Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Sa banorë në të vërtetë ka Kosova

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa banorë në të vërtetë ka Kosova Empty
MesazhTitulli: Sa banorë në të vërtetë ka Kosova   Sa banorë në të vërtetë ka Kosova EmptyMon Apr 18, 2011 2:24 am

Duket se të gjithë do të mbetemi të habitur kur do të përfundojë mbledhja e të dhënave nga procesi i regjistrimit. Nuk jemi as 2 milionë banorë?!

“Zbulimin” e ka bërë zyrtari i Entit të Statistikave të Kosovës, Ismail Sahiti, në një emision televiziv.

Ai ka thënë se sipas ecjes së procesit në krejt Kosovën nuk pritet të dalin 2 milionë banorë, e në Prishtinë jo më shumë se 200.000.

Kjo ndodhë për shkak se nuk janë regjistruar kosovarët që jetojnë jashtë, qoftë kjo përkohësisht. Janë regjistruar ndërkohë të gjithë ata që kanë jetuar së paku një vit në Kosovë.

Procesi i regjistrimit në 7 komuna, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn, do të vazhdojë deri të martën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa banorë në të vërtetë ka Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Sa banorë në të vërtetë ka Kosova   Sa banorë në të vërtetë ka Kosova EmptyMon Apr 18, 2011 2:24 am

Rezultatet e para të regjistrimit të popullatës nxjerrin numër më të vogël banorësh të komunave nga ajo që është menduar më herët. Zyrtarë komunalë në Kamenicë janë shprehur të befasuar që komuna e tyre ka vetëm 35 mijë banorë, e kryetari i Novobërdës ka thënë se komuna e re me territor të zgjeruar ka rreth 7 mijë banorë, raportojnë mediet. Serbët nuk i janë përgjigjur regjistrimit në nivelin e kënaqshëm, edhe përkundër fushatës dhe thirrjes së tyre për regjistrim.

Fshati më i banuar me popullatë serbe, Kufca, me rreth 2.200 banorë, i cili me procesin e decentralizimit i është bashkangjitur Novobërdës, i është përgjigjur procesit të regjistrimit vetëm me rreth 10-15 për qind. Jovan Simiq, aktivist nga Kufca, ka thënë të dielën se nga mbi 2 mijë banorë të fshatit janë regjistruar rreth 300 banorë, madje një pjesë e tyre nuk jetojnë fare në Kufcë por janë jashtë, ose në Serbi. Edhe kryetari i Komunës së Novobërdës ka thënë se ka hasur në probleme në regjistrimin e familjeve në zonat që kanë qenë pjesë e Gjilanit dhe me decentralizimin i janë bashkangjitur komunës së Novobërdës - si Kufca, Koretishta, Stanishori, Bushinca...Ymeri ka thënë se agati ka shkuar në çdo shtëpi që të binden serbët dhe t'i përgjigjen regjistrimit, ndërsa një apel të tillë e ka bërë edhe përmes një televizioni lokal serb në Shillovë të Gjilanit.

Ymeri ka pranuar se përqindja e serbëve të regjistruar të lokaliteteve që dikur i kanë takuar Gjilanit është dukshëm më i ulët në krahasim me banorët serbë të lokaliteteve të Novobërdës, ku pothuaj 80-100 për qind i janë përgjigjur regjistrimit. Ai ka deklaruar se totali i serbëve të regjistruar në tërë komunën e Novobërdës kap shifrat rreth 70 për qind. Sipas tij, nga rezultatet e deritashme të regjistrimit, pa përfshirë të dielën, del se Novobërda ka 7 mijë banorë.

Edhe në Kamenicë zyrtarët komunalë janë befasuar me numrin e banorëve të komunës së tyre, të cilët kanë besuar të ketë rreth 60 mijë, ndërsa rezultatet preliminare japin shifrën prej 35 mijë banorëve të Kamenicës. Në komunën e Kamenicës janë regjistruar 35 mijë banorë. Këto të dhëna i ka bërë publike koordinatori i komisionit komunal për regjistrim, Enver Ajvazi, ndërsa, sipas tij, një përqindje e vogël që ka mbetur pa u regjistruar është kryer gjatë vikendit të kësaj jave.

"Ne kemi besuar që Kamenica ka numër më të madh të banorëve, por decentralizimi e ka bërë të veten, pasi disa fshatra i janë bashkangjitur Novobërdës, e Ranilllugu është bërë komunë, dhe asaj po ashtu i janë bashkangjitur disa lokalitete, duke e rrudhur Kamenicën në territor e në numër banorësh", ka thënë Ajvazi. Mirëpo, decentralizimi në Anamoravë ka prekur vetëm një fshat të banuar me shqiptarë - Pasjakun e Gjilanit, që i është bashkangjitur Novobërdës, ndërkohë që nuk është reflektuar apo nuk ka ndikuar në përqindjen e banorëve shqiptarë në Kamenicë. Ajvazi ka sqaruar se ka pak raste që kanë refuzuar regjistrimin.

Numri i serbëve dhe romëve të regjistruar është 1 mijë e 300, apo 70 % e banorëve të këtyre komuniteteve në komunën e Kamenicës.

Komuna e Kaçanikut i ka rreth 33 mijë banorë, citohen të kenë thënë për mediet burime brenda Komisionit Komunal të Regjistrimit, të dielën. Sipas këtyre burimeve, në shifrën e sipërpërmendur nuk janë përfshirë kurbetçinjtë. Burimet kanë theksuar se KKR-ja të shtunën e ka deklaruar të përmbyllur procesin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Komunën e Kaçanikut. Pohimet se nuk do të ketë vazhdim edhe për disa ditë të regjistrimit në Kaçanik i ka konfirmuar edhe Azem Guri, zëdhënës i KKR-së. "Nuk do të ketë vazhdim të procesit të regjistrimit edhe për 4 ditë për shkak se kemi vlerësuar se janë regjistruar të gjithë banorët", ka thënë Guri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa banorë në të vërtetë ka Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Sa banorë në të vërtetë ka Kosova   Sa banorë në të vërtetë ka Kosova EmptyMon Apr 18, 2011 2:29 am

shiko prishtine deri tani eshte besu se ka mbi gjys miljon, sa eshte e ngarkuar prishtin me popullat dhe eshte per tu besu shiko cfar statistik del tani te len pa tekst!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Sa banorë në të vërtetë ka Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Sa banorë në të vërtetë ka Kosova   Sa banorë në të vërtetë ka Kosova Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa banorë në të vërtetë ka Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: