Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt Empty
MesazhTitulli: Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt   Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt EmptyMon May 16, 2011 4:20 pm

Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt


Nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Beqir Ismailit, Themelues dhe Drejtor i agjencisë së informacionit Alba-Press në Kairo, në ambientet e kësaj agjencie, u mbajt një mbrëmje me poezi kushtuar Kosovës

Me këtë rast u organizua dhe një simpozium, për të shpalosur vlerat e letërsisë dhe të kulturës së dy popujve.

Moderator i simpoziumit ishte poeti dhe shkrimtari Muhamed Hafidh, i cili është dhe anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Egjiptit. Në fjalën e hapjes Z. Hafidh tha: “Përfitoj nga ftesa dhe mikpritja e Shkëlqesisë së Tij Prof. Dr. Beqir Ismailit, për t’i dërguar urimet dhe përgëzimet e mia popullit të Kosovës me rastin e pavarësisë dhe i premtoj Prof. Ismailit se, duke marrë shkas prej këtij aktiviteti të mrekullueshëm, do të punoj për të njohur me themel çështjen e Kosovës, për të cilën, pohoj se, nuk kam pasur mjaftueshëm dije”.
Prof. Ismaili i falënderoi poetet për pranimin e ftesës dhe tha se prezenca e tyre në këtë mbrëmje ishte shprehja më e mirë e respektit ndaj popullit të Kosovës e veçanërisht ndaj letërsisë shqiptare. Duke përfituar nga rasti, shkëlqesia e tij Prof. Ismaili bëri një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes në Kosovë dhe shpjegoi arsyet që ka paraqitur Egjipti në hezitimin e tij, për njohjen e pavarësisë. “Tashmë-tha Ismaili- ka lindur një epokë e re për Egjiptin, prandaj ka ardhur koha që disa vendime të së shkuarës të shihen më me përgjegjësi, nën dritën e fakteve të reja. Është koha që Egjipti të hedhë hapin e tij në njohje të lirisë së këtij vendi martir e të shumëvuajtur”. Më pas Ismaili, kërkoi që edhe poetët e shkrimtarët të luanin rolin e tyre pozitiv në këtë drejtim, duke marrë kështu mbi vetë barrën e përgjegjësisë së intelektualit liridashës.
Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e një filmi dokumentar, në gjuhën arabe, "Kosova mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes", dokumentar ky i realizuar nga Prof. Dr. Beqir Ismailit.
Më pas e mori fjalën poetit dhe shkrimtarit Muhamed Fajid Osman, i cili është autori i një poeme me 84 strofa, dedikuar pavarësisë së Kosovës e titulluar "Çlirimi i dritës". Titulli i poemës ka një domethënie shumë interesante. Ai simbolizon çlirimin e dritës nga pengesat që bllokojnë ndriçimin, ashtu si Kosova fitoi dritën e lirisë e cila mbahej e bllokuar nga sunduesit serbë.
Pasi lexoi fragmente nga poema e tij, Z. Osman-i deklaroi solidaritetin e tij me popullin shqiptar dhe i bëri thirrje Kryetarit të Këshillit të Forcave të Armatosura, për njohjen e shtetit të Kosovës.
Ndërsa konsulenti dhe eksperti i çështjeve ligjore dhe politike, Këshilltari Ahmed Ebu Abdullah Ahmed, tha ndërmjet të tjerash: -“Është i pamohueshëm fakti se marrëdhëniet mes Egjiptit dhe shqiptarëve janë të lashta, jo vetëm në sferën politike por edhe lidhjet e gjakut, miqësia, martesat e përziera dhe numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në Egjipt prej shekujsh. Është e domosdoshme për Egjiptin të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ketë bashkëpunim mes dy vendeve veçanërisht tani pas Revolucionit”.
z. Ahmet shprehu keqardhjen e tij që kjo njohje nuk ka ndodhur deri më sot dhe premtoi së do të japë kontributin e tij në mbështetje të popullit të Kosovës.
Duke vazhduar mbrëmjen e poezisë kushtuar Kosovës, Prof. Abdullah Gazi, gazetar, citoi këto vargje:

U kthye hëna, për të ndriçuar natën në Evropë,
u zgjua dëshira për të jetuar të lirë në zemër dhe në shpirt.
Kosova është hëna që shkëlqen në qiell,
për dëshmorët, fëmijët, gratë dhe pleqtë besnikë.
Përshëndes çdo pemë dhe lule,
çdo grimcë atomi të atij dheu të lashtë
çdo frymë a puhizë
që përkëdhel faqen tënde heroike Kosovë.
Ju jeni në të drejtë dhe ne pranë jush jemi gjithmonë,
Jetojmë me ju së bashku në shpirt, zemër dhe në poezi.

Të njëjtat ndjenja të solidaritetit dhe vëllazërisë shprehën edhe poetët Eshref Ebu Zejd, Lejla El Seide, anëtari i Lidhjes së letërsisë moderne të Egjiptit Khader Auad, poeti i zhanrit të poezisë popullore egjiptiane Favzi Khamis, shkrimtari e gazetari Mexhdi Id, Anëtari i Unionit së Shkrimtarëve egjiptian Salah Ferxhani, anëtari i komunitetit shqiptar Prof. Mahmud Rijd, etj.
Shumica e poetëve shpalosën këtë mbrëmje poezitë e tyre kushtuar Kosovës dhe të gjithë njëzëri, kërkuan nga qeveria e re e Egjiptit, njohjen e menjëhershme të Kosovës.
Në fund të kësaj mbrëmje të paharruar, poetëve dhe shkrimtarëve ju dhuruan disa prej punëve dhe krijimeve të Prof. Dr. Beqir Ismailit, në mes të të cilave dhe librat me titull; “Ushtria Çlirimtare e Kosovës forcë aktive në arritjen e paqes”, “Roli i Alba Press në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme në Pasqyrimin e Çështjes së Kosovës dhe Nxjerrjen e saj në Pah në Arenën Ndërkombëtare”, “Tema të zgjedhura të letërsisë shqipe”,dhe librin “Kosova në mes të pushtimit dhe të pavarësisë”. Ky i fundit është botuar dhe publikuar në vitin 2002. Libri është ndërtuar mbi një seri takimesh dhe dialogjesh të zhvilluara ndërmjet Presidentit të Agjencisë Prof. Dr. Beqir Ismailit dhe gazetarëve të ndryshëm, në Egjipt. Të gjitha takimet dhe dialogjet e botuara në këtë libër kanë në fokus problemin e Kosovës, situatën e përkeqësuar para dhe gjatë mizorisë së pashembullt serbe, situatën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale gjatë kësaj periudhe, në të cilën vendi kaloi një krizë të paparë ndonjëherë. Në të njëjtën kohë, libri synon të jetë një dokument i vlefshëm dhe një regjistër i pasur për historinë e Kosovës.

/ِAlba Press - Kairo/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi kushtuar heroit te Kosoves Halit coka
» Lutfi coka/ Poezi kushtuar" Heroit te kosoves"Halit coka
» Nje mbremje te qete...
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: