Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "AKUJT E DRITAREVE “NGA POETJA ZYLI GAXHOLLI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"AKUJT E DRITAREVE  “NGA POETJA  ZYLI GAXHOLLI Empty
MesazhTitulli: "AKUJT E DRITAREVE “NGA POETJA ZYLI GAXHOLLI   "AKUJT E DRITAREVE  “NGA POETJA  ZYLI GAXHOLLI EmptySat Sep 17, 2011 2:02 pm

“Zyli Gaxholli boton vëllimin e parë, por një vëllim të mbrujtur me talent të shprehur ne një periudhë të gjatë kohore; nxjerr nga arkivi i saj ndjesitë , dëshirat, kontrastet, aludimet, qendrimet ndaj realitetit, bindjet , pasqyrimet tipike , te dallluara nga syri i saj i mprehtë dhe vëzhgues me nje thekësi dhe pjekuri të tejskajshme… Një rrëfimtari pasionante , shumësythë...she dhe shpërthyese, prezantimi i një moduli femre dinamike , të bukuruar , dinjitoze dhe krenare, e cila jep mesazhe per veprim dhe ecuri… Nje shpalosje e tillë bëhet nëpërmjet një titullimi intrigues të librit të saj të parë që do të pasiohet surprizivisht me shumë të tjerë ”lindje”… “Akujt e dritareve” një metaforë sa ekzaltuese aq dhe nxitëse, sa klorofiluese aq dhe akullzuese, që ka aftësinë të shkrijë akullsinë… Një kryefjalëzim në ecuri , në progres…. Poetja Zyli Gaxholli shfaqet potenciale, temperative dhe personifikim i pozitivitetit, që i nevojitet kësaj kohe…”
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"AKUJT E DRITAREVE  “NGA POETJA  ZYLI GAXHOLLI Empty
MesazhTitulli: Re: "AKUJT E DRITAREVE “NGA POETJA ZYLI GAXHOLLI   "AKUJT E DRITAREVE  “NGA POETJA  ZYLI GAXHOLLI EmptySat Sep 17, 2011 2:02 pm


Intervista e poetes Zyli Gaxholli
“Unë nuk rresht kurrë së shkruari,poezitëjan ëpjesë e jetës sime që kanë lindur dhe sdo të jenë bashkëudhëtare me mua”..

A mund të na thoni pak m ë shumëëpr këtë botim me poezi? Përse ky titull?

Vëllimi im mepoezi emori tuitullin nga ngrirja ime ne poezi që që prej shumë vitesh tentoj, kthehem, ndaj , tabu per të botuar nëj vëllim ashtu siç desha unë dhe jot ë tjerët. Shumë poezi të shkruara nga unë dhe të mbetura në arkivin tim, të papublikuara prej vitesh, u ngrinë dhe u bënë të akullta në terrin e kohës që kaluam. Më së fundi vendosa të dal me këtë përmbledhje poezish dhe ta titulloj “Akujt e dritareve”. Ky ishte qëllimi im kryesor.


Kush ju përkrahu në publikimin e këtij libri?

Babi im i ndjerë më thoshte gjithmonë, kur shkruaja në rininë time: “ Hidhi dhe ruaji me kujdes dhe një ditë botoi këto poezi”. E ëndërronte botimin e një libri nga unë dhe këtë amanet doja ta çoja deri në realizimin e plotë, si ai dëshironte. Kjo ka qenë idea e botimit të këtij vëllimi me poezi për të cilin mbështetjen kryesore e pata nga bashkëshorti im dhe tre djemtë e mi: Tonin, Iglin dhe Akilin, pa inkurajimin e të cilëve, ky vëllim nuk do ishte shkruar. Kam punuar 2 vjet për këtë libër me dashuri dhe përkushtim. Ky libër është për të gjitha grupmoshat, duke përjashtuar fëmijet. Çdokush, që e ka në duar këtë vellim poetik mund të lexojë në poezitë e mia një botë të pasur njerëzore dhe ndjeshmëri të madhe emocionale; poezitë janë plot ngrohtësi, prekëse, janë poezi që ia kam kushtuar babit tim të ndjerë, nënës time, tre djemve të mi, mbesës time të bukur, Emily, vendlindjes time Shkodres, nënave kosovare, gjakmarrjes e shumë të ëmblës dashuri, pra këtu gjenden një shumëllojshmëri temash sociale. Prandaj, sipas dëshirës lexuesi duhet dhe ia vlen ta lexojë këtë botim. Sinqerisht shpresoj do kenaqen, do t’ju pëlqejë.

Lbri ështe pritur mirë nga lexuesi, kolegë dhe të pranishëm, që ishin në prezantimin e tij pak kohë më parë. Kujt i drejtohet tamam ky libër? Cilat mosha duhet ta lexojnë dhe pse duhet ta kenë këtë botim te bibliotekat e tyre?


Nga zemra ime fjalët rrjedhin vetë dhe rreshtohen në vargje, duke u bërë pjesë e ndjenjave të mia, pjesë kryesore e artit tim. Jam e bindur që vëllimi im i parë me poezi tashmë i ka hapur rrugë vëllimit të dytë me të cilin po punoj dhe besoj se nga fundi i vitit e nxjerr për botim.
Kjo dua të jetë një surprizë për sytë e lexuesve, por ju siguroj se do të jetë shumë cilësor në përzgjedhjen e tematikës së hedhur në vargje. Edhe botimi im i dytë do të jetë me poezi, por nuk mund të zbuloj më shumë, sepse po punoj fort për të dhe dua që surpriza të jetë në sytë e lexuesve; ju siguroj që do të jetë shumë i bukur dhe cilësor në përzgjedhjen e tematikave të hedhura në vargje,… durim,… Më jepni pak kohë...(qesh)

Sa vështirë është të jesh një grua në karrierë dhë të arrish t'i përkushtohesh jo vetëm familjes pro edhe miqve , apo të tjerëve që ju rrethojnë? Si ia arrini?

Eshtë e vërtetë që jam një grua e kompletuar dhe e plotësuar në jetë, e përkushtuar për familjen dhe miqtë te dashuria që jap dhe marr nga ata, pra dita nis me dashuri dhe mbyllet po ashtu. Edhe pse në jetë iu kam shërbyer katër meshkujve në familje, bashkëshortit dhe tre djemve të mi, pa prezencë tjetër femërore në shtëpi, dëshira për të patur një të sotme të bukur krijon tek unë dhe familja ime një të nesërme të bukur. Çdo gjë që më rrethon si ambjenti në shtëpi ashtu dhe në punë është një pjesë e dekoruar arti nga unë që kujdesem në çdo detaj të jetë estetikisht e pëlqyer, jo vetëm për mua, por dhe për njerëzit, të cilët më rrethojnë. Familja, miqtë, dhe kolegët në punë janë bërë pjesë e ditës sime, ku unë mundohem teë organizoj ceremoni të vogla dhe, kur ato nuk ekzistojnë, mundohem të gjej motiv për t'u mbledhur me kolegë dhe miq, sepse kjo i jep ditës, javës, muajit, vitit motiv për të jetuar jetën sa më bukur. Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku unë punoj prej 11 vitesh tashmë kam arritur të krijoj identitetin dhe personalitetin tim, duke gëzuar respekt të veçantë nga i gjithë stafi i këtij institucioni. Ndjehem vërtet me fat që jam nënë e tre djemve të mrekullueshëm, qe janë jeta ime, një bashkëshorte e perkëdhelur nga fati, kjo falë bashkëshortit tim, dhe së fundi një grua e lumtur. Se fundi jam bërë gjyshe me një mbesë bukuroshe, si ëngjell Emily- Jeta që më kishte munguar, dhurata më e bukur për mua, falë Zotit.
Duhet ta cilësoj fort se ndjehem e Iumtur dhe e plotësuar me familjen time të mrekullueshme. Ndërsa duke iu rikthyer pyetjes për karrierën, nuk është e veshtirë të bësh karrierë. Jo, jo, mendoj se jo. Nuk më duket aspak e vështirë, kur kohën di ta menaxhosh shumë mirë me efektivitet mund t'ia dalësh mbanë e të bësh këtë duhet pak sakrifice e ndihmë, e cila nuk më ka munguar kurrë nga familja ime. Pra, Zyli ben çdo gje të mundur për të arritur dhe për të realizuar atë që do. Me përkushtim, vullnet dhe shumë punë arrihen të gjitha këto.

Kujt ia dedikoni suksesin?

Karrierën time si grua, bashkeshorte, nënë, kolege e dashur dhe e sjellshme me të gjithë ia dedikoj prindërve të mi, që më kanë përkrahur dhe mbështetur gjithmonë për të arritur këtu, ku jam dhe për këtë që sot jam, falë dhe mbështetjes së familjes time të bukur dhe të shtrenjtë.
Cili do te ishte mesazhi juaj në fund?

Se pari mesazhi im është se në jetë çdo gjë është e realizueshme, falë vullnetit dhe dëshirës së mirë për të arritur atë që do, që do të thotë çdo gjë është e mundur të realizohet, nëse e do nese e do me te vertete. . Se dyti jam e kënaqur për këtë intervistë në këtë gazetë online, ku çdo gjë ndodh dhe publikohet në kohë reale. Suksese dhe në punen tuaj dhe ju falënderoj që u bëra personazhi i Hermes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"AKUJT E DRITAREVE “NGA POETJA ZYLI GAXHOLLI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
» "Një këndvështrim i ri i një bote... poetja Albina Idrizi
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» "Një krijim një gjallim i ri poetik" poetja Fatime Kulli
» Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: