Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional    Fri Feb 18, 2011 12:37 pm

Muzika e ndėrthurur me njė tekst a poezi tė bukur ca mė shumė ka magjinė e saj qė tė merr me vete dhe tė fton nė orbitėn e saj, kėshtu ajo hyn nė skutat e shpirtit dhe ēdokush bėhet satelit apo pre i saj. Jeta kalon. Vitet zėnė vend nė trungun e drurėve qė motohen. Mbarė bota e formave vjetėrohet e pėrtėrihet. Vetėm muzika s’ka moshė, s’njeh pleqėri. Ajo ėshtė e pavdekshme. Muzika ėshtė det i brendshėm, thellėsia e shpirtit. Nė sajė tė saj arratisen si kope resh ditėt pėrvėluese e me ngrica, ditėt e dhimbshme qė i dėbon shqetėsimi. Ndėrsa … muzika nuk njeh fund. Ajo “jeton” jashtė e brenda botės. Muzika ėshtė botė mė vete. Muzikė, ti je mike e pandarė, drita jote hėnore ėshtė e ėmbėl e njerėzit rendin drejt teje dhe thithin nė gjoksin tėnd erėn joshėse tė qumėshtit tė ėndrrės! Muzika ėshtė pėrtej sė keqes. Ajo ėshtė tej, pėrtej sė mirės, sė bukurės, sė madhėrishmes. Kush ngre folenė tek ti rron jashtė telasheve tė kohės. Muzika tė bėn tė qetė, tė fortė, tė fal lumturi, largon trishtimin, tė bėn ėndėrrues, tė bėn me krahė, tė deh, tė jep shėndet, tė gėzon, tė zgjat jetėn. Vjen njė ditė dhe… jeta e njeriut kėputet, por arti i madh e i bukur, arti sublim i muzikės vazhdon tė rrojė. Muzika veē lind, rritet e zhvillohet. Lum kush e dashuron e i pėrkushtohet asaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional    Fri Feb 18, 2011 12:38 pm

Ėshtė nevojshmeri qė nė kushtet e njė lėvizje tė tillė dhe kulmi tė tillė tė sinkronizohet poezia (teksti) me muzikėn , pasi falė lirshmėrisė sė tė krijuarit, tashmė, flasim pėr Shqipėrinė, por nuk pėrjashtojmė edhe vendet afėr nesh, qė tekste poetike mund tė bėjė kushdo, veēse tė shtrijė ca shtresa vargėzimesh, tė cilat s’thonė asnjė dhe korrja poetike edhe muzika janė tė vlagėta, pa sensi e nevojshėm. Kanė dalė nė arenė vjershėrimi shumė poetė tė talentuar, ndaj kėrkohet njė bashkėpunim i zellshėm, i kėrkuar, me gjetje, fantazi, plot imazh pėr tė paraqitur vepra muzikore tė lartėsuara.
Jo pa qėllim trajtuam kėtė kumt pėr muzikėn dhe lidhėsinė me poetikėn nga fakti qė poetja Enrieta Sina nė krijimtarinė e saj poetike ka realizuar njė bashkėpunim tė frytshėm me muzikėn , pėr rreth 40 tekste kėnge tė krijuara prej saj nė veprimtari tė ndryshme muzikore, por kulmi i saj arriti me tekstin “Pyes lotin’’ kompozuar nga kompozitori Valentin Veizi dhe kėnduar nga kėngėtarja e talentuar Elsa Lila nė Festivalin e kėngės nė Radio Televizion nė vitin 1996, kėngė kjo e cila fitoi Ēmimin e parė
nė kėtė festival. Pėr tė arritur nė kėtė lartėsi duhet njė kombinacion harmonik midis forcės poetike tė poetit, melodisė sė kompozitorit dhe interpretimit virtuoz tė kėngėtarit (kėngėtares). Dhe njė harmonizimi tillė u shpreh pikėrisht tek kjo kėngė e prezantuar. Enrieta me kėtė tekst tregoi vlerat e saj poetike, ndjenjėzimin, pėrcjelljen e mesazhit dinamik dhe paraqitjen e reales.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional    Fri Feb 18, 2011 12:40 pm





INTERVISTĖ ME ENRIETA SINĖN
Pjesa e parė
Zonja Enrieta, keni kaq vjet qė merreni aktivisht me krijimtari nė gjini tė ndryshme, publicistikė, botime tė gazetės dhe revista letrare pėr fėmijė si dhe me veprimtari shoqėrore. Njė veprimtari e gjerė, plot nerv, kėrkim, lodhje. Pėr tė arritur qė pjesėmarrėsit nė kėtė auditor tė realizojnė njė njohje sa mė konkrete pėr ju do tė dėshiroja t’ju drejtoja disa pyetje. Duke bėrė njė kontrast me tė kaluarėn shkurtimisht do tė doja t’i pėrgjigjeshit pyetjes:
1. Ēfarė vini re nė atė qė rrejdh, pas ndryshimit tė konceptit dhe fushat ku ju protagonistoni? E kam fjalėn pėr lėvizjet poetike, pėr prozėn , median e shkruar dhe atė vizive…
2. Si mund ta pėrkufizoni lirikėn tuaj: Lirikė e shpirtit tuaj apo lirikė e vjelur nga protagoniste tė tjera dhe e brujtur nė magjen e kreaturės suaj?
3. Sa ndikon nė poezinė tuaj ēasti, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trėndafili, mos mbajtja e fjalės, tradhtia?
4. Proza ėshtė bashėkudhėtare e pėrhershme juaj, a ka ndonjė “marrėdhėnie kontraktuale” me poezinė.
5. Ju jeni njė femėr qė, herė pas here tentoni me sukses, jo vetėm nė krijimtari poezi, prozė, por edhe nė gazetėn qė ju drejtoni dhe botoni, tė zbuloni anė tė pazbuluara tė femrės, por edhe tė mashkullit. Gazeta “Horoskopi” ėshtė njė gazetė ndjenje, mėsimi, kurioziteti, provuese e inteligjencės, e dėshiruar dhe e lexuar edhe kėtu nė Gjirokastėr. Nga analiza qė i keni bėrė kėtij fakti tė ēmuar, ku e bazoni suksesin e saj ?

Pjesa e dytė
Pyetje nė lėmin e kėngės
1. A mund tė na thoni sesi u zbulua qė ju kishit njė krijimtari me trajtesė tė veēantė?
2. A mund tė sillni ndėrmend tekstin e kėngės sė parė qė keni shkruar?
3. Teksti i kėngės "Pyes lotin" kėnduar nga Elsa Lila, cilėsohet e pėrkufizohet si njė tekst i goditur.
4. Dy anėt e medaljes: “Njė kritikė, njė meritė pėr tekstet qė shkruhen sot dhe kėngėt, tė cilat konkurrojnė nė Festivalet e Kėngės, “Kėnga magjike” , “Top Fest” e tjera. Cili ėshtė mendimi i Enrieta Sinės pėr kėtė ēėshtje?
Pyetje tė veēanta
1. Udhėtimi juaj gazetaresk
2. Cili shkrimtar ju tėrheq mė shumė?
3. Cila ka qenė dita mė e bukur qė mbani mėnd deri tani?
4. Hobi juaj?
5. Cila ėshtė ngjyra qė ju pėlqen, kė veti dhe cilėsi dhe virtyt ēmoni te njerėzit?
6. Cili ėshtė idoli juaj nė letėrsi, nė gazetari dhe nė muzikė?
7. Ē’pjesė tė jetės suaj zė Familja, Shoqėria? Diēka pėr familjen tuaj.
Pėrgatitur nga publicist Astrit Reēka

Filmoi veprimtarinw dhe e dha nė stacione televizive : I. Buēpapaj
Nė TV Shqiptar Enrieta Sina propagandoi veprimtarinė e zhvilluar nė dy qytetet e Shqipėrisė Gjirokastėr dhe Pėrmet.
Nė kėto veprimtai merrte pjesė Presidenti i Lidhjes poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani dhe Sekretari i pėrgjithshėm i saj Agron Shele
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poetja ENRIETA SINA Rrugėtim Pegasi Interancional
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: