Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:11 pm

“Në pritje të kohës…” syhapje e bukurimtë bukurishëm... Kundrimi ndaj këtij “syri” duhet të jetë i vëmendshëm...
Mirlinda Koxha, vajza nga Ferizajt e Kosovës shfaq kreaturën e saj në një këndvështrim real, duke treguar katërcipërisht lidhësinë e trojeve, në një pasqyrim tejet gjeografik i përshfaqur në një guidë “poetike”, e cila flet me gjuhë Dardanie, Shqipërie, Shkupi dhe Plave..., duke kryefjalëzuar dëshirën e gjyshit të saj të moçën për trojet e pandara dhe ëndrrat e mbira në kujtesën e Kombit... Është një qëndrim tejet bindës, i plotformuar i një vajze të re, e cila aspiron për dritimin e jetës së saj, tashmë ndryshe, që i hap rrugëtimin për një drejtim vetiak jetësor plot me ëndrra, e ardhur nga një lodhje e pamatë dhe derdhësi gjaku të imponuar si dhe dhe e trajtesës “robinë “ në një vajzë tashmë të lirë dhe plot meditime konkrete për ardhmërinë...
Në këtë vëllim poetik me një titull domethënës “Në pritje të kohës…” shpalosen ëndrrat e prera në mes, gjakësimet shekullore dhe përpjekjet dinamike në kërkim të lirisë, ndizet malli për gjithçka pronë e njerëzve të tokës; bëhen aludime interesante me kohën tinzare herë të fikur e herë të ndezur keqas, me klimën dhe natyrën, me stinët jetësore, me pasqyrimin e botës shpirtërore të zanave, me dardanet, me rëniet trimërore dhe me kujtesën e heroizmit, me dafinizmin e tij, me zjarrin dhe mallin e pashuar dhe të pashtershmën, me ecurinë në traditën e bukur të të parëve të mençur...
Është bota e një vajze të thjeshtë plot vërshim, e cila shpall kredot e saj , dëshirat edhe në planin e lidhësisë shpirtërore, risjellëse të fragmenteve jetësore të lidhësisë dashurore, që ka ëndrra për gjeturi të spikatura...
Denjësisht Mirlinda ka krenarim se është shqiptare dhe këtë e përshfaq flakërisht në këtë krijimtari të paraqitur të saj... Nxjerrja në pah e një gjuhe letrare, e gjetjeve poetike, përdorimi i një vargu të bardhë dhe hera – herës të rimuar përflasin atë që Mirlinda ruan traditën, por rrok edhe modernen në krijim... duke qenë origjinale.
Vëllimi “Në pritje të kohës…” është një libër modest, por kërkues e me gjetje, i cili i ka hapur sytë bukurishëm dhe kundrimi ndaj këtij “syri” duhet të jetë i vëmendshëm...
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Gjirokastër, Albania






















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:11 pm








I. Peizazhi flet me dimrin...

Belbëzimat e para
Belbëzoja aty,
diku në mesin
e fletëve të para ...
te fjalët e bardha,
në vargjet e para...
Eh, fjala, ah fjala
ngrirë në buzët e mia
të kuqërremta,
në gjysmake
më copëtohej fjala
përmbi fletët e bardha!
Po filloja të hidhja ndjenja
unë fatlumja ,
unë fatbardha,
nisesha për udhë...
e këngë shkronjash
në një udhëtim sa jeta...

1997


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:12 pm



Mrekullitë
Mbi vazo lëviza ,
lwviza dorën vrulltas
dhe guximshëm
me dorë qëndisa,
Me mendje nisa të stisja...
Tre vargje më buisën,
atje ku ishin fshehur
në “oazin” mitik...
Vazhduan Mrekullitë,
bukur në vërshim:
“Në skaj të yllit...
magjepsur pranë pyllit ...
një natyrë e gjithë…”.
Mendova se harrova
qendismën
qëkur ia fillova ...
Një zë m’u lëshua,
thellë diku në mua,...
Filloi mrekullia,
Filloi çudia,...
Brenda meje
diç po vlonte,
krejt papritur...
Përpak m’u duk
se po flija... mbi fantazitë
Me zemër ndjeva
se isha rritur...
Prekja me duar e mendje
Gjithë Mrekullitë...
2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:12 pm


Peizazh
Natyrat

1.
Lehtas zbehen
gjethet,
përkulen mbi dhe,
po lehtas më rrëmben
dhe mua era
në një prishje – shpleksje
në grahmë të fundit,...
Qenka vjeshta!…

2.
Shprishet një pamje e re,
Dikur me lulesë
(Iku rinia e fletës
dhe e lules së bukur)
ditë të numëruara
këto të vjeshtës...
Perëndoi dita e saj e lumtur…
3.
E zhveshur natyra,
si qyqe, krejt pa zë
më duket,
Në stinën e vrenjtur
retë lodrojnë
e struken...
Këngës ia thotë
trumcaku i vetmuar
këngën cicërimë
krejt
të përfunduar …

Po ku janë të tjerët,
Po ku janë të tjerat ?!
Paskan fluturuar,
në kërkim verash?!…
4.
Trumcakun e vogël
si e marrka malli,
si e marrka etja?
Kënga “cicërimë”
venitet nga tretja.

E kupton trumcaku,
këtu më s’rrihet,
me një përshëndetje,
drejt perëndimit niset…

5.
Peizazhi dhe unë
jemi në kontrast,
atë që humbi natyra,
unë ia kam marrë...

Një re po vrapon
lart në qiellin gri,
kumton prej andej
se po vjen stuhi...


6.
Grup gjethesh bien,
Nga pemët përdhe,
Në qiell po shkruan
shiun një re...

Kthej kokën nga iku,
trumcaku fluturim,
qielli zë e “errët”
shkrep një vetëtim’…

7.
Dhe shkrepëtin dimri,
Me zërin e fortë
Me plot stuhi,
Dhe erë të ftohtë...

Shikoj nga qielli,
shikoj nga gjethet,
Në dimrin e madh
gjethja do të tretet..

Për në vatrën e ngrohtë,
nis unë nxitimin,
Sa arrij në portë,
Peizazhi flet me dimrin...

8.
Çuditërisht dhe
në shtëpi brenda
Peisazhin e vjeshtës
e ka hequr nëna…
9.
Kundroj në dritare
të shtëpisë sime
si zavrritet vjeshta…
Bie në kujtime …

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:13 pm


Lakmia ime

I kam lakmi hënës,
të strukur në qiell,
Kot i lutem nënës
pse s’më lindi diell…
Po të isha diell,
lart në kaltërsi,
Do të doja për nuse
vetë hënën nazike
Gurë në unazë
Do të kisha yjet.

2004








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:13 pm



Uni

Herë më dukesh
si moçal,
thellë më ndez
mijëra fjalë…
Rrjedh nga unë
mbretëron,
gjer te veshët fërfëllon;
në thesar merr
ca fjalë,
bëhesh det me shumë
valë,
ndizesh në zjarr
merr një mal
të shuan uji që bën
valë,
gurgullon,
porsi një fjalë
shuan etje
e nxit mall,
lë pas vetes
gjurmë
nektar....
viti 2000



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  EmptyTue Mar 01, 2011 3:13 pm



Hëna

Lart e veshur nuse
përreth murgj të vrarë,
më pikon në zemër
më bën pjesë në të qarë…
Bie në kujtime
teksa po e shoh…
Murgun e kam qiell,
vetëm hënën jo,…
I vetmi një yll
si po xixëllzon…
Si turpërohet vetes,
edhe kur mungon.

2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty
MesazhTitulli: Re: “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha    “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: