Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të  Empty
MesazhTitulli: Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të    Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të  EmptyTue Dec 28, 2010 1:31 am

Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të inteligjencës

Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës, duke u dalluar kështu midis popujve të tjerë. Në një sondazh të zhvilluar nga Unioni Europian, Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas plot 46 vende të tjera. Ndërkohë që në këtë faqe interneti, ku duket se inteligjenca e shqiptarëve ka triumfuar, të gjithë mund të bëni on-line edhe testin, i cili duket se ka marrë përgjigjet më të sakta dhe më të shpejta nga shqiptarët.

Më të mirët

Shqiptarët nuk përbëjnë vetëm lajme 'kronike të zezë', por edhe lajme soft siç ky që është publikuar pak kohë më parë në sondazhin e realizuar nga Unioni Europian, ku janë testuar mendjet e 47 popujve. Në krye të listës është renditur Shqipëria, e cila ka kapur një nivel inteligjence 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koenficient inteligjence (IQ) 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një IQ mesatare 111.69. Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kandan, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99. Sondazhet kryhen on-line, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë llogjike në sferën e simboleve gjeometrike, ka ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, rotim, etj. Ushtrime të ngjajshme shpesh herë janë pjesë përbërëse e provimeve të pranimit, psikotesteve dhe konkurseve të ndryshme për disa pozicione. Detyrat për lidhjet e simboleve gjeometrike i përket midis atyre fushave të aftësive, të cilat janë pak të influencuara me bërjen e ushtrimeve, por jo nga edukimi dhe ambjenti social. Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike ku testet fokusohen tek llogaritjet/shikimi i njohurive të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, puna me rradhët matematikore. Inteligjenca numerike i përket atyre sfera aftësish, të cilat influencohen nga edukimi, ambienti social dhe mosha. Formulën bazë të IQ e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të "moshës mendore" të parashikuar dhe moshës kalendarike. Nëse për shëmbull një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13 vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100x13/10). Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë ti kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë t'i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110. Ndërkohë që edhe ju vetë mund të bëni një provë të këtij testi në http://mt.iq-test.eu/iq-test. /bw/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: