Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles   » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles EmptyMon Oct 11, 2010 6:14 pm

Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles

Homazh për albanologun e madh dhe arvanitasin më të njohur të ditëve tona, në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta Ne 11 tetor mbushen 10 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola.Ai lindi më 8 korrik 1944 ne Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga arvanitas. Studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ne 1983 përfundoi librin e tij të famshëm, "Arvanitasit dhe origjina e grekëve" (sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “55”), që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporë. Aristidh Kola botoi revistën tashmë të njohur, "Besa", si dhe revistën tjetër periodike, "Arvanon". Ketu ai botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët Korsikës. Ne vitin 1999 Aristidh Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së. Ai iu kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 Tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano si dhe veprat që shkroi dhe e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve që është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Per kontributin e tij te vecante per ceshtjen shqiptare ai eshte dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani. Ne vitin 2004 kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i dorëzoi zonjës Nansi Kola (gruas së Aristidhit), një fletë mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për veprën dhe aktivitetin e bashkëshortit të saj, Aristidh Kola, në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi Komunal i qytetit të Skënderajt, i akordoi arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt”. Përpjekjet për ta vrarë për herë të dytë/Vrasja e dytë e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht pas 11 tetorit 2000. Po behen tere perpjekjet per ta vrare per here te dyte Aristidh Kolen, per te varrosur bashke me trupin, edhe vepren e tij. Duhet bere shume qe te ndalet “vrasja” e dyte e Aristidh Koles. ..

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Kolia
Artisti Kadri Roshi dhe Aristidh Kola në Athinë me 11 dhjetor 1997

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Arvanitasit2766
Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët Korsikës.


Ne vitin 1999 Aristidh Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së.Ai ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje.

Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 Tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano si dhe veprat që shkroi dhe e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve që është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë.

Dekorimet nga shteti shqiptar
Per kontributin e tij te vecante per ceshtjen shqiptare ai eshte dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani.Ne vitin 2004 kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i dorëzoi zonjës Nansi Kola (gruas së Aristidhit), një fletë mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për veprën dhe aktivitetin e bashkëshortit të saj,Aristidh Kola, në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi Komunal i qytetit të Skënderajt, i akordoi arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt”.

Perpjekjet per ta vrare per here te dyte
Vrasja e dytë e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht pas 11 tetorit 2000.Po behen tere perpjekjet per ta vrare per here te dyte Aristidh Kolen,per te varrosur bashke me trupin edhe vepren e tij.Por ndersa politika dhe media me vetedije apo jo po lejojne vrasjen e dyte te Aristidh Koles ne nuk duhet te rrime duarkryq.Diskutimi per vepren e tij ne internet dhe disa video te atdhtareve shqiptare ne youtube jane te lavderueshme, por te pamjaftueshme per te ndaluar vrasjen e dyte qe po i behet vepres se tij.Duhet bere me shume se kaq nga ju dhe miqte dhe te njohurit tuaj,se ne te kundert nuk do te mundemi ta ndalim vrasjen e dyte te Aristidh Koles.
Pervec kesaj mendoj se ne 11 Tetor 2008 te gjithe duhet te japim kontributin tone personal per te mos lejuar vrasjen e dyte qe po i behet rilindasit modern Aristidh Kola.Nje bisede me miqte, nje ndezje qiriri ose qofte edhe nje mendim per te ne kete dite,do te jete nje kontribut i vyer per te nderuar vepren e tij.Dhe kjo eshte me e pakta qe po bejme per te.
Ketu poshte eshte nje video e kengetarit Lirio Nushi kushtuar Aristidh Koles.Ne sfond eshte Aristidh Kola duke mbrojtur ceshtjen e Kosoves ne televizionet greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles   » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles EmptyMon Oct 11, 2010 9:31 pm

The Great Arvanite Hero - Aristidh Kolia





Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles   » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles EmptyTue Oct 12, 2010 7:48 am

rrespekt ka qen shtyll kryesore ne greqi, leht te qoft dheu,
Aristidh Kola.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles   » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles EmptyTue Oct 12, 2010 6:49 pm

Interesant eshte qe edhe te tjeret presidente (Arvanite) te shoqates Marko Bocari vdiqen nga e njejta diagnoze = Leukemia !


Gazetari nga Salamina, Anastas Kullurioti , diagnoza = Leukemia !

Teodor Kollokotronin e helmuan në burg , diagnoza =Leukemia !

Aristidh Kola , diagnoza = Leukemia !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles   » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
» Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE
» Aristidh Kolia
» H. HESSE “Narcisi dhe Gojarti..."perkthyes Aristidh Ristani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: