Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq

Shko poshtë 
AutoriMesazh
osmani halitj
Fillestar/e
Fillestar/e
osmani halitj

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 61
Vendi : Gurrakoc
Registration date : 26/08/2010

Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq Empty
MesazhTitulli: Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq   Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq EmptySun Oct 10, 2010 9:09 pm

Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shqipërisë

Publikuar: Sot, më 10 tetor 2010Kukës, 10 tetor - Prodhimet “Made in Serbia” pushtojnë tregjet e Shqipërisë me ndihmën e Greqisë. Ky është konkluzioni i qeveritarëve të Kosovës, por edhe i biznesmenëve të këtij vendi. “Patatja e Serbisë po depërton në Shqipëri përmes Greqisë, duke falsifikuar origjinën e mallit dhe kjo arrihet me ndihmën e zyrtarëve grekë, ndërkohë që Serbia vazhdon të bllokojë prodhimet e Kosovës, duke shkelur edhe marrëveshjet e CEFTA-s”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë e Financave të Kosovës, Ahmet Shala në një aktivitet të organizuar në Vushtrri ne kompaninë e prodhimit të patates “Pestova”. Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare ka rritur në 50 për qind referencat për pataten e importit. Kjo rritje e bën pataten e Kosovës jo konkurruese në tregun e Shqipërisë. Kosova është një fuqi rajonale në prodhimin e patates, ku prodhuesit mund të përballojnë një treg prej 6 milionë banorëve. “Jam i befasuar nga ky vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e çmimit të referencës për pataten. Ky vendim shkon në favor të prodhimeve serbe. Serbia po dërgon patate në Shqipëri përmes Greqisë, duke falsifikuar dokumentet e origjinës. Për këtë problem kam njoftuar homologun Bode, por edhe kryeministrin, Sali Berisha, “deklaroi në vijim kreu i financave të Kosovës.
Shala ka deklaruar se edhe prodhime të tjera serbe, duke u falsifikuar me ndihmën e Freqisë, po përfundojnë në tregjet shqiptare.
Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe pronari i kompanisë së patates “Pestova” Bedri Kosumi. “Kemi shumë barriera në eksportin e patates. Serbia vazhdon të bojkotojë prodhimet e Kosovës, si dhe kalimin transit të tyre për në shtetet tjera, duke shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. Ndërkohë, Serbia po eksporton patate në Shqipëri përmes Greqisë. Me keqardhje po e them se Shqipëria po pengon herë pas here eksportin e patates së Kosovës me disa masa administrative, duke rritur referencat. Kosova ka nevojë për pataten e hershme të Shqipërisë dhe Shqipëria për pataten e vonshme të Kosovës. Me hapjen e rrugës Durrës-Kukës-Morin, kjo tregti do të duhej të zgjerohej, por në fakt ajo është duke u penguar me masa administrative të zyrtarëve shqiptarë”, tha biznesmeni Kasumi.
Zyrtarë të doganës së Morinit bën të ditur se referenca për pataten është 24 centë, nga 18 centë sa ka qenë më parë. Çmimi i referencës është sa dyfishi i çmimit të shitjes me shumicë të patates në Kosovë. “Çmimi i shitjes me shumicë të patates në Kosovë është nga 12-14 centë për një kilogram, kurse referenca është sa dyfishi i këtij çmimi!”, u shpreh një biznesmen nga Kukësi, i cili merret me tregtimin e patates së Kosovës. Kësisoj, del se deklarimet e politikanëve të të dy vendeve për forcim të bashkëpunimit ekonomik mbeten retorikë. Pas vizitës në Panairin e Agrobiznesit që u mbajt një javë më parë në Tiranë , kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të agrobiznesit, prodhues, si dhe përfaqësues të fermerëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës, pjesëmarrës në panair. Duke mbetur tek doganat, kryeministri u shpreh se do të shkohet drejt një sistemi pa dogana me Kosovën dhe më gjerë. “Ju them ju, se në doganën e Morinës, kur kemi bërë llogarinë para një viti, ajo që ne merrnim ishte qesharake. Gradualisht, kjo të realizohet edhe në Kosovë dhe ne do të kemi një sistem pa dogana me Kosovën dhe më gjerë. Ne kemi zero dogana me BE-në, pra nuk kemi asnjë lloj tarife, ne duhet të ecim me Kosovën në këtë linjë, por dhe me vende të tjera” pati thënë kryeministri shqiptar në panair.
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,5,36725
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq Empty
MesazhTitulli: Re: Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq   Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq EmptyMon Oct 11, 2010 10:38 am

po normal se miq i ka ky SAL sorollupi, qesa vite po i pengon mallrat kosovare nuk ben dhe nuk lejon kurrfar marrveshje me kosov ne ket drejtim, vetum disa marrveshje formale-fiktive,ka ber gjer me tani.
Pse na bllokon serrbia esht normal por SAL kali, skisha besu bash keshtu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq Empty
MesazhTitulli: Re: Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq   Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq EmptyMon Oct 11, 2010 8:18 pm

Grekët drejt tregut shqiptar të energjisë

Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq 10energ4

Tiranë, 10 tetor - Kompania më e madhe greke në sektorin energjetik planifikon të shtrihet me degë edhe në Shqipëri.
Situata aspak komode në vendin helen, për shkak të krizës ekonomike dhe masave të forta me taksat, si dhe direktivat e BE-së për liberalizimin e tregut, detyron Korporatën Publike Elektrike (PPC) të Greqisë të ulë aktivitetin në vendin e saj dhe të pozicionohet në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit, përmes projekteve të ndryshme, ku kryesore është prodhimi i energjisë, raporton Top Channel. Sikurse e bën të ditur, drejtori i përgjithshëm i PPC-së, Arthouros Zervos, zgjerimi i aktivitetit të kompanisë energjetike jashtë shtetit lidhet me objektivin e uljes së humbjeve të pjesës së saj në tregun vendas.
Referuar portalit shqiptar, “karburant.com”, Zervos ka theksuar se liberalizimi i tregut në Greqi do të thotë që PPC-ja do të zvogëlohet në vendin e saj, për pasojë, mbajtja e ritmeve të larta kërkon zgjerimin në tregje të tjera. PPC-ja është kompania më e madhe greke për prodhimin e energjisë, me menaxhim shtetëror, ku qeveria zotëron 51 për qind të aksioneve.
Duke u ndalur te projektet, drejtori i përgjithshëm i kompanisë nuk dha detaje për planet e Shqipërisë, ndërsa për dy vendet e tjera të rajonit, Bosnjë dhe Kosovë, tha se po përgatiten të ndërmarrin disa hapa të mëdha. “PPC-ja pritet që të fitojë tenderin për ndërtimin e katër hidrocentraleve në Bosnjë, si dhe po kërkon që të mbyllë marrëveshje të ngjashme në Rumani dhe Shqipëri, ndërsa interes paraqet dhe Turqia. Kurse në Kosovë, jemi në garë për termocentralin ‘Kosova e Re’”, tha shefi i korporatës greke.
Po dje, shefi i PPC-ë, në një takim me administratën e shoqërisë, u bëri të ditur punonjësve planin e shkurtimit të aktivitetit dhe zhvendosjen e kapitaleve në rajon, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Deklaratat e Zervos vijnë dy ditë pas planit të bërë publik nga ministri ynë i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, sipas të cilit, për sektorin energjetik duhen ndërmarrë disa reforma që synojnë zgjerimin dhe liberalizimin e tregut. “Nëse sot kemi një situatë të tillë, ku kemi vetëm një operator shpërndarje, absolutisht që ligji nuk na pengon, po do bëjmë të gjitha përpjekjet tona të fusim dhe operatorë të tjerë në mënyrë që të ketë më shumë konkurrencë”, tha ministri Meta.

Megjithatë, burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë së Shqipërisë dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), lidhur me projektet e ardhshme të kompanisë greke, nuk janë në dijeni të asnjë plani dhe nuk kanë asnjë koment për të bërë. Ajo që dihet me siguri, e konfirmuar nga disa burime, është fakti se PPC-ja, prej gjashtë muajsh, po tenton të hapë zyrë përfaqësie në Shqipëri dhe çdo veprim lidhur me këtë objektiv varet nga vullneti i palës shqiptare për të bashkëpunuar.
Kujtojmë se PPC është në negociata me qeverinë shqiptare për ndërtimin e termocentralit 800 megavat me qymyr për prodhimin e energjisë elektrike në zonën e Porto Romanos në Durrës. Të dhënat e fundit paraprake tregojnë se negociatat kanë ngecur dhe se në plan të parë për Shqipërinë mbeten italianët e ENEL, konkurrentët e grekëve për TEC-in. Kompania helene, në bashkëpunim me një kompani gjermane, qëndrojnë në pritje të marrjes së lejes prej dy vitesh. Plani i TEC-it me qymyr konsiston në një vlerë investimi rreth 2 miliardë euro, ku rreth 70 për qind e energjisë së prodhuar do të shitej nga koncorciumi si eksport, ndërsa pjesa e mbetur do t’i ofrohej qeverisë shqiptare me një çmim kostoje.
Duket se tregu energjetik në vend po kthehet sektori më tërheqës për bizneset e huaja, për vetë faktin se qeveria shqiptare u ofron gjithçka, në këmbim të investimeve që ata do të kryejnë. Aktualisht janë duke u ndërtuar mbi 1.2 miliardë euro projekte energjetike në vend, kryesisht hidrocentrale, me kapacitet deri në 250 megavat./koha.net/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq Empty
MesazhTitulli: Re: Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq   Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Me ndihmën e Greqisë, produktet serbe pushtojnë tregun e Shq
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: