Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Edhe unë jam shqiptar...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Edhe unë jam shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Edhe unë jam shqiptar...   Edhe unë jam shqiptar... EmptyThu Sep 08, 2011 5:10 pm

Kastriot Osmani


Linda dhe jetoj në qytetin e Kumanovës, nje qytet që shtrihet në pjesen veriore të të ashtuquajturës Maqedoni, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në veri-perëndim.
Në një qytet ku shqiptarët historikisht gjithmonë ishin të diskriminuar e anashkaluar në çdo aspekt të jetës, ku politika shoveniste gjithmonë bënte eksperimente të ndryshme mbi shqiptarët, por që u qëndruam ballë dhe nuk iu përulëm ujkut të tërbuar.
Një vend ku daton qysh nga koha iliro-dardane ( Cumnova, kjo e vërtetuar në hartat e vjetra romake ku dhe gjindet emri në të ), në një vend ku në vitin 1911
u bë një luftë e përgjakshme serbo-turke ku në repartin xhonturk ishin të përfshire mijëra vullnetarë shqiptar. Siç shkruajnë gjeneralët turq, pjesëmarrës në këto beteja, shqiptarët luftuan me trimëri të madhe për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare .
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve, që u vranë në këtë betejë, arrinë në 10.000 veta.
Në një vend ku kemi shpërngulje masive të popullsisë prej vitit 1953-1968 për në Turqi, ku shkaku dihet, loja politike jugosllave e asaj kohe për zbrazjen e këtij rajoni nga shqiptarët. Në një vend që vuajti shumë me ndarjen e Jugosllavisë, barti barrën më të madhe të konfliktit të 2001-shit, ku ua hapi dyert çlirimtarëve të cilet me jetën e tyre mbrojtën atë gjënë më të shenjtë ; DHEUN E TYRE, por që sot nga klasa politike e nënçmuar dhe e harruar dhe në një vend ku ende sot e kësaj dite politikat anti-shqiptare për depopullizimin e këtij rajoni vazhdon e nuk ka të ndalur.
Kjo është vendlindja ime, ku shqiptarët kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur, por që kurrë nuk u dorëzuan, nuk ranë pre e kurtheve të ndryshme dhe ruajtën “shqiptarinë” e vërtetë.
Pra, edhe une jam shqiptar në një vend që u nda padrejtesisht prej Fuqive të Mëdha nga trungu i tij kombëtar. Dita ditës, shumë e më shumë, dëgjoj zëra nga Shqiperia mëmë që neve shqiptarëve na etiketojnë si “maqedonca”, gjë që për mua është me të vërtetë e pakuptimtë. Ne që gjithmonë kemi sytë andej ku dhe perëndon Dielli, që kurrë nuk indetifikohemi me këtë shtet maqedonas, që asgjë nuk ka të perbashkët me neve edhe pse jetojmë aty, që perfaqeson karakter mono-etnik ( shih flamurin, stemën, himnin, perfaqësimin e shqiptarëve në institucione etj etj ) e të na thoni vellezër të dashur “maqedonca” është paksa poshtëruese për neve. Në i ftojme vellezërit tanë që të na njohin më shume neve, sepse nuk mendoj së keto etiketa e gjërat tjera që thuhen per neve të kësaj ane i bëjnë me qëllim, është pasoj e mosnjohjes së duhur e që kërkon interesim më të madh dhe paragjykimet e stereotipet do të jenë të kaluara.
Integrimi i ndërsjelltë është ajo që u duhet gjithë shqiptarëve të Ballkanit, që është duke ndodhur por me shumë hapa të ngadalta, tani kemi rastin dhe mundësinë që ëndrrën e rilindasve tanë ta çojmë në vend. Një unifikim mbarshqiptar të kemi në zemër, me ato kushte që kemi e që na ofrohen, ti shfrytzojmë maksimalisht në dobinë tonë.
Të prodhojmë vlera e vlera shqiptare , të punojmë për veten tonë, ta duam mëmëdhenë, të mos nxisin telashe të ndryshme sepse dihet çështja shqiptare është një plagë ende e pambuluar dhe një sulm i vogël i ndonjë virusi mund të shkaktoj dhimbje të mëdha.
Politika shqiptare të vetëdijësohet, të mos vazhdoj me përçarjet por të gjejë një gjuhë të përbashkët për hir të popullit, sepse ata janë në shërbim të popullit, jo populli në shërbim të tyre.
Pra, edhe përkundër të metave që i kemi, mos hiq dorë, vazhdo puno për të miren e familjes tënde, rrethit tënd e popullit tënd, këso lloj shqiptarësh na duhen që me gjoks luftojnë për vlera e për një jetë më të mirë në të ardhmen.
Kam nderin dhe fatin që linda shqiptar dhe jam krenar me të, që familja ime më edukoi në atë menyrë që sot të ndjehem ky që jam,e do të vazhdoj të shikoj botën më një optimizëm të madh përkunder gjërave pesimiste që më rrethojnë në cdo cep. Ndoshta me të vërtetë koha është e maskarenjëve, por atdheu gjithmonë do të jetë i shqiptarëve.

Autori është nxenes i shkollës se mesme në Kumanovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Edhe unë jam shqiptar...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: