Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:31 pm

poetet Kristaq F. Shabani, Nadia - Cella Popp, Panajota Zalloni, Miradije Ramiqi, Zana Pira, Frosina Dhima, Petro Dudi, Aleksandra Shabani(Majlinda), Murat Memallaj, Dino Çiço, Agron Shele, Mimoza Rexhvelaj, Ndue Vukaj, Shejmond Pacarada, Mimoza Sali, Silvana Hazati, Venka Capa, Gentiana Avdiaj, Xhemajl Rudi, Yllka Ponde, Lediana Kapaj, Esat Saliaj, Dashnor Selimi, Albert Abazi, Brunilda Boçova, Nebih Bunjaku, Shqipe Hasanin, Çerçiz Myftari, e tjerë… Do të thoni si u gjet kjo kohë?... U recituan poezi sentence të përgatitura me kujdes e me metodë përzgjedhese. Interpretuesit sollën në sallën e Shtëpisë së Moshuarve përfaqësues tipikë të gjithë Pegasit Internacional. Ishte kjo një “servirje e bukur poetike me nerv”.
Pas kësaj e mori fjalën poeti dhe fabulisti Islam Kalemi, me origjinë nga Përmeti, i cili foli me fjalë zemre dhe i përshëndeti të moshuarit
me fabulën “MIZA DHE KUNUPI”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:31 pm

Shkrepje blicesh, fotografi të panumërta, duke u paraprirë edhe nga kronika e filmuar nga TV “GJIROKASTRA” me gazetare Yllka Ponde W.P.S dhe TV “ALPO”, të cilat vijojnë të japin sentenca filmike sot më 14 dhjetor dhe nesër, deri në përgatitjen e emisioneve të reja, veprimtarive të reja. Pas recitimit të fabulës dhe dhurimit nga ana e fabulistit Islam Kalemi të librit të tij “Vallja në terr” e rimori fjalën entuziast dhe i emocionuar Drejtori i Shtëpisë së Moshuarve, zoti Arianit Muho, duke thënë: “Një veprimtari e paparë në llojin e vet!… Ju lumtë dhe urimet më të mira për këtë punë gjigande, që bëni për librin dhe për krijimet tuaja... Një pasion i madh!...” .
Pastaj shpërthyen banorët lexues të kësaj shtëpie, duke përmendur leximet e shumta të librave të shkrimtarëve shqiptarë dhe nga bota. Përmendën shkrimtarë të mëdhenj si: Çehov, Xhek London, Tolstoin, Dumas, Man, Gollsuorth, Heminguej, Anatol Frans, Turgeniev… një listë e pambarimtë shkrimtarësh dhe poetë të huaj dhe në elitë të krijimtarisë botërore, por edhe shqiptarë si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa, Fatos Arapi e tjerë… Drita Muka rrëfeu një ngjarje tepër të bukur dhe të dhimbshme dhe recitoi një poezi, mandej e rrëmbeu fjalën Godo Kondi, i cili përgëzoi Lidhjen për këtë veprimtari fantastike dhe që u shton jetën të moshuarve. “Ju jeni me të vërtetë xhevahirë, - u shpreh ai duke u përlotur...- Po futeni thellë në zemrën tonë…”.
Filloi mandej një dialogim pyetje - përgjigje midis poetëve dhe të moshuarve në sallë. Pyetje të karakterit profesional.. Një lualajitet i bukur dhe i këndshëm. Auditori mori pamje profesionale. Fjala e publistit Kristo Stoja po materializohej këndshëm...
Dhe ja vjen një çast shumë emocionant: Shpallen me çertifikim nga Lidhja dhe Drejtoria e Shtëpisë së Moshuarve lexuesit më të mirë të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:32 pm

“LEXUESJA MË E MIRË PËR VITIN 2010”

ZONJËS DRITA MUKA
ME POZICION: E MOSHUAR NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE GJIROKASTËR ME MOTIVACION:
“ËSHTË SHQUAR PËR LEXIMIN E RREGULLT, TË VIJUESHËM TË LIBRIT, DUKE DHËNË SHEMBULL EDHE TE TË MOSHUARIT E TJERË TË KËSAJ SHTËPIE; KA MARRË PJESË GJALLËRISHT NË TË GJITHA VEPRIMTARITË KULTURORE, LETRARE DHE ARTISTIKE TË ZHVILLUARA GJATË VITIT 2010”.
Ata marrin ceremonialisht çertifikatat. Është zonja Drita Muka dhe zoti Godo Kondi, të cilët duartrokiten frenetikisht nga të gjithë. Ata falënderojnë. Pas kësaj lexohen përshëndetjet e organizmave letrare nga disa vende, që i kanë dërguar Lidhjes për këtë event nga Greqia , Italia, Zvicra, Belgjika, nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes NPSHA “PEGASI” ALBANIA, i cili ndodhet në Belgjikë, po kështu nga degët Përmet, Fier, Vlorë, Tiranë dhe Tropojë si dhe nga Kosova.

Shpërndahen disa stimuj: titujt “Krenari e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA të Degës Gjirokastër për krijuesit: Frosina Dhima (pas vdekjes), Mitat Kondi (pas vdekjes) dhe Aleks Llambro...
Titullin e akorduar Mitat Kondit iu dha të afërmit të tij, Godo Kondi, me një prezantim të shkurtër para pjesëmarrësve nga Presidenti i Lidhjes NPSHA “PEGASI” poeti dhe shkrimtari, Kristaq F. Shabani.
Së fundi prezantohet edhe libri i fundit i poetes rumune shumëgjuhësh i Nadia Cella Popp, i cili është përkthyer në gjuhën shqipe nga Aleksandra (Majlinda) Shabani si dhe disa vepra të potëve kosovare.
Dhe kalohet në dhurimin e rreth 70 titujsh librash, dhuratë e Pegasit për Shtëpinë e të moshuarve Gjirokastër, një dhuratë librore me rastin e Krishtlindjeve dhe VITIT TË RI 2011.
Ngrihen gotat e urimit të përbashkët. Krijuesit urojnë të moshuarit dhe personelin e kësaj shtëpie të Moshuarish dhe ndërsjelltas. Një festë e vërtetë emocionale e papërshkrueshme. Pastaj kontaktime, shpërndarje librash me autografë...
Drejtori i Shtëpisë mbyll me një fjalim të shkurtër vlerësues dhe emocionant veprimtarinë e përbashkët, e para e këtij lloji në gjininë e vet në të gjithë Shqipërinë....
Në sytë e moshuarve rrjedhin lot gazmues dhe pyesin: “Kur do të na vini prapë?”
Pyetjes së tyre ne u përgjigjemi: “Ne do të vijmë sërish me libra, por edhe me këngë me grupin e Tepelenës “LUNDRA E POLIFONISË LABE” dhe këngëtarin e talentuar, artistin Vaskë Çuri, nga Përmeti…”.
Mbyllet kështu një veprimtari e bukur, emocionante, e përligjur, shpresëdhënes për ndikim dhe mirëtrajtim kulturor e letrar të moshuarve tanë…
Gjirokastër 14.12.2010


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:32 pm

M e shkrimtaret dhe poetet pjesëmarrës në takim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:32 pm

*
Të nderuar moshatarë dhe ju të interesuar , kudo që jeni në Shqipëri, Greqi, Itali e tjerë.. Shtëpia e të Moshuarve në Gjirokastër është një shtëpi, ku banorët e saj jetojmë me normalitet të plotë. Ne u kemi siguruar atyre një jetë normale dhe tepër aktive nëpërmjet punës së gjithanshme që organizohet në këtë shtëpi me rregull, pastërti dhe disiplinë. Gjithashtu, falë përvojës së personelit tonë, këtu të moshuarit gjejnë prehje, jetë të qetë dhe pa strese në sajë edhe të përvojës së personelit.
Kontaktoni me ne, në nr. Telefoni++355084264978, Mobil ++355692040405

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 EmptySun Dec 26, 2010 11:33 pm

Sponsor i gazetës Nr.1 Asim Peta, biznesmen
REDAKSIA E GAZETËS “SHPRESIMI I JETËS”
DREJTOR DHE BOTUES: ARIANIT MUHO Mobil ++355692040405
KRYEREDAKTORE: ERISELDA BAJRAMI ++355084264978
Z/ KRYEREDAKTOR dhe Redaktor përgjegjës : Ëngjëll Fino
KËSHILLI BOTUES: Jorgo S. Telo (Kryetar), Drita Muka, Godo Kondi, Kristo Stoja, Klodiana Qirushi, Islam Kalemi(Tepelenë), Selami Deli (Përmet), Kasëm Lamaj, Asim Peta, Shamet Feruni, Bashkim Tola,Ko/o Sotiri, Lefter Kallo, Dhori Simo, Astrit Reçka.
ADRESA: Shtëpia e të Moshuarve, Lagjja “18 Shtatori” pranë fjetinës së Vajzave Universiteti “Eqrem Çabej”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: