Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se

Shko poshtë 
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 21, 2011 11:32 am

Perparesia e Lulzim Bashes
Prof. dr. Reshat Nexhipi
Nuk jane ne pyetje, emri dhe mbiemri i tij qe koincidojne me fjalet progres dhe epersi, por veprat e realizuara per nje kohe relativisht te shkurter, si asnje minister tjeter, deri me tani: Rruga, e cila lidhi njehere e pergjithmone dy republikat e nje kombi, te ndara artificialisht shekuj me radhe dhe futja e Shqiperise ne NATO, me cka, ai dhe qeveria, realizuan endrren shekullore te forcave progresive dhe proevropiane te Shqiperise, perfunduan rrugen qe filloi Skenderbeu, e vazhduan me pas Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Mit'at Frasheri, per ta finalizuar, ose inauguruar sic thashe, ministri, qe eshte ne fokus te ketij shkrimi. Nuk duhen anashkaluar edhe dy arsye te tjera, ne favor te perparesise se tij, te cilat, do t'i elaboroj permes fjaleve te urta popullore. Ne njeren nga keto thuhet "Kur dy veta grinden, i treti peson", kurse ne nje tjeter "Nuk mbahen dy kunguj nen sqetull". Po filloj me kete te fundit, e cila njihet nga te gjithe, prandaj do them vetem kete qe, ne qofte se qytetaret e Tiranes e zgjedhin te njejtin kryebashkiak, pra ate ekzistues, do demtojne edhe veten edhe ate personalisht, sepse mund t'i shkasin te dy "kungujt" dhe te mbetet pa asnje. Gjithashtu, me zgjedhjen eventuale te tij, do ulin edhe me teper prestigjin e PS, sepse, secili, me te drejte, do shtroje pyetjen: Cfare na qenka kjo parti qe ka mbetur vetem me kete njeri?! Fjala tjeter e urte popullore, ka te beje me mosmarreveshjet midis pushtetit qendror dhe atij vendor, nga te cilat, viktime eshte Tirana dhe qytetaret e saj, qe nuk po e perjetojne dot qytetin e tyre ashtu sic deshirojne, pikerisht edhe per shkak te konfrontimit ne fjale, pa marre parasysh, cila pale, sa fajtore eshte per kete. Gjendja e njejte konfuze me qytetin, ka per te vazhduar edhe pas zgjedhjeve te majit, nese banoret e Tiranes, nuk e marrin parasysh kete qe posa theksova, por, do te veprojne si nusja merakleshe, e cila "per inat te vjehrres, flinte me mullixhine". Vjehrra ne kete rast, eshte kryeministri, kurse mullixhiu kryebashkiaku. Dhe ne fund fare, duhet apostrofuar edhe fakti se kandidati i PD, si ish-minister i Jashtem ka perkrahjen e madhe te Evropes dhe Amerikes, gje qe i mungon rivalit te tij, keshtu qe fitorja e te parit do te jete ne favor te zhvillimit te Tiranes dhe e kunderta. Keshtu mendoj une, si nje njeri i thjeshte nga vendlindja e Alfabetit, pra njeri jo analist, prandaj kerkoj falje nese e kam gabim. Me fjale te tjera, fitorja e kandidatit te PD pervec kesaj qe sapo theksova, do ta eliminonte fenomenin e mosmarreveshjes midis pushtetit qendror dhe atij vendor, gje qe do te rezultonte ne zhvillimin normal te Tiranes, te cilen e deshiron cdo shqiptar, kudo qe ndodhet, brenda dhe jashte Shqiperise, sepse kete qytet, secili e ndjen si kryeqendren e vet. Sikur ne zgjedhjet e 2009 te fitonte PS, une do te preferoja kandidatin e saj per Tiranen, pikerisht per kete qe thashe pak me lart.

*Autori eshte historian nga Manastiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 21, 2011 3:54 pm

Perparesit e udbashit Basha jane se eshte mik i serbise dhe e perkrahin serbet dhe greket! Dhe eshte nxenes i Sali psikopatit komunistit dhenderrit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySun Mar 27, 2011 2:45 am

Premtimet e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës

“E para është Tirana, të parët jeni ju”!

* Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet.

* Akti im i parë do jetë krijimi i një Agjencie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit, që do ketë detyrë parësore inspektimin, raportimin dhe turpërimin publik te çdokujt që spekulon me çmimet në Tiranë.

* Akti im i dytë si Kryebashkiak do të jetë krijimi i Task-Forces për Punësimin. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme.

* Për të krijuar më shumë punësim dhe punësim me pagë më të mirë ne duhet të nxisim ekonominë duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.

* Si Kryebashkiaku juaj, unë do të heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do të ul 2 deri në 5 herë taksat dhe tarifat që mbesin.

* Unë angazhohem gjithashtu që nëpërmjet thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit, krijimit të parqeve industriale, përdorimit të formave të ndryshme të partneritetit publik-privat për zhvillimin ekonomik dhe masave të tjera do ti japim një impuls të ri zhvillimit të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh duke rritur mundësitë e punësimit dhe reduktimin e papunësisë.

* Ne duhet të ndërtojmë më shumë shkolla që fëmijët tanë të mos rijnë në klasa me nga 40 nxënës. Internet falas për te rinj, nxënës e studente, jo vetëm ne shkolla por ne te gjithë territorin e qytetit.

* Bashkia do të krijojë mundësitë që Tirana të presë dhe të mbajë në gjirin e saj, me të gjitha kushtet dhe infrastrukturat, më shumë se 100.000 studente. Një Bibliotekë Universitare e Tiranës, është premtimi im konkret, për Tiranën, kryeqytet universitar.

* Duke filluar nga Unaza e Madhe, nënkalimet dhe parkingjet nëntokësore do ta zgjidhin përfundimisht problemin e trafikut në Tiranë.

* Unë do angazhohem edhe për një sistem transporti publik cilësor, të shtrirë në të gjithë qytetin dhe të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale. Tirana ashtu si çdo kryeqytet Europian do të ketë tramvajin e saj.

* Tirana duhet të përfundojë odisenë e mungesës së pafundme të planit rregullues, që gjithmonë është afër përfundimit por asnjëherë nuk përfundon, duke mbetur kështu i hapur ai bark që pjell të gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe perspektivën e paqartë të vlerës së çdo ndërtimi. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

* Unë do të punoj me qeverinë qendrore sa herë e lyp interesi më i mirë i Tiranës, por nuk do të ngurroj kurrë të përballem me të nëse ky interes vihet në pikëpyetje.

* Lagjet tona, aty ku njerëzit bëjnë jetën e përditshme, jo vetëm qendra, kanë nevojë t’i nënshtrohen një zhvillimi dinamik në respekt të plotë për pronën private dhe një harmoni të drejtë të zhvillimit të saj në favor të familjeve që e zotërojnë atë.

* Ne duhet të sjellim shërbime thelbësore dhe të krijojmë një qytet policentrik me hapësira të gjelbra dhe ambiente çlodhëse dhe argëtuese ku njerëzit të jetojnë, të punojnë dhe të çlodhen.

* Bashkia do te angazhohet për një program qe synon shpëtimin e sipërfaqeve te gjelbra nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre.

* Gjithashtu, Bashkia do te ndërtojë parqe te vogla dhe zona apo qendra argëtuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojnë ende hapësira te lira.

* Unë angazhohem sot para jush për ndërtimin e një Parku tjetër të Madh të Tiranës si dhe ndërtimin e Korridorit Rekreativ të Lumit të Tiranës.

* Unë do të kërkoj gjithashtu që çdo ndryshim destinacioni për biznesin të jetë i hapur për komentet e publikut. Nëse dikush do të hapë një diskotekë te pragu i banesës tuaj, ju do të keni të drejtën të kundërshtoni.

* Unë do të jem një Kryebashkiak i hapur për të dëgjuar nga ju. Çdo të premte unë do të kem orar zyrtar pritjeje ku çdo qytetar me problem të çfarëdollojshëm do mund të vijë dhe të flasë vetë me Kryetarin e Bashkisë dhe unë do bëj gjithçka për të zgjidhur problemin tuaj.

* Nëse duam që Tirana të jetë një qytet modern dhe Europian, ne na duhet një plan modern urban, që jo vetëm zgjidh problemet e sotme, por që i krijon metropolit tonë perspektivën dhjetëra vjeçare të zhvillimi.

* Çelësi është transparenca. Çdo lek që bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontrate që lidhet do të publikohet ne faqen zyrtare të internetit.

* Bashkia duhet të jetë solidare, ajo duhet të çlirojë dhe inkurajojë energjitë bamirëse në qytet. Ne duhet tu gjendemi në krah njerëzve në nevojë. Bashkia do t’i vijë në ndihmë nënave kryefamiljare që mbajnë të vetme familjet.

* Nuk do të ketë fëmijë që braktisin shkollën për arsye ekonomike, ne do t’i heqim nga rruga fëmijët që lypin dhe do ti ulim në bankat e shkollës bashkë me moshatarët e tyre për t’ju dhënë edhe atyre shansin që u jep shkolla për një jetë më të mirë.

* Tirana është zemra kulturore e vendit dhe kombit tonë. Këtu jeton elita e vendit dhe një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të artit dhe të kulturës. Bashkia do të vendoset në qendër të një mekanizmi dinamik që ndjell ardhjen në Tiranë të shumë aktiviteteve kulturore.

* Konkurset dhe Çmimit Bashkiake për shumë fusha të kulturës, artit dhe letërsisë do të ngjallin garën për krijim, art dhe kulturë në qytet.

* Tirana, një destinacion turistik do të plotësohet me disa destinacione turistike përreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i një Rrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës, në bashkëpunim me kolegët e komunave apo bashkive përreth kryeqytetit do të propozojë për turistët një Tiranë të vizitueshme gjithë vitin.

Lulzim Basha, e ardhmja e Tiranës

Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku

Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, çeli mitingun e PD-së në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, duke vlerësuar kandidaturën e Lulzim Bashës për bashkinë e Tiranës. Bulku tha se Basha është personaliteti që i duhet qytetit të Tiranës. Janë të shumtë ata që duan të dëgjojnë Bashën.

Mësuesja e Bashës, Merita Xoxa

“Kam pasur fatin që të kem nxënësin Lulzim Basha në klasën time kujdestare. Tipari kryesor i Lulzim Bashës, serioziteti. Luli zë një vend të veçantë. Personalitet i respektuar dhe i dashur për qytetarët e Tiranës. Luli, jam e bindur që do t’ia dalësh”.

Doktor Shefqet Ndroqi dhe nipi i kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës

“Kam një shqetësim për të sjellë mes jush, dhe po ashtu dhe një kujtim. Shqetësimi është se s’mund të jetojmë më në një qytet të tej ndotur. Ne nuk mund të jetojmë në Tiranën e betonit, në Tiranën ku mungon gjelbërimi. Lulzim Basha mund dhe do të bëjë diçka për Tiranën. Lulzim Basha duhet ta kthejë Tiranën te qytetarët, te njerëzit. Lulzim Basha, fitore!”.

Futbollisti i Kombëtares, Erjon Bogdani

Futbollisti i Çezenës në Seria A në Itali dhe kombëtares shqiptare të futbollit, Erion Bogdani, deklaroi dje në ceremoninë e prezantimit të kandidatit të PD-së për Tiranën, se “jam në skuadrën e Lulzim Bashës!”. Në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse, Bogdani i uroi fitore kandidatit Basha. Ai tha se “Tirana, qyteti im i dashur, meriton më shumë. Mungojnë sipërfaqet e gjelbra, ambientet sportive për një jetë të shëndetshme në qytet”. “Të gjithë ju e dini se futbolli është pasioni im, por para jush më ka sjellë një dashuri tjetër e madhe, dashuria për qytetin tim ku kam lindur. Vij me dëshirë në Tiranë sepse me merr malli për njerëzit e mi. Por, ndjehem jo mirë kur shoh Tiranën në gjendjen aktuale. Tirana meriton më shumë. Ne duam një kryetar bashkie që punon për sportin, shëndetin dhe qytetarët e tij. Për të fituar në futboll duhet një skuadër e fortë dhe një kapiten i mirë. Unë sot jam me skuadrën e Lulzim Bashës”, deklaroi Bogdani, duke pohuar se Tiranës i duhet një kryetar bashkie, që punon për qytetarët dhe shëndetin e fëmijëve.
...






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySun Mar 27, 2011 2:48 am

Shpresoj qe nuk do jete akoma kryetar bashkie Edvin "greku" qe u jep qelsa te Tiranes antishqiptareve Sllave ky derzi , edhe kendej na e mori fytyren .

Hapni syte kesaj radhe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySun Mar 27, 2011 11:36 pm

Mbi 80% e popullatës janë proserbë*
Nëse dëshironi ta fitoni një argument, ja zgjidhja më e mirë për ju: "Proserb"! Vetëm quajeni debatuesin tjetër "proserb" dhe përfundon çdo gjë, u fitua debati! (për vetëm 9.99€)

Paramendoni nëse gjatë provimit në fakultet profesori e jep një notë që nuk ju pëlqen. Çka mund të bëni? Të ktheheni në shtëpi të dëshpëruar? JO. Quajeni "proserb" dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Zgjidhja vjen me shtojcat tjera që janë gati njësoj të dobishme: "puçist" dhe "tradhëtar" (për vetëm 1.99€ më shumë).

Jo, seriozisht. Fitorja e debateve përmes "proserbi"-teteve është fitore e përkohshme. Është fitore fiktive, që nuk jep zgjidhje por vetëm iluzion të zgjidhjes. Duke i fituar të gjitha argumentet në këtë mënyrë të lehtë "proserbi" është kthyer në dhëmbëzor të një mekanizëm më të madh hegjemonik, që ka për qëllim të na mbajë nën kontroll mentalisht.

Sidoqoftë. Proserb si term do të duhej të denotonte dikë që dëshiron të kthehet në Serbi. Të tillë në mesin e shqiptarëve të Kosovës nuk ka (ose ka aq pak saqë nuk njihen). Por edhe nëse ka, në një shoqëri demokratike me liri të shpehjes nuk do të duhej të persekutoheshin (por kjo është temë tjetër). Dhe në mungesë të tyre (proserbëve të vërtetë) tash është gjetur mënyra e përdorimit të këtij termi për manipulim.

Definitivisht do të duhej të gjejmë mënyra më kreative se "proserb" (po e shënojmë me PS), "tradhëtar" (T) dhe "puçist" (P) për të kundër-argumentuar brenda një diskursi. Në fakt, PSTP është koka e aparaturës tabu-krijuese në Kosovë e cila më pas përmes derivateve të veta mbyll rrugën për diskutim të çfarëdo koncepti që është i ri ose që është kundër këtij aparatusi. Konceptet si barazia, bashkimi kombëtar, euroskepticizmi, homoseksualizmi, idealizmi, kritika ndaj UÇK-së, protestimi, majtizmi, komunizmi, kundërshtimi i privatizimit e madje edhe ateizmi hyjnë në listën e tabuve brenda diskursit tonë.

Sa më shumë tabu të kemi, aq më pak kemi liri të mendimit për zgjidhje të problemeve brenda gjuhës aktuale së cilës i takojmë.

PSTP-jat janë mekanizmi i vetëm më i rëndësishëm në shterjen e kreativitetit publik në Kosovë. Që duke na ndaluar "të gabojmë" (të mendojmë ndryshe!), na ndalon të bëjmë çkado në dëm të aparaturës dominuese. Është mjet cenzure që ngjizet brenda neve dhe na kthen në mish vegjetativ. Na kthen në masë.

Duke qenë të interpeluar në një ambient të tillë me koncept të pervertuar të demokracisë (të pervertuar me qëllim) dhe duke ndrydhur çfarëdo ideje që është jashta konjukturave të imponuara nga pushteti i sotëm, njerëzit janë të detyruar të ngushtojmë menynë e zgjidhjeve të tyre në vetëm një grusht sosh. Derisa një ditë të përfundojmë me braktisjen totale të të drejtave dhe lirive të njeriut për t'i ikur rrezikut nga PSTP-ja. E çka do të thotë të kesh mungesë të të drejtave dhe lirive të njeriut, mendoj se e keni të freskët nga periudha kur kemi qenë nën okupatorin serb. PSTP-ja e asaj kohe ka qenë PSTN (përdhunues, separatist, terrorist, nacionalist).

*Nëse ndjekim logjikën "kush është kundër Qeverisë, është proserb" atëherë 60% e votuesëve (plus njerëzit që nuk kanë dalur në votime—po themi arbitrarisht 20%) duhet të konsiderohen të tillë (minus vetë serbëve—të cilët janë patriotë—sepse janë brenda qeverisë)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 28, 2011 10:46 am

Mbi 80% e popullatës janë proserbë*


Shaka e jotja kjo Wink Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 28, 2011 1:50 pm

Perparesit e pdk me psikopatin berisha jane sepse kane perkrahjen e greqise dhe serbise dhe ldk-se se kosoves titistet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 28, 2011 11:30 pm

AKTUALITET

Kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, takon banorët e njësisë numër 5
28-03-2011 /Kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, takon banorët e njësisë numër 5

“Taksat lokale dhe infrastruktura, shqetësimi i qytetarëve”

Mungesa në insfrastrukturë, mungesa e hapësirave publike për çlodhje dhe argëtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve, ishin problemet që banorët e njësisë bashkiake numër 5 ndanë sot me kandidatin për kryebashkiak në Tiranë, z.Lulzim Basha. Njësia bashkiake 5 në Kryeqytet, ka një problematikë të rënduar për shkak të dendësisë së lartë të popullsisë. Lulzim Basha, kandidat për kryebashkiak në Tiranë i dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve në lagjet e kësaj zone të qytetit.
Hallet janë të ndryshme, por qytetarët bashkohen në mendimin dhe konstatimin e tyre se taksat lokale që ata i paguajnë bashkisë janë të larta.
“Taksat lokale janë shumë të larta, të papërballueshme, po rregulluat këtë, keni bërë një punë të madhe”- i tha Bashës një banor i zonës.
Më tej një i moshuar i lutet kandidatit për kryetar bashkie që të bëjë diçka për rrugët dhe trotuaret, pasi jeta e tyre është në rrezik. “Rregulloni diçka në këtë qytet, sepse do na vrasin makinat”, ishte shqetësimi që iu adresua Lulzim Bashës.
Përfaqësuesit e biznesit të vogël u ankuan edhe për arbitraritetin që tregon administrata e bashkisë në vendosjen e gjobave.
Banorë të tjerë thanë se ka probleme të mëdha me infrastrukturën dhe me mungesën e hapësirave. Disa u ankuan për fasadat e pallateve, duke thënë se kanë frikë të kalojnë në trotuar se mund t’u bjerë në kokë ndonjë objekt nga lart.
Një shqetësim permanent mbetet trafiku dhe mungesa e vendeve për parkim. Gjatë ditës së tretë të fushatës, Basha takoi dhe fëmijë e të moshuar që vuajnë shumë mungesën e hapësirave të gjelbra duke mos pasur kështu mundësi argëtimit.
Ashtu si dhe në ditët e para të fushatës nuk mungojnë mbështetjet për kandidatin Lulzim Basha. “Jemi të bindur se do të fitoni dhe keni mbështetjen tonë”, i thanë Bashës banorë të njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Mar 28, 2011 11:32 pm

OPINION

PD dhe “Aleanca për Qytetarin” shpallin Listën e Fitores
28-03-2011 /PD dhe “Aleanca për Qytetarin” shpallin Listën e Fitores

Këshilli Kombëtar i PD-së miraton kandidatët për zgjedhjet vendore, duke konfirmuar kohezionin, jo vetëm brenda strukturave të saj, por edhe me 22 aleatët e saj, 45 ditë para zgjedhjeve të 8 majit. Kryeministri Berisha u lë si zona të lira aleatëve 101 komuna dhe bashki, ndërkohë që shpallet si objektiv i ngushtë i PD-së marrja e 55 përqind të votave. Rikonfirmimi i bashkiakëve demokratë, tregues se e djathta mban premtimet dhe nuk ngurron të kërkojë rinovimin e votëbesimit popullor

Partia Demokratike zyrtarizoi dje në mesditë listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit në koalicion. Ishte Këshilli Kombëtar demokrat forumi vendimmarrës që përzgjodhi kandidatët, më të mirët, në kuadër të shpalljes së listave zgjedhore për kryetar bashkish dhe komunash, për procesin elektoral të 8 majit. Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode publikoi listat e miratuara nga Këshilli Kombëtar demokrat, bashkë me zonat të cilat lihen të lira për aleatët. Bode ka theksuar se emrat e përzgjedhur janë bërë me konsensus të plotë të koalicionit, i cili është më i madhi në këto zgjedhje. Emrat e kandidatëve demokratë në qytetet kryesore janë si vijon: Lulzim Basha kandidat për Tiranën, Ferdinand Xhaferri në qytetin e Durrësit, kryetari aktual, Lorenc Luka do të rikandidojë në Shkodër, Ardian Kollozi në Vlorë, në Fier Ilir Bele, në Ballsh Dallëndyshe Allkaj, Ilir Deçolli për Beratin dhe Andrea Mano për Bashkinë e Korçës. Ndërsa për bashkinë e “nxehtë” të Himarës demokratët kanë kandiduar Savo Priftin, Sarandë Edmond Gjokën e në Kamëz Xhelal Mziun. Bashkitë Elbasan, Gjirokastër, Lushnjë, Librazhd, Përmet, Pogradec, Lezhë, Ersekë, Patos janë disa prej zonave që Partia Demokratike u lë aleatëve të saj të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyThu Mar 31, 2011 9:49 am

Basha: Ulje taksash dhe transparence ne vendimmarrjen e bashkise, premtimi im
Ulje e taksave dhe transparenca ne vendimmarrjen e bashkise per t'u ardhur ne ndihme banoreve te Tiranes. Ky eshte mesazhi qe ka dhene dje kandidati i Partise Demokratike per Tiranen, Lulzim Basha gjate takimeve qe ka zhvilluar dje ne Njesine 4 ne Tirane. "Une ju premtoj se do t'i ul taksat, dhe ju do te keni rastin te shihni vete se ku do te shkojne taksat qe paguani", u tha Basha, pasi eshte njohur me gjendjen e zones se Alliasit dhe mungesen e investimeve prej vitesh nga ana e bashkise se Tiranes. Basha ka theksuar gjate takimeve me banoret se, gjendja e mjerueshme e njesise bashkiake numer 4 vjen si pasoje e teatrit te politikes, qe nuk kujtohet per qytetaret. Ne zonen e Alliasit ka 60 mije banore, te cilet Bashkia e Tiranes i ka lene ne kushtet e veteqeverisjes. Qytetaret i kane shprehur kandidatit te PD-se faktin se kane kohe qe nuk qeverisen nga bashkia e Kryeqytetit. Basha diskutoi dhe pa nga afer gjendjen e renduar te infrastruktures dhe degjoi hallet dhe problemet e qytetareve te kesaj zone. Alliasi eshte rasti tipik i mungeses se vemendjes se autoriteteve te Bashkise se Tiranes. Banoret i shprehen shqetesimin kandidatit Bashes ne lidhje me menaxhimin e taksave. Ata thane se i paguajne rregullisht ato, por nuk marrin asnje sherbim prej bashkise. Ne kete zone nuk ka rruge, shkolla, kanalizime dhe lulishte, si dhe mungon infrastruktura me bazike per te jetuar. "Keto rruge, i kemi shtruar vete me cakull, kanalizimet i kemi bere vete, te gjitha i kemi bere vete", i thane Bashes banoret, te irrituar nga harresa e bashkise. Pjesa me e madhe e femijeve te kesaj zone, bejne gjysme ore rruge ne kembe per te shkuar ne shkolle. Te gjithe banoret qe kandidati Basha takoi, u shprehen se ka 18 vite qe ne Allias mungojne investimet. Disa prej tyre hedhin edhe dyshime per abuzime te bashkise me fondet. "Behet nje tender, nis puna, por asnjehere nuk mbaron", u shprehen banoret.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyThu Mar 31, 2011 12:18 pm

Perparesit e pdk jane sepse e financojne miqte serb fazliq me qeverine serbe..dhe greket..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyThu Mar 31, 2011 2:29 pm

Perparesit e pdk jane sepse e financojne miqte serb fazliq me qeverine serbe..dhe greket..

je bere si neperke,nuk po e kontrollon me vehten se ç'po shkruan,thellohu pak te lutem ,jo gjithe ky helm Rolling Eyes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyFri Apr 01, 2011 1:54 pm

ahhaaaaaa ,une po them te verteten a spo e pelqen a.....haaaa
ashtu eshte moj qupe se serbet e financojne
Te lutem kthjellohu moj vajz e bukur......mos humb bukurine tende me sale psikopatin dhenderrin serbe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyFri Apr 01, 2011 9:22 pm

Very Happy ,vallahi shume qupe Razz ,e bukur jam,pernjimend(prishtanalie e Wink )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyFri Apr 01, 2011 9:37 pm

Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes

E Premte, 01 Prill 2011

INTERVISTA/ Politikani i njohur Sabri Godo tha dje se Rama duhet te heqe dore nga Tirana. Duke folur ne UTV, Godo argumentoi se jane krijuar probleme ne Tirane, te cilat kerkojne zgjidhje, duke perforcuar se "jane arkitektet, ambientalistet qe i kane vene ne dukje me mire se une ku qendrojne problemet"



A duhet te kandidonte Edi Rama ne Tirane, pasi ai drejton edhe opoziten?

Rama duhet te heqe dore nga Tirana. Une them se me te vertete jane krijuar probleme ne Tirane, te cilat kerkojne zgjidhje. Jane arkitektet, ambientalistet qe i kane vene ne dukje me mire se une ku qendrojne problemet. Tirana ka probleme urbanistike qe jane te renda sot dhe qe do te vijne duke u bere me te veshtira ne vitet qe vijne, ne rast se nuk i dilet puneve perpara. Me duket se Rama nuk ka mundesi ta perballoje kete edhe per shkak te ngaterreses qe i ka bere vetes me funksionet politike. Tani nuk dihet sa per qind eshte kryetar bashkie dhe sa per qind eshte kryetar i PS. Secila nga keto dy funksione vec e vec, do te kerkonte impenjimin e plote te nje njeriu te afte. Nese i merr te dy funksionet bashke nje njeri i vetem, mua me duket se ai ngre nje peshe me shume se cdo burre mund te mbaje. Qofte edhe vetem per kete arsye, ai duhet te thote mjaft me Tiranen, se i beri tre mandate.

Ne kete karrige qe jeni ulur ju, jo me shume se nje muaj me pare zoti Rama u shpreh se kjo eshte Tirana qe kam perfytyruar pak a shume, dhe tha se Tirana nuk ka me nevoje per mua, cka la te kuptohej se nuk do te kandidonte, por ne menyre krejt papritur Rama kandidoi serish, tha qe une kam nevoje per Tiranen, per t'i kthyer ato ne zgjedhje politike sepse Shqiperia nuk e duron dot me Saliun. Tirana duhet te fitoje per Shqiperine, per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme?

Ky eshte nje qendrim i pandershem i Rames ndaj Tiranes. Tirana eshte qendra e Shqiperise jo vetem per popullsine ku banon gati nje e treta, por edhe per mundesine motorike qe ka si qender e levizjes se te gjitha sferave te ekonomise, politikes etj, etj. Dhe duke pasur kete rendesi te madhe, cdo gje qe i takon Tiranes duhet pare me seriozitetin me te madh dhe jashte politikes e interesave personale. Ketu tani Rama nuk ka nje qendrim te paster ndaj Tiranes. Dhe keto lloj manovrimesh, me duhet Tirana me domosdo, per te shkuar ne zgjedhje te pergjithshme, me duhet Tirana per t'u afirmuar une si kryeminister, i ardhshem etj, etj, pra te gjitha keto llogari mund t'i kete bere Rama, por Tirana nuk i ka asnje borxh Rames, qe t'i vihet ne dispozicion atij, qe ai te arrije synimet e veta. Kjo eshte nje gje e perbindshme. Kjo duhet ndaluar. Dhe ne qofte se ai ka notuar ne keto ujera ai e tregon veten si nje politikan krejt te papjekur.

Po ne vitin 2007 notoi ne ujera te pastra?

Epo tani nuk kemi nge te hedhim vallen sipas daulles se Edi Rames. Une besoj se qytetaret e Tiranes kaq gje e dine. Ata duhet te shikojne per veten e tyre, si behet me mire. Bindja ime e plote eshte se me mire behet me Lulzim Bashen.

Pse?

Tani une nuk dua te numeroj gjithe ato gjera qe jane te njohura. T'i kthehemi nje cik me perpara se ka qene tre here minister. Ne Transport, ne Ministrine e Jashtme, ne Ministrine e Brendshme. Basha ka qene nje minister i suksesshem. Ai coi perpara rrugen, qe ishte objektivi i pare i transportit, rrugen Durres-Kukes, e coi perpara. Si mister i Jashtem, une zakonisht nuk perdor kesi termash, por kesaj here them qe vertet shkelqeu. Ndertoi nje pune mjaft te dobishme per integrimin e Shqiperise. Mund ta them me plot gojen edhe pse do i ngeli pak qejfi ministrave te meparshem, se ky punen si minister i Jashtem e beri me mire se te gjithe. Kishte edhe nje pergatitje per kete. Punoi per nje kohe te gjate me keto organizmat nderkombetare ne Kosove, domethene kishte nje pervoje. Kishte kulturen e duhur politike dhe bindjen e duhur. Dhe inteligjencen per te cuar perpara Ministrine e Jashtme. Tani si minister i Brendshem. Une shikoj nje polici qe eshte e gatshme te jete brenda 20 minutave e pranishme ne vendin e krimit, une shikoj qe ka nje organizim ne pikat kufitare, qe e kane vleresuar dhe te huajt, dhe ka qene nje nga kushtet per vizat dhe ecjen ne rrugen e integrimit. Une shikoj se kudo qe ka shkuar ky njeri, ka sjelle ndryshime pozitive dhe nje njeri qe ka pervojen administrative te tre dikastereve per te cilat ka nevoje nje kryetar bashkie, se i takon ne plan lokal te lidhet me secilen, qofte me rendin qofte me infrastrukturen etj, etj, ka pergatitjen e duhur per te zgjidhur keto probleme ne miniature ne Tirane.

Mirepo opozita e ka akuzuar Bashen, per afera te renda ne te tre rastet qe ju e permendni. Per korrupsion ne rrugen Durres-Kukes, per ceshtjen e kufijve detare, kur ishte minister i Jashtem, per 21 janarin kur ishte minister i Brendshem?

Tani vijme te keto akuzat qe ben opozita. Ne qofte se i marrim me tere mend tere ato qe thuhen, atehere ketu jashte akuzave per korrupsion, sot per sot kemi mbetur vetem une dhe ti te pa perfolur. Te tere te tjeret jane te perfolur, trecereku i qeverise. Mazhoranca thote se ne kohen e saj, opozita ka qene e korruptuar koke e kembe, prandaj jemi te tejngopur me keto akuza. Cili eshte qendrimi im. Une them se ka nje rruge te vetme, te dalim nga kjo situate, te vendosim organet kompetente gjyqesore se cfare pergjegjesie ka Basha dhe cfare pergjegjesie kane te tjeret lidhur me ngjarjet qe ju permendet, jashte kesaj cdo lloj debati nuk ben gje tjeter, pervecse sjell me shume acarim. Duhet te presim se cdo te thote drejtesia per ngjarjet e 21 Janarit. Ishte nje ngjarje shume e rende, u vrane kater qytetare, tani duhet qe kjo drejtesi te thote kush i vrau dhe me urdher te kujt u vrane. Te behet transparence e plote. Por per kete, se c'pergjegjesi ka Basha, do shprehen organet gjyqesore. Ne kemi nje Kushtetute qe thote se cdokush konsiderohet i pafajshem deri ne marrjen e vendimit nga gjykata, thote dhe kete qe dyshimet shkojne ne favor te tij. Keshtu qe nuk mund ti bejme gjyqin Bashes, pa dhene nje vendim gjykata. Une nuk kam te dhena per te dhene nje njoftim, por them se Basha nuk ka gisht ne kete pune.

Meqe jemi tek 21 janari duket qarte qe emri i Lulzim Bashes ishte paralajmeruar si kandidatura e mazhorances per Tiranen. Nje proteste e paralajmeruar si e dhunshme, edhe nje nate me pare. Kush mendoni sa ka pergjegjesi me shume per 21 janarin, Rama apo Basha?

Nuk eshte dita t'i rikthehemi 21 Janarit, per deri sa eshte ne proces. Nga ato qe u transmetuan, u binda per nje gje, se ishte nje grup qe ishin pergatitur per rremuja, kush e drejtoi, si e beri, deri ku i drejtoi Rama apo jo, pasi edhe Ramen nuk mund ta bej fajtor pa folur gjykata, e ve dhe ate ne nje plan me Bashen. Per sa i takon pergjegjesise qe mund te kene te gjithe per ngjarjen e 21 janarit, qe e perseris se duhet sqaruar me cdo kusht, ndryshe duke lene njolla te erreta, ne krijojme nje situate qofte dhe psikologjike krejt te pakendshme.

Ju u shprehet qarte se jeni per Lulzim Bashen, per te drejtuar Bashkine e Tiranes. Mediat kane publikuar se bashkeshortja e zotit Lulzim Basha, ka lene shtetesine shqiptare para pak kohesh?

Ne merreni me gjera te vogla me tituj te medhenj ne gazete, por cdo gazete ka punen e vet. Ne vend qe te merremi me ate qe eshte kryesore. Ky Lul Basha eshte njeriu qe do te sjelle ndryshime ne Tirane? Pergjigja ime, pa asnje hezitim eshte po. Ky njeri ka konceptet e duhura dhe kjo u pa qe ne shfaqjet e para ne publik se cfare do te beje qe Tirana te marre fryme dhe te zgjidhe problemet qe ka. Se sa do t'ia dale kete do e provojme, por te pakten ky niset me nje mentalitet te tille. Ka nje botekuptim perendimor dhe kete nuk mund t'ia mohoje kerkush. Ajo qe mund te vihet ne dyshim eshte kjo, sa mund te terhiqet ky njeri nga rrymat partiake ose rryma Berishiane, ose sa do te mbetet ky njeri rob i nje fjalori politik qe eshte bere i padurueshem, apo ky do ta leje disi menjane politiken dhe do i shtroje vetes nje pyetje, cfare do te bej une per Tiranen? Une kam krijuar kete bindje se, nese Basha do vihet ne krye se si te mposhte Partine Socialiste ne Tirane, nese do te merret me kete, ai do jete nje kryebashkiak i deshtuar. Ne rast se ky do te thote qe socialistet jane nje pjese e madhe e qytetareve te Tiranes, se do te kene vendin e tyre ne Keshillin Bashkiak dhe se une duhet te merrem me ta per hir te qytetit, dhe te zbatoje ate formule klasike te politikes, qe me ne fund politika eshte art i marreveshjes se qytetareve per qeverisje te perbashket, atehere ai keshtu mund te fitoje ne Tirane. Kete ka ndermend te beje Basha, duket qarte dhe une besoj se ai do te ece pa hezitim ne kete rruge. Se si do ta bej qe ta lere disi mbrapa politiken, sloganet e PD dhe t'i kushtohet teresisht kesaj e te filloje te konsultohet me urbanistet, arkitektet, ambientalistet, etj, se cilat jane problemet e si do zgjidhen. Mua me thane se Basha e ka nje plan te tille dhe se shpejti do ta publikoje. Dhe kjo do i jape nje dore. Tani kthehem tek pyetja jote se nuk me del nga mendja ajo. Une kete Aurelen, te shoqen e Lulzim Bashes e kam njohur personalisht qe 15 vite me pare, ne kohen kur ishte ende cupe e re, qe u fejua. Une e pyeta ku e ke burrin, dhe me tha se punon ne Kosove. Qe ne ate kohe e kam njohur si nje vajze shume te shkathet, shume te dashur, inteligjente, qe punonte me holandezet. Me sa di une kjo puna e nenshtetesise eshte nje spekulim ne te vertete. Ne ate kohe, ajo kishte blere nje shtepi ne Holande, por ai vend ka ligje nuk eshte si ne, qe mund te ndertosh si te duash dhe te besh si te duash e ta kthesh oxhakun nga te duash. Atje i thane qe te blesh shtepi ketu, duhet nenshtetesia holandeze dhe ajo e mori nenshtetesine holandeze. Dhe doli nje ligj ne vitin 2004 ne Holande, qe thoshte se mund te marresh nenshtetesi holandeze, ne rast se le nenshtetesine e vendit nga vjen. Une rastesisht e bera kete bisede, ajo e kishte kete siklet ne ate kohe se eshte shqiptare, me duket se eshte Vlonjate, ajo e ka per gje te madhe te afirmohet ne cdo cast, eshte nje flamurtare e kombit per sa i takon. Kjo eshte nje ngjarje e vjeter me duket e 91-92. Tani, ajo do ta rimarr nenshtetesine shqiptare, dhe do te vene prape ta pyesin gazetaret pse e bere. Ne rast se do merremi tani te germojme se sa qoshe ka ne shtepi Lul Basha, pa pare se cdo beje Lul Basha per Tiranen, neve merremi per fat te keq me gjera te kota, duke lene ate qe eshte kryesore.

U shprehet pak me pare se Tirana ka nevoje per nje kryetar bashkie qe nuk ka retorike te ashper politike. Megjithate, zoti Basha ka perballe zotin Rama, njeri prej dy personave ne Shqiperi, qe ka retoriken me te ashper politike, se bashku me zotin Berisha. Ne rast se Tirana nuk do nje retorike te ashper, pse eshte votuar tre here?

Une kam respekt per Edi Ramen si njeri i kulturuar, si njeri i arteve etj, etj. Doja t'i thosha miqesisht nje gje, tani eshte duke e reduktuar fjalorin e tij, ne kusar, hajdut, ik Sali, hajde Sali. Nje politikan qe del e flet duke perseritur te njejtat gjera. Nuk eshte puna te besh zhurme me fjale, te besh xheste, t'i japesh fjales me teper peshe se sa ajo ka. Atehere fillon e kthehesh ne nje lloj demagogu qe kerkon te drejtosh te tjeret, po nuk thua asgje. Une mendoj se Rames i ka ardhur koha te ndryshoje gjuhen. Mos te kujtoje se mund te arrije aty ku do, me kete fjalor qe eshte duke perdorur. Une shoh njerez qe thone "aman doli ky, prape ky, mbylle, se nuk ka ndermend te na thote gje". Ajo cfare kerkojne njerezit eshte t'u thuash dicka, te hedhesh ne qarkullim nje ide te re, per kete kane nevoje njerezit, jo per nje retorike politike qe eshte bere me te vertete e sterkonsumuar dhe e padurueshme. Tani Luli, une e degjova kur foli ne kete mitingun qe beri Berisha, dhe pash nje Lul Bashe qe filloi te nxehej dhe te fliste me nje lloj toni si revolucionar, nuk i shkon, eshte jashte natyres se tij dhe e ben ne menyre te sforcuar, ndoshta kjo u be per te karikuar simpatizantet, por jo per te komunikuar me qytetaret.

Kemi dy fjalime te z. Basha, nje me 22 mars kur Basha u prezantua politikisht dhe ka nje gjuhe te rende per profilin e z. Basha. Kemi dhe fjalimin e fillimit te fushates, qe eshte krejt e kunderta me fjalimin e 22 mars?

Tani Basha mua me duket se ka kuptuar kete gje, se deri tani ka qene nje minister i qeverise Berisha, qe ka nje pazar te vetin per te komunikuar me publikun, qe une nuk ia pelqej, por eshte pune per ta. Dhe ky ka qene i detyruar te konformohet keshtu, tani Basha del ne nje plan tjeter, ky duhet te jete njeriu i qytetareve te Tiranes, qytetaret e Tiranes duan gjuhe per te arritur tek nje marreveshje, tek ta. Ai e ka kuptuar, jam i sigurt qe do kemi nje zhargon tjeter per te fituar.

Qe te fitosh ne Tirane kundrejt z. Rama duhet te marresh me shume vota se sa c'merr PD, a eshte zoti Basha personi i pershtatshem per te marre me shume vota ne Tirane se PD, kur eshte nje promovim i z. Berisha? Pavaresisht se ka drejtuar tre ministri qe kane pasur nje performance te mire.

Jam i sigurt se Basha do te marre vota me teper se PD, ketu do jemi do takohemi prape.

Edhe pse opozita e akuzon si promovim te zotit Berisha?

Berisha, nje nga gjerat me me mend qe ka bere, eshte qe vuri Bashen kandidat ne Tirane. Nuk mund te themi qe nuk kishte asnjeri tjeter, po sipas meje ky ishte me i miri me i pershtatshmi. Do te uroja me gjithe zemer, te arrije nje fitore neto ne Tirane.

Ne menyre figurative, ju jeni pjese e ekipit te Bashes?

Do te me behej qejfi po te me therriste, dhe kur te vije ne lagjen time une do ta pres. I kam zet manifestimet, nuk kam moshen per manifestime, por per Lulin do te bej nje fare mundimi. Nese do te doje ndihmen time.

Keni prezantuar z. Berisha ne vitin 2005 ne Kavaje...

Nuk jam i penduar. Atehere duhej me domosdoshmeri te hiqej qafe Fatos Nano, ishte bere e padurueshme. Thashe me mire te hiqet qafe kjo qeveri. Le te vije Berisha. Nuk jam penduar per ato qe kam thene ne Kavaje per Berishen.

Ju jeni i gatshem te prisni z. Basha ne rast se do te vije tek lagja juaj?

Po. Nje gje eshte e sigurt, nese gruaja ime me pare kishte votuar per Ramen, kesaj radhe do ta beje pa hezitim per z. Basha. Vajzat e mia, nipat e mi, e gjithe familja ime do ta votojne, kete i garantoj Lulit. Dhe do t'i them ndonje fjale edhe fqinjeve te mi, se shiko se po na troket fati ne dere, kemi perpara nje njeri qe me te vertete do ta pastroje me mire Tiranen, do ta mbaje me mire, do te na hape perspektiva per me tej. Kaq i garantoj nuk mund te bej me teper, po te kisha para do ti jepja per fushate.

Po jepni lajmin zoti Godo, se prestaret e nje familje te djathte kane votuar per Zotin Rama?

Po e vertete. Ka votuar gruaja ime per Ramen se pastroi Lanen, se une banoj buze Lanes. "Ore tha e beri mire ky". Une i thashe vertet ne jemi nje familje, po secili ka bindjet e veta. Une votova per Besnikun dhe ajo per Ramen.

Po kesaj radhe e keni bindur ju te votoje per Bashen?

Jo eshte bindur vete, thote "mjaft Rama, tani dhe ndonje ajer nuk po shohim, as dhe ndonje ndryshim". Tani mua nuk me vjen mire kur shoh te thone se ajri eshte ndotur tre here apo pese here me shume, nuk kam me problemin tim, por kam hallin e nipave. Pastaj neser do vijne edhe femijet e nipave, ata ketu do jetojme dhe duhet te jetojne ne nje qytet qe te mos kercenoje shendetin e tyre, kjo eshte nje nga gjerat. Nganjehere, nipat e mi me thone se do te ikim nga ky vend se nuk e durojme me pisllekun ketu. Dua nje njeri qe te filloje ta cliroje Tiranen, ta beje te banueshme, ta beje te kendshme per njerezit, per kete e mbeshtes Lulin.

Basha po nenvizon faktin se nese fiton do kete mbeshteten e qeverise. A nuk i prish kjo rregullat e lojes, mos do thote se Rama nuk e ka pasur mbeshtetjen e qeverise?

Jo. Nuk ka ate kuptim. Ne qendrimin e qeverise ndaj z.Rama ka pasur vetem trefishim te fondit, kjo eshte e verteta dhe kete s'mund ta mohoje askush. Madje ka pasur mbi trefishim. Nese gjate qeverisjes se PS, taksa e biznesit te vogel merrej nga qeveria, nga 2007 e ketej taksa eshte 100 % e bashkive dhe komunave. Rama nuk e ka dashur mbeshtetjen sepse kjo qeveri krijoi nje ligj te ri per te ardhurat fiskale. Ne kete kontekst, sigurisht qe z.Basha, ne interesin me te mire te qytetareve te Tiranes, nuk do te mund te shkelmoje interesat e qytetareve, per shkak te nje karrigeje, sepse ai do t'i qendroje detyres se kreut te bashkise. Basha nuk shkon ne gare edhe per kryetar bashkie dhe kryeminister. Ky eshte problemi i z Rama. Ai ka qene gjithe para alternatives "to be or not to be". Nese Rama do kishte pranuar bashkepunimin, unaza do te kishte perfunduar. Nese nuk do te ishte viktime e lobeve te ndertimit, Tirana do te ishte model. E verteta eshte se, nuk jane ndertuar shkolla. Mund te tregoj rrethe apo qyteza te vogla, ku jane ndertuar me shume se ne Tirane shkolla. Nese Rama nuk do ishte viktime e ambiguitetit te tij per karrigen e kryeministrit dhe te besonte se cdo bashkepunim me Berishen e dobesonte, Rama nuk do digjte plehrat ne lume. Qellimi qe kandidoi z.Basha nuk eshte disfata e kundershtarit, por nxjerrja e Tiranes nga stanjacioni. 12 vite ne pushtet ne Tirane ka vetem fasada, Lana dhe disa lulishte. Ky qytet ka pasur parqe ne cdo lagje. Cili eshte rekordi i tij? Sepse nje pjese te karrieres e kaloi me te gjitha llojet e bizantizmave, si te rrezonte Fatos Nanon, per cka une e falenderoj.

Rama ju ka rrezuar tre here ne Tirane?

Ai ka lidhje organike me Tiranen, por e ka mendjen ne tjeterkund. Nanon nuk e luftoi se po i kerkonte postin e kryetarit te partise. Ky njeri, nese i behet bilanci sot si kryebashkiak i Tiranes, nuk mund te kete bilanc me medioker se sa ky. Si ka mundesi, qe ne 11 vite nuk ka nje parkim te ndertuar, sepse boset e ndertimit duhet te shesin metrin 1500-2000 euro. Parkimet e nendheshme, ai ua ka marre pronareve token. Si ka mundesi qe 12 vite nuk ndertoi nje unaze te vogel, apo nje park prestigjioz te vogel. Ne kete qytet per fat te keq nuk ka shenja kulturore dhe artistike. Ka nje opere te mrekullueshme, por s'ka nje salle. Tirana ka nje potencial me te madh nga c'e dine qytetaret e Tiranes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySat Apr 02, 2011 2:26 pm

Berisha përçan shoqërinë shqiptare
Publikuar më 01 prill, 2011 në orën 03:27 ( Para 1 ditë e 9 orëve ) Opinion |


Shoqëria e përçarë Prej mëngjesit të ditës së sotme e deri në mëngjesin e ditës së nesërme, qytetarët shqiptarë mund t'i dëgjojnë në mediat elektronike e mund t'i lexojnë edhe në gazeta disa zyrtarë partiakë e shtetërorë duke folur për pluralizmin politik në Shqipëri (në Kosovë dhe në Maqedoni). Mund t'i dëgjojnë e mund t'i shohin qytetarët këta zyrtarë duke folur e duke u lavdëruar se sa të merituar janë për fillimin, për ndërtimin dhe për rritën cilësore, demokratike të këtij pluralizmi në shoqërinë shqiptare!
Bukur.



Akademik - Rexhep QosjaPor, a mund të quhet shoqëria shqiptare shoqëri, vërtet, pluraliste sot?
Ata që gjërat, dukuritë, zhvillimet në një shoqëri nuk ngurrojnë t'i shohin pa vagëllim, domethënë qartë, drejt, objektivisht, siç janë ato, do të japin këtë përgjigje, të padëshiruar jo vetëm për zyrtarët partiakë e shtetërorë, që aq shumë flasin për pluralizmin në Shqipëri!
Shoqëria shqiptare sot më parë se sa pluraliste mund të quhet shoqëri e përçarë, ngjashëm disa shoqërive të Botës së Tretë dhe të ish vendeve komuniste, që politikologët bashkëkohorë i quajnë shoqëri të përçara.
Pluralizmi në shoqërinë shqiptare - për shkak të konfliktit të pandërprerë midis forcave politike të djathta e të majta - ka degjeneruar në përçarje të kësaj shoqërie.
Është kjo një përgjigje që nuk e dëgjojnë me qejf jo vetëm zyrtarët dhe bashkëmendimtarët e tyre, por as shumë të tjerë, madje, as vetë ata të cilët ato që shohin, ato që dëgjojnë, ato që lexojnë - në përgjithësi njëmendësia e sotme shqiptare, i obligojnë ta japin atë përgjigje.
Mund të thuhet kështu për më shumë arsye.
Mund të thuhet kështu për arsye se fjala përçarje është e mbushur me kuptime të padëshiruara që kanë shtrirje kohore dhe hapësinore.
Mund të thuhet kështu për arsye të bindjes së drejtë se të jesh shoqëri pluraliste është shumë e rëndësishme, shumë e dëshiruar, por të jesh shoqëri e përçarë është shumë e padëshiruar, kur e kur e rrezikshme.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqëria pluraliste është vetvetiu shoqëri demokratike, sado kur më pak e kur më shumë demokratike, ndërsa shoqëria e përçarë, pavarësisht sa e trumbetojnë zyrtarët e ndryshëm demokracinë, nuk mund të jetë shoqëri demokratike.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqërinë pluraliste pashmangshëm e karakterizon kultura politike, ndërsa shoqëria e përçarë,në pjesën më të madhe të kohës, është e privuar prej kulturës politike.
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, mosmarrëveshjet midis forcave politike pashmangshëm do të zgjidhen me kompromis, ndërsa forcat politike në shoqërinë e përçarë nuk e njohin, nuk e pranojnë kompromisin ose e pranojnë vetëm kur janë të detyruara prej faktorëve ndërkombëtarë të cilëve, për t'u mbajtur në pushtet, u thonë siç i tha kryeministri i Shqipërisë të dërguarit të Bashkimit Evropian pas protestave të 21 janarit, Miroslav Lajçak: vetëm më thuaj çka të bëj dhe unë do ta bëj!
Mund të thuhet kështu për arsye se gjithë politikën e forcave politike në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, e përcakton e mira e përgjithshme, shoqërore dhe kombëtare, ndërsa politikën e forcave politike në shoqërinë e përçarë, e përcakton interesi material, ideologjik, fetar a krahinor partiak, grupor, klanor, oligarkik i këtyre forcave politike veç e veç!
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë demokratike, përzgjedhjen e kuadrove politike, të funksionarëve, të deputetëve, e përcaktojnë aftësitë dhe meritat e tyre, kurse në shoqërinë e përçarë, jodemokratike, e përcaktojnë nepotizmi, leverditë vetjake të përzgjedhësve, miqësitë e ndryshme, përkatësitë partiake, fetare, krahinore! E të tjera.
Prej rënies së diktaturës komuniste dhe fillimit të pluralizmit partiak dhe politik, në Shqipëri, faktorët ndërkombëtarë në vazhdimësi i ftojnë forcat politike shqiptare që ta shikojnë dhe ka trajtojnë me sadopak mirëkuptim njëra-tjetrën, që t'i zgjidhin mospajtimet për çështje politike, institucionale, ekonomike, kulturore me kompromis, si në gjithë botën demokratike, që të kenë gjithnjë parasysh të mirën e përgjithshme shoqërore dhe kombëtare, si në gjithë botën, vërtet, demokratike. Por, kot! Thirrjet e tyre kanë mbetur thirrje pa jehonë në jetën politike shqiptare, kurse shoqëria shqiptare ka mbetur shoqëri e përçarë tani e njëzet vjet: shoqëri e përçarë me pasoja të mëdha në jetën e qytetarëve të Shqipërisë.

Pasojat e përçarjes së shoqërisë
Përpos të këqijave të lartshënuara, që karakterizojnë shoqërinë e përçarë kudo dhe kurdoqoftë ajo, në shoqërinë e përçarë, domethënë jodemokratike, shqiptare, janë paraqitur edhe një varg të këqijash ndonjëherë, madje, tragjedish, të tjera, që e karakterizojnë në radhë të parë këtë shoqëri: shoqërinë e përçarë shqiptare.

Cilat janë ato?
Dëshmi tragjike , sado jo e para, që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë e kjo do të thotë shoqëri jodemokratike, është konflikti i ndodhur në vitin 1997, të cilin disa studiues shqiptarë dhe disa të huaj e quajnë luftë qytetare. Nuk ka dyshim se shkaktari kryesor i kësaj tragjedie në jetën e popullit shqiptar, që do të sjellë numër të madh të vrarësh, numër të madh të plagosurish, jo pak të zhvendosur në botën e huaj dhe shumë shkatërrime materiale dhe kulturore, ishte kryetari i atëhershëm i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Politika e tij skajshmërisht e potershme e mospajtimit kombëtar, në të vërtetë politika e tij e përçarjes së shoqërisë shqiptare, e motivuar prej përpjekjeve për t'u pastruar sa më rrënjësisht nga ideologjia dhe politika staliniste së cilës i kishte shërbyer si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në institucionin më të madh e më të rëndësishëm të arsimit kombëtar - në Universitetin shtetëror të Tiranës, në njerën anë dhe për t'i përvetësuar me atë propagandë vetëpastruese të gjithë ata që e kishin vuajtur diktaturën komuniste, në anën tjetër,duke fyer njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke kërcënuar njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke burgosur njerëz të fajshëm dhe të pafajshëm dhe duke u kërcënuar për burgosje të reja e më të reja, një politikë e tillë përçarëse, pra, do të sjellë valë të madhe mosdurimi dhe neverie ndaj tij dhe politikës së tij, që do të bëhet baza politike, psikologjike dhe morale e revolucionit paqësor demokratik, në të cilin do të ngrihet populli dhe të cilit ai do t'i përgjigjet me dhunë: kryesisht me dhunën e forcave të rendit, por edhe me kërcënim të pashprehur publikisht për përdorimin e "forcave veriore" të mobilizuara e vullnetare! Pasojat politike, materiale dhe shpirtërore të kësaj tragjedie nuk mund të quhen të harruara plotësisht as sot në jetën kombëtare.
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptarer është shoqëri e përçarë është grushteti i 14 shtatorit të vitit 1998, kryekomandant i të cilit, sado jo në cilësinë e kryetarit të shtetit, si në vitin 1997, do të jetë prapë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Ky grushtshtet, i paramenduar dhe i sendërtuar nga një mendje së cilës iu kishte ndalë koha, prandaj po i kthehej dhunës puçiste afrikane, ndoshta do të merrte fund me suksesin e puçistëve sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të mos kishin kërkuar vendosmërisht që ata, puçistët, të lironin institucionet shtetërore që kishin pushtuar dhe të riktheheshin në to funksionarët dhe titullarët e përparshëm të ikur!
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë janë ndryshimet e shpeshta të kodit zgjedhor rreth të cilit nuk mund të merren vesh forcat e ndryshme politike, sepse të gjitha, sidomos dy kryesoret - PD-ja dhe PS-ja, kërkojnë kod siç u përgjigjet vetëm atyre, mandej, cenimet e rënda të përgatitjes së zgjedhjeve, të procesit të votimeve dhe të mbasvotimeve,për ç'shkak zgjedhjet në Shqipëri asnjëherë, gjatë njëzet vjetve, nuk janë vlerësuar si zgjedhje, vërtet, të lira, si zgjedhje, vërtet, të ndershme, si zgjedhje, vërtet, demokratike. Shembulli më tregues për shpërdorimin partiak të zgjedhjeve, sigurisht se nuk janë vetëm zgjedhjet e mospranuara nga opozita të 28 qershorit 2009, por ato janë bërë shkak i krizës së thellë e të përgjithshme në të cilën është zhytur Shqipëria sepse janë bërë në një kohë kur ato shpërdorime nuk durohen më siç janë durua në heshtje para, ta themi, tetë, dymbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, njëzet, pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetësh. Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shumë shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është dhe vazhdon të jetë shoqëri fort e përçarë është gjuha fyese, aq shpesh e privuar prej kulturës elementare politike, e klasës politike, në mënyrë të veçantë gjuha e egër,fyese, poshtëruese, kërcënuese, vrastare, skajshmërisht primitive e kryeministrit të Shqipërisë, kur e kur edhe e kryetares së Kuvendit, me të cilën gjuhë përdhosen vlerat dhe komprometohet rëndë etika e njohur dhe e çmuar e popullit shqiptar, me të cilën thellohet posaçërisht shumë përçarja e shoqërisë shqiptare.
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë, janë protestat e 21 janarit, në të vërtetë vrasja e katër protestuese prej gardistëve që po ruanin ndërtesën e kryeministrisë me kryeministrin brenda, plagosjet e dhjetra protestuesve dhe policëve dhe, mandej, përmbledhja e vëllimshme e gënjeshtrave të kryeministrit për vrasjet e ndërsjella të protestuesve, për armët e protestuesve, për organizimin e protestës, për cilësinë prej banditësh e kriminelësh të shumë protestuesve, për rolin e Prokurores së përgjithshme, të Shefit të SHISHT-it dhe, madje, të kryetarit të shtetit në puçin e 21 janarit me të cilat gënjeshtra të shqiptuara histershëm ai, kryeministri, do ta shtojë kontributin e tij madhor në thellimin dhe zgjerimin e përçarjes së shoqërisë shqiptare!
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë është prapangelja e Shqipërisë në procesin integrues në Bashkimin Evropian. Shqipëria, me Bosnjen, është vendi i fundit në Ballkan (po të mos merret parasysh Kosova, që është shtet vetëm trevjeçar) të cilit i liberalizohen vizat. Por, mund të supozohet se Shqipëria do të jetë vendi i fundit ballkanik, i cili do të pranohet në Bashkimin Evropian dhe do të jetë vendi i fundit i pranuar në këtë Bashkim në radhë të parë për shkak të pasojave të shumta që prodhon klasa e përçarë politike shqiptare kundër vetes në të vërtetë kundër shoqërisë së përçarë shqiptare. Për shkak të këtyre pasojave Shqipërisë edhe iu refuzua sivjet njohja e kandidates për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe, ky refuzim do të përsëritet në qoftë se shoqëria e përçarë shqiptare nuk tregon më shumë dëshmi politike, institucionale dhe , në përgjithësi, shoqërore për t'u bërë shoqëri pluraliste e kjo do të shotë shoqëri, vërtet, demokratike.
Se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë, kurse shteti shqiptar, që më 2012 mbush një shekull, shtet i përçarë i një shoqërie të përçarë, dëshmojnë më tej: shkeljet e shpeshta të Kushtetutës së shtetit nga ana e qeverisë e, në mënyrë të veçantë, nga ana e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit; mosnjohja, në të vërtetë cenimi po aq i shpeshtë i pavarësisë së institucioneve të pavarura, siç janë Presidenca, Prokuroria e përgjithshme, në përgjithësi gjyqësori, nga ana e qeverisë, në mënyrë të veçantë nga ana e kryeministrit; papërgjegjshmëria, që në Bashkimin Evropian e quajnë pandëshkueshmëria, e zyrtarëve përkatës për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjet e protestuesve me 21 janar, por edhe rehabilitimi i tyre i shpejtë, duke i zgjedhur në poste ministrore apo duke i propozuar për poste të tjera të larta; mbulimi politik me gjithfarë arsyetimesh të gënjeshtërta i aferave korruptive në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë, familjarë dhe miq të tyre; vendimi për rrënimin e monumentit artistik, kulturor historik Piramida, që është njëkohësisht Qendër Ndërkombëtare e Kulturës, pavarësisht mospajtimit me këtë rrënim të ekspertëve dhe pjesës më të madhe të popullit shqiptar. E të tjera. E të tjera.
Po nuk janë këto të gjitha dëshmitë që tregojnë se shoqëria shqiptare në vend se shoqëri pluraliste në të vërtetë është një shoqëri e përçarë , domethënë shoqëri jodemokratike. Janë disa dëshmi të tjera, që tregojnë se çfarë veçantishë krejt e veçojnë shoqërinë e përçarë shqiptare prej shoqërive të tjera të përçara të Botës së tretë dhe prej vendeve të tjera ish komuniste.
Dëshmi e veçantë që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e shprehura tani e njëzet vjet ndaj gjuhës standarde, në të vërtetë mospranimi i gjuhës standarde prej një numri studiuesish e zyrtarësh politikë, që qëndrimin e tyre ndaj gjuhës së njësuar letrare kombëtare kanë qejf ta quajnë jopolitik! Nuk ka dyshim se frymëzime për këtë mospranim të gjuhës standarde atyre u vijnë prej disa institucioneve politike, shkencore e kulturore. Nuk e di edhe sa do të vazhdojë kjo përçarje e shoqërisë shqiptare për shkak të mospranimit të gjuhës standarde prej një numri studiuesish, zyrtarësh politikë dhe qytetarësh të tjerë, por e di: e para, se një shoqëri nuk mund të jetë e bashkuar në qoftë se është e përçarë rreth gjuhës së njësuar letrare kombëtare dhe, e dyta se të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë gjuhë sot do ta humbin betejën, ashtu siç i kanë humbur gjithmonë betejat ata që të mirën e tërësishme kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë të pjesëshme,ata që të mirën kombëtare kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë krahinore,ata që të mirën për të gjithë kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë vetëm për disa. Betejën do ta humbin, por dëmi do të mbetet: shoqëria shqiptare, edhe për shkak të veprimtarisë së tyre, do të vonohet që nga shoqëria e përçarë të ngrihet në shoqëri pluraliste, e kjo domethënë në shoqëri, vërtet, të qytetëruar dhe demokratike.

Pa sistem vlerash
Dëshmi tjetër që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e ndryshme rreth vlerave dhe ngjarjeve të ndryshme historike dhe të përditësuara. Në të vërtetë shoqëria e sotme shqiptare, për shkak se është shoqëri e përçarë, nuk ka sistem të qëndruar e të përbashkët kombëtar të vlerave.
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria e përçarë shqiptare sot, mund të kihen dy data për ditën e çlirimit të vendit prej pushtuesit!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët të vlerave historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, disa forca politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme luftëtarëve kundër pushtimit fashist dhe nazist, kurse disa forca të tjera politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme bashkëpunëtorëve të devotshëm të pushtuesve fashistë e, pastaj, edhe nazistë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar, gjithëkombëtar vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, shërbëtori i pushtuesit mund të shpallet figurë e madhe historike kombëtare, të bëhen studime të mëdha për të dhe të stoliset me medalje, dekorata e tituj lartësues kombëtarë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike , kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot mund të dënohet përditë diktatori, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen përkrahës të tij, shërbëtorë të tij ideologjikë e politikë, apologjetë të tij; mund të dënohet përditë gruaja e tij, kurse të rehabilitohet e të glorifikohet nënkryetari i saj; mund të dënohet përditë kryetari i Kuvendit popullor komunist, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen deputetë të Kuvendit të tij!
Ku në Evropë ndodhin këso marifetesh?
Ku në Ballkan ndodhin këso marifetesh?
Ku, në cilin vend tjetër në kontinentin evropian, me një paparimësi të tillë, me një dyfytyrësi të tillë, me një papërgjegjshmëri të tillë ndaj të drejtës, ndaj të vërtetës, ndaj historisë, ndaj etikës, ndaj përbashkësisë kombëtare, forcat politike dhe institucionet shtetërore përbaltin ashtu fytyrën e shoqërisë? Dhe, përçajnë shoqërinë?
Askund?
Askund përpos në shoqërinë tonë të përçarë!
Deri kur?
Qytetarët shqiptarë kanë arsye që, për shkak të këtyre të vërtetave të hidhura, të paraqitura më sipër, të jenë shumë të brengosur.
Por, të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë, në radhë të parë, inteligjencinë shqiptare, mjerisht ende të përgjumur, kurse një pjesë të saj të vënë në shërbim të autoritarizmit të sotëm, për një shqyrtim të gjithanshëm, të madh, të kësaj gjendjeje të shoqërisë shqiptare!
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë këtë inteligjenci për një shqyrtim të gjithanshëm, qëllimqartë, të madh, kritik, mospajtues, dënues të rolit katastrofal zvetënues të klasës politike, në mënyrë të veçantë të ish sekretarit të organizatës bazë të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë , Sali Berisha, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, të ish kryetarit të Shqipërisë, Sali Berisha, të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të pretorianëve të tij në përçarjen e shoqërisë shqiptare.
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë inteligjencinë shqiptare që të bëjë krejt çka varet prej mendjes së saj të përbashkët, prej nderit të saj intelektual dhe prej vetëdijes së saj kombëtare politike dhe historike për shëndoshjen e kësaj shoqërie e kjo do të thotë për pluralizmin e saj, demokratizimin e saj.
Kjo inteligjenci nuk do të duhej të harronte asnjë çast se shoqëria pluraliste, domethënë demokratike, në sajë të pluralizmit gjen dhe miraton zgjidhjet më të mira, më frytdhënëse për problemet e veta, për çështjet e veta, për zhvillimin e vet të përgjithshëm. Përkundër saj, shoqëria e përçarë, domethënë jodemokratike, siç është shoqëria shqiptare sot, për shkak të përçarjes, nuk mund të gjejë dhe të miratojë zgjidhjet më të mira dhe, kështu, bëhet pengesë e vetvetes.
E unë, si pjesëmarrës në këtë shqyrtim të madh, që tani, me përgjegjësi politike, materiale, intelektuale dhe morale, të përtashme dhe historike, shpreh bindjen që do ta shprehja edhe në atë shqyrtim: shoqëria shqiptare do të fillojë të shërohet prej përçarjes së sotme, prej zvetënimit të sotëm dhe do të bëhet shoqëri pluraliste, domethënë demokratike, atë ditë kur Partia Demokratike e Shqipërisë të lirohet prej kryetarisë së Sali Berishës,dhe kur në Qeverinë dhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos dëgjohet më Sali Berisha.
Atë ditë të pritshme, gjithnjë e më të afërtë, atë ditë edhe kryetarja e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, prej së cilës atë ditë, po ashtu, do të lirohej ky Kuvend, do të fillonte të sillej si grua dhe partiake "normale", atë ditë edhe pretorianet e tjera dhe pretorianët e tjerë të Sali Berishës do të fillonin të sillen si qytetarë normalë dhe si anëtarë normalë, domethënë si shumica e anëtarëve të tjerë, të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Dhe, atë ditë të bekuar Shqipëria jonë do të mund të fillojë të funksionojë si shtet i qytetëruar dhe demokratik, kurse shoqëria shqiptare si shoqëri pluraliste, e qytetëruar dhe demokratike.
Asaj dite i kushtohet puna ime mendore që prej shumë vitesh, prandaj edhe këto shkrime për Gazetën shqiptare.

Akad. Rexhep Qosja

Prishtinë, 14.3.2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyTue Apr 05, 2011 10:39 pm

mos u mer me Xhepin se Xhepi nuk i ka ec as ne Politiken e Kosoves ,e jo me te na jape intervista shterpe, per politiken shqiptare.


Basha: Lumi i Tiranës, zonë rekreative, do të ulim taksat
Politike e Martë, Prill 5th, 2011

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 9, si dhe ka vizituar ekspozitën e 16 artistëve shqiptarë. Gjatë këtyre takimeve, kandidati demokrat ka premtuar shndërrimin e Lumit të Tiranës në një zonë rekreative në kryeqytet. “Sot, Lumi i Tiranës është një katastrofë e vërtetë nga çdo pikëpamje, pamore, e higjienës, e ndotjes ekologjike. Por, me projektin që unë kam, ky korridor kthehet në rekreativ, me një kaskadë ujore të kompletuar, me një korridor transporti me Unazën e Madhe, por këtu në mes të korridorit të transportit, pjesa më e rëndësishme për mua është pjesa e korridorit rekreativ të Lumit të Tiranës. Pikërisht këtu ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësinë për bashkëpunimin me artistët e kryeqytetit, për t’i dhënë atë fytyrë qytetare që sot i mungon Tiranës, për ta shtrirë në të gjithë qytetin”, tha Basha. Gjatë takimeve në Njësinë Nr. 9 kandidati demokrat për Bashkinë e kryeqytetit ka premtuar sërish uljen e taksave dhe garanci për tokat e qytetarëve autoktonë. “Nuk ecën kurrë dot këtu, ka mungesa parkimi”, tha një banor, ndërsa një tjetër u shpreh se e kishte mbyllur biznesin në pamundësi për të vijuar. “Ne do t’i përvishemi punës që ta rihapësh përsëri dhe të marrësh prapë njerëz në punë. Do të ulim taksat dhe do të japim të gjitha mundësitë”, u shpreh Basha. Banorët e kësaj lagjeje folën për mungesat e mëdha të shërbimeve në jetën e tyre. “Kemi rrugën ‘5 Maji’ që s’ka shkollë, kemi rrugën ‘Besa’ që s’ka shkollë, kemi rrugën ‘Jordan Misja’ që nuk ka shkollë”, tha një prej mësueseve të zonës. Nga ana tjetër, banorët autoktonë kërkuan zhvillimin e lagjeve dhe garanci për pronat e tyre. “Të siguroj që grabitjes së pronave do t’i japim fund njëherë e mirë”, tha Basha, i cili bashkëbisedoi me ta për një formë të menaxhimit të pronës private dhe rifitimit të hapësirave publike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyTue Apr 05, 2011 10:46 pm

AKTUALITET
Basha prezanton te studentët projektin “Tirana e 100 mijë studentëve”- nga viti i ardhshëm akademik do ofrohet për cdo student Karta Studentore e Bashkisë
05-04-2011 / Gazeta 55Basha prezanton te studentët projektin “Tirana e 100 mijë studentëve”- nga viti i ardhshëm akademik do ofrohet për cdo student Karta Studentore e Bashkisë

Lulzim Basha, kandidat për kryebashkiak në Tiranë, bashkëbisedoi sot me studentët e dy universitetete në kryeqytet, Universitetit të Tiranës dhe atij UFO, për të paraqitur para tyre se çfarë mund të bëjë Bashkia për ta, si dhe për të dëgjuar sugjerimet e tyre për jetën akademike dhe infrastrukturën universitare dhe perspektivën e punësimit. Basha iu përgjigj pyetjeve të studentëve për perspektivën e tyre në punësim, infrastrukturën akademikë si dhe lehtësirat për ta. Lulzim Basha shpjegoi se si do të jetë marrëdhënia Bashki-student, në Tiranën e 100 mijë studentëve. Kandidati për kryebashkiak tha se pjesë e rëndësishme e projektit të tij është themelimi i kartës së studentit. Do të jetë një dokument që do t’i pajisë studentët me privilegje të ndryshme, siç funksionon në kryeqytetet e Europës. Në të parashikohen shërbime publike falas në disa raste, dhe përgjysmim çmimesh për raste të tjera. “Krijimi i ambienteve me një infrastrukturë, por edhe me një të ardhme moderne evropiane, është një domosdoshmëri për t’i dhënë çdo studenti në Tiranë lehtësitë e nevojshme për të studiuar, jetuar, dhe dhënë kontributin e tij apo të saj, për bashkëjetesën në këtë qytet. Krahas këtij angazhimi, dua të përsëris sot para jush, angazhimin tim si kryebashkiak i ardhshëm që brenda vitit të parë të çajmë tokën për të nisur punimet për bibliotekën qytetare, bashkiake të Tiranës. Një bibliotekë e cila, jo vetëm, do të sigurojë akses të plotë dhe të mjaftueshëm për të gjithë studentët e qytetit, por do ta bëjë këtë në parametrat modernë me akses në internet, dhe me një fond biblioteke të mjaftueshëm sufiçent, model, si dhe me ambiente të mjaftueshme për të mundësuar jetën tuaj si studentë. Si jetojnë studentët sot në Tiranë? Ku jetojnë ata? Sot janë pa frikë 10-12% e qytetit dhe nesër do të jenë rreth 15-18 % e qytetit. Gjithë kjo energji, gjithë kjo mundësi e jashtëzakonshme, për t’i shërbyer jetës së qytetit në çdo aspekt”, tha Basha. Një pikë e ndjeshme për studentët është çështja e punësimit. Shumë të rinj pajisen me diploma por e kanë të vështirë të gjejnë mundësi për ushtrimin e profesionit. Nga ana tjetër, Tirana ka shumë biznese që kanë nevojë për specialistë profesionistë dhe të shkolluar. Pra mungon një hallkë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës, dhe këtë rol sipas Bashës do ta luajë bashkia. “Po kështu ka dhjetëra, qindra, mijëra biznese për të cilët sot, në këtë moment që flasim kërkojnë punë të kualifikuar. Ka ikur koha kur tregut të punës t’i vazhdojnë t’i shërbejnë me metodat e vjetra, unë njoh dikë, mikun, shokun, xhaja, daja. Bashkia e Tiranës duhet dhe do të marrë përgjithësi për të qenë porta kryesore e informacionit që do të facilitojë, do të lehtësojë komunikimin midis punëmarrësve dhe punëdhënësve nëpërmjet një sistemi modern informacioni të tregut të punës dhe kjo duhet dhe do të ketë përgjegjësi elementare, thelbësore e Bashkisë së Tiranës. Bashkia duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen tuaj, nga auditorët e universiteteve në tregun e punës, dhe kjo është kur ne marrim së bashku përgjegjësi”, u shpreh Basha. Por studentët kanë nevojat e tyre edhe gjatë jetës së tyre akademike. Lulzim Basha ka në planin e tij ndërtimin e shpejtë të një biblioteke universitare. Gjithashtu, studentët do të kenë akses falas në internet në çdo cep të Tiranës. “Më lejoni ta shpall dhe këtu edhe si një përgjigje ndaj kërkesës tuaj, por edhe si një realizim i një të mire që e kam prekur dhe shijuar vetë si student. Karta studentore bashkiake duhet t’i ofrojë studentit, dhe do t’i ofrojë studentit në Tiranë, të gjithë lehtësirat për ta bërë jetën e tij apo të saj, sa më të mirë, sa më komode, sot në kushte jo të favorshme dhe nesër në kushte dhe më të favorshme. Çfarë duhet të përmbajë kjo kartë: së pari, transport publik falas për të gjithë studentët e Tiranës dhe së dyti, tarifa falas apo të reduktuara për shërbimet komunitare që ofron bashkia dhe rrjetit të institucioneve të kryeqytetit. Dhe me këtë kam parasysh, pikë së pari dhe në radhë të parë, institucionet kulturore dhe argëtuese ekzistuese dhe që do të jenë së shpejti realitet i kësaj Tirane, që nga kinematë e munguara, tek teatri, opera dhe çdo institucion tjetër që duhet të jetë pjesë e jetës së çdo studenti të Tiranës. 100 bursa për studentët ekselent të Tiranës dhe 500 bursa për studentët në nevojë të Tiranës, do të jenë pjesë e pandarë e buxhetit bashkiak të Tiranës. Ne duhet të njohim ekselencën dhe ta shpërblejmë atë, si e vetmja rrugë për të identifikuar më të mirën rreth nesh dhe për të nxitur studentët, për të nxitur çdokënd që rend pas më së mirës”, tha Basha. Në takimet që pati me studentët, Lulzim Basha u kujtoi atyre se sa i rëndësishëm është arsimimi. Z.Basha solli këtu përvojën e tij personale duke thënë se asgjë nuk do të kishte arritur në jetë nëse nuk do të kishte studiuar. Në fund të takimeve, studentët plotësuan Kartën e Angazhimit ku ata shprehin pyetjet dhe sugjerimet e tyre për Lulzim Bashën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySat Apr 09, 2011 7:01 pm

Do zgjoj energjitë e fjetura të Tiranës

Nga Lulzim Basha

Së pari, dëshiroj t’ju falenderoj për ftesën që më keni bërë në këtë takim, që unë e konsideroj si realizimin e një ëndrre dhe dëshire timen, kohë përpara se të shpallja kandidaturën time për Kryebashkiak të Tiranës. Endrra ime ka qenë që të rizgjohen energjitë e jashtzakonshme, por të fjetura të këtij Kryeqyteti dhe të vihen në dispozicion të qytetit dhe të banorëve te tij. Dhe sot, mendoj se me praninë tuaj këtu, të nderuar zonja dhe zotërinj, të panelit të Inicativës për Tiranën, dhe të gjithë të pranishmëve këtu, si dhe shumë të tjerëve që na ndoqën, kemi përshkrimin më të mirë se energjitë e jashtazkonshme të këtij qyteti që shpesh herë, druajme se nuk ekzistojnë më, janë zgjuar dhe po ecin vrullshëm në drejtimin që duhet të rrjedhin, në drejtim të interesit qytetar.

Së dyti, dua të shpreh vlerësimin tim të veçantë për këtë panel dhe rolin e tij. Unë jam prej afro 10 ditësh, në kuadër të kësaj fushate mes qytetarëve, duke thithur drejtpërdrejtë mendimin e tyre, për shqetësimet, problemet e përditshme e deri tek vizioni i tyre, dëshirat e tyre, shpresat e tyre për të ardhmen, por mendoj se ky panel dhe ajo që ju përfaqësoni, është i armatosur më së miri, për një pikëvështrim edhe më të dobishëm edhe më të drejtpërdrejtë, dhe armët tuaja, si armët e çdo intelektuali, janë dy: lufta për të vërtetën dhe interesi public. Këto dy element janë të pazëvendësueshëm prandaj dhe diskursi i sotëm është i pazëvendësueshëm, dhe jam i bindur që është i pazëvendësueshëm për çdo kandidat, jam i bindur që i tillë është edhe për z.Rama, pavarësisht se ai sot nuk gjendet këtu, por shpresoj se gjithsese do ta ndjekë këtë forum.

Së treti, unë e di se realiteti politik e ka llogorizuar diskursin publik, dhe ka një përpjeke që do ta llogorizojë dhe më tej, të na fusë të gjithëve në llogore. Unë mendoj se kjo nuk i shërben askujt. Unë mendoj se në këtë luftë nuk ka për të pasur asnjë të fituar, nuk ka deri tani dhe nuk ka për të pasur, prandaj unë dua të përsëris sot para jush angazhimin tim për ta parë këtë garë, jo si një luftë por si një kontribut. Unë jami i vendosur të jap kontributin tim, për vizionin tim, planet e mia, platformat e mia, në funksion të shqetësimeve, halleve, dhe vizionit të qytetarëve të Tiranës për të ardhmen e këtij qyteti, dhe kurrsesi jo në funksion të një lufte politike. Në këtë kuadër angazhohem që, duke marrë parasysh shqetësimet e shprehura sot këtu, të cilat kërkojnë mirëkuptimin tuaj, unë të jap përgjigje, por pres me kënaqësi mundësinë që do të më jepni radhën tjetër, që të angazhohem në një diskutim, në një debat mbi të gjitha çështjet që ngritët, dhe me këtë kuadër ju siguroj se angazhimi im do të jetë vetëm e vetëm në frymën e kontributit. Në frymën e kontributit tim personal, por dhe të peshës së përgjithësisë që unë marr përsipër në këtë garë për të përfaqësuar sa më mirë, sa më denjësisht, platformën për zgjidhjen e problemeve, halleve të qytetarëve të Tiranës dhe për shtrimin e rrugës drejt një Tirane, e cila ecën me një plan afatgjatë zhvillimi, dhe nuk zhvillohet me planin “pa plan”, se edhe plani “pa plan” është një plan, është një plan që nuk i shërben kësaj konstituence, nuk i shërben qyetarëve të Tiranës, i shërben vetëm një grushti shumë të ngushtë njerëzish. Dhe këtu qëndron kontradikta. Midis politikës dhe angazhimit intelektual, dhe e them këtë jo i pandërgjegjshëm për faktin që dhe unë sot përfaqësoj vizionin, vullnetin e një grupimi politik për Tiranën. Por politika fatkeqësisht ka nevojë, ka nevojë të ngutshme për digën e interesit qytetar sot kërkon edhe kontributin tuaj, në mënyrë që në garat që shpesh herë shndërrohen në luftë, të mos sakrifikojmë interesat e momentit për vizionin afatgjatë të zhvillimit, të mos sakrifikojë interesat e momentit për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përshëdetja e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, i ftuar në takimin me intelektualë të mbledhur në “Iniciativën për Tiranën”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptySat Apr 09, 2011 7:03 pm

Edhe kandidati tjeter per bashkine e Tiranes ,Edi RAma,ishte i ftuar ne kete takim nga intelektualet e mbledhur per "Inisiativen per Tiranen",por ai nuk denjoi te merrte pjese dhe kjo mendoj se i vjen ngaqe nuk ka kurajon t'u dale perpara intelektualeve qe i ka braktisur me kohe dhe jo me t'u pergjigjet pyetjeve te tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se EmptyMon Apr 18, 2011 5:53 pm

OPINION
“Aleanca për të ardhmen” - një sakrilegj i të tashmes!
17-04-2011 / Nga Kostaq Xoxa

“Aleanca për qytetarin” ka një dallim thelbësor me “Aleancën për të Ardhmen”.
E para, e përfaqësuar nga Lulzim Basha, përmban një lidhje të ngushtë me të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, në takimet për fushatë zgjedhore. Tanimë kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, është vënë në dijeni, fije për pé, për të gjithë problematikën e kryeqytetit, me të gjitha hallet e tij të mëdha. Këto mund të shmangeshin. Por kryebashkiaku në detyrë hë për hë, me flakëzën e kandilit në fikje, e ka parë Tiranën, si nga lartësitë e avionit, në një ditë përplot me re; kur dita nxin dhe bëhet si natë. Shikimi është opak. Duhen hapur “dritat e gjata” të makinës se, meazallah, mos e bën përshesh njeriun e shkretë që është përpara dhe nuk e parasheh të keqen nga mund t’i vijë...
Disa analistë skrupulozë kanë llogaritur se sa ditë në vit ka qenë i pranishëm në bashki, ish-kryetari i saj gjer në tri javët që vijnë. Na del një numër dhjetor i nënnjësishëm, thuajse i papërfillshëm. Një infitezimale, siç quhen vlerat me limit zeron. Llogaritësit për të cilët sapo folëm, kanë nxjerrë edhe një përfundim praktik, të logjikshëm: Si mund të merret rroga me këtë farë frekuentimi në “punë”? Por édhe një përfundim të dytë, si rrjedhojë: si mund të marrësh masa ndaj një nëpunësi bashkiak kur vonohet në punë për gjysmë ore, ta zëmë për një sëmundje të beftë? “Mora në telefon, por s’m’u përgjigj njeri!”- justifikohet i shkreti. “Ligji është ligj, këtë herë paralajmërohesh” – i thotë, hijerëndë, titullari i tij. Shkurt: rrumpallë!
Ky është peizazhi i zymtë i katër viteve të fundit të qeverisjes së katërvjeçarit të fundit, me kandilin në fikje. Jo se vitet e mëparshme, me përjashtim të pak viteve të para të 11-vjeçarit qeverisës, kanë qenë ngazëllues. Për këtë do të japim argumentet e një ditari të paanshëm. Është një libër interesant, i botuar në vitin 2007, me shënimet e një periudhe 50-vjeçare. Është një pasqyrim i paanshëm i kohës, duke filluar më 17 tetor 1954. Mbyllet më 5 shtator 2004. Autori ishte bërë një intelektual me përvetësim gjuhësh të huaja, vetëm falë vullnetit të tij të paepshëm. Ishte 17-vjeçar kur nisi të mbajë shënimet e përditshme. Rridhte prej një familjeje shumë të varfër të fshatit Sinbeg të Rrogozhinës. Baba dhe nëna: analfabetë. I vetmi nga fëmijët e shumtë të kësaj familjeje të këputur, që bëri filloren, tetëvjeçaren dhe gjimnazin me nota shumë të mira. Pra, në këtë ditar 50-vjeçar, 36 vite janë nën regjimin e Enver Hoxhës. Si fshatari me kulturë më të madhe jo vetëm në qarkun e Durrësit, por edhe më tej, dhe si biri i një familjeje të paarsimuar e me kasolle në të cilën të mbërthen era në të katër anët, i kishte të gjitha kushtet politike për të qenë i përkëdheluri i regjimit tiranik. Por kishte një “cen” të ndërgjegjes: i mungonte liria. Që në moshë të re, ditari i tij flet për një tronditje mendore, që e bënte ditarin objekt aktakuze: Në f. 92-93 të ditarit (më 19 mars 1967), kur ishte plot 30 vjeç, lexojmë: “Fiks në orën 08. 45’ shembën minaren e xhamisë së re në qendër të Durrësit (...) Mirë që nga feja kanë frikë, por nga ndërtesat çfarë frike kanë? A mos vallë kjo qeveri-parti mendon se, me shembjen e xhamive e të kishave do të zhdukin edhe fenë? A nuk kuptojnë se feja ka lindur bashkë me njerëzimin dhe do të zhduket bashkë me njerëzimin?... Flitet në rrethe të ngushta se sigurimsat dhe spiunët janë shpërndarë në popull për të kapur e arrestuar ata që flasin kundër shembjes së këtyre objekteve të kultit. Kohë e rrezikshme dhe më e përshtatshme për t’u futur në burg.... Duhet të hesht... Po, po, të hesht!”.
Ja sesi erdhi një kohë që, sikundër Rikard Kapuçinski, Boris Bazhanovi, apo miliona të tjerë të këtij rruzulli, autori ynë, Nezir Isufi, deklaroi në faqet e mëparshme të këtij ditari: Unë jam antikomunist! Këtë e kishte deklaruar edhe Edi Rama, që në vitin 1991 (shih “Refleksionet” e groposura nga vetë autori, nëse mund t’i gjesh, me anë miku!). Por ky i fundit bënte shakà! Kurse Neziri, njeri i talentuar dhe modest (libri i tij titullohet “Ditari i një katundari”), e kishte seriozisht. Nuk do të zgjatemi në tmerret që përshkruan për kolektivizimin që e çoi ekonominë në zgrip të greminës. Megjithatë mund të shkëpusim nga f. 98, që bën fjalë për vdekjen e të vëllait, fraza që s`duhen harruar: “Donim të shtronim një drekë buke, sidomos për ata të largëtit, por me se?”. Komentet janë të tepërta. Në f. 99: “Ngado që të hidhje sytë, vetëm varfëri e skelete njerëzish shikoje. Asgjë nuk u jepte kooperativa! Pra, në fshatin tonë socialist mbretëronte vetëm varfëria dhe uria... Le të na rrojë e shtrenjta parti që po na jep kaq shumë uri!...”. Shenjat e pikësimit janë të autorit.
Le të kapërcejmë faqet e të vijmë te 1997-a, preludi tragjik i tetëvjeçarit të sundimit të socialistëve, që na e përshkruan me penelata sterrë vetë Edi Rama. 18.01.’97: “Një zjarr i madh u ndez dhe zor se do të shuhet shpejt. A mos edhe kjo qé një vepër komuniste? Ndoshta! E ç’nuk shpikin ata, vetëm për të zënë karriget e majme!”. Duke qëmtuar tepër shkurt frazat më domethënëse, po lëmë të nënkuptohet kusuri. 19.01.’97: Me thirrjen e PS-së (komuniste) [paranteza e autorit] në Tiranë plasën demonstrata të fuqishme dhe përleshje...Humbjen e parave në firmat komunistët po e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre politike!..”.Kapërcejmë datat dhe citojmë, fare shkurt. 26.01.’97: “Doli sheshit se masat e demonstruesve po udhëhiqen nga socialistët (komunistët) dhe bishtat e tyre! (...) Qeveria më detyroi që t’i fus kursimet e mia nëpër firmat private? Dhe tashti të dal në rrugë dhe duke ia kërkuar qeverisë, duke djegur e shkatërruar gjithçka!”. 8:02.’97: Në Vlorë ka tri ditë që qyteti është ngritur në revoltë nën udhëheqjen e social-komunistëve. Kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, si fajtore për këto humbje!... 1.03.’97: “Komunistët kanë filluar vrasjet, djegiet dhe shkatërrimet!”. 2.03.’97: “Mbrëmë dhe sot, në Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Delvinë, qenka bërë si luftë e vërtetë, me të vdekur e të plagosur. Komunistët i paskan marrë këto qytete me forcën e armëve... Kështu thonë dhe komentojnë agjencitë e huaja të lajmeve”. 14.03.’97: “ Grupe njerëzish, gjoja të revoltuar (...) dhe të udhëhequr nga komunistët, kishin shpërthyer depot e armëve (...) dhe me ato në duar kishin marshuar nëpër qytet duke gjuajtur kuturu, duke thyer dyqane, vitrina, magazina, private apo shtetërore, kishin vjedhur mallra, që i ngarkonin nëpër makina dhe pastaj magazinave u vinin zjarrin”. Këto tmerre do t’i verifikojë koha sesa të vërteta janë, nëse libra të vëllimshëm si “Unë e pashe kush e dogji Vlorën”, “Vrasës e shpëtimtarë”, “Skaner 1997” (ky i fundit me më shumë se 600 faqe), nuk ua kanë mbushur mendjen apologjetëve të dhunës. Është fakt se këta libra nuk janë përgënjeshtruar dot as nga ZP-ja e cila në vitin 1991 ishte pagëzuar nga E. Rama, si Zuska Plakë, duke marrë inicialet!
Kuptohet, mbase, se faqe të tëra po i shtrydhim në disa rreshta, për të mbërritur sa më shpejt te tetëvjeçari mjeran, të cilin e ka paraqitur edhe më zi se kaq vetë Edi Rama. Në vitin 2005 do të vijmë, tani. Por do të donim t’i kushtonim edhe diçka më shumë vëzhgimeve të autorit Nezir Isufi për atë ’97-n, që na zvarriti me pesëvjeçarë të tërë prapa. Diku shkruhet për efektet e kësaj date monstruoze. “Pushtetarët (e ka fjalën për kandidatët për të marrë pushtetin me dhunë), bërtitnin me të madhe për rezultatet në ekonomi. Tamam siç bërtisnin Enver Hoxha dhe R. Alia në kohën e tyre. Deri kur do të vazhdojë?”. Në f. 179: “Mirë që grabisin. Po pse i shkatërrojnë (depot - K.X.) e u vënë zjarrin? Apo kështu e kanë urdhrin nga komunistët e nga greko-serbët?! Edhe arkivën qendrore qindravjeçare të portit (të Vlorës,- shënim) nuk kishin harruar ta digjnin!... Kjo më duket se ishte e planifikuar qysh më parë nga specialistë antishqiptarë!”.
Duke lënë shumë vëzhgime jashtë, vijmë te Tetëvjeçari, i mallkuar, së pari nga vetë E. Rama: 8.12. ’98: Shkova në spital, në Tiranë, se im nip do të operohej. Por, për mungesë dritash e uji, nuk e operuan. Kryeqyteti ka mbetur pa drita e pa ujë. 17.12.’98: Bëhet fjalë për studentët që kishin hyrë në grevën e urisë, për mohimin e të drejtave të tyre. “Nuk bëhet shaka me komunistët! Ata e kanë eksperiencën për mbajtjen e pushtetit, qysh nga koha e baballarëve të tyre...”. 26.03.’99: Dita e tretë që NATO sulmoi Serbinë... etj (E gjithë kjo periudhë lihet jashtë, për të qenë në temë).
E enjte, 27 janar 2000: “Hapa televizorin te një stacion privat. Po jepte demonstratat që kanë shpërthyer sot në Tiranë kundër qeverisë se ajo, qeveria, mbrëmë natën paska nxjerrë me forcë nga greva e urisë artistët e teatrit, të cilët para disa ditësh qenë futur, sepse në mbrojtje të kulturës shqiptare! Kjo qeveri edhe kulturën e ka shitur te greko-sllavët, pa le më, politikën dhe ekonominë, që dihet prej kohësh”. Kjo datë duhet mbajtur mend se është emblematike për mënyrën e qeverisjes së Ramës, si ministër i Kulturës dhe ç’marrëdhënie kishte krijuar ai me artistët. Pasi i terrorizoi artistët në atë datë, pasi e tregoi edhe shpirtin demokratik të shkallëz zero me elitën e partisë , LMN-në, tani Edvini kërkon të vërë nën dhunë të gjithë popullin shqiptar! 7.09.2000. Shqyrton një artikull të gazetës “55” të F. Zenelit, në faqen 10 të kësaj gazete. Dakord me autorin për demaskimin e “qeverisë së sotme social-komuniste”. 1 tetor 2000: “Po bëhen votimet për të zgjedhur udhëheqësit vendorë. Për këtë qëllim qeveria ka mobilizuar krejt policinë, ushtrinë dhe forcat e tjera ushtarake, për t’u bërë shantazh votuesve që të votojnë për kandidatët e social-komunistëve! Hajde zgjedhje demokratike, hajde! Kaluar e stërkaluar baballarëve të tyre! (Këta rreshta janë të rëndësishëm në kontekstin krahasimor!). 3 tetor 2000. “...Paskan fituar, në sajë të mashtrimit dhe të shantazhit, mbi 70 %. Por ja një fakt interesant. Në Tiranë nga 472.000 votues të regjistruar, për një ish-ministër (e ka fjalën për E, Ramën) paskan votuar 82.000 veta. Dhe me këto vota ai paska dalë kryetar bashkie! U shpall fitues me afërsisht një të gjashtën e votuesve të regjistruar... Rast i paparë në botë!... Kjo do të thotë, sipas mendimit tim, edhe një hap prapa për këtë vend!...
Tani Edi Rama, që gjeti shesh për të bërë përshesh, kërkon të bëjë namin po s’fitoi! Në kushte shumë më të përparuara zgjedhore. Me një monitorim ndërkombëtar tepër të kualifikuar. Jo me lista zgjedhore si ato të Finos, që mbështeteshin në fletët e marra nga regjistrat tërë gabime të gjendjes civile. Tani janë të kompjuterizuar të gjithë votuesit, që shkojnë në votim me karta identiteti biometrike. Para se ta përfundojmë, duke shkëputur një të tretën e këtij libri interesant, që bën fjalë për mungesën absolute të dritave të atij tetëvjeçari të qeverisur nga socialistët, për fukarallëkun e skajshëm, për ujin me pikatore, për korrupsionin në stratosferë, për trafikun e qenieve njerëzore, për skafet e vdekjes që pasuronin kupolën, për fshatarët që vinin në qytet për të marrë pak bukë nëdyqanet pa bukë, përmes personave të tretë, me pare në dorë, e për njëqind mjerime të tjera. Por këto vetë Rama i ka pranuar, me përfundimin: “E kishim me hak që humbëm pushtetin!”. Ishte hipokrit, se zgjedhjet e pastetëvjeçarit kanë qenë në progres: Ato të 2009-s ishin më të avancuara se ato të 2005-s, Dhe ato të tanishmet, siç ka deklaruar edhe dr. Berisha, do të jenë edhe më të përparuara. Por Edvini, me profecitë e tij të çekuilibruara që e kalojnë Kasandrën, kërkoi, së pari, t’i sabotojë zgjedhjet e 8 majit dhe, pasi s’ia doli dot, bën hipoteza nga më të çuditshmet se do të vazhdojë me ato çmenduritë e populizmit anarkik të tij për të destabilizuar demokracinë shqiptare. Është e qartë se kush ka interes të shndërrojë zgjedhjet administrative, në zgjedhje politike. Ai nuk kërkon të analizohet e tashmja, madje edhe e shkuara,. por vetëm ardhmëria(!). E tashmja është bosh. E kaluara u pa edhe në këtë shkrim. Si do t’i besojë zgjedhësi të ardhmen në hava, pa mbështetje?
Një pyetje e fundit, që ai do ta priste me zemëratë, siç e trajtoi atë gazetaren e TV Shijakut: Ju, z. Rama, apo formacioni juaj, ka pasur një periudhë qeverisjeje. Në mungesë të një programi, ç’model qeverisjeje do t’i propozoni zgjedhësit? S’mund të flisni për qeverisjen tetëvjeçare, se atë e keni mallkuar vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty
MesazhTitulli: Re: PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se   PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PERPARESITE E KANDIDATIT TE PD-se
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: