Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:46 pm


Moderniteti
Modernja në petkat e tradicionales
Linditë Ramushi, psikologe, poete
Tradicionalja jonë, apo më mirë të them mendimi origjinl dhe afekti, që krijon ajo në sjelljet e vëna në pah, në Kosovën e pasluftës u dredhua formave të rrugëtimit. Periudhë e brishtë për të arritur ndërrim situate, ndërtim të ri identiteti. Shoqëria e dalë nga lufta dhe një gjendje tjetër gjatë historisë, si vend kishte fryma të ndryshme ndikimi. Koha, kur filluan ndërhyrjet e ashtuqajtura “rrugë drejt arritjeve të mira” apo ndryshe progres, gjeti te njerëzit një afeksion të madh, që ndikohej nga ato, të cilat servireshin. Kolona zanore e këtyre të ashtuquajturave “arritje”, ishte mjaft insistuese për t’u futur në një ndërtim shoqërie të re. Mendimi se koha që po vinte po sillte një drejtpeshim dhe drejtndërtim tonin, në një farë forme kristalizonte vijat e vërteta nëpër të cilat duhej të shkonte shoqëria. Që në fillim të fazës së progreseve, filloi të krijohet një mendim hipnotik në tërë sferat, si individuale, po ashtu dhe shoqërisë në përgjithësi. Mbase nga euforizmi i marrjes së gjërave të reja, njerëzit harronin arketipin bazë të trashëguar. Mendoj se dhe tani akoma po mbizotëron një frymë e tillë rrjedhëse, që i ngjan arratisjes së dallëndyshes nga foleja e vet. Duke tentuar të kalojmë nga tradicionalja në modernizmin, nuk shoh proces progresiv, s’mund ta quaj dot si të tillë, sepse nuk i ngjan fare. Mendimi si mendim në këtë proces kalimi është akoma në artikulim e sipër, tek po provohej të bëhej ky kalim, në mes u krijua një çarje e kristalizuar, e cila ka devijuar rrugën. Flitet për modernitet, por në fakt moderniteti dhe mendimi i përgjithshëm që është krijuar s’i ngjan asaj që jemi ne, është vetëm një influencë e marrë nga kulturat e huaja. Prandaj, them se shoqëria jonë ka nevojë për një rishikim dhe rivlerësim. Ne jemi një shoqëri e pasuruar me shumë të mira shpirtërore dhe të mira autoktone. Modrnizëm është çdo formë e re e veçantë e një fushe të caktuar, por gjithmonë duhet të kemi bazë drejtpeshimin tonë autokton. Tani për tani në shumë pragje, vlera dhe gjeneralja janë në një pozitë të paqenë, janë si një gotë e kthyer mbrapshtë, e uji nuk rri dot në të. Një gjë e zbrazët e njëkohësisht e mbuluar nga pëlhura e rrejshme, shpesh po duket e veshur te ne sikur “rrobat e padukshme të mbretit” të qepura nga rrobaqepësi më i mirë i vendit. Rrobat do të na rrinin më mirë po t’i qepnim vetë. Në këtë mënyrë mund ta dimë edhe nëse na shkojnë për shtati apo na vijnë shkurt a gjatë, ngushtë a gjerë. Grumbull gjërash të bëra bashkë hipnotizuan projektin tonë të modernizimit të gjërave ekzistuese tashmë. Vlerë e antivlerë duhet strukturuar dhe një herë format e ndërtimit. Morfologjia e tyre është standarde dhe me etimologji të studiuar shumë më herët. Duhet vetëm një ndërhyrje në këtë vijë kristalore të çarë nga vakumi kohë. Tradicionalja dhe modernja do të shkonin bashkë duke prezantuar identitetin tonë të freskët, që mirëpritet gjithëmonë. Kjo arrihet aq lehtë, por njëkohësisht pshtjellë me petk, që ka përhitur nurin tonë të çiltër. Duhet të na shqetësojë më shumë kjo “pëlhurë e kristaltë”, sa është akoma në pjellën e saj, se më vonë mund të na i humbasë edhe ato pak grimca, që kanë ngelur. Coëpzat e tradicionales të vendosura rreth nesh pasqyrojnë dhe atë, që pretendojmë të kemi si shoqëri. Janë gjithmonë të mirëpritura “rrobe të reja”, por me përmasa tona të vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:47 pm

Nehas Sopaj

Tu fazes nascer dentro de mim uma chama

Tu és murmúrio ruidoso e fragrância de oliva
que vem do mar espumar-se em mim.

Tu és calor estivo com zumbido de abelhas
que vem de outras eras na longa noite.

Tu és perfume de amor na longa noite,
claridade velada que vem despertar em mim o canto.

Tu és o meu renascimento sóbrio sobre a relva,
que bate, como a chuva, na janela do meu quarto,
fazendo nascer, dentro de mim, uma chama."


ESCRITOR ALBANÊS*

BUKURIA NE FOKUS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:47 pm

BUKURIA NE FOKUS

( Shkrim i shkurtër për bukurinë femërore dhe mendore, interesat, synimet)


Vlora Kozhani, Universiteti i Prishtinës

Bukuria është koncept shumë i gjerë, i larmishëm dhe zgjon interesim shumë të madh. Bukuria ka zënë vend në çdo epokë, çdo shoqëri, ka qenë, është dhe do mbetet mbretëreshë e çdo kohe, forcë në vete.
Të flasësh për bukurinë, duhet t’i vëjmë në një paralele bukurinë mendore me bukurinë femërore, kanë një lidhmëri magjike, ngase bukuria femërore që të reflektojë fuqishëm, bindshëm, paluhatshëm jashtë, duhet të ngrihet mbi bukurinë dhe filozofinë mendore. E bukura duhet ditur si të shprehet, në ç’mënyrë, në ç’kohë, e kjo arrihet përmes bukurisë mendore.
Femra si krijesë e veçantë, si sinonim i së bukurës, si qenie mitike, mjaft delikate, nga vet natyra ka kërkuar një kujdes të shtuar, një vëmendje të madhe, dhe një trajtim të veçantë ndaj saj. Interesat e saj kanë qenë dhe mbeten kujdesi reciprokë, me një butësi mëndafshi, një botë magjike, përplotë ngyra, në mes saj dhe botës që e rrethon.
Synimet që ka një femër, përveç që të reflektojë bukuri, ajo dëshiron të jep kujdes, dashuri amnore, përmes një misioni të shenjtë që mund ta kryej vetëm qenia e quajtur femër.





Të pamata janë shembujt e një performance të jashtëzakonshme bukurore... kaq shumë saqë nuk mund të përzgjedhesh në kete "album" racor plot ngjyrim të racës "superiore" shqiptare .... Po paraqes një fizionomi Kryefjalë... , që, edhe pse tashmë kanë kaluar vitet, ruan kufijtë e një bukurie predominuese... Duhet të jemi krenarë me fizionominë tonë, por duhet ...të bëjmë çmos që në krye të vendit të kemi gjithmonë lider i kombinimit të bukurisë shpirtërore primare dhe te bukurisë pamore... Kur do ta arrijmë atë dite?! Të bukurit e këtyre rangjeve gjithmonë përpiqen për Kombin e tyre, por kanë kaluar dhe në kalvar persekutor për idetë e tyre të mëdha , për veprimtarinë e tyre... . E tillë është dhe kjo personalitete bukurie...Por ne do ta lemë sot në anonimat...


Yllka Filipi, Poete e gjeturisë abstrakte, fantaste dhe e kërkurisë inteligjente... Sfilon me penelata figurative origjinale, befasuese, një talent shumë premtues i letërsisë shqiptare dhe me objeksion e synim konkurrim në shkëmbimin e vlerave universale.... Pa e teperuar: një "organ " i lindur për letërsi...e sfilatim të saj...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:48 pm

AFERDITA KRASNIQI THYEN HESHTJEN...
Para disa kohësh shfaqa një bukuri fizionomie, sot po shfaq të njëjtën , Aferdita Krasniqin, por nga një plan tjetër: shkathtësi mendjeje dhe thurje poetike... Vendosje në një plan dezilucioni,... Është një gjetje e përmbushur me poetizëm dhe figurim... Protagonistimi në këtë poezi përgjysmon diellin e këndvështruar nga një pozicion real, i cili çuditërisht ndrit, hënën e ndason. Kjo poezi reale jep leksionim për gjetje rrugëdalje nga dezilucioni dhe dalje në hapësirë të gjërë ... Është një poezi e thurur ne thurje shpresimi...
KRISTAQ F. SHABANI I.Ë.A, Ë.P.S

POEZI NGA
AFERDITA KRASINIQI

PËR MUA S'KA MËNGJES

Unë,
S'kam më besim,
Në besnikërinë,
e bregut të kuq.

Si duket,
Bukuria më dënoi,
Si qyqe endem,
Me dashurinë e zjarret.

Amshimi.........
Në sytë e mi - jetë shpirti,
Duke u përplasur,
Nëpër valët e detit!..
*
Më vjen në ndihmë papritur
"një "SOS" fluturimthi
i lëshuar nga hemisferat e Shpresës
dhe të Kepit te Mirë...

Shtate ngjyra.variant 1.
nga Gjergj Nikolla
Shtate ngjyra kthehen,
ne nje per ty,...
shtate dite e net
ne nje te vetme per ty,...
diell e hene e yje ne sy,
je ti,...vetem ti!

Penen marr me fleten ne qiell
te shkruaj per ty,
poezine e radhes,...
penelin le ne tryezen qelq,
fytyren tende puth...
Kur dielli ndrit a yjet ndizen,
kur hena shkelqimin merr nga ti,
ti dije zemer dije,
ne buze me je,
ne sy me rri...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:48 pm

Jozefina Traboini


Fin + Sinfoni Bet'hoven

Me notat e tua Bet’hoven
Do melodioja me gjithë botën
Me tingujt e tu, qaj gjithë kohët…
Bet’hoven, krijesë e pëlqesë
Përjetimet e jetës
falë teje i kam gazmim
Lumturoj çdo çast,
kur të dëgjoj e shoqëroj
Sinfonitë nga e para tek e nënta…

I ke pikturuar me jetë
I ke partituar mendjenjë…,
I bëlbezoj në heshtje,
në vetmi t’i dëgjoj fantazisht ,
I dua vetëm për vete…

Bekohem,
trishtohem,
Natyrën thërras…
Momente,
melankoli,
mall
të gjitha më përgjigjen…
Hesht,
dhe fantazoj me dashurinë time
ta përshkruaj të jetuarit…
Mbrëmjeve - nota
Muzikën tënde kërkoj në kërkim ...

Kujtesë,
mendim,
shpresë,
dashurinë dhurim
Atij
që dua më shumë
se jetën time.

Kur të vdes
me muzikën tënde
dua të më shoqërojnë,
deri në varr…

Atje do gjej Qetësinë
sepse i jetoja,
por nuk munda kurrë,
t’i zotëroja çastet…





Një album poetik dhe fantazor...Albumi i Besire Cenës është me të vërtetë një gjetje e bukur nga një mendje e bukur dhe inteligjente. Nuk është vetëm ekspresioni dhe dinamizmi portretizues, por Besirja reflekton dituri dhe modernitet... Një protagoniste dinjitoze e feninilitetit shqiptar dhe përfaqësuese po dinjitoze... Një artiste e lindur, e cila do të "thithet" patjetër nga LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, kjo është e ndërvarur nga dëshira e saj.. Syri i poetit gabon me koeficent shume të ulët, si në këtë rast...











Jeni te mirëpritur ne Qytetin muze….

Qyteti Muze i Gjirokastrës, qytet i UNESCOS, një pasuri fantastike botërore. Manitje nga prezenca dhe famiitja e tij në sytë njerëzorë, i arkitekturuar nga mendësia njerëzore...Kjo tregon inteligjencën njerëzore prezente ...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:48 pm

Poete, piktore, kitariste…



SYTE E ENDJES
Nga Linditë Ramushi

Ecja prapa,
…të kundroja nëpër gjumin e ëndjes…
Ardhjen time po e priste ankthi.

Endej në sy

Hija ime
I dehur vazhdoje, … i dehur

Rrënqethjen tënde ma përshkrove nëpër shtat,
Kur dorën e zgjatova të prek:
Forma jote valëzonte
Si rrathë nikotine krijuese varshmërie…
Të preka…
Hija u shpërbë para syve të mi,
Mbeti jetime dora gjoksin tënd

Hija zvarritej prapa
në numërim të hapat e mi;
para teje çapitesha,
veç pak hapa …

Ajri të rrëshqiste nëpër buzë,
Në një fishkëllimë trishtë dashurie,
Më thithje aromën prej karafliash.
E ngrohtë, si prush,
përplasej për lëkure qershie.

As më vure re, kur të ‘fantazova” pranë,
Ndjeva gjakun tënd nëpër vena kah vlon,
Gudulisem këmbësh kaluari nëpër lumin e rrëmbyer…

E prisje ardhjen time…
Të vështroja nëpër qerpiktë drithërues plot afsh
Lulishtja me barin mëndafsh të gjelbër.
Frymarrja ime të dehte
Hukamë e ndrojtur nga rrezet e para të dritës.

Hija ngelur krejt prapa,
përkëdheleshe ende
me aromen e nyjeve të saj.

Kur të “ra” dora ime në shtat
Të gjitha poret u çelën dhe fluturimthi …
Ajri prej trupi …
Vakum mbeti mes nesh,

Mbeti pas Hija
Sytë si barënjomë behari
Rrugëtojnë nëpër hartë shtegtimi,
Në kërkim të sytë e tu përtej hijes…


Mirlinda Musaj
•FURI NDJENJASH

Do i ndalë ndritimin hënës,
do i ndalë këngën gjinkallës,
do i ndalë retë e qiellit,
do i ndalë rrezet e diellit!

Aromën lulës do t'i helmoj,
të mbushë vrerë të tërbuar,
trup e gjeth t'i ndëshkoj,
fara të mbetët e mallkuar!

Zogun e malit rob ta bëj,
këngën e tij ta ndiejë mall,
edhe stina acar mbetur,
s'do vijë më pranverë-behar!

Yjësinë e magjishme,
do e bëj ushtri antike,
mbrëmjen e pafund,
do bëj muze historike!

Flakadanin e vetëtimës
do të ndal e ta urdhëroj,
Mbretit fatkeq, korb-djallit,
t'i rikthehet të tërboj!

Edhe dëborën majëthepisur,
do ta zgjojë pa dhembshuri,
Kurorën e saj të kahershme,
do ia flak shkrumb e hi...

Tani kohën e ndal,
shkëmb e dru do ndryshoj,
Mbret i errësirës do të bëhem,
ëndrrën pa realitet të amshoj!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 EmptyTue Dec 20, 2011 4:49 pm


Nga Lefteri Sema

Jeta jonë është më e gjallëruar, kur përdorim bimë, të cilat kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë. Bimët me veti kuruese na i ka falur vetë natyra. Mjekësia e sotme e ka kthyer shikimin në bimët medicinale, të cilat janë njohur që në vitet e lashta. Natyra dhuron, mjekësia shëron. Përdorimi i frutave, perimeve dhe bimëve medicinal janë jetëgjatësia jonë. Kjo te ne është trashëgimtare dhe brez pas brezi duhet të bëhen më të njohura për vlerën e tyre mjekuese dhe ushqyese. Sa më i gjerë dhe më i njohur të jetë kulturimi ynë në thellësi, aq më të shëndetshëm dhe të gjallëruar do të jemi. Kurimet dhe dietat na sjellin jetëgjatësinë. Në ushqimet e përditshme është mirë të vendosim sa më shumë vitana aromatike.
Kam vite që merrem me studimin e bimëve medicinale dhe vlerën e tyre mjekuese. Dëshira për të shtuar njohuritë e mia, në këtë drejtim, më ka lejuar që të bëj edhe eksperimente të ndryshme për disa problem shëndetësore. Nga rezultatet e marra mora më shumë kurajë për të vazhduar më tej. Cilat ishin disa prej syresh:Në uljen e sheqerit në gjak, të kolesterolit… Në kurimin e ftomës dhe sëmundjeve të lëkurës.
Duhet të dimë se bimët e thara në hije ruajnë vlerën e tyre rreth 18 muaj.
Në problemet e hipertensionit gjithashtu ka shumë rezultate të mira.
Ndodhem në lagjen Manalat Gjirokastër. I mirëpres pyetjet për probleme të ndryshme.

Adresa e Redaksise: Pranë Këshillit të Qarkut Gjirokastër
Njësia “Bimët Mjekësore”
Lagjja “Palorto”
“Rruga Ismail Kadare”
Gjirokastër

Mobil: ++355695840719



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS    ”PEGASI”     BUKURIA DHE SHËNDETI  NË FOKUS   - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: