Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 66
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: 102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR   Fri Dec 10, 2010 3:06 am

Historia e Gjuhės shqipe



(Kumtesė me rastin e 102 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, lexuar nė Manastir)



Nga Dr.sc. Ilmi VELIU



Shqiptarėt flasin dhe shkruajnė njė gjuhė qė ėshtė shumė e veēantė dhe ndėr gjuhėt mė tė vjetra, e qė i takon familjes sė gjuhėve “Indoevropiane”, dhe kishte lidhje, diku mė tė afėrt dhe diku mė tė largėt me gjuhė tė tjera tė Balkanit dhe jashta tij. Jėnė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me thrrakishten.

Gjuha shqipe ėshtė folur dhe shkruar edhe para Kongresit tė Manastirit. Gjatė periudhės osmane ėshtė shkruar me shkronja arabe, gjatė periudhės bizantine me shkronja greke dhe gjatė periudhės romake me shkronja latine. Cdo gjė qė kishte tė bėnte me kulturėn dhe identitetin shqiptarė, tė parėt e sulmuan dhe e shkatėrruan romakėt. Pėr fat tė shqiptarėve, qė ata tė mos romanizoheshin dhe tė zhdukeshin krejtėsishtė, nė vitin 395 erdhi deri te ndarja e Romės. Teritori shumė i rrudhur i shqiptarėve Iliriku, mbeti nė kudėr tė Romės sė Lindjes-Bizantitit, ku filloi tė mbizotėrojė gjuha dhe kultura greke.

Por dėmin mė tė madh qė ia kanė bėrė ndonjiherė gjuhės, identitetit dhe kulturės shqiptare jėnė sllavėt. Prokopie Cezares shkruan se sllavėt kaluan lumen Danub dhe bėnė masakra tė papara mbi Iliriket, deri nė Epidamn (Durres).

Pėr shkatėrrimin e kishave shqiptare nė kėtė kohė, na njofton Teofillakti i Ohrit nė mbishkrimin e tij kishtarė (”Tiveriopolski macenicи) ku thotė se sllavėt dhe avarėt i rrafshuan me tokė ndėrtesat kulturore dhe objektet e bukura fetare tė ilirikevr. Sllavėt nuk kanė ditur pėr emrin e Krishtit, dhe krishterizmin e kanė pranuar nw Ballkan nga iliriket.

Dėmet dhe shkatėrrimet vazhduan edhe nė shekullin e 13 kur Kral Milutini zgjeroi kufijt e shtetit serb drejt tokave shqiptare dhe urdheri i Car Dushanit qė tė sllavizoheshin te gjitha toponimet shqiptare, po edhe emrat dhe mbiemrat e tyre personale.

Nga e gjithė kjo e kaluar kaq e errėt e shqipes, kuptojmė se ishte e pa mundur qė tė ruhej ndonjė dokument i shkruar i shqipes, edhe pse ėshtė e mundur qė dikund nė ndonjė arhivė te jetė ruajtur ndonjė dokument i shkruar shqip, po edhe me shkronja greke latine ose edhe ndonjė alfabet qė e kanė pėrdorur vetė Ilirėt ose Pellazgėt.

Qė tė mos mbesė pėrshtypja tek joshqiptarėt se shqipja fillon me Kongresin e Manastirit, unė, jo si gjuhtarė por si historian, do ta themė fjalėn time pėr Historinė e gjuhės mė tė vjetėr tė Ballkanit po edhe tė Evropės, duke u nisur nga fillimi dhe duke u bazuar nė dokumente dhe autorė qė deri mė tash shkruan pėr shqipen.

Nga shumė teori qė jėnė pėrmendur deri mė tash, pėr ilirishten dhe origjinėn e ilirėve, padyshim mė e pėrhapura ėshtė ajo tė cilėn mė kjartė e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Nė teorinė e tij ai thotė se nga Pellazgjishtja rrjedh ilirishtja dhe se nga Pellazgėt rrjedhin parailirėt, protoilirėt, Paleoilirėt dhe ilirėt. Ky ka qenė njė proqes shumė i gjatė i lindjes sė Ilirishtes dhe Ilirėve, thotė ai.

Duke studjuar, hulumtuar dhe analizuar mbeturinat materiale tė zbuluara nė varrezat dhe themelet e objekteve tė lashta qė i kanė pėrdorur Ilirėt dhe duke studjuar gjuhėt tė cilat gjuhė i kanė pėrdorur popujt e lashtė tė Ballkanit dhe duke i krahasuar me fjalėt e shqipes sė sotme mund tė vėrtetojmė se shqipja ėshtė pasardhėse e Ilirishtes dhe Pellazgjishtes.

Shkėnctarėt si Straboni, Julius Pokorni, Qiro Truhellka duke hulumtuar origjinėn e Ilirėve kanė ardhur nė pėrfundim se Ilirėt kanė origjinėn nga Pellazgėt dhe ate nga njė popull shumė i lashtė parapellazgjik qė ka jetuar nė Azinė Qėndrore ose Veri tė Indisė me emrin Arianėt. Nė fillim te kohės sė Bronzit Arianėt kanė filluar tė shkėputen nga vendbanimi i parė dhe tė dynden drejt perėndimit. Nė Evropė, pas njė kohe tė gjatė bashkėjetese, vjen deri te lindja e njė populli tė rinjė qė nė histori njihet me emrin Pellazgėt.

Shkencėtarėt qė merren me hulumtimin e gjuhėve mendojnė se fjalėt e shqipes sė sotme kanė lidhje me gjuhėn qė kanė pėrdorur Arianėt, mė vonė Pellazgėt dhe Ilirėt e qė jėnė fjalė tė gjuhėve japetike tė cilės familje gjuhėsh i takon edhe shqipja.

Gjeografi i njohur Straboni ka thėnė se Pellazgėt kanė qenė njė fis i madh ose njė shtet i madh e qė kanė qenė stėrgjushėrit e shqiptarėve tė sotėm dhe kanė qenė tė pėrhapur edhe nė Azinė e vogėl, nė Thrraki, Maqedoni, Epir, Iliri, Ishujt e Detit Mesdhe, Greqi, e Itali.

Historiani bizantin Julius Pokorny mendon se Ilirėt kanė lindur dhe jėnė formuar nė fillim, rreth lumit Iler nė Gjermani, dhe me vonė shpėrngulen nė Ballkan dhe nga ky lum e marrin edhe emrin. Arkeologu nga Bosna, Qiro Truhelka mendon se emri Ilir spjegohet me fjalėn shqipe tė jeshė i lirė dhe se gjuha shqipe ka qenė ajo qė e kanė pėrdorur ilirėt dhe se emri Ilir ėshtė i kohės pellazgjike ose edhe ariane.

Njė varg dietarėsh tė shquar, historianė, arkeologė e gjuhtarė kanė sjellur njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė shqipes.

Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e shqipes e ka dhėnė njeriu shumė i shquar i fjalės shqipe Eqrem Qabej, i cili ka sjellur edhe argumente tė fuqishme shkencore nė mbėshtetje tė tezės ilire. Ai nė studimet e tija ka dhėn tri teori rreth origjinės sė shqipes:

-Shqiptarėt rrjedhin nga Ilirėt dhe shqipja nga Ilirishtja

-Shqiptarėt dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrrakėt dhe thrrakishtja

-Shqiptarėt rrjedhin nga pėrzierja iliro-thrrakase, dhe gjuha shqipe ėshtė pėrzierje ilirothrrakishte.

Si dėshmi se shqiptarėt rrjedhin nga Ilirėt, Eqrem Qabej pėrmend edhe atė se:

-Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire, dhe nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga viset e tjera, nė trojet e sotme, dhe njė pjesė e elementeve gjuhėsore si emra vendesh, fisesh, njerzish etj, tė njohura si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.

-Format e toponimeve tė lashta tė trojeve Ilire-shqiptare tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth, kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolse, pastaj marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė, kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.

-Tė dhėnat arkeologjike, materijale e shpirtėrore, dėshmojnė se gjuha shqipe ka vijimsi dhe se vetė shqiptarėt kanė vijimsi kulturore nga Ilirėt antikė tek shqiptarėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 79
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

MesazhTitulli: Alfabeti   Sun Oct 16, 2011 12:00 pm

Kime kźn intersant mei pa ato shkrime t'vjetra ni egzistojn sot,Bizantit,Arabit edhe romake e ēfar dallimit kanpa me gjūhėv e sotshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
 
102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: