Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Zgjedhjet në Kosovë !

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyFri Nov 26, 2010 8:58 pm

Hajde hajde moj DARDANI pom duket me hajdut prap ne qeveri!!
Kaj moj nane kaj,bile pa pushu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Politikani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 9
Age : 58
Vendi : Gjilan
Registration date : 26/11/2010

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyFri Nov 26, 2010 9:16 pm

Se pari ,ju pershendes te gjitheve ne forum!
Sa i perket partive politike gjer me tani te ghithe kane deshtuar!
Puna e tyre u pa .
Po me duket se populli nuk u mbush mend ,dhe prap do ti voton keto parti te vjetra
te cilat ketij populli ja nderruan idnetitetin kombetare.
Askunde ne bote nje popull i mrfillte nuk kishte lejuar qe t,ju nderrohet identiteti kombetare ,po me protesta do e kishin rrezuar ate qeveri..
Te ne me duket se veshet po i futim nen pambuk.
Te pranoshe te nderrohet identiteti ,nje gje qe nuk kane mundur armiqet ta bejne eshte absurde.
Po me duket se jemi mesue keshtu te jetojme.
Eshte koha qe populli nuk duhet ti votone keto parti qe e shkaterruan kete kombe.
O te votojme njerez te ri qe tja japim shancin qe te tregojne veten o hiq..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySat Nov 27, 2010 4:20 pm

Kosova nuk është e pavarur, por është shndërruar në mini Jugosllavi
Publikuar më 26 nëntor, 2010 në orën 23:41 ( Para 14 orë e 36 minutave ) Histori |


Në rastë se populli voton në këto zgjedhje mbi 50% (50+1) fituese duhet të jetë lëvizja Vetëvendosje

Faktet: Vetëm tri vite pas lufte (2000-2) shumica e popullit votoi. Në zgjedhjet komunale tetor 2000 populli votoi 79%. Në zgjedhjet parlamentare nentor 2001 votuan 64,3% dhe në zgjedhjet komunale tetor 2002, votuan 53,9%.
Kurse që nga viti 2004 në zgjedhjet parlamentare nuk votoi shumica e popullit, votuan 49,5%.
Në zgjedhjet e parafundit votuan rreth 40%, kurse në zgjedhjet e vundit populli votoi nën 40%. Që në zgjedhjet e para komunale-pas luftës, tetor 2000 pati rënie të elektoratit per rrëth 20% krahasuar me referendumin dhe zgjedhjet 1991-2.
Në vitin1991 votuan 99% dhe më 1992 votuan 98%. Pse që nga viti 2004 shumica e popullit nuk votoi?


Populli e humbi besimin te pushtetarët vendorë e ndërkombëtarë. Besimi filloi të humbë që në zgjedhjet e para komunale, tetor 2000, siç ngjau çarmatosja e UÇK-së, veriu i Kosovës-ndarja e Mitrovicës nga KFOR-i francez në Urë të Ibrit, largimi i shqiptarëve nga andej etj. Më 15 maj 2001 pasoi Korniza Kushtetuese. Me 10 dhjetor pasuan standardet. Pasoi decentralizimi. Të punësuar në vitin 2003 ishin 70.423 persona. Paga në vitin 2004 minimale ishte 130-150 euro, mesetare ishte 190-211 dhe paga maksimale ishte 1250-2500 euro (për pushtetarët).
Një sqarim: Në vitin 1988 punonin 237.566 persona, paga mesatare ishte rreth 1000 euro. Dallimi në mes të pagës minimale mesatare dhe maksimale nuk dallonte shumë si tash. Në zgjedhjet e viti 2007, Doris Pak, Solana, B. Evropian, K. i Evropës etj, mosdaljen e qytetarëve në zgjedhje e vlerësuan dështimin e liderëve dhe korruptimin e tyre. Ku Shqipëria më 2007 zinte vendin e tretë në botë për korrupsion, kurse Kosova vendin e katërt. E njejtë është situata edhe tash, jo vetëm me korrupsion por edhe me varfëri e papunsi. Ish kryeshefi i KQZ-së Adnan Merovci më 2007 në RTK u deklarua: ...Në rast se elektorati nuk voton mbi 51% zgjedhjet nuk janë legjitime. Pushtetarët shqiptarë mosdaljen e shumicës së popullit në zgjedhje e arsyetojnë kinse edhe në vendet perendimore shumica e popullit nuk voton.
Jo zotrinj kjo nuk qëndron. Kosova dhe Shqipëria janë ndër vendet më të varfëra në botë. Mu për këtë shumica e popullit nuk voton as në Shqipëri e as në Kosovë, që nga viti 2004. Populli në perëndim merret me punë, kurse tek ne siç thotë H. Milloshi: Udhëheqësit tanë merren me tregëti kurse populli me politikë.

RTK-Pa rrotulla, 15 maj 2010, musafir Nait Hasani dhe Sabri Novosella, deklaruan: Masakrën e Tivarit e kanë udhëhequr brigadat partizane me D. Mugoshën, F.Hoxhën, M. Popoviqin. Përgjegjësia është edhe e Shqipërisë. S. Novosella: Enver Hoxha e çoi Ramiz Alinë për riokupimin e Kosovës. Gani Kryeziu ka qenë për çlirimin e Kosovës i cili u vra me tradhtinë e Enver Hoxhës. 6 vite në burg I.Haskaj na ka rrahë për vdekje. duhet të gjykohet komunizmi enverist. Fajtorë janë që nga R. Kolgeci deri te F. Hoxha. Merita është vetëm e të burgosurve politik në çlirimin e Kosovës. Pronat e mia janë ozurpuar nga sistemi komunsitë. Kuvendi ka përgjegjësi ta nxjerr rezolutën dhe të denohen bashkëpuntorët shqiptarë. Ali Shukria ka qenë prokuror, ka vrarë me qindra mijëra shqiptarë....
Po i përgjigjem S. Novosellës. Vetëm me Dushan Mugoshën ia keni qëlluar, asnjë fjalë-fjali tjera tuaja nuk janë të vërteta.

N. Hasani: Miqtë tanë-Europa na kanë udhëzuar që rezolutën ta nxjerrë Parlamenti për dënimin e komunizmit. 95% e të burgosurve në Jugosllavi kanë qenë shqiptarë, me nënshkrimin e F. Hoxhës, A. Shukrisë, S. Hasanit etj. Bashkëpuntorët e okupatorit na kanë dënuar dhe gati të njejtit janë tash apo bijtë e tyre. Ish-udhëheqësit e vjetër që janë ende në pushtet i kanë mësuar disa udhëheqës të rinjë të korruptohen. S. Popovci, K. Salihu, N. Lumezi kanë pranuar që Kosova të bëhet me Serbi në vitet 1988-9...
Po i përgjigjem edhe Nait Hasanit.
Vetëm me miqtë tuaj Evropën që ju kanë udhëzur për ta nxjerrë në Parlamnet rezolutën për dënimin e komunizmit është e vërtetë, kurse fjalët-fjalitë tjerat janë shpifje dhe trillime. Pse ju z. Hasami nuk e patët përkrahjen nga Evropa për bashkimin e veriut të Mitrovicës dhe kthimin e shqiptarëve andej 23.820 vetave të shpërngulur. Në kohën e Fadil Hoxhës, A. Shukrisë S. Hasanit etj, këta 23.820 shqiptarë ishin andej dhe veriu ishte i bashkuar me Kosovën. Edhe Ali Shukriu ka qenë në burg nga Jugosllavia borgjezë, ashtu edhe S. Hasani nga fashizmi ka qenë i internuar-burg. Nuk është e vërtetë që këta ia dhanë Kosovën Serbisë me 1988-9, kushtetuta është marrë me tanke dhe quhet kushtetuta e tankeve. Këtë e di e tërë bota. Siç ka ngjarë në kuvendin e Prizrenit më 1945, ku Kosova me dhunë iu është bashkuar Serbisë. F. Hoxha, Ali Shukria etj, kanë qenë antarë në kryesinë e ngushtë të Konferencës së Bujanit e cila ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mu për këtë, këta S. Hasani etj, kan qenë për likuidim nga regjimi i Rankoviçit. Mbi 45 vite këta udhëheqës me rëvistën ''Përparimi'' kanë vepruar për bashkim.
Rexhep Hoxha, Liria e Fjalës... Shkoj te Sinan Hasani, drejtor i Rilindjes... Rexhep, bre si ke ditur e si ke guxuar ta shkruash këtë artikull!? ...Sinani s'e botoi artikullin. Por çka është më e rëndësishmja këtu? Sinani s'e çoi artikullin në Komitetin krahinor... ...Sinan Hasani s'kam dëgjuar të ketë shkuar në diferencime ideore si...
Dritro Agolli: Për formimin e një komisioni hetimor për masakrën e Tivarit. Ngritja e kësaj ngjarjeje është antikombëtare... ata që duan ta ngrenë këtë problem duan ta ndajnë edhe Shqipërinë në serbë e shqiptarë... Intervistë D. Agollin-Televisioni Vision Plus.
Në vitet e 70-ta me rastin e ardhjes së delegacioneve kulturore etj. të ndryshme nga Shqipëria në Kosovë kanë pranuar të menjanohen fotografitë e shokut Tito si në autobusë ashtu edhe në lokalet e mbyllura, në salla. Jozhe Smole, Ali Shukria.
Kurse tash me ardhjen e zonjës Klinton, u hoq flamuri kombëtar. Ambasadori Dell e kritikon Lëvizjen Vetëvendosje kinse nuk e nënshkroi kodin e mirsjelljes për zgjedhje të partive politike...
Të burgosurit politikë shqiptarë që janë liruar pas rrëzimit të Rankoviçit, të gjithë janë punësuar edhe në administratë. Z.N. Hasani a i kini të gjithë të punësuar të burgosurit e rinjë politik dhe ata që luftuan?
Hakif Bajrami: Pas çlirimit Konferenca e Bujanit është vlerësuar gjithnjë si ngjarje historike... Më 30 dhjetor 1958 Këshilli Popullor i Krahinës Autonome të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit në një mbledhje të veçantë solemne ia kushtoi Konferencës së Bujanit. Aty u muar vendimi për themelimin e ''Shpërblimit të Dhjetorit''.
16 korrik 2010, Lajm: Shën Sava bllokon ligjin për dekoratat…
As S. Hasani dhe as A. Shukria nuk pranuan nga Millosheviqi postin e partisë në Kosovë, që e pranoi Rr. Morina i cili vdiq në rrethana edhe sot të pasqaruara, mund ti ketë prishur punët me Millosheviqin. Ndërsa politikanët e tashëm çdo gjë pranuan, askund nuk këmbëngulën dhe hoqën dorë edhe nga identiteti kombëtar (pa flamur dhe me komunitet kosovar jo-shqiptar).

Për fund, Kosova vetëm emrin e ka Pavarësi dhe frigohem mos është duke u vepruar si në Shqipëri këto 18 vite për të fituar ajo (ato) parti lojale jo e popullit siç është PD, e cila vetëm në vitin 1992 ka fituar me mashtrime dhe përkrahjen e të huajve.
Duhet të fitojnë partitë e reja: Lëvizja Vetëvendosje me partitë tjera që bënë koalicion, por duhet të bashkohet edhe Frymen e Re siç u prononcua kjo e fundit pro Vetëvendosjës.

Fund

R. Megjuani

Prishtinë 26.11.2010


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Nov 28, 2010 2:13 pm

Ky eshte mendim i je njeriu qe perkrahe ishe komunistet tradhtare shqiptare.
duke genjyer popullin se kushtetuta e 1974 me 1989 e paska heq serbia me tanke.
Ku dihet se ate kushtetute e hiqen tradhtaret shqiptare Rrahman Morina Fadil Hogja Ali Shukria Azem Vllasi Kaqusha jashari remzi Kolgeci Ilaz Rmajli kryetare i Kuvdenit dhe shok i Jokanoviqit husamedin Azemi.
E perkrahen komitetet komunale po besa edhe nje shumice e Qyetareve ...
se kemi deshmitare te gjalle te asja kohe qe u denuan dhe u deferencuan mu pershkak se ishin kunder ndryshimeve kushtetuese.
E ky R.Magjuni paska qen ne serbi ate kohe..
NUk naj hoqi serbia me tanka po naj hoqen tradhtaret shqiptare qe sote e asja dite jane ne pushtet pa shtet duke i bere prap deme kosoves.
sepse keta ishin dhe jane miq te serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyMon Nov 29, 2010 8:02 am

Ballkan&BotëWikileaks, 668 dokumente për Kosovën nga DASH 29- 11-2010



Shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikë as Kosova, së paku sipas të përditshmes britanike The Guardian.

Aty janë 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve mbetet të shihet në ditët në vijim duke e ditur se një numër i madh i njerëzve janë duke u munduar t’i shkarkojnë ato. Për momentin, serverët e Wikileaks janë jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.

Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).

Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale.

Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës.

Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë,

por asgjë nuk realizohet pastaj.

Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”.

Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.

E përditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janë të parat që i kanë publikuar disa nga materialet. Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por të censuruara, duke marre parasysh rrezikun që mund t’ua shkaktojnë shumë punëtorëve diplomatikë amerikanë në botë.

Një pjesë e dokumenteve që “The New York Times” i ka publikuar tregon edhe një analizë të ambasadorit të tanishëm amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili shpreh mendimet e tij për problemet politike në Zimbabve, ku në analizë edhe përqeshet lidershipi i saj.

Besohet se njeriu i cili që qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.

Dokumentet që ambasadorët amerikanë i dërgojnë në Departamentin e Shtetit paraqesin një procedurë e rregullt që Sekretarja e Shtetit i kërkon çdo diplomati amerikan të akredituar në botë të dërgojnë materiale analitike rregullisht mbi çështje të ndryshme në vendet e akredituara. Informatat thuhet se dërgohen përmes një ruteri të sigurt, të cilin e përdorin mbi 180 ambasada amerikane në botë. Çdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund të ketë hyrje në këtë ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund të merren apo dërgohen përmes këtij ruterit. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyMon Nov 29, 2010 8:02 am

Ballkan&BotëWikileaks, 668 dokumente për Kosovën nga DASH 29- 11-2010



Shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikë as Kosova, së paku sipas të përditshmes britanike The Guardian.

Aty janë 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve mbetet të shihet në ditët në vijim duke e ditur se një numër i madh i njerëzve janë duke u munduar t’i shkarkojnë ato. Për momentin, serverët e Wikileaks janë jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.

Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).

Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale.

Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës.

Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë,

por asgjë nuk realizohet pastaj.

Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”.

Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.

E përditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janë të parat që i kanë publikuar disa nga materialet. Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por të censuruara, duke marre parasysh rrezikun që mund t’ua shkaktojnë shumë punëtorëve diplomatikë amerikanë në botë.

Një pjesë e dokumenteve që “The New York Times” i ka publikuar tregon edhe një analizë të ambasadorit të tanishëm amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili shpreh mendimet e tij për problemet politike në Zimbabve, ku në analizë edhe përqeshet lidershipi i saj.

Besohet se njeriu i cili që qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.

Dokumentet që ambasadorët amerikanë i dërgojnë në Departamentin e Shtetit paraqesin një procedurë e rregullt që Sekretarja e Shtetit i kërkon çdo diplomati amerikan të akredituar në botë të dërgojnë materiale analitike rregullisht mbi çështje të ndryshme në vendet e akredituara. Informatat thuhet se dërgohen përmes një ruteri të sigurt, të cilin e përdorin mbi 180 ambasada amerikane në botë. Çdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund të ketë hyrje në këtë ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund të merren apo dërgohen përmes këtij ruterit. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyTue Nov 30, 2010 12:51 am

Asnjë parti nuk ka program për çlirimin e Kosovës
Shkruan: Teki Dervishi
Është koha definitive që shqiptarët e Kosovës, që megjithatë do të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, të kuptojnë se kjo klasë politike në tërësinë e saj konceptualisht nuk është asgjë tjetër pos një instrument në duart e okupatorit ndërkombëtar, i cili po e instalon hap pas hapi administratën zyrtare të Serbisë në Kosovë, derisa shqiptarët po i deshtetëzon dhe denacionalizon.

Indoktrinimi i opinionit nga renegatët

Në kohën e okupimit klasik të Kosovës ekzistonin lëvizjet çlirimtare shqiptare që rezistonin sistemin e shtetit policor terrorist të Serbisë me mjete paqësore, por edhe me sfida të aksioneve të armatosura. Pastaj na “çliruan” të huajt, dhe ne nuk patëm më nevojë të rezistojmë, dhe që është më keq ndërpremë kontinuitetin e lëvizjes çlirimtare shekullore. Që nga qershori 1999 administrata zyrtare e Serbisë, e quajtur UNMIK, me makinerinë propagandistike të saj në medien shqip dhe me të gjithë liderët renegatë të UÇK-së dhe liderët gjysmanalfabetë politikë të LDK-së (ish-aktivistë të Lidhjes Socialiste të Serbisë), arritën ta indoktrinojnë opinionin e Kosovës, kinse Kosova tashmë është çliruar me ndihmën e “miqve” ndërkombëtarë. Pastaj administrata e Serbisë, e quajtur UNMIK (OKB), instaloi “pushtete” kuislinge vendore dhe medie që armëpushimin e dhunshëm ta konvertonin si çlirim i Kosovës. U nevojitën 8 vjet që administrata e UNMIK-ut (me nëpunësit dhe policët ekskluzivisht të Evropës) ta krijonin një komb jonacional në Kosovë, i cili jo vetëm që do të hiqte dorë nga trashëgimia e tij historike, por do të pajtohej që Kosovën ta kushtetutizojë si trashëgimi serbe; do të hiqte dorë edhe nga nacionaliteti. Në emër të një shteti “multietnik” në Kosovë, dhe në emër të mbrojtjes së serbeve nga hakmarrja e shqiptarëve, UNMIK-u me direktivat e Brukselit, hap pas hapi, e ktheu pushtetin e Serbisë në Kosovë duke spekuluar një pushtet joekzekutiv të shqiptarëve në shtetin të cilin nuk do ta pranojë as OKB-ja, as BE-ja.

Tranzicioni ndërkombëtar, kohë që Serbia ta rikolonizonte Kosovën

Pas bombardimeve (1999) që në elitën e lartë të fuqive të mëdha u quajt “humanitare” (sepse vetëm gabimisht janë vrarë 10-12 persona, shumica shqiptarë, në Korishë, etj.) Milosheviqi ka pranuar një marrëveshje paqësore me NATO-në për ndërprerjen e bombardimeve. Kështu pasoi Marrëveshja Ushtarake Teknike (jopolitike) e NATO-s me Serbinë në Kumanovë të Maqedonisë. I parapriu kësaj marrëveshjeje “biseda” e Ahtisarit dhe Çernomirdinit me Milosheviqin në Beograd. Marrëveshja rrudhet vetëm në paragrafët e kushteve të “armëpushimit” midis NATO-s dhe Serbisë (dhe i përjashton shqiptarët si faktorë historikë dhe politikë) me garanci që gjatë armëpushimit, forcat e NATO-s do ta demobilizojnë dhe defaktorizojnë politikisht UÇK-në, kurse faktori politik ndërkombëtar (që në të vërtetë është vetëm faktor i BE-së) do të angazhohet që të instalojë një administratë të re shtetërore (UNMIK-KOSOVO), e cila do ta zbatojë denacionalizimin e shqiptarëve dhe kthimin e serbëve nacionalë në bazë të statistikave të banorëve serbë paralufte. Serbia nuk do të kërkojë falje për gjenocidin, kurse as shqiptarëve nuk do t’u lejohet të insistojnë që Serbia të kërkojë falje! Kjo ishte “marrëveshja” e tyre në të cilën nuk morën pjesë shqiptarët. Prandaj, kjo marrëveshje e turpshme e elitës brukseliane anti-NATO dhe anti-Rendit të Ri Botëror, as nuk u botua dhe nuk doli në opinion, sepse ata pretendonin të talleshin me shqiptarët, sepse shqiptarët kujtonin se “paqeruajtësit” janë çlirimtarë. Paqen e shfrytëzuan që Serbia ta rikolonizojë Kosovën, si dhe e shfrytëzuan për krijimin e “komunave” etnikisht të pastër serbe në tërë territorin e shtetit “multietnik”.

Propaganda e brendshme antishqiptare

Pas tetë vjetëve (1999-2007) gjenocid kulturor dhe ekonomik që ushtroi UNMIK-u (Brukseli) në Kosovë, filloi të politizohej në opinionin ndërkombëtar dhe vendor pengesa e hapur “ndërkombëtare” për krijimin e shtetit të Kosovës dhe për suprimimin e shtetit UNMIK-KOSOVO, faktikisht suprimimin e administratës shtetërore të Serbisë në Kosovë. Pasi që u gjet një çelës që shqiptarët të kënaqen me një shpallje formale “pavarësie” të mbikëqyrur, e cila nuk do të pranohet ndërkombëtarisht, atëherë spekulantët antishqiptarë të Brukselit, e hapen intrigën se pas “pavarësisë” nuk ekziston më shteti UNMIK-KOSOVO dhe se UNMIK-u nuk është më faktor në Kosovë. Këtë propagandë do ta bëjnë vetë pushtetarët, opozita dhe shoqëria civile, mediat shqip të Kosovës, pasi që nevojitej opinioni i brendshëm, kurse për opinionin e jashtëm ndërkombëtarë, dihet zyrtarisht se të gjitha misionet evropiane në Kosovë janë pikërisht nën ombrellën e UNMIK-ut, që do të thotë me protokolle zyrtare nën administratën e shtetit të Serbisë në Kosovë.

Mungesa e strategjisë diplomatike

Megjithatë Kosova është ndihmuar nga dy-tre aleatë të sinqertë, me vetë faktin se është disejnuar juridikisht baza e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo nga Parlamenti i Kosovës, por nga të Zgjedhurit e Popullit. Në këtë linjë ka ardhur edhe verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konstaton se Pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Por siç pohon edhe Xhejms Huperi, Kosova do të duhej ta kishte strategjinë e vet diplomatike menjëherë pas opinionit të GJND-së! Por nuk e ka këtë strategji, sepse asaj NUK i mjafton njohja e dy tre shteteve më të fuqishme në botë, por sharlatanizohet politikisht duke kërkuar ta pranojnë shtetet aleate të Rusisë, Serbisë dhe Brukselit, në vend se t’i refuzonte njohjet e tyre edhe po t’i vinin, siç nuk do t’i vijnë kurrë.

KFOR-i dhe EULEX-i (BE-ja) e kanë instaluar Serbinë

Nëse megjithëkëtë klasa politike kuislinge e Kosovës do të provonte ta ndryshonte statusin e situatës reale në Kosovë, e jo të kënaqët vetëm me statusin formal politik të “pavarësisë”, atëherë, siç pohon edhe Huper, Brukseli do t’u kërcënohej shqiptarëve duke u thënë se - serbët janë të gatshëm për dhunë, janë gati të luftojnë, sepse ata besojnë në qëndrimin e BE-së se Kosova është Serbi. Spiunët e Brukselit thonë se “serbët janë të gatshëm për dhunë”, pasi që janë të bindur se shqiptarët nuk janë të gatshëm për dhunë, sepse hëpërhë duan vetëm komfor dhe komoditet “pushteti” të mbikëqyrur nga aleatët e Serbisë, dhe herë pas here deklarojnë se “koha e luftës ka mbaruar njëherë e përgjithmonë”! Serbët në “jug”, sipas po këtij analisti të njohur, kanë vendosur “të jenë një pjesë” e Kosovës dhe ata pranojnë “situatën” për të jetuar në “komunitetin e ligjeve” (Huperi mendon për “ligje” të Kosovës). Por, unë them se ata nuk shërbehen me “komunitetin e ligjeve ”të Kosovës “në jug”, pasi që “në jug” nuk përfillen ligjet e Kosovës, dhe ata (serbët) “në jug” shërbehen me ligjet (dhe me dokumentet) e Serbisë që janë valide dhe të lejueshme në Kosovë në saje të dyshtetësisë së tyre dhe sipas Kushtetutës. Pra fjala është për një Kosovë jo të enklavizuar (decentralizuar) siç mëtojnë të na bindin spekulantët politikë të Brukselit brenda ombrellës së UNMIK-ut, por Kosova në këto “enklava” është e Serbisë zyrtare republikane, e jo krahinore enklavore, madje as si në kohën kur Kosova ishte autonomi nën Serbinë. Pra ligjërisht, siç e pranon KFOR-i dhe EULEX-i (BE-ja) në Kosovë e ka instaluar Serbinë territoriale legjislative. Serbinë e njohin në Kosovë misionet duke pasur protokolle zyrtare me të, kurse shqiptarëve në Kosovë u mbetet “pavarësia” politike e jo juridike, “pavarësia” të cilën nuk e njohin misionet e BE-së, pra u mbetet pavarësia vetëm politike. Huper thotë: “Kjo është situata dhe kështu e kanë vendosur ndërkombëtarët”. Me fjalën “ndërkombëtarët” Huper spekulon përdorimin propagandistik të statusit të OKB-së nga ana e BE-së dhe Rusisë.

Mos i votoni partitë pro okupatorit

Votoni për atë parti, e cila gjatë fushatës elektorale do ta pranojë para jush faktin se Kosova është e okupuar! Nëse asnjë parti nuk do të guxojë të thotë këtë të vërtetë, atëherë ju mos votoni për asnjërën! Po qe se votoni, dijeni se po votoni për ekzekutorin e pushtetit të huaj në Kosovë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyWed Dec 01, 2010 10:13 pm

Fushata zgjedhore filloi ne Ks, por jo edhe ne forumin BK, nuk po i di arsyet pse kijo heshtje ne forum.
Shume antar te forumit kritikonin partit politike ne pushtet, e tani qe jemi ne zgjedhje po heshtin, mos heshtni o njerz te pakten ne keto 10 dite ne vijim, te pakten ti perkrahim te ju japim pake moral atyre qe po mundohen per te miren e populli.
Qe pas zgjedhjeve mos te fajsoim askend...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 12:13 am

DRINI- me siguri nji pjes e madhe ne forum jan te traumatizuar se kush dot fitoj, e si e tek,dhe tan sdot i dalin parashikimet e bera,paj nuk ka dhe aq domethanje te thanat tona, sepse ne sjem expert te asaj apo kesaj qeshtje.
U qendroj krye kput mbas ALBINIT, por nese nuk fiton nuk behet kiamet ndoshta ne heren tjeter.......etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 12:19 pm

Me plot dëshir dot doja të fiton Albini ,por ksaj radhe do të fitoj prap mafiozat e dollavergjit por unë problenim te formimi i qeveris ,se vet nuk do të mund a do të gjen argat që do ti shkojn për qefi kjo mbetet të shifet por asht pak sa vështir ,dhe sa do ta mbaj at qeveri sepse gjat fushatës që po bëm me aq shum premtime që po ban,të i kishte miliarda e milairda euro vështir se do ti dalin ,prandja ende ap fitu dhe pa fillu të qeveris do ti dalin telashet që as bujat nuk do të mund ti përballonin eler me me kto që kan tash .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 5:47 pm

Komploti i Mafise Ruso-Serbe kunder Kosoves (I)
Publikuar më 01 dhjetor, 2010 në orën 20:53 ( Para 18 orë e 31 minutave ) Isa Mulaj | Opinion |


Alarmante: Zbulohet dhe zyrtarizohet koalicioni KGB (SVR) dhe UDB në Kosovë
Komploti i Mafise Ruso-Serbe kunder Kosoves (I)
Publikuar më 01 dhjetor, 2010 në orën 20:53 ( Para 18 orë e 31 minutave ) Isa Mulaj | Opinion |


Alarmante: Zbulohet dhe zyrtarizohet koalicioni KGB (SVR) dhe UDB në Kosovë

Punim hulumtues për diskutimin e politikave, rreth komplotit special të SVR-së, UDB-së dhe Specnaz GRU kundër Kosovës.

"Kombi i deleve do të sjell qeverinë e ujqve” -- Edward R. Morrow (1908 – 1965)


Më pak se një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë që do të mbahen më 12 dhjetor 2010, partitë politike dhe kandidatët e tyre duket se më në fund kanë zënë vend. Edhe disa koalicione u formalizuan dhe u bënë publike. Kjo ndodhi më tepër shkaku i afatit për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se nga dëshira e subjekteve dhe kandidatëve për ta ndalur riformatimin në formë të koalicioneve dhe bredhjet e kandidatëve nga një parti në tjetrën.

Paragjykimet më të këqija në Kosovë ndaj kandidatëve dhe partive politike ndodhin kur shumë njerëz flasin për jetën e tyre private, ose merren shumë me thashetheme e propagandë që kanë për qëllim t’i nënvlerësojnë apo mbivlerësojnë ata, qoftë në pikëpamje pozitive apo negative. Qëllimi i këtij hulumtimi është që me dëshmi zyrtare t’i bëhet e njohur opinionit publik vendorë e ndërkombëtarë, si dhe atyre që kanë vendosur të votojmë, ashtu edhe atyre që do t’i bojkotojnë zgjedhjet, rreth një komploti pak a shumë publik kundër Kosovës. Përveç kësaj, ky hulumtim i adresohet EULEX-it meqenëse ai ka ngritur shqetësimet për disa politikanë pse ata figurojnë në listat zgjedhore të partive përkatëse kur dyshohen se kanë bërë vepra penale. Dyshimet janë diçka tjetër të cilave u referohet EULEX-i në krahasim me të bëmat faktike të disa politikanëve, të cilët figurojnë si emra të ri në dy parti politike. Për me tepër, është mjaft shqetësues fakti se këta emra të ri, shumica ish-funksionarë komunistë dhe spiunë të UDB-së kanë përgatitur planin kundër Kosovës me ndihmën e mafisë ruse dhe serbe. Për çudi, mediat e Kosovës, qofshin elektronike apo të shkruara, po heshtin rreth planit publik të këtyre njerëzve të shpërndarë në dy parti politike. Ende nuk dihet arsyeja e heshtjes që mund të jetë, ose e qëllimshme, nuk janë të informuara, nuk guxojnë, ose janë nën kontrollin e kësaj mafie. Nuk është aspak çudi pse raporti i Reporterëve pa Kufij tregon se liria e mediave në Kosovë ka shënuar rënien më drastike prej vitit 2009 kur ishte në vendin e 58-të, në vendin e 92-të në vitin 2010. Padyshim se në këtë renditje ka ndikuar dukshëm edhe heshtja ose censura e mediave ndaj komplotit special të mafisë ruse dhe serbe në dy parti politike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme, të cilat u caktuan më 12 dhjetor 2010.

Të gjithë ju që mendoni, apo dikush u thotë, se ky apo ai shkrim bëhet gjatë fushatës së zgjedhjeve, duhet ta keni parasysh seriozisht një fakt: A e dini se sa janë duke na helmuar partitë politike me propaganda këtyre ditëve? Sigurisht se e dini, dhe kjo nuk është hera e parë që përballeni me propaganda të tilla (të cilat ju i quani thjeshtë “rrena”). Atëherë dorën në zemër dhe bëni vetes këtë pyetje: A është në rregull që partitë politike të na bombardojnë përditë dhe gjithkah me këso rrena, ndërsa ne të jem aq indiferent deri në absurd për të mos pyetur dhe demaskuar këto rrena sadopak? Më e tmerrshmja ndër të gjitha duket kur partitë politike dalin dhe e gënjejnë opinionin duke e shantazhuar se këto që i shkruan ti, unë, filani, e fisteku qenkan inkurajuar nga dikush me këtë apo atë qëllim. O lexues i nderuar, a ia vlen që ne t’i kapërdijmë rrenat e kulluara dhe komplotet e partive dhe t’i mbyllim sytë dhe gojën përballë realitetit? Ti me siguri thua: Kurrsesi jo, qofshin ato gënjeshtra që vijnë nga babai, nëna, vëllau, motra, djali, vajza, apo kushdo qoftë i afërm i imi. E sikur gënjeshtrat të vijnë nga grupet kriminale vendore dhe të huaja, cila do të ishte arsyeja nëse ti del në krah të tyre dhe mundohesh t’i mbrosh?

Ja se nga çka është nxitur kjo analizë: Nga bombardimi masiv me propagandë dhe rrena i disa partive politike, dhe komploti i tyre mercenar. Duke e hulumtuar vlefshmërinë e këtyre propagandave, për shkak se jemi të bombarduar nga to, vendosa të kërkoj evidencë nga realiteti dhe më doli diçka tjetër, ose veprimet e tyre konkrete në realitet më dolën krejtësisht në kundërshtim me ato që propagandojnë disa parti politike. Prandaj po i bëjmë publike ato që vërtetohen si vepra, se premtimet në formë të rrenave çka do të bëjnë në të ardhmen tanimë nuk i bëjnë kujt përshtypje, ndonëse duhet marrë me shqetësim të madh kur prapaskena konkrete është krejt ndryshe. Prandaj lexues i nderuar, sa herë disa kriminelë dhe mercenarë politik u thonë: “Kjo është nxitur nga ky shkak, është për këtë qëllim, është propagandë”, etj., ti veç i merr faktet dhe ia përplasë turinjve atij që të thotë kështu, dhe ti i thua atij: “çka i thua ti kësaj”? Ti lexues i nderuar nuk ke nevojë të besosh se çka them unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata/ato. Duhet të bazohesh në vërtetimin e gjërave me evidencën që ekziston, dhe atë ua përplas turinjve atyre që po të gënjejnë me premtime politike, dhe u thua rrencave politik: Le t’i çka thotë filani e fisteku, por më trego çka i thua ti këtyre fakteve?

1. Çka është mafia ruso-serbe dhe si përfaqësohet dhe funksionon ajo në Kosovë?

Termi Mafia Ruse ose "Russkaja Mafija" (në rusisht Русская мафия) i referohet një grupi të fuqishëm mafiozësh me bazë në Rusi dhe ndikim të konsiderueshëm nëpër shumë vende të botës në veprimtari të ndryshme, në mes tjerash, tregti ilegale, kontrabandë të armëve, trafikim droge e qeniesh njerëzore, dhe shpëlarje të parave. Origjina e kësaj mafie rrjedh nga shumë oficerë të ish KGB-së (Komitet Gosudarstvenoj Bezopasnosti – Komiteti i Sigurimit Shtetëror), duke përfshirë (sipas Aleksandër Litvinenkos, spiunin dezertor të ish-KGB-së) edhe kryeministrin aktual të Rusisë Vladimir Putin, i cili në një kohë ishte përfshirë në krim të organizuar dhe fshehjen ose kamuflimin e trafikimit të drogës nga Afganistani. Gjatë kohës së komunizmit ose ndërmjet vitit 1985-1990 Putin ishte i vendosur si agjent i KGB-së në Dresden të Gjermanisë Lindore. Një pjesë e KGB-së pas rënies së Bashkimit Sovjetik u trashëgua në Rusi si SVR (Sluzhba Vneshnej Razvedki – Shërbimi Informativ i Jashtëm) për spiunim jashtë Rusisë, dhe pjesa tjetër si FSB FSB (Federalnaja Sluzhba Bezopasnosti – Shërbimi Federal i Sigurisë) që merret me sigurinë e brendshme të Rusisë.

UDB (Uprava Državne Bezbednosti – Drejtoria për Siguri të Shtetit) ishte shërbimi jugosllav i inteligjencës dhe organizatë e policisë sekrete jugosllave, përgjegjëse për më së paku 200 atentate dhe kidnapime. Në këtë organizatë ka qenë të inkuadruar edhe shumë shqiptarë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, UDB pjesërisht shpërbëhet dhe agjentët e disa republikave si Slloveni, Kroaci ende janë aktiv në kuadër të shërbimit inteligjent të shteteve të tyre, por në pjesën tjetër më të madhe ose shtetet tjera të ish-Jugosllavisë si Serbia, Mali i Zi, Bosnia, Maqedonia, dhe Kosova, UDB ende vepron me njerëzit e njëjtë për qëllimin e përbashkët – interesat serbomëdha. Trashëgimtare e saj është BIA (Bezbednosno Informativno Agencija – Agjencia Informative e Sigurisë) e Serbisë, e cila shfrytëzon infrastrukturën dhe personat e UDB-së në shtetet e ish-Jugosllavisë që i përmendem, ku përfshihet një numër i madh i shqipfolësve nga Kosova. BIA ka pësuar një transformim në emër sikurse KGB në SVR, pra infrastruktura dhe shumë njerëz të KGB-së kanë mbetur të shpërndarë në vende në ndryshme duke i shërbyer Moskës, sikurse UDB-ashët shqipfolës që ende i shërbejnë Beogradit. Një prej parimeve bazë të UDB-së ka qenë ndjekja dhe eliminimi i atdhetarëve shqiptarë dhe inteligjent siç ishin, në mes të shumtëve, vrasja e Enver Hadrit, vëllezërve Gërvalla, e shumë të tjerëve. Kjo strategji e përndjekjes së shqiptarëve që UDB-ja i cilëson si inteligjent, vazhdon edhe sot e kësaj dite nëpërmjet përfaqësuesve të tyre zyrtarë shqipfolës në Kosovë, ose UDB-ashëve të atëhershëm dhe të tashëm. Do t’u sjellim dëshmi për këtë.

Një prej bashkëpunimeve strategjike ndërmjet BIA-s me SVR-në rreth ose kundër Kosovës, ishte gjatë luftës dhe bombardimeve të NATOS në Kosovë në muajt prill dhe maj 1999. Në atë kohë, kryetari i Finlandës Marti Ahtisaari i lindur në qytezën Viborg të Rusisë, zhvillonte bisedime me Sllobodan Millosheviqin dhe Viktor Çernomirdinin (ish-kryeministër i Rusisë i cili vdiq më 3 nëntor 2010, më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë!). Çernomirdin në mes tjerash ishte themelues dhe kryetari i parë i gjigantit më të madh në botë të gazit natyror Gazprom. Bisedimet në Beograd kishin për qëllim ta bindin Millosheviqin të pranoj një armëpushim dhe vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë. Në disa prej këtyre takimeve ka qenë prezent dhe është pështjellur shumë edhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i cili kishte lidhje të forta me Rusinë, e kjo lidhje të forta dhe aleate tradicionale e vëllait ose motrës së vet Serbinë e cila udhëhiqej nga Millosheviqi. Nuk dihet aq shumë roli i dhe qëllimi i z. Pacolli në ato bisedime të rusëve me serbët dhe finlandezit Ahtisaari të lindur në Rusi. Në një pjesë të opinionit kosovarë spekulohet se qëllimi i z. Pacolli ishte që si pjesë e ndonjë marrëveshje, ky të bëhej një lloj udhëheqësi i Kosovës në kohën kur nga Kosova ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit afër gjysma e popullsisë shqiptare (afër 900,000 refugjatë). Sidoqoftë, meqenëse nuk jemi të njoftuar sa duhet me përmbajtjen detaje dhe qëllimin e atyre bisedimeve ku infiltrohej z. Pacolli, konstatimet se z. Pacolli kishte ndërmend të bëhej udhëheqës i Kosovës nga bisedimet e rusëve dhe serbëve, po i lëmë njëherë si spekulime.

Millosheviqi e pranon planin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova më 3 qershor, 1999 dhe kërkon afat deri më 12 qershor për tërheqje. Ndërkohë, në të njëjtën ditë (12 qershor), konvoji i 250 ushtarëve rusë (si pararojë e afër 3,000 tjerëve që do të vinin më vonë) nga Bosnja futen në Kosovë dhe okupojnë Aeroportin e Prishtinës, para se të hyjnë ushtarët e NATOs. Rreth 1/3 e atij kontingjenti të parë rusë ishin nga njësitë elite Specnaz (Vojska Specialnogo Naznaçenja – Ushtria për Qëllime Speciale) të divizioni Vimpel. Gjenerali amerikan Uesli Klark e urdhëron gjeneralin britanik Majkëll Xhekson (pak a shumë pro-serb!) të nxitoj dhe të mos i lë rusët ta zënë Aeroportin. Mbeti e pa qartë se ku ishte hartuar plani i futjes së ushtarëve rusë në Kosovë menjëherë pasi Millosheviqi ishte pajtuar të tërheq makinerinë vrastare dhe kriminelët e tij (jo të gjithë) nga Kosova, por nuk ka dyshim se shumëçka ishte përgatitur në Beograd nga palët në ato bisedime rreth Kosovës, ku ishin të përfshirë rusët, finlandezi nga Rusia, serbët, dhe një shqiptar me lidhje të forta me politikën ruse dhe serbe.

Se cili ka qenë plani i hollësishëm dhe strategjia e pjesëmarrësve në ato bisedime në Beograd, kjo duhet të hulumtohet dhe zbardhet në tërësi, dhe rolin e secilit pjesëmarrës në to. Sa për Millosheviqin, rusët, dhe Ahtisaarin nga Rusia, e kemi ditur se ata nuk bëjnë plane për të na bërë çirak; përkundrazi. Mbetet i paqartë roli i z. Pacolli i cili është shqiptar. Gjersa ato janë ngjarje të shkuara por që gjithsesi duhet të zbardhen, sepse nuk kanë të bëjnë me mua apo me ty lexues i nderuar por më tërë Kosovën, tani jemi në pozitë të kuptojmë rolin e një politike të re. Si? Nga ajo se çka them unë, ti, filani e fisteku? Jo, jo. Do të bazohemi në ato se çka tregojnë dëshmitë zyrtare, dhe atë jo si janë krijuar, por si i paraqet vetë subjekti për të cilin flitet, në këtë rast z. Pacolli. Prandaj lexues i nderuar, kur dikush të flet mirë apo keq për z. Pacolli, ti veç i merr dëshmitë zyrtare dhe ua përplas turinjve të gjithë atyre që mundohen t’iu hipnotizojnë ose gënjejnë. A jemi të pajtimit rreth kësaj, apo rreth asaj çka ma ka ënda mua, ty, filanit, e fistekut të themi me hamendje? Sigurisht se ti, dhe natyrisht çdokush i arsyeshëm, do të duhej të ishte i interesuar se çka thotë evidenca zyrtare me të cilën pajtohet z. Pacolli kur është në pyetje fati i Kosovës. Kur bëhet fjalë për politikën dhe fatin e Kosovës, njerëzve normalë nuk u intereson t’i thuash se Isa i ka sytë e zi apo të kaltër, filani të zi, e z. Pacolli të gjelbër, është kështu e ashtu. Me planet për fatin e një kombi të tërë, nuk ka hajgare, lexues i nderuar. Zhduke njëherë e përgjithmonë paragjykimin për mbrojtjen apo sulmimin e dikujt rreth jetës private dhe personale, kushdo qoftë ai/ajo. Por kur është në pyetje puna e tyre rreth fatit të popullit, mos lësho pe në asnjërin rast, për të mirë apo për të keq, le të jetë ai babai apo nëna juaj.


1.1. Çka thotë evidenca zyrtare e medieve serbe për z. Pacolli, ose çfarë planesh u prezanton z. Pacolli atyre?

Vetëm diçka më shumë se një muaj para se të themelohet Aleanca Kosova e Re – AKR (e themeluar nga z. Pacolli më 17 mars 2006), gazeta e Serbisë “Nedeljni Telegraf” (Telegrafi Javor) e datës 4 janar 2006 i kushton një publicitet të hatashëm, mjaft hulumtues, ilustrues, me intervistë mjaft të gjatë z. Pacolli, plot 8 faqe (dhe ndoshta nuk u ka mjaftuar!). I tërë materiali mban mbititullin: Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOŽE BEZ SRBIJE (Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË). Kështu thotë Pacolli, e jo serbët ose shqiptarët. Shiko faqen 9 të gazetës javore: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/1.jpg.

Në njoftimin hyrës ose përmbledhës, gazetarët intervistues serbë (duke përfshirë kryeredaktorin) ua tërheqin vërejtjen lexuesve se “shtypi serb dhe kosovarë e dejonizon [z. Pacollin], ky ndërton qytete nëpër botë dhe ëndërron paqen dhe jetën e lumtur për të gjithë popujt e Ballkanit”. Pyetje për ty lexues i dashur, serbët, shqiptarët, dhe z. Pacolli: Çfarë paqe dhe jetë të lumtur mund të kenë të gjithë popujt Ballkanit nëse fati i rajonit të Ballkanit qenka në duart e Beogradit dhe Kosova nuk mundet apo nuk bënë pa Serbinë?

Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së z. Pacolli, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ky e kalon në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Swiss Olivela. Gazeta vazhdon, për t’i rënë në kokë secilit serb, për të mirë natyrisht, “Dhe drejtoreshë është gjithmonë e hapura me buzëqeshje Milica nga Kragujevci”. Po, po. Milica nga Kragujevci, të cilën gazetarët e bëjnë gjithmonë të hapur dhe me buzëqeshje, për t’iu treguar mediave dhe serbëve se nëse në Kosovë e domonizojnë z. Pacolli, kanë të drejtë, por kujdes ju serbët që mund t’ia mësyni kur të doni tek drejtoresha e jonë atje që u pret juve gjithnjë e hapur duke u buzëqeshur. Këtë po ua themi në bazë të përvojës sonë si gazetarë serbë, se po të ishim gazetarë shqiptarë nuk mund të themi kurrë kështu. E kuptoni tani pse është plotësisht normale që shumë gazetarë shqiptarë e demonizojnë këtë njëri, dhe pse ata që i thonë vetes serb të denjë nuk duhet ta demonizojnë, është porosia ndërmjet rreshtave e Nedeljni Telegraf.

Për më tepër rreth prezencës së “marrëdhënieve” të serbëve dhe shqiptarëve në Zvicër, shiko dosjen Kobra. Mund ta shikosh më vonë, por mos harro se UDB ka qenë për dekada shumë aktive në Zvicër, siç është edhe tani.

Faqja e radhës ose e dhjeta e gazetës menjëherë të bie kokës nga përmbajtja bombastike dhe fenomenale. Mbitutitulli EKSKLUZIVNO PACOLI. “Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Montazha (kompani) nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”, thotë z. Pacolli. Për më shumë: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/2.jpg.

Këtu z. Pacolli thekson se nuk ka ambicie politike, por mendon se është koha që Ibrahim Rugova të tërhiqet (nga politika dhe kryetari i Kosovës) dhe të gjejë një trashëgimtar nga rrethi i vet. Shënim interesant: z. Rugova vdes më 21 janar 2006, ose vetëm 3 javë pas intervistës së z. Pacolli. Dyshimi im se ai mund të jetë helmuar njësoj sikur spiuni dezertor rus Aleksandër Litvinenko në Londër nga Specnaz GRU (Glavnoje Razvedyvatelnoje Upravlenje – Drejtorati i Ushtrisë për Inteligencë të Jashtme) dhe SVR, nuk doli ta hulumtoj kush seriozisht dhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes së I. Rugovës edhe sot po refuzohet. Ka edhe njerëz që dëshmojnë se vdekjen e I. Rugovës së pari e kanë dëgjuar nga mediat e Serbisë si Beta, Vreme, ndërsa pas dy ditëve janë informuar nga RTK-ja dhe mediat e Kosovës. Po në të njëjtën faqe të gazetës, z. Pacolli thekson se Aleanca Kosova e Re (AKR) është formuar si organizatë jopolitike dhe vetëm si ekip i ekspertëve, dhe i garanton serbët (gazeta e ka futur këtë në kornizë speciale) se kjo do të jetë për mirëqenien e Evropës juglindore ani pse ky mision po më kushton shumë para, thotë z. Pacolli, por mos harro lexues i nderuar se këtë garancion z. Pacolli e bazon, siç thotë ai në fillim të intervistës me titull fort të madh, se fati i kësaj pjese të Evropës është në duart e Beogradit. Vetë Beogradi nuk mendon kështu, por merr garancione nga z. Pacolli (dhe nga Specnaz GRU, dhe SVR) se duhet të jetë në pozitë të tillë, dhe ia bënë me dije Serbisë se ky është duke shpenzuar shumë para për arritjen e këtij qëllimi – që fati i këtij rajoni të vendoset vetëm nga Beogradi. Mjaftuan vetëm më pak se dy muaj nga vdekja e Ibrahim Rugovës dhe AKR-ja e themeluar pa kurrfarë ambicie politike të deklaruar, të shndërrohet në parti politike, me ç’rast deklarimi i z. Pacolli se z. Rugova duhet të zgjedh pasardhësin e tij (d.m.th. kryetarin e Kosovës dhe të LDK-së) nga rrethi i tij, të bien poshtë komplet.

Faqja 10 e gazetës përmban 8 fotografi dhe në mes të tyre titullin NUK KAM AMBICIE POLITIKE. Në fotografinë e parë shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, në të dytën me radhë babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar” (dhjetësh). Grada me dy shirita duket se përmban edhe diçka, që mund të jetë një apo dy yje (nuk vërehet mirë), e që do të duhej të ishte “zastavnik” (flamurtar) ose “flamurtar i klasës së parë. Fotografia është bërë në vitin 1950, vetëm pesë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimin e një lufte tjetër dhe terrorit në Kosovë. Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë kështu: Pacolli radio kao Titovo obezbedenje, që në shqip më duket se do të thotë: Pacolli ka punuar si sigurims i Titos (fjalën “obezbedenje” nuk po e kuptoj mirë). Në një fotografi tjetër duket me dikë që quhet Jonuz, dhe në tjetrën me Nuredinin. Nuk kemi ide se kush janë këta Jonuzi dhe Nuredini por pyesni KGB-në dhe UDB-në, me siguri do ta dinë, sepse fotografitë janë të asaj kohe kur Lufta e Ftohtë ishte në kulminacion. Fotografitë flasin sa një mijë fjalë, por ju vazhdoni të lexoni edhe tekstin në faqe 10 të gazetës se ka gjëra tjera dhe të ndryshme nga fotografitë.

Faqja 11 e gazetës sjell materiale edhe më të nxehta dhe interesante për t’iu rënë kokës dhe për t’i lënë kopërdak të gjithë ata serbë të denjë për atdheun e tyre – Serbinë – që guxojnë ta demonizojnë z. Pacolli në bazë të thashethemeve dhe me t’nime. Ja se çfarë titulli përmban, të cilin e ka thënë z. Pacolli: SERBIJA ËSHTË ROTOR I ZHVILLIMIT TË EVROPËS JUGLINDORE DHE POLITIKA E MENÇUR DO T’U SILLTE EKSPANSION TË PABESUESHËM. Shiko: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/3.jpg

O Zot, o Zot!!! Fanatikët dhe fashistët e ndryshëm serbë kanë paraparë ekspansionin e besueshëm për krijimin e Serbisë së Madhe, por nuk e kanë ëndërruar ekspansionin e pabesueshëm pos me ndonjë grafit nëpër mure nga emocionet. Këtë për Serbinë më konkretisht e parasheh vetëm z. Pacolli i cili është në gjendje të sakrifikoj çdo gjë për ekspansionin e pabesueshëm të Serbisë. Kështu z. Pacolli ua mërdhinë të gjithë fanatikëve dhe fashistëve serbë, se po që se ata nuk janë të gatshëm për ekspansion të besueshëm për Serbinë e Madhe, atëherë duhet të kenë besim në strategjinë e tij për ekspansion të pabesueshëm dhe krijimin e Perandorisë ose Superfuqisë Serbe, sepse z. Pacolli llogaritë në fuqinë e Rusisë.

Fjala “rotor i zhvillimit” thuajse nuk përdoret kurrë në terminologjinë standarde ekonomike, me përjashtim të rasteve tepër ambicioze ose emocionale. Në rast së flitet për ndonjë bum ekonomik, atëherë në anglisht përdoret termi “economic engine” (motor ekonomik), si për shembull me rastin e rritjes ekonomike të Kinës mesatarisht 10% për 30 vite n’gjim. Por rotori është diçka më i rëndësishëm se motori, sepse i pari është pjesa lëvizëse e të dytit, ose që funksionalizon dhe paralizon çdo gjë. Këtu bie poshtë konstatimi i z. Pacolli se Serbia është “rotor i zhvillimit të Evropës juglindore”. Sa për informimin e opinionit, në bazë të përllogaritjeve tona të bazuara në burime të besueshme te të dhënave nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe CIA World Factbook, ekonomia e Serbisë është vetëm sa një pjesë e ekonomisë së disa shteteve veç e veç. Për shembull, në bazë te të dhënave për vitin 2009 nga burimet e FMN-së, madhësia e ekonomisë së Serbisë (ose rotorit të tërë Evropës juglindore sipas z. Pacolli), është kështu:

Bruto Produkti Vendor (GDP) i Serbisë është vetëm sa 13% e GDP-së së Greqisë ose 7,7 herë më i vogël; sa 26,6% i Rumanisë ose 3,8 herë më i vogël, sa 63,5% e GDP-së së Kroacisë (edhe pse Kroacia ka më pak se 4,5 e Serbia mbi 7,3 milionë banorë), sa 88,4% e Sllovenisë (Sllovenia ka vetëm 2 milionë banorë), dhe sa 91,2% e Bullgarisë (po të jetë 100%, atëherë nënkupton se GDP e Serbisë është sa ajo e Bullgarisë). Vendet tjera të Evropës juglindore që e kanë GDP-në më të vogël se të Serbisë, janë vetëm ato që e kanë numrin e popullsisë dukshëm më të vogël se të Serbisë (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, dhe Bosnja e Hercegovina). Po të merret Serbia në krahasim me të gjitha vendet e Evropës juglindore, atëherë del se madhësia e ekonomisë së saj është sa 6% e totalit. Ja pra lexues i nderuar, 6% z. Pacolli e quan rotor i zhvillimit ekonomik të Evropës juglindore! Sikur të jetë 50%:50%, ende është pikëpyetje a mund ta quash motor, e lërë më rotor. Mirëpo, mos të harrojmë se këtu z. Pacolli e llogaritë edhe ekonominë e Rusisë dhe Kazakistanit, të cilat janë shtete tjera që nuk i përkasin fare Evropës juglindore.

(Pjesa tjeter fshihet shkaku i njejti shkrim dy her perseritet Stafi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 6:52 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Albini prezenton bashkimin..
Tubimi ne Mitrovice
1/12/2010:

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Picture%20165395185855




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 6:58 pm

VETVENDOSJA HEQ FLAMURIN KOSOVAR



Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 28_nentori_2010_prishtine_01

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 148866_160376527334695_160117814027233_275010_2720591_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 7:13 pm

Shkrimi më lar i sjell nga Xhema edhe pse ishte i gjat më lapërshtipje për një analiz hum të detajuar por ende shum e shum gjëra mbteten msiter në vete ,
do doja që edhe shum e shum argat tjer të serrbis të shukrhet më gjat për punën e tyre siq jam mendoj Baton Haxhi , Veton Surroi ka shum tjerë si dhe Zmija apo gjarpi Hashimi qfar lidhje do të dalin për ta seps enga puna që kan bër dhe po bajn tregon se argat po të kujtjann dhe me qfar qëllimi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyThu Dec 02, 2010 10:13 pm

Xhem, me mire me u mundu kot, se me ndeit kot, si thot populli po nuk pate pun luje deren.
E kame te kiart se ne shum zona rujale nuk ka net, e edhe aty ku ka popullin e ka kaplu varfnia, por te pakten ne qe kemi mundesi mos te heshtim, po heshtem domethen po pajtohem me te keqen.
Respekt per shkrimet qe paskit sjellur ju dhe Arberi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyFri Dec 03, 2010 10:25 pm

DRINI-ashtu esht prej diqkafit del diqka, prej asgjes pra asgje.....)
Jam me ty por ti ndofta jo me mu,dhe po shifet se je i nxanun me pun se nuk po hyn fort ne forum, e ne badihavgjit veq ne forum po rrim, por beso se jam pushim mjeksor dhe me qellim ekam ber, qe te shkoj extra ne KS per kto zgjedhe per te votuar...... kuptohet 40-shen....)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyFri Dec 03, 2010 10:57 pm

Foto nga tubimi në Gjilan

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Flyeri_tubime_gjilani_00

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 DSC_64951419416096
Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 DSC_6406484188564
Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 DSC_64591791180941
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptyFri Dec 03, 2010 11:54 pm

Një organizim shum i mir dhe shum simaptizues , po qe se vazhdojn kshtu me siguri se do jen diku lart ne gjat votimit mendoj me vota , po qe se nuk i bëjn ndoj dollaver siq din , më bën përshtije edhe pjesmarja e Wokerit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySat Dec 04, 2010 1:09 am

VETEVENDOSJE Kandidatët

http://vetevendosje.org/?cid=1,78



Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 40_04914645467_thumb_2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySat Dec 04, 2010 11:09 am

Duke i shikuar keto foto, shihet kiart se mbi 80% ne keto foto jane te ri, e kam theksua para shume vitve ne nje shkrim timin se Rinia eshte Armedhja e nje vendi, dhe se ishte po rinia qe beri ndryshime ne vitet 68-81-90-97-98- dhe shpresoi qe edhe tani do te bein ndryshime, Arber te flm per keto foto dhe shkrimet ne pergjithesi qe po i japin nje gjalleri forumit BK.

BASHK ESHTE E MUNDSHME ME BER EDHE BASHKIMIN KOMBETAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Dec 05, 2010 1:55 am

MERRE ME MEND-para ca diteve ne RTK disa lider te partive serrbe shkuan dhe perkuleshin pra gandit te ballkanit IBRAHIM SHALLES. ew ew edhe serrbt, po i shtin ne gjynah se leje shqiptart,sa tragji-komike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Dec 05, 2010 2:36 am

Tubimi në Ferizaj



Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 DSC00788803472084Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Picture%200551498562019Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 40_04631316334_thumb_2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Dec 05, 2010 2:39 am

VOTONI ALBIN KURTIN SE AI ËSHTË ARDHMËRIA E KOSOVËS DEMOKRATIKE DHE PAQËSORE!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |


*** Mos i votoni ata që Kosovën Veriore e kanë lënë nën “mëshirën” e bandave kriminale terroriste çetniko-fashiste serbe dhe të ligjeve dhe të Kushtetutës së Serbisë kolonialiste, as ata që, tanimë, i kanë bërë gati valigjet për të udhëtar nëpër kasabat e Serbisë, që të hyjnë në dialog me Beogradin për t’ia njohur statusin sepecial-autonominë politike minoritetit kolon serb në Kosovë. Mos i votoni ata që deri në “fyt” janë kridhur në kourrupsion dhe në krim të organizuar në çfarëdo forme qoftë.

*** Votoni Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, jo ata liderë dhe parti që ua kanë hedhur “thesin krahëve”, ata që janë pasuruar në kurriz të popullit dhe, ata që e kanë “halë në sy” bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Nënë, sepse ata nuk ia donë të mirën as Kosovës e as Shqipërisë.

*** Populli im i dashur, mos u frikëso nga bashkimi, sepse ai është shpëtimi i vetëm i Kosovës dhe i Shqiprisë Etnike. Nga bashkimi kanë arsye të frikësohen dhe, të mos bëjnë gjumë të rehatshëm vetëm tradhtarët dhe kolaboracionistët-antibashkuesit, si dhe ata që u kanë borxh të madh Shqipërisë Etnike dhe shqiptarëve në Ballkan.

Ata politikanë dhe individë të ndryshëm aversivë, aventurierë që punojnë për interesa të huaja, me ndërgjegje të brishtë kombëtare ndaj bashkimit kombëtar, që botërisht sikurse Serbia po e kundërshtojnë ngritjen e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ata nuk duhet votuar ngase interesat e tyre egoiste, karrieriste, lokaliste, mahallore dhe partiake i kanë vënë mbi interesin e përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës.

Mos i votoni ata, që janë dëshmuar dhe mendojnë e veprojnë vetëm për “rehatinë” e akraballëkut dhe të “ilakeve” të tyre (mbi bazën familiare, miqësore, mahallore, klanore dhe partiake) e jo për popullin, as për Kosovën, por vetëm thirren në emër të popullit, të demokracisë, të pluralizmit, të Kosovës, të Amerikës dhe të Evropës.

Ajo kastë politikanësh, që popullin e vet e ka shndërruar në “plaçkë tregu”, në skamnor, në lypësar, në refugjat dhe në nomad, duke e sjellë buzë greminës, ajo nuk duhet mbështetur, as votuar, sepse ka karakter sundues dhe shfrytëzues, që nuk njeh kurrfarë vlerash thelbësore (humane, njerëzore, kombëtare, shtetërore dhe demokratike) e as interesin e përgjithshëm të popullit, por duke mos zgjedhur mjete dhe metoda lufton vetëm për interesin personal, grupor, partiak dhe krahinarist, me qëllim që të pasurohet sa më shumë në kurriz të popullit dhe të Kosovës. Me qëllim që, sa më gjatë të qëndrojë në pushtet për t’i sunduar dhe diferencuar të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga politika mashtruese, shfrytëzuese, despotike, sektariste dhe vasale, që mbështetjen e kërkon nga jashtë, kurse vetëm VOTËN nga populli! Mirëpo, kësaj here, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës, që do bëhen më 12 dhjetor 2010, populli votën do ia hedhë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje e jo atyre dështakëve politikë, që deri më tash (2000-2010), në asnjë aspekt, nuk e kanë arsyetuar votëbesimin e popullit.

Për t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanë të zotë, të guximshëm, të ditur dhe vizionarë sikurse Albin Kurti (kryelider i Lëvizjes Vetëvendosje), i cili, me kohë e ka kuptuar se pa bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kërcënimet dhe sfidat e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, nuk do të pushojnë në përzierjen e punëve të brendshme të Kosovës, si dhe në destabilizimin e rendit dhe të sigurisë së saj, me qëllim të fundit për të copëtuar territorin e Kosovës. Këtë e dëshmon status quo-ja e Mitrovicës-Kosovës Veriore, problem ky, që do të jetë pika kryesore e debatit politik të dialogut të ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë nën monitorimin e palës së tretë evro-ndërkombëtre.

Është absurd dhe naivitet politik, që të mendohet, e aq më tepër të thuhet dhe të sugjerohet publikisht para kamerave televizive të RTK-së se, gjoja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, së pari, duhet kërkuar “leje speciale” nga disa analistë karagjozë diletantë politikë ( fshesa dhe hyzmeqarë të ndryshëm të agjenturave të huaja sllave, me prejardhje të dyshimtë nacionale). Përkundrazi, në rastin konkret (në kuptim të ngushtë), Kosovës, as Shqipërisë nuk i nevojitet kurrfarë “fermani” as i armiqve të brendshëm, as i armiqve të jashtëm sllavë, që ato të fillojnë procedurën ligjore për bashkimin e tyre. Për këtë çështje madhore, vendos vetëm POPULLI SHQIPTAR, ai e ka të drejtën sovrane që të vendosë për fatin e vet, do apo nuk do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, askush tjetër!

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i “tremb” vetëm ata që janë mësuar “me hangër me dy e tri lugë” (me kokë në Serbi, në Mal të Zi, në Greqi dhe në “Maqedoni, e me bisht në Kosovë dhe në Shqipëri”), sepse bashkimi me Shqipërinë nuk e rrezikon, nuk dobëson, por e forcon Kosovën dhe Shqipërinë, edhe sot, edhe nesër. Kosova e vetmuar, pa Shqipërinë, “nuk i del për mëngjes” Serbisë! Këtë, duhet ta dijnë të gjithë ata që merren me “politikë” dhe me “diplomaci të hollë” si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Politika nuk bëhet “sot për nesër”, por në afat të gjatë. – Nëse pas disa vitesh Kosova braktiset nga KFOR-i, atëherë shtrohet pyetja çfarë do ta priste Kosovën? – Invadimi “brenda natës” nga ana e Serbisë okupatore, nëse Kosova do ta refuzonte bashkimin me Shqipërinë. Pra, i vetmi shpëtim i Kosovës është bashkimi i saj me Shqipërinë, ashtu siç parashikon edhe Platforma politike, kombëtare dhe shtetërore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, pavarësisht nga gojët e liga, dashakeqe, frikacake, miope, oportuniste, hipokrite dhe injorante politike, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk paraqet kurrfarë rreziku për popullin shqiptar të Kosovës, por është garant dhe kështjellë e pamposhtuar e mbrojtjes së saj. Ndryshe, nëse Kosova do të ngelte e vetmuar (si shtet më vete) sërish do të rrezikohej nga pushtimi kolonial dhe gjenocidal i Serbisë. Këtë, duhet ta dijnë të gjithë ata që në forma të ndryshme janë deklaruar kundër bashkimit, ashtu sikurse Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”. Këto shtete kolonialiste “kanë arsye të frikësohen” nga bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, sepse qe 100 vjet janë duke i mbajtur nën çizmen e tyre pushtuese më se gjysmën e territoreve të Shqipërisë Etnike.

“Konstelacioni gjeopolitik...”!?

Sipas një autori “autodidakt politik” të kësaj “formule gjeopolitike”, del se, nëse Kosova do të bashkohej me Shqipërinë, së pari do të duhej, të mirrte lejën nga Serbia dhe nga faktorët e tjerë evro-ndërkombëtarë?! Çfarë budallallëku politik ky, produkt i kuzhinës 20-vjeçare të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës dështuese pacifiste pasive të LDK-së së Rugovës. – Domethënë, sipas këtij togfjalëshi bajat dhe injorant politik, ne, nëse duam të bashkohemi me Shqipërinë, së pari, duhet të marrim “izën” e Beogradit, a?!

E, “lum” Kosova që ka kësi “politikanësh të zgjuar”, që edhe pas pavarësimit të Kosovës, ende shohin ëndrra duke ecur dhe, ende ushqehen me nostalgji dhe me “tagji” të egjrës ortodokse komuniste dhe fashiste serbe të Beogradit(!)

Kjo logjikë e praptë, e gabuar e një politike të kalbur, tanimë, ka perënduar, që nga dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Për çdo gjë që nevojitet, që është e domosdoshme, e drejtë dhe, në dobinë e interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike (jo vetëm kur është fjala për Kosovën), pikësëpari, ne, duhet të jemi vetiniciatorë, propozues dhe bartës të ideve dhe të kërkesave tona (qoftë politike, ekonomike, humanitare... etj.), e pastaj (nën numrin rendor-2) vjen në shprehje konsultimi me aleatët tanë, siç është Amerika me partnerët e saj tradicionalë.

Ndërkaq, për shtruarjen dhe për rindërkombëtarizimin e kërkesës për ndryshimin e kufijve artificialë, nuk kemi se çfarë ta pyesim Serbinë, as pushtuesit e tjerë kolonialistë sllavë, sepse dihet çfarë do të ishte përgjigjja e tyre-forca, konflikti i armatosur, lufta për toka të huaja shqiptare).

Mirëpo, atë që kërkojnë, edhe duhet t’u jipet, duan paqe, jemi të gatshëm për paqe, duan dialog demokratik, jemi të gatshëm të zhvillojmë debat demokratik dhe paqësor, e nëse duan luftë, atëherë, edhe ne duhet të jemi të gatshëm t’u kundërpërgjigjemi (jo me luftë), por duke përdorur të drejtën për vetëmbrojtje (zbatimin e instrumenteve juridike ligjore), në përputhje me normat dhe me rregullat e së drejtës ndrkombëtare, ashtu sikurse në rastin e shkolonizimit dhe të pavarësimit të Kosovës.

Në hapësirat e Ballkanit, kufijtë gjeopolitikë kanë ndryshuar qe 20 vjet (1990-2010), së fundi, këtë e provoi edhe shkuptja e Kosovës nga Serbia kolonialiste (pavarësimi i Kosovës më 17 shkurt 2008). Kështuqë, tani, edhe pse Serbia nuk e ka njohur Kosovën, sipas së drejtës historike dhe sipas normave të së drejtës ndërkombëtare, nuk ka kurrfarë pengese serioze që Kosova të bashkohet me Shqipërinë qoftë në kuadrin e një konfederate a federate. Kjo është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga kundërshtuesit, kontestuesit dhe mohuesit e saj, të brendshëm, apo të jashtëm.

Pra, shikuar në afat të gjatë fatin, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, bashkimi i saj me Shqipërinë, duhet të bëhet sa më parë të jetë e mundur, kjo do të ishte përgjigjja më adekuate Beogradit dhe aleatëve të tij.

Natyrisht, pasi Amerika të jetë bindur se shqiptarët e kanë përnjëmendë dhe, janë të vendosur në kërkesën e tyre, që të bashkohen me Shqipërinë, edhe kjo do ta mbështetë vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndryshe, nëse vetë politika dhe politikanët shqiptarë e kundërshtojnë kërkesën e popullit shqiptar për bashkim, atëherë Amerika dhe, asnjë aleat i saj nuk kanë asnjë arsye që të mbështesin bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Të gjithë skeptikët dhe qëllimkëqinjtë si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës-Shqipërisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është garanti kryesor i sigurimit të paqes, të stabilitetit dhe të demokracisë në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Dec 05, 2010 2:22 pm

Bashkimi eshte shpetim, e LV shpetimi i shqiptarve ne Kosov. Populli eshte ngopur me genjeshtra. Duhet pa tjeter ndryshime, qe mos te perseritet edhe nje her qe nje shkels i kushtetutes qe vet e harton ta fute vendin ne nje krize.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 EmptySun Dec 05, 2010 3:46 pm

Po flitet per lv si dikur per LDK pastaj per pdk pastaj per aak.
PO sna dulen agje...
mos u ngutni ,mos fluturoni pa pa se qka po bejne ne politik.
edhe Thaqi thoshte bashkimin edhe ramushi po ne politik harruan..
edhe keta shkojne ne kam e me vone me mercedesa..ne parlament
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjedhjet në Kosovë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: