Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kroatët me rrogën më të madhe mesatare në Ballkan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kroatët me rrogën më të madhe mesatare në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Kroatët me rrogën më të madhe mesatare në Ballkan   Kroatët me rrogën më të madhe mesatare në Ballkan EmptySat Apr 30, 2011 2:05 am

Rroga mesatare në Maqedoni vazhdon të jetë më e ulët për dallim nga vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rroga mujore në muajin shkurt ka arritur në rreth 320 euro, që është akoma është larg mesatares së vendeve evropiane dhe disa vendeve tjera të Evropës Juglindore.

Në krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë, rroga mesatare në Slloveni në muajin shkurt ka arritur në 970 euro, dhe se ky vend është lider sa i përket standardit të lartë jetësor. Niveli i lartë i rrogave më i lartë është edhe në Kroaci edhe atë rreth 750 euro. Rroga mesatare në vendin fqinj Serbinë është më e lartë se në Maqedoni edhe atë rreth 360 euro.

Në Kosovë nuk ka shifra të fundit rreth rrogës mesatare, mirëpo me rritjet e fundit të rrogave në sektorin publik llogaritet deri në 300 euro, për dallim që gjatë muajit qershor të vitit të kaluar rroga mesatare kishte mbërritur në 270 euro.

Statistikat në Shqipëri bëjnë të ditur për një rritje të rrogës mesatare, e cila sillet rreth 350 euro. Ndër vendet e tjera të Ballkan, në Mal të Zi rroga mesatare shkon në 455 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë rreth 395 euro. Greqia dhe Bullgaria edhe pse vende anëtare të BE-së kanë mesatare të ulët të rrogave, Greqia me 657 euro dhe Bullgaria me 333 euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kroatët me rrogën më të madhe mesatare në Ballkan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: