Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 HASAN DOSTI , NJĖ JETĖ NĖ LUFTĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 65
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: HASAN DOSTI , NJĖ JETĖ NĖ LUFTĖ   Sat Feb 05, 2011 8:35 am

HASAN DOSTI , NJĖ JETĖ NĖ LUFTĖ



http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2011/02/hasan_dosti.jpg



Shkruan: Eugen SHEHU

Lindur e kaluar nė paqė e begati , njė jetė natyrshėm ka hiret e veta. Lindur e kaluar nė luftėra, megjithė privacionet e mėdha sėrish ka hiret e saj. Pėr mė tej , kur kėto luftėra i frymėzon ideali hyjnorė i lirisė sė kombit , atėherė jeta e njeriut gjen kuptimin e saj mė tė shenjtė. Njė jetė e tillė ėshtė ajo e Hasan Dostit.I lindur nė fshatin Kardhiq tė Gjirokastrės , nė vitin 1895 , Hasani qė nė fėmijėri do tė tregonte dashuri tė madhe pėr librat. Prindėrit e dėrgojnė nė Janinė e posaēėrisht nė gjimnazin e dėgjuar „Zosimea“ aty ku vite mė parė ishin shkolluar edhe Frashėrllinjtė. Spektri i gjėrė i kulturės qė pėrmblidhte gjimnazi,ndikuan nė formimin e njė edukate tė fortė morale tė Hasan Dostit deri sa mbylli sytė nė moshėn 96 vjeēare. Janina pėrveē asaj diturie tė marrė prej bangave tė shkollės , e paisi Hasanin e vogėl nga Kardhiqi edhe me njė sqisė tjetėr,atė tė krenarisė kombėtare. Kėnga e Birbilenjėve,historinė e trimave shqiptarė tė detit , kalaja krenare e Ali Pashė Tepelenės,do tė shoqėronin netėve pothuaj gjithė djalėrinė e „Zosimesė“ duke iu kujtuar njė histori sa tragjike aq edhe krenare tė kombit tė tyre.Mė pas,gjithmonė me nota tė larta , Hasani mbaron gjimnazin turk. Diēka ka filluar tė zgjohet tani nė shpirtin e trimit Kardhiqas. Shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore solli njė det trazirash e vuajtjesh pėr shqiptarėt. Coptimi tragjik i kufijve tė cilit 1913 , sulmet e shkallėzuara tė andartėve grekė nė Jug dhe egėrsia e sllavėve nė brigjet e Drinit e komplikonin mė tej situatėn. Po t’i shtosh kėtij tėrbimit tė fqinjėve pushtues edhe anarkinė e mbrendshme, do tė mund tė kuptosh fare lehtė se Shqipėria i ngjante njė varke prej druri lėnė nėn mėshirėn e dallgėve tė rrezikshme mes oqeanit tė trazuar.Pa mbrojtje , pa timonier , e vetme , kjo varkė natyrisht qė do tė bėnte ēfarė ish e mundur tė delte nga vrundujt e stuhisė.Andartėt grekė , ndėrkohė djegin mė tepėr se gjysmėn e shtėpive tė Krdhiqit. Ata po pėrparonin drejt Tepelenės duke vaditur ėndrrėn e tyre tė „Vorio-Epirrit“ me gjak tė pastėr e tė pafajshėm shqiptarėsh. Familja e Hasanit , sė bashku me qindra tė tjera gjirokastrite detyrohet tė marrė udhėn e tė largohet prej „tokės sė djegur“ qė praktikuan ushtritė greke nė territorin shqiptar shekullorė. Ata vendosėn nė Vlorė ku zjarri i shovenėve grekė gjithsesi nuk kishte mbėrritur. Tanimė jeta e Hasan Dostit kishte marrė njė udhė tjetėr. Intuitivisht,djaloshi prej Kardhiqi po e kuptonte se brezit tė tij pėrpos trimėria e dituria do t’i duhej tė ushqeheshin parreshtur me ndjenjat e nacionalizmit tė ndershėm.Miqtė dhe shokėt e Hasan Dostit do tė ishin tani djelmėria atdhetare e Vlorės,ata qė organizuan dhe udhėhoqėn rezistencėn greke,ata qė nė krah tė baballarėve shkruan me gjak epopenė e luftės sė Vlorės.Duke parė nė karakterin e Hasanit mjaft virtyte , Qeveria nėn udhėheqjen e Sulejman Delvinės, e emėron djaloshin prej Kardhiqi nė detyrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Prefekturės sė Gjirokastrės.Kėtu , Hasani shquhet jo vetėm pėr ndershmėri por edhe pėr korrektesė e maturi ndaj disa elementėve shqiptarė me qėndrime filogreke. Miqtė e tij tė kėsaj kohe janė Bajo Topulli dhe Kolė Tromara. Sė bashku organizojnė edhe njė shoqatė,programi i sė cilės kishte tė bėnte pėrpos tė tjerave,me nxitjen e ndjenjės kombėtare,me njohjen e historisė dhe tė traditave tė krejt trojeve etnike shqiptare,me idenė e bashkimit sa mė tė shpejtė tė kėtyre trojeve nė trungun e shtetit amė.Ka qėnė viti 1922 kur Hasan Dosti merr prej shtetit shqiptar njė bursė pėr tė studiur nė Francė.tanimė ai ėshtė i pjekur nė gjykime dhe tepėr i aftė tė kuptojė gjėndjen aktuale dhe rrugėt e ndryshimeve pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Mbaron me rezulltate tė shkėlqyera degėn e drejtėsisė nė Francė dhe pėrfundon studimet duke mbrojtur gradėn e Doktor nė Drejtėsi. Gjatė viteve tė studimeve,nė rrethet intelektuale franceze debaton mbi tė drejtat e nėpėrkėmbura tė popullit tė vet duke rikujtuar shpesh historinė. Sė bashku me nacionalistė tė tjerė qė s’ishin pajtuar me regjimin monarkik,Hasan Dosti hedh idenė e njė lėvizjeje popullore demokratike ku liritė e njeriut tė zinin vėndin qė meritonin nė jetėn sociale.Sado qė sfondi social i Shqipėrisė nė monarki ishte tepėr i errėt,idetė dhe veprimtaritė e nacionalistėve tė emigracionit nuk kaluan pa u vėnė re.Me ardhjen nė Shqipėri,Hasani realizon njė ėndėr tė vjetėr tė tijėn.Pikėrisht t’i shėrbejė popullit tė vet duke i dhėnė (brėnda kuadrit ligjor) drejtėsinė aq tė mohuar nėpėr vite.Por duhet thėnė se nė njė masė hierarkitė e shtetit tė atėhershėm shqiptar,natyrshėm vuanin prej atij mentalitetit osman tė rryshfeteve dhe pazareve.Kėshtu,duke mos qenė dakord me qėndrimin e shtetit ndaj tė drejtave elementare tė individit,Hasan Dosti kundėrshton hapur disa urdhėra arbitrarė. Pėr mė tej i paisur me llogjikė e guxim,Dosti preferon tė gjykojė e publikojė mjaft shkelje me gjykatėn e Diktimit ku punonte.Ėshtė kjo arsyeja qė rebeli Hasan Dosti pushohet me disa kolegė tė tij nga puna nė kėtė gjykatė. Sidoqoftė,idetė e nacionalizmit,nuk do ta dekurajonin askurrė Hasanin.Ai pėrmes tyre do tė lidhej kėtej e tutje me burra trima e tė mėnēur,fjala e tė cilėve do tė skalitej thekshėm nė konturret e viteve tė 30-ta.Sė bashku me Hysni Lepenicėn,Bilal Golemin,Skėnder Muēon e tė tjerė,nė fillim tė viteve 30-tė,Dosti ndėrmerr krijimin e organizatės „Lėvizja e Vlorės“.Pėrpos kėrkesave pėr demokratizimin e krejt aspekteve shqiptare tė kohės,kjo organizatė duke kthyer sytė nga perėndimi,parashihte Republikėn si regjim mė tė pėrshtashėm tė qeverisjes nė Shqipėri. Kėtė regjim pjestarėt e kėsaj shoqate e lidhnin sidomos me mentalitetin dhe traditat e popullit tonė.Goditja qė mori mė pas „Lėvizja e Vlorės“ tregoi pėr atė ēka forca tė caktuara nė Shqipėri,tė pėrkrahuara edhe prej zyrtarėve dhe ushtarakėve tė lartė tė administratės,ndosht nuk ishin tė afta tė kuptonin prosperitetin e kombit tė tyre. Pėr mė tej,kėto forca shihnin interesat personale duke harruar interesat madhore tė atdheut.Nė rradhėt e tė dėnuarve tė kėsaj organizate ishte padyshim edhe Hasan Dosti i cili qė nga 15 vjet vuajti mė shumė se tre vjet burg,falė amnistive tė herė pas hershme tė dekretuara prej Mbretit Zog.Ora e madhe e nacionalizmit bie nė fillimprillin e vitit 1939.Castet nė rrokullime tė kohės,kishin mbi supe peshėn e madhe tė tragjedisė dhe historisė sė re tė shqiptarėve.Njė dokument i zbuluar kohėt e fundit hedh nė dritė mbi datėn e vėrtetė tė krijimit tė „Ballit Kombėtar“ duke pėrgėnjeshtuar historiografinė komuniste qė e shpie kėtė ditė nė fundin e vitit 1943.Nė kėtė dokument pėrpos tė tjerave thuhet ;“, Siē ėshtė e ditur,Shqipėria nė 7 prrill 1939,ditėn e premte tė zezė,u invadua prej italisė fashiste.Menjėherė qė nė javėn e dytė tė atij muaji,u formua nė Tiranė njė Komitet i mshehtė nėn kryesinė e patriotit Mid’hat Frashėrit i pagėzuar me emrin „Balli Kombėtar“.Komiteti harton njė program veprimi qė ka pėrbrėnda kufijve tė mundėsive njė farėsoj rezistence …. Njė nga anėtarėt thmelues tė Komitetit ka qėnė H.Dosti …(„Koha“ 30 maj 1998-„Hasan Dosti ose historia e vėrtetė „). Tanimė rruga e patriotit nga Kardhiqi i Gjirokastrės,ishte pėrcaktuar plotėsisht.si njė ndėr udhėheqėsit e „ Ballit Kombėtar“ai dėgjohet kudo ku vete.Fjala e tij ka forcėn e gjykimit.Veprimi i tij ėshtė i prerė dhe nė kohė.Nė miqėsi tė ngushtė me Mid’hat Frashėrin dhe Faik Qukun,Hasan Dosti punon pėr vėnien nė jetė tė programit tė tetė pikave tė nacionalizmės mė vonė me disa korigjime kohore programi i quajtur DEKALOGU,si njė ndėr thirrjet mė tė fuqishme tė kohės, aktualiteti i sė cilės mbetet akoma pėr ne shqiptarėt nė kėtė fundshekull. Edhe pse kish studiuar pėr drejtėsi, gjeografia dhe historia e lashtė e arbėrorėve do tė mbeteshin pasioni i madh deri nė fund tė jetės sė tij.Nė vitet e okupacionit fashist,krahas detyrave tė ngarkuara prej „Ballit Kombėtar“,Hasani bashkėpunon ngushtė me atdhetarin,studiuesin e palodhur dhe nacionalistin Ahmet gashin dhe tė dy sė bashku pėrpilojnė hartėn e parė etnike tė Shqipėrisė.Juristėt e Kosovės,do tė mbeteshin gjithashtu ndėr shokėt dhe miqtė mė tė afėrt tė Dostit.Mukja do tė ishte njė pikė kulmore nė jetėn dhe veprimtarinė e krejt nacionalistėve shqiptarė. Tė bindur pėr njė bashkim tė plotė,tė krejt forcave politike kundėr okupatorit,nacionalistėt u ulėn nė tavolinėn e bisedimeve me disa prej udhėheqėsve komunistė njėlloj si vėllai me vėllanė. Ata nuk paragjykuan askėnd,por pėrkundrazi gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt duke rikujtuar kuvendet e mėdha tė besės shqiptare. Mukja vendosi krijimin e Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe njėzėri,nga tė gjithė pjesėmarėsit,unanimisht u votua nė krye tė kėtij Komiteti,Hasan Dosti.Nacionalistėt dhe komunistėt e Mukjes,parapanė tek Hasan Dosti jo vetėm trimėria e guximi djaloshar por edhe aftėsinė e veēantė tė tij pėr gjykimin e ftohtė tė krejt situatave.Ajo ēka ndodhi mė pas me Mukjen,dihet. Miqėsia e komunistėve shqiptarė me ata jugosllavė do tė shėrbente si thikė nė shpinė tė vėllazėrisė shqiptare.Gjaku i rrjedhur prej asaj plage akoma edhe sot nuk ka tė ndalur.Plaga rrjedh e rėnkon.Brenda kėtij rrėnkimi qė nuk soset kurrė janė jetėt e mijėra shqiptarėve tė marra prej dhelpėrive sllavo-komuniste.Sė bashku me ata qė muarėn rrugėt e mėrgimit nė vjeshtėn e vitit 1944 ishte edhe Hasan Dosti Gjermanėt,nė ikje e sipėr i djegin nacionalistit tė shquar shtėpinė e vet nė Tiranė dhe i pushkatojnė gruan dhe vėllain.Kjo do ta ligėshtonte trimin e pafrikshėm.por gjithsesi ai ndjen ngrohtėsinė e bresit tė tij tė nacionalistėve qė i ngjante atij zjarri tė pafikur nė ngricat e jetės. Nė kampet e refugjatėve kudo ku ish, Hasani do tė ulej tė punonte,tė shkruante,tė hidhte dritė mbi tė vėrtetat. Veēmas,pėr nacionalizmin shqiptar do tė gjente dhe ndriēonte tė gjitha rrugėt pėr bashkimin e forcave tė djathta si tė vetmen mundėsi pėr tė luftuar komunizmin. Me vdekjen misterioze tė Mid’hat Frashėrit,ai do tė zgjidhej nė krye tė Komitetit „Shqipėria e Lirė“. Ky Komitet u bė ēerdhe e ngrohtė e krejt shqiptarėve tė mėrguar dhe bazė e luftės kundėr rregjimit komunist.Nė funksionin e kryetarit tė Komitetit „Shqipėria e Lirė“,Dosti luajti njė rol tė madh pėr demaskimin e regjimit tė Tiranės. Nė njė mesazh tė transmetuar nė Radio Londrėn nė vitin 1950 , me atė zėrin e tij burrėrorė,me duart qė i dridheshin prej emocioni ai u drejtohej shqiptarėve :„Njė vit tmerri komunist,disa vite torturash,gjakėsish e vuajtjes,kaluan nė kalendarin shqiptar si nė kohėt mė tė zeza qė ka njohur historia jonė.As vrulli i barbarėve nuk shkatoi kaq mjerime pėrmbi tokėn tonė ku mbretėron uria dhe frika e keqe prej ditės fatale qė njė grup agjentėsh tė egzaltuar hipotekuan Shqipėrinė nė kadastrėn e Moskės …

Kudo nė Itali,Francė,Gjenevė e deri nė Los Anxhellos,veprimtaria e kėtij nacionalisti ishte e ndjeshme.Zemra natyrisht i dhimbte sepse Qeveria e Tiranės i kishte mbyllur nė brigje djemtė e tij duke mbajtur peng pėr idetė dhe veprėn e tė jatit.Por ai s’i shkėmben pėr asnjė ēast hallin e madh tė Atdheut me interesat vetiake tė ēastit.Kėshtu,derisa zemra i pushoi sė rrahuri nė janarin e vitit 1991.Cka ndjerė ajo zemėr e madhe nė rrahjet e fundit tė saj ? Vėshtirė tė pėrgjigjesh.Por sytė janė mbyllur me imazhin e bukur tė demokracisė qė po vinte nė Shqipėri duke rikujtuar shpesh historinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
HASAN DOSTI , NJĖ JETĖ NĖ LUFTĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: