Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
+9
Femi Halimi
fatlum
Medalim
arberia
xhiti
xhema
BashKom
Driniiiii
Atdhetari
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyWed May 11, 2011 10:27 pm

te gjithe e dijne qe sla eshte dhenderr serbe
gruaja e tije eshte serbe prej sllobodanka e ka perkthye ne liri
e dijne te gjithe patriotet po servileve sju kana
une skapem me askend ,po them realitetin
dihet nje pune qe udbashet ldk istet komunistet e kosoves e perkrahin salenqe haptas thote se ka mik fazliqin ,spo dije se qfare argumente done ti me shume ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyWed May 11, 2011 10:28 pm

qesharak po behesh ti atdhetare
mos u merakos per salen,haaaaaa se e ka venin ne serbi ja ne konop....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 12:36 am

Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ???

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 195630_100000618416111_5311953_n

Të nderuar VELLEZER SHQIPTAR !!!


Cito :
(The Mayor of the Municipality of Tirana, EDI Rama hands the “Key of the City”, to artist Goran Bregoviç
The Mayor of the Municipality of Tirana, Edi Rama hands to the Serbian-Croatian artist Goran Bregoviç “The Key of the City “, a symbol he has gifted to other political personalities such as Romano Prodi, Stipe Messic etc. Bregoviç is the first artist honored with this symbol by Mayor Rama.
April 1, 2006)

Ndoshta sdo ishte mire të nisë fare kete leter te stilit e hapur, por duke u perballur cdo dite me miq ne fsb. apo takim fizik me vellezerit tane nga Shqiperia nene, sapo ti prezantohesh se "jam shqiptar- kosovar", menjehere na thone " eh ju te Salos" , "ju e dooni Salon", " ju jeni me Salon", madje njehere nje diplomat yni perderisa po kalonte nga Mali i zi ne Shqiperi,kufitari i thot, " Salo eshte i juaji", duke u perballur pra ne shume raste te njejta me shtyri te shkruaj e te mos heshte.... mendja me thot se kam te bej me njerez te kombit tim qe kan vuajtur shume per te fole lirshem, jam i sigurte se e dini qka eshte fjala e lire dhe shprehja e individit, ne kete rast mikut e vellaut tuaj.
Kjo qe kam shtuar me larte, shkeputa nga interneti eshte ne gjuhen angleze, behet fjale per kengetarin serb, Goran Bregovic, lider i rok-grupit "bijello dugme" i cili ne prill te vitit 2006 data 01, kur ishte ne Tiranen e dashur per ne Kosovaret, mbajti koncert disa ore.....dhe me kengen e tije tha qka deshti, ka share e fyer publikishte gjithe shqiptaret. ky zoteriu qe ju aq shume e simpatizoni dhe e qendisni ne flamurin e shenjte kombtar, pra, Edvin Kristaq Rama,me ate rast i pati dhuruar qelesin e qytetit te Tiranes,si mirenjohje kete qeles e kishin pranuar personalitete te larta shteterore, si Romano Prodi, Stipe Mesic etj... te ju them te drejten se ne kosovareve na ofendoi rende....sepse ne kenget e tija ai ka tekste me motive qetnike (fjala qetnik lexo: synonim per xhelatin , kasapin qe preu koka shqiptare)... textet e tija jane ofenduese per kombin tone ne pergjithesi e kosovaret ne vecanti.....dhe ky Edvini "qe se duam" ne Kosovaret ne vend se te kerkonte falje publike popullit vella ne anen tjeter te kufirit, e te pranonte se nuk e ka ditur se kujt i dhuroi qelesin e qytetit ...u arsyetua se muzika eshte art (me qka pajtohem edhe une), por ne rastin konkret ky zoteriu i qendisur nga shume ju ne Shqiperi, ne flamurin tone kombetar, kishte harruar se kengen qe e kendoi qetniku ne qender te Tiranes, thirrej " kallashnikov" qe eshte nje marsh i ushtrise serbe, ne lufte barbare kunder shqipetarve jetim mbetur nen jugo-serbosllavi.
Me armen kallashnikov ushtari,qetniku e paramilitari serb vrau, masakroi e pushkatoi qindra mijera vellezer te Edit, vellezer te mije, vellezerit tuaj vellezer të nderuar...!!!
Me pas lexova nje artikull ne gazeten beogradase, ku lideri i grupit muzikor Goran Bregovic ne shenje falenderimi nder te tjera thoshte; " ja e kam qelesin e kryeqytetit shqiptar Tiranes , suvenir ne shtepin time, eshte nje dhurate e Tiranes se u pelqeu shume kenga "kallashnikov" etj. ",pra edhe ai e din me siguri se kenga eshte art, por ne kete rast ai u tall me Edvin kristaq ramon, ai u tall me gjithe ate publike te shumte qe kishin dale e me duartrokitje e priten e percollen ate... !!! ....dhe per qudi une si shqiptar nacionalist qe jam,u ofendova edhe njehere, por kesaj radhe ...100 fish me shume se qdo here tjeter !!!

Ja se cfar shkruante nje gazetare jona ato dite: Ish pjestari i grupit muzikor "Bijelo Dugme", Goran Bregoviç më 1-2 Prill vjen në Tiranë.
Thuhet se në Shqipëri, kjo javë ka qenë "java e Sërbisë" dhe se shumë këngëtarë shqiptarë, përfshirë këtu edhe publikun (pjesëmarrësit) në emisionin "TOP SHOW" të udhëhequr nga Alban Dudushi në TV TOP CHANNEL me ëndje kanë kënduar këngët sërbe në emisionin!
Duket se organizimet rreth këtij koncerti janë aq të mëdha, sa të len përshtypje se jemi në një qytet Serb, e jo shqiptarë.
"Nuk do të shkoj në koncert. Dje kam ardhur nga Tirana dhe të them të drejtën jam zhgënjyer.
Po ta shohsih gjithë atë organizim aq të madh rreth koncertit, të krijohet përshtypja se në Tiranë po vjen U2-ja, e jo Goran Bregoviç.E di që muzika duhet të ndahet nga politika, por mendoj se është ende herët për një gjë të tillë", flet e irrituar Teuta Beselica nga Prishtina (Gazeta FAKTI)

Ja se cfar shkruan nje vella yni ne FORUMIN SHQIPTAR me nofken POETI !!!
Do të doja të dijë se si do të vepronit në këtë rast, ju që e përkrahni këtë koncert dhe që thërritni të jeni pjesë e tijë, sikur ndonjë nga të afërmit tuaj, apo ndonjë nga familja juaj e ngushtë të kishte qenë pre e hordhivë serbe në Kosovë, sikur ndonjëri nga ju të kishte parë se si i nxjerren sytë fëmiut dhe detyrohet babai që ata sy ti gëlltisë, sikur të kishit parë se si dhunohet gruaja apo motra juaj para syve tuaj dhe të të tjerëve, sikur të vritej nëna, babai apo vëllau juaj nga sërbët, sikur të ndiqeshit edhe ju duke lënë fëmijët prapa që ti shkelin autotanket serbe, sikur gjatë tërë këtyre veprimeve të dëgjonit serbet duke kënduar (edhe këto këngë që do ti dëgjoni në koncert) dhe duke u dehur me raki, sikur pas kthimit në shtëpi të konstatonit se gjysma e anëtarëve tuaj janë zhdukur (dhe ende nuk u janë kthyer kufomat nga Serbia), sikur të gjenit tërë pasurin tuaj të krijuar me vite të djegur e të shkatërruar, sikur…ka edhe shumë të tjera, vallë do të shkonit në koncert. Mos më thuani se muzika nuk njeh komb, sepse nuk është e vërtetë, mos më thuani as se këto dallime duhet të tejkalohen, sepse me dhembjen që shqiptarët kanë (ata që vërtetë janë shqiptarë) nuk mund ta tejkalojnë dhe nuk mund ti harrojnë plagët të cilat u janë shkaktuar, nuk mund të pajtohen kurrë me atë që ju pretendoni të na e servoni me këtë rast. Jam i sigurtë se sikur para jush të paraqiteshin psh. “Etno Engjujt” do të kishin më pakë vizitorë se tani për këtë koncert, apo ka vdekur kombëtarizmi në Shqipëri, apo ka tretur gjaku i Skenderbeut, apo janë harruar porositë e Naimit dhe të Ismail Qemalit, është shtyrë në një qoshe porosia e Hasan Prishtinës, apo është harrura kaq shpejtë sakrifica e familjes Jashari të Prekazit, apo është shuajtur kujtimi për mbi 10.000 të vrarë e të masakruar anë e kënd Kosovës.

Edhe një gjë do të iu them: Kurrë mos mendoni se e keqja mund të harrohet, kurrë mos pritni të jeni të përkrahur në “demokracinë” tuaj, kurrë mos logaritni në shqiptarët nga Kosova që do të jenë pjesë e lojërave tuaja “demokratike’ sepse ende plagët na kullojnë gjak, ende para syve na dalin figurat e fëmijëve tanë të djegur, ende na rrjedhin lotët (dhe nuk do të thahen kurrë) për ata që i kemi humbur, ende jetojmë në pritje të atyre që nuk janë as si kufoma në mes nesh, ende nënat rrisin jetima që të tillë shkjau i bëri, ende vajzat e mbetura nën kurorë presin kthimin e të dashurve të tyre, ende…
Përfundimisht do të dëshëroja që kurrë, ama kurrë askush që veten e ndjen shqiptarë të mos i përjetoj ato që përjetuam ne, kurrë të mos ballafaqohet me krimet që i kemi parë ne dhe kurrë të mos harroj se çfarë i ka ndodhur vëllezërve dhe motrave të tyre në Kosovë.
E ju shkoni në koncert, argëtohuni sepse nuk iu dhemb askund, nuk keni asnjë plagë, dëgjoni muzikën serbe, por kujtohuni se në të njejtën gjuhë kanë kënduar serbët që na vrisnin, që na dhunonin, që na masakronin, që na digjnin…
Bashkimi kombëtarë nuk bëhen me kësi lloj ndarjesh, nuk bëhet duke e përqeshur dhembjen e vëllezërve dhe motrave tuaja.

__________________
Dituria e cila nuk ndahet me te tjeret eshte e paditur!!!


E thash qe ne fillim se ndoshta do ishte me mire te mos shkruaja fare lidhur me kete teme , por u habita kur pashë ne profilin e FSB. edhe te nje mike imja e cila me keqardhje e pranoi se nuk e kishte ditur se nuk e kishte njohur ghuhen...etj, si dhe te shume tjere keto dite shume postere ne profilet e tyre, ku "heroin e tyre " e kishin stolisur si "Skenderbe" ne zemer te flamurit tone te ujitur me gjakun e tyre bijet e bijat me te spikatura te kombit ne beteja e ne fitore mijevjeqare.....!!!
....Ok , e thash mendimin tim, ky eshte opinioni im, dhe i shume shqiptareve qe kane dijeni per kete akt te shemtuar te Edvinit.....!!!
Ja pra pse ne kosovaret "se duam" Edin tuaj te famshem....sepse pas gjithë atije gjaku qe u derdh per Shqiperine Etnike, per ti kethyer nderin SHQIPNIS, sepse nuk mundet te jete i emancipuar e i kulturuar nje komb, kur kembe e duar e gjymtyret i ka te copetuara, kur pjese te kombiit jetojne per te mbijetuar ne roberi....po vellezer te nderuar, bijet dhe bijat me te mira te kombit, erdhen nga te gjitha anet e botes, pa dallim ku ka shqiptar, dhe me gjakun e tyre, i falen jeten LIRIS SE KOSOVES MARTIRE DHE I KETHYEN NDERIN SHQIPNIS !!!

NE POPULLI I KOSOVES E DUAM SEJCILIN SHQIPTAR KUDO QOFTE AI, POR KA ARDHUR KOHA QE TE VETEDIJESOHEMI, TE DIJME TI SHOHIM GJERAT REALISHTE, TE JEMI KRITIK NE PERIUDHEN QE PO KALON KOMBI SE FUNDI, DUHET TE BASHKOHEMI SI NJE GRUSHT, TE BEJME ATE QE SOT DUHET BERE, SE NESER DUHET T EBERE TE NJEJTEN PUNE POR ME SHUME RREZIQE E VESHTIRESI.....PSE PRA TE MOS E BEJME SOT ATE QE DUHET DHE E KEMI BORXH TA BEJME...!!!
RRNOFT SHQIPPERIA ETNIKE NATYRALE

Ju falemnderit
Dan Kosumi , Wels - Austri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 1:00 am

Njiherit,dhe qelsi esht nji dhunti morale ndaj vllezerve te tyre kosovar, qe iu esht ber na ky far EDI ,por dhuntia dhe fizike dhe shpirtrore-tragjedia esht tek knjohja e integritetit shteteve qe naj morren trualiin e shtepit tona,mos ty e mua por baballarve tan, edhe ktu ndryshon esencialisht percetimi fundamenti i problemit.

Tragjedia pra qendron te te (Trolli )se per at po luftoj, e jo te kurrfar dhe qfar do qelsi po te ishte dhe prej diamani....!!!!!???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 9:54 am

Tragjedia pra qendron te te (Trolli )se per at po luftoj, e jo te kurrfar dhe qfar do qelsi po te ishte dhe prej diamani....!!!!!???

Po mire ky çelesi dhe nderimi qe i behet ketij kengetari serb,nuk do te thote asgje per ty????Se me kete llogjiken tende,kete po na le te kuptojme.....
Po edhe me tutje,pse kur lufton per truallin tend ,si lufton ti , si Don Kishoti, apo ke nje ideal dhe ky ideal i ka rrenjet tek atdhedashuria dhe patriotizmi per truallin tend ,te cilin ky (Edvin Rama) me gjestin e tij te nderimit te ketij Bregoviçit ,ta ka perdhosur ty dhe gjithe shqiptaret PATRIOTE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 9:57 am

Fitoi qytetaria
s'ka si te jete ndryshe,Shqiperia
ky milet gjithe sy e vesh
nuk duroi te shkonte per lesh
se me eda dhe me balla
nuk ecet as ne mehalla
shqiptari do Evropen
dhe jo tí hapesh gropen
Fitoi Luli ,deli djale
iku Edi ,me bisht nder shale
me bisht nder shale
iku i gjori
dhe Ps-ne ne hale e mori
Po si eshte Erjon Bracja
,ne kuvend nuk do te vere
po ku do hani mor te mjere?
Apo thesi s'ka mbaruar
sapo e keni filluar
mjere mjere o ju te mjere
qe s'ju eci kete here.......
Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 9:59 am

Amerika nuk i njef votat e vjedhura nga sla per bashen duhet rrespektue ligji.
Ato vota jane te pa vlefshme dhe jane barte prej nje kutie ne tjetren haptas para kamerave..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 10:05 am

PS po shkon drejt shpërndarjes, për shkak të axhendës personale anti-sistem të Edi Ramës



Edi Rama po e çon në shpërndarje Partinë Socialiste, për shkak të vendosmërisë së tij për ta marrë peng opozitën për interesat e tij ngushtësisht personale. Vendimi i djeshëm për bojkotimin e punimeve të parlamentit, është bashkëshoqëruar me kërcënimet talebane se s’do të njohë shtet e ligj, nëse Kolegji Zgjedhor nuk do t’i falte atij bashkinë e Tiranës.
Psikologjia shpjegohet thjeshtë. Humbja e bashkisë parakupton edhe humbjen e partisë, prandaj edhe subkoshienca i foli mbrëmë Edi Ramës për kanibalizëm, pra për ekzekutimin e të ngjashmit nga i ngjashmi. Rreziku që i vjen nga brenda partisë, ka sjellë edhe mbledhjen në ilegalitet të Grupit Parlamentar, duke përjashtuar Kastriot Islamin dhe Andis Harasanin, si dy deputetë kritikë, që mund të ngjizin shumë shpejt një aksion politik kundër humbësit të vërtetë të këtyre zgjedhjeve vendore.
Konfirmimi i një axhende politike e cila s’njeh sistemin demokratik dhe kërkon të imponojë vullnete që nuk vijnë nga kutitë e votimit po e çon Partinë Socialiste drejt shpërbërjes. Mundësitë që ofrohen janë të shumta, që nga distancimi i një grupi të madh deputetësh, duke e shndërruar klanin privat të Edvinit në një strukturë margjinale në politikën shqiptare e deri tek ndërmarrja e veprimeve konsensuale nga segmente të tjera institucionale të vendit, të cilat do të neutralizonin politikisht një lidership që s’pranon sistemin.
Shfaktorizimi i Partisë Socialiste dhe i gjithë opozitës po ecën paralel me afrimin e pensionit politik të Edi Ramës, megjithatë varet nga gjasat e riaktivizimit të vitalitetit të debatit të brendshëm të PS-së, një cilësi e njohur më herët e kësaj force politike që këto fate të ndahen dhe pensioni politik i Edvinit të mos bashkëshoqërohet me shpërndarjen apo margjinalizimin e Partisë Socialiste.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 10:06 am

ku e degjove kete ti tek zyra e PS-se ne Tirane,se ne nuk e kemi degjuar fare Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 10:09 am

se atje e ke degjuar se ky,pra Edvini ,eshte bere si ata kalamajte qe shtrihen ne toke kur nuk ju plotesohet deshira.....ja lexo me poshte te lutem
Rama: Nuk e njohim vendimin e Gjykatës nese s'me jep bashkine
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se opozita nuk njeh vendimin e KQZ-se per zgjedhjet ne Tirane dhe nuk do te njoh ate te Kolegjit Zgjedhor, nese nuk i jepet fitorja Partise Socialiste. "Ne nuk e njohim kete rezultat dhe nuk kemi per ta njohur kete rezultat, sepse ky rezultat nuk eshte shprehje e vullnetit te lire te qytetareve te Tiranes. Po eshte fryt i kanibalizmit elektoral te Saliut qe u materializua ne tavolinen e Komisionit Qendror te Vjedhjeve" tha dje Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret. Kreu i PS-se theksoi se nese Kolegji nuk jep vendimin e duhur per zgjedhjet ne kryeqytet, do te jete populli ai qe do te vendosi drejtesi. "Ne rast se drejtesia nuk do te beje drejtesi, populli do ta gjeje rrugen per te vendosur te drejten e vet. Per kete nuk ka asnje pike dyshimi dhe ne do ta udheheqim popullin ne kerkimin e se drejtes se vet",-tha dje Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se Kolegji Zgjedhor nuk eshte e vetmja rruge e opozites, ai ka theksuar se pjese e strategjise se opozites edhe perballja me mazhorancen. "Te jesh pjese e te vetmes rruge, qe eshte perballja sy per sy, e dhembe per dhembe me kete pushtet te vjedhur, per te vjedhur Shqiperine me kete mendje te shthurur, qe me ate qe ndodhi ne Komisionin Qendror te Vjedhjeve ka shthurur perfundimisht institucionin ne fjale. Sigurisht qe kriza e sistemit gjyqesor eshte nje krize e kahershme, nuk le vend per optimizem te plote. Por rasti eshte kaq flagrant sa une e shoh te veshtire qe gjyqtare me nje integritet minimal profesional, te mund t'i hane popullit opozitar nje hak te pashlyeshem", u shpreh dje kreu i opozites. Rama eshte ndalur edhe ne vendimin e KQZ-se duke e cilesuar ate si nje shkelje te ligjit dhe mosrespektim i asnje parimi. "Ne tavolinen e Komisionit Qendror te Vjedhjeve u konsumua jo nje fare por kanibalizem elektoral. Kanibalizmi elektoral i Saliut. Humbesi i Saliut u deklarua fitues ne shkeljen me brutale te Kushtetutes, Kodit Zgjedhor, normave te etikes institucionale dhe cdo norme te moralit shoqeror", u shpreh kreu i opozites. Kryesocialisti shtoi se mazhoranca ka vendosur nen presion dhe anetaret e Kolegjit Zgjedhor. "Gjykatesit e ketij kolegji jane vene nen survejim policor te njerezve te Saliut, 24 ore ne 24, nuk e di per cfare arsye tjeter pervecse per t'i mbajtur nen presion, me gjoja pretendimin e mbrojtjes se tyre",-tha ai. Rama ka perseritur dhe nje here apelin per nderkombetaret, "qe te nderhyjne edhe me me force per te shpetuar nje proces qe rrezikon ta fuse Shqiperine ne qorrsokak". Kreu i PS-se deklaroi se zgjedhjet u fituan nga opozita dhe llogarite qe bene mazhoranca, sipas tij nuk vlejne per zgjedhjet vendore. "Historia e zgjedhjeve vendore ne te gjitha rastet, tregon qarte se votat per keshillat te jene teresisht te nje natyre tjeter nga votat per subjektet politike per kandidaturat ne zgjedhjet vendore apo per zgjedhjet politike. Boll t'i referoheni zgjedhjeve te shkuara e te stershkuara vendore, per te nxjerre konkluzionin qe shifrat kane nje permbysje te konsiderueshme ne raport me subjektet politike kur eshte fjala per keshillat",-tha dje Rama, duke pranuar se zgjedhjet e 8 majit ishin vendore.

Grupi i PS, bojkoton Parlamentin

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka vendosur dje bojkotimin e punimeve te Kuvendit, nese Kolegji Zgjedhor nuk rrezon vendimin e KQZ-se, per shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane. Vendimi i pare i grupit lidhet me seanca e Kuvendit dhe me bojkotin e komisioneve parlamentare. Nderkohe qe marrja e vendimit per Tiranen nga Kolegji Zgjedhor, do te percaktoje dhe hapat e metejshem nga ana e deputeteve te Partise Socialiste. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, deputetet e Partise Socialiste kane rene dakord qe te vijoje reagimi qytetar ndaj mazhorances. Ata e kane cilesuar qendrimin e KQZ-se ne lidhje me rezultatin ne Tirane, si qendrim teresisht politik. Me heret, gjate dites se djeshme ka qene kryetari i PS-se, Edi Rama ai qe ka paralajmeruar qendrimin e grupit parlamentar ne lidhje me mazhorancen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyThu May 26, 2011 11:37 am

Parlameniti evropjan osb nuk njofin votat e vjedhura te Ristanit
keto vota jane te pa vlefshme thojne Evropa,Amerika
dhe nuk duhet njofte fare
se keta kriminel naj flliqin shqiperine me produkte serbe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 3:49 pm

POLITIKË
Rama ka humbur zgjedhjet, por s’e lëshon karrigen
27-05-2011


6 muaj pas nisjes së fushatës zgjedhore, çdo shqiptar, i madh e i vogël, e ka marrë vesh se Edi Rama i ka humbur zgjedhjet, por në vend të pranimit të rezultatit e nisjes së analizës, nga e majta vjen veç përpjekja për të marrë peng vendin, përmes protestave dhe refuzimit të vendimeve të institucioneve


Berisha: Turp për ata shqiptarë që thonë se s’duhet lexuar as vota e presidentit të shtetit



Kreu i ekzekutivit deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit se hedhja e votës në kutinë e gabuar, është e vlefshme dhe si e tillë duhet të trajtohet si shprehje e vullnetit të qytetarëve. Kryeministri kujtoi se edhe Presidenti i Republikës e kishte hedhur votën në kutinë e gabuar dhe se edhe kjo votë meritonte të numërohej si gjithë të tjerat. Kërcënimet e Ramës, kreu i qeverisë i konsideroi si tendenca për të mbrojtur me çdo kusht karrigen e bashkisë edhe pse e di që zgjedhjet i ka humbur



Kryeministri Sali Berisha zgjodhi seancën e djeshme të Kuvendit, për të përshëndetur edhe njëherë qytetarët për votëbesimin që i dhanë mazhorancës në 8 maj ndërsa deklaroi sërish se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, i fitoi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Sipas kryeministrit, qytetarët e shndërruan 8 majin në një ditë të idealeve të çmuara europiane dhe në një ditë historike për demokracinë shqiptare. “Dua të shfrytëzoj këtë seancë për të përshëndetur mbarë qytetarët shqiptarë, që me dinjitetin e tyre, me qëndrimin e tyre shndërruan 8 majin në një ditë të ngadhënjimit të idealeve të tyre evropiane, shndërruan 8 majin në një ditë të manifestimit të dinjitetit të qytetarëve të lirë, shndërruan 8 majin në një ditë vërtetë historike për demokracinë shqiptare, duke dëshmuar ndaj njëri- tjetrit dhe mbarë Evropës, votimin e tyre, qëndrimin e tyre të qytetëruar ndaj votës, si liria themelore demokratike e njeriut. Zoti Rama ka qeverisur Tiranën për 11 vjet, por me 8 maj qytetarët e Tiranës i dhanë ‘Aleancës për Qytetarin’ një fitore të katërfishtë, dhe kjo fitore qëndron në radhë të parë në parlamentin e kryeqytetit, në parlamentet e minibashkive, në kryetarët e minibashkive dhe një fitore të qartë, të ngushtë në kryetarin e bashkisë”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, e më shumë se 1.6 milion shqiptarëve, tregoi se Shqipëria jo vetëm që nuk është braktisur, por qytetarët kanë shpresë dhe besim për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend. Kryeministri e cilësoi këtë prirje të qartë të qytetarëve shqiptarë, për t’i dhënë një dimension konkret rrugës Evropianë të Shqipërisë. “Jam këtu për të shprehur një kënaqësi të madhe shpirtërore shumë të veçantë, se në këto zgjedhje votuan mbi 1,6 milion shqiptarë dhe kjo përbën një kënaqësi të madhe të jetës sime, përbën qetësim të një brenge 20 vjeçare, e cila buronte nga fakti se Shqipëria rridhte dhe rridhte njerëzit e saj. jo pjesëmarrje dëshmon se Shqipëria nuk rrjedh më, se Shqipëria nuk po braktiset, se Shqipëria po mbushet dhe se njerëzit në këtë vend kanë shpresë dhe besim, janë të vendosur të ndërtojnë këtu të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri Berisha. Në këto zgjedhje, kryeministri theksoi se mazhoranca aktuale mori më shumë vota se asnjëherë tjetër, që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit të 1992. “Natyrisht, unë kam një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që votuan për mazhorancën aktuale, votuan më shumë se kurrë që nga ‘92 e deri më sot, duke i dhënë asaj një mbështetje që do ta konsideroja ndër më të mëdhatë, duke vendosur mbi të, në mënyrë të padiskutueshme, një barrë po kaq të madhe, po kaq të rëndë përgjegjësie para tyre, para të gjithë shqiptarëve, para dhe të gjithë atyre që votuan kundër saj”, tha Berisha. Duke u ndalur te situata post-zgjedhore, Berisha akuzoi Ramën se ngriti teatrin absurd vetëm për karrigen e tij. “Prej dy javësh vendi i shëmbëllen një teatri absurd. Në qoftë se qytetarët votuan në 8 maj në mënyrën më të civilizuar, më europiane pas kësaj dite ndodhi rrethimi i KQZ-së, bllokime rrugësh dhe ultimatume dhe kërcënime. Të gjitha këto me një arsye të vetme sepse dikush kërkon me çdo kusht të mos respektojë votën e qytetarëve”, tha Berisha. Ai i bëri thirrje kreut të PS-së Edi Rama, që të deklarojë publikisht se do mirëpresë verdiktin e Kolegjit Zgjedhor, ndërsa shtoi se mazhoranca është e vendosur të mbrojë votën e qytetarëve me forcën e ligjit. “E ftoj Ramën të deklaroj se pret verdiktin dhe të shfrytëzojë potenciale që ofron sistemi për të paraqitur të gjitha kërkesat, tu faktojë shqiptarëve se ku po i kryhet padrejtësia dhe jo të nxijë një proces që shpreh vullnetin demokratik të mbarë shqiptarëve. Unë e garantoj Ramën se jemi të përgatitur për çdo kërcënim apo ultimatum dhe asnjë skenar nuk do ta shkelmojë votën e shqiptarëve pasi jemi të vendosur ta mbrojmë votën me forcën e ligjit”, deklaroi kryeministri Sali Berisha. Ai solli në vëmendje gjithashtu se Tirana ka një KZAZ, ka një komision zone, të cilin me kërkesën dhe insistimin e Ramës, këtë detyrë ia ka ngarkuar KQZ-së. “Në ligjin shqiptar të miratuar bashkërisht me zotin Rama nuk është KQZ-ja ai që shpall fituesin. Neni 33 i kodit elektoral, pika ‘g’, autorizon për të shpallur kandidatin fitues vetëm KZAZ, pra vetëm komisionin zonal dhe jo KQZ. Ky është një teatër absurd, kërkojnë që të shkruajnë rezultatin nga zyrat e partive, por kjo nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë. Ultimatumi është i tillë ‘ose karrigen e kryetarit, ose përmbysjen si mazhorancë’ dhe këtë ultimatum ia bën një mazhorance, e cila vetëm dy javë më parë mori një mbështetje 17 për qind më shumë se koalicioni që ai udhëhoqi dhe që mbetet e hapur për bashkëpunim, për mirëkuptim, por që kurrë nuk mund të bëjë një pazar të tillë,sepse kjo do të ishte goditja më palcore që mund t’i jepej sistemit demokratik shqiptar”, tha Berisha, duke shtuar se, tani që fituam lirinë e votës, Edi Rama po përpiqet ta mohojë atë. “Tani që e fituam, kërkohet të na mohohet, kërkohet të na shkelmohet, kërkohet të përçmohet, kërkohet të burgoset. Kjo nuk mund të ndodhë. Dua t’i bëj një pyetje, zotit Rama. Çfarë do të thoshin këta qytetarë, të cilët pritën me kënaqësi 8 majin dhe si qytetarë të përgjegjshëm të kësaj republike shkuan aty për të shprehur bindjet e tyre politike dhe për të parë bindjet e tyre politike të vlerësuar në votë, në qoftë se ne do t’ua hidhnim në kosh këtë vota. Ndodhi që Presidenti i Republikës votoi në një kuti të gabuar, por çfarë do të thoshin qytetarët shqiptarë, në qoftë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të hapte kutinë për të numëruar votën e tij. Ata do të thoshin se, kur këta nuk çajnë kokën për votën e Presidentit, çfarë na mbetet neve. Çfarë do të thoshte bota, kur do të shihte se këtu nuk numërohet vota e Presidentit? Këta janë bizarë, do të thoshte. A nuk do të krijohej një Dushk i dytë, për të cilën u bëmë të famshëm në të gjithë Europën? A nuk do të bëheshim të famshëm edhe për atë që quhet disenfranchise të votave të hedhura? Pra, ky është një proces. Cili mund të jetë qëndrimi tjetër, përveçse qëndrimi mbrapa çdo vote, konkludoi kryeministri, duke garantuar se në mënyrë absolute nuk ka në këtë çështje përveçse një qëllimi të vetëm, çdo votë të numërohet”.

...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 4:28 pm

sipas parshkimeve te huaja votat jane vjedh haptas
dhe nuk njifen keto rezultate te Ristan bashiqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 5:14 pm

sipas parshkimeve te huaja votat jane vjedh haptas
dhe nuk njifen keto rezultate te Ristan bashiqit....tha dedektivi

Por jo nuk eshte ashtu ,ne do te degjojme vendet me te perparuara ne sistemet demokratike ,dhe i pari nder ta eshte AMERIKA dhe i derguari i AMERIKES,tha:

E Premte, 27 Maj 2011
Kontakt Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit - më të mirat në historinë e Shqipërisë Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, me gjithë mosmarrëveshjet e fundit mbi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, vendim që, siç tha ai, do ta marrë Kolegji Zgjedhor. Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantrimen vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke thënë se kjo tregon interesin shqiptarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

“Dua të përshëndes votuesit në Shqipëri jo vetëm për pjesëmarrjen e lartë, por edhe për një proces paqësor votimi. Kjo,- tha Kantrimen, - është fitore e madhe për popullin shqiptar”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit tha se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri:

“Mendoj se këto ishin zgjedhjet më të pastra dhe të drejta që ka parë Shqipëria në historinë e saj. Nuk dua të minimizoj problemet që u shfaqën dhe që vazhdojnë të jenë, por shoh shumë shenja pozitive në mënyrën si u zhvilluan këto zgjedhje”.

Kantrimen tha se secila parti mund të nxjerrë mësime nga kjo përvojë. “Dy partitë e mëdha dolën më mirë në disa zona që e prisnin dhe më keq në disa të tjera. Kjo, më bën të arrij në përfundimin se jeta politike në Shqipëri është e balancuar mes dy forcave të fuqishme. Por në të njëjtën kohë, kjo krijon detyrime për të dy palët për të bashkëpunuar në mënyrë të civilizuar, qoftë përmes debateve publike, parlamentit, apo për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e presin jo vetëm populli shqiptar, por edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja”, tha Kantrimen.

Për çështjen e debatueshme të votave të hedhura në kutitë e gabuara, Kantrimen tha:

“Çështja e votave të hedhura në kuti të gabuara nuk u trajtua siç duhet. Ne thamë që në fillim që rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhen zbatuar në mënyrë të drejtë dhe transparente”.

Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne, tha Kantrimen. Ai shtoi se megjithëse e kupton argumentin e KQZ-së, mendon se ky ai “mund dhe duhej të ishte bërë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv”.

“Dua të vë në dukje se unë nuk po them që vendimi është i paligjshëm. Unë thjesht po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket se nuk është në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore”, tha Kantrimen.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kantrimen tha se tani çështja duhet zgjidhur përmes institucioneve kushtetuese.

Pra, së pari me apelime në KQZ dhe pastaj në Kolegjin Zgjedhor. Ky proces duhet të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe të dy palët duhet të premtojnë se do ta respektojnë rezultatin. Pyetjes nëse kjo mosmarrëveshje pret një zgjidhje politike apo ligjore, Kantrimen ju përgjigj:

“Kur flas për vendime konsensuale, dhe tani flas në emër të Shteteve të Bashkuara, e kam fjalën për një vendim që duhet të ishte marrë brenda KQZ-së para zgjedhjeve, në lidhje me atë se çfarë duhej bërë për fletëvotimet e hedhura në kutitë e gabuara, që ka qenë çështje e lindur që në votimet e mëparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve të përkohshme nga KQZ-ja që nuk u mor në bazën e një konsensusi, prandaj tani kjo është çështje ligjore që i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendosë”.

Ne presim, tha Kantrimen, që Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim të bazuar në ligj, pa presionin e asnjë prej partive. Ky është detyrim ligjor, tha ai.

“Në aspektin politik, ne presim që të dy palët të shmangin kërcënimet për demonstrata dhe dhunë nëse nuk u pëlqejnë rezultatet”, tha Kantimen.

Ai tha se nuk është e përgjegjshme të thuhet që përpara, se rezultatet nuk do të pranohen, nëse njëri prej kandidatëve mbetet i pakënaqur. Ne presim tha Kantrimen, që palët të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të tregojnë më shumë bashkëpunim në të gjitha nivelet e pushtetit.

Kantrimen shtoi se perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë do të varet nga mënyra e zgjidhjes së këtij procesi zgjedhor. Ky proces tha ai, duhet zgjidhur përmes mekanizmave ligjore, me dinjitet dhe jo me dhunë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 5:21 pm

PINION
Fantazma e çrregullimit që na vjen nga nipëria e diktatorit Hoxha
21-05-2011 / Nga Gani Mehmetaj

Lideri i opozitës shqiptare E. Rama para se të mbylleshin kutitë e votimit bëri me dije se nuk do ta pranonte rezultatin, nëse nuk do të ishte fitues ai. Këtë frymë të tensionit e pati që nga fillimi i fushatës zgjedhore, e vazhdoi edhe gjatë numërimit të votave, duke i dhënë kapak me kushtrimin për turbullira që i ngjanë ftesës për kryengritje popullore. Me të marrë vesh se mund të mos jetë fitues, filloi me instrumentalizimin e jugut të vendit deri të Shkumbini, pastaj nëse do t’i ecë, do të vazhdojë edhe me pjesën tjetër mbi Shkumbin. Janë këto skema të vjetra të majtizmit kriminal dhe qarqeve antishqiptare. Jugu komunist dhe veriu antikomunist, i kultivuar me djallëzi nga diktatori Hoxha vazhdon të mëkohet më shumë fanatizëm nga nipat e tij po aq të djallëzuar.
Fryma majtiste agresive, në kufijtë e arrogancës kriminale, është duke i kushtuar shtrenjtë Shqipërisë. Nipat e Enver Hoxhës kërcëllojnë sërish dhëmbët, duke e rrezikuar paqen në vend dhe qetësinë në kontinent. Një herë kërcënimin e tyre ata e bënë realitet: makthi i vitit 1997 mos u harroftë - luten akoma bashkëkombësit e mi, të cilëve nuk po u hiqet fantazma e kryengritjes komuniste si mallkim. Vlora simbol i pavarësisë e i flamurit, është bërë edhe simbol i kaosit dhe vrasjeve makabre nga nipat e Enver Hoxhës. Nuk lënë gjë të shenjtë ata. Dhe çuditërisht njerëzit që do të duhej të ishin me mend në kokë, në vend se të turpërohen për ato që ndodhen atë vit të mbrapsht 1997, e përsërisin jo rrallë para medieve si mburrje dhe si kërcënim edhe me 2011- kryengritjen e armatosur.
Të mençurit mësojnë nga pësimet e të tjerëve, ndërkaq, ata që nuk shquhen për këtë dhunti natyre, nuk mësojnë as nga pësimet e veta. A po u ngjan kjo gjë edhe bashkëkombësve të mi përtej alpeve shqiptare? Po i dëgjove strukturat socialiste sikur e kanë për mburrje t’ua përmendin bashkëkombësve vitin e mbrapshtë 1997 dhe ta kërcënojnë vendin me të njëjtën skemë rrënimi. Edhe me 21 janar u veprua sipas të njëjtit skenar. Mbase edhe nga të njëjtët njerëz. Dështuan, por shihet se nuk hoqën dorë, nuk u shkurajuan, pavarësisht cili qe preteksti. Një herë qe hapja e kutive, tash është mbyllja e kutive. Janë këto arsye të mjaftueshme për turbullira me pasoja të paparashikuara? Për popullin me mend në kokë, them që nuk janë arsye për turbullira. Madje-madje as për demonstrim paqësor. Secili të shohë punën e vet e institucionet punën e tyre. Por për ata që jetojnë nga turbullirat e kaosi, duket se luten: bëje Zot rrëmujë! Sepse askush nuk i ndëshkoi me 1997, askush nuk i ndëshkoi as me 21 janar 2011. Pse duhet të frikohen tash për ndonjë dackë turinjve.
Përvoja e fqinjve/Nga kush duhej të mësonin historikisht bijtë e shqipes? Nga ata që i kanë më së afërmi. Përcaktimi majtist pas Luftës së Dytë Botërore i pati kushtuar shtrenjtë Greqisë. Lufta civile gati e shthuri këtë shtet, po të mos ishte Britania e Madhe dhe SHBA-të që e nxorën nga bataku. Por prirjen drejt kaosit ende nuk ua shkulën nga mendja helenëve qejfli. Nga ky ndikim dolën zëra sikur Greqia duhet të dalë nga BE-ja! Forca më e madhe opozitare në Shqipëri tash sa kohë është duke bërë përpjekje titanike që ta pengojë Shqipërinë të inkuadrohet në strukturat e BE-së. Sa herë paralajmërohet vizita e ndonjë delegacioni të lartë nga Brukseli, opozita thërret për turbullira, apo bën turbullira që e frikësojnë BE-në. Kush i koordinon dhe kush i urdhëron kaq zi? Sikur të donin, bijtë e shqipes mund të merrnin mësim nga pësimi grek, por ata ia morën më të keqen këtij vendi-tërbimin majtist. Pse Shqipëria e vuan të kaluarën më shumë se të gjitha shtetet ish- komuniste? Ato gati e harruan këtë murtajë, ndërsa shqiptarët janë nda gjysma-gjysma. E para, sepse forcat komuniste në Shqipëri për dallim nga i gjithë blloku komunist, nuk u transformuan fare, vetëm emër ndërruan-nga Partia Komuniste u bënë Partia Socialiste, ndërsa trashëguan të gjithë njerëzit, infrastrukturën, gazetat e kapitalin. E dyta, vetëm në Shqipëri nuk kaloi ligji për dënimin e krimeve komuniste, megjithëse krimet komuniste qenë më të frikshmet në kontinent. E treta, derisa në ish-bllokun komunist kasta e vjetër u tërhoq paqësisht e vetëdijshme se koha e tyre perëndoi, në Shqipëri kasta e vjetër mori të gjitha postet kyçe dhe u bë kërcënim i frikshëm i demokracisë. E katërta, rruga, dhuna dhe rebelimi për çdo gjë dhe në çdo situatë të pavolitshme për ta i bëri të imponohen para faktorit të brendshëm dhe para atij ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar e përfill forcën e brendshme të një shteti për hir të qetësisë së vet. Për këto arsye dhe të tjera fatkeqësia e komunizmit po e ndjek si mallkim Shqipërinë edhe sot e kësaj dite. Ndikimi i fuqishëm i kësaj rryme është bërë gur që po i fundos, që e rrezikon shtetin e shqiptarëve. Asnjë shtet në rajon dhe në Evropën Lindore nuk u goditë më shumë nga murtaja komuniste se sa Shqipëria. Asnjërin shtet në rajon dhe në Evropë nuk e turpëroi kryengritja e armatosur e komunisteve edhe pasi fitoi demokracia, sikurse kryengritja e vitit 1997 që gati e zhduku shtetin. Dhe kush mund të mburret për këtë krim ndaj institucioneve dhe ndaj kombit? Vetëm kriminelet.
Kushtrimi për kryengritje - në mbrojtje të bashkiakut të skaduar/Rreziku i kryengritjes së armatosur u rri mbi krye shqiptarëve edhe në majin e vitit 2011. Kushtrimin për kryengritje: “në mbrojtje të votave”, përkatësisht në mbroje të E. Ramës e dhanë disa nga krerët e Partisë Socialiste. Pasojat e para të këtij kërcënimi janë mosardhja e delegacionit evropian në Tiranë. Pra, edhe për të vazhduar tratativat për BE. Pasojat tjera pritën, por shpresojmë turbullirat e kaluara të mos përsëritën. Shteti duhet të tregojë vendosmërinë. Me ata që e rrezikojnë vendin nuk bëhen negociata. Po tiransat ku janë? Sepse e gjithë kjo rrëmujë po bëhet për të shaluar Tiranën. Si lejojnë tironsat që fantazmat të qarkullojë lirisht nëpër qytetin e tyre, duke ua rrezikuar jetën, pasurinë dhe të ardhmen. Athua gjërat të jenë ngatërruar aq keq? Qyteti, thonë është ndarë në dysh! Edhe këtu do e bëjmë një digresion historik: askush më shumë se shqiptarët nuk vuajtën nga mizoritë e Perandorisë Turke, por askush sikur shqiptarët nuk e përqafuan më shumë ideologjinë e kësaj perandorie-islamizmin. Këtë gjë bëjnë edhe nipat e Enverit, me ideologjinë majtiste. Pasojat e komunizmit këtu ndjehen më shumë se kudo tjetër. Pesëdhjetë vjet e shkretuan dhe e sterilizuan Tiranën, sollën pinjollët e kastës së tyre, u shtrinë gjithandej, u dhanë privilegjet, u dhanë poste e fuqi, të cilat ata tash kanë frikë se do t’ua marrin, prandaj një pjesë e tyre mbahen shtrengushëm pas flamujve të vjetër punistë dhe pas fantazmave të frikshme. Dhe vazhdojnë të mbajnë në pushtet e në mendësi atë kastë që do të duhej t’i takonte historisë. E tiransat e vjetër ku janë? Sipas “portokallinjve”, tiransat e vjetër kanë mbetë jevgjitë e turko-orientalë, që veç argëtojnë telespektatorët me batuta banale dhe një gjuhë të zvetënuar për probleme banale.
Dhe gjithë kjo përplasje bie mbi qytetarët (të rinj e të vjetër ) të Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë. Deri kur?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 5:23 pm

postimi me lart dhe ky tjetri ,jane per ty o dedektiv,o benjamini e Edvin Kristaq rames

Ministri i Çarçanit, kryeplak i Edi Ramës
31-03-2011 /

Shane Korbeci, njeriu që është marrë me tregtinë dhe kontrabandën e Enver Hoxhës, u shfaq dje tek Komuna e Parisit, pas Edi Ramës, duke treguar se është kryeplaku socialist i lagjes, por edhe përfaqësuesi i Adil Çarçanit tek bashkia e 2011-s. Pyetja është: “A s’u çlirua ende kryeqyteti nga pushteti i TaoTao-s”?

Takimi elektoral i Edi Ramës u zhvillua “gju më gju” me anëtarët e partisë (ndërmarrjes me përgjegjësi të kufizuar) në Njësinë Bashkiake nr.5 në kryeqytet. Në përfundim të rrugës që dikur mbante emrin “Komuna e Parisit” dhe sot mban emrin e ministrit komunist Medar Shtylla, Edi Rama realizoi edhe qëllimin për të cilin kishte shkuar në atë njësi. Duke pasur pranë ndonjë plak, ndonjë të humbur, etj, Edi pasi i kishte shprehur një banori lumturinë se këtej e tutje ai do lëvizte me biçikletë në një rrugë ku as makina nuk ia del dot, doli për të folur fjalët e zakonit. Pas tij qëndronte edhe ish ministri i Tregtisë së Jashtme i viteve 1982-1991, Shane Korbeci. 69 vjeçari ka gjetur rehati në Njësinë Bashkiake nr.5 në kryeqytet që nga maji i vitit 2007, teksa ushtron një detyrë sekretari. Pension më të mbarë sesa ky nuk mund të kishte për një ish ministër të qeverisë së Adil Çarçanit. Ndoshta është harruar 10 dhjetori i vitit 1991, kur Hetuesia e Përgjithshme dhe Prokuroria e Përgjithshme kërkonin heqjen e imunitetit të deputetit të atëhershëm të Tiranës, shokut Shane Korbeci për abuzim me detyrën. Për shumë vite emri i Korbecit ngeli në harresë derisa në fillim të viteve 2000, ai u aktivizua në qarqet socialiste për shkak të ndërhyrjes së një deputeteve socialiste. Tashmë e shohim edhe më qartë se me çfarë figurash do përfaqësohet Edi Rama në fushatën e tij të këtij viti, se çfarë do të premtojë ai kur s’ka ç’të thotë më. Jo më kot ish ministri i qeverisë Çarçani ishte në krah të Edi Ramës. Të dy përfaqësojnë një ideal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 5:44 pm

Një lojë kriminale me votat e së djathtës
Transmetuar me: e Premte, 27 Maj 2011 09:55
Nga Mira kondi

Ka ndodhur një tjetër fenomen i shëmtuar me zgjedhjet. Një drejtues i lartë i Lëvizjes së Legalitetit më tregonte para disa ditësh se si përfaqësuesit e LSI në grupin e numërimit kishin “fshirë” për llogari të tyre gjithë votat e partisë së tij në një njësi të Tiranës. Kjo kish ndodhur pak a shumë dhe me partitë e tjera të vogla të koalicionit të djathtë. Numëruesit e PD dhe LSI kishin një marrëveshje të heshtur që votat e partive të vogla të numëroheshin si vota të LSI. Në këtë direktivë të heshtur, por shumë racionale që arriti të funksiononte, duket se janë grabitur dhe vetë vota të PD-së, e cila shihet qartë se ka një rënie të numrit të votuese krahasuar me vitin 2007, ndërkohë që po të llogarisim marshin normal të rritjes duhet të kishte së paku nja 15 mijë vota më shumë.

Po përse e ka stimuluar Sali Berisha rritjen artificiale të votave për këshilltarë të LSI në kurriz të partive të tjera të djathta?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, ktheni kokën pas dhe shikoni përse Sali Berisha importoi votues nga lagje të tjera të fshatit Marqinet në Vorë, për të votuar tek qendra e votimit në Gërdec, me qëllim që aty PD të dilte fituese. I fiksuar pas idesë se çdo krim në politikë pastrohet me mjete politike dhe jo me mekanizma ligjorë, Sali Berisha ishte i vendosur që tu demonstronte shqiptarëve se krimi i Gërdecit, i cili mori 26 jetë njerëzish për shkak të historisë së biznesit të djalit të tij, ishte pastruar nga vetë banorët e Gërdecit. Ju desh të investonte diçka simbolike për këtë, të thërriste 30 votues qyqarë nga një lagje tjetër të votonin aty në atë shkollë ku mungonin disa nxënës për shkak të tragjedisë dhe ‘të pastrohej’. E njëjta histori i ndodhi me Ilir Metën. Ish-zëvendëskryeministri, i cili nga dita në ditë mund të përfundojë në qeli, duhej doemos të votëbesohej me vota artificiale në Tiranë, por dhe ku të mundte më tej në Shqipëri. Në garat diskrete ku ata përfaqësuan koalicionin, dhe ku votat numëroheshin nga të dy palët, ata dështuan keq. Shqiptarët votuan thuajse kundër çdo kandidati të rëndësishëm të LSI –PD në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ajo është vota reale “në lule të ballit” që shqiptarët i dhanë Ilir Metës dhe bashkëpunimit të tij me Sali Berishën. Ajo është vota cilësore politike që shqiptarët dhanë kundër aktit të shëmtuar të plaçkitjes së Shqipërisë nga kjo dyshe. Për shkak të atij akti, kjo dyshe ka humbur tre të katërtat e territorit të Shqipërisë, pasi zgjedhjet lokale maten pikërisht me votat që shqiptarët u japin kandidatëve që do t’i qeverisin.

Por në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha, Berisha ka vënë në funksionim një Dushk të brendshëm në favor të Ilir Metës, pikërisht për të mbajtur në lojë artificialisht LSI dhe për të përsëritur kauzën e Gërdecit, e cila ilustron idenë se shqiptarët po i vrave dhe po i vodhe të japin dhe votën. Kjo është dhe një nga objektivat fyese të vjedhjes së votave më 8 Maj. Bile ky objektiv është më i ndyrë dhe se sa vetë grabitja e pushtetit siç po tenton Lulëzim Basha në Tiranë. Duke tentuar të shtojnë artificialisht votat e LSI duke ua marrë ato LZHK, Lëvizjes së Legalitetit, partive agrare apo ambientaliste, si dhe fraksioneve të tjera të partive që vijnë nga persekutimi komunist si Balli Kombëtar, Berisha dhe Meta përveçse kanë poshtëruar koalicionin e tyre formal, kanë synuar të pastrojnë një histori të ndyrë korrupsioni, pas së cilës askush në botë nuk do të kishte tentuar më të konkurronte në politikë.

E vërteta është se shumë nga partitë e vogla të koalicionit të Berishës janë të pafuqishme të ngrenë zërin kundër tij në këto momente, pasi janë nën presionin e mbijetesës nga thërrimet e pushtetit. Por ky proces votimi ka nevojë për një hetim real edhe për këto vota të devijuara dhe të lexuara qëllimisht gabim për të fryrë votat fiktive të një grupimi politik me damkë kriminale për shqiptarët. Në koshiencën politike të Sali Berishës, që nuk ka dalë kurrë para drejtësisë, rri ndezur gjithmonë një shqisë e cila tenton të pastrojë historinë e tij poltikisht. Meqë vrau në Gërdec për shkak të djalit të tij dhe shqiptarët e urryen, ai sajoi gjithçka për një kuti të mjerë votimi aty që të shpallej i larë dhe si fitues në Gërdec. Meqë bashkëpunëtori i tij kryesor në këtë qeveri u kap duke vjedhur para syve të miliona shqiptarëve, ai po bën gjithçka ta pastrojë politikisht duke fyer shqiptarët, të cilët të dyfishokan votat nëse ti kapesh duke vjedhur. Meqë Lulëzim Basha vrau më 21 Janar edhe në emër të pushtetit të familjes së tij, ai është gati të fusë Shqipërinë në luftë për t’i dhënë atij mandatin në tavolinë. Ky është politikani i parë në historinë e këtij vendi, por druaj se dhe në botë, që po përpiqet t’i thotë popullit të vet se sa më shumë të vrasësh dhe sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë votohesh. Natyrisht ky është një mesazh i trukuar, një mesazh fallco, që vjen nga trukimi i zgjedhjeve dhe futja e duarve në to, por Sali Berisha e ka betejë të jetës së tij t’i japë legjitimitet krimit të vrasjes dhe vjedhjes përmes krimit të prekjes së votës.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 6:48 pm

Rama i dhuron Ivanov Çelsin e Tiranës


PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 18-celesi4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, priti sot Presidentin maqedonas, Georgie Ivanov. Pas një bisede që ka zgjatur rreth 30 minuta, Rama i dorëzoi presidentit të Maqedonisë, çelësin e qytetit të Tiranës, një simbol që i dhurohet të gjithë njerëzve të njohur që vizitojnë Bashkinë e Tiranës. Kjo ishte dita

e dytë e vizitës së Presidentit maqedonas, Ivanov, në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Ivanov pati takime me homologun Topi, gjatë së cilës u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet dy Qeverive në kuadër të proçesit të aderimit në BE, me kryeministrin Sali Berisha, si dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë vizita e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, në Tiranë, do të mbyllet me një takim me minoritetin maqedonas që jeton në Shqipëri.


p.s. Ivanovi per shqiptaret e Maqedonise eshte nje armik i vjeter !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 6:56 pm

nje qels e bejakan baraz me detin me tiranen
ai sala ka mik fazliqin thote haptas dhe jep tiranen
fale toka shqiptare ,ka lejue mishkoviqin 1200 vetesherbime ti hap ne shqiperi
lejojne anastallosin te udheheq kishen shqiptare
lejon te gjitha bankat greke te udhehiqen nga greket
lejon shkavin ne mejdis te shkodres e tirane e etj
lejon grekut te gjitha ekonomin lejon qytete e tj
dhe su ba nami e per ramen nje qeles qe eshte normale per nje regjisore apo kengetare
jeni humb nga mendja o djem te ri e djem agjami,hajdi ne mend sa sehste bere vone se sala shkurt e ka ,kurre zanin skeni me ja ni ma...ne politik..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 7:01 pm

Ku i lejon grekut , me cka e argumentove ti deri me sot qe ashtu eshte ?
Asnje nga komentet e tuja ske argumentuar asgje deri me tani , po pusho pak me mire per ty se je lodhur e nuk je tu e pa ..
Edhe ke fillu me mu be i dyshimt te them te verteten , nje atdhetar nuk e perkrah Kristaqin e sidomos nje Kosovare , edhe ata qe e nuk duan Saliun ne Kosove perseri nuk e perkrahun Ramen pervetem se TI .!

Nje grekofil , psikopat , pedofil , antishqiptare qe nuk la sllave te keq pa e be qytetar nderi ne Tirane , asij si Rama te perkrahu edhe per ate me sulmon ti ?
A je ne veti o djalo , a kush je ti ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptyFri May 27, 2011 8:07 pm

qaq dini ,dhe kuptoni ,se ju kan terru syte ne perkrahje te miqve serbe grek
a sja fali detin e socialistet e mbrojten me kushtetute ja rrezun poshte dhe ky prap mundohet te beje ate pune.
a nuk udheheqin greket ne shume qytete
a nuk e ka shite ekonomine grekeve sa banka greke ka ne shqiperi
a sja ka dhene me mija ektare toke fazliqit dhe thote se e ka mik te mire shkaun
a sishte kunder uck-se
a este ky basha qe i ka dhene shenimet unmikut kunder uck-se me vajzen e sale komunistit
a ishte kunder uck-se ky dhe mbronte udbashet
etje etj..
i dyshimte jeni ju qe dihet se kushe perkrahe salen vetem udbashet titiste komuniste te kosoves dhe djemt e bijat etyre.
ah qudi perralla po na tregon,sala me dhune mban pushtetin.


perkrahe edhe milloshin
une perkrahi vetem ata qe mbrojne shqiperine nga greku e shkau dhe ata qe e mbrojten detin dhe tokat shqiptare dhe i ndihmuan uck-se
tung!

levizja per shpetimin kombetare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptySat May 28, 2011 1:22 am

Nje grekofil , psikopat , pedofil , antishqiptare qe nuk la sllave te keq pa e be qytetar nderi ne Tirane , asij si Rama te perkrahu edhe per ate me sulmon ti ?
A je ne veti o djalo , a kush je ti ?
sigurisht qe nuk eshte ne rregull,eshte i droguar nga demagogu i pashoq dhe i degjeneruari,krimineli pervers,EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptySat May 28, 2011 7:22 pm

Doktorit i ka ikur truri,po mendon qe një popull prej 3.7 milion te na genjen me mashtrime dhe hajni.Doktori e din shumë mirë qe mbas ikjes nga pushteti,se qka e gjenë.Tashë ka mbetur pa lekë,se ka shpenzuar per fushat dhe donë ta shesë te teren qka i takon pronë Shtetrore,po kushë vjen dhe investon nga jashtë,per derisa te jeshë ne qeveri o Salo.Po mendon ti mashtron Shqiptaret si në 97-.Doktori do ti takojë të kalurës,me gjithë njerzit qe i ka per rrethë dhe ata qe e mbeshtesin.TURP TURPI QOFT MBI TA......))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptySat May 28, 2011 8:49 pm

Ajtyresa: PD-ja humbi, por Saliu vodhi
28.05.2011, ora 19:06




“Sali Berisha tregoi që është ai orkestruesi i kanibalizmit elektoral në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.

Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ajtyresa tha se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra jo me fjalë.

“Shifrat u treguan shqiptarëve se çfarë kanë bërë Saliu e Ristani për të përmbysur rezultatin në tavolinë, pasi numërimi nxori humbës Saliun në sytë e miliona shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtarë. Të harrojë Saliu se mund ta gëlltis Shqipëria e bota demokratike gjellën e pistë të tavolinës së Ristanit. Ka humbur zgjedhjet po edhe standardet. Këtë turp s’mund ta mbulojë as ta ndajë më askënd, është turpi i tij dhe i qeverisë së tij”, tha Ajtyresa. /albeu.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 EmptySat May 28, 2011 8:52 pm

Thirrjet per revolta, Brukseli, "shuplake" Edi Rames
Ne pritje te nje vendimi nga Kolegji Zgjedhor ne lidhje me rezultatin per Bashkine e Tiranes, Kryetari i Delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Jug-Lindore, Eduard Kukan, tha dje nga Brukseli se ky kolegj duhet te marre vendime te pa ndikuara nga politika. Nderkohe qe tha se nese nevojitet, mund te merret edhe asistenca e Komisionit te Venecias per kete ceshtje. Nga ana tjeter, Kukan u shpreh teper kritik, ndaj thirrjeve te kreut te opozites per protesta ne rast te mos fitores te tij ne zgjedhje. Sipas tij, nuk eshte nje qendrim i mencur politik te besh deklarata per ultimatume, apo paralajmerime per "mosbindje qytetare". Kukan u shpreh ne intervisten dje me radio DW, se "te besh deklarata se une jam fituesi dhe nese jo, do te organizosh protesta dhe demonstrata, nuk eshte perqasja e duhur politike"

Zoti Kukan, a ka garanci qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor per fituesin e zgjedhjeve bashkiake ne Tirane, te jete profesional dhe i pavarur nga ndikimi i politikes? Drejtesia e kapur nga politika eshte nje nga mangesite e sistemit demokratik ne Shqiperi, e vene ne dukje ne Progres Raportet e KE. Po tani si mendoni se duhet te veproje Kolegji Zgjedhor?

Eksperte ligjore dhe eksperte te Kolegjit Zgjedhor, duhet te marrin vendime te mbeshtetura ne ligj dhe nese ata kane paqartesira, mund t'u drejtohen institucioneve nderkombetare, ndofta Komisionit te Venecias, qe ka profesioniste te vertete. Ne po i bejme thirrje ketij Kolegji, te ndjeke procedura profesionale, transparente dhe te marre vendime te pavarura nga politika. Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fuele, dolen me nje deklarate te perbashket ne fillim te kesaj jave, ku u kerkuan partive vetepermbajtje, pasi procesi zgjedhor nuk ka perfunduar dhe Kolegji Zgjedhor pritet te marre vendimet e tij. Mendoj qe institucionet nderkombetare mund te ndihmojne ne garantimin e marrjes se vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime qe duhet te jene ne perputhje me ligjin dhe te pavarura.

Si do ta karakterizonit situaten politike ne Shqiperi? Ju ishit ne krye te delegacionit te Parlamentit Europian, qe vezhgoi se si shkoi dita e zgjedhjeve, 8 Maji dhe sapo keni raportuar ne Komisionin e Politikes se Jashtme te ketij Parlamenti gjetjet dhe pershtypjet tuaja?

Pershtypja e delegacionit te Parlamentit Europian per diten e zgjedhjeve, 8 majin, ishte qe ajo shkoi ne pergjithesi mire, qete, pati disa parregullsi, por jo te ndonje rendesie dramatike. Zhvillimet, qe pasuan diten e zgjedhjeve, krijuan probleme vetem ne Tirane, pasi si ne pjese te tjera te vendit keto probleme nuk u shfaqen. Ato u krijuan, kur KQZ mori vendimin qe te perfshinte ne numerimin e votave edhe ato flete votimi te hedhura gabimisht jo ne kutine e votimit per kryetarin e bashkise, po ne kuti te tjera. Opozita e kundershtoi kete vendim te KQZ-se, duke organizuar protesta dhe demonstrata. Vendimi i KQZ preku integritetin e procesit zgjedhor. Shkurt, situata aktuale ne Shqiperi eshte e ngjashme me ate te pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Them keshtu, pasi ne thelbin e kesaj situate, te krijuar pas dites se votimeve, qendron perseri mungesa e vullnetit politik, apo paaftesia e drejtuesve politike, per t'u perfshire ne nje dialog te vertete, per te gjetur zgjidhje konsensuale te situates, per te kapercyer diferencat ne qendrime dhe arritur kompromisin, marreveshjen qe mund te siguroje funksionimin e institucioneve demokratike. Procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende, por zhvillimet post- elektorale tregojne se ka mosmarreveshje te thella mes partive politike, te cilat shkaktojne tensione te larta politike dhe cojne ne kercenimin nga ana e opozites per te bojkotuar perseri aktivitetet e parlamentit, gje qe nuk eshte normale ne nje shoqeri demokratike, e cila duhet te mbaje gjalle dialogun e vertete politik dhe t' i zgjidhe problemet permes tij.

Zgjedhjet lokale te 8 Majit jane pare nga BE si testi kryesor, qe do te tregoje progresin, apo stanjacionin ne ecurine demokratike te Shqiperise. Situata, qe sapo pershkruat, krijon idene se ky test nuk u kapercye. Sa e demton prishja e integritetit te procesit zgjedhor procesin e integrimit europian te Shqiperise?

Shume seriozisht dhe me pergjegjesi them qe e demton shume Shqiperine dhe sidomos demton rende interesat e njerezve.

A i druheni opsionit te destabilizimit te vendit, radikazimit te situates, permes mosnjohjes se institucioneve dhe pershkallezimit te protestave te opozites ne nivel kombetar?

Nuk eshte nje qendrim i mencur politik te besh deklarata per ultimatume, apo paralajmerime per "mosbindje qytetare". Keto deklarata dhe paralajmerime nuk jane ne linje me vetepermbajtjen, qe Baronesha Ashton dhe komisioneri Fuele u kerkuan partive politike te Tiranes. Te besh deklarata se une jam fituesi dhe nese jo, do te organizosh protesta dhe demonstrata, mendoj se nuk eshte perqasja e duhur politike.

Cfare shpresash keni qe kjo te mos ndodhe dhe situata te normalizohet?

Politikanet nuk mund te shprehin shpresa. Shpresa eshte nje nocion shume abstrakt. Pres qe politikanet e Tiranes te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe ne interes te vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
 Similar topics
-
» NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» UNE EDI RAMA JAM NGA TETOVA KERKOJ POST ADMINI OSE MODERATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: