Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
+9
Femi Halimi
fatlum
Medalim
arberia
xhiti
xhema
BashKom
Driniiiii
Atdhetari
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 14  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Mar 28, 2011 11:27 pm

hahahahaha...po ta ka qefi mund te shkosh edhe ne serbi hahahahaaha ,ty po te presin Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Mar 28, 2011 11:33 pm

OPINION


Pse Zhan Darka e Ramës është në turrën e shkurreve?
28-03-2011 / Nga Shqipe Xoxi

Pa shih, pa shih! Në një intervistë “shqip”, Megi Ajtyresa pretendon jo pak ngjitje në karrierë, por të jetë mishërimi i Zhan D’arkës në mesjetën e mbretërinë socialiste. Ajo thotë në një intervistë të së dielës në një të përditshme se “të qenët tip Zhan Dark në kohët moderne nuk e di sa vlen”, më pas shton se “nuk më pëlqen të bëhem Zhan Dark i kohëve moderne, por të gjithë shqiptarët e kanë jetuar këtë tranzicion të tejzgjatur dhe nuk mendoj se duan të vazhdojnë ta jetojnë në të njëjtën mënyrë”.
Mirëpo Megi Ajtyresa s’e ditka parimin matematikor se dy mohime bëjnë një pohim. Bile një pohim goxha të fortë për nga krahasimi. Gjithsesi ishte hera e parë që lexoja mendimet e vyera të Megit të Ramës, kësaj vajze shkodrane që më shumë se kushdo tjetër është përdorur për të thënë aq shumë banalitete kohët e fundit për shtyp. Megjithëse është mosha, si vajzë e re shtysa për folur sa më shumë e pa menduar është natyrale. Edhe pse diçka të bie në sy kur lexon intervistën. Në intervistën e Megit të Ramës nuk reshtet së thëni: “isha”… “isha një vajzë mjaft e re, e mbushur me pasione, ëndrra dhe dëshira”, “Gjithçka filloi nga vetja, ndihesha një e re në mes të Europës”, “Si e re isha mjaft idealiste”.
E kaluara e së tashmes për Megin është e pranishme. Mirëpo cilido që nuk e njeh Megin dhe lexon për herë të parë që ajo shprehet: se kur “isha e re”, shpejt do të mendonte se ajo është një nga ato gratë e vjetra të PS-së, që ka tërhequr lëkurën me liftingje të ndryshme dhe futur silikon gjoksit e botox buzëve për të qenë në treg.
Sakaq Megi është shumë e re nga ana biologjike, edhe pse asaj i duket vetja e vjetër në frazeologjinë që shpreh. Ndofta është e njëjta sindromë që kap xixëllonjat e semaforëve, që edhe pse janë vetëm 27-28 vjeç për tregun e zi të mishit të bardhë duken të vjetra, edhe pse s’jemi të sigurtë për diagnozën. Gjithsesi, larg o zot të mendojmë diçka të tillë për Megin, sepse vjetërsia e saj vjen më shumë nga pakënaqësia e të mos qënit prima-donna në Partinë Socialiste. Të tjera femra e zotërojnë zemrën e shefit.
Gjithashtu në intervistë zbulohet diçka që të lë pa frymë: ajo nuk është socialiste, por një tjetër arriviste makiavelike e ardhur në Tiranë për t’ju larguar mediokritetit të periferisë kulturore. Ka shumë në Partinë Socialiste që s’janë socialistë - edhe pse s’e thonë, të gjithë e dinë. Kurse Megi është një prerje tjetër. Është e pa(fytyrë)komplekse për nga natyra. Ja si thotë me gojën e saj: “Unë u bëra pjesë e një partie duke e parë partinë si mjeti për të arritur qëllimin. Por për të arritur qëllimin duhet të ketë një grup pune, i cili ka të njëjtat qëllime me ty dhe unë këtë e gjeta te Partia Socialiste me një fytyrë të re”. Natyrisht qëllimet e saj, për çfarëdo qofshin ato, nuk kanë të bëjnë me politikën e majtë, pasi ajo i është e devotshme dhe besnike vetëm një njeriu - Edi Ramës - që socialist s’ka qenë asnjë ditë. Përkundrazi ka qenë ndër të parët që ka kërkuar teserën e PD-së. Të shkuara të harrura, për të gjithë. Ndërkaq pa pikë turpi, Megi e thotë fare ashiqare se nuk i pëlqen sesi përfaqësohet Partia Socialiste: “Niveli i Parlamentit sot është për të të ardhur keq”. Natyrisht këto mendime janë të mentori ose të tutorit të saj, Rama, që s’janë në Parlament. Bile shkon deri aty sa thotë “fajin e ka Saliu”. “Berisha si individ jashtë politikës nuk përbën asnjë lloj interesi, por Berishës në kontekstin politik sigurisht që do t’i referohemi, sigurisht asnjëherë në kontekstin individual ashtu si rëndom bën
Partia Demokratike”.
Mirëpo a nuk është referim individual kur Partia Socialiste me tellallët e saj përgojon dhe shpif me familjen e Kryeministrit? Sigurisht që po. Ndonëse Megi i Ramës, si një soprano edviniske, harron se është njëra prej të shumtave në ingranazhin politik të opozitës kundër qeverisë Berisha. Edhe ajo si Zhan D’arka në Mesjetë ka dëgjuar zërat nga lart, të njëjtët zëra që dikur dëgjonte edhe Rama para do kohësh. Zhan D’arka e Ramës, Megi është në turrën e shkurreve, pasi është gjendur në majë të forumeve të një partie, pa asnjë ditë kontribut real nëpër seksione të forumeve rinore. Por është katapultuar në politikan e kategorisë superiore për arsyen e vetme se mbulon kuotën rozë të Partisë, si kusht për të qenë arnimi imazhor i një udhëheqësi që me seksin tjetër ose ndryshe, ka një sërë aksidentesh me pasoja frakturash, çmendinash dhe presionesh psikologjike. Shpresojmë që Megi mos të hyjë në palmaresin e këtyre dhunimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 9:46 am

Gjinushi:"Kandidatet, plotesuam orekset e PS"
Qamil Xhani
Aleati i Partise Socialiste, Skender Gjinushi shpreh hapur qejfmbetjet per ndarjen e zonave elektorale qe Partia Socialiste beri me anetaret e koalicionit. Kryetari i Partise Social Demokrate tha dje se aleatet plotesuan ne keto zgjedhje oreksin e PS-se per te pasur pjesen me te madhe te te gjitha zonave ne vend. Gjinushi le te kuptohet se koalicioni do te zhvilloje nje beteje individuale, pasi aleatet kane hapesira vetem ne kandidatet e keshillave te bashkive dhe te komunave dhe jo ne postet kryesore. "Pa hollesira, keshtu u vendos, ne do bejme lojen tone, do te bejme fushaten tone pasi keto zgjedhje lokale kane nje rotacion te vecante dhe PSD-ja do te luftoje te rrise perfaqesimin e saj. PSD-ja, zgjedhjet lokale i shikon vetem si nje trampoline per te kaluar ne zgjedhje te parakohshme, sepse as pushteti lokal as ai qendror nuk mund te funksionojne me kete qeveri. Meqe kemi kete qendrim i kemi hapur rruge orekseve te PS-se per kryetar komunash dhe bashkish", tha dje Gjinushi. Kreu i PSD-se ka theksuar se kjo force politike do te perpiqet te kete sa me shume perfaqesues te Keshillave Bashkiak. "Gjithnje partite e medha kane tendencen te terheqin nga vetja. Megjithate ne nuk e kemi pasur kete qellim ne vetvete dhe meqe kryetaret lidhen me drejtperdrejte me karrigen dhe populli thote qe partite luftojne per karrige, atehere ne kete radhe po luftojme me shume per keshilltare te cilet i kane karriget ne seri, jo keshtu personale" tha Gjinushi. Kreu i PSD-se ka shprehur rezerva dhe per menyren e te berit te opozite nga Partia Socialiste. Ai ka rikonfirmuar dhe nje here se e majta duhet te kete nje qendrim me te ashper ndaj mazhorances dhe nuk duhet te beje gabime duke toleruar. "Ne jemi per nje opozite me te forte, me te qendrueshme dhe me me dinjitet dhe pa toleranca te patolerueshme sic bejne disa ne Partine Socialiste", tha dje Gjinushi. Ne deklaraten e dhene per mediat vizive, Gjinushi ka komentuar dhe afrimin e Partise Demokristiane dhe lenien e disa njesive kesaj partie nga ana e PS-se. Gjinushi ka theksuar se "eshte normale qe nje aleatet i ri te mbahet mire". Ndersa ka shtuar se afrimi i PDK-se dhe lenia e disa zonave ka si qellim afrimin e elektoratit te zhgenjyer nga Partia Demokratike. Rezerva per ndarjen e zonave zgjedhore kane shprehur edhe aleatet e tjere te Partise Socialiste. Nderkohe qe bie ne sy fakti se ne listen e kandidateve te Partise Socialiste asnje prej aleateve nuk eshte lene te garoje ne bashkite kryesore. Ndersa kane marre vetem nje numer minimal komunash.


Eh kjo eshte politika e Edvin Kristaq Rames,po une ishalla i pafsha me parruke,keta te majte destruktive qe kemi ne.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 12:21 pm

Veq perpara drejt fitores alenca opozitare te largojme kete kriminel psikopat komuniste tradhtare bandit pro serbe e grek sali Sllobodanka berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 2:27 pm

Sad ...me vjen shume keq qe ke kete arsyetim ........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 2:40 pm

Veq perpara drejt fitores alenca opozitare te largojme kete kriminel psikopat komuniste tradhtare bandit pro serbe e grek sali Sllobodanka berisha-shkruajti dedektivi.

Por ti dedektiv shiko se kush jane miqte e tu ,lexoje kete,lexoje

Ministri i Çarçanit, kryeplak i Edi Ramës
31-03-2011 / Gazeta 55


Shane Korbeci, njeriu që është marrë me tregtinë dhe kontrabandën e Enver Hoxhës, u shfaq dje tek Komuna e Parisit, pas Edi Ramës, duke treguar se është kryeplaku socialist i lagjes, por edhe përfaqësuesi i Adil Çarçanit tek bashkia e 2011-s. Pyetja është: “A s’u çlirua ende kryeqyteti nga pushteti i TaoTao-s”?

Takimi elektoral i Edi Ramës u zhvillua “gju më gju” me anëtarët e partisë (ndërmarrjes me përgjegjësi të kufizuar) në Njësinë Bashkiake nr.5 në kryeqytet. Në përfundim të rrugës që dikur mbante emrin “Komuna e Parisit” dhe sot mban emrin e ministrit komunist Medar Shtylla, Edi Rama realizoi edhe qëllimin për të cilin kishte shkuar në atë njësi. Duke pasur pranë ndonjë plak, ndonjë të humbur, etj, Edi pasi i kishte shprehur një banori lumturinë se këtej e tutje ai do lëvizte me biçikletë në një rrugë ku as makina nuk ia del dot, doli për të folur fjalët e zakonit. Pas tij qëndronte edhe ish ministri i Tregtisë së Jashtme i viteve 1982-1991, Shane Korbeci. 69 vjeçari ka gjetur rehati në Njësinë Bashkiake nr.5 në kryeqytet që nga maji i vitit 2007, teksa ushtron një detyrë sekretari. Pension më të mbarë sesa ky nuk mund të kishte për një ish ministër të qeverisë së Adil Çarçanit. Ndoshta është harruar 10 dhjetori i vitit 1991, kur Hetuesia e Përgjithshme dhe Prokuroria e Përgjithshme kërkonin heqjen e imunitetit të deputetit të atëhershëm të Tiranës, shokut Shane Korbeci për abuzim me detyrën. Për shumë vite emri i Korbecit ngeli në harresë derisa në fillim të viteve 2000, ai u aktivizua në qarqet socialiste për shkak të ndërhyrjes së një deputeteve socialiste. Tashmë e shohim edhe më qartë se me çfarë figurash do përfaqësohet Edi Rama në fushatën e tij të këtij viti, se çfarë do të premtojë ai kur s’ka ç’të thotë më. Jo më kot ish ministri i qeverisë Çarçani ishte në krah të Edi Ramës. Të dy përfaqësojnë një ideal.



Keta te pelqejne ty me siguri dhe kete po uron ti,por ta harrosh ti dhe ata miqte e tu se ka vdekur ajo kohe ,sot jemi ne vitin 2011 dhe as nam e nishan sdo t'ju mbetet edhe mbeturinave komuniste, qe na rrine neper kembe si ferra te keqia dhe qe do te lexohen nga brezat si nje faqe e zeze,shume e zeze e historise se popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 2:45 pm

S’të paska lezet kandidimi, zoti Rama!
31-03-2011 /

Letra/Shkruan një banor i vjetër i ish-Bllokut komunist

Edi Rama!
Të pashë dje, teksa ecje rrugës “Komuna e Parisit” e bëje sikur e kishe problem për rrugët e Tiranës, të cilën, për hir të së vërtetës, e ke shndërruar në një komunë...
E kuptova.
Problemi yt, që me gjithë tentativën për ta injoruar, nga dje, do të jetë 8 maji.
Afërmendsh...
Kjo nuk është gjë e keqe.
Më në fund, ti, Edi Rama, tentove ta marrësh seriozisht 8 majin.
Suflerët e tu, Eduar Shalësi, apo Lindita Nikolli, nuk arritën deri para ditës së djeshme, me daljet e tyre publike, të tipit “hera ai, herë ajo”, apo “herë të dy bashkë”, të merrnin përsipër, që me lakimin e emrit të Luzim Bashës, të injoronin e shpërfillnin, se gara për zgjedhjet e 8 majit 2011, nuk është për “7 drejtime themelore, 100 masa e 1000 faqe”. Shpatullat e tyre të njoma, nuk arritën të përballonin, konsumimin e tyre publik, në emër të “programit” tuaj virtual. Se para “programit” virtualja për “7 drejtimet themelore, 100 masat e 1000 faqet”, qëndron “programi” i probleme të prekshme e të dukshme të Tiranës, për lulishtet, kopshtet, bile edhe për rrugët e trotuaret e tyre, të cilat duket se i ke “ngrënë”, ashtu sikurse “hëngre” dje, trotuarin e Rrugës “Komuna e Parisit”...
Nuk e di, të ra apo jo në sy, se ajo copë rruge që “përurove” dje te “Komuna e Parisit, nuk kishte as trotuare, por as puseta…
Nejse…
Me daljen tënde dje, paralajmëruese, se punën e punëve të Tiranës, nuk do ia besosh Eduart Shalësit, apo Lindita Nikollit, nuk e di, por se pse mu kujtuan frazat tuaja të vitit 2000 për qytetin (lexo Komunën e Tiranës)...
Atëherë, kishin njëfarë kuptimi e shprese...
Kuptimi e shpresa, ndoshta merrte kuptim nga ngjyrat e fasadave të projektit “kthim në identitet”, me të cilat lyeve ca pallate të vjetra në Tiranë. Por sot, pas 11 vjetësh, ndërsa atyre pallateve që lyeve ti, ju ka dalë boja, boja ju ka dalë edhe premtimeve të tua për Tiranën.
Nuk ke edhe shumë faj. Sepse gjysmën e kohës që ke kaluar në krye të bashkisë, e ke konsumuar, si “i dypunësuar”.
Posti i kryetarit të PS-së, sidomos në opozitë, është i vështirë e i lodhshëm . Në fakt, në këto vite, ku ti je konsumuar si kryetar i PS-së, duket se më shumë e ke vështirësuar vetë këtë “pozitë”, në të cilën, për dreq, se kush të shtiu “trutë e gomarit” dhe të mbylli në një kuti, çuditërisht, sërish virtuale dhe ti, ende deri më sot, nuk ke arritur të artikulosh fjalët magjike “sezam hapu”...
Jo për gjë, por që të dalësh prej andej...
“Ngecja” në atë kuti, të bëri të harrosh, apo të lësh pas dore Tiranën. Rreth 300 ditët e mungesës suaj në bashki (lexo në kuti), pa llogaritur të dielat, gjithsesi, nuk ju ka penguar, me gjithë devotshmërinë e djeshme për të përuruar një rrugë pa trotuare e pa puseta, që ti ndërprisnin vendit, një rrugë edhe më të rëndësishme, atë të integrimit. Nga kutia, ku ju ende i njihni vetes të drejtën të mos dilni prej andej, gjithsesi nuk keni reshtur, që nëpërmjet tentativës së marrjes peng të e progresit të Shqipërisë, ti ndërprisnin asaj një rrugë, shumë më të rëndësishme, se sa ajo që përurove dje. Fjala është, në qoftë se nuk e ke kuptuar, për rrugën e integrimit e të liberalizimit të vizave..., të cilën gjithsesi, me gjithë investimin madh, nuk arrite ta ndërpresësh.
... E pra, të shëtisje rrugëve e të bëje sikur shqetësoheshe dje për qytetarët, kuptova veç një gjë, angushtinë që më vjen nga zgjedhjet...
S’të paska lezet kandidimi, zoti Rama...!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 1:48 pm

keta jane me te mire se sala sllobodanka ......
keta nuk falen det e toke fazliqit e greqise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 9:26 pm

OPINION
Sojzezat, alternativa e vetme elektorale e Edvinit
01-04-2011 / Redaksionale

Tirana viti Zero. Është tentativa e parafundit e Edi Ramës për t’u prezantuar si ai i një dekade më parë. I ri, i freskët, me vath në vesh, me thonj të paprerë, me brekushe ylberiste, që premtonte fasada të reja dhe rikthim në identitet. Mirëpo shpresa zgjati vetëm për një moment: të gjithë së bashku përballë horizontit të luftës elektorale.
Edi Rama dhe fotokopja bardhë e zi e tij, Edi Shalësi bën sefte në rrugët e Tiranës për të thënë se për gjithçka fajin e ka Saliu. Është ai rrufepritësi i makinerisë së baltës. Për të gjitha punët e pabëra nga Edi dhe shtojca patetike e tij, që prej 11 vitesh fajin na e paska Saliu. Sidomos kur cilësia e jetës në Tiranë është në pikën më të ulët të saj. Kryebashkiaku në detyrë, edhe për një muaj tjetër, ishte në Komunën e Parisit, ku përuroi 79 metra rrugë, duke u hequr trotuarin banorëve, për t’i gënjyer sërish me ca lopata asfalt. Për të gjithë këto metra rrugë, Rama tha ne po i shtrojmë se “qeveria ditët e numëruara i ka”. Qesharake deri në fund. Kurse alter-egoja e Ramës, Edi Shalësi në rrugën e “Kavajës” për t’u kruajtur me kandidatin e maxhorancës, Lulëzim Basha.
Kuptohet vetiu se Rama është në hall të madh sepse është i paqartë në fokusimin e strategjisë elektorale, pasi një lufte e gjithanshme politike ka padijen sesi do ta presin qytetarët kur shohim po të njëjtët njerëz që kandidojnë në bashkitë e mëdha, në të cilën socialistët paraqiten me njerëz të konsumuar, pa energji të reja dhe me zgjidhje të reja për problemet sistematike të qyteteve. Po të shohësh ri-kandidimet e PS-së të gjithë janë pa vizion për qytetet që përfaqësojnë sepse forca shtytëse u mungon qysh në qelizën e parë. Betonizimi është filozofia e tyre, prandaj rikandidon Edi Rama në Tiranë, Vangjush Dako në Durrës dhe Shpëtim Gjika në Vlorë e Flamur Bime në Gjirokastër. Në këto qytete me drejtues socialistë gjithçka është po e njëjta e katër viteve më parë, pasi investimet në përmirësimin e infrastrukturës, të kulturës qytetare, të bibliotekave dhe kinemave janë po ato të vjetrat.
Sakaq po ty pyesësh sot këta kryebashkiakë të qyteteve të mëdhenj, të gjithë në kor do të thonë fajin e ka patjetër Saliu dhe jo paaftësia e tyre për të krijuar mundësi dhe cilësi në qytetet që administrojnë. Ky kor i mërzitshëm sojzezash ka për qëllim të politizojë të gjitha hallet e njerëzve në një kadencë bashkëtingëlloresh pa kuptim: Faji, Vrasje, Vjedhje. Nuk kanë asnjë ide a projekt për të propozuar, as platformë, as vizion, edhe në qoftë se e kanë gjetur diku një të gatshëm e s’na e kanë thënë, tash po kanë frikë se qytetarët afërmendsh do të pyesin pse s;i kanë bërë këto katër vitet e fundit. Çfarë kanë bërë deri më tani? Edi Rama më shumë se të tjerët ka frikë nga peshimi i punës reale në kryeqytetin që e ka harruar qëkurse është bërë kryetar i Partisë Socialiste. Bile dy vitet e fundit ai s’ka qenë një ditë në zyrën e punës në Bashki, duke munguar kështu në kontratën që ka lidhur me qytetarët e Tiranës, kurse sot paturpësisht vetë-ofrohet si kandidati më i mirë i socialistëve për të katërtën herë. Është ky njeri që në mandatin e parë si fjalëkalim kishte Tiranë, kurse sot ka Saliun. Ndërsa qytetarët ende s’po kuptojnë ç’lidhje ka kryeministri me faktin se Rama s’ka bërë punën e tij në krye të bashkisë.
Sidoqoftë nëse shikoni me vëmendje mediat do të kuptoni se e gjithë bateria mediatike socialiste po përdor sulmin kundrejt kundërshtarit për të mbrojtur karrigen e kryetarllëkun. Duan të mbrojnë “status-quo”-në me sharje dhe jo me propozime të reja. Mjerisht mjafton të shikosh dhe lexosh ca media pranë tyre për të kuptuar se merren me familjen e kundërshtarit, kur familjen e tyre e kanë të shkatërruar. Është fati i fatkeqësisë së Ramës, që pasi ka shkatërruar kaq shumë familje tani do të përdorë goditjet poshtë brezit për të njollosur Lulëzim Bashën. Gjithsesi Basha ka në dorë t’i mbyllë gojët e liga duke heshtur dhe folur për kontratën që ka ndërmend të lidhë me qytetarin. Pikat e kontratash duken të favorshme për të dy palët. Me një llaf Tiranës i duhet një drejtues full-time, me kohë të plotë, që punojë me pasionin e punës dhe detyrës së re, dhe jo një drejtues part-time, me kohë të pjesshme, që kohën më të madhe të ditës e kalon në selinë e partisë Socialiste duke thurur intriga dhe demonstratave për t’u bërë kryeministër dhe jo për t’ju përgjigjur halleve të qytetarëve. Nevoja për një frymë të re ekonomike, kulturore, shoqërore dhe civile është prezent më shumë se kurrë, dhe arsyeja qytetare pavarësisht bindjeve politike do të mbështesë ndryshim që aq shumë i mungon këtij qyteti. Modeli Rama është parakaluar gjithnjë e më shumë nga kërkesa në rritje për një Tiranë ndryshe, më afër parametrave europiane. Oferta Basha për një model të ri ekonomik, kulturor dhe civil të kryeqytetit qëndron. Zgjedhja është në favor të atyre që duan një të ardhme më të mirë se të tashmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 9:33 pm

PS e Sarandes, mesazh Edi Rames: Fajin e ke ti, jo Saliu
Qamil Xhani
E Enjte, 31 Mars 2011

Vendimi i Kryesise se Partise Socialiste per kandidimin e ish-ministrit te Brendshem dhe ish-deputet i PS, Stefan Cipa per kryetar ne Bashkine Sarande ka sjelle dhe reagimet e para te elektoratit socialist ne kete qytet. Argumenti i sjelle nga anetaret e PS-se per kete kandidature lidhet me faktin se ajo nuk ka marre pelqimin e organizatave te selise roze ne baze. Sipas socialisteve sarandjote, Kryesia ka vendosur nje kandidature qe ka mbeshtetjen e drejtuesve te PS-se, ne kohen kur baza e elektoratit kishte mbeshtetur ne masen 70 per qind per kandidate kryetaren e deges se PS-se, Rajmonda Gjoni. Nisur nga vendimet e PS-se, kane ardhur dhe kerkesat ekstreme per drejtuesit lokale. Elektorati i kesaj partie ka kerkuar largimin kryetarit te PS-se ne qytetin e Sarandes, Gjergj Merkuri. Reagime publike dhe me mesazhe drejtuar kryetarit Edi Rama, nen tekstin "Fajin e ke ti, jo Saliu", si dhe deputeteve te PS-se, Qarku Vlore. Zerat protestues jane mbyllur brenda selise roze duke shfaqur zyrtarisht se jane qendrime individuale. Qefmbetejet e elektoratit te majte ne Sarande lidhen dhe me marreveshjen e PS-se dhe Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Kryesia e Partise Socialiste, nuk e perfshiu ne koalicion PBDNJ-ne, por ne nje marreveshje te posacme i la asaj 10 komuna. Nga keto 3 komuna jane nga rrethi i Sarandes. Kjo gje ka sjelle dhe reagimin e socialisteve te bazes, te cilet pretendonin qe te fitonin keto komuna duke i vleresuar si bastione te majta. Deget dhe asamblete e rrethit te PS-se kishin programuar nje sere kandidatesh potenciale, per te fituar mandatet. Ne baze te udhezimeve deget e PS-se kishin nisur dhe punen ne terren per zgjedhjet. Ndersa lenia e zonave te lira per PBDNJ-ne ka demotivuar elektoratin dhe vene ne pikepyetje fushaten e degeve te selise roze ne kete rreth. Kjo situate ne seline e PS-se ne qytetin e Sarandes shikohet si nje nisje jo pozitive e fushates dhe pritet te reflektohet edhe ne rezultatin e 8 majit. Diferenca e votave mes PS dhe PD ne rrethin e Sarandes rezultoi ne zgjedhjet e fundit me 3 mije vota avantazh PS, gje qe e ka bere te lakmueshem kandidimin perballe Edmond Gjokes, i cili rikandidon per te treten here pas dy mandateve si kryetar i bashkise. Kjo ka qene dhe arsyeja se perse nuk jane degjuar rekomandimet e bazes, pasi per kryesine e Partise Socialiste, Saranda cilesohet si nje zone e sigurt per fitoren ne zgjedhjet vendore. Nderkohe qe qefmbejtje ka pasur edhe ne zonat e tjera te vendit, ku nuk jane respektuar kandidaturat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 9:33 pm

Basha: Tramvaj dhe zhvillim te lagjeve

E Premte, 01 Prill 2011

Kandidati i "Aleances per Qytetaret" per kryebashkiak, Lulzim Basha, u ka premtuar dje banoreve te "Kombinatit", te cilet bejne pjese ne minibashkine numer 6, se do te beje gjithcka per permiresimin e jetes se tyre. Nder te tjera, Basha u ka premtuar banoreve se do te ndertoje nje tramvaj, ne menyre qe destinacionet e qytetareve te jene me te shpejta.

Takimi

"Kombinati", kjo lagje e rendesishme e Tiranes, me rreth 60 mije banore, vitet e fundit eshte "larguar" nga kryeqyteti dhe aktualisht gjendet nje ore larg qendres. "Nje ore bejme te shkojme ne Tirane me autobus", i thane banoret dje Lulzim Bashes, kandidatit per kryebashkiak ne Tirane. Lulzim Basha degjoi shume ankesa per transportin dhe i siguroi banoret duke u shpjeguar atyre planin qe ai ka. "Pikat me te largeta do te kene lidhje shume me te mira permes tramvajit, rruges se vet te dedikuar dhe te pavarur nga trafiku", u tha Basha banoreve. Transporti publik eshte nje nga problemet qe ka kjo zone. Sa me thelle te depertosh neper lagje, aq me shume dalin ne siperfaqe mangesite e medha ne infrastrukture. Banoret i treguan Bashes mungesen e pusetave dhe pasojat qe sjell kjo situate. "Ujerat e zeza jane ngado", ankohen banoret. Rruget jane te prishura. Femijet nuk kane ku te luajne. Te moshuarit nuk kane nje hapesire ku te clodhen.

Premtimet

"Do ta bej rrugen, por do ta bej me plan zhvillimi, ku te kete edhe shesh per te luajtur femijet dhe per te kaluar kohen te moshuarit", u angazhua Lulzim Basha gjate takimeve qe pati ne Kombinat me qytetaret. Banesat jane te vjetra dhe ne gjendje te renduar. Banoret i kerkuan Bashes qe te nderhyje. Kandidati per kryebashkiak ne Tirane i garantoi qytetaret se per te gjithe hallet dhe problemet qe ata kane do te kene vemendjen e tij te vazhdueshme kur ai te jete ne krye te bashkise. Dje ishte dita e peste e fushates se kandidatit per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha, ne turin e tij te degjimit te halleve te banoreve dhe ofrimit te zgjidhjeve per problematiken e akumuluar ne vite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptySat Apr 02, 2011 2:27 pm

Berisha përçan shoqërinë shqiptare
Publikuar më 01 prill, 2011 në orën 03:27 ( Para 1 ditë e 9 orëve ) Opinion |


Shoqëria e përçarë Prej mëngjesit të ditës së sotme e deri në mëngjesin e ditës së nesërme, qytetarët shqiptarë mund t'i dëgjojnë në mediat elektronike e mund t'i lexojnë edhe në gazeta disa zyrtarë partiakë e shtetërorë duke folur për pluralizmin politik në Shqipëri (në Kosovë dhe në Maqedoni). Mund t'i dëgjojnë e mund t'i shohin qytetarët këta zyrtarë duke folur e duke u lavdëruar se sa të merituar janë për fillimin, për ndërtimin dhe për rritën cilësore, demokratike të këtij pluralizmi në shoqërinë shqiptare!
Bukur.



Akademik - Rexhep QosjaPor, a mund të quhet shoqëria shqiptare shoqëri, vërtet, pluraliste sot?
Ata që gjërat, dukuritë, zhvillimet në një shoqëri nuk ngurrojnë t'i shohin pa vagëllim, domethënë qartë, drejt, objektivisht, siç janë ato, do të japin këtë përgjigje, të padëshiruar jo vetëm për zyrtarët partiakë e shtetërorë, që aq shumë flasin për pluralizmin në Shqipëri!
Shoqëria shqiptare sot më parë se sa pluraliste mund të quhet shoqëri e përçarë, ngjashëm disa shoqërive të Botës së Tretë dhe të ish vendeve komuniste, që politikologët bashkëkohorë i quajnë shoqëri të përçara.
Pluralizmi në shoqërinë shqiptare - për shkak të konfliktit të pandërprerë midis forcave politike të djathta e të majta - ka degjeneruar në përçarje të kësaj shoqërie.
Është kjo një përgjigje që nuk e dëgjojnë me qejf jo vetëm zyrtarët dhe bashkëmendimtarët e tyre, por as shumë të tjerë, madje, as vetë ata të cilët ato që shohin, ato që dëgjojnë, ato që lexojnë - në përgjithësi njëmendësia e sotme shqiptare, i obligojnë ta japin atë përgjigje.
Mund të thuhet kështu për më shumë arsye.
Mund të thuhet kështu për arsye se fjala përçarje është e mbushur me kuptime të padëshiruara që kanë shtrirje kohore dhe hapësinore.
Mund të thuhet kështu për arsye të bindjes së drejtë se të jesh shoqëri pluraliste është shumë e rëndësishme, shumë e dëshiruar, por të jesh shoqëri e përçarë është shumë e padëshiruar, kur e kur e rrezikshme.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqëria pluraliste është vetvetiu shoqëri demokratike, sado kur më pak e kur më shumë demokratike, ndërsa shoqëria e përçarë, pavarësisht sa e trumbetojnë zyrtarët e ndryshëm demokracinë, nuk mund të jetë shoqëri demokratike.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqërinë pluraliste pashmangshëm e karakterizon kultura politike, ndërsa shoqëria e përçarë,në pjesën më të madhe të kohës, është e privuar prej kulturës politike.
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, mosmarrëveshjet midis forcave politike pashmangshëm do të zgjidhen me kompromis, ndërsa forcat politike në shoqërinë e përçarë nuk e njohin, nuk e pranojnë kompromisin ose e pranojnë vetëm kur janë të detyruara prej faktorëve ndërkombëtarë të cilëve, për t'u mbajtur në pushtet, u thonë siç i tha kryeministri i Shqipërisë të dërguarit të Bashkimit Evropian pas protestave të 21 janarit, Miroslav Lajçak: vetëm më thuaj çka të bëj dhe unë do ta bëj!
Mund të thuhet kështu për arsye se gjithë politikën e forcave politike në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, e përcakton e mira e përgjithshme, shoqërore dhe kombëtare, ndërsa politikën e forcave politike në shoqërinë e përçarë, e përcakton interesi material, ideologjik, fetar a krahinor partiak, grupor, klanor, oligarkik i këtyre forcave politike veç e veç!
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë demokratike, përzgjedhjen e kuadrove politike, të funksionarëve, të deputetëve, e përcaktojnë aftësitë dhe meritat e tyre, kurse në shoqërinë e përçarë, jodemokratike, e përcaktojnë nepotizmi, leverditë vetjake të përzgjedhësve, miqësitë e ndryshme, përkatësitë partiake, fetare, krahinore! E të tjera.
Prej rënies së diktaturës komuniste dhe fillimit të pluralizmit partiak dhe politik, në Shqipëri, faktorët ndërkombëtarë në vazhdimësi i ftojnë forcat politike shqiptare që ta shikojnë dhe ka trajtojnë me sadopak mirëkuptim njëra-tjetrën, që t'i zgjidhin mospajtimet për çështje politike, institucionale, ekonomike, kulturore me kompromis, si në gjithë botën demokratike, që të kenë gjithnjë parasysh të mirën e përgjithshme shoqërore dhe kombëtare, si në gjithë botën, vërtet, demokratike. Por, kot! Thirrjet e tyre kanë mbetur thirrje pa jehonë në jetën politike shqiptare, kurse shoqëria shqiptare ka mbetur shoqëri e përçarë tani e njëzet vjet: shoqëri e përçarë me pasoja të mëdha në jetën e qytetarëve të Shqipërisë.

Pasojat e përçarjes së shoqërisë
Përpos të këqijave të lartshënuara, që karakterizojnë shoqërinë e përçarë kudo dhe kurdoqoftë ajo, në shoqërinë e përçarë, domethënë jodemokratike, shqiptare, janë paraqitur edhe një varg të këqijash ndonjëherë, madje, tragjedish, të tjera, që e karakterizojnë në radhë të parë këtë shoqëri: shoqërinë e përçarë shqiptare.

Cilat janë ato?
Dëshmi tragjike , sado jo e para, që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë e kjo do të thotë shoqëri jodemokratike, është konflikti i ndodhur në vitin 1997, të cilin disa studiues shqiptarë dhe disa të huaj e quajnë luftë qytetare. Nuk ka dyshim se shkaktari kryesor i kësaj tragjedie në jetën e popullit shqiptar, që do të sjellë numër të madh të vrarësh, numër të madh të plagosurish, jo pak të zhvendosur në botën e huaj dhe shumë shkatërrime materiale dhe kulturore, ishte kryetari i atëhershëm i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Politika e tij skajshmërisht e potershme e mospajtimit kombëtar, në të vërtetë politika e tij e përçarjes së shoqërisë shqiptare, e motivuar prej përpjekjeve për t'u pastruar sa më rrënjësisht nga ideologjia dhe politika staliniste së cilës i kishte shërbyer si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në institucionin më të madh e më të rëndësishëm të arsimit kombëtar - në Universitetin shtetëror të Tiranës, në njerën anë dhe për t'i përvetësuar me atë propagandë vetëpastruese të gjithë ata që e kishin vuajtur diktaturën komuniste, në anën tjetër,duke fyer njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke kërcënuar njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke burgosur njerëz të fajshëm dhe të pafajshëm dhe duke u kërcënuar për burgosje të reja e më të reja, një politikë e tillë përçarëse, pra, do të sjellë valë të madhe mosdurimi dhe neverie ndaj tij dhe politikës së tij, që do të bëhet baza politike, psikologjike dhe morale e revolucionit paqësor demokratik, në të cilin do të ngrihet populli dhe të cilit ai do t'i përgjigjet me dhunë: kryesisht me dhunën e forcave të rendit, por edhe me kërcënim të pashprehur publikisht për përdorimin e "forcave veriore" të mobilizuara e vullnetare! Pasojat politike, materiale dhe shpirtërore të kësaj tragjedie nuk mund të quhen të harruara plotësisht as sot në jetën kombëtare.
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptarer është shoqëri e përçarë është grushteti i 14 shtatorit të vitit 1998, kryekomandant i të cilit, sado jo në cilësinë e kryetarit të shtetit, si në vitin 1997, do të jetë prapë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Ky grushtshtet, i paramenduar dhe i sendërtuar nga një mendje së cilës iu kishte ndalë koha, prandaj po i kthehej dhunës puçiste afrikane, ndoshta do të merrte fund me suksesin e puçistëve sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të mos kishin kërkuar vendosmërisht që ata, puçistët, të lironin institucionet shtetërore që kishin pushtuar dhe të riktheheshin në to funksionarët dhe titullarët e përparshëm të ikur!
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë janë ndryshimet e shpeshta të kodit zgjedhor rreth të cilit nuk mund të merren vesh forcat e ndryshme politike, sepse të gjitha, sidomos dy kryesoret - PD-ja dhe PS-ja, kërkojnë kod siç u përgjigjet vetëm atyre, mandej, cenimet e rënda të përgatitjes së zgjedhjeve, të procesit të votimeve dhe të mbasvotimeve,për ç'shkak zgjedhjet në Shqipëri asnjëherë, gjatë njëzet vjetve, nuk janë vlerësuar si zgjedhje, vërtet, të lira, si zgjedhje, vërtet, të ndershme, si zgjedhje, vërtet, demokratike. Shembulli më tregues për shpërdorimin partiak të zgjedhjeve, sigurisht se nuk janë vetëm zgjedhjet e mospranuara nga opozita të 28 qershorit 2009, por ato janë bërë shkak i krizës së thellë e të përgjithshme në të cilën është zhytur Shqipëria sepse janë bërë në një kohë kur ato shpërdorime nuk durohen më siç janë durua në heshtje para, ta themi, tetë, dymbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, njëzet, pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetësh. Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shumë shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është dhe vazhdon të jetë shoqëri fort e përçarë është gjuha fyese, aq shpesh e privuar prej kulturës elementare politike, e klasës politike, në mënyrë të veçantë gjuha e egër,fyese, poshtëruese, kërcënuese, vrastare, skajshmërisht primitive e kryeministrit të Shqipërisë, kur e kur edhe e kryetares së Kuvendit, me të cilën gjuhë përdhosen vlerat dhe komprometohet rëndë etika e njohur dhe e çmuar e popullit shqiptar, me të cilën thellohet posaçërisht shumë përçarja e shoqërisë shqiptare.
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë, janë protestat e 21 janarit, në të vërtetë vrasja e katër protestuese prej gardistëve që po ruanin ndërtesën e kryeministrisë me kryeministrin brenda, plagosjet e dhjetra protestuesve dhe policëve dhe, mandej, përmbledhja e vëllimshme e gënjeshtrave të kryeministrit për vrasjet e ndërsjella të protestuesve, për armët e protestuesve, për organizimin e protestës, për cilësinë prej banditësh e kriminelësh të shumë protestuesve, për rolin e Prokurores së përgjithshme, të Shefit të SHISHT-it dhe, madje, të kryetarit të shtetit në puçin e 21 janarit me të cilat gënjeshtra të shqiptuara histershëm ai, kryeministri, do ta shtojë kontributin e tij madhor në thellimin dhe zgjerimin e përçarjes së shoqërisë shqiptare!
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë është prapangelja e Shqipërisë në procesin integrues në Bashkimin Evropian. Shqipëria, me Bosnjen, është vendi i fundit në Ballkan (po të mos merret parasysh Kosova, që është shtet vetëm trevjeçar) të cilit i liberalizohen vizat. Por, mund të supozohet se Shqipëria do të jetë vendi i fundit ballkanik, i cili do të pranohet në Bashkimin Evropian dhe do të jetë vendi i fundit i pranuar në këtë Bashkim në radhë të parë për shkak të pasojave të shumta që prodhon klasa e përçarë politike shqiptare kundër vetes në të vërtetë kundër shoqërisë së përçarë shqiptare. Për shkak të këtyre pasojave Shqipërisë edhe iu refuzua sivjet njohja e kandidates për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe, ky refuzim do të përsëritet në qoftë se shoqëria e përçarë shqiptare nuk tregon më shumë dëshmi politike, institucionale dhe , në përgjithësi, shoqërore për t'u bërë shoqëri pluraliste e kjo do të shotë shoqëri, vërtet, demokratike.
Se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë, kurse shteti shqiptar, që më 2012 mbush një shekull, shtet i përçarë i një shoqërie të përçarë, dëshmojnë më tej: shkeljet e shpeshta të Kushtetutës së shtetit nga ana e qeverisë e, në mënyrë të veçantë, nga ana e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit; mosnjohja, në të vërtetë cenimi po aq i shpeshtë i pavarësisë së institucioneve të pavarura, siç janë Presidenca, Prokuroria e përgjithshme, në përgjithësi gjyqësori, nga ana e qeverisë, në mënyrë të veçantë nga ana e kryeministrit; papërgjegjshmëria, që në Bashkimin Evropian e quajnë pandëshkueshmëria, e zyrtarëve përkatës për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjet e protestuesve me 21 janar, por edhe rehabilitimi i tyre i shpejtë, duke i zgjedhur në poste ministrore apo duke i propozuar për poste të tjera të larta; mbulimi politik me gjithfarë arsyetimesh të gënjeshtërta i aferave korruptive në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë, familjarë dhe miq të tyre; vendimi për rrënimin e monumentit artistik, kulturor historik Piramida, që është njëkohësisht Qendër Ndërkombëtare e Kulturës, pavarësisht mospajtimit me këtë rrënim të ekspertëve dhe pjesës më të madhe të popullit shqiptar. E të tjera. E të tjera.
Po nuk janë këto të gjitha dëshmitë që tregojnë se shoqëria shqiptare në vend se shoqëri pluraliste në të vërtetë është një shoqëri e përçarë , domethënë shoqëri jodemokratike. Janë disa dëshmi të tjera, që tregojnë se çfarë veçantishë krejt e veçojnë shoqërinë e përçarë shqiptare prej shoqërive të tjera të përçara të Botës së tretë dhe prej vendeve të tjera ish komuniste.
Dëshmi e veçantë që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e shprehura tani e njëzet vjet ndaj gjuhës standarde, në të vërtetë mospranimi i gjuhës standarde prej një numri studiuesish e zyrtarësh politikë, që qëndrimin e tyre ndaj gjuhës së njësuar letrare kombëtare kanë qejf ta quajnë jopolitik! Nuk ka dyshim se frymëzime për këtë mospranim të gjuhës standarde atyre u vijnë prej disa institucioneve politike, shkencore e kulturore. Nuk e di edhe sa do të vazhdojë kjo përçarje e shoqërisë shqiptare për shkak të mospranimit të gjuhës standarde prej një numri studiuesish, zyrtarësh politikë dhe qytetarësh të tjerë, por e di: e para, se një shoqëri nuk mund të jetë e bashkuar në qoftë se është e përçarë rreth gjuhës së njësuar letrare kombëtare dhe, e dyta se të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë gjuhë sot do ta humbin betejën, ashtu siç i kanë humbur gjithmonë betejat ata që të mirën e tërësishme kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë të pjesëshme,ata që të mirën kombëtare kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë krahinore,ata që të mirën për të gjithë kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë vetëm për disa. Betejën do ta humbin, por dëmi do të mbetet: shoqëria shqiptare, edhe për shkak të veprimtarisë së tyre, do të vonohet që nga shoqëria e përçarë të ngrihet në shoqëri pluraliste, e kjo domethënë në shoqëri, vërtet, të qytetëruar dhe demokratike.

Pa sistem vlerash
Dëshmi tjetër që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e ndryshme rreth vlerave dhe ngjarjeve të ndryshme historike dhe të përditësuara. Në të vërtetë shoqëria e sotme shqiptare, për shkak se është shoqëri e përçarë, nuk ka sistem të qëndruar e të përbashkët kombëtar të vlerave.
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria e përçarë shqiptare sot, mund të kihen dy data për ditën e çlirimit të vendit prej pushtuesit!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët të vlerave historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, disa forca politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme luftëtarëve kundër pushtimit fashist dhe nazist, kurse disa forca të tjera politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme bashkëpunëtorëve të devotshëm të pushtuesve fashistë e, pastaj, edhe nazistë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar, gjithëkombëtar vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, shërbëtori i pushtuesit mund të shpallet figurë e madhe historike kombëtare, të bëhen studime të mëdha për të dhe të stoliset me medalje, dekorata e tituj lartësues kombëtarë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike , kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot mund të dënohet përditë diktatori, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen përkrahës të tij, shërbëtorë të tij ideologjikë e politikë, apologjetë të tij; mund të dënohet përditë gruaja e tij, kurse të rehabilitohet e të glorifikohet nënkryetari i saj; mund të dënohet përditë kryetari i Kuvendit popullor komunist, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen deputetë të Kuvendit të tij!
Ku në Evropë ndodhin këso marifetesh?
Ku në Ballkan ndodhin këso marifetesh?
Ku, në cilin vend tjetër në kontinentin evropian, me një paparimësi të tillë, me një dyfytyrësi të tillë, me një papërgjegjshmëri të tillë ndaj të drejtës, ndaj të vërtetës, ndaj historisë, ndaj etikës, ndaj përbashkësisë kombëtare, forcat politike dhe institucionet shtetërore përbaltin ashtu fytyrën e shoqërisë? Dhe, përçajnë shoqërinë?
Askund?
Askund përpos në shoqërinë tonë të përçarë!
Deri kur?
Qytetarët shqiptarë kanë arsye që, për shkak të këtyre të vërtetave të hidhura, të paraqitura më sipër, të jenë shumë të brengosur.
Por, të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë, në radhë të parë, inteligjencinë shqiptare, mjerisht ende të përgjumur, kurse një pjesë të saj të vënë në shërbim të autoritarizmit të sotëm, për një shqyrtim të gjithanshëm, të madh, të kësaj gjendjeje të shoqërisë shqiptare!
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë këtë inteligjenci për një shqyrtim të gjithanshëm, qëllimqartë, të madh, kritik, mospajtues, dënues të rolit katastrofal zvetënues të klasës politike, në mënyrë të veçantë të ish sekretarit të organizatës bazë të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë , Sali Berisha, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, të ish kryetarit të Shqipërisë, Sali Berisha, të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të pretorianëve të tij në përçarjen e shoqërisë shqiptare.
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë inteligjencinë shqiptare që të bëjë krejt çka varet prej mendjes së saj të përbashkët, prej nderit të saj intelektual dhe prej vetëdijes së saj kombëtare politike dhe historike për shëndoshjen e kësaj shoqërie e kjo do të thotë për pluralizmin e saj, demokratizimin e saj.
Kjo inteligjenci nuk do të duhej të harronte asnjë çast se shoqëria pluraliste, domethënë demokratike, në sajë të pluralizmit gjen dhe miraton zgjidhjet më të mira, më frytdhënëse për problemet e veta, për çështjet e veta, për zhvillimin e vet të përgjithshëm. Përkundër saj, shoqëria e përçarë, domethënë jodemokratike, siç është shoqëria shqiptare sot, për shkak të përçarjes, nuk mund të gjejë dhe të miratojë zgjidhjet më të mira dhe, kështu, bëhet pengesë e vetvetes.
E unë, si pjesëmarrës në këtë shqyrtim të madh, që tani, me përgjegjësi politike, materiale, intelektuale dhe morale, të përtashme dhe historike, shpreh bindjen që do ta shprehja edhe në atë shqyrtim: shoqëria shqiptare do të fillojë të shërohet prej përçarjes së sotme, prej zvetënimit të sotëm dhe do të bëhet shoqëri pluraliste, domethënë demokratike, atë ditë kur Partia Demokratike e Shqipërisë të lirohet prej kryetarisë së Sali Berishës,dhe kur në Qeverinë dhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos dëgjohet më Sali Berisha.
Atë ditë të pritshme, gjithnjë e më të afërtë, atë ditë edhe kryetarja e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, prej së cilës atë ditë, po ashtu, do të lirohej ky Kuvend, do të fillonte të sillej si grua dhe partiake "normale", atë ditë edhe pretorianet e tjera dhe pretorianët e tjerë të Sali Berishës do të fillonin të sillen si qytetarë normalë dhe si anëtarë normalë, domethënë si shumica e anëtarëve të tjerë, të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Dhe, atë ditë të bekuar Shqipëria jonë do të mund të fillojë të funksionojë si shtet i qytetëruar dhe demokratik, kurse shoqëria shqiptare si shoqëri pluraliste, e qytetëruar dhe demokratike.
Asaj dite i kushtohet puna ime mendore që prej shumë vitesh, prandaj edhe këto shkrime për Gazetën shqiptare.

Akad. Rexhep Qosja

Prishtinë, 14.3.2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptySat Apr 02, 2011 4:40 pm

Shum shkrim me vend se luan topi, por kujt ti tregojsh, kur nuk dallojm dot ende armiqt tan, ju kem versul njeri tjetrin duam ta ham vesh njeri tjetrin, ndersa dreqi rrin kamkryq,ne mes nesh dhe nuk e bezdisim fare, sa te mjer qe jemi.
shpresoj se qe se shpejti te tjkallohen dhe kto,marifetllaqe banale,dhe te bashkohemi kunder atyre qe na prunen ne ket gjendje kaq te mjer......!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 11:11 pm

Home » Aktualitet » Plumba kandidatit të PD për komunën e Dajtit, Kuka
Plumba kandidatit të PD për komunën e Dajtit, Kuka
Aktualitet e Shtunë, Prill 2nd, 2011

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të komunës Dajt, Besim Kuka, i ka shpëtuar për mrekulli plumbave të një shotgani, pas një debati me mbështetësin kryesor të kundërshtarit të tij të opozitës, Kujtim Qefalia.Pronari i linjës së autobusëve të Dajtit, Ylli Hidri, ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim diagonal me Kukën, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka goditur objektivin, duke shkuar në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pranë zyrës elektorale të komunës Dajt, tek rruga “Dalip Topi”, në afërsi të zonës së njohur si “Fresku”, në Tiranë. Besim Kuka, sapo kishte dalë nga takimi elektoral që kishte zhvilluar me banorët e komunës, kur është përballur me autorin, i cili kishte parkuar makinën përballë zyrës. Incidenti u shoqërua me armë zjarri, pas një debati mes Besim Kukës dhe Ylli Hidrit, me fyerje dhe kërcënime, derisa më pas autori nuk nguroi të shkrepte armën. Më pas ka tentuar të largohet me makinën e tij tip “Tuareg” në drejtim të malit të Dajtit, por forca të shumta policie të Komisariatit nr.4, i janë vënë në ndjekje, duke arritur ta ndalojnë në dalje të fshatit Linzë. Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia nuk ka gjetur armën me të cilën Hidri ka qëlluar gjatë incidentit. Dyshohet se gjatë rrugës, ai mund ta ketë hedhur në greminë, në mënyrë që ta fshihte nga policia.
INCIDENTI
Kandidati demokrat për komunën e Dajtit, Besim Kuka, ka rrezikuar jetën mbrëmjen e djeshme pas një incidenti që ka pasur, menjëherë sapo ka dalë nga takimi elektoral që po zhvillonte me banorët e zonës përreth “Freskut”. Sipas burimeve nga Policia e kryeqytetit, incidenti që i ndodhi Kukës është klasifikuar si “tentativë vrasje”, pavarësisht se, për fat të mirë, asnjë nga plumbat nuk e ka goditur. Të njëjtat burime saktësuan se autori i “vrasjes së mbetur në tentativë”, Ylli Hidri, pasi ka qëlluar 4 herë me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij “Tuareg”, në drejtim të malit të Dajtit. Paraprakisht, grupi hetimor ende nuk ka zbuluar shkaqet e vërteta të konfliktit që Kuka ka pasur me Hidrin, por dyshohet se incidenti ka motive politike. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët janë ndodhur shumë pranë protagonistëve në momentin e incidentit, thanë që sherri mes tyre ka nisur me pyetjet “Pse më sheh?” dhe më pas është shoqëruar me fyerje, fillimisht nga Ylli Hidri dhe më pas është kundërpërgjigjur edhe Besim Kuka. Menjëherë pas debatit me tone të larta, Hidri është drejtuar tek makina e tij, e parkuar përballë zyrës elektorale të Partisë Demokratike dhe ka nxjerrë nga aty një armë tip “Shotgan”. Pa asnjë paralajmërim, duke e mbajtur armën në drejtim diagonal me Besim Kukën, Hidri ka qëlluar katër herë dhe më pas ka hipur në makinë, duke u larguar. Kandidati demokrat, Besim Kuka, garon për kryesimin e komunës së Dajtit, përballë socialistit Kujtim Qefalia.

Dibër, dy kandidatët përplasje me armë

Më 26 mars, në komunën Kala e Dodës në Dibër, ndodhi incidenti i parë që pas shpalljes së kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit. Për shkak të një incidenti, të cilësuar nga policia e Dibrës si banal, (pas parakalimit me makinë) kandidati socialist, Bajram Himallari dhe ai i PD-së, Bujar Mahmutaj, u përplasën me armë. Himallari nxori pistoletën me leje, e cila sipas tij u shkreh pa dashje. Himallari pretendon se dhe Mahmutaj nxori një pistoletë, por që nuk u konfirmua nga policia. Hetimet vazhdojnë nga ana e Prokurorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 11:12 pm

Home » Aktualitet » Atentati, plagoset në Lezhë kandidati i PD
Atentati, plagoset në Lezhë kandidati i PD
Aktualitet e Dielë, Prill 3rd, 2011

Pergjaket fushata/ Zef Doçi, kandidati i maxhorancës në komunën Balldren të Lezhës, është plagosur dje në mbrëmje, pas mbylljes së një takimi elektoral.
50-vjeçari që përfaqëson partinë e Nikollë Lesit, është qëlluar me 4 plumba nga dy persona, të cilët nuk janë identifikuar. Vetëm një plumb e ka goditur në këmbë. Doçi është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Një ditë pas incidentit me armë në komunën e Dajtit, flasin dy kandidatët. Viktima Besim Kuka: “S’dua të besoj se sherri ishte politik”. Kandidati i PS, Qefalia: “Ylli Hidri u provokua nga rivali ynë”

Nga burime të policisë mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij nga fshati Kakariq për në qendër të komunës Balldren, rreth orës 20:15, kur dy makina të tjera i kanë zënë pritë, duke bllokuar rrugën e kandidatit 50-vjeçar. Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për qytetarin”, i përzgjedhur nga partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, është qëlluar me pistoletë nga të paktën dy persona që i kishin zënë pritën. Sipas policisë, një plumb e ka marrë në këmbë Zef Doçin, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja plumbash. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa vetë Doçi ka arritur të lidhet në telefon e të njoftojë për atentatin. I plagosuri është gjetur pak minuta më vonë, duke u transportuar me urgjencë për në Spitalin e Lezhës. Mjekët kanë dhënë ndihmën e shpejtë, duke konfirmuar paraprakisht se 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë konfirmuar se një plumb e ka plagosur në gjymtyrë Doçin, ndërsa ka dhe shenja të tjera në këmbë, duket nga plumbat e tjerë që i kanë kaluar pranë. Pavarësisht se gjendja nuk ishte kritike, është konkluduar në dhënien e një ndihme më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Me anë të një autoambulance, Doçi është nisur rreth orës 22:00 nga Spitali i Lezhës për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Me të marrë informacionin, forca të policisë së Lezhës, nën drejtimin e drejtorit të saj, Muharrem Furriku, janë nisur drejt vendit të ngjarjes, në rrugën Balldren-Kakariq. Ata kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe kanë nisur kërkimet për autorët e mundshëm të atentatit, në pritje të dëshmisë që vetë kandidati për kryekomunar do të japë për grupin hetimor. Nga verifikimet e para, ka rezultuar se takimi elektoral në fshatin Kakariq, pjesë e komunës Balldren, ka qenë normal dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident. Por, autorët, duke pasur dijeni për këtë takim të ndodhur në orët e vona të pasdites të së shtunës, i kanë zënë pritë. Mënyra e organizimit të ngjarjes dhe fakti se e kanë qëlluar disa herë me armë zjarri, ka hedhur dyshimet për policinë nëse autorët kishin si qëllim eliminimin fizik të Zef Doçit apo kërcënimin e tij, duke e qëlluar me paramendim në pjesën e poshtme të trupit. Plagosja u shënua në një rrugë të errët, pa ndriçim dhe jo shumë të frekuentuar, për shkak të amortizimit. Nga ana e grupit hetimor po punohet në pistën kryesore, atë të një atentati për shkak të politikës, pasi dhe ngjarja ndodhi menjëherë pas takimit elektoral. Gjithashtu po verifikohet nëse Doçi ka pasur ndonjë konflikt, çka pritet të sqarohet nga vetë dëshmia e tij.

Kandidati

Zef Doçi kandidon për herë të parë në zgjedhjet vendore të 8 majit, i përzgjedhur nga koalicioni i djathtë përballë kandidatit socialist, Gjek Cali, i cili kërkon mandatin e tretë. Mësohet se 50-vjeçari Zef Doçi njihej si biznesmen në zonën ku jeton, pasi posedon një baxho qumështi. Emri i tij nuk është lakuar më parë për ndonjë konflikt apo problem.

Reagimi

Kreu i LDKSH-së, Nikoll Lesi, ka qenë mbrëmë në Spitalin Ushtarak, sapo ka mësuar për ngjarjen që rrezikoi jetën e kandidatit, anëtar i partisë së tij. Ai reagoi, duke u shprehur se “fushata ka nisur shumë keq dhe egër nga ana e opozitës”, duke nënkuptuar dhe shkaqet e atentatit ndaj Zef Doçit. “Presim që organet e policisë dhe të drejtësisë të zbardhin ngjarjen”, deklaroi Lesi për gazetën “Panorama”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 11:15 pm

Home » Politike » Idrizi: Kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë
Idrizi: Kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë
Politike e Hënë, Prill 4th, 2011

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet hapi fushatën elektorale, duke kërkuar votën e qytetarëve për të çuar përpara çështjen kombëtare. Në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, u shpreh se forca politike që ai drejton do të garojë në 98% të vendit. “Sot, ne na duhet dhe vota e dikujt, i cili mendon shumë, përpara se të votojë, e që nuk ia jep asnjëherë votën njëjtës parti. E ne i themi këtij njeriu: na e jep ne votën, ajo është një votë e dobishme. Ne i themi, shpreso, mos e hidh votën kot, tek ata, që quhen të mëdhenj, por që sillen si të vegjël dhe kanë frikë. Voto PDIU! Ne sot kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë, si kontribut për kauzën tonë. Ajo votë për ne do të jetë një amanet i madh. Ne do të japim llogari përpara tij”, u shpreh Idrizi. Kreu i PDIU-së premtoi se në përfundim të zgjedhjeve do të jepet llogari para qytetarëve për çdo votë të marrë. “Ne do të japim llogari përpara tij. Por, ne nuk do zhgënjejmë askënd, pra as atë: ne jemi partia e fjalës së mbajtur! Votoni PDIU-në! Ne jemi parti, që do bëjmë të pamundurën, pse ne kemi dalë jashtë skemave të vjetra të aktivitetit politik. Ne jemi parti e së resë, por jemi dhe partia e amanetit, partia e flamurit që nuk lëshohet nga dora, por mbrohet. Ne nuk shesim e blejmë flamuj, por ne jua dhurojmë flamurin e kombit”, tha më tej Idrizi. Duke u ndalur te çështja çame, ai theksoi se “sot çështja çame është më e fortë se kurrë, ajo ka rilindur. Ajo e ka fituar luftën me kohën – falë kontributit të këtyre burra e grave. Garant për këtë jemi të gjithë ne, por dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, shqiptarë, që i janë bashkuar kauzës sonë dhe e kane kthyer Çështjen çame në një çështje të të gjithë kombit Shqiptar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 11:18 pm

Po keto a i ndjek ky Xhep Qosja?Apo ky ka mare persiper ,si gjithmone te jete ne krahun e kundert te shqiptareve qe jane shqiptare,te shikoje qe edhe PARTIA E CAMEVE i eshte bashkuar KOALICIONIT TE DJATHTE,do ta kisha pyetur kete Xhep Qosen,mos i duken te paafte menderisht te gjithe camet ne Shqiperi?
Xhepi i ben fresk te majteve ne Shqiperi dhe kjo nuk me cudit aspak duke lexuar per rrugetimin e tij ne politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 11:22 pm

Rambo, Ramiz, Rama
Opinion e Dielë, Prill 3rd, 2011

EDMOND TUPJA

Së pari, do t’i lutesha lexuesit të vëmendshëm e të paanshëm të rubrikës sime të së dielës, të rrëmonte pak në kujtesën e tij të muzikës folklorike shqiptare. Nëse ai e bën këtë seriozisht, me siguri duhet t’i kujtohet një këngë romësh, refreni i së cilës niste në thelb kështu: “Ramo, Ramo, eja ti…”. Në mos gabofsha, bëhet fjalë për vitet e fundit të mbretërimit të stërzgjatur të diktatorit Hoxha, kur personazhi i Rambos, interpretuar nga Sylvester Stallone, po bëhej i njohur edhe për shqiptarët, ose për dy-tri vitet e para të mbretërimit të shkurtër të pinjollit të tij Ramiz Alia. Rrjedhimisht, disa e konsideruan emrin “Ramo”, në gojën e këngëtarit rom anonim, si një shtrembërim të lehtë të emrit “Rambo”, kurse disa të tjerë panë në të një shkurtim të emrit Ramiz. Gjithsesi, pavarësisht identifikimit të të ashtuquajturit “Ramo”, një miku im mendoi asokohe se refreni i këngës në fjalë ishte një thirrje për vendosjen e njëfarë drejtësie, sepse ky refren vazhdonte pak a shumë kështu: “Ramo, Ramo, eja ti/ Eja ti për me m’shpëtu’/ Policia m’ka arrestu’…”. Se për cilën polici bëhej fjalë – për atë të Enverit, apo atë të Ramizit (që në fund të fundit ishin e njëjta gjë), këtë kënga nuk e thotë.
Së dyti, nëse përpiqemi tani t’u bëjmë një analizë, sadopak objektive, këtyre dy personazheve, do të na rezultojë se i pari, Rambo, interpretuar, siç sapo e përmenda më sipër, nga Sylvester Stallone, ishte një personazh pozitiv, pra, i miri që luftonte kundër të këqijve, kurse i dyti, Ramizi, interpretuar nga vetë Ramizi, ishte një personazh negativ, pra, i keqi që luftonte kundër të mirëve, nëse lexuesi më lejon të shprehem me këta terma bardhezi.
Së treti, meqenëse në frëngjishte thuhet proverbialisht “Jamais deux sans trois” dhe në italishte “Non c’è due senza tre” (çka përkon me proverbin tonë “I treti, i vërteti”), në skenën e sotme të politikës shqiptare shfaqet dhunshëm Rama, po, po, Rama, njëherazi Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbiemri i të cilit është thuajse i pranishëm edhe te emri Ram-bo, edhe te emri Ram-iz. Por çështja vjen e ngatërrohet kur njeriu kërkon të përcaktojë nëse Rama është i miri që lufton kundër të këqijve, apo i keqi që lufton kundër të mirëve? Përgjigjja ime është komplekse: në vështrim të parë, Rama është i mirë për njërën palë, d.m.th. për “popullin opozitar” dhe i keq për palën tjetër, d.m.th. për “popullin pozitar”, sipas terminologjisë së tij të mbështetur në një vizion pragmatik apo, edhe më keq, ideologjik: më saktësisht, i mirë për socialistët e Gramoz Ruçit e socialdemokratët e Skënder Gjinushit, për personazhe të tillë si Nard Ndoka, Preç Zogaj e Spartak Ngjela etj., etj.; i keq për demokratët e Sali Berishës, lësëistët e Ilir Metës, republikanët e Sabri Godos, monarkistët e Spahisë etj., etj. Por, në një vështrim më të thelluar, duke pasur parasysh diktatin që ushtron ai si në gjirin e Partisë Socialiste, ashtu edhe brenda Bashkisë, unë do të thosha, duke shkuar edhe më larg, se Rama është një personazh negativ edhe për vetë Partinë Socialiste, edhe për të majtën shqiptare në përgjithësi, edhe për “popullin opozitar”, të cilin po e kthen, pa rënë në sy, në një turmë gati androide që i bindet atij mekanikisht në bazë të ligjeve të një robotike politike thellësisht djallëzore.
Rambo, Ramiz, Rama… Ram, Ram, Ram… Rram-bam, rram-bam, rram-bam! Më në fund, Rama i a bëri bam duke e vënë kandidaturën e tij për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës! Çuditërisht, me t’u bërë e njohur publikisht kjo kandidaturë, diku, në rrethinat e Tiranës, filloi të këndohet përsëri kënga e përmendur në krye të këtij shkrimi, por kësaj here këngëtarët anonimë, refrenit të tekstit të vjetër i kanë ndërruar disa fjalë për ta bërë më aktual: “Rama, Rama, eja ti/ Të t’ndihmoj un’ ty tashi/ Euro paske veç tre mi’/ Dhe na qenke pa shtëpi…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyTue Apr 05, 2011 10:47 pm

Edi Rama faktohet si njeriu i krimeve elektorale
05-04-2011 / Gazeta 55Edi Rama faktohet si njeriu i krimeve elektorale

Pas plagosjes për arsye personale të Ardit Kajës, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp duke drejtuar gishtin për te Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sipas tij mban “autorësinë” e krimit

Qëllohet teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Hyndai” me targa TR 8116 R, drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit të Bashkisë, Ardit Kaja. Kaja është goditur në kofshën e majtë, dhe fatmirësisht sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi, Kaja vazhdon të jetë në terapi mjekësore si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri. Autorët dyshohet ta kenë ndjekur Kajën me motor, dhe e kanë arritur në hyrje të sheshit “Skënderbej”, nga krahu i bulevardit “Dëshmorët e kombit”.
Pikërisht, para ministrisë së Mbrojtjes, motori i është afruar nga krahu i pasagjerit dhe e ka qëlluar, Kajën që ndodhej në timon. Shërbime të shumta policore të Tiranës mbërritën menjëherë në vendngjarje. Veç oficerëve të lartë të policisë së qarkut në vendngjarje kanë shkuar edhe oficerë e titullarë të drejtorisë së krimeve të rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Hetimet e policisë janë fokusuar në verifikimin e angazhimeve të detyrës që ka Kaja, si dhe për konflikte të mundshme personale të tij për zbardhjen e ngjarjes.
Burimet policore nuk saktësuan nëse autorët janë fokusuar nga kamerat e sigurisë së godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, apo ministrisë së Brendshme. Hetimet vazhdojnë, ndërsa pritet që gjatë ditëve në vijim Policia e Tiranës të dalë në një rezultat final të hetimeve, edhe pse dyshimet e policisë janë ato të konflikteve personale.
Nënkryetarja e LSI së Tiranës, Blerina Kazaferi: “Edi Rama të mos bëjë edhe policin edhe prokurorin”/Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit të Tiranës, nënkryetarja e LSI-së Blerina Kazaferi, i kërkoi dje Edi Ramës që të ndalë sulmet politike. Përmes një reagimi për shtyp, kryetari i socialistëve dhe kryetari në ikje i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, doli dje në rolin e policit dhe prokurorit, duke atashuar përgjegjësi direkte tek eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lidhja e krimit të djeshëm me incidentin e dy ditëve më parë të policisë bashkiake me LSI-në, ishte kryefjala e fjalimit të Ramës, fjalim ky fund e krye i mbushur me doza të forta nervi dhe krize. “Jam këtu për të shprehur keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes dhe ku mbeti i plagosur Ardit Kaja, dhe më lejoni t’i uroj atij shërim të shpejtë dhe pa asnjë pasojë për shëndetin e tij. LSI e dënon këtë akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit të ligjit për një hetim të shpejte e profesional, për të vënë para drejtësisë autorët dhe cilindo që mund të rezultojë i implikuar me ta. Ndërkaq, e ftojmë Kryetarin e Bashkisë të vetëpërmbahet, të ruajë qetësinë dhe të presë përfundimet e hetimit, të mos nxitojë të bëjë edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, se përpjekjet për ta transferuar pistën e hetimit pa pritur përfundimet e hetimit, janë dëshmia më e qartë e panikut dhe e frikës për humbjen që e pret në zgjedhjet e 8 majit”, u shpreh nënkryetarja e LSI, Blerina Kazaferi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyTue Apr 05, 2011 10:49 pm

Shala e skuqur e Ramës
04-04-2011 / Nga Shqipe Xoxi

Nxirreni përpara një kamera dhe ai do të bëjë mrekullinë. Kështu mund të përkufizohet frazeologjikisht për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, Eduart Shalsi. Drama është se ky njeri politikan nuk flet kur duhet të fliste dhe flet kur nuk duhet, duke tradhtuar kështu misionin e paracaktuar. Mirëpo Edi Shalsi është i paaftë t’u flasë qytetarëve që përfaqëson sepse gjithmonë e më shumë shkon e flet pak personave që merr me vete, sikur të ishte i pasigurt.
Sakaq binjaku ekzemplar i Edi Ramës, Edi Shalsi është një dukuri e pazakontë në politikën shqiptare. Ky njeri pa asnjë meritë intelektuale a sociale ka kapur majat e ashensorit social të përfaqësimit në Partisë Socialiste. Ka raste që kush e njeh nga afër habitet për mrekullinë e ngjitjes së rrufeshme pa asnjë meritë të Eduartit. Si ai bëri ky thonë? Një pyetje që shton edhe më shumë misterin e ardhjes në televizorin e shtëpive tona të një individi pa identitet, pa karakter, pa shtyllë kurrizore.
Mirëpo për ata që s’e dinë këtë sukses të padiskutueshëm Edi Shalsi e ka pse gjithmonë ka qenë ajo që çfarë Rama ka dashur të mos jetë, pra, një prototip i mediokritetit moral.
Edi Rama si një njeri që ka eksperimentuar gjatë e gjerë gjëra shumë serioze kësisoj ka eksperimentuar edhe klononim e vetvetes. Dhe ka dalë Edi Shalsi, një imitacion në zë dhe në figurë. Fotokopja bardh e zi e Ramës përdoret sikur të ishte origjinali në rrugët dhe rrugicat e Tiranës. Për shembull dje ka dalë në njësinë nr. 9, ku sërish ka thënë fajin e ka Saliu për të gjitha gjërat e pa bëra nga Bashkia Tiranë. Të njëjtën gjë tha origjinali i Edi Shalsit, Edi Rama në qytetin e Durrësit gjatë ri-prezantimit të ri-kandidatit Vangjush Dako, fajin e ka Saliu. Kjo simultane bajate po krijon idenë se të gjithë jemi njësoj, se s’ka asnjë shpresë për ndryshim, prandaj votues rrini në llogore pse kështu mbrohet “status-quo”-ja e Ramës dhe mikut të tij, Dako. Edhe Dako është dakord të mbetet sërish kryebashkiak i Durrësit.
Të rikthehemi tek fenomeni mediatik “Shalsi”, që po kryen rolin e zhurmuesit profesionist të anti-kandidatit të shumicës Lulzim Basha. Të njëjtin rol aktori mediokër Shalsi pati në zgjedhjet e fundit të 2007, ku dilte sa në kamerën sa në një tjetër për të zhurmuar Sokol Olldashin. Njësoj si para katër vitesh Rama do të shmangë debatin për të ardhmen e kryeqytetit sepse është i mangët në alternativë dhe platformë me hilen elektorale të përfaqësuar nga fotokopja patetike e tij. Mirëpo sot gjithcka do të peshon në peshën e arsyes. Pse duhet votuar Rama kur ka 11 vite që sundon qytetin sëbashku me klikën e betonarmesë? Pse nuk flet për problemet që hasen përditë në kryeqytet, nga trafiku, nga plehrat, nga mungesa e bibliotekave, mungesa e banjove publike, e transporti publik dinjitoz apo jetës kulturore të qytetit? Pse? Të gjitha broçkullat e Shalsit s’mund të mbulojnë pirgun e punëve të pabëra nga Kryebashkiaku në mungesë.
Sidoqoftë Eduart Shalsi, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, duket se ka marrë përsipër fushatën përballë Lulzim Bashës sikur të ishte ai kandidati dhe jo Rama. Ky dublim i pazakontë shtron pyetjen sepse mentori dhe tutori i tij, Edi Rama, nuk e zgjodhi për të qenë kandidat serioz për Partinë Socialiste në Tiranë? Mirëpo zgjedhja e Ramës ka arsye që arsyeja nuk e njeh. Gjithçka që mund të mendohet është se Shalsi është një tip shumë-përdorimesh, që angazhohet në fushata zhvlerësuese sepse vetë si njeri s’ka asnjë vlerë qytetare. Ai është vetëm një zgjatim, një patericë, një Shalë e Ramës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyWed Apr 06, 2011 10:54 am

Nga nji selam edhe SALES dhe RAMES se polemikat e kan humbur kuptimin sja vlen mé,veq futja koti,pa kurrfar primesh........!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyWed Apr 06, 2011 11:57 pm

Mere njani e futja tjetrit kjo asht qashti si aji si ky m........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 08, 2011 11:32 pm

edhe ky eshte perseri kryetari ne ikje i Tiranes Edvin Rama:

Mungojnë banjat publike, 99 oturakë në dyert e bashkisë
Tërhequr më 07 Tetor 2011

Një grup të rinjsh me 99 oturakë të lyer me ngjyra të ndryshme kanë protestuar dje në mesditë në dyert e Bashkisë së Tiranës. Qëllimi i protestës së këtyre të rinjve të organizuar nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ishte kundërshtimi, sipas tyre, i politikave të deritanishme të drejtuesve bashkiakë për privatizimin e çdo hapësire dhe shërbimi publik në kryeqytet. "Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, prej muajsh po proteston ndaj Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera për lënien pas dore dhe privatizimin absurd të shumë shërbimeve publike që meritojnë qytetarët e Tiranës", u shpreh drejtuesi i ZMK-së, Altin Goxhaj. Me performancën e oturakëve të lyer me ngjyrat e ylberit, përfaqësuesit e ZMK-së shpjeguan se, "duke krijuar një barrikadë ylberi do të pengonin kryebashkiakun Rama që të dilte nga dera kryesore e bashkisë për të realizuar një konferencë shtypi në selinë e Partisë Socialiste". "Kjo protestë u lançua këto ditë në FACEBOOK, në faqen më të madhe online në botë, dhe aktivistët që iu bashkuan protestës, ÇUNAT E FACEBOOKUT, realizuan një parodi të lyerjes së oturakëve publikisht, njësoj siç ka lyer bashkia me ngjyrat e ylberit Tiranën e shkretimit të hapësirave të gjelbra, ku pa lyer kanë ngelur vetëm oturakët që duhet të mbajnë qytetarët shqiptarë, kur vijnë në Tiranë", u shpreh kreu i ZMK-së, Altin Goxhaj. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka vijuar protestën e saj ndaj Bashkisë së Tiranës, pas atyre që i konsiderojnë "privatizime absurde të shërbimeve publike". Sipas ZMK-së, i tillë ishte rasti gjatë pranverës në lidhje me gjendjen skandaloze të linjave të transportit urban në Tiranë. Kjo zyrë paraqiti një dosier akuzash publike që i bëheshin Bashkisë së Tiranës për kërkesën e rritjes së çmimit të biletave dhe dhënien privatëve, të cilët, thekson ZMK, e afrojnë këtë shërbim në mënyrë krejtësisht skandaloze për qytetarët. Sipas Goxhajt, protesta e ZMK-së synonte sensibilizimin e qytetarëve të Tiranës dhe pushtetarëve lokalë për absurditetin e kësaj situate unike në botë, "për një realitet ekstrem në të cilin po e zhyt kryetari i Bashkisë, Rama, qytetin tonë, ku çdo metër katror publik po i jepet privatit për pallatizim, ku, sipas planit bashkiak, nuk do të ketë më asgjë publike njësoj siç propagandojnë teoritë e ekstremit të djathtë liberal në botë". Nga ana tjetër, nënkryetari i bashkisë, Eduard Shalsi, ka hedhur poshtë pretendimet e ZMK-së, duke e konsideruar protestën e tyre si pjesë të luftës politike, madje duke i vënë edhe emrin e LSI-së. Ndërsa ka thënë se "ka ikur koha e banjave publike dhe ka ardhur koha e banjave kimike. Me vjen keq që nuk mbrohen interesat e konsumatorëve, por bëhen protesta për forca politike".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyFri Apr 08, 2011 11:43 pm

Turp i medhe eshte e si mednoni a mund te kete ndonje kryeqytet qe nuk ka banja publike?Ky psiqik edhe banjat ne sheshin e Qendres i ka mbyllur edhe tek Lidhja e shkrimtareve ,tek rruga e Kavajes i mbylli dhe per interesa te miqve te afret te tij beri nje karburant.turpet e ketij kryebashkiaku nuk kane te numeruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 EmptyThu Apr 14, 2011 7:44 pm

pse ku ka saliu fitoret a ka banja publike a....haaaaa
mos perkrahni sali psikopatin dhenderrin serbe se ja pat sherrin o shqiptare

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 14  Next
 Similar topics
-
» NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» UNE EDI RAMA JAM NGA TETOVA KERKOJ POST ADMINI OSE MODERATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: