Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Helms njofton Reganin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Helms njofton Reganin  Empty
MesazhTitulli: Helms njofton Reganin    Helms njofton Reganin  EmptySun Jan 01, 2012 11:07 pm

Kur Xhezi Helms i kërkonte Reganit që Kosova të bashkohej me Shqipërinë jo komuniste

Në vitin 1983, senatori republikan Xhezi Helms i shkruante presidentit konservator Ronald Regan:

Fatkeqësisht, por është e vërtetë se rajoni i Ballkanit për dekada është keqkuptuar dhe pak vëmendje ka marrë nga ne. Historikisht, situata në Ballkan nuk ka qenë statike. Perandoria e vjetër Ruse si dhe regjimi sovjetik, gjithmonë kanë synuar një bazë tokësore kontrolli në Mesdhe dhe në portet me ujëra të ngrohta. Me përjashtim të porteve sovjetike ne Detin e Zi, të gjitha portet e tyre kryesore janë të ngrira për 6 muaj në vit. Portet e Detit të Zi, në fakt kontrollohen nga Dardanelet.. Ndaj, pa habi, Bashkimi Sovjetik ka vijuar të krijojë terrenin për destabilizimin e Ballkanit. Sovjetët duan ,aktualisht, të kenë kontroll fizik në vendet e Ballkanit.“

Helsm shqetësohet se sovjetikët do arrinin kontrollin e detrave të ngrohta dhe do të fusin sërish në bllokun e Moskës, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Helms njofton Reganin se një veprimtari subversive dhe propagandistike synon destabilizimin e Greqisë.

´`Partia Komuniste e Greqisë nën urdhrat e Bashkimit Sovjetik, ka vazhduar aktivitetin subversiv dhe kjo solli reagimin e ekstremistëve të djathtë që përdorën Forcat e Armatosura. Në vitin 67 grushti i shtetit nga kolonelët ishte një reagim i skajshëm. Jo vetëm eliminoi stabilitetin që vinte nga monarkia, por përgatiti terrenin që të majtët si Greqia dhe përreth, të kryenin kundër grushte shteti, çka sollën në fuqi Karamanlisin.“

Ultra konservatori Xhezi Helms, konstaton se në Jugosllavi, nacionalistet kanë momentin e tyre. “ Federata është nën kërcënimin e grupeve etnike. Fakti se serbët kontrollojnë ekonominë dhe mënyra se si ndajnë fondet, ka krijuar kundërshti te kroatet, shqiptarët, sllovenët dhe maqedonasit.“

Helms i kujton Reganit se “ në vitin 1970 nacionalizmi kroat u bë një kërcënim real për Federatën Jugosllave. Përplasje me armë, janë raportuar në vitin 1970 dhe sabotimet vazhdojnë edhe sot. Ndërsa Jugosllavia u përpoq të shtypte me dhunë nacionalizmin kroat, grupe të tjera brenda federatës si rajoni i Kosovës, që është etnikisht shqiptare, dhe Maqedonia kanë filluar të kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare.“

Helms ka informacion nga CIA, se Moska “ vazhdon të orkestrojë këtë ndarje etnike në favor të BS.“

Helms e di mirë se Moska ka kohë që kërkon të destabilizojë Jugosllavinë, “ duke përdorur ndjenjat nacionaliste, madje pa dijeninë e atyre që kërkojnë të drejtat e tyre.“

Për ne shqiptarët, është me interes konkluzioni i senatorit Helms. Ai i shkruan presidentit Regan se : ´`Në rastin e Kosovës, sovjetikët kanë ngritur një organizatë të quajtur Fronti i Kuq, financuar nga Moska dhe frymëzuar nga Tirana, edhe pse nuk ka lidhje diplomatike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. Fronti i Kuq, ka orientim marksist-leninist, por manipulon ndjenjat anti-serbe, që janë sunduese mes shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Kosovës dhe vende të tjera. Fronti i Kuq operon në komunitetet shqiptare në Belgjikë, Gjermaninë Perëndimore, Zvicër, Turqi, SHBA, Kanada dhe Australi, disa me emra të ndryshëm. Incidentet e agjentëve komunistë të kontrolluar nga Beogradi dhe regjimi i Tiranës, janë rritur në numër dhe aktivitete në komunitetet shqiptare nëpër Botë, veçanërisht në SHBA dhe Jugosllavi.“

Helms, nuk harron të njoftojë Reganin edhe për situatën në Maqedoni. Ai ka informacion të thellë se Moska ka manipuluar ndjenjat nacionaliste ne Maqedoni

“ përmes surrogateve bullgarë“. Helms, sipas të dhënave nga CIA, i përcjell të dhënat presidentit konservator, se Bullgaria ka deklaruar se 1/3 e Maqedonisë i takon Shqipërisë dhe 2/3 Bullgarisë. Helms mendon se :“ Bullgaria ka planet e saj për Maqedoninë që të krijojë Bullgarinë e Madhe. Kemi raportime se Bullgaria po fut para dhe armë për grupe brenda Maqedonisë të krijojë destabilizim dhe trazira.“

Helms i shpjegon me hollësi Reganit se si Moska kërkon të ngrejë një rrjet pan- sllav mes serbëve, maqedonëve dhe bullgarëve. “ Analizat nxjerrin se sovjetët po manipulojnë një ndjenjë pan-ortodokse si dhe një ndjenjë etnike pan-sllave . Mbështetja e Malit të Zi merret e garantuar.“

Situata në Kosovë

Helms i kujton Reganit se mbreti Leka I në vitet 60-të krijoi Këshillin Ushtarak- të Lëvizjes për Çlirim (MCLEA), me qëllimin për çlirimin e Shqipërisë Etnike, madje ai krijoi një rrjet me shqiptaret brenda Jugosllavisë ( Kosovë).

Helms shkruan, pa nguruim:

“ Ndodhën dy reagime: E para ishte rritja e valës së nacionalizmit në komunitetet shqiptare në Jugosllavi dhe e dyta: është fakti se u krijua nga BS një organizatë paralele me MCLEA.. Të dy këto organizata janë formuar nga vullnetarë, ku ndjenja për nacionalizmin shqiptar është rritur deri në atë pikë sa ata janë gati për rreziqe të mëdha për bashkimin e Kosovës me atdheun e tyre. Veprimet e Këshillit Ushtarak i dhanë popullit në Kosovë një mundësi për rritjen e ndjenjave nacionaliste me veprime konstruktive për të luftuar regjimin aktual në Tiranë. Ata mendojnë se përmes Çlirimit të Shqipërisë, shanset për t´u bashkuar me atdheun do rriten shuma dhe kjo mes negociatave paqësore me Federatën Jugosllave dhe qeverinë në Beograd.“

Pra, duke analizuar këtë informacion, duket se Zogu, duhet të këta pasur edhe bisedime me Beogradin dhe kishte një garanci se nëse, Lëvizja e tij do hiqte regjimin komunist, Beogradi do ishte dakord që Kosova të shkonte me Shqipërinë. Por, a kishte bërë ndonjë pazar Zogu me jugosllavët dhe a ishte realist mendimi amerikan se Zogu mund të çlironte Shqipërinë!? Zogu e kishte përdorur Beogradin, dikur, për të riardhur, vjedhurazi, në pushtet, pas revolucionit demokratik të Nolit. Ai kishte qenë mik në pallatin e pushtetit në Beograd, dhe mbase, qysh asokohe kishte nisur apo rinisur lidhjet e vjetra!?

Pra, Uashingtoni mendonte për Çlirimin e Shqipërisë dhe bashkimin paqësor me Kosovën, megjithatë, dhe me lejen e dhënë nga Tito. Moska nuk mund të rrinte pasive në Ballkan. Në Byronë Politike në Tiranë , Moska kishte njeriun e saj, kryeministrin Shehu, ndërsa Beogradi kishte Hoxhën dhe Kapon. Kapo ishte lojtar i dyfishtë.

Kur Moska nisi de stalinizmin e kampit socialist, ata donin Kapon si kreun e Shqipërisë, por Shehu e kuptoi se nëse Hoxha do trajtohej si Stalini, pra do të dënohej, dhe do të pushkatohej nga Kapo, dhe Shehu do trajtohej si Beria. Moska e detyroi Hoxhën që të dorëzonte postin e kryeministrit dhe nuk do të ishte më Sekretar i Përgjithshëm por Sekretar i Parë. Moska do të niste shkatërrimin e Beogradit dhe, befas apo logjikshëm, si fushëbetejë do zgjidhte Kosovën, duke spekuluar me nacionalizmin shqiptar por edhe duke përfituar nga njeriu i tyre në Tiranë, kryeministri Shehu. Kapo kishte qenë ministër i Shqipërisë në Beograd, dhe duhej të ishte rekrutuar, edhe nga Tito.

Për të treguar besnikëri dhe provën se kishte firmosur për Beogradin, Hysni Kapo nuk e kishte pasur problem të dirvorconte gruan muslimane dhe të martohej me një të krishterë ortodokse, që të tregonte se pranonte të ishte lojtar i Beogradit.

Helms, sa analitik por dhe prognozues, vijon:

“ Përpara se të vdiste marshalli Tito, organizatat e kontrolluara dhe të influencuara nga Moska, filluan veprimet ushtarake në Kosovë. Deri atëherë ata e kishin përmbajtur veten vetëm duke rritur numrin e anëtarëve dhe duke perfeksionuar lëvizjen ilegale duke pasur si mbulojë nacionalizmin. Në të njëjtën kohë disa anëtarë të qeverisë në Tiranë, kishin filluar tí politizojnë klasën intelektuale të shqiptarëve në Kosovë. Ideologjia ishte karakeristikë e Tiranës dhe kësisoj ata i ofruan Kosovës një zgjidhje marksiste-leniniste me qellim maksimal bashkimin kombëtar shqiptar. Kjo ishte dhe është e pranueshme me disa nga zërat vokalë të klasës intelektuale, por nuk është pranuar kurrë nga masa e madhe e popullit në Kosovë dhe pa diskutim e atyre që jetojnë në Shqipëri.“

Pra kemi një dyzim . Moska, përmes Tiranës kërkon një bashkim të Kosovës me Tiranën komuniste përmes marksizëm- leninizmit. Qartazi, del se një pjesë e intelektualëve janë dakord të jenë vegla e Moskës dhe e Tiranës.

Populli, sipas Helmsit është kundër! A janë amerikanët realë në këtë konstatim!? A e hiqte dot një mbret pa fuqi, një perandor të ri komunist si Hoxha!?

Helms vazhdon të mbrojë tezën e tij të bashkimit tonë kombëtar:

“ Më 11 mars, 1981 pati një shkëndijë në trazirat e Universitetit në Prishtinë, shëkndija u dha nga një urdhër nga byroja politike në Tiranë. Ky urdhër, ka mundësi të jetë dhënë pa dijeninë e Hoxhës nga Mehmet Shehu, asokohe kryeministër. Kemi dijeni se edhe përpara kësaj , ka pasur përplasje mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, lidhur me mundësinë që Shqipëria të bashkohej përsëri në influencën e Bashkimit Sovjetik.“

Pra, për Uashingtonin, Hoxha dhe Shehu kanë pasur përplasje dhe kundërshti me mundësinë që Tirana të bashkohej me Moskën. Pra, Shehu, del si njeriu i Moskës apo ka qenë e kundërta sepse mesazhet e Tiranës nuk janë kuptuar kurrë si duhet nga Uashingtoni. Nëse trazirat e studentëve ishin lojë e Moskës, del se Shehu ishte njeriu i tyre, por nëse Shehu dha urdhrin e kryengritjes, por pa urdhrin e Moskës, skenari mbetet enigmatik. Ideja e Zogut ishte zbehur. A ishte Shehu lojtar i Uashingtonit!? Nuk ka asnjë shans, sepse kjo do të ishte vënë në dukje në informimin që Helms i bënte, me shumë hollësi, presidentit Regan. Shehu ishte po aq diktator sa Hoxha, por duke e sfiduar me mbështetjen e tij për trazirat në Prishtinë, Shehu donte t´i tregonte si Moskës dhe Uashingtonit, se ai ishte lideri real i Tiranës, ndërsa Hoxha një kufomë politike. Por Shehu kishte nënvlerësuar Ramiz Alinë, mikun e ngushtë të Nexhmijes, asaj që drejtonte Policinë Sekrete së bashku me mikun e saj të vjetër Alia.

Helms raporton për Reganin , duke dhënë detaje se çfarë ndodhi në Prishtine. Natyrisht, që shfrytëzon spiunimet e CIA-s. Mbase ai kërkon të nxisë për reagim ushtarak presidentin, ndaj shifrat rriten. Kjo nuk është hera e parë, as e fundit. Kur u goditën Kullat Binjake, fillimisht u tha se u vranë mbi 6 mijë vetë dhe Bush hyri në Luftë ,por më vonë doli se ishin afro 3 mijë vetë. Loja e shifrave , gjithmonë ka luajtur një rol sugjestionues për ata që do merrnin vendimin fundor të një lufte masive që do kërkonte gjak për të zhdukur edhe një regjim gjakatar komunist, qoftë edhe aq të vogël sa regjimi i Tiranës.

Helms shkruan se :

“ Trazirat zgjatën disa ditë dhe u përhapen në qendra të tjera të mëdha në Kosovë, përfshi Pejën, Gjilanin dhe Shkupin. Në veçanti përplasjet me armë u bënë më të ashpra në Zonat e Drenicës dhe Rugovës. Në 5 ditët e para, humbjet e jetëve, pa përmendur plagosjet, janë më shumë nga shifrat q jep shtypi me 11 të vrarë dhe 60 të burgosur. Shifrat aktuale janë 1600 të vrarë dhe 5 mijë të burgosur. Që nga ajo kohë situata në Kosovë është bërë më kritike dhe shumica e zonave malore të Kosovës janë prekur. Që nga 30 korriku 1982, shqiptaret kanë humbur 11.800 njerëz, numër i madh janë plagosur dhe nga 20 mijë deri në 3o mijë janë arrestuar dhe ndaluar. Shifrat e dhëna nga Tanjugu, Shtypi Jugosllav, ka rreth 600 të burgosur me dënime nga 15 deri 30 vjet.“

Këto janë shifrat , që Helms paraqet për Reganin. A janë reale? Por ,natyrisht, që shifrat e Tanjugut nuk janë reale, ndaj Helms, ka të drejtë të alarmojë Reganin dhe CIA, gjithmonë ka dhënë shifra që të nxiste Shtëpinë e Bardhë për reagim ushtarak.

Helms, përpiqet të bindë Reganin se problemi është edhe ushtarak me përmasa të mëdha. Beogradi ka lëvizur ushtrinë, dhe kjo mund të nxiste edhe Moskën. Nuk dihet se si do reagonte Tirana. Mehmet Shehu ishte për ndihmë ushtarake në Prishtinë. Ballkani mund të futej në luftë.

Helms vijon në informacionin e tij me detaje:

“ Ushtria Jugosllave ka lëvizur gjithsej 40 mijë trupa përfshirë 200 autoblinda disa helikopterë me mitraloza dhe disa bombardues duke rrethuar rajonin e Kosovës.“

Helms nuk ka gabuar kur ka raportuar për ndikimin e Mehmet Shehut me urdhrin e tij për të nisur trazirat në Prishtinë. Vrasja e kryeministrit të Hoxhës, nuk kalon pa u analizuar nga senatori me përvojë të gjatë për politikën e jashtme të SHBA.

Ai shkruan se :

“ Disa faktorë të rinj kanë dalë në dritë. Vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu në Shqipëri, është paraqitur nga qeveria si vetëvrasje, por në fakt ishte si rezultat i një përplasje gjatë një mbledhjeje të mbyllur në Politbyro, mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës.“

Më pas , Helms jep versionin e tij. Faktet janë goditëse për ne, por mbase edhe të fryra. Ku i dihet!? Helms vazhdon :

“ 15 vetë, raportohet të kenë vdekur në betejë me armë, pasi sharjet janë këmbyer, kur Hoxha ka këmbëngulur që Shqipëria të mos ngatërrohej në dhënien e fondeve dhe armëve për rebelimin në Kosovë. Në dijeninë time, ka pasur shkëmbime të vazhdueshme me armë mes mbështetësve të Hoxhës dhe Shehut. Si vijim janë përjashtuar 3000 oficerë nga Forcat e Armatosura dhe Policia e Sigurimit. Shehu ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, kurse kur vdiq ishte kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.“

Këto janë fakte, që ne nuk i kemi dëgjuar në Shqipëri sepse Sigurimi kontrollonte çdo gjë. A janë vrarë 15 vetë? Ku u vranë? Si u mbyll kjo çështje kaq sekrete? Nga i kishte gjithë këto informacione Helms, kur flet për sharjet në mbledhje mes Hoxhës dhe Shehut? CIA vepronte. Natyrisht që informatorët kishin hyrë deri afër dhomës së gjumit të Hoxhës dhe Shehut.

Situata është kritike. Unë e mbaj mend mirë. Kur u vra Shehu, ka qenë dhjetor. Ishte ftohtë. Diçka flitej. Ishte e nesërmja me pak shi dhe ftohtë. Tirana heshtte. Njerëzit kishin frikë të flisnin, por shumica besonte se Shehun e kishin vrarë. Ndërsa jam kthyer atë natë në shtëpi, i kam thënë nënës sime se Mehmet Shehun e vranë dhe ajo më ka thënë mos i thuaj njeriu dhe mos dil nesër nga shtëpia. Televizioni dha lajmin e vetëvrasjes, por ai lajm nuk bindi askënd, madje edhe vet Hoxha nuk u bind, deri sa një vit më vonë, do akuzonte Kadri Hazbiun se kishte vrarë kryeministrin e tij Shehu.

Vrasja e Mehmet Shehut, nga Moska, Prishtina apo Beogradi?

Pati shumë dyshime. Nga i erdhi vdekja Mehmet Shehut? Nga dora e tij apo duart e Hoxhës?!

Vrau veten? E vranë rojet e Hoxhës, roja e vet, gruaja e tij apo një ish-shërbyese e vilës?

A u harruan lidhjet e kamarieres së Shehut me Xhevdet Mustafën në Stamboll? Pse nuk kthehet Halit Bajrami nga Zelanda e Re? A e vrau Shehu Isuf Gervallën, pas një letre që akuzonte Shehun se do fuste armë në Kosovë?!

“Vrasësi jeton në Tiranë dhe ka një bisnes të madh”,-deklaratë e një pjesëtari të familjeve të bllokut.

Një i afërm i Kadri Azbiut: “Kadriu i ka thënë Mehmet Shehut t’a vrasim Hoxhën dhe Shehu i ka thënë:” lëre të vdesë vetë plaku”.

Një shqiptar me origjinë greke i arratisur në SHBA: “Kur kam qenë në burg në Shqipëri kam pasur në qeli një ushtar që dinte vrasësin.”

A ishte diçka e sajuar nga Hoxha dhe propoganda e tij? Por shumë shqiptarë nuk besuan se kryeministri kriminelo-komunist mund të vriste veten. Shehu ishte shumë i fuqishëm, thuajse po aq sa Hoxha, ndaj SHBA e cilësonte Shqipërinë si regjimi i Hoxhës dhe Shehut. Në vitin 1949 ambasadori i SHBA në Paris, njoftonte sekretarin e Shtetit se:

“Kontrolli politik ushtrohet përmes regjimit të Hoxhës dhe njeriut të Moskës, Shehu, Ministër i Brendshëm dhe vazhduesi zyrtar i Hoxhës ( Ai nënvizon se Shehu, Gjeneral-Major, është zëvendës-Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Sekretariatit të Partisë” ( Papa Robert. 2000. Pragmatizëm. SHBA ndaj Shqipërisë, faqe 160)

Në vitin 1946, përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri, Jacobs, përmes një burimi brenda Hoxhës, mëson se Mehmet Shehu, i sapo kthyer nga Moska, kishte raportuar në Kabinetin e Ministrave. Shehu kishte thëne se: “sipas Moskës, Shqipëria nuk do të merrte asnjë dëmshpërblim nga italianët”. Moska, përmes njeriut të saj besnik Mehmet Shehu, të këshillonte qeverinë shqiptare. Shehu deklaronte se:

“Moska pret që qeveria shqiptare të lejojë që minierat dhe nafta shqiptare të shfrytëzohen dhe zhvillohen nga sovjetikët. ´Ishte Mehmet Shehu që kishte sjellë ndërrimin përfundimtar të kursit të Hoxhës pro BS-së dhe kundër SHBA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjeta 9
Fillestar/e
Fillestar/e
Gjeta 9

Male
Numri i postimeve : 21
Age : 68
Vendi : Suedi
Registration date : 04/02/2012

Helms njofton Reganin  Empty
MesazhTitulli: Re: Helms njofton Reganin    Helms njofton Reganin  EmptyFri Feb 10, 2012 9:06 pm

Dikush me serbin(Hoxha e Kapo) tjetri me rusin( Shehu), te gjithe me armiqte e perjetshem te Shqiperise dhe te shqiptarve, deri sa e cuan Shqiperine dhe gjithe Kombin shqiptar ne fund te pusit!
USA mikja e perjetshme e Shqiptareve dhe Kombit shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Helms njofton Reganin  Empty
MesazhTitulli: Re: Helms njofton Reganin    Helms njofton Reganin  EmptySat Feb 11, 2012 10:51 pm

Me dhimbet koha dhe energjia qe lexova ket shkrim, pa autor dhe add.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 69
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Helms njofton Reganin  Empty
MesazhTitulli: Re: Helms njofton Reganin    Helms njofton Reganin  EmptySat Feb 11, 2012 11:13 pm



Popujt që flenë, vdesin
ROBERT PAPA
03/12/2009 E nisa këtë shkrim me një thënie të Ismail Qemalit. Ka pasur të drejtë. Fatkeqësisht, shqiptarët e pëlqyen gjumin, dhe kjo u thellua gjatë diktaturës së Hoxhës.

Ne duartrokitëm, heshtëm dhe u tulatëm më shumë nga e gjithë Lindja komuniste. Po, popujt që flenë, vdesin! Ngriheshin hungarezët, çekosllovakët apo polakët; te ne sundonte injoranca dhe fshatarët, kriminelët dhe barbarët. Nuk pëlqyen dhunën as Postriba e as Himara, por edhe deri në fshatrat rreth Tiranës për vite me radhë strehoheshin antikomunistët, por pastaj gjumi i gjatë trysnoi çdo ide për liri mendimi. Por as një dritë, dëshirë veprimi. Pra, shqiptarët flinin kur bota hiqte peshën e diktatit dhe skllavërisë moderne. Ndërsa KGB-ja projektonte Gorbaçovin, te ne vareshin poetët si Avzi Nelaj në Kukës. Mos u habitni, KGB-ja projektoi Gorbaçovin, largqoftë nëse edhe Sigurimi ynë ka projektuar një imitim te ne, që vazhdonim të flinin edhe kur binte Muri i Berlinit apo kur pushkatohej si qen Çausheshku me Nexhmijen e Bukureshtit. Po si doli Gorbi?

KGB-ja dhe roli i saj

Në vitin 1985 KGB-ja ishte futur me sukses në aparatin e partisë dhe klasa e lartë politike kishte degraduar dhe ishte shumë e korruptuar. Në planifikimin e “Perestrojkës” KGB-ja ishte në krye. Memo nga Drejtoria e 6-të e KGB-së (Drejtoria e Problemeve Ekonomike) nënvizonin se ekonomia sovjetike ishte në prag të falimentimin, ndërsa studime nga Departamenti i Spiunazhit Teknologjik pranonin se ishin nën nivelin e SHBA-ve. Në vitin 1980, me një urdhër sekret të Andropovit, u krijua një grup i përzgjedhur ekonomistësh për të analizuar reformat ekonomike në Kinë, Jugosllavi dhe Hungari, me qëllim për të liberalizuar ekonominë sovjetike. Grupi u shpërbë në vitin 1984, pas vdekjes së Andropovit. Në vitin 1990 zëvendëskryetari i parë i KGB-së, Filip Bobkov, thoshte: “KGB-ja në vitin 1985 e kuptoi se Bashkimi Sovjetik nuk mund të zhvillohej pa ‘Perestrojkën’". KGB-ja po kërkonte një njeri për të shpëtuar Bashkimi Sovjetik dhe gjetën njeriun e tyre - Gorbaçovin. Sipas ndihmësit të Andropovit, Arkadi Volski, në testamentin e Andropovit shkruhej edhe: "… Shokë, anëtarë të Komitetit Qendror, për arsye të njohura nga ju, unë nuk marr dot pjesëmarrje aktive në drejtimin e Politbyrosë dhe në Sekretariatin e Komitetit Qendror, ndaj i kërkoj Plenumit të Komitetit Qendror të rishikojë dhe të ngarkojë me drejtimin e Politbyrosë dhe Sekretariatit si Sekretar i Përgjithshëm shokun Mikhail Sergeyevich Gorbachev." Po kur kjo iu lexua Plenumit të Komitetit Qendror, kjo frazë ishte hequr dhe Andropovi u zëvendësua nga Çernenko, edhe ai i sëmurë për vdekje. Gorbaçovi u detyrua të presë edhe një vit, deri në prill 1985, kur hipi në fronin e përgatitur nga KGB-ja. Në dhjetor të vitit 1984 Gorbaçovi kishte kritikuar ashpër ekonominë kapitaliste të tregut, tash kërkonte një "progres tekniko-shkencor".

Në vitin 1984 Gorbaçovi kishte vizituar Anglinë. KGB-ja u interesua shumë për vizitën e Gorbaçovit, duke e paraqitur si një sukses. Kjo u arrit nga shefi i spiunazhit të huaj, Kryuchkov, të cilin Gorbaçovi do ta emëronte kreun e KGB-së. Gorbaçovi ishte njeriu i KGB-së dhe KGB-ja kishte vendosur të mos luante MS nga prapa perdes, por të dilte hapur ndaj oligarkisë së plakur dhe të degjeneruar. “Perestrojka” hapi dyert drejt pushtetit për KGB-në. KGB-ja punoi shumë të ngrinte idhullin e gorbimanisë dhe hapi shumë lajme diskredituese për Jelcinin. KGB-ja kishte një dosje të gjatë për Gorbaçovin me materiale diskredituese, kësisoj ai do të luante për KGB-në. Në vitin 1959 KGB-ja po punonte për një lloj perestrojke për të manipuluar opinionin botëror. Gjatë kohës së Hrushovit KGB-ja hyri në strukturat e larta të partisë. Për 3 vjet kryetari i KGB-së, Shelepin, bëri gjithë përpjekjet të rekrutonte persona me arsim të lartë që kishin punuar në kërkime shkencore. KGB-ja ngriti bazën e pushtetit të ardhshëm. Në vitin 1961 Shelepini u transferua në pozicionin e sekretarit e Komitetit Qendror. Tre vjet më vonë ai ishte ndër regjisorët që hoqën Hrushovin. Rol kryesor në këtë puç luajti Vladimir Semichastni, një tjetër çekist, që kishte qenë sekretar i Konsomoli.

Po Uashingtoni nga cila anë e donte Tiranën?

Ja çfarë shkruante në vitin 1983 Xhezi Helms për ish-presidentin Regan. Helms paraqet qartë gjendjen e Shqipërisë-burg: "Ka 18 kampe përqendrimi, 6 burgje politike dhe 4 batalione të punës me forcë. Më të egrat janë burgjet politike, si burgu i Burrelit dhe burgu i Ballshit, më i madhi, me 6 mijë të burgosur. Kampet e përqendrimit, të mbyllura, si kampi i Spaçit, një minierë nikeli, ndërsa kampet në Fier dhe Ishëm janë kampe për punë me forcë, duke mohuar të gjitha kërkesat humane. Në vitin 1975, larg dëshpërimit, të burgosurit e Spaçit morën nën kontroll kampin, pasi vranë rojat dhe e mbajtën për tri ditë. Përfundimisht u shtypën nga dy kolona ushtarake, një e dërguar nga Tirana, një nga divizioni i Veriut me komandë në Shkodër. Të gjithë të burgosurit, 3500 veta, u ekzekutuan. Kampi u rimbush nga mbështetësit e Beqir Ballukut, elementë prosovjetikë në forcat ushtarake, që u përjashtuan pas pushkatimit të Ballukut, ministër i Mbrojtjes." Uashingtoni është informuar për Spaçin, për revoltën. Helms njofton se janë pushkatuar të gjithë të burgosurit. Shifrat nuk ishin të tilla, por dhuna ndaj tyre ishte mizore. Nuk ishte e lehtë të merrej një informacion nga Shqipëria, edhe pse CIA duhet të ketë pasur edhe spiunë, mbase deri afër Bllokut. Helms ndalet gjatë në kushtet e burgjeve dhe kampeve të internimit, ose kampet e punës me forcë, për të bindur Reganin se klika e Tiranës ka ngritur një burg të madh, ku shtypet një popull, edhe pse ka elemente rebelimi, por fatkeqësisht janë elemente prosovjetike. Burgjet e Hoxhës krijojnë ndikim deri te një figurë e madhe e Senatit amerikan, kreut të politikës së jashtme, Helms. Ai ka informacion të gjerë dhe të detajuar, ndaj vazhdon në raportin e tij për ish-presidentin Regan: "Kampet e përqendrimit të hapura, si ai i Vlorës ose tjetri në Mamurras, janë kryesisht bujqësore, ku njerëzit detyrohen të raportojnë tri herë në ditë te komisari i tyre lokal. Batalionet e punës shkojnë aty ku i urdhërojnë të kryejnë punë të renda ndërtimi. Pavarësisht nga komitetet e partisë dhe sistemi i spiunëve, po manifestohen akte rebelimi kundër regjimit. Edhe pse elementët projugosllavë janë eliminuar, disa elementë prosovjetikë kanë filluar të ngrenë kokë. Ndjenja nacionaliste, e fshehtë dhe e pa koordinuar, është e fjetur, por e tregon prezencën e saj mes akteve të sabotazhit. Ka pasur disa lëvizje pajtimi nga sovjetikët, haptas dhe fshehtas. Lëvizja më e hapur është bërë nga vetë Andropovi, e raportuar nga Pravda më 29 nëntor 1982." Pse nuk u bashkua Hoxha me Moskën?! Vallë kishte frikë se Moska do të rehabilitonte Shehun dhe nuk do të garantohej jeta e familjes së tij?! Ngelet enigmatike dhe e pashpjegueshme. Mbase përgjigjja duhet kërkuar te Nexhmije Hoxha dhe presionet që vinin nga Beogradi. Në lojë ishte Kosova. Hoxha dhe Alia nuk e donin Kosovën të ndarë nga Beogradi, ndaj nuk afrohen me Moskën. Bashkimi Sovjetik kishte nxitur revoltat në Jugosllavi, duke kërkuar pas shumë vjetësh raportin e Jaltës, 50 me 50. Jugosllavia kishte dalë nga raporti i Stalinit. Hoxha ka qenë i sëmurë. Nuk kalkulonte dot, edhe pse ftoi një gjerman të krahut të djathtë - Shtrausin. Lëvizje dyshimi dhe dëshpërimi. Thesari dhe arkivi i Hoxhës ishte dhe është në Vjenë. Austriakët me kohë kishin njoftuar Uashingtonin se Hoxha donte të hapej nga Amerika, por Uashingtoni nuk kishte besim te klika e Hoxhës dhe kujtonin se ai bënte lojën e Moskës, edhe pse kishte dalë, ose me mirë ishte dëbuar nga Traktati i Varshavës.

Spostimi i politikës së jashtme shqiptare

Mes vendeve ballkanike, Uashingtoni Shqipërinë e shikon si lojtarin kryesor dhe faktorin ndryshues jo vetëm të kufijve mes shteteve në Ballkan, por edhe kontrollorin e largimit të ndikimit sovjetik. Në vitin 1948 Titoja e kishte braktisur Tiranën, por as Moska nuk donte të kishte kontroll ndaj Shqipërisë. Të kujt ishim? As të Uashingtonit, as të Moskës. Tokë e askujt! Një tokë neutrale, apo eksperimentale. Stalini u largua vetë nga Jugosllavia dhe e la Titon nën kontrollin e Perëndimit. Titoja nuk donte të merrte Shqipërinë, s’e kishte frikë se mos ndërhynte Bashkimi Sovjetik ushtarakisht, kurse Stalini nuk ishte interes që Tirana të ishte satelit e tij, ndaj Hoxha nuk u thirr as në takimet e partive komuniste, as në Byronë Komuniste. Stalini nuk e pëlqente Hoxhën. Diktatori shqiptar kishte qenë me fat falë servilizmit të tij dhe krimeve të Mehmet Shehut, Berias shqiptar, që donte të mbante larg Kapon, njeriun e Beogradit, por edhe të zgjedhurit të Hrushovit për t’i zënë vendin Hoxhës. Ja se si e analizon komunizmin shqiptar dhe fatin e Hoxhës Xhezi Helms në raportin e tij "Congressional record-senate": "Në vitin 1948 elementët protitistë, nën Koci Dzoxha, u përpoqën për një grusht shteti kundër regjimit të Enver Hoxhës, por u zbuluan dhe u shkatërruan nga forcat e Sigurimit. Më 1960, kur Nikita Khrushchev po predikonte Detantën, ai ndërmori një udhëtim në Ballkan, përfshi Bullgarinë, Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Qëllimi parësor i këtij udhëtimi ishte të siguronte bashkëpunim për politikën e tij të Detantës. Qeveria shqiptare, sipas nevojave të saj për të mbajtur nën kontroll të rreptë popullin e saj, nuk kishte dëshirë të pranonte procesin. Sakaq Khrushchev hyri në marrëveshje sekrete me mareshalin Tito në Jugosllavi, duke e siguruar se BS nuk do ndërhynte, nëse një grusht shteti projugosllav do të kryhej në Shqipëri.

Reagimi nga regjimi në Tiranë ishte i menjëhershëm. Në një mbledhje të komunistëve botërorë në Moskë në vitin 1961 Enver Hoxha denoncoi intrigat e Khrushchevit, e shau personalisht dhe doli jashtë nga mbledhja. Ai gjeti strehim te Republika Popullore e Kinës. Ndërkohë ai shtypi elementët pro-jugosllavë në Shqipëri. Pas disa përplasjeve të ashpra regjimi i Hoxhës mori bazën ruse të nëndetëseve në Shqipëri, duke iu dhënë diplomatëve dhe teknikëve sovjetikë 12 orë të largoheshin nga vendi." Helms na paraqet largimin e Hoxhës nga Moska, por në fakt ishte Moska që braktisi Tiranën. A kishte mundësi që ushtria e Hoxhës të përplasej me ushtrinë e fortë sovjetike?! Sovjetikët ikën nga baza e Vlorës, duke e lënë Shqipërinë përsëri tokë e askujt. Uashingtoni nuk tregoi asnjë interes për të ndërhyrë në Shqipëri, që vijonte në izolimin e thellë. Për Uashingtonin ikja e Moskës nga Shqipëria ishte një dhuratë, apo një pjesë e skenarit të vjetër, ku Shqipëria nuk ishte as e Uashingtonit e as e Moskës?! Befas në lojë hyn Kina. Amerikanët nuk shqetësohen, edhe pse e dinë se nga Shqipëria Kina ndërtoi baza për stërvitjen e terroristëve.

Helms i tregon me durim Reganit pse Hoxha kaloi drejt Pekinit. "Lidhja e Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës ishte me interes të përbashkët. Për shqiptarët ofroi siguri dhe ndihma teknike. Kina e Kuqe kishte nevojë për një gojë në OKB dhe një vend që mund të irritonte Bashkimin Sovjetik duke ngatërruar edhe vende të tjera satelite, si Rumania dhe Çekosllovakia. Kjo i dha spiunazhit kinez një rrjet penetrimi në Kaukaz dhe baza trajnimi në Europë për veprime terroriste. Aleanca jo e lehtë zgjati deri më 1875, kur nevojat e Kinës për Shqipërinë ranë shumë. Reagimi i Tiranës ishte prishja e lidhjeve diplomatike më 1978, të cilat i rivendosi më 1979, por në një shkallë më të vogël. Që nga marsi i vitit 1978 Shqipëria nuk kishte pasur asnjë lidhje ideologjike, por kishte degën e marksizëm-leninizmit të vet dhe asnjë lidhje me asnjë vend komunist. Kjo e vë Shqipërinë në një pozitë të vështirë, jo vetëm e palidhur me vendet komuniste, por as me botën perëndimore, dhe kjo e bën shumë të prekshme për ndryshimin e qeverisë." Pra, sipas Uashingtonit, vendi komunist më i lehtë për të përmbysur regjimin ishte Shqipëria. Nëse ne do të kishim pasur një klasë disidente dhe një ndjenjë kombi rebel, do ta kishin hequr Hoxhën, por shqiptarët tregonin se pranonin zgjedhën, edhe pse jetonin në kushte ferri.

Helms kërkon ndihmën e Reganit: "Zoti President, më 15 dhjetor të vitit të shkuar unë shpreha shqetësimin tim në Senat për uverturën që lideri sovjetik, Yuri Andropov, i bëri Shqipërisë komuniste. Dua t’ju them se të njëjtën gjë po bën sot Pekini. Zoti President, kërkoj që tre artikujt nga ‘Wall Street Journal’ dhe një tjetër nga ‘Washington Post’, që përshkruajnë uverturën e re të Kinëss Kuqe ndaj Shqipërisë komuniste, të shtypen në rekord si konkluzion i vlerësimeve të mia. Zoti President, në vend që ta lejojmë rajonin e Ballkanit të shpërthejë si pasojë e manipulimit sovjetik, Perëndimi duhet të këshillohet më mirë të kërkojë një evolucion natyral në këtë zonë. Një evolucion i tillë duhet bazuar në parime të drejta, që do siguronin integritetin dhe sovranitetin e kombeve të ndryshme brenda kufijve të tyre natyralë etnografikë.

Rënia e Murit të Berlinit nuk u ndie në Shqipëri. Shqiptarët flinin. Alia nuk ishte realist. Ai viziton Nju-Jorkun në shtator 1989. Aty ka një takim me Shevernazen. Kjo ishte një lëvizje sfiduese ndaj Uashingtonit. Por Moska kishte problemet e saj dhe Gorbaçovi nuk do të ketë pasur ndonjë interes për Tiranën. Gorbi kishte të lira të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, duke u thënë se duhej të mbaheshin mbi këmbët e tyre. Të gjithë diktatorët e Lindjes ishin mësuar të ishin si kukulla të Moskës, e jo të drejtonin vetë. Kjo solli rënien e Lindjes, ose vetëvrasjen e komunizmit.

Po Alia? Ramiz Alia nuk ishte si diktatori Hoxha. Nuk ishte aq kriminel dhe aq gjakatar, por ishte peng i së kaluarës dhe kontrollit nga Nexhmije Hoxha. Çfarë sekretesh i dinte ledi Makbethi shqiptar!? Alia duhet të flasë dhe të tregojë të vërtetën. Ai evitoi gjakderdhjen, por a nuk duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj pluralizmi të dështuar!?

Shqiptarët fjetën gjatë. Na e vranë zgjimin. Një popull që për 50 vjet mori si hashash komunizmin dhe për 500 vjet si hashash letargjik durimin. Ndaj sot akoma shqiptarët dremisin.
Metropol


I nerumi Drini, krejte cfare ke lexu aty kan ndodhe dhe jan me se te verteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Helms njofton Reganin  Empty
MesazhTitulli: Re: Helms njofton Reganin    Helms njofton Reganin  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Helms njofton Reganin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: