Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 KU E ÇON MUSHKA........

Shko poshtë 
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ EmptyMon Mar 21, 2011 11:20 am

Agjenda e vërtetë socialiste po shndërrohet në kryqëzatë kundër Perëndimit
20-03-2011 / Redaksionale

Kundërthëniet janë ulur këmbëkryq në opozitën e bashkuar të avokatit të djallit, Spartak Ngjela. Përfaqësuesi i Ramës, ai i 13 mijë martirëve të 21 janarit për të korrur fitoren, tha se do bëjmë protesta “demokratike” për rrëzimin e qeverisë. Qeveria është demokratike jo se është PD-ja në pushtet, por se është zgjedhur me mjete demokratike, d.m.th me votë të rregullt dhe të certifikuar si asnjëherë tjetër nga organizmat serioz zgjedhor. Kurse opozita socialiste e cila s’pranon zgjedhjen demokratike të qytetarëve për një qeveri koalicioni pretendon se me një protestë të cilësuar “demokratike” do të rrëzojë qeverinë.
Mirëpo rrëzimi i qeverisë vjen me votë, dhe votat maten në Parlament ose jepen me Zgjedhje. Afërmendsh takimi me zgjedhjet është i paracaktuar nga Kushtetuta. Kësisoj me 8 maj do kemi zgjedhje lokale që dihet do të përcaktojnë jo vetëm drejtuesit e komunave dhe të bashkive, por edhe një indeks të pëlqimit të punëve të qeverisë përgjatë 2 viteve qeverisje. Këtë e di mirë si qeveria, ashtu dhe opozita. Ndonëse kjo e fundit ka ndjesinë e humbjes së pushtetit në nivel lokal, prandaj do të provokojë zgjedhje parlamentare jashtë radhës së përcaktuar nga Kushtetuta.
Sakaq përfaqësuesi radikal i Ramës lëshoi dje një kërcënim ndaj ambasadorëve të SHBA-së dhe të OSBE-së, që “Ambasadorët të mos shëtisin në popull”. Arroganca anti-demokratike e Ngjelës është e ditur se ku e ka burimit, që nuk është vetëm papërgjegjshmëria e tij, por edhe zbatimi i një urdhri të Ramës. Komandanti i përgjithshëm i opozitës, Edvin Rama gjendet i frikësuar përballë votës, si djalli përpara ujit të shenjtë. Ky njeri me dell paranojak lexon në çdo dalje publike të ambasadorëve një mesazh të nënkuptuar pro-qeverisë dhe kundra opozitës, çka s’është e vërtetë. Ngase ambasadorët luajnë një rol të domosdoshëm e shpesh herë si zjarrfikës të zjarreve të ndezura nga piromanë të politikës së rrugës dhe jo institucioneve.
Megjithatë kundërvënia publike e djeshme e avokatit të Ramës është në vazhdën e asaj çka pardje tha vetë kreu i opozitës, Edi Rama që e konsideron procesin zgjedhor të 8 majit, të pagarantuar, duke akuzuar njëherësh kreun e KQZ-së se po cenon zgjedhjet. Duke u ndalur tek ambasadorët, Rama shprehu keqardhjen për ambasadorët që u përfshinë në një pyetje bashkë me kryetarin e KQZ-së, i cili herët ose vonë sipas tij, do të duhet të dalë përpara drejtësisë. Kështu ai del kundër asaj çka ditën e enjte ambasadorit amerikan Z. Arvizu shprehu shqetësimin e tij që KQZ-ja të lejohet të punojë e lirë dhe e konsideroi atë si institucionin vendimtar për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente. Sidozot Partia Socialiste s’ndalet përpara asgjëje, pas 21 janarit. Edhe pse supozimet paranojake të Ramës për presionin ndaj administratës dhe fotokopjeve të materialeve zgjedhore janë po e njëjta shpikje që ka sajdisur përgjatë dy viteve të shkuara. Gjithsesi dëshira e poshtër për të sterilizuar institucionin që menaxhon zgjedhjen është një shenjë e frikshme, që prapa saj dëften krijimin e një tjetër alibie të Ramës kur të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale.
Sidoqoftë është e kuptueshme pozicioni ku gjendet në këto moment lideri i Partisë Socialiste, kryetari i bashkisë Tiranë dhe i opozitës së bashkuar, Edi Rama. Koha për të më shumë se flori është një tiranie dukshme sepse zvogëlon manovrimin në kulisa të politikës. Drita e diellit do të zbulojë listën e zezë që ka përcaktuar për bashkitë kryesore të vendit, pasi deri më tani janë të mbrojtura me një xhelozi të paparë. Zgjidhja e dilemës për pretendentin e bashkisë Tiranë do të zbardhë agjendën e vërtetë që ka Rama për zgjedhjet lokale të 8 majit. Dy alternativa janë në tavolinë, një humbje dinjitoze dhe tjetra një alibi recidiviste për kutinë e votave të vjedhura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: Re: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ EmptyMon Mar 21, 2011 11:27 am



Frrok Cupi: Veprimet e PS, rikthim 20 vite pas
Sa te besueshme jane ne ditet qe flasim deklaratat e avokat Spartak Ngjeles per vazhdimin e protestave dhe organizimin e demonstratave?

Nuk ka rendesi sesa te besueshme jane, rendesi ka se ku ka shkuar nje pjese e politikes shqiptare dhe c'mendje ka. Me sa duket pjesa komuniste, e rrezuar ne vitin 1990, eshte kthyer tek i njejti vend i krimit. Shqiperia nuk e beri dot pastrimin komunist. Shqiperia nuk e beri dot ndarjen e forte me komunizmin. Ne menduam se e hapem Bllokun, ne menduam se komunizmi ra, sepse entuziazmi masovik na i krijoi kete pershtypje. Por pavaresisht nga ato qe thuhen se nuk eshte e vertete, ka nje ringjallje te anti-perendimit, te te gjitha zakoneve te komunizmit, te izolimit, te tendencave anti-perendimore, sidomos anti-amerikane dhe anti-demokratike. Aq me teper qe jetojme ne epoken kur ne Lindje kane shperthyer revolucionet per demokraci. Ketu ka nje keq kuptim islamiko-komunist, qe sikur bota u be perseri nje shesh lufte dhe keta kane menduar, ose jane keshilluar per keshilltareve anti-amerikane, qe duan ta bashkojne Shqiperine qe nga Adriatiku deri te Lindja e Mesme, ne Libi, Tunizi, Jemen. Pra duan ta bashkojne me te njejten atmosfere lufte.

Ajo c'ka ishte e papritur sot nga z.Ngjela ishte sulmi ndaj te akredituarave te huaj te akredituar ne Shqiperi. Sa e logjikshme eshte kjo kur ne u drejtohemi ketyre ambasadoreve, per opinione sa me pozitive per Shqiperine?

Asgje nuk eshte e rastesishme, me besoni, edhe Spartaku sigurisht vjen nga Blloku, por per shkak te klaneve ka perjetuar edhe ca kohe burg, asgje nuk eshte e rastesishme. Ceshtja eshte shume e prere, eshte shume grafike. Ne ndodhemi ne nje moment kur jemi bere anetar te NATO-s, gje qe ka shkaktuar terbimin te pjeses se regjimit te vjeter. Une kam degjuar para pak ditesh, nje interviste te ish-ministrit te Mbrojtjes gjate diteve te fundit te regjimit komunist, i cili tha se Shqiperia nuk ka perse te jete ne NATO. I cili tha se Shqiperia duhet te realizoje 20 plumba ne 1 m2, ne nje minute. Ky eshte objektivi i Shqiperise.

Cfare do te thote kjo?

Kjo do te thote ate qe kane thene ata. Pra, qe nje pjese e mire e politikes jeton me ate periudhe. I kthehem idese se anetaresimi ne NATO ka shkaktuar terbimin e gjithe pjeses se politikes se regjimit te vjeter. Ne jemi ne nje periudhe qe po "perkedhelemi" nga Perendimi. Jemi nje komb qe kemi marre aleancat perendimore, sidomos te Amerikes. Jemi ne nje pozite gjeopolitike qe ndodhemi drejt Lindjes, qe tenton te ringjalle parimet e Lindjes dhe te Traktatit te Varshaves dhe midis Perendimit qe tenton dhe ka qellimin e qyteterimit, per te bashkuar Shqiperine me Perendimin, qe eshte endrra e vjeter, jo 20 vite, por 20 mije vjecare. Kjo nuk ka asgje te rastesishme. Ideja eshte qe per gjate gjithe kohes te krijohet nje gardh, apo hendek mes Lindjes dhe Perendimit, ku shqiptaret, Shqiperia te jene fundi i tunelit dhe ku te bashkohemi me nje demokraci te paekzistente, por ku pushteti te ndahet serish me ish-komunistet.

Duke u ndalur tek veprimet e opozites, kemi regjistrimin e saj ne gare dhe nje sere veprimesh qe nuk te qartesojne se kjo opozite po pergatitet apo jo per zgjedhje. Flitet per zgjedhje te parakohshme, por dhe protestat ne te njejten kohe. A po pergatitet per zgjedhje lokale kjo opozite?

Opozita nuk ka nga te shkoje, do te paraqitet ne zgjedhje, sepse eshte e detyruar nga Perendimi. Perendimi po e ndjek me vemendje, duke pasur "frike" dhe vemendje totale mbi opoziten, e cila kerkon t'a ktheje Shqiperine ne dy dekada pas. A do kete zgjedhje dhe a po pergatiten per zgjedhje? Opozita socialiste ish- komuniste nuk eshte gati te shkoje ne zgjedhe, sepse ka shpenzuar gjithe potencialin e vet, gjithe energjite e veta per nje lufte te pavlere. I ka shpenzuar per bojkotin qe doli se ishte nje non sens demokratik. I ka shpenzuar per demonstrata, ku ka sjelle njerez per t'i flijuar me qellim qe te fitoje gradacione politike. Ka shpenzuar para te fituara nga qytetaret shqiptare, para te fituara nga mafia. Opozita e Shqiperise, per fat te keq me socialist te ndershem, por qe ndjekin nje lidership te orientuar drejt luftes eshte e telendisur, e semure, pa organizma, pa program.

Ky orientim drejt luftes sa hyn ne programin e nje Partise Socialiste?

Partia Socialiste si e majte nuk ka asnje lidhje, por Partia Socialiste si ish-komuniste dhe nga drejtimi ku ajo ka shkuar, ka nje natyre luftarake dhe ju e dini se dje kryetari i PS-se deklaroi se dita e 8 majit do te jete dite demonstrate. Demonstrate qe mund te jete paqesore, mund te mos jete paqesore, mund te jete luftarake, etj. PS ka deklaruar se do ta marre pushtetin me cdo menyre dhe ne jemi ne momentin kur edhe pse behen zgjedhje administrative, PS-ja ka deklaruar se do te behen zgjedhje politike. Qe do te thote, se tenton te rrezoje regjimin, qeverine dhe se do te beje demonstrate ne rruge, por jo politike per qytetarin, jo administrim dhe jo sherbim per qytetarin. Zgjedhjet administrative jane momenti kur qytetaret e vendit kane mberritur ne piken e se mires. Ne piken, qe sic thoshte Rusoi, njeriu eshte i mire ne thelb dhe tashme veteqeveriset. Keta nuk e lejojne qe njeriu te jete i mire dhe te veteqeveriset, keta duan ta dhunojne dhe ta sundojne. I thone do te dalim ne rruge, dhe nuk do merremi me shtepine, oborrin, kanalizimet etj. Pra me veteqeverisjen dhe me marredheniet me fqinjin. PS nuk e lejon njeriun qe te jete ne thelb i mire, vetadministrues. Keshtu qe ne do te kemi nje revolucion, do te kemi nje post periudhe zgjedhore, pas 8 majit kur PS nuk do te pranoje rezultatin dhe do te leshoje parullat revolucionare te demonstrates.

Cfare do te ndryshonte kjo, po te kemi parasysh se edhe 28 qershori nuk eshte pranuar. Nje riaktivizim i protestave ku e con PS-ne?

PS eshte ngushtuar, tkurrur, eshte mpakur, kane mbetur nje thelb militantesh te plakur, qe jane besnike ndaj asaj vije, qe nuk kuptojne, qe duan te jene keshtu, por edhe nuk duan te jene keshtu. Por nuk eshte ky problemi, PS-ja shkon ne humbje dhe perseri ne humbje, problemi eshte ku shkon Shqiperia. Shqiperia per here te pare gjate 4 mije vjeteve ka fituar te drejten, meriten, Mesine qe te jete aleate me perendimin, aleate e Amerikes se madhe dhe e BE-se, pra e demokracise evropiane-perendimore. Eshte rasti i vetem kur Perendimi e ngul tere veshtrimin e vet ne nje vend qe rrezikon te rreshqase ne humnere dhe ku nuk duhet te rreshqase, sepse eshte ne bregun me lindor, midis lindjes dhe perendimit. Jo per Luften e Ftohte, por per arsye se bota po perballet me nje mungese demokracie ne Lindjen e Mesme, me nje tendence te ringjalljes se komunizmit ne Moske, me nje mrekullim te ringjalljes se te drejtave te njeriut ne Serbi, me nje domosdoshmeri qe shqiptaret e 'perkedhelur" prej perendimit te meritojne "perkedheljen" e tyre. Ne ishim nje komb i vjeter, i lashte qe nuk ishim radhitur, ne po tentojme te radhitemi. Ne nuk ra radhiten, as s'kishin pse te na radhisnin ne vijen ortodokse, e as kristiano katolik e, por fati i madh eshte qe pasi shpetuam prej radhitjes me Kremlinin, ne kemi per t'u radhitur me Brukselin.

E tere tendenca e shtabit te PS-se, se socialistet jane nga ata qe kane vuajtur shume prej komunizmit, prej komunizmit kane vuajtur shume sidomos te persekutuarit dhe komunistet e thjeshte, por kjo qe po pergatitet eshte nga nje shtab i vogel, i rrezikshem qe pergatit destabilizimin e vendit dhe orientimin e vendit jo drejt Perendimit, por drejt askundit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: Re: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ EmptyMon Mar 21, 2011 3:59 pm

frrok qupi eshte vet nje komuniste nje rroktar i sali komunistit ,psikopatit..
Spartak ngjela e ka me vend duhet me heq kete diktatore dhe kete dhenderr te serbeve..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: Re: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ EmptyThu Mar 24, 2011 4:29 pm

e di ti se kush eshte ky Spartak ngjela,ja lexo ketu me poshte:

Takohen Rama dhe Ngjela, rikthehet partia KIS

E Marte, 22 Shtator 2009


Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kane zhvilluar diten e djeshme nje takim koke me koke ne nje nga baret prane kryeministrise. Rreth ores 13:00, Rama dhe Ngjela jane takuar se bashku per te zhvilluar nje takim qe zgjati rreth nje ore. Ne fund te takimit kryesocialisti nuk ka pranuar t'i pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje. Ndersa, Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter.

Ky i fundit ne prononcimet publike ka shprehur qendrimin e tij pro hapjes se kutive per rihapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Mendohet qe kjo eshte arsyeja e cila ka konkretizuar mbledhjen e dy lidereve politike. Ky ishte takimi i pare i Rames dhe Ngjeles qe nga fillimi i viteve '90, kur se bashku, krijuan ate qe u quajt Partia Kristian Islamike Shqiptare (KIS).

Partia KIS, u themelua nga "cifti" Rama-Ngjela, ne vitin 1992, kur Rama u largua nga PS. KIS, u themelua prej tyre pas thirrjes atehere te Edi Rames ndaj kreut te PD Berisha, "per te lincuar komunistet", duke u shprehur mjaft radikal ndaj tyre pasi sipas tij, "ata nuk kane vend ne PD". Ne keto kushte Rama u bashkua me Ngjelen ne ate qe u quajt KIS (Partia Kristian Islamike). Nderkohe, Ngjela, e braktisi kete parti sikunder Rama, per t'iu bashkuar Aleances Demokratike te Neritan Cekes. Pak kohe me vone, Ngjela e braktisi dhe PAD-ne, duke u afruar tek Partia Levizja e Legalitetit. Ne ate periudhe, ai u zgjodh edhe minister i Drejtesise, ne kabinetin "Qeveria e Pajtimit Kombetar" te kryeministri socialist Bashkim Fino. Vite me pas, Ngjela u largua dhe nga Legaliteti duke u afruar serish tek PD ku qendroi disa kohe derisa muaj me pare e braktisi serish dhe krijoi Partine per Ligj dhe Drejtesi e cila ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriti te fitoje asnje mandat deputeti.


e kupton tani se sa te etur jane keta monstra per pushtet dhe nuk kane as fe dhe as atdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: Re: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ EmptyThu Mar 24, 2011 4:34 pm

edhe kjo:

Takohen Rama dhe Ngjela, rikthehet partia KIS

E Marte, 22 Shtator 2009


Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kane zhvilluar diten e djeshme nje takim koke me koke ne nje nga baret prane kryeministrise. Rreth ores 13:00, Rama dhe Ngjela jane takuar se bashku per te zhvilluar nje takim qe zgjati rreth nje ore. Ne fund te takimit kryesocialisti nuk ka pranuar t'i pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje. Ndersa, Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter.

Ky i fundit ne prononcimet publike ka shprehur qendrimin e tij pro hapjes se kutive per rihapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Mendohet qe kjo eshte arsyeja e cila ka konkretizuar mbledhjen e dy lidereve politike. Ky ishte takimi i pare i Rames dhe Ngjeles qe nga fillimi i viteve '90, kur se bashku, krijuan ate qe u quajt Partia Kristian Islamike Shqiptare (KIS).

Partia KIS, u themelua nga "cifti" Rama-Ngjela, ne vitin 1992, kur Rama u largua nga PS. KIS, u themelua prej tyre pas thirrjes atehere te Edi Rames ndaj kreut te PD Berisha, "per te lincuar komunistet", duke u shprehur mjaft radikal ndaj tyre pasi sipas tij, "ata nuk kane vend ne PD". Ne keto kushte Rama u bashkua me Ngjelen ne ate qe u quajt KIS (Partia Kristian Islamike). Nderkohe, Ngjela, e braktisi kete parti sikunder Rama, per t'iu bashkuar Aleances Demokratike te Neritan Cekes. Pak kohe me vone, Ngjela e braktisi dhe PAD-ne, duke u afruar tek Partia Levizja e Legalitetit. Ne ate periudhe, ai u zgjodh edhe minister i Drejtesise, ne kabinetin "Qeveria e Pajtimit Kombetar" te kryeministri socialist Bashkim Fino. Vite me pas, Ngjela u largua dhe nga Legaliteti duke u afruar serish tek PD ku qendroi disa kohe derisa muaj me pare e braktisi serish dhe krijoi Partine per Ligj dhe Drejtesi e cila ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriti te fitoje asnje mandat deputeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




KU E ÇON MUSHKA........ Empty
MesazhTitulli: Re: KU E ÇON MUSHKA........   KU E ÇON MUSHKA........ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KU E ÇON MUSHKA........
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: