Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 NJË LËVIZJE E RE, PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË LËVIZJE E RE, PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE Empty
MesazhTitulli: NJË LËVIZJE E RE, PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE   NJË LËVIZJE E RE, PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE EmptySat Sep 17, 2011 1:38 pm

A duhet të ketë në Shqipëri një AKADEMI SHKENCASH ALERNATIVE NË SHQIPËRI?
LIDHJA NDERKOMBËTARE E POETËVE SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE "PEGASI" ALBANIA DHE "PEGASI" KOSOVA SHTRON NJË PROBLEM TË MADH DHE HEDH IDENË...
SHUMË STUDIUESË ALTERNATIVË KANË DHËNË NJË KONTRIBUT TË MADH NË STUDIMIN DHE TRAJTIMIN E SHUMË TEMAVE STUDIMORE SHUMËPLANSHE DHE SHUMË TË TJERË VEPRIMOHEN DHE JANË VETËM NJË HAP DREJT KRIJIMIT TË AKADEMISË SHKENCAVE ALTERNATIVE...Nën përkujdesjen eLNPSHA”PEGASI” ALBANIA, e cila ka në gjirin e saj shumë studiuesë të tillë, por edhev të kontributit të mirëfilltë shkencor, por që nuk kanë gjetur veten...,nuk kanë patur hapësira të lira ...
NË KËTË MORI BOTIMESH NDIHET PREZENCA E BOTIMEVE ALTERNATIVE...
NË KËTË ECURI TË ZBEHTË PREZENCA E ASHA DO TË JETË KONKURRUESE DHE NXITËSE APO VETËM PREZENTE?...
Shumë studime të karakterit historik, gjuhësor, ndërmarrësi hartimi të fjalësv e të gjuhës shqipe, hartim të antologjive poetike dhe të letërsisë me një zhdërvjelltësi profesionale dhe detajime, libra të shkencave të sakta dhe të përpikta, të cilat kërkohen nga nxënësit e studentët , por edhe nga mësuesit që japin këto lëndë. Po kështu duhet evidentuar se gjatë këtyre viteve mendimi kritik në fushën letrare nga studiuesit e mirëfilltë ka mbetur në vend, dhe ka dalë në skenë një grup studiuesish të rinj, të cilët po përpiqen të rrugëtojnë me aftësi dhe të analizojnë këtë letërsi të re...

Kështu mund të flitet dhe për formate të reja të kritikës dhe të studimit në fushën folkloristike, pikturore, skulpturore, të regjisurës, të artit në përgjithësi, përvoja të reja në këtë liri krijimi. Ende, pavarësisht nga ekzistenca e Alkademisë së Shkencave asnjë grup studimor nuk është krijuar për të evidentuar pasurinë frazeologjike, neologjike të krijuar gjatë periudhës dydekadshe të krijimit letrar, një pasuri kjo që ploton dhe e bën më të begatë në fjalëformim fjalësin shqiptar dhe hap hapësira të reja studimore në këtë fushë... Është një grupim i madh. Mandej mund të themi se ka një synim të caktuar për të bërë zbulesa të pranisë së gjuhës sonë dhe të lashtësisë së saj... e tjera.
Çfarë do të sillte një prezencë e ASHA, kur shumë studiues të sferave të ndryshme kontribuojnë me shpirt për një lëvrim të tillë?... Sa studime të kësaj natyre kanë tronditur edhe ata, që e heqin veten ekspertë fushe studimore dhe që puna e tyre e përditshme është studimi, qëmtimi, hulumtimi?Çfarë ka nxjerrë në pah ky studim dhe ç'rol luan sot në progresivitetin, zhvillimin e vendit?Ku është kjo përndritje, ky gjallim?! Shumë studime të alternativistëve kanë nivel shumë të lartë nga ata, që e quajnë veten studiues, apo kanë fituar tituj të ndryshëm?! Stafet akademike në Universitete ç'veprimtari shkencore e konkrete zhvillojnë në qytetet, ku veprojnë dhe a janë të pranishëm në evoluimin e mendimit shkencor në të gjitha drejtimeve operuese në këto qytete? Si luftojnë për elitarizimin si dhe këshillimin për probleme të ndryshme, që hasen në përditshëmri dhe duhet të zgjidhin pushtetet vendore... A merren me kete pergjegjesi shkencore?
Duhet thënë se në këtë drejtim ASHA do të ketë dhe shumë studiues titullarë dhe me tituj shkencorë , të cilët do të ndihmësojnë ecurinë ...

Ideja duhet gjithmonë të lindë... Dhe kjo lindi nga ne qe po perpilojme gjithçka me zgjuarsi. Keshtu nuk do te jehet të shkelen principet dhe realiteti historik të transformohet nga interesat... dhe kufijtë të priten prapë nga VILARËT e VERDHË ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
NJË LËVIZJE E RE, PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: