Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySun May 22, 2011 10:51 pm

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Vajza1

Momir Kovaçeviq, përfaqësues i shoqatës “Stara Rashka”, ka theksuar se më shumë se 100 vajza nga Shqipëria katër vitet e fundit janë martuar në Serbi, në Novi Pazar, Sjenicë, Tutin dhe Nova Varosh, transmeton njoftimin e medieve INA.
“Ky aksion mund të vlerësohet si shumë i suksesshëm, pasi kemi të bëjmë me martesa të lumtura, është parandaluar vdekja e shumë fshatrave” ka thënë Kovaçeviq, i cili shton se vajzat nga Shqipëria nuk hezitojnë të martohen me djemtë e kësaj ane.
Me djelmoshat e pamartuar në vendet fshatare të këtyre vendeve martohen kryesisht vajza që vijnë nga veriu i Shqipërisë, kryesisht nga rrethi i Shkodrës. Sanxhaku është rajoni në jugperëndim të vendit, në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, me popullsi prej 420 mijë banorësh, dhe që dominohet nga shumica boshnjake dhe pikërisht sepse nuk janë serbë kanë katandisur ndër zonat më të varfra dhe më të prapambetura ekonomikisht të Serbisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySun May 22, 2011 10:55 pm

Vajzat shqiptare i martojnë me meshkuj sllavë
Ne shum tema folet per humbjen e ndjenjes kombetare nga shum shqiptar te Shqiperis, te tillet asimilohen ne grek , vendojm femijve emra sllav , grek dhe te huaj. Dhe me tragjikja martohen me burrat me te padeshiruar te Serbis, serbet e ketyre fshatrave te varfer duke mos mund te gjejn bashkeshorte nga gjaku i tyre , sepse askush nuk don te hyje ne ato fshatra te varfer , kan gjetur zgjidhje , ato kan gjetur vajza shqiptare nga Shqiperia, te cilat nuk pyesin per vite, per kombesi, religjion, pasuri, lokacion, pun qe duhet te bejn , sa femij duhet te lindin, cfar gjuhe duhet te flasin... Kto vajza te reja , ne disa raste raporti eshte 40 vjet per mashkullin serb, 20 per femren shqiptare, jan ber vegel per rritjen e natalitetit ashtu sic shkruan gazeta Novosti.


Me shum se 40 "te rinj" nga zonat e komunave: Sjenic , Tutin dhe Tregu i Ri ( Novi Pazar) , jan martuar keto vite me vajza nga Shqiperia, jan mbledhur javes ne Buxhev te Sjenices. Organizata humanitare " Rashka e Vjeter " prej Beogradi organizoi nje shoqerim te kendshem ne shenj perkrahjeje dhe ndihme te vogel , cifteve te reja " serbo-shqiptare" ju ndan nga 500 euro.


Cdo dit e me shum vajza te reja nga Shqiperia gjejn fatin e tyre ketu ne Peshter. Kjo neve na gezon dhe "trimeron" , sepse po ngjallim shum fshtra SERBE ,nese ngelin gjall fshatrat, ngel edhe SERBIA - thot Momir Kovacevic , kryetar i deges '' Stare Rashke" ne Sjenic.


Fshtrat Serbe dhe te tjer fshatra ne Peshter , Golij dhe Rogozni kan ngel te zbrazura , sepse te rinjt, sidomos vajzat, kan ikur ne qytete. Ato qe kan ngelur skan mund te martohen , sepse asnje vajz nuk e don fshatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySun May 22, 2011 11:00 pm

“Vanila Skaj ” i marton vajzat e Shqiperise me maqedonasit e Tetoves; Nuset maqedonase kryesisht vijne nga ShkodraShkoderZemer

Ne Tetove legalizohet puna e agjencise qe ndermjeteson martesat maqedonaso-shqiptare


Selia e agjencise “Vanila Skaj” gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas. Ekipi i “Koha Ditore” arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, nderkaq e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes


Vedat Memedaliu
Shkup, shtator 2006

Agjencia qe ndermjeteson martesat mes maqedonasve nga Tetova dhe vajzave shqiptare nga Shqiperia Veriore pas disa viteve ilegalitet ka vendosur te zyrtarizoje veprimtarine, duke e hapur nje zyre ne pjesen qendrore te qytetit.
“Vanila Skaj” eshte emri i kesaj agjencie per “zemra te vetmuara”, qe tanime ka bere edhe shpalljen zyrtare ne televizionin lokal maqedonas “Kiss”, ku klienteve u ofrohet ndermjetesim per martesat me vajzat nga Shqiperia.
Ne kete shpallje qe per disa dite po emitohet ne televizionin e siperpermendur nuk precizohet shuma e parave qe duhet klientet te paguajne per t’u bere dhender Shqiperie, por thuhet se çmimi eshte sipas marreveshjes.

Avokati Boshko Rafajlovski pronar i agjencise

Selia e kesaj agjencie gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas.
Ekipi i gazetes “Koha Ditore” ne Shkup arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, por e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes. Ai kishte vendosur ne dere dy numra telefoni per te interesuarit edhe ate njeri fiks dhe njeri numer ishte i celularit te tij. Por, ai te henen nuk ishte ne vendin e tij te punes.
“Boshkoja nuk eshte ne zyre, ai punon vetem me termine dhe nese nuk caktoni ndonje takim, nuk mund edhe te takoheni me Boshkon”, tha nje afarist maqedonas, i cili punonte si frizer afer agjencise “Vanila Skaj”. Gazeta tentoi qe nepermjet telefonit te kontaktoje me Boshko Rafajlovskin, i cili nuk ishte i pakapshem per deklarate. Me vet faktin se Rafajlovski shpalljen per ndermjetesim per martesa me vajza nga Shqiperia e ka derguar vetem ne televizionin maqedonas “Kiss”, ai ka bere te ditur se kryen sherbime vetem per qytetare te etnitetit maqedonas. Shqiptaret jane te padeshirueshem ne zyren e Rafajlobvskit, dhe kjo u vertetua kur fqinjet e tij kuptuan se ekipi i gazetes “Koha Ditore” investigon punen e tij.

500 euro per nje nuse nga Shqiperia

Sipas te dhenave te sigurta te gazetes, çmimi per sherbimin e kryer, “Vanila Skaj” kerkon 500 euro, te cilen ne te shumten e rasteve i paguan dhendri. Drejtuesit e kesaj agjencie sipas burimeve te gazetes kane lidhje me agjenci te ngjashme ne Shqiperi, kurse ne zyren e Tetoves punojne edhe shqiptare te cilet mbajne kontakte te drejtperdrejta me koleget e tyre ne Shqiperi.
“Koha Ditore” kohe me pare informoi se gjate dhjete viteve te fundit, mbi 300 vajza nga Shqiperia jane martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendres per Pune Sociale ne Tetove, mesohet se kjo tendence ka vazhduar edhe gjate ketij viti, madje vihet re nje shtim i numrit te maqedonasve qe martohen me vajza shqiptare.
Martesa e pare shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht eshte regjistruar ne vitin 1995 kur nje vajze nga Shqiperia veriore ka hyre ne lidhje bashkeshortore me nje maqedonas, qe ne ate kohe ka qene nje befasi e madhe duke pasur parasysh perkatesine nacionale te ketij çifti. Numri i martesave te ketilla, deri ne vitin 2000 ka qene teper simbolik, kurse numri i tyre eshte shtuar me shpejtesi pas vitit 2001, kohe kur eshte shenuar edhe numri me i madh i martesave te tilla. Nada Bllazhevska, sociologe ne Qendren per Pune Sociale ne Tetove, ka pohuar per nje rritje te vazhdueshme te martesave te tilla. “Ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe lidhjet bashkeshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shenojne rritje vazhdimisht, por sigurisht perkatesia katolike e te dyja paleve dhe karakteri shume i urte i vajzave nga Shqiperia ben qe ato te jene shume te kerkuara ne Tetove”, ka thene Vllazhevska.

Nuset maqedonase kryesisht vijne nga Shkodra

Vajzat qe martohen me burra maqedonas vijne nga Shqiperia e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodres, kurse mbi 90 per qind e tyre jane katolike. Ato jane martuar me banore te fshatrave te Tetoves, qe jane me shumice maqedonase si Brevenice, Dobrosht, Rataje, Tearce, Dobrosht, Zhillce, Vratnice dhe Jegunovc. Mosha mesatare e ketyre vajzave eshte 24 - 35 vjeç. Per sociologet eshte interesant fakti se asnjeri prej ketyre çifteve te martuara me ndermjetesine e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kerkese per ndarje ne institucionet perkatese ne Tetove. Zyrtaret thone se vajzat shqiptare qe jane martuar me djem maqedonas kane pohuar se nje hap te tille e kane marre me deshiren e tyre, ndersa kane shtuar se problemet ne keto lidhje jane mosnjohja e gjuhes dhe e partnerit.
“Ne bisedat qe kemi zhvilluar me keto vajza, asnjera prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyre ne bashkeshortesi si pasoje e frikes apo presionit, por perkundrazi te gjitha na kane deklaruar se me vete deshire dhe me lejen e familjes se tyre kurorezohen me qytetare maqedonas”, ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySun May 22, 2011 11:20 pm

Ne kete gazete Sllave thuhet :
se vajza esht nga Velipoja , familja e saj e kan festu martesen e saj ne Velipoj , ndersa bashkeshorti i saj deri me tani ska mund askund te gjej nuse , sepse fshati ka vetem 30 shtepi dhe nuk kan ngel vajza .
Deri me tani ne Prilep jan martu me dhjetra vajza nga Shqiperia , ndersa me dhjetra te tjer jan ne rrug per tu martu.

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Martesato1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySun May 22, 2011 11:25 pm

Edhe 8000 serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Serbetnuseneshqiperi

Serbia dhe Shqipëria, dy vende që dikur flisnin me gjuhën e luftës, sot duket se kanë krijuar një marrëdhënie më shumë se miqësore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janë martuar me djem nga Serbia, por fakti që aktualisht ka tetëmijë djem që janë vënë në radhë për t'u martuar me vajza shqiptare flet qartë se tashmë mes dy vendeve po fryn një erë e re, shumë miqësore. Në lagjen "Rus", në periferi të qytetit të Shkodrës, ndodhet shoqata "Moraça Rozafa", e cila përfaqëson pakicat serbo-malazeze në Shqipëri. Pranë zyrave të kësaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe një kompani private "Maruel 2008", e licencuar për konsulencë familjare dhe që në bashkëpunim me kompaninë serbe "Novi Varosh" kanë marrë përsipër të bashkojnë në martesë djemtë serbë me vajzat shqiptare.
Çdo ditë, pranë shoqatës "Moraça Rozafa" të zë syri makina të shumta me targa të Beogradit. Janë të rinj nga Serbia të cilët kanë ardhur në Shkodër vetëm për një arsye: të gjejnë nuse. Kompania serbe është ajo që gjen djemtë, ndërsa kompania shqiptare merr përsipër të gjejë vajza dhe pasi djali me vajzën shihen dhe njihen, vendosin nëse duan të martohen. Kërkesat e djemve serbë për t'u martuar me vajza shqiptare kanë kaluar çdo parashikim edhe të vetë dy kompanive që kanë marrë përsipër të martojnë djemtë serbë me vajzat shqiptare. Procedurat nuk janë aspak burokratike dhe tepër praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda një dite, mjafton që djali dhe vajza të pëlqehen dhe nëse vendosin të fejohen duhet të bëjnë dhe një pagesë te kompanitë private që mundësuan njohjen. Një tjetër anë pozitive është fakti se njerëzit e dy kombësive nuk shohin as përkatësinë fetare, as etnike dhe as të kaluarën, duke treguar një emancipim të brezave. Një nga kandidatët për t'u bërë dhëndër në Shqipëri është Vidan Mitroviç nga qyteti i Uzhicës, 40 kilometra larg Beogradit. Atë e gjetëm duke u interesuar pranë shoqatës "Moraça Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviç duket me fat, sepse për të kompania propozon një vajzë në fshatin Grudë të Shkodrës. Kandidati për dhëndër së bashku me drejtues të kompanisë niset për në fshatin Grudë, ku e pret familja e Kanto Isufit, për t'u njohur me vajzën e shtëpisë. Pasi prezantohen, djali me vajzën pëlqehen dhe siç i takon zakonit të shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtëpisë. Me lot në sy, Kanto Isufi jep fjalën e burrit se është dakord të krijojë miqësinë e re. Vidan Mitroviçi është shumë i gëzuar. Në Serbi ka qenë e vështirë të gjejë nuse, sepse siç thotë ai, vajzat serbe po largohen drejt Perëndimit. Vidani thotë se u interesua për nuse nga Shqipëria pasi disa shokë të tij të martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje të lumtura. "Mua nuk më intereson e kaluara, as çështjet etnike, as ato fetare. Më intereson që të gjej një njeri të mirë", thotë Vidani, i cili sqaron më tej se në Beograd, shqiptaret kanë namin për vajza të thjeshta, të ndershme dhe punëtore. Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai, thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj, përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen. Miqësia mes familjes serbe Mitoviç dhe familjes shqiptare Isufi merr formë pas një dasme të vogël familjare të organizuar në një nga zonat turistike të Shkodrës. (shqip)

Gjysma e kërkesave, nga djemtë e lagjes së famshme "Zemun"

Presidenti kompanisë shqiptare, që mundëson gjetjen e nuseve, Gëzim Gjoka, thotë për gazetën "Shqip" se "kërkesat janë të shumta që të çojmë nuse në Serbi. Vetëm nga lagjja "Zemun" në Beograd, që është një lagje elite dhe me tepër emër në gjithë Ballkanin, janë rreth katërmijë djem të regjistruar, në radhë për të gjetur nuse në Shqipëri". Sipas tij, vajzat shqiptare pëlqehen shumë në Serbi, pasi janë të rregullta dhe familjare. "Nga 86 martesa që kemi bërë ne si kompani, asnjëra nuk ka pasur probleme. Të gjitha martesat vazhdojë normalisht dhe çiftet janë shumë të kënaqura nga lidhja që kanë krijuar", thotë Gjoka. Martesat që po bëhen mes serbëve dhe shqiptareve komentohen dhe janë pritur mjaft mirë dhe nga pushtetarë serbë. Këshilltari i ministrit të Diasporës, Simon Gjuretiç, në një prononcim dhënë për gazetën "Shqip", thotë se "lidhjet tona me Shqipërinë janë të hershme dhe dëshirojmë që ato të forcohen më tej. Në qendër të Beogradit ne kemi një rrugë me emrin 'Skaderlija' (Shkodra) dhe një pallat me emrin "Albania". Këto tregojnë se ne i kemi parë dhe pranuar shqiptarët si miq. Kohët e fundit vihet re se djemtë serbë po martohen me vajza shqiptare dhe ne e përshëndesim dhe urojmë që kjo të vazhdojë, pasi forcon dhe vazhdon miqësinë mes dy vendeve".

Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai, thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj, përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen

Vidan Mitroviç, nga një qytet i vogël pranë Beogradit, sapo është fejuar me një vajzë shqiptare nga fshati Grudë i Shkodrës. Ai është entuziast dhe shpreson të krijojë një familje të shëndetshme, që përveç të tjerash do të rrezatojë vlera njerëzore edhe jashtë mureve të shtëpisë, në shoqërinë serbe dhe atë shqiptare ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptySat Nov 17, 2012 11:24 pm

Plani maqedonas: Shtohuni me nuse nga Shqipëria!



Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ 57957_3

SHKUP - Kryetari i Komunës së Novacit të Manastirit, Lazar Kotevski, është i vetmi që po zbaton apelin e kryeministrit Nikola Gruveski, që gratë maqedonase të lindin më shumë fëmijë, me qëllim të rritjes së natalitetit.

Kryetari Kotevski inkurajon beqarët e kësaj komune të martohen sa ma shpejt. Por apeli i tij, siç kanë raportuar mediat lokale në Manastir, ka një kusht: vajzat të jenë nga Shqipëria dhe jo nga Maqedonia! Me qëllim që të rrisë numrin e fëmijëve, Kotevski, madje me financa të komunës, i dërgon beqarët drejt Shqipërisë që të gjejnë nuse, shkruajnë mediat lokale në Maqedoni.

"Nëse arrijnë të gjejnë nuse në Shqipëri, atëherë komuna jo vetëm që heq shpenzimet e rrugës, por do t’i mbulojë edhe shpenzimet e kurorëzimit, pagesën e priftit për ceremoninë kishtare dhe në fund, të gjitha shpenzimet e dasmës", - thotë kreu i Komunës së Novacit, Lazar Kotevski.

Sipas tij, martesa e beqarëve maqedonas me vajza nga Shqipëria është strategjia e Komunës së Novacit, e cila do të ndikojë në rritjen e natalitetit në këtë komunë. Komuna ka 44 vendbanime me 3500 banorë, ndërsa brenda një viti lindin jo më shumë se 30 fëmijë.

"Kemi të përgatitur një listë me 100 beqarë. Vajza kemi shumë pak për shkak se një numër i madh i familjeve po shpërngulen dhe vendosen nëpër qytete. Numri i beqarëve do të ishte shumë më i madh, por falë Shqipërisë, vetëm këtë vit kemi 30 martesa të beqarëve tanë me nuse shqiptare.", - thotë krenar Kotevski.

(er.nu/tg/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptyWed Nov 21, 2012 8:14 pm

E po keto gjera ndodhin...sepse ne shqipetarve shpejt na lë kujtesa...harruam valle te gjitha ato qe perjetuam?!!Harruam se me serb,po po me serb luftuam mese 100 vjet....Harruam se ishin po ata qe na shperngulen per ne Turqi,na morren tokat,na djegen shtepit,na djegen grurin e pjekur ne ara,na vrane me te dashurit....Si duket harruam!!Sot po martohemi me ata te mallkuar qe na torturan e u munduan te ecnin mbi kokat tona!!Po martohemi me ta...Martohuni e mos u ngifshi kurre burra!!!Sepse edhe po te ishin te vetmit meshkuj te bote s'do isha martuar,do te isha tretur e vetme e nuk do ta kisha shtuar faren e tyre te mallkuar.....por ne harruam,cdo gje harruam prandaj veprojm keshtu!!!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptyWed Nov 21, 2012 9:50 pm

Mujota postimi i juaj eshte shum domethens, ky postim per mendimin tim eshte postim i vitit ne forumin BK. Respekt Mujota

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptyWed Nov 21, 2012 11:32 pm

Drini faleminderit....thjesht thashe ate qe kisha brenda dhe clirova shpirtin tim!!!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sahit Rexhepi
Fillestar/e
Fillestar/e
Sahit Rexhepi

Male
Numri i postimeve : 3
Age : 46
Vendi : viti
Registration date : 26/11/2013

Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ EmptyWed Nov 27, 2013 7:12 pm

na duhet me ditë qe në shipni ka shum shkije po qe shiten si shiptarë,ata nuk e kangjak shiptari po gjak shkavi,shikoni niher edhe çfar emra kanë niher.nuk po tham enver hoxha ukan i mirë ,por për do sene ukan i mir dhe mie jav ka ba shiptarëve atje se secili e njeh popullin e vet se shka janë,enveri ika njoft krejt se në shipni kapas dhe ka ,grek,shkije ,mala zez,bzgar,magjup,shiptar etj.dhe pëe këtë arsye aj javka qi ***** krejtve ju ka than ktu jeni krejt shiptar pa fe pa drejta se qështu e lyni ju,..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty
MesazhTitulli: Re: Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏   Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Më shumë se 100 vajza nga Shqipëria janë martuar në Serbi‏
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: