Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Si e përjetova luftën?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi

Male
Numri i postimeve : 429
Age : 69
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Si e përjetova luftën? Empty
MesazhTitulli: Si e përjetova luftën?   Si e përjetova luftën? EmptyThu Jan 20, 2011 7:46 pm


SI E PËRJETOVA LUFTËN?


Miku im,

Kur u kthye

Nga Përmeti

Më pyeti:

“Meqë në Kosovë qëndrove,

Luftën si e përjetove?”

I thashë:

Mbrenda vetes

Asgjë e panjohur.

Nuk shikoja prapa,

As nga vdekja

Që më rrinte

Në pritë,

Për çdo ditë

Nuk kisha frikë,

Sepse edhe ajo

Është pjesë

E imja.

Frikësohesha vetëm se

Mos po mbetëm gjallë

E ta shoh Kosovën

Si është kallë,

Ku çdo gjë

Ka ndryshuar,

Përveç atyre faqezi…

Që e ushqyen

Popullin me ëndërra

Duke mbjellur hi…



Mexhid YVEJSI,

Gjakovë, Korrik, 1999




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si e përjetova luftën?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: