Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 8:53 pm

Ajtyresa: PD-ja humbi, por Saliu vodhi
28.05.2011, ora 19:06




“Sali Berisha tregoi që është ai orkestruesi i kanibalizmit elektoral në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.

Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ajtyresa tha se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra jo me fjalë.

“Shifrat u treguan shqiptarëve se çfarë kanë bërë Saliu e Ristani për të përmbysur rezultatin në tavolinë, pasi numërimi nxori humbës Saliun në sytë e miliona shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtarë. Të harrojë Saliu se mund ta gëlltis Shqipëria e bota demokratike gjellën e pistë të tavolinës së Ristanit. Ka humbur zgjedhjet po edhe standardet. Këtë turp s’mund ta mbulojë as ta ndajë më askënd, është turpi i tij dhe i qeverisë së tij”, tha Ajtyresa. /albeu.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 10:10 pm

Nese i ka vjedh = HALLALL , me mire ashtu se me len nje psihopat http://www.google.com/imgres?imgurl=http://www.gazeta55.al/fotolajm/93378edviniplazh.jpg&imgrefurl=http://www.gazeta55.al/index.php%3Fkat%3Dpolitike%26artikulli%3D10475&usg=__OQFiL5QZBQmD8DGSM19iK3n1-QM=&h=424&w=600&sz=61&hl=en&start=0&zoom=1&tbnid=AX7XihVoqDpqpM:&tbnh=131&tbnw=196&ei=dEfhTePbPJS2hAeHmcz7Bg&prev=/search%3Fq%3Dedi%2Brama%2Blakuriq%26um%3D1%26hl%3Den%26sa%3DN%26rlz%3D1C1CHKZ_enMK431MK431%26biw%3D1280%26bih%3D709%26tbm%3Disch&um=1&itbs=1&iact=hc&vpx=133&vpy=86&dur=1&hovh=189&hovw=267&tx=160&ty=118&page=1&ndsp=24&ved=1t:429,r:0,s:0&biw=1280&bih=709 Very Happy

Knej permend Allahun , nga tjetra ane perkrah Dreqin :)
"Ne kofsh Bektesh merre vesh " , kan than pleqt .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:18 pm

E more ,,Atdhetare" po si spo ju vjen marre me perkrahe psiskopat salen dhendorin serbe,komunistin e keq dhe tradhtarin e kombit.
Me te vertet po tregoni se jeni ldk-ista ldd-ista te jugosllavise serbise.
sepse vetem ata dhe djemt e tyre perkrahin kete psikopat dhe antishqiptare.
Futu ne google dhe lexo se qka thojne te huajte sherbimet sekrete per salen bashemn Ilir meten.
me mende ska ,bash ju perkrahni dreqin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:19 pm

Ky hor nuk është shqiptar.Ky njeri po udhëheq një valle të keqe dhe monotone,ku shumë budallenj po e pëlqejnë stilin e tij "nudo".Njeriu normal nuk vepron gjëra të tilla,dhe ky njeri nuk meriton as të jetoje në mesin e njerëzve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:20 pm

Ruçi paraqet provat e "vjedhjeve"
28.05.2011, ora 14:30




Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në një konferencë për shtyp ka paraqitur ato që që i quan prova të manipulimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rezultatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ruçi bëri një analizë të detajuar të rezultateve të KQZ pas ndërhyrjeve të saj në rinumërimin e kutive ne 9 njësi bashkiake.

“Disponojmë dokumentacionin për 117 QV-vë të marra në shqyrtim nga Komisioni. Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se janë shtuar 357 vota më shumë në kutinë e kryetarit”, tha Ruci.

Ruçi mori si shembull edhe qendrën 1931 të njësisë numër 8 ku në librin e konstatimeve dallohen qartë siç tha ai ndërhyrjet pas përfundimit të procesit. Për kreun e Asamblesë Kombëtare jo vetëm kaligrafia e shkrimit është e ndryshme, por edhe qendrat janë shtuar më pas.

“Konstatimi është për qendrën e 1931, falsifikimi është për tre kuti dhe shkresa është bërë me shkrim tjetër”, tha Ruci.

“Uroj që këtë krim, këtë maskaradë elektorale të mos ta ndjekë edhe Kolegji Zgjedhor”, përfundoi Ruci. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:21 pm

po per ate psikopatin dhe babane dhe nenen e tij a ke lexu gje ti more dedektiv Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:21 pm

Ruçi paraqet provat e "vjedhjeve"
28.05.2011, ora 14:30




Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në një konferencë për shtyp ka paraqitur ato që që i quan prova të manipulimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rezultatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ruçi bëri një analizë të detajuar të rezultateve të KQZ pas ndërhyrjeve të saj në rinumërimin e kutive ne 9 njësi bashkiake.

“Disponojmë dokumentacionin për 117 QV-vë të marra në shqyrtim nga Komisioni. Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se janë shtuar 357 vota më shumë në kutinë e kryetarit”, tha Ruci.

Ruçi mori si shembull edhe qendrën 1931 të njësisë numër 8 ku në librin e konstatimeve dallohen qartë siç tha ai ndërhyrjet pas përfundimit të procesit. Për kreun e Asamblesë Kombëtare jo vetëm kaligrafia e shkrimit është e ndryshme, por edhe qendrat janë shtuar më pas.

“Konstatimi është për qendrën e 1931, falsifikimi është për tre kuti dhe shkresa është bërë me shkrim tjetër”, tha Ruci.

“Uroj që këtë krim, këtë maskaradë elektorale të mos ta ndjekë edhe Kolegji Zgjedhor”, përfundoi Ruci. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:24 pm

Ruci Shocked ,po ti a e di se kush eshte ky ruci,more affraid ,ai eshte i frikshem kriminel,ka qene minister i brendeshem kur u qelluan ne demostraten e 2 prillit Arben Broci me shoket e tij.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:25 pm

Uroj që këtë krim, këtë maskaradë elektorale të mos ta ndjekë edhe Kolegji Zgjedhor”, përfundoi Ruci. /albeu.com

ky eshte nje mashtrues dhe ordiner kriminel,qe ne 1997,iku ne greqi i veshur me fustan se kishte frike mos e kapnin per krimet qe kishte bere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:27 pm

Ruçi paraqet provat e "vjedhjeve"
28.05.2011, ora 14:30




Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në një konferencë për shtyp ka paraqitur ato që që i quan prova të manipulimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rezultatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ruçi bëri një analizë të detajuar të rezultateve të KQZ pas ndërhyrjeve të saj në rinumërimin e kutive ne 9 njësi bashkiake.

“Disponojmë dokumentacionin për 117 QV-vë të marra në shqyrtim nga Komisioni. Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se janë shtuar 357 vota më shumë në kutinë e kryetarit”, tha Ruci.

Ruçi mori si shembull edhe qendrën 1931 të njësisë numër 8 ku në librin e konstatimeve dallohen qartë siç tha ai ndërhyrjet pas përfundimit të procesit. Për kreun e Asamblesë Kombëtare jo vetëm kaligrafia e shkrimit është e ndryshme, por edhe qendrat janë shtuar më pas.

“Konstatimi është për qendrën e 1931, falsifikimi është për tre kuti dhe shkresa është bërë me shkrim tjetër”, tha Ruci.

“Uroj që këtë krim, këtë maskaradë elektorale të mos ta ndjekë edhe Kolegji Zgjedhor”, përfundoi Ruci. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySat May 28, 2011 11:35 pm

Ish-ushtarakët që ishin në krye të Grushtit të Shtetit më 21 janar

Gramoz Ruçi-Gramoz Ruçi ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 22 shkurt 1991-10 tetor 1991. Njeriu i masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe përgjegjës për zhdukjen e dhjetra të rinjve që tentonin të arratiseshin gjatë rënies së diktaturës.

Pjerin Ndreu-Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndaj Pjerin Ndreut rezultojnë të paktën katër kallëzime penale në Prokurorinë e Tiranës, ku më i rëndë është ai për "vrasje me dashje". Një akuzë tjetër është ajo e pengimit të punonjësve të policisë për arrestimin e elementëve kriminalë. Pjerin Ndreu akuzohet për skandalin e 350 pasaportave të lëshuara në mënyrë të jashtëligjshme në Gjirokastër, për implikimin në një incident me armë, të ndodhur gjatë aksionit për kapjen e të kërkuarit Petrit Lleshi.

Arben Çuko-Ish-Komandanti i Gardës së Republikës, nga viti 1998 deri në vitin 2005. Akuzohet për vrasjen e Skënder Kalenjës më 14 shtator 1998.

Zyhdi Dajti-Drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës. Ish-efektiv i Gardës së Republikës. Njeriu i afërt i Dritan Dajtit, serial killeri i vrasjes së pesë policëve dhe i konsideruar si baroni i drogës, i kërkuar nga pesë shtete të Europës. U vendos në krye të Policisë Bashkiake për shkak të lidhjeve të ngushta të Ramës me njeriun e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Paulin Sterkaj-Ish-efektiv policie në kryeqytet dhe më pas ish-drejtor i Policisë së Shkodrës.



[/i][/b][b][i]Po a mund t'i zesh bese ketyre njerzve qe jane antare te Partise Socialiste?????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 12:48 pm

Neve do te na shkatërrojnë këto gjera: politika pa principe, kënaqësia pa ndërgjegje, pasuria pa punuar, dija pa karakter, biznesi pa moral, shkenca pa humanizëm dhe adhurimi pa sakrifica”.


keshtu mendoj un.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 6:27 pm

sigurisht qe ti mendon keshtu,por nuk duhet as ne opozite te jene keta pinjolle te komunisteve0kriminele ,kur ne tere boten po i zhdukin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 10:54 pm

OPINION
Edi Rama dhe nevoja për Gramoz Ruçin
29-05-2011

Pas një muaji karantinë, humbja e zgjedhjeve e ka vënë në dyshim pushtetin e Edi Ramës brenda PS-së. Ai ka rinxjerrë në skenë Gramoz Ruçin, stekën përfaqësuese të diktaturës, duke ndalur rotacionin e parashikuar me Erion Veliajn. E majta gjendet në prag të shkërmoqjes, prandaj synimi i vetëm politik mbetet bashkimi i të gjitha segmenteve të ish-bolshevikëve si dhe të brezit të dytë të Bllokut

Gramoz Ruçi doli sërish dje. Çuditërisht, pas zërave se ai kishte ngrënë dru, aq sa u bë edhe për në spital, Gramoz Ruçi doli sërish dje, në mbështetje të kauzës së Edi Ramës. Dalja e tij, ndërsa mund të lexohet e komentohet si një ndjesë që Edi Rama i ka kërkuar, për urdhrin për dhënies dru Gramzo Ruçit, kurrsesi nuk mund të lexohet e komentohet si një dalje thjesht dhe vetëm për të prodhuar ndonjë lajm. Sepse, sepse, ai vetëm lajm nuk prodhoi dje, kur për pretendimet e PS-së, më parë se të bënte zhurmuesin, duhet të konsumonte të paktën të drejtën e ankimimit në KQZ, apo në Kolegjin Zgjedhor. Por, këtë Gramoz Ruçi, si edhe PS-ja nuk e ka bërë. Sigurisht ai dje doli, jo për të amplifikuar zhurmën e radhës, për mospranimin e radhës të humbjes së zgjedhjeve të radhës nga Edi Rama. Ai (Gramoz Ruçi), doli dje, për të treguar se sërish është aty, në krye të kupolës drejtuese të PS-së, i rehabilituar sërish nga Edi Rama. Këtë mesazh, dëshiroi, tentoi dhe përcolli dje Edi Rama, nëpërmjet Gramoz Ruçit. I ardhur në krye të PS-së me investimin dhe mbështetjen e bllokmenëve të mbetur, apo edhe të trashëgimtarëve të tyre, Edi Rama pasi likujdoi politikisht një pjesë të tyre në zgjedhjet e qershorit 2009 (shembulli më i mirë është Skënder Gjinushi, të cilit i është harruar edhe emri edhe logoja e partisë), kishte menduar se në zgjedhjet e majit të këtij viti, ti bënte dhuratë vetes, këputjen e vargonjve të bllokmenëve, që e mbajnë ende peng. I fundmit që i kishte mbetur, si “bllokmen pengmarrës”, ishte Gramoz Ruçi. Ndaj edhe Edi Rama, i sigurt se në datën 9 maj 2011, nuk do të kishte më nevojë për Gramoz Ruçin, me një “lëvizje gishti”, i përcolli atij një mesazh, bashkë edhe me dhunën fizike brenda, për ta shmangur nga punët drejtuese të PS-së. Sigurisht, Edi Rama kishte gati edhe “lojtarin rezervë”, i cili as më shumë e as më pak, është Erion Veliaj. Duket, Edi Rama i cili, “i kishte bërë hesapet pa hanxhinë”, shpejt kuptoi, se Erion Veliaj, nuk është as i zoti, sa të kapërcejë kangjellat e KQZ-së dhe jo më të pretendojë se mund të zëvendësojë Gramoz Ruçin. Ndaj edhe Edi Rama mori kthesën menjëherë. Duke kuptuar se bllokmenët e mbetur, por edhe trashëgimtarët e tyre, janë investim i rëndësishëm për mbajtjen e tij (Edi Ramës) në krye të PS-së, ndërsa një pjesë të tyre i ndërseu të kapërcenin kangjellat e KQZ-së, pjesën tjetër, ku Gramoz Ruçi është një përfaqësues i tyre, i rehabilitoi, pas drudhënies në formë mesazhi, duke qenë i detyruar kështu, të lëpijë atë që kishte vjellë. Nga dje, Gramoz Ruçi nuk do të shihet thjesht dhe vetëm si një gjynahqar që e rrahin, sa e bëjnë për në spital. Por ai do të jetë tashmë ‘truri”, që do mbysë “zërat kundër” në PS, ndërsa për ironi të fatit (por, jo të Gramoz Ruçit), ata që dhunuan fizikisht Gramoz Ruçin, do të jenë ushtarët e tij (Gramoz Ruçit), të gatshëm për të “mos bërë dy”, urdhrat e ish-viktimës së tyre. Backgroundi i Gramoz Ruçit eshtë kusht më se i mjaftueshëm, që për deri sa Edi Rama ka ende nevojë për atë, edhe të gjithë të tjerët në PS (përfshi edhe Erion Veliajn) ta kuptojnë se, me hir apo me pahir, edhe ata duhet të kenë nevojë për atë (Gramoz Ruçin)..., për të mos pasur nevojë për mesazhdërguesit-ushtarë të Gramoz Ruçit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 10:55 pm

OPINION
S’njolloset procesi zgjedhor me megafonët e diktaturës
29-05-2011
Në një fabul të Ezopit shkruhet se “kur dhelpra nuk e kapi dot rrushin, tha se ajo ishte e pa bërë”. E njëjta fabul përsëritet kur dhelpra e regjimit Gramoz Ruçi, na tha se “Komisioni Qendror Zgjedhor ka manipuluar rezultatin e Tiranës, pasi në tabelën përmbledhëse kanë rezultuar 357 fletë votimi më shumë se numri i votuesve”. Krejt e pasaktë. Ai flet mbi bazën e tabelave paraprake, të paplotësuara nga numërimi i votave të kontestuara, që ishin janë të pa-numëruara, por të shënuara në procesverbale, pasi me konsensus të komisionarëve ishin lënë të shqyrtoheshin nga KZAZ nr. 49. Kësisoj pas numërimit vjen edhe ndryshimi i tabelave paraprake të KZAZ-së madhe, që kryet nga KQZ-ja. Mjafton marrja e listës së votuesve, tërheqjen e fletëve me dy vula dhe t’i krahasosh me fletët e numëruara dhe të panumëruara për të rrëzuar çdo spekulim me fjalë dhe me shifra, të kujtdo që interesohet të shesë tym.
Natyrisht orvatja e pashembullt për ta ciflosur procesin e rregullt zgjedhor, me qëllim justifikimin e humbjes, është një praktikë recidive nga ana e Partisë Socialiste. Prandaj u sajuan gjithfarësoj tezash si ai i “Furgonit të bardhë” që voziste nëpër Tiranë i mbushur me 10 kuti, apo tunele nëntokësore, apo e gjithfarë teorish të tjera për mos përputhje, për të abortuar qysh në lindje, një fitoreje të mundshme të Lulzim Bashës. Me këtë logjikë Gramoz Ruçi vetëm sa dha me qira fytyrën e mavijosur për një tekst që më shumë sesa jepte dritë, më tepër hidhte hi syve. Sepse sipas logjikës së PS-së, Basha duhej të fitonte kështu me +357 vota, ndërsa po të ishin shtuar votat në fund të numërimit do të mjaftonin teorikisht +11 për të fituar ndaj Ramës.
Mirëpo në kushtet kur fletët e votimit duhet të kenë detyrimisht vulat e dy komisionarëve të dy palëve politike, e në kushtet kur numërimi i këtyre fletëve bëhet në prani të të gjithë komisionarëve, vëzhguesve të brendshëm dhe të huaj dhe të gjitha televizioneve, ky pretendim është tepër qesharak. Përsëri sipas PS-së komisionarët e saj e paskan tradhtuar partinë. Kjo deklaratë tepër naive bëhet edhe me e pak besueshme kur dëgjohet nga një figurë tepër e diskredituar e diktaturës. Ndonëse këtë gabim Edi Rama e korrigjoi teksa nxitoi të nxirrte zëdhënësen Megi Ajtyresa, për të mbrojtur Ruçin, me fjalët “kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra e jo me fjalë”. Padyshim të gjithë e pamë, me zë dhe figurë, që Gramozi foli edhe me fjalë, edhe me shifra, për një llogaritje që ishin e mbeten vetëm akrobaci numrash dhe fjalësh për një mjegullnajë tjetër politike.
Ndërkohë çoroditja e PS-së, që duhet thënë është konstante gjatë gjithë kësaj kohe, bën “mu-u-u” edhe me shifra. Nëse dikush ka dyshime ose fakte a prova që votat e numëruara nga KQZ-ja, në rolin e KZAZ-së janë të manipuluara, atëherë t’i drejtohet Kolegjit ose Prokurorisë dhe t’i paraqesë këto prova atje, pa pasur nevojë fare që së pari të ankohet për numërimin e këtyre votave si të paligjshëm. Mirëpo ne dimë që Partia Socialiste s’ka ndërmend të ndjekë procedura ligjore, sepse edhe kur i ndjek tregon një amotorizëm të theksuar, siç tregoi rrëzimi i padisë së parë dhe tërheqja e padisë në Kolegjin Zgjedhor. Rrëzimi i padisë së parë erdhi ngase i paduruari paditës kishte harruar të gjente një “objekt” për padi, dhe po kështu kishte vështirësi në gjetjen e një baze ligjore. Dhe e dyta kërkoi gjykim mbi një akt parimor, edhe pse akti parimor nuk ka fuqi ligjore, prandaj nuk mund të shqyrtohet diçka që ekziston.
Është shumë e vështirë të ecet përpara me një logjikë që nëse fitoj, i pranoj zgjedhjet, nëse humb jo. Nëse Kolegji e pranon kërkesën e PS-së, nuk ka pasur manipulime por votat e hedhura gabim nuk duhet të numëroheshin, nëse Kolegji vendos kundër PS-së, del alibia tjetër, rezultatet janë manipuluar. Me këtë që po bën PS-ja është shumë e parashikueshme, sepse e ka të vështirë të dalë nga alibia që përpunohet e hidhet për konsum për të mbajtur gjallë zjarrin militantëve.
Me një llaf Edi Rama humbi në Tiranë. Dikur e pabesueshme, por tani e vërtetë. Gjithsesi kuptohet vetiu që është e dhimbshme por duhet pranuar humbja. Në fund të fusnit kjo është demokracia. Lulzim Basha përfaqëson vullnetin e shumicës, me një diferencë të ngushtë por është më i votuari, shumica e njësive bashkiake janë të Partisë Demokratike dhe koalicioni qeveritar kontrollon këshillin bashkiak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 10:59 pm

OPINION
“Edi Rama ka frikë nga verdikti i qytetarëve, humbjen e vet dëshiron ta mbulojë me akuza banale”
29-05-2011

Reagon PD-ja: Hipotezat e Ruçit për rivotim kryekëput mashtruese

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi duke e cilësuar hipotezën e tij për rivotimin në Tiranë si kryekëput absurde, qesharake dhe mashtruese.
Nëpërmjet një konference për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj përgënjeshtroi akuzat e bëra nga kryetari i grupit të PS-së, Rucit duke deklaruar se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha që ka marrë 81 vota më shumë se rivali i tij, nuk ka asnjë arsye ligjore dhe morale të kërkojë të mbysë zërin e qytetarëve, që i kanë dëshmuar atij mbështetjen më të madhe.
“Edi Rama ka një histori të gjatë të mospjesëmarrjes në procesin ligjor, të justifikimit të humbjes duke mos njohur votat që hidhen kundër tij, të akuzave, alibive për ta përbaltur këtë proces, në të gjitha rastet kur rezultati nuk është në favor të tij”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj.
Më tej ajo shtoi se të gjitha akuzat e artikuluara nga selia rozë u hodhën vetëm për të përbaltur procesin zgjedhor. Ky zotëri, u shpreh ajo, e zgjidh problemin duke ndërmarrë një seri akuzash absurde, vetëm e vetëm për të përbaltur procesin zgjedhor.
Duke ironizuar deklaratën e bërë nga socialisti Gramoz Ruçi, zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj theksoi se zëri i Gramoz Ruçit shtron problemin e mospërputhjes së tabelave të rezultateve, dhe për këtë mospërputhje, nuk ka paraqitur asnjë ankesë në Komisionin Zonal të Tiranës, ndonëse ligjërisht ka patur 72 orë afat. Gjithashtu ajo shtoi se, përveç kësaj, ai nuk paraqiti për këtë çështje, as edhe një ankesë të vetme, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse kishte 72 orë të tjera afat sipas ligjit, për të paraqitur çdo ankesë që dëshironte pranë këtij komisioni.
“Partia Demokratike u bën me dije qytetarëve shqiptarë se në përputhje me Kodin Zgjedhor, çdo forcë politike ka pasur të drejtën ligjore të paraqesë çdo ankesë, si para KZAZ-së së Tiranës ashtu edhe pranë KQZ-së, për çdo problem që kishte të bënte me procesin zgjedhor”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj.
Ndër të tjera ajo theksoi se që nga data 23 maj deri më sot, Edi Rama në Kolegjin Zgjedhor dhe KQZ, ka paraqitur jo më pak se 5 ankesa disa prej të cilave absurde, që dje u detyrua t’i tërheqë sërish vetë duke mos paraqitur dot asnjë ankesë të vetme për mospërputhjen e të dhënave në tabela. Më tej në vijim të kësaj deklarate për mediat, Mustafaraj bëri me dije se, në qendrat e votimit, forcat politike kanë përfaqësim të balancuar, por mesa duket Edi Rama sërish do të ndërmarrë, sulmet për korruptimet e komisionerëve të PS, për të justifikuar humbjen e tij në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ajo nënvizoi se Rama do të ndërmarrë tashmë sulmin ndaj komisionerëve të tij për korrupsion, ashtu siç bëri për të justifikuar humbjen edhe në vitin 2009.
“Partia Demokratike thekson se pretendimet e sotme të Edi Ramës, të cilat nuk i paraqiten KQZ-së, dëshmojnë se ai ka frikë nga shqyrtimi i çdo tabele, sepse do ta fundosë atë më thellë, dhe humbjen e tij dëshiron ta mbulojë me akuzat banale për korruptimin e komisionerëve. Partia Demokratike ka ftuar qytetarët shqiptarë t’i shtrojnë një pyetje zotit Rama. ‘Pse Partia Socialiste nuk i ngriti këto probleme në afatin kohor të ankimimit në KZAZ dhe KQZ, prej 144 orësh, apo pritët që në emrin tuaj t’i ngrejë Partia Demokratike?’”.
Përmes zëdhënëses së selisë blu Partia Demokratike thekson se pretendimet e fundit të Ramës, të cilat nuk i paraqiten KQZ-së, dëshmojnë se ai ka frikë nga shqyrtimi i çdo tabele, për shkak të frikës nga humbja në këtë betejë.
“Ne kemi besim se shqiptarët dinë të lexojnë mirë, përpjekjet e Edi Ramës, i cili për dy vite me radhë, kërkoi rinumërimin e votave, për zgjedhjet e vitit 2009, edhe pasi Gjykata për mungesë faktesh e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë”, deklaroi me tej zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj.
Në përfundim të kësaj deklarate për mediat, duke u fokusuar tek kreu i socialistëve Rama, ajo ritheksoi se që nga data 8 maj deri më sot, Rama nuk shqipëron qoftë edhe një herë të vetme, fjalën rinumërim votash, ndonëse nuk ka asnjë vendim gjykate për zgjedhjet vendore të vitit 2011. Ai nuk guxoi dot ta shqipërojë këtë fjalë, sepse e di që çdo proces vetëm thellon humbjen e tij në zgjedhjet e 8 majit, theksoi në fjalën e saj zëdhënësja e selisë blu, Mustafaraj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptySun May 29, 2011 11:07 pm

Kush po e gënjen Ramën?

Bledi KASMI

Që Rama nuk është jurist kjo dihet, sikurse dihet edhe që ai ka probleme me të kuptuarin e mekanizmit dhe forcës që ligji ka marrë. Kjo vjen nga vetë jeta e tij. I rritur në një shtëpi me të atin anëtar të Komitetit Qëndror dhe anëtar të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ishte e kuptueshme rëndësia që merrte ligji në familjen ku ishte rritur. Ata ishin vetë ligji. Rama u rrit me këtë mentalitet. Realiteti e binddte se ai ishte mbi ligjin dhe ai sillej dhe vepronte si rebeli i përkëdhelur.

Përballja e tij e parë me ligjet e ndryshuara në një sistem të ndryshëm nga ai me të cilin ai ishte formuar daton shumë vite më parë kur atij iu desh të endej dyerve të gjykatave për problemet e tij familjare. Që nga gjyqet e para, ai i kishte harruar gjykatat. U kujtua vetëm dy vite më parë kur dërgoi "mamin" në gjykatë, që ta mbronte nga sulmet e Berishës. Pas "mamit" derën e Gjykatës dhe të Prokurorisë e arritën dhe shumë e shumë të tjerë të grupit Rama. Pas çdo konference shtypi, Erionët e PS mbërrinin në dyert e Prokurorisë. Tregonin para mediave disa shkresa që askush nuk mund t'i lexojë dhe pastaj harroheshin.

Paditë e shumta të tij ndaj kundërshtarëve politikë sinjalizuan një dashuri të re dhe tepër të zjarrtë me Prokurorinë. Një ditë të bukur ia behu në zyrën e Kryeprokurores. Se çfarë u bë në atë takim 60 minutësh, asnjëherë nuk u mor vesh, sepse as Rama i PS dhe as Rama e Prokurorisë nuk folën publikisht.

E rëndësishme është se Rama i ka njohur si institucione ankimi si Prokurorinë edhe gjykatat, megjithëse asnjëherë nuk ka fituar brenda tyre që nga viti 1992. Që ankimohet është një shenjë e mirë, që nuk fiton asnjëherë është një shenjë e keqe. Rama duhet ta zgjidhë mes vetes kontradiktën, pse ai gjithmonë ankimohet në Gjykatë dhe asnjëherë nuk fiton. Prej këtej, atij i lind revolta e brendshme për të mos njohur vendimet e institucioneve që bëjnë drejtësi. Ka shumë nga ata që i qëndrojnë afër dhe thonë se, "nuk ka faj që nuk i beson gjykatave se, ka 20 vjet nëpër gjyqe dhe asnjëherë nuk ka fituar. Hodhi gruan në gjyq dhe nuk fitoi, paditi të atin, nuk fitoi, humbi dhe gjyqin me të birin për racionin mujor, akuzoi Berishën dhe nuk po fiton, ka akuzuar të gjithë qeverinë dhe s'ka nxjerrë gjë, tani edhe zgjedhjet ishin mangut".

Pas përfundimit të 8 majit, gjëja e fundit që kishte çuar ndër mend ishte Gjykata. Fobia e krijuar ndër vite nga dështimet e njëpasnjëshme e ka bërë të jetë pesimist dhe të shikojë gjysmën e gotës bosh. Nuk ka besim se atë që nuk e ka fituar gjatë këtyre 20 viteve të mund të fitojë sot. Sapo e pa që fati i zgjedhjeve do të vendosej në dyert e gjykatave doli dhe turfulloi në konferencë shtypi, "unë bëj luftë dhe nuk shkoj në Gjykatë", tha.

Kur nuk i kanë mbetur shumë mundësi për të zgjedhur për 8 majin, i është bindur me pahir ankimimit në Gjykatë. Prej ditësh kishte paralajmëruar se do të dërgonte një dosje "bombë" në Gjykatë. Presioni i tij ndaj gjyqtarëve përmes mediave ishte tepër i madh. Sytë e opinionit jo vetëm të brendshëm, por dhe atij ndërkombëtar u spostuan nga podiumet politike tek vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Vendimi i dy ditëve më parë i Kolegjit pritej me aq interes sa edhe finalja e sotme e Kupës së Kampionëve.

Vendimi u dha. Nuk u nevojitën as 30 minuta kohë për të lexuar padinë dhe dëgjuar juristët e Ramës. Prej saj rezultoi një flluskë e madhe sapuni. Ishte bërë padi për mosnxjerrjen e rezultatit, ndërsa ai ishte bërë fakt prej ditësh nga KQZ. Kolegji nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse ta pushonte. Pushoi çështjen, e cila ngjalli më tepër habi se gjithçka gjatë këtyre ditëve të fundit. Grupi i madh i juristëve të Ramës, që ngrihen nga një media në media tjetër, dolën nga salla e gjyqit dhe thanë "as nuk fituam dhe as nuk humbëm".

Raundi i parë përfundoi me pushimin që arbitri i dha boksierit të rënë në tokë për të marrë veten. Raundi i dytë ishte dje. Boksieri sërish i papërgatitur nuk priti që ta godasë kundërshtari, por ra vetë në tokë. Juristët e Ramës u tërhoqën dhe thanë se kishin ngatërruar padinë dhe se e dinin se atë që kishin kërkuar nuk do ta fitonin, prandaj më mirë të tërhiqeshin vetë. Kolegji nuk kishte se çfarë të vendoste, por ia le derën hapur, duke i thënë "hajde prapë sa herë të kesh nevojë".

Dy padi të rrëzuara në mënyrën më të turpshme të mundshme nuk janë pak. Opinioni po sheh zhvlerësimin e një zhurme të madhe të bërë para mediave nga ana e Ramës në konferenca shtypi për padi të kopsitura mjaft mirë, që nëse Kolegji nuk do të jepte vendime në favor të tij, atëherë ai nuk do t'i njihte ato. Si mund të mos i njohë Rama këto vendime, kur edhe vetë juristët e tij e kanë pranuar se e kanë dreqosur ?!

Problemi qëndron në faktin se mbi bazën e këtyre juristëve apo argumenteve juridike, të cilat ata i kanë paraqitur Ramës, ai ka besuar dhe ka motivuar një sërë qëndrimesh politike gjatë ditëve të fundit. Ka një grup juristësh që po e gënjejnë Ramën, duke i thënë se kanë bazën e duhur ligjore për të fituar betejën e 8 majit. Ai u ka besuar atyre dhe ka dalë në konferenca shtypi, duke bërtitur se do të jetë padrejtësia më e madhe që do t'i bëhet atij nëse Kolegji nuk vendos në favor të padive që ai ka ngritur. Po si mund të vendosë Kolegji në favor të padive të Ramës, në një kohë që edhe vetë juristët e tij tërhiqen nga padia në kohën kur pritet të jepet vendimi?

Është koha që juristët të gjejnë kurajon dhe të përgatisin Ramën për t'u përballur me të vërtetën sikurse u përballën në dy paditë e para. Të paktën të bëjnë atë që bëri dje "avokati" teksa ishte në Kolegjin Zgjedhor dhe komunikonte me Ramën në telefon, duke i thënë, "ore po dhe gjyshja ime e di se nuk mund të ngresh padi pa pasur një akt".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyMon May 30, 2011 9:35 pm

Muller: Vota gabim nuk mund të numërohet
Po qesh bota me sal psikopatin e bash vrasesin,


30.05.2011, ora 20:09




Nuk kam dëgjuar asnjëherë që votat e hedhura në kutitë e gabuara të quhen të vlefshme, deklaroi ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller, gjatë një vizite në qytetin e Kukësit.

“Duke qenë se është një proces i hapur, proces i papërfunduar, nuk mund të jap ende një mendim në lidhje me vendimet e mara, por theksoj edhe një herë se ky është një proces shqiptar”, deklaroi Muller.

Muller ka shtuar se jo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur të paktën në 200 vende të botës për të cilat ajo ka informacion.

Ripërsëritja e zgjedhjeve për Tiranën nuk do të ishte e arsyeshme pasi nuk e nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike, nënvizoi ambasadorja.

“Gjithçka duhet të zgjidhet nga organet ligjore të caktuara. Përsa më përket mua, mendoj se është Kodi Zgjedhor ai që duhet t’i japë përgjigje gjithë situatës. Unë mendoj se nuk do të ishte e arsyeshme që të përsëriteshin zgjedhjet, sepse kjo nuk mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike”, theksoi Muller. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyMon May 30, 2011 11:20 pm

Perimet e prodhuara në Spanjë
rrezikojnë jetën njerëzore.....!

Sgjedhjet te i fitoj trangujt e spanjes --- dhe- barcelona ha ha ha...!???

evropa po don te i denoj qe spo ndegjojn spanjollt, ne i adhurojm.
NATO esulmoj serrbin, per ne, ne nuk i bejm akt padi serrbis, beli jem fenomen...???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyTue May 31, 2011 9:48 am

Simpatizante te p.s. , Koha do te beje te veten EDVINI eshte jasht kohe . Nuk mund te mbijetoj tani ne kete kohe nje si stalini ose si gedafi . Edvini kerkon akoma parti-shtet !!!!! dhe ju sdini cfar te beni . E keni te qarte se me 125000 vota qe ka marre Zoti BASHA jane problemi me i madh i Edvinit sepse ai se besonte edhe pse e ndjente qe do te humbte 100% . Me gjeni nje Shqipetar te ngjashem me E.K.RAMA !!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyTue May 31, 2011 10:18 am

sales i ka dal boja ,komuniste dhe bashkpunetore i Everit,ja bajke shurren ne dore atij dhe femijeve te tije.
psikopat i kuq tradhtare dhender serbe mik fazliqin dhe shkijet ,greket
ky njeri duhet te futet ne biruc e jo ne politik..
ky hajne qe bene qmos te jete ne pushtet me vota te vjedhura
kurre ne politik ky psikopat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyTue May 31, 2011 4:18 pm

http://www.galsh.com/albums/userpics/10063/edvin_rama.jpg,mbajeni fort kete degjeneri,ion se ju pelqeka shume perderisa e adhuroni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyTue May 31, 2011 9:45 pm

Njejt si Sala si Rama e keqja e Kombitë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyTue May 31, 2011 11:29 pm

Ketu pajtohem ,po apet me i mir rama se sala nje komuniste dhe nje psiho dhe dhender i serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 EmptyThu Jun 02, 2011 10:10 am

Ketu pajtohem ,po apet me i mir rama se sala nje komuniste dhe nje psiho dhe dhender i serbise.-keshtu thote dedektivi,por te shihje mbreme neper emisione keta, BIRBOT,fatmir Xhafa me nipin te denuar ne Itali dhe kete tjetrin nje budalla me brire....o ZOT Shocked

Fatmir Xhafen & Aldrin Dalipin,
neper gardhe kush i hipi?
I hip droga edhe krimi
Ne Shqiperi mos hec zhvillimi.
Per Edvini n'kryeministri
gjith'Shqiperine e bejne hi.
Hi u befshin k'ta sharlatane,
qe çuditen gjith'dynjane....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13, 14  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: