Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Empty
MesazhTitulli: KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR   KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR EmptySun Nov 21, 2010 2:11 am

Dr.sc. Ilmi VELIU,

Historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës



Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m'shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbŷli,

pa 'da zemrën ma ngushëllon.



Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, me u da s'duron,

fundë e majë nji âsht' Shqipnia,

e nji gjuhë që na bashkon.



Dom Ndre Mjeda.





Kur lëvizja për çlirim kombëtar ishte në rritje, dhe lindëte nevoja e botimeve të librave në shqip, një pengesë serioze ishte mungesa e një alfabeti të vetëm për shqipen e bashkuar.

Mundësitë që shqiptarët të zgjidhnin çështjen e alfabetit shqip u krijuan në korrikun e vitit 1908, kur turqit e rinj e rrëzuan Sulltan Abdyl Hamitin dhe shpallën kushtetutën. Atdhetarët shqiptarë e shfrytëzuan me zgjuarsi dhe guxim këtë situatë të përkohshme, dhe shpejtuan të hapnin klube e shkolla në çdo kënd të trojeve shqiptare.



Fletushka „Liria", që botohej në Selanik, hapi fushatën „për organizimin e një kongresi, ku do të merrnin pjesë shoqëritë, klubet dhe përfaqësuesit e letrave shqipe. Këtë e realizoi klubi „Bashkimi" i Manastirit, i posakrijuar, i cili në mbledhjen e parë të datës 27 gusht 1908 vendosi që “me një të vjeshtës së tretë, në Manastirë t'i jepnin mbarim kësaj së madheje nevojë për bashkimin e gjithë shqiptarëve në një abe”.



Në Arkivin Qendror të Shqipërisë ruhen disa ekzemplarë të programit të hartuar nga Klubi i Manastirit për punimet e Kongresit. Programi ka qenë i botuar edhe në ndonjë revistë të asajë kohe. Ekziston edhe një variant tjetër i këtij programi që e ka dhënë konsullata austrohungareze, me disa shtesa.



Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje e pavarsisë kulturore shqiptare, e sidomos kur dihej se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor e kombëtar, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga qeveria turke dhe kisha ortodokse greke, e aleatët e tyre sllavë.

Punimet e kongresit zgjatën 14-22 nëntor 1908, ku morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin qytete, shoqëri e klube shqiptare, dhe 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote. Kishte edhe delegatë që ishin ftuar si patriotë dhe aktivistë të lëvizjes kombëtare e që ishin të pranishëm mbi 150 veta të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.



Delegatët që morën pjesë, ishin kryesisht personalitete të njohura, me një përgatitje të mirë filologjike, të aftë për të zgjidhur këtë problem delikat dhe të vështirë për kombin shqiptar.



Kongresi u hap në një atmosferë festive në prani jo vetëm të delegatëve, por edhe të të gjithë të ftuarve të tjerë. E hapi këtë tubim me rëndësi për kulturën shqiptare, kryetari i klubit "Bashkimi" të Manastirit, Fehim Zavalani, ku merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodokse, protestane, që ishin të gjithë njerëz të ditur dhe të gjithë të ardhur së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.



Në fillim të mbledhjes u zgjodhën edhe drejtuesit e Kongresit:

-Mithat Frashëri, Kryetar i Kongresit të Manastirit

Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Nënkryetare

Hilë Mosi, Thoma Avrami, Sekretare

U prezentuan tre alfabete:

1. Alfabeti i Stambollit, ne baze latine, i cili që nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX kishte një përdorim të kufizuar.

2. Alfabeti i shoqërisë „Agimi", që kishte poashtu bazë latine dhe i afert me të Stambollit.

3. Alfabeti i shoqërisë „Bashkimi", i cili kishte fituar përkrahjen e disa organeve dhe shkrimtarëve, të cilët e kishin përdorur atë në veprat e botuara të tyre.

Parimisht nga delegatët u pëlqye dhe u miratua si bazë për alfabetin e gjuhës shqipe ai latin, sepse të tre alfabetet që kishin arritur në Kongres dhe që kishin më shumë simpatizantë, bazën e kishin te alfabeti latin. Në ditën e tretë të Kongresit, pasdreke, u zgjodh një komision prej 11 vetësh, fuqiplotë, me vota të fshehta,

Rezultatet e votimeve për komisionin e hartimit të alfabetit ishin këto:
Gjergj Fishta (Kryetar i komisionit)


Mithat Frashëri (nënkryetar)

Luigj Gurakuqi (sekretar)

Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja (anëtarë)

Disa të dhëna informuese për këto punime na i jep anëtari i komisionit dhe nënkryetar i kongresit, Gjergj Qiriazi në raportin e tij të datës 20 janar 1909.Në tryezën e punës së komisionit ishte diskutuar për këto tri mundësi:

- të përshtatej njëri nga alfabetet kryesore që përdoreshin në atë kohë: alfabeti i Stambollit, i shoqërisë „Bashkimi" dhe i shoqërisë „Agimi“;

- të bëhej një kombinim i këtyre tre alfabeteve;

- të krijohej një alfabet i ri, duke lënë mënjanë alfabetet ekzistuese.

Sipas një dorëshkrimi në formë procesverbali, që ndodhet në Arkivin e Shtetit shqiptar dhe mban datën 20 nëntor 1908 thuhej se: ”U zgjodhën të dy abetë dhe të dy do të përdoreshin prej shqiptarëve: njëri është ai i Stambollit e tjetri një abe thjesht latine që i afrohet atij të Stambollit.

Nga e gjithe kjo që thamë, shihet se kërkesa kryesore e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke e serbe, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve e serbëve.



Se në kongres nuk kishte përqarje ndërfetare tregon edhe rasti i përqafimit të Gjergj Fishtaës, pas leximit të kumtesës së tij, nga dy hoxhët shumë të njohur të asajë kohe, Hafiz Ali Korca dhe Mulla Nashit Zajazi që merrnin pjesë në punimet e kongresit.



Kur është fjala te Mulla Nashit Zajazi, duhet të skjarojme se ai ishte kryetar i klubit “Shoqata Kërcovare” në Bukuresht dhe sipas informatave që gjejmë në artikullin e shkruar nga shoku e bashkpuntori i tij i ngushtë Sefedin Kërcova, në revistën “Java” gusht 1937 e botuar në Tiranë, ku thote se ai kishte pasur nje kafene ne Bukuresht ku shqiptarët kanë ngrënë e pirë falas por edhe nga kjo kafene jënë shparndarë poashtu falas edhe gazeta, abetare e libra tjerë shqip të botuara në shtypshkronjen e blerë nga shqiptarët e Bukureshtit e ku si udhëheqës kryesorë ka qenë Asdreni.

Sefedin Kercova në artikullin e tij potencon se ky patriot shqiptarë nga Zajazi, kishte organizuar rrjetin për sjlelljen e abetareve shqipe në vendlindje, të cilat i përdornin njerëzit nëpër shtëpitë e tyre po edhe hoxhët patriotë nëpër medreset turke e xhamit e fshatit, në mënyrë sekrete, dhe pasi zbulohet nga sigurimi sekret bullgarë, në vitin 1917 burgoset, në Manastirë gjykohet me vdekje, dhe ekzekutohet te ura e Gurit në Shkup ku e vjerin në litarë.

1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të hudheshin në zjarr të gjitha librat, gazetat e dokumentat të shkruara me germa shqipe.Edhe në Zajaz u mbyllë medrezja e Mulla Qerim Tahmunit ku kishte marrë mësimet e para Ali Dila, Mulla Zada e Ahmet Kaleshi. Mulla Qerim Tahmuni ishte burgosur, dhe bashkë me te edhe kacaket, Kalosh e Lazam Dan Zajazi me shokë, sepse në Zajaz kishin ngritur një godinë të re shkolore. Ata ishin denuar me 6 muaj burg dhe ishin dërguar te vuajne dënimin në burgun e Manastirit

Gjendja politike ishte shumë kritike, dhe ishte gati për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u duk se nuk do ta realizonin dot qëllimin e tyre final e qe ishte hapja e shkollave shqipe.

Deri atëherë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, bullgare e serrbe. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tre probleme të mëdha,

- pengesa nga autoritetet turke dhe greke,

- mungesa e të hollave dhe

- mungesa e mësuesve të shkolluar.

Kundër ndërmarrjeve antishqiptare, gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros, botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë ku theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për të plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për:

-lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar,

-lirinë për të hapur shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke,

-vënien në punë të shtypshkronjave,

- botimin e gazetave të ndaluara,

-lirimin e të burgosurve politik.

Dhe përfundonte me mesazhin:

“E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.

Dalja në pah e gjuhës shqipe me shkronja latine, përveç shkollave dhe kishës greke, provokoi edhe myslimanët shqiptarë që ishin injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane.

Njerëz analfabetë dhe injorantë, me mbështetje të qeverisë së xhonturqëve në Stamboll, themeluan shoqërinë Mahfet me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip.

Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfet" me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, të dërguara nga Stambolli.

Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar që të mos provokonte askend dhe të mos sillte dhunë kundër shqiptarëve, shpejt ai u kthye në një zjarr shumë të rrezikshëm që do të digjëte patriotet shqiptar.

Ky ishte shkaku që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe Ismail Qemali, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.

Edhe këtu shqiptarët nuk patën fat sepse sëshpejti filloi Lufta I Ballkanike pastaj ajo e II-ta dhe në fund edhe Lufta e I Botërore ku Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuar vetëm nga popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, e disa u burgosën.

Shqiptarët mysliman u detyruan të braktisnin Shkupit e Manastirit dhe të shpërnguleshin për në Turqi, ato familje të krishtëra shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë të paparë, u nënshtruan duke humbur identitetin tyre shqiptar.

Kjo pra ishthte edhe koha, si që përmendëm edhe më lartë, kur te ura e Gurit në Shkup u vu në litar patrioti dhe atdhetari i Zajazit Mulla Nashit Zajazi për abetaret e Asdrenit të sjellura nag Bukureshti.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR   KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR EmptySun Nov 21, 2010 11:24 pm

Historianët: Tirana dhe Prishtina ta festojnë 22 Nëntorin

KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Thumbnail.php?file=kongresi_manastir_112177396

Historianët shqiptarë të Maqedonisë i bëjnë thirrje Tiranës dhe Prishtinës që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe festës së Alfabetit dhe 22 Nëntorin ta bëjnë festë shtetërore. “Dita e Alfabetit është një ndër festat më të mëdha të popullit shqiptarë. I bëjmë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që 22 Nëntorin ta bëjnë festë shtetërore”, tha kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), Skënder Hasani.
Ndërkaq, tribuna shkencore për 102 vjetorin e Kongresit të Alfabetit do të mbahet në Manastir, në qytetin e Alfabetit. Ndryshe nga vitet e tjera kur tribunat për kongresin mbaheshin në Shkup, tani historianët kanë vendosur që ato të zhvillohen në vendin ku dhe u mbajt kongresi. SHHSHM-ja në bashkëpunim me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, më 22 Nëntor pas vizitës së Shtëpisë së Alfabetit do të organizojnë edhe një tribunë shkencore në të cilën do të marrin pjesë historianë dhe gjuhëtarë nga Maqedonia.
Tribuna do të mbahet në sallën e madhe të hotelit “Epinaf” në Manastir, pasi hapësirat e shtëpisë së Alfabetit nuk janë të mjaftueshme për të mbledhur të gjithë pjesëmarrësit. “Me këtë manifestim dëshirojmë që t’i japim kurajë popullatës shqiptare të Manastirit, të cilët prej vitit 2001 janë në presion të llahtarshëm”, tha kryetari i SHHSHM-së, Skënder Hasani.
Rikonstruimi i Shtëpisë së Alfabetit ka përfunduar dhe tashmë në procedurë është miratimi i statutit të Muzeut të Alfabetit. “Në procedurë janë miratimi i statusit të Muzeut të Alfabetit si dhe shpallja e konkursit për personelin që do të punojë aty. Si fillim në Muzeun e Alfabetit do të punojnë 8 persona”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
Delegacioni i Qeverisë që do të vizitojë shtëpinë e Alfabetit do të kryesohet nga zëvendës kryeministri Abdylaqim Ademi. Po ashtu shtëpinë e Alfabetit më 22 Nëntor pritet ta vizitojnë edhe ministrat shqiptarë si dhe personalitete të tjera të jetës publike.
Më 14 nëntor të vitit 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit. Në këtë kongres morrin pjesë rreth 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si dhe nga komuniteti shqiptar në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u Zgjodh Mit’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashrit. Punimet e Kongresit përfunduan më 22 Nëntor, kur dhe u vendos Alfabeti që do të përdorej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR   KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR EmptySun Nov 28, 2010 1:14 am

Po Arber. Konferenca shkencore u mbajte diten e caktuar ku u lexuan disa kumtesa dhe une lexova kumtesen qe e publikova ketu nje dite mepare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR   KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR
» Nga Kongresi i Dyte (IV) i Levizjes per Lirimin e Tokave Shq
» Shpërngulje e heshtur - ne Manastir, Prilep e Veles
» KONGRESI I MANASTIRIT
» Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: