Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:40 pm

24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit
Manifestimi poetik i ndryshimit

Nga Kristaq F. Shabani
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Poetët, shkrimtarët artistë... janë pjesëmarrës dhe interpretë në këtë ngjarje madhore Manifestim për një Botë Ndryshe, në të cilin më daën 24 në të gjithë botën, në të njëjtën kohë në 80 shtete të botës në rreth 400 qytete të saj do të ndihen fuqishëm me mendimin e përparuar, nxitës , udhërrëfyes 100.000 poetë, të cilët paqësisht do të leksionojnë poetikisht , do të shprehin mendimin e tyre dinamik, duke paraqitur anët e këndvështruara me një sy tjetër , që kurrsesi nuk mund ta këndvështrojë një sy i verbëruar..., një shpirt i pashpirt, ose gjysmë shpirt.., një mendësi mementalitet tabu. Poetët , Krijuesit si idolë dhe horoskopikë, gjithmonë kanë patur aftësinë e veçantë të parashikojnë dhe të përpunojnë plane të menduara mirë, duke futur në thelb e në periferi majà entuziazmi. Një sjellësi kjo profetike...Avujt, që prodhon kjo majà janë dehës. Këta avuj dallgëzohen dhe shpërthejnë në një kor harbues, i cili pronësohet nga të dobtit: në këtë rast e dobta merr një forcë në pamje të fortë... dhe niset në gjetje entuziaste dhe shpërthyese për të fituar analizë deduksionin e gjendjes në të cilën ndodhet sot kjo botë...
Shtatori , pa dyshesë po merr një ngjyrim të një kahje të ndryshesës dhe nënshkruan një ditë historike poetike për të shpalosur një përnisje dhe ëprndritje dritërore, inkadeshente për të nesërmen e botës, për të ndryshuar kursin e saj, për eliminimin e negativitetit që, hera - herës kthehet në një kryefjalë negative të mërzitshme, e cila shkakton dhimbje, lotime, mungesë shpresimi, pasyrim të thyer, tablo mjerane, përmastivitet të plagimeve rëndësore, ku jeta njerëzore meitizohet, kotësohet, drithërohet, asfiksohet...
Kjo botë ka harbim të paligjshëm sakrifikimi. Kështu ka ndodhur para epokës së re, në epokën e re dhe dukuri të tilla të qarta ka dhe në epokën e moderuar, në të cilën mendojmë se jetojmë, duke e veshur me rekuizitë imazhi.
Gjithonë gjatë gjithë kohëve poetët kanë qenë në në Pika Vrojtimi dhe në Pararojë mendimore dhe me ketë nismë përmastive këtë duan të bëjnë më 24 shtator 2011.
*
Të sakrifikuarit, nisiatorët, urrejtësit, "histerikët", "çmendurakët", belëbëzakë, populistët, të "pompuarit", shërbyesit, të dobtit, përdoren si masha nga të fortët dhe kur sakrifikohet kjo masë "aizbergu" zbulon trupin e tij të madh të plagimit...Aq bukur, ëmbël, me takt dhe me entuziazëm përdoret "dobësia" sa dhe vetë e forta zotëruese , me pamje "senatoriale" befasohet! Kur arrihet në pikësynimin e duhur ku çdo gjë zhvishet dhe e dobta lakuriqësohet, dhe "turpin" lakuriq e mbulon me gjethe të huazuara fiku, duke u kthyer në një trajtë adamiane...
Luftë e Parë , Luftë e Dytë, Luftë e Ftohtë, Krizat ekonomike, ekologjike, pasojat e rënda të sistemit, Tradhtia ndaj "Hënës" është fshehur dhe vijon të fshehet me çertifikatë nderi...
*
"Sa më naiv të jetë një popull, aq më lehtë mund ta vërtitësh si të duash" ka cituar parabolikisht dhe shprehimisht me një mendjemprehtësi fine dikur Romen Rolan.
Në këtë kontekst poetët apelojnë te popujt e tyre dhe popujt e tjerë të Botës që të lënë përgjumjen, të hapin sytë dhe t'i largohem vrapimthi naivitetit me pasoja dhe të ndikojnë te liderët të kërkojnë ide të reja për ndryshim të gjendjes .


*
Historianët e dikurshëm tashmë po e kuptojnë se kanë qenë "marioneta"..., po historianët e sotëm , po sociologët, etnologët, psikologët, sociolinguistikët, gjuhëtarët, studiuesit çfarë janë ?! Transforim gjendjeje sipas oreksit dinamik në kahje negativiteti dhe ngjyrimi, duke e lënë në hije realistikën.


Mos lëshimi i pushtetit është një shenjë apo ogur "i mirë", që tregon thelbin e veprimit, në keqëdashje të demokratizimit të brishtë transmetim të qëndrimeve në pushtete, përcjellje të ëmbëla të titullimeve... Mbiemri apo përafërsia e tij zbulon thelbin e verdhë ... Skeptër pushteti, apo mbreti që përcillet... Privilegji hap krahët shekullore...
"Vilat" politike modelohen me elemente të vjetër apo të prejardhur nga shtresa e edukuar për të mbajtur gjithmonë peshën e vet "udhëheqëse", duke ngadalësuar hapin progresiv... Në maja pushteti dalin jo plotësi kulturore dhe aftësi drejtuese.... dhe këto sjellin pasojëzimin shoqëror dhe anormalitetin.


*
O Botë me gërsheta të shpleksura, nuk të përfytyroj dot pa servilë dhe informatorë, pa prostituim, kremastim të mishit të bardhë, pa cënim të drejtave njerëzore, pa sensacionalit drogimi, pa eliminim e me koeficente të larta mosekzistence... , pa humbje të dinjiteve njerëzore, pa gjaksime, pa përdorime të dhunimit, pa dallim racile..., pa luftra të drejtpërdrejta dhe kamuflime qëllimesh për akaparime vendesh shtetesh, hapësira dhe ndarje zonash influente.



*
Vëllazërimi universal ... Liria diçka e natyrshme për një shpirt të fuqishëm
"Stilimet" e para për vëllazërimin universal, harmoninë midis njerëve, kombeve dhe krijimin e hapësirave të lira për shkëmbim dhe kontribut vlerash janë prekur dhe trajtuat që nga njerëzit e mëdhenj të Lashtësisë.
Startimi i parë i Zhyl Romen, i cili ngriti monumentalisht poemën hapësirëgjerë " Evropa". Pa tij Zhorzh Dyamel, Sharl Vildraku , Dyrten, Rëne Arkoi, Zhan Rishar Bloku të grupuar në"Abei" ishin nismëtarët e të qenies evropiane.. Lirizmi i Verfelit në Gjermani i jepte tonalizim lirik vëllazërimit universal apo Rëne Shikleja, alsasiani që fati e kishte vendosur midis dy kombeve dhe punonte për mirëkuptim të ndërsjelltë. Ishte krijuar një rrymë e fuqishme e udhehequr nga Romeo Rolan, i konsideruar me të drejtë " kampion i vëllazërimit universal", i cili kërkonte që në errësirën evropiane të sillte agimin... Romani i tij ishte më i fuqishm se himnet, pamfletet, protestat... U motivua "Ndërgjegjja e Evropës".... Gjithmonë mendimtarët janë të zbehtë në pamje fizike, thatanikë , por kanë një ndriçim të brendshëm të madh si diell. Simbolizimet e vëllazërisë janë të spikatur. "Truvëllazërohet dhe hap rrugën"...

*
Truri i poetëve është një tru gjithmonë në lëvizje që përpiqet , mbart, kërkon, përcjell realitete, fikson... humbet qeliza... Gjithmonë e pësojnë të Mençurit dhe dritëpërhapësit e Dritës!
Nga vetë natyra krijuesit janë një shpirt i fuqishëm që s'tundohet para presioneve më të fuqishme, kjo e predikuar nga ai predikim "realizant" Liria që njeh kufizim...
*
Ideja e fermentimit "të eliminimit fizik" buron nga ajo pjesë e mugulluar e nënvetdijes njerëzore e impulsuar nga prirëzimi i errët, i cili ka lidhësi me instiktet primitive të "kafshës" njerëzore atë ,që Frojdi me inteligjencen e tij e kategorizoi "përçmim i kulturës".. Një gijotinë e menduar e eliminimit të qenies njerëzore..
Anakronizmi kriminal sfidon në mes të shekullit apo mijëvjeçarit të ashtquajtur të zhvillimit dhe në mes të sistemit të mirëqenieve së përgjithshme! Habitësi në forcë të tremëbëdhjetë, do të motivohej kjo në se i referoheshim numrit dhe shtimit të rretheve danteske...
Prania e mjeteve vrasëse jep hapësira logjike përdorimi... Një dëshirë komike kjo e eliminimit njerëzor! Kujtoni Lisauerin truri i këtij poeti shkroi poezinë "Kënga e urrejtjes ndaj Anglisë", ku fshihej histeria e çmendurisë ndaj një vendi, por pati fat të keq... poema u shpërbë dhe autori u flak...

*
Një citim logjik i Romeo Rolan përsëri : "Jo nuk do t'i braktis kurrë miqtë e mi lexues!" Në veprën e tij "Sipër kacafytjes" tregoi, parasëgjithash, se kombet duhet të kenë dashuri shpirtërore... A e kanë apo e dëshmojnë në kohën në të cilën jetojmë?Kërkojnë pushtime edhe të "ëmbla" të tokave, të dteve , të qiejve duke treguar pangopësi ekstreme dhe vënie kushte ndaj njëri tjetrit... "Eksportime" të mendimit...
*
Torturimi i rëndë i kulturës dhe i krijuesve të saj nga një pjesë e shoqërisë së sotme botërore.
Vetëm një shembull ilustrues:
Në Luftën e Dytë Botërore, në përgatitjet e ethshme u asgjësuan veprat e Hajnrih Hajnes, Tomas Manit, Anshatajnit, Frojdit, Verfelit , Cvajgut e tjerë. Faniten dhe sot fjalët lapidare të Stefan Cvajkut : "Kënaqësia ime modeste është se kam mundur të inatos njeriun e përkohshëm , më të pushteshëm të kohërave moderne: Adolf Hitlerin..." Një triumf fjale i shkrimtarit të madh skicues...
"E fshehta përvëluese" e Cvajkut përvëlonte thelbin e teorisë së veprës "Lufta ime " të Adolf Hitlerit...
E ç'fat patën ato libra ng apersekutorët e tyre! U mbërthyen në të ashquajturat "SHTYLLA TË TURPIT" me gozhdë sikur u mbërthye Krishti.... Kryqëzim ky libror...
Sot a ka gozhdime? A ka "shtylla të turpit" për krijuesit dhe librat e tyre... Kamuflim i ëmbël... Sa % e njerëzve në botë do të vdesim me libër në dorë! Po në Shqipëri?! Një i mençur , kur e pa se do të vdiste kërkoi që në kokë në arkivol t'i vendosnin librin e Platonit "Ç'është lumturia!"... Dhe këtë dëshirë zgjuasie ia plotësuan...
Sa arkiva të djegur , sa shtrëmbërime inatçore, , sa eliminime me dashje të njerëzve të mëdhenj , sa kundërvënie të sajuara, sa çuarje në atentatime-vetëvrasje... Historia dëshmon veprimet e kundërvenies dhe "aktet tragjike nga kryqëzimi i dijes..." . Është një stil i formuar i teoricionit të eliminimit fiziko- kulturor...".
Po faji? Gjithçka u hidhet qiejve!

Parcelimi i viganëve vijon....
Mbi dijen vijnë herë rryma të nxehta e herë të ftohta akull... Polet ndryshojnë ngrohtësiakullzimin e tyre...
Të përcjellin mezhin e madh: "Ta ruajmë Dijen dhe produktorët e saj Medimtarët, profetët, krijuesit! Të jemi shumë më të vëmëndshëm se ç'jemi...

Lulëzimi i parabolës dinake: " Peshku i madh e ha të voglin?" A mund
të ndodhë ndryshe? Të mos vijoi ky oreks, apo të elimnohet ky paradoks?...
*
Virtyti thyhet, shfaq trupin e "kolmë" Mëria... Ajo shfaqet e shtrihet në sipërfaqe të mendimi tokësor, qiellor. Dualizon, vret , qan "armiqtë e vrarë" dhe këundërshtari përplas forca , nxjerr dhe fut në "pus mbytës" kufoma njerëzore...
*
Predikimi për paqe duhet të ketë realitetin e tij, të mos jetë presimini real dhe antibindës... A mund të hiqet një bajonteë e ngulur fort në aortat e zemrës...? Alfred Fridi u laureua me Çmimin Nobel për veprën "OBSERVATORI I PAQES" dhe pas tij sa e sa të tjerë patën këtë fat të mirë..., por kundërshtia, fituesi, disfatisti, trishti, sakatimi, ndërhyrja, detyrimi, përballja, bombardimi, përcaktimi, kufizimi e tjerë lakohen ende ne të gjitha rasat...

*
Kush është sot Kryekëshilluesi moral? Kjo është një epokë, që ka nevojë për këshillim... Dhe ndaj poetët manifesojnë poetikisht ..
Çuditërisht na shqetëson:"Sa pak dimë për njeriun që thithim me të në tokë ajrin!"
Komedia e pasurimit përsëprapthi.. nuk është shkruar ende nga asnjë komedian...

*
Somnambulizmi energjik duhet ta kurorojmë...
*
Galopimi i ambicies
Poetët në të gjithë Botën janë ambiciozë, pasi kërkojnë me aftësinë e tyre imazhore një botë ndryshe... Luftë kundër ambicjes së egër, ekstazave entuziaste, mashtrimeve të pakufizuara, të pacipa më një laramani unike padurimi.

Si ta kompozojmë humanen? Si të shmangim gënjeshtrën unazë?
Vetëm dija dhe mendimi progresiv mund ta terapojnë BOTËN..., ta ndryshojnë atë katërcipërisht, ta shpëtojnë nga krizat ekonomiko-ekologjike dhe kriza e mendimit...




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:41 pm

Cilat do të jenë disa nga format e maniestimit poetik në 400 qytetet e botës më 24 shtator 2011, ditën e shtunë?
*

Liderët udhërrëfyesit e pasurisë kreative... A thua se duhen sulmuar për t'u kapur Majat?


RIVRASJA E PROFETIT ,
KACAVIRRJA E MAJMUNIT,
RINGJALLJA E PROFETIT,
DITËNE LEXOJ SË MBARI...


Gremiset Nëna
nga mallkimet e arta
+ pengohet Nënë nga fëmijët e barkut
MUZG I HELMATISUR DERI NË PORE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:41 pm

LNPSHA PEGASI ALBANIA PËR DITËN E NDRYSHIMIT

PROGRAM I MANIFESTIMIT TË MADH POETIK PËR NJË BOTË NDRYSHE

DATË 24 SHTATOR 2011
DITA E NDRYSHIMIT
ORA 10.00- 14.00

ZHVILLOHET NË SHQIPËRI, KOSOVË
QYTETET:TIRANË ,
GJIROKASTËR, FIER, BAJRAM CURRI.

PRISHTINË, GJAKOVË, PEJË, PRIZREN, GJILAN
ORGANIZATORË : LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
LPSHA “PEGASI” KOSOVA

*
Në qendër të sallës vendoset një logo "Poetët për një botë ndryshe..."
Në sallën, ku do të zhvillohet Manifestimi poetik do të organizohet një ekspoze libri i autorëve pjesëmarrës, (dhe i poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj dhe përfaqësues të Kombit) të cilët vendosin në këtë ekspoze librat e tyre me objekt humanizmin njerëzor, paqen universale, luftën ndaj luftës, prezencën dhe respektimin e të drejtës njerëzore, mirëqenien njerëzore, luftën për një mirëqenie të përgjithshme, duke projektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërimë e e tejskajshme, shmangie të krizës ekonomike dhe krizës ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogim, prostituim, trafikime të qenieve njerëzore... Idetë për një drejtim ndryshe të shtetit dhe të Botës... Pra që kanë në bazë të tyre substanciale ndryshimin e Botës në një kahje të mirë, të arsyeshme dhe që nxjerrin në pah ide të reja për këtë lëvizje të madhe, ku në ballë të saj të ndryshimit janë Poetët dhe Mendimtarët...

*Ekspoze të Masmedias, gazeta , revista, që cekin dhe trajtojnë këtë temë , por që drejtohen nga autorë , krijues.

*Ekspoze figurative dhe karrikatura me këtë objekt...

*Vizitë e pjesëmarrësve në këtë ekspozim i drejtuar.

*LIBRI I APELIMIT: shënohet emri i krijuesit, pjesëmarrësit në këtë manifestim

*Në fillesë të veprimtarisë recitohet nga një aktor , apo poet Poezia e Nënë Terezës, Nobelistes shqiptare në shqip dhe anglisht, e cila mund të jetë dhe e kspozuar në sallë, në një vend të dukshëm...

*Ekzekutimi i Himnit Kombetar
Koncert i shkurtër pianistik , si dhe interpretime nga këngëtarë të shquar...

*Poezi sentencive të poetëve :NAIM FRASHËRI, ANDON ZAKO ÇAJUPI, MIGJENI, NDRE MJEDA, GJERGJ FISHTA, FAN NOLI, ISMAIL KADARE, DRITERO AGOLLI, AZEM SHKRELI e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:43 pm

1. *FJALA HYRËSE E MANIFESTIMIT:
"POETËT MANIFESTOJNË POETIKISHT, SOT NË DITËNE 24 SHTATORIT , NË 80 SHTETE TE BOTËS DHE NË RRETH 400 QYTETE PËR NJË BOTË NDRYSHE"
DREJTUESI I LIDHJES, DEGËS, KLUBIT, SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE
N ë Tiranë Presidenti i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA,
Në Prishtinë Presidentja e LPSHA "PEGASI" KOSOVA.

2. *APELI I MADH POETIK

KOMPOZIMI I HUMANES

"HUMANIA SOT DUHET TË NDRIJË SI NJË DIELL I NDRITSHËM DHE RREZATUES, SI NJË HËNË E PLOTË E MBUSHUR NË DITËT DHE NË NETËT NJERËZORE... PO A NDRIJNË DHE SI DUHET TË REALIZOJMË NDRIÇIMIN?”

E DREJTA PËR T'U SHPREHUR POETIKISHT
Frei Breto , poet- kampioni i lirisë së mendimit : "Atje ku fillon përdorimi i dhunë dheimponimi yt, përfundon liria ime..."

Ineterpretim poezish në shqip dhe në anglisht
Ese, fjalë urtie, aforizma të shoqëruara këto me muzikalitet (melodi)...
Çdo poete, poet, krijues pjesëmarrës ka të përgatitur me formën e tij përzgjedhëse reklamimin e poezisë që do të interpretohet me këtë objekt interpretim, apo shpërndaje të peozisë së fotokopjuar në sallë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:43 pm


3. “PEACE FOR OUR TIME “
"PAQE PËR KOHËN TONË"

Demonstrim shpirti me sentenca ndryshimi apelore vetiake ose të marra nga njerëz të mëdhenj të krijimit gjatë kohëve...

4. KUNDER LUFTËS DHE ELIMINIMIT NJERËZOR
NJERIU VJEN NË JETË TË JETOJË BUKUR JETËN DHE JO T'IA DHUNOJNË ATË

Interpretime me këtë objekt nga poetët pjesëmarrës.

5. “PËR NJË BOTË ME VIRTYT”
Interpretim poezish, ese, poezi satirike, skicime, lakonizëm, esse, satirike... pikturme...

6. “FJALA E ARTË, KËSHILLIM I MIRË”
FOKUS POETI, ARTISTI , KËNGËTARI, SKULPTORI, PIKTORI, KINEASTI...
Intervistim direkt në sallë.

7. “MENDJET E NDRITURA T'I BASHKOJMË, TË THURRIM ËNDRRA, TË KOMPOZOJMË BINDSHËM TË ARDHMEN, KONTRAST TË MADH ME NEGATIVËT”
Poezi, ese, klip , Poëer Point, piktura, apel poetik, dancim poetik, skicim...


8. “HEKATOMB I KOHËS VRASTARE...”

Vret Njeriun , Qenien
Nëpërkëmb të drejtën...
JO NËPËRKËMBJES...

Nxit prostituimin
JO PROSTITUIMIT!
Nxit kërcënimin, privacionin, dhunën...
JO KËRCËNIMIT , PRIVACIONIT, DHUNËS!
Interpretime poezish dh trajta e mënyra të tjera të lira reagimi.

9. JETË E KONCEPTUAR MBI MORALITET DHE PROGRES
Në fokus Kriza ekonomike dhe ekologjike
Citime, urtësi, pikëpamje ndryshese, filmime.

10. INTERPRETIM TË POETËVE BASHKËKOHORË ME KËTË OBJEKT TË DËRGUAR NGA INICIUESIT DHE TË PËRZGJEDHUR NGA ORGANIZATORËT

11.TITULLIME, ÇMIME PROPOZIME PËR KRIJUESIT E SHQUAR TË KONTRIBUTIT DHE PJESËMARRJE NË EVENTE NDËRKOMBËTARE
SHPALLJA E FITUESVE TË KONKURSIT NDËRKOMBËTAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" në të cilin morën pjesë 400 poetë nga Shqipëria dhe nga shumë vende të tjera të Botës (Juria me poetë nga bota, poezia në anglisht. )Shpërndarja e çmimeve Kongresi "PEGASI INTERNACIONAL " TIRANË Prill 2012 në bashkëpunimme Universitetin"VITRINA"

12. APELIM i përbashkët drejtuar atyre që drejtojnë vendet, vendin dhe solidarizim me të gjithë poetët e botës; interpretim poezish të poetëve kandidatë ëpr Çmimin Nobel nga disa vende të Botës , interpretim në sallë.
14. Skicime protagonistësh të Manifestimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit EmptySat Sep 17, 2011 1:44 pm

13. DEKLARATË UNIVERSALE PËR NJË BOTË TË MENÇUR DHE NDRYSHE
13. MEMORIAL KUJTIMI
MANIFESTIMI I PARË POETIK NË KËTË PËRMASË 24 SHTATOR 2011...,
Shpallja e kësaj dite si Ditë e Ndryshimti të Botës dhe festimi i përvitshëm.
Përshëndetje e simotrave dhe përshËndetje të poetëve të ardhura nga end etë ndryshme të botës për këtë event.

PËRGATITUR NGA PRESIDENCA E LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE
ARTISTËVE “PEGASI”ALBANIA, “PEGASI” KOSOVA

FAZA PËRGATITORE:
Në periudhën 16 gusht - 20 shtator 2011
Të organizohet kontakti, përcaktimi i poezive e tjerë, që do të përfaqësohen krijuesit për detajimin e këtij programi në mënyrë konkrete.
Në bashkëpunim me organet vendore të përcaktohen sallat, kudo të zhvillohet manifestimi dhe ndihma konkrete e nevojshme pë konkretizimin me sukses të tij.
Të të përcaktohen vendet e lejuara për ekspozim të poezive me objektin e përcaktuar në program si dhe eksperimentimi për afishimin e poezive në linjat e udhëtarëve urbane dhe interurbane.
Të hyhet në kontakt me poetët, artistët, piktorët, këngëtarët e tjerë për realizimin saktik të këtij programi të veçantë.
Të organizohet njoftimi për pjesëmarrësit duke shfrytëzuar gjithë aftësinë ekzistuese sinjalistike.
Të njoftohet media dhe masmedia per objektin e manifestimit.
Të merren masa për ekspozenë e librit dhe ekspozitat figurative...
Më e mira e mundshme është që në këtë Manifestim poetik të ketë përfaqësim vendor dhe qendror.
Gjatë kësaj periudhe të prezantohen, publikohen në rubrikën e hapur 100.000 poetët poezitë e poetëve shqiptarë, kosovarë në gjuhën angleze për njohje të saj kudo në botë.
Presidenca e Lidhjes të interesohet për vendosjen në fondin prezantues të Universitetit Sandford të Klaifornisë të pasurisë kreative poetike si dhe të bashkëpunohet me të gjithë poetët e botës për ta kthyer ditën e 24 Shtatorit në Ditën e Ndryshimit dhe të organizimit të Manifestimeve të përvitshme me këtë objekt.
Të bashkëpunohet me katedrat e letërsisë në Universitete të Shqipërsë dhe në Kosovë.
Të jepen intervista në Tv, Masmedia e tjerë për këtë event botëror.
Të publikohet skicë- ideja eprogramit dhe ky program për të sensibilizuar krijuesit dhe gjithë opinionin publik për këtë Manifestim.
Deri më datën 24 Shtator mund të organizohetn takime, veprimtari të shkurtra me këtë objekt.

Në këtë Manifestim mund të marrin pjesë edhe krijues, të cilët nuk janë anëtarë të LNPSHA "PEGASI" ALBANIA dhe LPSHA "PEGASI" KOSOVA.
Marrja e masave tërësore për filmim dhe fotografim të ngjarjes së madhe .

PRESIDENCA E LIDHJES NDËRKOMBËTARE E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA DHE KOSOVA

TIRANË , PRISHTINË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: Re: LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit   LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: