Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 këngë humoristike

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyWed Oct 24, 2007 10:21 am

Çka ka thanë ai mixha Man
hajmedet për këtë zaman
deri tash k´shtu kurrë sú kanë
dhe qitapet kanë pas thanë
s´rrin melaqja,kurrë me dushman
kur u kanë sundi ndër burra
knojke knuesi,nuk knojke pula
sod hiq s´kie pse del nóborr
nvend të knuesit pulat po knojnë.

Ktyne herë u kanë adet për gra
i kanë bajtur flokët e mëdha
flokët e mëdhaja mej lidhë bystek
nër shami pak mej zatetë
sod po nrrohet krejt ky adet
këtë adet sod krejt po e ndrrojnë
gratë i prejnë flokët,burratpo i lshojnë
bukur shtirë u ba me dallue
kush ashtë burrë,e kush ashtë grue.

Vozitë grueja n´limuzinë
tan tue pi duhanin Drinë
i thotë burrit jam n´dytin ndrrim
lajmi mnelat e kqyrmi fminë
se me ba me um kajtë fmia
ma mier t´bjen mos me um pritë te shpija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptySun Nov 11, 2007 7:49 pm

Lexova,që shkruante dikund
për ne mashkujt në forum
besa-besë,fton femrat në përgjëthsi
me na e ba ne mashkujve 8:2
Besa-besë kupto kësaj here
na e keni ba tetë me zero
veq fort po trishtohem
se këta mashkujt me mua po hidhërohen

Se na e kenibërë një zero të fortë
lexoje këngën që flet më poshtë,
le ti vjen kujt të do inatë
kënga thirret:

QYSH NA DUEL KY BEDATË
në shumë konaqe sundojnë gratë
dikur moti kur ish burrnija
nuk guxojshin me folë fmia
as komandë me dhanë grania
sod i shoqi grues mej britë
prej inati bjen e ligë
bahet burri me ja pre dashin
oh,ku të rashë,te dy duert mu thafshin?
Vishet grueja sikur zojë
burri i shkretë nuk guxon me i folë
në qorapë të holla,në këpuca t´zeza
shkova o njeri po i thotë te tezja
ja nisë burri me fjalë të buta
mos rri shumë oj grue po t´lutna
mos fol shumë o more qyqan
se me sherr diqka s´po dal
për zijaret due me dalë n´miqsi
kqyrmi mier ti qita fmi
se me ba mue mem kajtë fmia
skie pse um pret hiq mue te shpia
gruajaburrit kshtu ja mbledh betë
nuk ka qare njeri pa keshë
ndash me keshë e ndash me kajtë
ban ammmmminnn,sod qysh thonë gratë.

E ju nafalni djema kësaj here,kësaj si thonë ndryshe,pos tetë me zero.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptySun Nov 11, 2007 9:18 pm

O rahmeti tu knoft o shaban
se gratë e kan pi qefi jo pi zori
qka me bo, qeshtu o shkru
bile komanden na mos me duru

Laughing

te lumte per vargjet me lartë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:53 am

Hala jena te ura

Iken vitet u bame burra
por hala jene te ura
ciftelise na ju kput teli
edhe kanga ne mes na ngeli
ndryshoj moti e nderroi stili
ne katund s"kendon ma bilbili

Ku laptopi ku manjetofoni
dridhen cucat te gjitha te kroni
a i that lumi thot Pashuku
Diturimi nga bishtuku
ah my god pergjigjet Lezja
ik or dreq se na shef tezja

Kam marr vidio dhe kaseta
me Madona e Xhuljeta
tunden bokset po knon Dila
ne Barbullush tu i pi tekila
Genci e popi Rroku e rrepi
po na i rrzojne foshnjet nga djepi

Zorret na i kan qit prej barkut
Mic dhe Bec po bertet Marku
smund po shkojme ma neper shpia
var ne gozhd met ciftelia
s"kema buk as skena brek
vec muzikem e dum rrep
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:55 am

Dajaku

Flet qyteti e flet katundi
ves i keq na u ba druni
me dajak na u msua shpina
se me fjale smerr vesh kaptina.

A e lagu a se lagu
kete pune e zgjedh dajaku
mbajne takime e mbajne fjalime
me dajakun prapa shpine .

Vit pas viti fillon shfaqja
prapanice na u ba faqja
as nuk zverdhet as nuk skuqet
ne europa na i din huqet

Nga gjithe bota valon druni
burra po na iken truni
po na vijne zgjidhjet e reja
dru na jep ne OSBE-ja


Por Shqiptari nuk merr vesh
nga gjeneti zbret ne shesh
dru i gdhendur per merak
qe e ke emrin dajak.

Dru nga para dru nga prapa
po shkon dimri po vjen vapa
Amerika ne shkul veshin
dhe Europa ne fut preshin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:56 am

Targat

Sa na iku diktatura
u mbush vendi me vetura
me vetura bahen gara
kush e kush me dal perpara
gara bahen neper rruge
mbush me hora e kopuke

Por po deshe me ja hedh
targen duhet me e zgjedh
01 eshte presidenti
02 eshte parlamenti
si garip nuk ngelet mrapa
Fatos Nano 07

Zihen gjithe kto burra shteti
kush ma te mire targen e gjeti
4 dysha po i gjeti
na ke ba me fol me vete
nuk ka gja se je idiot
se je lab apo malok

Ban si Nano dhe Berisha
targen zgjidhe me 4 nisha
ska nevoje me i njoft nga afer
mjafton me ju pa targen
eh ket popull ca e gjeti
me jetua ne ket far shteti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:57 am

Telenovelat

Hall i madh burrat na i gjeti
e jane ba me fol me veti
gra e fmi ju kane lujt telat
duke pare telenovelat
shkojne ne shpi e hyne tek dhoma
i duket gruja si Paloma

Boll jam lodhe du me pushu
fillon gruja me urdhnu
cou mor burre e na i luj spinat
se kane fillua 100 vitrinat
mbylle gojen e veri dry
se do shof filmin per ty

Pak nga pak i shef te gjitha
ndac Maria e ndac Franciska
ndac gallate me ropt e shpise
Korronado i Lek Dallise
aty shef te gjitha hilet
aty meson te gjitha stilet

Cou moj grua e ma sjell pjaten
jo per Zotin pa e pa Xhaden
se me ka than pardje nje shok
eshte nis Lukas per Marok
Xhadja e shkreta nga shpia iku
si flet mendja por ai miku .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:58 am

Mendjemadhi

Po i biem nje here ksaj ane
na ka hyp nje mendje e madhe
edhe pse han ne kosh te samarit
prap shet mend zogu i gomarit

me borxh vishet si zotni
thot dashnore i kam nja tri
kaperdiset neper dynja
gru e fmi se din ku i ka

Sot me benz neser se ka
se e merr me qera
gjithekund vetes tu i ba lavde
ska cka i han mini pas darke

Nuk la kend pa vu ne loje
ma i shpifun ska ku te shkoje
e ul zanin kur e shef pisk
te kreh e te qeth e te rrun me brisk

Pa i shit mend s'la njeri
nuk la bank pa marr kredi
ma vone keq i shkoi puna
i rane puplat ju ul hunda

Shiti shpi e shiti vatan
iku pa lan nishan
besa te vjeterit skane thane kot
mendja e madhe se zeza e t'zot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 1:59 am

Shen Valentini

Atje larg nder zadele
pash nje cuce tu rujt ca dele
ju afrova dalengadale
me te i nderrova dy tri fjale

Hajde shkojme cuce te mullini
se ka ardhe Shen Valentini
ndizet zjarri pelcet flaka
i afrohet plakut plaka

Po thote cuca mor lum djali
nuk e di ca eshte Shen Vali
shkolle kam ba vetem 8 klase
ne histori kam qene drrase

Mos e zgjat po fillo punen
hiq jelekun e shtroje gunen
lene historine dhe shtetin
mikut me ja ba hyzmetin
mos mor cuce mos ban hajgare
kjo eshte festa jone kombtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyFri Nov 16, 2007 2:00 am

Historia

Ciftelia o mori bisht gjata
sa nis kanga pals gallata
po fillojme nga lashtesia
ku nis rrugen historia
historine se kena ca
as me shpate as me sqepar
ska qen shpata as prodhua
po e para ka qene tulla
me nje tull i rras mas koke
nis Shqipria ooo nje epoke

Historia po nis me gafa
bash njashtu e psoi Rozafa
mu nat vend ku rrinte Buna
3 vellezer dy spiuna
smerrshin vesh me u ra torkoti
thoshin fajin e ka zoti
skishin plugje as lopata
kush ta haje ta haje kunata
e mbulluan grurin me gure
e i thoshin vetit burre
vrit e prit e ngrij keshtjella
arat ngelen ooo pa te mbjedha

PO nje dite ketu na tund dheu
kur na erdhi Skenderbeu
bani luft mos tja hame hakun
dersa Turku i vu kapakun
erdhe Turqia 500 vjet
rri kamkryq e pi sherbet
po belane kerkume me pare
nis rilindja jone komtare
me flamure ne maje te njaj shkopi
historia hajde prap na ngopi

Duhet pune per me u ba shteti
eh shqiptaret ca na i gjeti
deri sa iku koha e Zogut
vrite vllane e futja shokut
ma ne fund erdhi diktatura
dhe tarbjet u bane kto burra
u bane si dikur tek Buna
2 shqiptare dhe 3 spiuna
harrune zotin prishen kishen
dhe minares ja vune pishen
po se tash kur na nrroi moti
thon Shqiprine e don vet zoti
po edhe zoti ka ra ne hall
her na don e her na tall..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyMon Nov 26, 2007 2:13 pm

HYMNI I "KOSOVËS"

Rreth korrupcionit te përbashkuar,
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të vjedhim Kosoven pa mëshirë


Nga korrupcioni veq ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Por vjedhë, por vjedhë si një shenjtor


Në dorë paret do t'i mbajmë,
Të mbrojmë vetveten nga çdo kënd.
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu njerzit e ndershem nuk kanë vend


Se Peterseni tha me gojë të vetë,
Që korrupcioni këtu ka vend,
Por Kosova do të na rrojë,
Për të, për të luftojmë dhe ne.


Trim, burrë quhet dhe nderohet,
Korrupcionit kush iu bë theror;
Për jetë ai do të kujtohet,
Që vjedhë, dhe vjedhë si një shenjtor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyMon Nov 26, 2007 2:29 pm

Himnin e flamurite kam mesue,kurse kete himn hajnie,do te mundohem ta mesoj
pergezime stupc,paske sens humori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyTue Jan 22, 2008 11:49 pm

PASHA MUAJIN E RAMAZANIT
Më ka zënë gjumi në gjunjë të djalit

n´gjunjë t´jaranit djalit t´ri
ma ka falë nji mixhdi
atë mixhdinë e Turqisë
kish jazinë e arshikisë
Në qofsh i zoti me luajt thikën
s´është kollaj me grabitë çikën
në qofsh i zoti luaj pishtolen
së´shtë kollaj me grabitë zonjën
në qofsh i zoti luaj pushkën
s´është kollaj me grabitë nusen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyWed Jan 23, 2008 9:06 am

bravo stupcat me te vertet bukur hymnin e ke ber hahaha me te vertet poet e pa mahi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyThu Feb 07, 2008 11:18 pm

Interneti

Me nji vaktë me nji zahman
nuk ka pas as telefon
se mos ë flasim për internet
se kem dit as qka na pret
per nje leter me lexu
3 katune asht dasht njeri me kerku
e qat leter me lexu

Por sod ka ndrru hesapi
telefona si dushk mali
edhe fëmija lujn me to
se për të rritun sa interesant ma
edhe plakat me dimija
i man në pal si burrak përpara
me alltia .
Edhe sdin mor le lexu
o i thit shoqesh kshire qka um ka shkru
se uen syzat i paskem harru .

Për rini e shum të tjerë
interneti uba mesele
nuk ka koh as nuk ka vakt
qe se gjan dikan tu hallakat
disa ne qat e mesengjer
tu fol me tjert që as nuk e njef

por për të rij spom vjen qudi
Edhe plaka e pleqt ne mod jan hy
tu fol me famili
fol ma shum se nuk pot nij
ja afrojn plakes mikrofonin
i thojn fol se ma mir shkon zani
tutet plaka për gjunah
qka i ky zen që po ma afron
kty i thojn mikrofon
pa ta nuk ban hiq se nuk te dëgjon

Lip kameren me ja lëshu
se po du thot edhe me pa
kur ja lëshoj atyne kameren
e shef vetn në televizor
Kuku zeza qka uba me mu

po don pleqt me nji her mu qu
jo jo rri e prit qetash qetu
se nuk banhiq me u qu

E dhe niset muhabei
kuku qka koka ki sen inteneti
spaska faj qi jan prish mileti
se qka spo dilka nga ki sen neti

mule pleqt po thojn shpejt
me shti me shpi ket intenet
se te koka shum lezet
po na lind problemi shpejt
se pasvorin spo mujn me gjet vetë.
Ndashi keshni ndashi kani
tash qeshtu ka ardh zahmani .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike EmptyThu Feb 07, 2008 11:35 pm

Dashurija

Dikur moti me nji vakt
dashuri skan dit qka asht
as skan dit mu dashuru
veqse msheftasë tuj munu
jo me dor jo me shahëret

Ku pe lam për me u gjet
ja te gardhi ,ja te ahri
ja te ara tuj qu uj
dil e priten te ato druj

Edhe në shpi kur ika shku
a dasht shkallt me veti mi pru
qi me mujt nal me to mu gju
edhe gardhi madh ka qellu
qe me mujt e me kalu

E për sod u ba lezet
ska nevoj kurgja me vet
se ajo ti tregon vetë
as mu mshef ma si për para
se qdo qosh ka motella
jo makina me amortizera
sa lezet uba për shofera,

Dashuri shum shpjet po bien
si ne rrug edhe internet
po qe besa edhe mesenger
pak me ba me ja përzi
ta futi bllok përgjithnom ti

Edhe kameren sban pa e lëshu
që met pa me ka je tu bisedu
shum te rrejn e bajn dolli
veq me ta ba qefin ti

jo veq qika që po thoj
besa edhe gra të martume në ta po shkojn
burri në gjum j anë pun ka qellu
ajo me të huaj tuj bisedu
edhe dashni me ta tu qu

po se din kto nji gja hiq
qe shka të bajn masanej munden me i gjet
se kompjuteri asht gjeni të gjitha
i mban në mbredi
veq me dit e mej kërku
krejt masllahi ka me u tregu
grahni grahni ju sat muni
veq ma von mos u pendoni .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





këngë humoristike Empty
MesazhTitulli: Re: këngë humoristike   këngë humoristike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
këngë humoristike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» kengë humoristike
» poezi humoristike
» Video Klipe Humoristike
» Këngë popullore
» KËNGË TË HUAZUARA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: