Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 10:51 am

Zoti Basha e meriton vendin e kryebashkiakut te Tiranes. Me mire se kushdo flet vete puna e tij per gjitha arritjet qe ka pasur ai ne cdo pozicion qe ka pasur ne qeveri. Ai eshte njeriu i duhur per ti ndryshuar faqen kesaj Tirane te harruar nga kryebashkiaku i tanishem qe pevec se vetem flet, nuk mundohet te bej asgje per kryeqytetin vetem vazhdon ta fusi ate ne kaosin total. Lulzim Basha eshte njeriu qe do te bej diferencen dhe qe do te mund tia ndryshoje faqen tiranes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 11:00 am

Luli e meriton edhe per kryetar bashkie, se brenda vitit i nderroj 4 vende pune.
Pra duhet te jesh tejet flexibel,dhe tejet i pa thyeshem dhe pa kurizor te i perballojsh ket presion...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 11:04 am

Kryefaqja Lajme Shqipëri
Basha përmbys rezultatin
10.05.2011, ora 09:27



UPDATE - Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri. Nga 181 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin" Lulzim Basha kryeson ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.

Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45879 vota.

Në disa njësi bashkiake procesi i numërimit është pezulluar gjatë natës ndërkohë që ka filluar në mëngjesin e sotëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 11:27 am

LAJMET KRYESORE
Strategjia: Komisionerët socialistë braktisin numërimin kur mësojnë avancimin e Bashës. Aldo Bumçi: Lulzim Basha është fitues
09-05-2011 / Gazeta 55


UPDATE- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është gati 505 vota para në qendrën e numërimit pranë Shkollës së Kuqe, te njësia bashkiake nr.8 në kryeqytet.
Një fakt të tillë e ka pohuar kandidatja për këshillin bashkiak, Jorida Tabaku.
Ajo po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave në Tiranë dhe paraqet me të drejtë shqetësimin se po tregohet një indiferencë dhe neglizhencë nga ana e komisionerëve dhe numëruesve socialistë për ta çuar para procesin. “Me këtë ritëm, do të na duhen gati 10 ditë që të mësojmë rezultatin. Komisionerët socialistë braktisin procesin e numërimit kur mësojnë se Basha po avancon”- u shpreh ajo.



ALDO BUMÇI



Kreu i Partisë Demokratike për degën e Tiranës, Aldo Bumçi, u shpreh se në Tiranë vërehet një prirje kryesuese e kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. “Në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi në Tiranë, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha ka rritur të përmbysë rezultatin duke i fituar ato”- u shpreh Bumçi. Sipas tij, PD është optimist se kjo prirje do të vazhdojë. Nga ana tjetër, ai ri-përsëriti thirrjen e Partisë Demokratike ndaj të gjithë numëruesve që të vazhdojnë detyrën e tyre me përkushtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 11:35 am

LULI dot te perfundoj dhe me keq por pak ma von, sa te dalin bruqkullat qe i ka ber me UNMIK dhe UDBN serrbe kunder qlirimtarve, se aj mendonte me kto poste qe i ndrronte muj per muj mendote se dot behet i pa prekshum, jo se kungulli mbi uj nuk shkon gjithnji, dhe ja e morri plandosjen....... !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 11:46 am

vazhdojne lajme te reja nga numerimi per Tiranen:
Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri.


Nga 181 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit “aleanca për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 231 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.


Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45 879 vota.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 10, 2011 1:58 pm

Dhet te fitoj sepse lidhjet duhej mbajtur mir me serrbi kjo esht kryesorja, e tani vin dhe ca tjera gjera sekundare qe te mos perfundoj menjiher ne gjygj dhe te ket nji qikez imunitet te bubrrecit, qe sdot i vlej fare, vetum me koh,koha esht faktor permanent, shifne se koha e beri qe te pladosej GADAFI -SALA , dhe keshtu me radh, flini pa merak....))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyWed May 11, 2011 9:12 pm

eshte shtruar gabim tema
pse duhet te humbe sala eshte dashte te jete ,po simpatizantet e sales e rugoves nuk ndalen,sepse mendet i kane te serbija..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyWed May 11, 2011 11:57 pm

Njejt që të dy siq duket qenkan zhytur ne pun të dolaverave dhe tash mundohen me një lloj imuniteti të mbrohen sado pak nej dit nga drejtsia ,por shtohet pyetja kush e drejtoj drejtsin ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyFri May 13, 2011 5:15 pm

AKTUALITET
Lulzim Basha, shumë pranë fitores- PS frikë nga rezultati, aktivizon ritualin e akuzave
13-05-2011

-- Në Tiranë ka përfunduar procesi i numërimit në 10 njësi, nga 11 të tilla. Aktualisht, po numërohen kutitë e njësisë bashkiake nr.5 ose KZAZ nr.49

-- Ambasadori Wollfarth: Procesi i numërimit po ecën intensivisht, shumë shpejt do kemi rezultatin

-- Gerti Bogdani: Rama ka frikë nga rezultati, po vërsulet me gjuhë talebani

UPDATE- Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është shumë pranë fitores. Kur kanë mbetur edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, z.Basha udhëheq me një diferencë prej 876 vota ndaj rivalit të sociliast, Edi Rama. Ndërkoë sot në mëngjes është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se ka përfunduar numërimi në 41 kutitë e votimit të njësisë bashkiake nr. 9, ose KZAZ nr.53. Basha u shpall fitues në këtë njësi bashkiake me një diferencë prej 642 vota. Përkatësisht, Lulzim Basha mori 11 950 vota, ndërsa Edi Rama 11308 vota. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të orës 13.00 të ditës së sotme rezulton se janë numëruar 464 kuti nga 485 kuti gjithsej. Nga numërimi tyre kandidati Lulzim Basha ka marrë 120.162 vota, ndërsa kandidati Edi Rama 119.286 vota. Diferenca është 876 vota në favor të kandidati Basha.

Gerti Bogdani: Rama ka frikë nga rezultati, po vërsulet me gjuhë talebani

Pas akuzave të PS-së se në njësinë numër 5 ka njerëz të inkriminuar që po numërojnë votat, ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes deputetit Gerti Bogdani. Deputeti i PD-së Gerti Bogdani nga selia e PD-së ka reaguar duke thënë se Edi Rama ka frikë nga rezultati i votave, prandaj dhe po tenton të cenojë procesin e numërimit dhe po kërcënon numëruesit e votimeve në njësinë nr. 5.
Bogdani tha se zgjedhjet e 8 majit janë një sukses i demokracisë në Shqipëri.
“Gjatë gjithë procesit zgjedhor Shqipëria i ka treguar botës anët tona më të mira duke u përfshirë në një proces të ndershëm dhe transparent”- tha deputeti demokrat.
Bogdani vuri në dukje se Partia Demokratike është e vendosur të respektojë procesin e numërimit deri në votën e fundit ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe kandidatin e PS-së Edi Rama. “Tani që ka mbetur pa numëruar edhe 14 kuti dhe gara bëhet e ngushtë Edi Rama po shpreh frikën e tij duke hedhur akuza të pabaza me një gjuhë prej talebani. Askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë mbi demokracinë kur varet e ardhmja e integrimit të vendit”- theksoi Bogdani.

Ambasadori Wollfarth: Procesi i numërimit po ecën intensivisht, shumë shpejt do kemi rezultatin

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëollfarth është paraqitur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në KZAZ-në 49, në njësinë 5 për të parë nga afër nisjen e procesit të numërimit.

Pas ndërprerjes së numërimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme , ambasadori Ëollfarth është rikthyer sërish sot në njësinë 5 për të vëzhguar numërimin e 16 kutive të fundit të cilat do të përmbyllin edhe procesin e zgjedhjeve.

Ambasadori Wollfarth theksoi se numërimi është duke u zhvilluar me një intensitet të lartë.
“E admiroj punën që po bëjnë komisionerët, atmosfera ishte e nxehtë mbrëmë. I respektoj përpjekjet për të numëruar me përpikmëri çdo votë të vetme”- theksoi Ëollfarth duke shtuar se shpreson se së shpejti të ketë një rezultat të saktë. Sipas tij procesi i numërimit është i mirë por raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it do ta përcaktojë më mirë se si ka vijuar procesi.
I pyetur nga mediat se, nëse do të ketë kontestime pas shpalljes së rezultatit, ambasadori Ëollfarth theksoi se kjo do të varet nga konstatimet që do të bëjnë kandidatët, por sipas tij e rëndësishme është që të ketë rezultate solide dhe kjo sipas tij varet nga një proces i mirë numërimi.
Ndërsa i pyetur se sa mund të ndikojnë zgjedhjet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ambasadori Ëollfarth theksoi se kjo do t’u lihet përfaqësuesve të BE-së ndërsa shtoi se sa më lehtë të jetohet demokracia aq më lehtë janë hapat e mëtejshme për vendin.
“Po janë tregues por kjo do tu lihet përfaqësuesve të Bashkimit Europian”- theksoi më tej Ëollfarth. Ambasadori i OSBE-së deklaroi se zgjedhjet do të jenë një tregues i mirë për funksionimin e demokracisë në vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyFri May 13, 2011 5:23 pm

120423,per Lulzim Bashen dhe 119586,per Edvin Ramen ,kur jane hapur 465 kuti nga 485,sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptySat May 14, 2011 5:19 pm

fitorja eshte e socialisteve qe perkrahen uck-ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 17, 2011 12:17 pm

Me fal po coeni Edin te qetsesohet se ka nevoje per nje psiqiater se ai nuk ndihet mire dhe kur ta mari Basha Bashkine atij do ti iki menja fare , cfar fatkeqesie qe jemi udhehequr nga nje kryetar te tille per 11 vjet. Iku koha e certifikata fallco ska me iken dhe ato 20 mije vota qe merte Rama , sado qe ka mare boll 20 mije vota nga bashkia prap dhe ato nuk ja nxoren fitoren

Te "dashur" militante socialiste,beni durim dhe disa dite kur Luli te ulet ne karriken e bashkise dhe Kastriot Islami ne krye te partise.Me gjithate ne jemi tolerante ne se deshiron do ta cojme Edin si kryeplak ne Peze te vogel te prehet me Dashin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 17, 2011 12:43 pm

me aminin e serbise fiton ,a me te shqiptareve jo!
Ai humbi haptas para ekraneve tv para gjithe botes ,a po dojne me i vjedhe haptas ,jo jo nuk lejon populli ..
Urime Arberia qe humbet para kamerave..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 17, 2011 12:47 pm

OPINION
Fitorja e Shqiptarisë
16-05-2011 / Nga Idriz Morina


Një ditë para se shqiptarët në Shqipëri t’u drejtoheshin kutive të votimit, shkruam se kësaj here domosdo duhej të fitonte Shqipëria, në kuptimin që fitorja t’u përkiste shqiptarëve, në kuptimin që ajo fitore të mos ishte partiake, siç ka ndodhë thuaja në vazhdimësi, që nga rënia e komunizmit. Për më shumë se 20 vjet rropatjesh, siç dëshmuan proceset politike atje, edhe në dy vjetët e fundit, me refuzim të demokracisë, hyrjes në Kuvend, grevave të shtirura në rrugët e Tiranës deri te protestat e dhunshme të janarit, në të cilat Partia Socialiste, i dërgoi në vrasje katër ithtarë të saj, duke pretenduar kot së koti rrëzimin e qeverisë me dhunë, ishin dëshmi se Shqipëria nuk i kishte dhënë fund komunizmit, përkatësisht tranzicioni i pretenduar nuk ishte përmbyllur.
Dhe nuk kishte si të përmbyllej ky tranzicion derisa Partia Socialiste po qeverisej nga Edi Rama dhe klika e tij, të cilët e radikalizuan socializmin, duke e rikthyer vëmendjen e shoqërisë postkomuniste në të kaluarat e hershme të revolucioneve komuniste. Pra, Rama dhe klika e tij, si Gramoz Ruçi e Erion Braçe, simbolet më djallëzore të komunizmit, nuk po shqiteshin nga tendencat e tyre jo më antidemokratike, por antinjerëzore, që me emrin e shqiptarit në gojë, po pretendonin stërkeqjen e kombit. Retorika dhe veprimet që këta tre udhëheqës socialistë, kanë provuar në vazhdimësi edhe në dy vjetët e fundit, janë dëshmi të shfaqjes së mendësisë sllave dhe komuniste, e cila për interesa të veta nuk e pranon dhe as e njeh asnjëherë, as të vërtetën, as të drejtën dhe as interesin kombëtar.
Ishte Rama ai, i cili në emër të kozmopolitizmit, e dekoroi një këngëtar serb, Goran Bregoviç, me “Çelësin e Tiranës” (2006) titullin më të lartë të nderit që e jep kryeqyteti i Shqipërisë, pak vite pas luftës në Kosovë. Është interesant që pavarësisht fuqisë politike që e tregoi në Shqipëri, në tri mandate kryetar i Tiranës, dhe rreth gjashtë vjet kryetar i PS-së, ai kurrë nuk u mirëprit në Kosovë, pavarësisht ithtarëve jo të paktë majtistë. Pra, ai shihej me mosbesim nga të gjithë në Kosovë, veçmas u bë irritues kur doli hapur kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, ndërsa asnjëherë nuk doli në krah të proceseve në Kosovë, në kohën e bisedimeve kur po ndërtohej e tmerrshmja Pakoja e Ahtisarit. Ai u soll me indiferencë totale edhe atëherë, edhe tani pas Pavarësisë së Kosovës, në më shumë se tri vjet të pasluftës, ndërkohë që Veriu vazhdon të mbahet peng nga Beogradi. Ku ishte shqiptaria për të cilën fliste ai? Ky konceptim i tij për shqiptarinë është shpërfytyrimi më i çmendur që mund t’i bëhej kombit tonë në periudhën postkomuniste.
Ky numërim votash ia përplasi në sytë e tij, humbjen e dyfishtë Ramës, si kryetar i PS-së dhe Tiranës, humbjen morale nga Lulzim Basha, nga një njeri që dëshmoi qytetari dhe kulturë të lart demokratike, i cili hoqi dorë për garën nga çdo pushtet, është një humbje nga e cila se shpëtojnë as proceset ankimore; Dhe humbjen e 2009-ës, duke dëshmuar se kontestimi i votave (vjedhja) ishte një shpifje e tij.
Një qetësi vrasëse kishte pushtuar të dyja kampet e kandidatëve derisa po numëroheshin votat në kutinë e fundit, ankthi dhe tensioni shkatërrues, por që kjo urojmë dhe besojmë t’i japë dërrmën, ndjenjës dhe mendësisë sllavo-komuniste në Shqipëri, dhe shqiptarët të kthehen tek rrënjët dhe identiteti i tyre, i cili ka formësuar fisnikërinë në shkallën më njerëzore në botë, por që nëpër tranzicione të ndryshme u përvodh dhe u përzie me elemente të huaja negative, deri tek ai sllavo-komunist që ishte më i ndyri për shoqërinë shqiptare.
Pra, kjo transparencë e numërimit të votave e paparë në fytyrën e asnjë demokracie perëndimore, e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin që demokracinë e përqafon në mënyrën më fisnike. Kultura dhe demokracia, po kthehen në djepin ku aty kanë lindur, në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, tokën historike dhe prehistorike shqiptare, ilire-pellazgjike, ku janë rrënjët e qytetërimit perëndimor!
Editorial i botuar së pari në të përditshmen e Prishtinës “Bota Sot”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 17, 2011 1:46 pm

Pse duhet te humbe sali tradhtari dhenderri i Serbise!


BERISHA OSE HUMBËSI QË NDRYSHON RREGULLAT E LOJËS
2011-05-17Andrea Stefani (KERKO ...)BERISHA OSE HUMBËSI QË NDRYSHON RREGULLAT E LOJËS
Filozofia feministe fiton!
Kërkesa për numërimin e çdo flete votimi të hedhur jo në kutinë e duhur sugjeron jo vetëm një dhunim të Kodit Zgjedhor, jo vetëm një manipulim për të shndërruar një humbje në fitore, por përbën edhe një tjetër fakt alarmant se Sali Berisha mbetet i vendosur, si përherë, që të mos respektojë çdo vullnet të shprehur me votë, që cenon pushtetin e tij. Dhe nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i dominuar qartë nga një shumicë berishiste, do zbatonte përsëri direktivat e Kryeministrit, Shqipëria do zhytej përsëri në një krizë edhe më të thellë për çështjen e votës dhe stabiliteti i saj politik do të ishte edhe më i rrezikuar.

* * *

Lulzim Basha përpiqet ta legjitimojë taktikën e tij dhelparake me sloganin se çdo votë duhet të numërohet. Por, në fakt, kjo është një gjë që tashmë ka ndodhur. Çdo votë është numëruar dhe disa nga ato janë cilësuar të pavlefshme për parregullsi apo gabime nga më të ndryshmet të votuesve. Një nga këto gabime është edhe hedhja e fletës së votimit jo në kutinë e duhur. Është një dukuri e ngjashme me atë të një lojtari futbolli që bën gol në portën e vet. Në vetvete, pretendimi i Bashës dhe Berishës duket sikur ka një logjikë: nëse fleta e votimit në kutinë e gabuar shpreh qartë vullnetin e votuesit, përse të mos llogaritet si e tillë? Dhe në rast se një rregull i tillë do të ishte fiksuar që në nisje të procesit të votimit, do të ishte e ndershme të veprohej pikërisht kështu. Por faktet tregojnë të kundërtën. Tregojnë se numëruesit janë udhëzuar që të klasifikojnë si të pavlefshme, votat e hedhura në kutitë e gabuara. Dhe prandaj ato janë cilësuar si të tilla në të gjitha tavolinat e numërimit të votave. Ky ka qenë rregulli për të gjithë. Dhe është pikërisht respektimi i rregullave ai që ruan barazinë mes forcave konkurruese. Sepse, sado e logjikshme të duket kërkesa e Bashës për t’i dhënë vlerë një vote të hedhur keq, ajo dhunon një rregull të pranuar nga të gjithë në fillim të procesit. Ne jemi të bindur se Basha nuk do kërkonte atë që po kërkon sot, sikur ato 10 vota që e ndajnë nga Rama t’i kishte marrë ai. Madje, jemi të sigurt që edhe KQZ do kishte vrapuar të pasqyronte rezultatin paraprak në njësinë 5, ashtu sikundër kishte bërë me njësitë e tjera, dhe jo ta censuronte për turp. Por sado e logjikshme të jetë një kërkesë në fund të një procesi, ajo nuk ka asgjë të përbashkët me të drejtën për sa kohë bëhet në dhunim të një mënyre të vepruari që është fiksuar si rregull i procesit të numërimit. Dhe rregulli i gjithëpranuar (edhe nga Basha e Berisha) ishte që votat e hedhura gabim duhet të shpallen të pavlefshme.

* * *

Vullneti i Berishës nuk mund të tolerohet të bëhet aq absolut sa të dhunojë, si t’ia dojë qejfi, Kodin Zgjedhor dhe precedentët e sjelljes së KQZ. Për shembull, nuk mund të tolerohet që në vitin 2007 votat e hedhura gabim të cilësoheshin të pavlefshme, sepse kështu donte Berisha dhe në vitin 2011 të cilësohen të vlefshme, sepse kështu i intereson sot Berishës. Ajo që mbi të gjitha e bën një rregull të padrejtë nuk është thelbi i tij, por fakti që ai nuk zbatohet njëlloj për të gjithë. Vërtet Rama nuk mund të dalë sot kundër hapjes së kutive por, nëse Berisha do kërkojë hapjen e kutive sot, duhet t’u tregojë shqiptarëve se përse e kundërshtoi një gjë të tillë për 2 vjet me radhë, duke i shkaktuar Shqipërisë një krizë të paparë e cila edhe u përgjak më 21 janar. Kërkesa e Berishës dhe Bashës bie në kundërshtim edhe me Kodin Zgjedhor. Në një nen të këtij të fundit shkruhet se quhen të pavlefshme edhe votat kur “fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ”. Në kuptim të këtij neni të KQZ, numëruesit nuk kanë pasur asnjë rrugë tjetër veçse t’i vlerësojnë votat e hedhura gabim si të pavlefshme. Sepse kanë gjetur në kuti të ndryshme fletë votimi me ngjyrë dhe përmbajtje tjetër nga fleta e miratuar nga KQZ për ato kuti. Dhe e ka kot Njazi Kosovrasti që përpiqet të argumentojë të kundërtën. Por atë e kundërshton në mënyrë bindëse Klement Zguri, pjesëtar i shumicës në KQZ, me një deklaratë bërë qysh në vitin 2007. Në atë kohë Zguri deklaroi dhe duket se Kosovrasti ka qenë dakord, sepse nuk e kemi dëgjuar të shprehej kundër, që fleta e votimit e gjetur në kutinë e gabuar duhet të konsiderohet e pavlefshme, pasi gabimet gjatë votimit mund të jenë të gjithanshme dhe procedurat që ndiqen janë të përcaktuara me ligj. Ndërkaq, të zbatosh kërkesat e Berishës dhe Bashës do të thotë të bësh lesh arapi të gjithë procesin tashmë të përfunduar. Do të thotë të ndryshosh jo vetëm rezultatin për kreun e Bashkisë së Tiranës, por edhe atë të organeve të tjera. Sepse nëse ka pasur vota për Bashën apo Ramën të hedhura gabim në kutitë e tjera, kjo do të thotë që ka pasur edhe vota të kutive të tjera të hedhura gabim në kutinë për Ramën dhe Bashën. Por mbi të gjitha është të privilegjosh palën që ka rezultuar humbëse duke ndryshuar një rregull të fiksuar qysh në nisje të procesit. Dhe kjo është të prishësh demokracinë, thelbi i së cilës, është barazia para rregullave dhe ligjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 5:13 pm

Letra/Vota masive për të djathtën, një shenjë besimi ndaj qeverisë
23-05-2011 / Nga Mirjan Zela


Zgjedhjet administrative në Shqipëri pothuajse përfunduan pritet që të dalë edhe vendimi i KQZ për Tiranën. U vërejtën fenomene interesante, të pandodhura më parë si rënia e bastioneve, depërtimi i disa partive të vogla në mjedise elektorale që nuk imagjinohej kurrë se do të merrnin vota dhe shumë fenomene të tjera që karakterizuan këto zgjedhje dhe që predominojnë situatën politike në vend, siç është protesta e vazhdueshme e opozitës para KQZ-së. Gjithsesi këto akte kundërshtie të manifestuar nga lidershipi i PS nuk përbëjnë ndonjë risi për situatën politike, pasi janë nën vazhdën e politikës së mëparshme të bllokimit institucional që frymëzon PS-ja. Në rang kombëtar, koalicioni i djathtë ka marrë mbi 150 mijë vota më shumë se koalicioni i majtë. Nga ky fakt, themi me plot gojë se mazhoranca e kaloi me sukses këtë test të rëndësishëm politik. Shqiptarët dëshmuan edhe një herë përkushtim për rrugën europiane që ndjek mazhoranca. Kjo votë e inkurajon mazhorancën që të vazhdojë rrugën e progresit të gjithanshëm. Ky votëbesim vjen në një moment ku shqiptarët janë shumë pranë realizimit të ëndrrës europiane. Me gjithë vështirësitë, pengesat që eksponentë të së majtës po përpiqen që me veprimet e tyre të papërgjegjshme të minojnë këtë proces, qeveria shqiptare do të vijojë me përkushtim dhe me këmbëngulje realizimin e aspiratave të popullit. Shqiptarët duan stabilitet politik dhe jo gërrmërre të vazhdueshme politike të cilat bëhen pengese për progresin. S’ka dyshim se zgjedhësit shqiptarë zgjedhjen e tyre e bënë duke u mbështetur në fakte konkrete dhe indikatorë të matshëm. Vetë programi nga koalicioni i djathtë ishte më i qartë, gjithëpërfshirës, një program që premtoi vende pune e zhvillim të gjithanshëm e të qëndrueshëm. Sigurisht që sukseset e deritanishme që ka korrur kjo mazhorancë u bënë katalizatorë të kësaj mbështetje masive. Lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar e rriti prestigjin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke e larguar njëherë e përgjithmonë vendin tonë nga harta famëkeqe e trafikut. Sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë që të zgjidhje fijet e ngatërruara të krimit të organizuar, por triumfoi vullneti, vendosshmëria e pashembullt e kësaj qeverie për t’i eliminuar këto plagë kanceroze. Ky akt fitoi një admirim të madh në sytë e opinionit publik. Shqipëria bëri një luftë të ashpër ndaj monopoleve të cilat deri në 2005 të cilat kishin asfiksuar ekonominë e lirë nga parimet liberale të konkurrencës së lirë. Shqipëria arriti të ruante stabilitetin makro-ekonomik në një moment ku kriza ekonomike botërore po bënte kërdinë, madje edhe tek fqinjët tanë shumë më të zhvilluar se ne. Në të gjitha vendet e rajonit ndodhën frenime të investimeve pasi këto vende kishin problem me deficitin buxhetor, në Shqipëri ndodhi e kundërta ata u rritën ndjeshëm , u ndërtuan vepra publike me rëndësi jetike. E gjithë kjo erdhi si pasojë e mirëorganizimit e mirëmenaxhimit, si ulja e shpenzimeve të tepërta, shkurtimi i administratës së tepërt që bëhej oaz burokracie. Nuk ishte aspak e lehtë që të rrisje pagat, pensionet por përsëri triumfoi vullneti i hekurt i qeverisë “Berisha” për ta bërë më të begatë këtë vend. Shqipëria gjatë mandatit të Berishës u rendit ndër vendet e para për joshjen që krijonte ky vend tek turistët e huaj, kjo si pasojë e një pune voluminoze që bëri qeveria në promovimin e natyrës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Rreshtojmë edhe shumë suksese të tjera si prokurimi elektronik, i cili zhduku korrupsionin njëherë e mirë në këtë fushë si dhe shumë arritje të tjera për të cilat duhet shumë e shumë letër për t’i përshkruar. Edhe pse këto zgjedhje në thelb nuk ishin zgjedhje politike, përfaqësuesit që zgjidhen përfaqësojnë vullnetin e partive të tyre, prandaj del qartë edhe relacioni politik i këtyre zgjedhjeve. Më shumë se për reformat energjike të qeverisë Berisha dhe zhvillimet progresiste, kjo votë i atribuohet filozofisë së qeverisjes së PD, një filozofi që gjithmonë ka gjeneruar ide dhe ka shërbyer si burim frymëzimi për çdo. Jam i sigurtë se kjo votë nuk do të shkojë dëm, pasi PD dhe aleatët e saj e kanë dëshmuar me kohë përkushtimin ndaj interesave të qytetarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 7:23 pm

perse duhet te humb lul banditi
sepse ky eshte hajne kriminel korrupt
dhe ky vrau qytetaret e vete per pushtet.
ky eshte kelysh i sale komunistit dhenderrit te serbise
me fitoren e bashes pashes fiton fazliqi dhe tirana do serbizohet dhe do kontrollojne miqte e sales
pra jashte keta bandit miq te serbise ....nuk guxon te lejohet fitorja me hajni para kamerave me vota te pavkefshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 8:41 pm

sepse Lulzim Basha është Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 9:40 pm

sepse lulzim basha eshte hajdut kriminel i korruptuar dhe eshte mik i sales e sala mik i fazliqit e serbise
dhe ja fal detin greqise kurse tiranen serbise jane gjak perzier
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 11:32 pm

DUHET TE FITOJE LULZIM BASHA SEPSE:

MesazhTitulli: Programi i Lulzim Bashes per Tiranen Sat Mar 26, 2011 2:59 pm
Heqja e me shume se 60 taksave nga bashkia e Tiranes, ulja e tyre, internet falas ne te gjithe kryeqytetin, vendosja e tramvajit, nje Task-Force e posacme per punesimin. Keto ishin disa nga premtimet dhe angazhimet qe Lulzim Basha mori dje persiper, ne diten e pare te prezantimit te tij si kandidat i PD-se per Bashkine e Tiranes me sloganin "E para eshte Tirana, te paret jeni ju". Me nje program konkret qe nuk ngurroi ta prezantoje gjeresisht diten e djeshme, Basha theksoi se akti i tij i pare si kryebashkiak, do te jete krijimi i nje sistemi per mbrojtjen e konsumatorit, ne menyre qe te mos spekulohet me as me cmimin e bukes, as karburantit dhe asgje. "Mbrojtja e konsumatorit, e qytetareve nga cmimet abuzive dhe mallrat jo cilesore, nje premtim imi. Premtoj krijimin e nje Task Force per punesimin, politika direkte per nxitjen e punesimit. Ngritja e nje sistemi bashkiak informacioni per punesimin", vijoi Basha me premtimet e tij. Ai shtoi gamen e tyre, duke theksuar se do te permiresoje ndjeshem transportin urban, si dhe do te ule tarifat, do te shtoje hapesirat e gjelbra, parqet e lojerave si dhe madje do te ndertoj nje park te ri ne kryeqytet. "Vendi ka nevoje per nje ajer te ri, te fresket dhe te paster. Realiteti i sotem, eshte rraskapites per tiranasit, bllokimi i trafikut i perhershem, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake te larta dhe kudo, korrupsioni mjaft i perhapur dhe ndotja maksimale. Mund te behet sikur problemet te mbulohen me nje dore boje, por nuk zgjidhen. Beteja politike po nuk na e shkurton kohen per te kthyer ne shtepi. Asnje nuk jep zgjidhje. Qytetaret e Tiranes, presin me shume se sa beteja politike dhe britma indinjate. Problemet dhe sfidat jane shume urgjente. Sipas tij, sot Bashkia e Tiranes, harxhon 8500 leke per fryme per pagat e punonjesve dhe nga ana tjeter 2500 per qytetaret e Tiranes. "Cfare mund te beje nje kryebashkiak, ku nuk merret me njerezit, nuk shqetesohet per to. Ai tha se ka plane te tjera, kerkon karrigen e kryeministrit. Dhe kete e degjuam edhe mbreme nga kryetari aktual i bashkise qe tha se ka impenjime me te rendesishme, pasi synon karrigen e kryeministrit. Ne duhet te ecim perpara me dashurine per vendin tone, per vellezerit. do ja dalim te realizojme endrrat dhe shpresat tona. Vij ketu per tu thirrur qe te bashkohemi per te fituar se bashku te ardhmen evropiane te qytetit tone. Ka ardhur koha qe te vihen ne qender te vemendjes qytetaret e Tiranes dhe problemet e tyre", vijoi Basha. Sipas tij, ai i futet kesaj gare per ta ajer te paster, shkolla, kulture, trafik te lire, parqe, per te cilat duhet pune, jo beteja politike. "Ta kthejme Tiranen ne qytetin e mundesive. E para eshte Tirana, te paret jeni ju. Ky qytet ka nevoje per nje njeri, qe t'i futet punes dhe t'ia dale ne krye. Por vetem veprat e tregojne kete. Une kam mbajtur cdo premtim qe kam bere, cdo angazhim qe kam bere. Per mua, ju jeni te paret, Tirana eshte e para", theksoi Basha. Me tej kandidati i PD ka treguar edhe se cilat do te jene marredheniet e tij me qeverine qendrore nese do te zgjidhet kryetar bashkie.

"Shume pyesin se cfare raporti do te krijoj une me qeverisjen qendrore. Kjo eshte pergjigja: une do te punoj ngushte me qeverine qendrore, per sa kohe na bashkon interesi per Tiranen. Por nuk do te ngurroj kurre te perballem me qeverisjen qendrore, nese interesi i Tiranes do te vihet ne pikepyetje. Por une do te punoj me te per kete qytet", ka deklaruar Basha.



Programi i Lulzim Bashes per Tiranen



Akti im i pare do te jete per krijimin e nje sistemi per mbrojtjen e konsumatorin, per cdo kend qe spekulon me cmimet, nga buka deri tek karburanti.

Mbrojtja e konsumatorit e qytetareve nga cmimet abuzive dhe mallrat jo cilesore.

Krijimi i nje Taks-Force per punesimin. Politika direkte per nxitjen e punesimit. Ngritja e nje sistemi bashkiak informacioni per punesimin.

Afrim i shkollave dhe universiteteve me biznesin. Bashkia do te ofroje dhe do te financoje nje program stazhi, duke i afruar studentet me biznesin privat. Rreth 70% e te rinjve, qe bejne stazhe te tilla, u ofrohet nje vend pune.

Misioni im eshte hapja e 30.000 vendeve te punes, ne dy vitet e ardhshem. Vetem ndertimi i Unazes se Madhe dhe projektet e tjera te parkingjeve,do te krijojne mbi 5800 vende pune.

Tirana eshte qyteti me nivelin me te larte te taksave dhe tarifave vendore, 82 te tilla qe jane rritur disa here. Une do te heq 60 taksa dhe tarifa vendore, dhe do ti ul te tjerat nga 2-5 per qind.

Do te ndertoj me shume shkolla per femijet, qe mos rrine ne klasa me 50 nxenes. Kushte me te mira. Do te eliminojme mesimin me dy turne, klasat do te jene me me pak se 30 nxenes.

Internet falas per te rinjte, jo vetem ne shkolla por gjithe territorin e Tiranes.

Do te organizojme aktivitete kulturore e sportive, te financuara nga Bashkia e Tiranes;

Do te krijojme kushtet qe te mbajme si duhet me shume se 100.000 studente.

Ndertimi i nje biblioteke universitare ne Tiranes, brenda tre viteve te para te mandatit;

Ndertimi i nje rrjeti nenkalimesh, sistem parkingjesh, qe do te zgjidhin perfundimisht problemin e trafikut te ngarkuar ne Tirane.

Angazhohem per nje sistem transporti publik modern ne te gjithe kryeqytetin. Tirana, do te kete tramvajin e saj.

Rruge e trotuare cilesore, jo betonim kuturu.

Tirana do te perfundoje planin rregullues, qe gjithnje eshte prane perfundimit, por kurre nuk perfundon, duke qene vater korrupsioni. Kjo do te marre fund.

Nuk do te hezitoj te rishikoj vendimet e KRT kur bien ndesh me Tiranen dhe interesat e qytetareve te saj.

Do te punoj ngushte me qeverine qendrore, sa here na bashkon interesi me i mire i Tiranes.

Hapesira te gjelbra, kudo ne Tirane. Nje program konkret per shpetimin e siperfaqeve te gjelberta nga prishja.

Do ndertojme parqe te vogla ne shume zona te qytetit, ku nuk ekzistojne.

Angazhohem sot, per ndertimin e nje parku te madh tjeter ne Tiranes.

Cdo mbledhje ku shqyrtohet, cdo plan ndertimi per qytetin do te jete i hapur per publikun.

Per cdo ndryshim destinacioni per biznesin, te kete nje procedure e hapur per publikun. Nese dikush do te hape nje diskoteke ne pragun e deres, ju do keni te pakten te drejten te kundershtoni.

Cdo te premte, do te caktoj nje orar zyrtar pritjeje do te pres cdo qytetar te mund te flase me kryetarin e bashkise per cdo problem. Ju keni nevoje per nje bashkiak qe degjon e kujdeset per ju.

Bashkia do t'i vije ne ndihme nenave kryefamiljare, te vetme. Do te heqim nga rruga femijet qe lypin, do t'i ulim ne shkolla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyMon May 23, 2011 11:44 pm

EDEKTIVI shkruan:
sepse lulzim basha eshte hajdut kriminel i korruptuar dhe eshte mik i sales e sala mik i fazliqit e serbise
dhe ja fal detin greqise kurse tiranen serbise jane gjak perzier.....
por je kembe e koke gabim shume,se ke gabuar adrese dhe e gjithe ajo qe na shkruan lart eshte per te adhuruarin tend ,Edvin Rama,dhe ja se kush eshte Edvin Kristaq Rama:

MesazhTitulli: Nga PS-ja jashtë ligjit, te rruga njëkalimshe për bashkinë e Tiranës Tue Apr 12, 2011 6:50 pm
PS-ja e anatemuar vendosmërisht dhe po ajo parti, në emër të së cilës duhej marrë bashkia e Tiranës, janë thëniet e të njëjtit njeri. Ky është Edi Rama. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë. Është një platformë që s’pranon alternativë.
Në një analizë të kësaj gjendjeje paradoksale të krijuar në vigjilje të zgjedhjeve vendore të 8 majit, që janë te dera, opozita jonë është shndërruar në Ajatollah-opozitë. Këtë shqyrtim e ka bërë Ilir Nikolla, që vëren se zgjedhësit vihen në kushtet e një rruge të vetme, në atë të zgjedhjes së Edi Ramës si kryetar bashkie: “Apelin për të njëjtën rrugë e kemi dëgjuar herët e shpesh dhe na kujton komunizmin enverist dhe revolucionin islamik iranian të 1979-s”.
Që kryetari i tanishëm i PS-së të kalojë nga njëri skaj i politikës, në ekstremin tjetër të saj, kjo do të ishte, së paku, një aventurizëm. Por Shqipëria, në kohën e tanishme, nuk mund të futet në qerthullin e eksperimenteve të aventurierëve.
Më 1991, Edi Rama shkruante: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën (për kundërshtarët e PS-së në atë kohë, - K.X.) që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejnë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohe PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe të historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme“ (“Refleksionet“, f. 184, E.R., gusht 1991).
Tani Edi Rama, me firmën e tij, na del kryetari i një partie të paligjshme. Që t’i shmanget këtij etiketimi, ai duhet të na bindë se PS-ja e ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe të historisë së saj. Por ai na shkruan, tri faqe më sipër, se „e kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz, për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik (f. 181). Partia e sotme Socialiste të cilën Edi e ka vënë në dorë si kryetar i saj, gjashtë vite më parë, jo vetëm që s’ka bërë katarsis por, përkundrazi, është kundër pastrimit të radhëve të saj nga “rrugaçët e qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë”, - që të përdorim sërish shprehjet e tij. Meqë përmendet nomenklatura, me nënkuptimin e bllokmenëve, është pikërisht Edi ai që u ofroi poltronat parlamentare bash atyre që nuk fajësohen si bij “të nomenklaturës”, por si deklarues që e kanë për nder që janë bij keqbërësish në periudhën e rrezikshme të luftës së klasave (Shumëkujt i kujtohet se ç’tha Ditmir Bushati, kur e akuzuan si të birin e Sulejman Bushatit, me detyrë të sekretarit të Komiteteve të Partisë së Punës në Shkodër e në Kukës. Këta titullarë kishin për detyrë të bënin lista kulakësh, “armiqsh” dhe të vendosnin për internime, dënime dhe ndëshkime kapitale, duke i vënë gjykatat para një parti pris-je).
Në koalicionin e tanishëm të ajatollah-opozitës së Edit, gjendet edhe Partia Komuniste e Hysni Milloshit, e cila nuk u miratua në kohën e demokracisë, por në atë të socialistëve, ndonëse kërkesa për miratim e komunistëve në Mininistrinë e Drejtësisë, përmbante kushtet që të respektohej pluralizmi dhe të mos propagandohej për diktaturën dhe për udhëheqësin e saj. E, pikërisht ky i vetëquajtur antikomunist i papërkulshëm, bën aleancë me një parti e cila, në gazetën e saj “të ligjshme”, i bën jehonë dhe ngre lavdinë e Enverit me frazeologjitë e kohës kur mbulohej tragjedia e Tivarit që kishte protagonist Ramiz Alinë. Është aleate me një parti që eksitonte turmat për të buçitur “Në litar! Në litar” për njerëz që kishin luftuar përkrah nacionalçlirimtares. A nuk ishte i tillë Kryetari i Këshillit N.çl. të Dibrës, Edip Tërshana? A nuk ishin të tillë Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Gjergj Kokoshi, ish-deputetët që kërkuan pluralizëm Selahudin Toto, Sheh Karbunara, Hyen Shehu, Pertef Karagjozi? Tradhtar ishte Hysni Lepenica? A nuk kishin ndërprerë studimet universitare për të luftuar fashizmin Besnik Çano, Qeramudin Sulo dhe Adi Kasimati? E. Hoxha zhduku edhe ajkën e ushtrisë N.çl. A i meriton lavdet në Pezë ky njeri që u vuri thikën pas shpine nacionalistëve pjesëmarrës në atë konferencë? (Këto janë fjalët e E. Ramës për atë Konferencë!). A i zihet besë Edit, që tani është në ujdi të plotë me kontingjentet mëkatare të PPSH-së, që kaluan në PS?
Shumë nga propagandistët e Edi Ramës e kanë në majë të gjuhës 21 janarin. Koha do të sqarojë më mirë se 21 janari nuk ishte veçse një provokim, pikërisht i Edit. Ky deklaroi, më 20 janar 2011, një ditë para demonstratës së dhunshme: “Situata mund të dalë jashtë kontrollit!” Përse nuk kishin dalë jashtë kontrollit me dhjetëra manifestime të tilla populiste? Është e vërtetuar plotësisht se donte vetë Edi, që ky demonstrim të ishte i tillë. Sepse ata 250 të angazhuarit për të shpërthyer kangjellat dhe derën e hekurt të këtyre kangjellave, të selisë kryeministrore, ishin paguar ndryshe nga manifestuesit e tjerë: majmërisht. Shkrehjet në ajër u bënë pas 90 minutash, pasi ishte shpërthyer edhe porta e hekurt e kangjellave. A do të arrinte puna gjer këtu, nëse Edi me enturazhin e tij do të dilte para të paguarve të vet dhe t’u thoshte: ndal! Jo gjer këtu- ?. A mund të bëhet sehir nga pallati i Fidelit, kur kishte kaluar kaq kohë, që rojat dhe gardistët vetëm goditeshin dhe nuk kundërvepruan? Ky fakt është i qartë, në të gjithë pjesën e parë të kësaj tragjedie. Kjo pjesë e parë dëshmon që mbrojtësit ruanin kokat vetëm me skafandrat ndërsa mësymësit përdornin copë kalldrëmesh, hunj, madje ishin kërcënues edhe me armë zjarri që dukeshin në brez! Kishte kohë që të mbyllej me kaq. Por dëshirohej që atmosfera të elektrizohej!
Nuk besojmë te kemi dalë jashtë temës. Sepse po përdoret jashtë teme në këtë fushatë të tensionuar artificialisht për zgjedhjet e 8 majit. Meqë kjo datë nuk u sabotua dot nga personi që mezi e vuri kandidaturën për kryetar bashkie, duhej krijuar një gjendje demonstruese, ndryshe nga paraardhëset. Vini ré sesi 21 janari përmendet veçanërisht nga S. Tahiri, L. Shamku, por edhe nga zhurmuesi P. Zogaj, që kanë ezauruar gjysmën e emisionit me këtë lajtmotiv. Atëherë shtrohet edhe një pyetje: - Kujt i interesonte një gjendje e tillë? Këtë pyetje nuk e bëjnë kurrë propagandistët e Ramës.
Por E. Rama le të mos harrojë se në vitin 1951 shkruante me patos kundër mendësisë komuniste. Dhe historia e komunizmit na mëson se Stalini vuri në dorën e tij Nikolajevin për të vrarë Sergo Kirovin, që diktatori vrasës të shpërthente një fushatë të tërë terrori. Doemos duke vrarë më parë Nikolajevin, që të zhdukte gjurmët e krimit. A kaq e vështirë ishte që të ngarkohej edhe në këtë rast një Nikolajev shqiptar, qoftë edhe në radhët e mbrojtësve, që të bënte një veprim individual, të paguar me milionat që nuk mungojnë për interesa të tilla emergjente? Duhej që Prokuroria e Përgjithshme të mos na linte në hamendësime. Asaj iu bë thirrje nga partia që s’kishte asnjë interes që situata të dilte jashtë kontrollit, që të bëhej një hetim sa më i shpejtë. Përkundrazi, asnjë prononcim. Kjo plogështi kuptohet se kujt i shërben!
Nga ana tjetër, në një gazetë të majtë jepet një reportazh se nga hetuesia e Tiranës u bënë ekzaminimet e predhave. Rezultoi se nuk janë në posedim të forcave mbrojtëse.
Pra, në mungesë të një shprehjeje zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk kemi se përse ta politizojmë një veprim, për cilin fjalën përfundimtare e kanë organet kompetente ligjore. Edhe artikullshkruesi i këtij shkrimi, nuk duhej dhe nuk do të merrej me këtë problem, nëse çështja nuk do të përdorej vend e pa vend për të shmangur thelbin, domethënë plogështinë tërësore të bashkisë në drejtim të interesave të qytetarit. Askush nuk duhet të vihej, pra, përkrah atyre që nuk durojnë të presin një vendim legal. Siç kemi rastin e të ndjerit Kosta Trebicka, i cili u vërtetua nga ekspertizat ligjore se çështja e tij nuk ishte veçse një aksident automobilistik. Kështu u mbyllën zërat që ishin shprehur për një... atentat!
Ndonëse në këtë gjendje të një fushate zgjedhore administrative, hyra edhe unë në një problem të pashprehur ende ligjërisht, këtë e bëra si kundërpërgjigje ndaj atyre që po e përdorin një ngjarje, që dihet se kujt i shërben.
Le të presim të gjithë, një vendim të kompetentëve.
Sa për propagandën e ZP-së që me Edi Ramën Tiranën e pret e mira, mund të përdorim nofkën e vetë Edit për ZP-në: “Mos i besoni Zuskës Plakë!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyTue May 24, 2011 10:04 am

duhet te fitoje basha se keshtu done dhenderri i serbise mik i fazliqit serbia greqia dhe me lehte shesin tiranen dhe lulzim basha me fazliqin marrin tere tiranen ne dore dhe lulzon droga dhe miqesia me serbet.
me vota te vjedhura para syve te kamerave dhe me kuti te mbushura baje prej nje kutie ne tjetren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyWed May 25, 2011 4:05 pm

Patatja e Kosovës humb tregun në Shqipëri për shkak të Serbisë
Publikuar: Sot, me 25- 06- 11

Prishtinë, 25 maj - Bedri Kosumi, prodhues dhe përpunues i patates, nga Vushtrria, ankohet se e kanë humbur një pjesë të madhe të tregut në Shqipëri, për shkak të ngarkesave të mëdha doganore që i aplikon kjo e fundit ndaj prodhimeve kosovare, shkruan “Zëri”. “Sivjet e kemi humbur 30-40 për qind të tregut në Shqipëri dhe kjo është një goditje e rëndë për fermerët kosovarë”, shprehet Kosumi.

Sipas tij, një kilogram patate në tregun e Kosovës shitet prej 12-15 centë, përderisa doganat shqiptare të njëjtën e vlerësojnë 28 centë dhe e ngarkojnë me 20 për qind obligime doganore. Ai sqaron se Kosova eksporton rreth 50 mijë tonë patate, për të cilat është dashur të gjenden tregje tjera, përpos Shqipërisë.

Derisa prodhuesit kosovarë ankohen për diskriminim nga autoritetet e Shqipërisë, këto të fundit kanë arritur një marrëveshje reciproke me Serbinë për heqjen e taksës doganore për të gjitha produktet bujqësore.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Enno Bozdo, ka thënë për mediet shqiptare se "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit".

Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.


per ket duhet fitu Basha leshi dreqi ,kta nuk te lan me shit patate epo bej diqka tjetre,per unifikim te shqiptarve aper qfardo prosperiteti,qe ky esht SALA-SHIZOIDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA EmptyWed May 25, 2011 9:05 pm

Ahmet Qeriqi: Histeria e disa analistëve të Kosovës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës
--------------------------------------------------------------------------------
Edhe zgjedhjet e fundit në Shqipëri kanë pasur jehonën e tyre, në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, aktualisht të ndara nga trungu i shteti amë. Disa analistë dhe drejtues të disa medieve në Kosovë nuk e kanë fshehur dot simpatinë për Sali Bershën dhe PD-në e tij, ndërsa disa prej tyre kanë shpërthyer në një histeri të paparë kundër Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj, Edi Rama. Kjo fushatë aspak e ndershme, aspak vëllazërore dhe e patolerueshme ka bërë që disa mendje robëruar të kësaj pjese të Atdheut, të cilët i tmerron ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ta përkrahin Bashën e Berishën dhe ta damkosin PS-në dhe Edi Ramën. >>>


Sa është i dëmshëm ky qëndrim do ta vërtetojë e ardhmja.
Përkrahësit e Sali Berishës në Kosovë vijnë nga klasa e njohur pacifiste, të cilët me mjeshtëri ia fshehin Salos të gjitha të ligat, madje edhe thyerjen e embargos ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë, gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë, shkatërrimin e Shqipërisë me firmat piramidale në vitin 1997 dhe deklaratat e Berishës se Kosova kurrë nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Këta farë analistësh, në mënyrë perfide mundohen ta fshehin të kaluarën e papastër të Lulzim Bashës, gjatë kohës kur ai dhe disa të tjerë si ai, kanë punuar si zyrtarë UNMIK-ut në Kosovë, ku kanë hulumtuar “krimet e luftës” që gjoja kanë kryer shqiptarët kundër serbëve.
Analistët përkrahës së Berishës shkojnë aq larg në shpifjet dhe njollosjet e tyre sa Edi Ramën e identifikojnë si sllavo komunist dhe proverb, ashtu sikur e identifikojnë edhe PS-në në përgjithësi, si gjoja prosllave. Çuditërisht, prejardhja ideologjike e dikurshme e këtyre analistëve, ishte puro jugosllave, puro sllave dhe serbe, por tani kanë ndërruar avazin. Ashtu si Berisha që hedh helm kundër Partisë së Punës, zyrtar i lartë i devotshëm i së cilës ishte me dekada të tëra, ashtu shpifin edhe disa çakaj në Kosovë kundër socialistëve të Ramës, po kurrsesi kundër ideologjisë të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë, ideologji të cilën disa nga këta analistë dhe drejtues të medieve në Kosovë e kanë trashëguar nga baballarët e tyre, ish inspektorë, milicë, hafije dhe farë e përzier shqiptaro-sllave jo vetëm me martesa e me kumbari.
Këta t’i quajmë analistë, disa prej tyre edhe drejtues mediesh, nuk kanë lënë gur pa rrokullisur kundër Ramës dhe Partisë Socialiste. Nuk është vështirë të kuptohet se këtë mbështetje aspak parimore ata e kanë bërë dhe po e bëjnë për favore dhe përfitime materiale, meqë në shumë segmente janë të lidhur ngushtë me klanet e profiterisë në Shqipëri.
Në Kosovë e më gjerë nuk i mohohet askujt e drejta për ta simpatizuar Berishën apo Ramën, por janë të patolerueshme etiketime, fyerjet, gënjeshtrat dhe shpifjet në adresë të Partisë Socialiste, kur dihet se kjo forcë, për nga numri i anëtarëve, është forca më e madhe politike në Shqipëri, pavarësisht se ky fakt u pëlqen apo jo disa “kalemxhinjve” që flasin e shkruajnë gegërisht dhe që e përkrahin bajraktarin e fiseve dhe gegëve të Shqipërisë.
Është inkurajues fakti se partitë politike në Kosovë, përveç në raste të izoluara kanë mbajtur qëndrim parimor, të paanshëm, pavarësisht orientimeve të tyre ideologjike.
Opinionet e këtyre analistëve, që shkarravisin me porosi kundër Edi Ramës si Shkëlzen Maliqi, Baton Haxhiu, Halil Matoshi, Ramiz Bojaj, Migjen Kelmendi njëfarë Bardhyl Meta, e skribë të tjerë, të njohur për qëndrimet e tyre kundër bashkimit kombëtar, në asnjë mënyrë nuk shprehin qëndrimet e shqiptarëve liridashës të Kosovës, të atyre shqiptarëve të cilëve, në kohën e dëbimit masiv nga regjimi kriminal i Milosheviqit, ua hapen dyert e shtëpive të tyre, dhe i priten krah-hapur vëllezërit e motrat nga Korça, Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Kavaja, Tepelena, Gjirokastra, por edhe Kukësi e Shkodra.
Shqiptarët liridashës të Kosovës në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë nuk kanë bërë dallime ndër-shqiptare lidhur me përkatësinë e dikurshme fisnore, apo krahinore, përkundrazi kanë qenë dhe kanë mbetur mbështetës të idesë së unifikimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.
"Një dele e keqe nuk e prish kopenë", thuhet në jug të Shqipërisë, ndërsa në veri thuhet se "nuk ka fis pa një pis".



Postuar nga: Radio
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty
MesazhTitulli: Re: PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA   PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: