janė pėrftuar me zhvendosjet pėrkatėse. Fotot origjinale, kanė krijuar fotot zėvendėsuese dhe, njėherėsh, vandakė tė panumėrt letrash pėr furnizim tė fabrikave qė i grimconin e i bėnin brumė pėr karton tė cilat, nga ana e tyre, do tė zhduknin sėrish vetveten, nė njė perpetum mobile.Kėto bėheshin nė kohėn e diktaturės. Por qė do tė vazhdonin falsifikimet si njė herė e njė kohė, pas ndėrrimit tė sistemeve, me po atė ritėm, kjo vetėm pėr ata qė kishin pėsuar njė shpėlarje tė pashėrueshme tė trurit, kėtė krim e atentat ndaj sė vėrtetės, mund ta gėlltitnin si tė besueshėm. Njė libėr pėr tė mashtruar njerėzit e Kosovės, me “autor” Enver Hoxhėn, ka dalė tani, nė ndėrrimin e shekujve, botim i Nexhmijes dhe me pėrgatitjen e librit nga i biri, Iliri.Ky libėr me titullin “Kosova ėshtė Shqipėri” dhe me njė nėntitull “Nga ditari politik”, pėrmban shkrime tė pabotuara “intime” gjer mė tash, qė nisin me 2 janarin e vitit 1963 dhe mbarojnė nė 30 dhjetor 1984, domethėnė tre muaj e disa ditė nga data e vdekjes. Pėrse mungon pjesa e mėparshme e kėtij vėllimi? Sepse-ja ėshtė tepėr e qartė. Kėtu jemi tepėr larg prej kohės nė tė cilėn rrethanat politike i dhanė mundėsinė E. Hoxhės qė tė renditej pėrkrah Stalinit, kur diktatori i B.S. e pėrjashtoi Titon nga Informbyroja. Dhe ėshtė krejt e natyrshme qė njė stalinist si Enveri ta bėnte ish-mikun e tij, mareshalin Tito, armik. Kjo mungesė kohore ėshtė, po ashtu, dėshmi e njė tendencioziteti nė kuptim tė njė falsifikimi tė sė vėrtetės, si pjesė e atij mashtrimi kolosal.Nėse do tė donim ta pėrmblidhnim tė gjithė kėtė veprimtari pėr t’i dhėnė njė kozmetikė tjetėrsuese diktaturės, pėr shembull ta paraqitjes sė mjerimit ekonomik me tallona, nė lulėzim, apo tė mungesės absolute tė lirisė nė njė votėbesim tė pėrmasave 99,99 % (!), nė njė rast tepėr tė veēantė, synohej qė shitja e paskrupullt e Kosovės, tė paraqitej si dashuri e pastėr atdhetare! Libri i fundit propagandistik me ditarėt intimė tė Enverit, qė Nexhmija i nxjerr nė qarkullim, jo mė kot fillon me nisjen e viti 1963, duke lėnė jashtė periudhėn 1941- 1948. Pa kėtė njėanshmėri kohore Ditari do tė ishte diskreditues pėrkundrejt inkoherencės qė do ta bėnte dukshėm tė pabesueshėm. Tė dy periudhat do tė ishin nė kundėrshtim flagrant me njėra-tjetrėn. Jo mė kot njė apologjet fanatik i historiografisė enveriste nxjerr tash sė voni mllefin e vet kundėr studiuesve Prof. Ndreēi Plasarit dhe Dr. Luan Maltezit, pėr librin dokumentar “E. Hoxha dhe katėr ditėt e Beratit (23-27 nėntor 1944)”, njė libėr pėr Plenumin e 2-tė tė KQ tė PKSh-sė, kur autorėt e kėtij libri nuk kanė bėrė as ndėrhyrjen mė tė vogėl nė diskutimet e funksionarėve partiakė mė tė rėndėsishėm tė kohės. Tjetėr punė ajo qė Enveri, hija e Miladinit siē e pohoi vetė, ishte detyruar tė nxirrte nė shesh disa tė vėrteta qė evidentojnė terrorin komunist, vrasjet pa argumente me gjyq e pa gjyq, vasalitetin ndaj emisarėve tė parė dhe, pastaj ndaj tė dėrguarve tė rinj tė KQ tė Jugosllavisė, Velimir Stojniēit dhe Niaz Dizdareviēit.Sipas etalonit tė korrigjimeve tė njėpasnjėshme tė “Veprave” , edhe nė vėllimin e tanishėm, nėnkuptohet se janė bėrė krasitje dhe adaptime pėr t’iu pėrshtatur ēastit. Do tė kėrkohej tė viheshin qoftė njė apo dy faqe tė kėtij Ditari, tė fotokopjuara, qė tė shihet nėse ėshtė vėnė dorė apo jo nga pėrgatitėsit e tij. Libri i Luan Dodes “Kosova nė qėndrimet e Enver Hoxhės” (2006) , mund tė shėrbejė si njė vepėr plotėsisht e besueshme pėr tė nxjerrė dyzimin e diktatorit nė ēėshtjen kosovare. E themi kėtė, se tė gjitha argumentet janė tė saktėsuara me referenca dhe autori i ėshtė shmangur ēdo lloj subjektivizmi dhe retorike tė hamendėsuar.Nėse N. Hoxha e ka bėrė kėtė punė (botim tė “ditareve” nė njė kohė kur bashkėshorti i saj ka lėpirė gjithēka thoshte gjer nė vitin 1948), ajo e ka rėnduar edhe mė tej rolin e panegjirikes sė diktaturės. Nė qoftė se ka dashur t’i bėjė njė sfidė “Zonjės sė Zezė”, aq mė keq pėr tė. Mjafton tė themi se ky libėr tashmė ėshtė bėrė njė best-seller ndėrkombėtar, ndėrsa protagonistes sė acarimit barbar tė luftės sė klasave, i besojnė vetėm tė indoktrinuarit e nostalgjisė, qė ėshtė njė plagė nė shoqėrinė shqiptare, njė fatkeqėsi e pėrforcuar nga mungesa e destalinizimit dhe nga vazhdimėsia e doktrinės staliniste nė vendin tonė, kur kjo dukuri mortore (e kultit tė Stalinit) u zhduk nė tė gjitha veprimtaritė partiake tė botės, me disa pėrjashtime qė nuk numėrohen as me gishtat e njėrės dorė.
Tani na duhet tė flasim konkretisht pėr kundėrthėniet e librit, qė shpresojmė tė jetė i fundit, i pėrgatitur nga propagandistja e sė keqes, Nexhmije Hoxha.Nė f. 80 shkruhet pėr “qėrimin nga Kosova tė Dushan Mugoshės, si edhe i rankoviēėve tė tjerė me damkė”. Por a nuk kemi pėrlotjet pėr largimin e kėtij krimineli, me letra dashurie nga zonja e bllokut, Mugoshės, qė ka pas vrarė me dorėn e tij antifashistėt e kthyer nga universitetet europiane, pėr tė luftuar kundėr okupatorit, Besnik Ēanon, Qeramudin Sulon, Adi Kasimatin e tė tjerė? (“Batalioni Besnik Ēano” i rinisė nacionaliste pėrmendet si pjesėmarrės nė luftime tė pėrgjakshme kundėr pushtuesve serbė – L.Dode, f.68). Faji i tyre ishte se e luftuan okupatorin nė formacione nacionaliste dhe jo tė n. ēl-s. Nė f. 102 tė kėtij Ditari, pėrsėritet prapė Dushani, i krahasueshėm me Rankoviēin. Por sa nacionalistė e n.-ēl-ė janė vrarė pėr kundėrvėnie ndaj Dushanit. Le tė pėrmendim vetėm Edip Tėrshanėn dhe Ramize Gjebrenė… (Nga burgu, para se ta ekzekutonin, Edipit iu gjet njė letėr drejtuar Enverit: “Kjo asht tradhti kombėtare”!). Nė f. 195 tė Ditarit tani na jepet citati i Mugoshės; qė kėrkoi qė “Krahina e Kosovės t’i aneksohej Serbisė”. Tė vrarėt nga Dushani a i dalin, vallė, nė ėndėrr Nexhmijes: – “Tani u kujtove ti, Ledi Makbeth?”.Nė f. 148 kemi fjalėt e bukura se “jemi njė komb, jemi njė gjak, jemi vėllezėr”. Le tė lexohet libri pėr Namik Luēin, ku njė mori kosovarėsh e marrin si shembull atdhedashurie, qė u arratis nga pėrndjekjet e UDB-sė dhe ra nga shiu nė breshėr nė Shqipėri. Ishte njė kimist – shkencėtar qė ka bėrė inovacione teknologjike dhe e merrnin pėr ekspertizė ata tė ministrisė, kur nuk kishin nga t’ia mbanin. E izoluan, si tė ardhurit e tjerė nga Kosova; e burgosėn, e katandisėn tė sėmurė kur erdhi liria e 90-s. Vdiq i ri, nga vuajtjet e hetuesive. Kosovarėt ishin miq, kinezėt ishin vėllezėr! Nė kėtė libėr tregohen sesi ishte shpifur gjithė ai mosbesim patologjik pėr t’i ēuar kosovarėt larg njėri-tjetrit, me shpatėn e Damokleut pėrmbi kokė! Tani na u kujtuan tė pėrvetėsojnė shprehjet e nacionalistėve tė Mukjes tė cilėt, nė fillim tė gushtit tė 1943-shit, kur u zhvilluan punimet e kėsaj mbledhjeje, kishin shumicėn e formacioneve luftarake nė tė gjithė vendin, siē pohohej edhe nga mjaft n.ēl-ė tė kohės. Nac.ēl.-i Haki Stėrmilli flet me simpati pėr Y. Dishnicėn dhe pėr M. Gjinishin, madje edhe pėr deputetin e legjislaturės sė parė, Shefqet Bejėn, qė u ekzekutua se ishte pluralist! (“Mukja, shans i bashkimit, peng i tradhtisė” f. 29, 46, 100). Nė f.37 tė kėtij libri shohim kėtė dialog interesant ndėrmjet Hasan Dostit dhe Mustafa Gjinishit, nė shtėpinė e Ramazan Jaranit: “-H.D: Kush ka influencė dhe forca mė tė mėdha?-M.Gj: Nacionalistėt.H.D: Kush do tė fitojė? -M.Gj: Po tė bashkohemi, do tė fitojė Shqipėria.H.D:Po tė mos arrihet bashkimi, atėherė do tė fitoni ju, sepse e dini dobėsinė tonė. Ne, si demokratė qė jemi nuk mund t’ju konsiderojmė armiq e t’ju luftojmė pa skrupull, ashtu siē bėni ju ndaj nesh. –M.Gj:Po fituat ju, e di qė nuk do tė mė hyjė gjembi nė kėmbė, pėrndryshe s’dihet si do tė vejė fati yt dhe imi, bashkė! Njė profecķ tragjike kjo e Mustafa Gjinishit, qė u vra prapa krahėsh, u shpall hero, pastaj tradhtar! Tani, pas ’48-s, kur mund tė flasėsh ē’tė duash kundėr Miladinit, Dushanit, Velimir Stojniēit, Niaz Dizdareviēit, Zvetovar Vukmanoviēit (Tempos), e shumė tė tjerėve, tė cilėve u ėshtė qėndruar me dorė nė zemėr. Madje edhe kundėr Titos, i cili ishte ngritur nė qiellin e shtatė. Tani s’lė gjė pa thėnė. Por ėshtė kapitull mė vete. Mund tė kemi rastin nė ndonjė shkrim tė veēantė pėr kėtė subjekt. Nė f. 250 lexojmė: “Asgjė nuk mund t’i mbulojmė e t’i justifikojė raprezaljet e pėrgjakshme kundėr shqiptarėve nė vitin 1945…”. E turpshme! Flitet, pa e pėrmendur me emėr, pėr masakrėn e Tivarit, nė mesin e marsit tė vitit 1945, ku u vranė mbi 4500 kosovarė tė pafajshėm. Shifrantit qė i ēoi nė tavolinė lajmin e zi tė R.Alisė, tė dekodifikuar, E.H.-a i kishte thėnė ta qepte kudo gojėn se i ikte koka! Tani na thotė: asgjė nuk
mund ta mbulojė kėtė krim! Na i thotė ai, qė e mbuloi vetė! Ndėrsa shifranti e hapi gojėn pas nėntėdhjetės, se s’e mbante dot pėrbrenda. Akuzohen serbėt pėr gjyqe false kundėr kosovarėve (E.H. ėshtė vetė prototipi i gjyqeve false). “Ne nuk jemi me dy faqe” (f. 297) – shkruan ai. Nė tė vėrtetė ėshtė me 12 faqe: Me Jugosllavinė, kundėr Jugosllavisė; Me Titon, kundėr Titos; me Rusinė, kundėr Rusisė; me Kinėn, kundėr Kinės! Kundėr Krushovit, pastaj pritje madhėshtore e tij, sėrish kundėr Krushovit, gjer nė fund! Por E.H.-a u ka marrė edhe shprehjet nacionalistėve (tė vrarė mė pas prej tij), nė tradhtinė qė i ka bėrė mbledhjes sė Mukjes, me urdhrin tėrė mllef tė M. Popoviēit. Nė kėtė rast ėshtė vėnė nė rol tė plagjiarit!

Ky artikull eshte postuar me Monday, 13/02/2012 ne oren 9:54 am tek kategoria


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Wed Feb 15, 2012 11:18 pm

Enveri bile nuk paska qesh me Titen, si RUGOVA me Milloshin,bile qendrim dinjitoz paska mbajtur,e veprat ja shohim ma von...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3254
Age : 37
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 2:19 am

Rrushi sheh rrushin dhe piqet ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 9:08 am

Parauniversitari, Berisha: Kinezēja, gjuhė e dytė

Reformim i plote per arsimin parauniversitar, si kusht per cdo komb te zhvilluar. Keshtu eshte shprehur sot kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e radhes te kabinetit, duke njoftuar per ligjin e ri per arsimin parauniversitar.
Sipas tij, ligji merr parasysh zhvillimet e rendesishme ne arsimin profesional dhe i jep vendin e duhur formimit te nxenesve, duke shperblyer edhe punen e arsimtareve. Berisha duke vene ne dukje prirjet e shqiptareve per te mesuar shpejt gjuhet e huaja ka kerkuar te kete nje zgjerim te spektrit, per te pare me prioritet edhe gjuhe te tjera si spanjishtja e gjuha kineze. Madje ai ka theksuar se kinezcja duhet te jete gjuhe e dyte.
“Shqiptarėt janė poliglotė tė lindur. Askush nuk ka aparatin mė tė pėrshtatshėm pėr tė folur ēdo gjuhė se shqiptarėt. Shqiptarėt duhet tė hapen mė shumė edhe ndaj spanjishtes dhe kinezēes. Sistemi ynė duhet tė pasqyrojė botėn nė tė cilėn jetojmė. Kjo botė flet vetė ndaj dhe ėshtė e domosdoshme qė nė sistemin tonė arsimor nė pėrqindje tė caktuar krahas gjuhėve tė tjera tė mėdha, detyrimisht tė jetė si gjuhė e dytė dhe gjuha kineze”- tha kryeministri.
Ai ka theksuar se ligji hartohet mbi bazėn e parimeve mė tė avancuara tė arsimit nė vendet anėtare tė EOCD-sė dhe BE-sė pasi Shqipėria ka si projekt kryesor integrimin e saj tė plotė nė BE dhe shndėrrimin e kėtij vendi nė njė vend tė zhvilluar.
“Ligji vjen pas pėrpjekjesh tė mėdha pėr tė konsoliduar arsimin parauniversitar i cili e vėrteta ėshtė se pas pėrmbysjes sė sistemit komunist dhe kolapsit qė pėsoi sistemi i shkollave tė mesme tė arsimit bujqėsor, sistem i cili ishte 8-9 herė mė i madh se sa ai i gjimnazeve”- tha Berisha, ne fjalen e tij.
Sipas Berishes, nė vitin 2005 nga ata qė mbaronin shkollėn 9 vjeēare vetėm 67% e tyre ndiqnin shkollėn e mesme.
“Vitet e arsimimit pėr frymė ranė nga 11.3 nė 9.2. Pra pati njė rėnie me pasoja jo tė vogla, njė braktisje masive tė arsimit, veēanėrisht nga arsimtarėt pėr shkak tė rrogave simbolike” tha ai.



Qe vlla kush e vazhdon rrugen e pa mbaruar te xhaxhit ENVER pse nuk po e pranojm realitetin,ky esht me librez komunist ku esht Arbria se ka me ju ber zemra mal....!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 9:53 am

I eu Xheme, edhe pse ketu nuk foleshte per Rugoven, pse edhe ati te mos i jepet haku ne baze te veperave ti. Ka ta matish nuk behet krahasimi ne mest Ibrahimit dhe enverit! Ne don me krahasu enverin me fadilin, ali shukrin, pse jo titen, dikur ishte mesuesi te dy hoxheve si anedej e kendej.Per ate duhet historia te rishikohet te gjinden gjenat qe nuk na ashte then neve.Pershendetje taneve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 68
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 9:58 am

ahahaha sala do me bo ramen prej greku kinez, kurbani kinezqes ekonomia e ka fajin o xheme, sala kujton se kina ka me zapetu dynjan ! Mjafeton te mesojem. ingliterqe e gjermanishte, po sala frigohet nga kinezqja e spanishtja!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 4:14 pm

Jo LUMO mendimi yt esht njashtu ok veq se edhe Rugova esht nji brum,kta jan te gjith te kaverdisur.
Pa dhan ti kontribut nuk mundesht me qen kryetar i LKJ si Rugova,ka pozita te mdhaja,dhe grada te mdhaja ka pas ne at koh pa keq kuptime ja po shtim tan ja asnji pra.

Enveri jem po , e Rugovna yt jo, kshtu nuk shkon nuk kem nji sinqeritet te ndersjellt nder veti ateher,e prijashtojm njeri tjetrin nga sineriteti dhe realiteti, dhe nuk jem te denjé nderveti,te polimizohet tutje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 38
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 4:49 pm

Ibrahim Rugova figura me karizmatike e popullit Kosovare ne aspiratėn pėr pavarėsinė e Kosovės.

Ky burrė shteti qe gjithė jetėn e tij ja ka kushtuar ēėshtjes kombėtare shqipatere asaj kosovare, ka qene dhe ngelet figura me karizmatike e shumicės se popullit Kosovare ne gjithė historinė e ekzistencės se vet, mbasi Ibrahim Rugova me menēurinė dhe intelektin e tij prej njė burri shteti ka ditur te mbroje me vendosmėri dhe atdhedashuri te pashoq dinjitetin dhe nderin e te qenurit Shqipater ne Kosovėn tone te lavdishme. Biri Cerrces i diplomuar ne fushen e letėrsisė ju pėrkushtua politikes me qėllimin e vetėm dhe kryesor qe te mbronte aspiratat e shenjta te popullit kosovar te shtypur e te persekutuar duke krijuar me 23 dhjetor te vitit 1989 partine e pare atė Lidhja Demokratike e Kosoves.

Ideatori dhe udhėheqėsi i kėsaj partie gjate gjithė veprimtarisė se vet ka zhvilluar njė aktivitet te pastėr patriotik e liridashės nene hundėn e serbve pėrbindėsh dhe ka shfaqur hapur dhe pa frike platformen dhe dėshirėn e gjithė popullit te Kosovės duke kėrkuar pavarėsi te Kosoves ne kohen qe Serbia ishte ne kulmin e saj te shtypjes dhe urrejtjes kundėr Kosovarėve . Ibrahim Rugova jo vetėm qe nuk ju tremb makinerisė shtypse e shfarose serbe por krijoj ne hundėn e tyre parlamentin dhe qeverinė Kosovare atėherė qe kulmi i zemėrimit te popullit kosovare kishte arritur ne piken me te larte te saj. Fillimi i masakrave ēnjerėzore qe Serbia filloje ta vere ne zbatim kundėr kosovarėve ne vitin 1998 e gjeti Ibrahim Rugovėn ne Prishtine dhe si burrė shteti qe ishte , trim e i papėrkulur dhe intelektual qėndroj ne shtėpinė e tij ku nga dita ne dite i kėrcėnohej jeta e tij dhe e familjes me zhdukje dhe ekzekutim nga ushtria e Millosheviēit. Por edhe pse ne rrezik pėr jetėn e tij
dhe te familjes ky burrė shteti nuk pranoj te behej vegėl e Miloshevicit per te realizuar qėllimet e mbrapshta te Serbisė para opinionit ndėrkombėtare per te justifikuar gjenocidin kundėr kosovarve qe kishte filluar, por Ibrahim Rugova deklaroj se qėndresa e shqiptareve te Kosovės ėshtė e ligjshme dhe e drejta e tyre pėr pavarėsi.

Ibrahim Rugova ka treguar gjithmonė tolerancė ne politik si udhėheqės moderator qe njihet nga vet populli kosovare por edhe nga ndėrkombėtaret ai ėshtė simboli i bashkimit dhe i pavarėsisė pa te cilin nuk munde te identifikohet Kosova. Gjate viteve pas lufte Ibrahim Rugova si i zgjedhur ne postin me te larte te vendit atė te Presidentit ai ka mbajtur njė qėndrim te qarte dhe te prere ne lidhje me statusin final te Kosovės duke deklaruar kudo ne te gjitha kancelaritė e botes se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e plote e Kosovės te cilėn kosovaret e kane merituar prej kohesh por qe ne mėnyrė te padrejte ajo i ėshtė mohuar. Lidhja demokratike e Kosovės nen udhėheqjen e drejtpėrdrejtė te liderit te saj Rugovės ka fituar katėr here zgjedhjet ne Kosove duke dale fituese nga vota e shumicės kosovare, gjė e cila tregon se vete lideri i kėsaj force ėshtė ne njė linje me dėshirat dhe aspiratat e popullit kosovare dhe si i tillė e ka merituar votėn plebishitare te tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Thu Feb 16, 2012 7:56 pm

Ku na humbe ori Arbri si e kem SALI kinezin se ka marr hapa permanet per kinezet se ka nastalgji,ekjo tregohet vetum me vepra e SALES sa her i flasin veprat si ne ket rast te ia fusim Amerikes, sikur te ia futesh drites syrit.
Per Kinezet dhe keta kinezet e sALES dot na hanin ne vend te kermillave me ruset, shifet kjart ky ruso-sllavofil- qe i mbron interesat e tyre gjeostrategjike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 66
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Sun Mar 25, 2012 6:15 pm

Ahmet Zogu-Enver Hoxha

Eshte e kotė tė debatohet pėr kėto dy figura qė kanė vrarėaqė shumė shqiptar. I pari iku nga Fan Noli dhe u strehua nė Beograd. Serbia me ushtrinė e saj e ktheu nė Tiranė dhe e bani mbret dhe ai i likuidoi te gjithe kundershtaret politik
Te dytin, Enverin, Tito dhde Jugosllavia e bane kryetar i Shqiperisė dhe ai i vrau te gjithe kundershtaret politik.
Sot shqiptarėt e Tiranės ia rrezuan bustin Enverit dhe do ti ngrisin nje bust Zogut. E rrezon bustin e nje vrasesi dhe ngrit bustin te nje vrasesi tjeter. Ēka do te thoshte Avni Rrustemi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Kalosh Dani e shumė tė tjerė qė ai i vrau.
Edhe sot, Saliu e Rama, po tekishin mundesi do ta vrisnin njeri-tjetrin. Une mendoj se nuk ka vend pėr pėrmendore asper Zogun e as per Hoxhen, ata le ti kujtoi dhe gjykoi Historia dhe gjeneratat qėdo te vine pas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: