Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarė tė vėrtetė ką pak

Shko poshtė 
AutoriMesazh
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 30
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarė tė vėrtetė ką pak   Fri May 06, 2011 1:36 am

K’ta shqyptartė janė shqyptarė vetėm kah fisi, si me thanė, se janė shqyptarė qi perbājn popullin shqyptąr, e jo asģ shqyptarėsh qi pėrbājn shtetin. Per me kźnė Shqypnija shtet, nuk āsht qi Shqyptari tė jét shqyptar vetem me fis - me trup; por duhet qi tė jét shqyptįr me shpķrt: asķ shqyptari, qi tė perbajė kombin e jo vetėm popullin) - Gjergj Fishta

Kėto thėnie tė atdhetarit tė madh Gjergj Fishta sikur ndėr shqiptarėt duhet tė shėrbejnė si maksimė e gjithhershme pėr tė rikujtuar se ata sado qė kanė dy shtete dhe kanė kapacitete tė mjaftueshme njerėzore e intelektuale, pėr fat tė keq njė pjesė e vogėl e tyre ishte, por dhe ėshtė nė shėrbim tė dinjitetshėm tė kauzės sė vėrtet shtetėrore dhe kombėtare.

Pas gjithė katrahurave jo shumė kohė larg qė kishin pėrjetuar shqiptarėt si komb, pėr fatin e tyre po pėrjetojnė ende njė krizė tė pėrgjithshme dhe kurrsesi tė marrin veten, tė pėrjetojnė njė katarsis shpirtėror dhe tė ēlirohen pėrgjithmonė nga krizat dhe situatat e depresionit kolektiv nė mėnyrė qė tė jetojnė nė konditat normale sikur popujt tjerė tė botės.

Nuk ka dyshim se pėr kėtė gjendje krize ndėrshqiptare kanė ndikuar edhe shumė faktorė tė jashtėm, por nuk mund tė mohohet dialektika, e cila pėrkufizon se kontradiktat e brendshme janė shtytėsit kryesor tė lėvizjeve tė jashtme. Andaj, ky parim dialektik shoqėror nė dy shtetet shqiptare, por edhe nė tėrėsinė e saj po has nė vėshtirėsi tė theksuara. Nė radhė tė parė, kjo po bėhet pėr meritė tė elitave udhėheqėse politike dhe intelektuale, tė cilat pėr shkak tė sėkėlldisė, interesave tė ngushta personale, familjare, krahinore, veseve dhe egoizmave tė ndryshėm shpirtėrore qė kanė, duke mos u shqetėsuar aspak pėr fatin e pėrgjithshėm shoqėror e kombėtar.

Tashmė, si tė shpjegohet gjendja e tensionuar politike nė Shqipėri nė prag tė fushatės zgjedhore tė 8 Majit 2011, me ē’rast elitat politike si nė pozitė dhe opozitė kanė ndezur motorėt destabilizues tė kėtij vendi.

Nga fushata e deritanishme e grupeve tė ndryshme tė interesit nuk shkohet mė larg se pikėsynimi i realizimit tė interesave tė ngushta tė tyre, gjithnjė nė dėm tė atij shoqėror dhe kombėtar. Grupimet politike tė kėtij vendi nė vend tė konkurrencės sė mirėfilltė demokratike dhe luftės sė tyre pėr sa mė shumė projekte nė dobi tė qytetarit, shoqėrisė dhe shtetit nuk po mund tė dalin nga njėmendėsia partiake dhe lėvozhga e interesave personale.

Pėrkundėr disa pėrmirėsime tė vogla kjo fushatė do tė ketė karakterin e njėjtė sikur tė fushatave tjera, sepse po kėto elita politike nuk po lejojnė mė shumė se projektet e tyre tė ngushta individuale dhe grupore. Andaj, edhe mė 8 Maj do tė kemi njė riciklim tė gjendjes sė mėparshme politike, kur kėto grupime politike sėrish do tė kontestojnė kėto zgjedhje dhe nuk do tė njohin rezultatin e tyre pėrfundimtar edhe kriza do tė vazhdojė nė pafundėsi. Kjo lojė nė kėtė vend do tė jetė e gjithmonshme, sepse pėrgjegjėsit janė grupet e tyre politike dhe intelektuale, por edhe kriza e gjithėmbarshme apatike qė e ka pėrfshirė shoqėrinė shqiptare.

Jo vetėm nė Shqipėri, pėr fat tė keq kjo krizė ėshtė duke e pėrcjellė edhe shtetin e Kosovės, i cili kurrsesi tė lėviz nė drejtim mė tė shpejtuar tė zhvillimit tė tij demokratik, ekonomik dhe shoqėror. Problemet e tij janė tė shumėllojta dhe tė grumbulluara pėr njė kohė tė gjatė historike.

Hiē mė mirė nuk mund tė thuhet as pėr shqiptarėt nė trojet e tyre etnike si, nė Maqedoninė shqiptare, Luginė tė Preshevės, apo nė Malėsinė e Madhe, tė cilėt janė duke u sjellė nė rrethin vicioz dhe nuk janė duke i prirė proceseve zhvilluese pėr tė cilat ka nevojė popullsia e tyre.

Politika e strucit dhe mosbėrjes asgjė tė kėtyre elitave udhėheqėse shqiptare ėshtė shndėrruar nė standard jetėsor. Kjo politikė duhet tė zhbėhet sa mė shpejt, sepse ēmimi i saj veē mė ėshtė duke u paguar. Politika e re ėshtė shansi i ri pėr nxjerrjen e shqiptarėve nga kriza e pėrgjithshme dhe depresioni kolektiv, nė tė cilėn kanė rėnė, si nga faktori i jashtėm, por nė masė tė madhe edhe nga ai i brendshėm dhe kjo duhet tė ndodhė sa mė parė nė njė tė ardhme jo tė largėt.




Fehmi Ramadani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarė tė vėrtetė ką pak
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: